LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Shtyhet gjyqi për dosjen “Partizani”, seanca e radhës më 15 shtator! Gjokutaj kërkon përjashtimin e trupit gjykues: Janë të mbikqyrur! Malltezi: Faza hetimore nga Irena Gjoka është nul

• Seanca e radhës për dosjen “Partizani” është shtyrë për në datën 15 shtator. • Genc Gjokutaj, avokati i Kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha, ka depozituar një kërkesë paraprake ku ka kërkuar përjashtimin e trupit gjykues për çështjen "Partizani". • Në argumentin për këtë kërkesë, Gjokutaj shprehet se ky proces shkel parimin e një gjykate të pavarur, pasi gjyqtarët e kësaj çështje janë të monitoruar, vëzhguar dhe mbikqyrur nga SPAK dhe BKH. • Dhëndri i kryedemokratit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi foli sot për mediat lidhur me vendimin e GJKKO për të shtyrë gjyqin.• Konkretisht Malltezi tha se gjyqtarët e GJKKO nuk janë të lirë dhe se kontrollohen nga kryeministri Edi Rama. • Sipas tij, KLGJ duhet të shprehej brenda 15 ditëve lidhur me rastin, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur as tani pas 15 muajsh. • Zëvendës Kryetari i GJKKO-së, ka vendosur mos pranimin e dorëheqjes së gjyqtares Elsa Ulliri nga çështja "Partizani" teksa ka filluar gjykimi në themel. • Gjyqtarja Elsa Ulliri kërkoi dorëheqjen me arsyetimin se ishte në kushtet e papajtushmërisë, pasi ka kushërirë deputeten demokrate Andia Ulliri.

6 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Shtyhet gjyqi për dosjen “Partizani”, seanca e radhës më 15 shtator! Malltezi: Gjyqtarët e GJKKO nuk janë të pavarur

Shtyhet gjyqi për dosjen “Partizani”, seanca e radhës
Jamarbër Malltezi

TIRANA- Seanca e radhës për dosjen “Partizani” është shtyrë për në datën 15 shtator. Dhëndri i kryedemokratit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi foli sot për mediat lidhur me vendimin e GJKKO për të shtyrë gjyqin. Konkretisht Malltezi tha se gjyqtarët e GJKKO nuk janë të lirë dhe se kontrollohen nga kryeministri Edi Rama. Sipas tij, KLGJ duhet të shprehej brenda 15 ditëve lidhur me rastin, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur as tani pas 15 muajsh.

“Faza hetimore nga Irena Gjoka është nul. Janë akte të pavlefshme, Rama ka marrë gjithë sistemin e drejtësisë,  ka bllokuar KLGJ. KLGJ sipas ligjit duhet të shprehet për 15 ditë, kanë kaluar 15 muaj dhe ende s’është shprehur, pra shkelja është bërë rutinë nga drejtësia e kapur nga Rama. Gjyqtarët e GJKO nuk janë të pavarur. Ne kemi dhjetëra dëshmitarë që kanë dhënë dëshmi të rreme sepse janë shtyrë në dëshmi të rreme nga prokurorë.  Ky është një shtet sazesh" tha Malltezi.

Çështja "Partizani"

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzohet për “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, ndërsa dhëndri i tij Jamarbër Malltezi për “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Biznesmeni Fatmir Bektashi akuzohet për “Korrupsion aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”, ndërsa Xhimi Begeja dhe Andia Pustina akuzohet për "Pastrim Parash". 

Më 7 korrik 2025 Jamarbër Malltezi është liruar nga arresti shtëpiak. Në seancë, Gjykata e Posaçme vendosi që Malltezi të lirohej nga arresti shtëpiak, në kërkim të garancisë pasurore, pas 20 muajsh që mbahej në këtë masë. Garancia pasurore që GJKKO ka kërkuar është 3 milion lekë. 

1 VITE ME PARE

Dosja "Partizani"/ Tha se ishte kushërirë e deputetes demokrate, nuk pranohet dorëheqja e gjyqtares Ulliri nga çështja

Shtyhet gjyqi për dosjen “Partizani”, seanca e radhës
Elsa Ulliri

TIRANA- Zëvendës Kryetari i GJKKO-së, ka vendosur mos pranimin e dorëheqjes së gjyqtares Elsa Ulliri nga çështja "Partizani" teksa ka filluar gjykimi në themel. Gjyqtarja Elsa Ulliri kërkoi dorëheqjen me arsyetimin se ishte në kushtet e papajtushmërisë, pasi ka kushërirë deputeten demokrate Andia Ulliri.

Çështja "Partizani"

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzohet për “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, ndërsa dhëndri i tij Jamarbër Malltezi për “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Biznesmeni Fatmir Bektashi akuzohet për “Korrupsion aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”, ndërsa Xhimi Begeja dhe Andia Pustina akuzohet për "Pastrim Parash". 

Më 7 korrik 2025 Jamarbër Malltezi është liruar nga arresti shtëpiak. Në seancë, Gjykata e Posaçme vendosi që Malltezi të lirohej nga arresti shtëpiak, në kërkim të garancisë pasurore, pas 20 muajsh që mbahej në këtë masë. Garancia pasurore që GJKKO ka kërkuar është 3 milion lekë. 

1 VITE ME PARE

Çështja ‘Partizani’/ Gjokutaj kërkon përjashtimin e trupit gjykues: Janë të mbikqyrur nga SPAK dhe BKH

Shtyhet gjyqi për dosjen “Partizani”, seanca e radhës
Genc Gjokutaj

TIRANË- Genc Gjokutaj avokati i Kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha, ka depozituar një kërkesë paraprake ku ka kërkuar përjashtimin e trupit gjykues për çështjen "Partizani". Në argumentin për këtë kërkesë, Gjokutaj shprehet se ky proces shkel parimin e një gjykate të pavarur, pasi gjyqtarët e kësaj çështje janë të monitoruar, vëzhguar dhe mbikqyrur nga SPAK dhe BKH.

Gjokutaj: Gjyqtarët e GJKKO janë të monitoruar dhe vëzhguar nga Spak dhe BKH, kjo mbikqyrje e gjykatës nga një palë në proces, shkel parimin e një gjykate të pavarur. 

Seanca e radhës ndaj kryedemokratit dhe dhëndrit të tij është caktuar në datën 15 Shtator në orën 10:30.

 

1 VITE ME PARE

Sot seanca gjyqësore për dosjen "Partizani", Berisha: Paraqitja apo mosparaqitja ime përcaktohet nga avokatët

Shtyhet gjyqi për dosjen “Partizani”, seanca e radhës
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se në seancën e dytë gjyqësore ndaj tij në GJKKO do të përfaqësohet nga avokatët. Ai tha para gazetarëve se është i gatshëm të paraqitet në seancë, por theksoi se do të këshilohet me përfaqësuesit ligjorë. Gjithashtu ai u shpreh se nuk ka asnjë kundërshti për asnjë gjykatës konkret për çështjen e tij në themel.

“Paraqitja apo mosparaqitja ime përcaktohet nga avoketërit, natyrisht sipas zhvillimeve. Por kjo është një seancën në të cilën do paraqiten pretendimet nga avoketërit. Jam i gatshëm të paraqitem sipas këshillës së avoketërve, por edhe gjykatësve. Nuk kam asnjë kundërshti për asnjë gjykatës konkret për çështjen time në themel”, tha Berisha.

1 VITE ME PARE

Berisha: Kemi të bëjmë me gjykatës të cilët në mënyrë antikushtetuese janë në kontrollin total të Dumanit

Shtyhet gjyqi për dosjen “Partizani”, seanca e radhës
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot para godinës së SPAK se kemi të bëjmë me gjykatës të cilët në mënyrë antikushtetuese në kundërshtim flagrant me Kartën Europiane të të Drejtave të Njeriut janë në kontrollin total të kreut të SPAK Altin Dumanit. Berisha tha para gazetarëve se ky përbën një problem në themel, të drejtësisë shqiptare. Sipas Berishës, thuhet se, ata gati sa nuk është përleshur fizikisht me një gjykatëse që nuk ja ka zbatuar urdhërat, dhe sipas tij kanë shkuar dhe janë kanë rrëmbyer kompjuterin për ta terrorizuar. 

Pjesë nga fjala e Berishës:

Paraqitja apo mosparaqitja ime përcaktohet nga avoketërit, natyrisht sipas zhvillimeve. Por kjo është një seancën në të cilën do paraqiten pretendimet nga avoketërit. Keni parasysh ju, kemi të bëjmë me gjykatës të cilët në mënyrë antikushtetuese në kundërshtim flagrant me Kartën Europiane të të Drejtave të Njeriut janë në kontrollin total të një delinkuenti që quhet, Altin Troplini.

Ky përbën një problem në themel, të drejtësisë shqiptare. Pak me thënë Anila, por ti mund ta investigosh më tutje, se thuhet se, këto vetëm sa nuk është përleshur fizikisht me një gjykatëse që nuk ja ka zbatuar urdhërat, kanë shkuar dhe janë kanë rrëmbyer kompjuterin për ta terrorizuar. Po. Pra këtu ka skena, akte, gjëra, ka përçudnime. Por këto që theme unë, nuk kanë të bëjnë me gjykatësit si persona, kanë të bëjnë me sistemin, i cili nuk mund të jetë kurrë i tillë. Gjykatësi duhet të jetë i lirë në detyrën e tij, për bërë detyrën...Jam i gatshëm të paraqitem sipas këshillës së avoketërve dhe gjykatësve.

1 VITE ME PARE

Dosja “Partizani”/ Mbahet sot në GJKKO seanca e radhës

Shtyhet gjyqi për dosjen “Partizani”, seanca e radhës
Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi

TIRANA- Ditën e sotme në orën 10:30 pritet të zhvillohet seanca e radhës në GJKKO për dosjen "Partizani". Lidhur me çështjen, kreu i Partisë Demokratike Berisha akuzohet për “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, ndërsa dhëndri i tij Jamarbër Malltezi për “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Biznesmeni Fatmir Bektashi akuzohet për “Korrupsion aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”, ndërsa Xhimi Begeja dhe Andia Pustina akuzohet për "Pastrim Parash". 

Më 7 korrik 2025 Jamarbër Malltezi është liruar nga arresti shtëpiak. Në seancë, Gjykata e Posaçme vendosi që Malltezi të lirohej nga arresti shtëpiak, në kërkim të garancisë pasurore, pas 20 muajsh që mbahej në këtë masë. Garancia pasurore që GJKKO ka kërkuar është 3 milion lekë. 

 

dosja partizani

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet