LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Është e keqja kundër së mirës!" Të shtënat me armë zjarri pranë klubin të golfit të Trump, FBI: Ish-presidenti ishte objekt i një përpjekjeje për atentat

• Ish-presidenti amrikan, tani kandidat i republikanëve në zgjedhjet e nëntorit, Donald Trump, ka qenë ditën e djeshme sërish objektiv i një atentati. • Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar klubin e tij të golfit në West Palm Beach të Floridës. • FBI tha se Donald Trump duket se ishte objekt i një përpjekjeje për atentat. • Sherifi i Qarkut Palm Beach, Ric Bradshaw tha se agjentët e Shërbimit Sekret të SHBA-së qëlluan në drejtim të një personi që kishte drejtuar një pushkë të stilit AK drejt klubit, ndërsa Trump ishte duke luajtur golf. • Bradshaw tha se personi i armatosur kishte gjithashtu dy çanta shpine të varura në një gardh dhe një kamerë GoPro dhe se ai ishte rreth deri në 500 metra larg nga Trump dhe i fshehur mes shkurreve, ndërsa ish-presidenti luante golf. • Personi hodhi armën dhe iku me një fuoristradë dhe më pas u arrestua në një distrikt aty pranë. • Disa media amerikane e identifikuan të dyshuarin si Ryan Wesley Routh, 58-vjeç. • Mësohet se Ryan Wesley Routh, një 58-vjeçar pronar i një kompanie të vogël ndërtimi, është arrestuar në lidhje me atentatin e dyshuar ndaj Donald Trump në Florida. • Sipas mediave të huaja, i dyshuari duket se ka qenë i motivuar nga zhgënjimi me politikën e SHBA-së për luftën në Ukrainë. • Në një intervistë të qershorit 2022, Routh foli për përpjekjet e tij për të rekrutuar vullnetarë për “Mbrojtjen Ndërkombëtare të Legjionit të Ukrainës”, një njësi e Forcave Tokësore të Ukrainës.

6 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Atentati i dytë ndaj tij, reagon Trump: Falenderoj Shërbimin Sekret dhe ju për shqetësimet e tuaja

"Është e keqja kundër së mirës!" Të
Donald Trump

SHBA- Ish-presidenti Donald Trump u tha mbështetësve të tij të dielën se ishte i sigurt dhe mirë pas një atentati të dytë ndaj tij, këtë herë në ëest Palm Beach, Florida. Me anë të një postimi i Truth Social, Trump ka falenderuar Shërbimin Sekret për punën e tyre. Po ashtu theksoi se forcat e zbatimit të ligjit kanë bërë një punë të pabesueshme për të garantuar mbrojtjen e tij. 

“Do të doja t’i falënderoja të gjithë për shqetësimin dhe urimet tuaja, sigurisht që ishte një ditë interesante! Më e rëndësishmja, dua të falënderoj Shërbimin Sekret Amerikan, Sherif Ric Bradshaw dhe Zyrën e tij të Patriotëve të guximshëm dhe të përkushtuar, dhe të gjithë Forcat e Zbatimit të Ligjit, për punën e pabesueshme të bërë sot në Trump International për të më mbrojtur mua, si presidenti i 45-të i Shtetet e Bashkuara dhe kandidati republikan në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, SAFE," shkruan Trump.

Agjentët e Shërbimit Sekret që shoqëronin Trump qëlluan mbi një burrë të armatosur me një pushkë të stilit AK-47 afër fushës së golfit Trump International të dielën. Incidenti vjen rreth dy muaj pasi Trump u qëllua në vesh në një tubim të fushatës në Butler, Pensilvani. FBI po heton incidentin si një "atentat i mbetur në tentativë".

1 VITE ME PARE

Atentat i dytë ndaj Trump, Elon Musk: Askush nuk po tenton të vrasë Joe Biden apo Kamala Harris

"Është e keqja kundër së mirës!" Të
Kamala Harris, Elon Musk dhe Donald Trump

SHBA- CEO i Tesla-s, Elon Musk ka reaguar në lidhje me atentatin e dytë të dështuar ndaj Donald Trump. Musk ka habitur audiencën duke u shprehur se askush nuk po tenton të vrasë Joe Biden apo Kamala Harris.

Ai iu përgjigj gjithashtu një postimi nga kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, i cili shkroi ndër të tjera se lideri, (duke nënkuptuar Trump), në historinë amerikane ka duruar më shumë sulme dhe ka mbetur kaq i fortë dhe elastik.

“Kelly dhe unë po largohemi nga Mar-a-Lago, ku sapo kaluam disa orë me Presidentin Trump dhe po falënderojmë Zotin që e mbrojti atë sot edhe një herë. Jo. Lideri në historinë amerikane ka duruar më shumë sulme dhe ka mbetur kaq i fortë dhe elastik", shroi Johnson. Ndërsa kësaj Musk iu përgjigj shkurt: “Vërtet”.

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ishte shënjestër e, mesa duket, një përpjekjeje për ta vrarë, tha Byroja Federale e Hetimeve, FBI. Incidenti ndodhi pranë një prej klubeve të tij të golfit në Florida, vetëm nëntë javë pasi Trump, kandidat i Partisë Republikane për president, i mbijetoi një tjetër atentati në një tubim parazgjedhor në Pensilvani. 

1 VITE ME PARE

"Dhuna politike nuk ka vend në SHBA!" Atentati i dytë ndaj Trump, Biden: Jam i lehtësuar që kandidati republikan është i padëmtuar

"Është e keqja kundër së mirës!" Të
Joe Biden dhe Donald Trump

SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden ka reaguar ndaj atentatit të dytë të dyshuar ndaj Donald Trump. Biden dënoi atë që e konsideron si dhunë politike. Ai tha se ishte i lehtësuar që kandidati republikan presidencial ishte i padëmtuar. Ai tha se ekziston një hetim aktiv për këtë incident pasi forcat e zbatimit të ligjit po mbledhin më shumë detaje rreth asaj që ndodhi.

“Një i dyshuar është në paraburgim dhe unë përgëzoj punën e Shërbimit Sekret dhe partnerëve të tyre të zbatimit të ligjit për vigjilencën dhe përpjekjet e tyre për të mbajtur ish-presidentin dhe ata përreth tij të sigurt..Jam i lehtësuar që kandidati republikan presidencial është i padëmtuar. Ekziston një hetim aktiv për këtë incident pasi forcat e zbatimit të ligjit po mbledhin më shumë detaje rreth asaj që ndodhi. 

Siç e kam thënë shumë herë, nuk ka vend për dhunë politike apo për ndonjë dhunë tjetër në vendin tonë, dhe kam udhëzuar ekipin tim që të vazhdojë të sigurojë që Shërbimi Sekret të ketë çdo burim, aftësi dhe masë mbrojtëse të nevojshme për të siguruar ish-Presidentin”, tha Biden në një deklaratë.

1 VITE ME PARE

FBI heton atentatin e dyshuar ndaj Trump, Policia: Ish-presidenti është i siguruar dhe i padëmtuar

"Është e keqja kundër së mirës!" Të
Foto nga vendi i ngjarjes

SHBA- Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ishte shënjestër e, mesa duket, një përpjekjeje për ta vrarë, tha Byroja Federale e Hetimeve, FBI. Incidenti ndodhi pranë një prej klubeve të tij të golfit në Florida, vetëm nëntë javë pasi Trump, kandidat i Partisë Republikane për president, i mbijetoi një tjetër atentati në një tubim parazgjedhor në Pensilvani. Policia tha përmes një deklarate se Trump “është i siguruar dhe i padëmtuar nga atentati i mundshëm”.

Fushata e Trumpit tha, gjithashtu, se kandidati 78-vjeçar është mirë, pas të shtënave me armë në afërsi të tij. Autoritetet thanë se kanë arrestuar një të dyshuar, i cili është dërguar në paraburgim. Ato nuk e bënë publik emrin e tij, por mediat amerikane, si CNN, Fox News, CBS News dhe The New York Times, e identifikuan atë si Ryan Wesley Routh, 58-vjeçar, aktualisht me banim në Havaje.

Sipas të dhënave publike, Routh është punëtor ndërtimi, me një histori të gjatë shkeljesh. Ai është zhvendosur nga Karolina e Veriut në Havaje disa vite më parë dhe ka shprehur mbështetje për Partinë Demokratike në SHBA dhe për Ukrainën në faqet e tij në mediat sociale.

Agjentët e Shërbimit Sekret, të pozicionuar pranë fushës ku Trump po luante golf, vunë re grykën e një pushke të tipit AK, që po depërtonte në shkurret përreth, afërsisht 400 metra larg nga ish-presidenti. Një agjent qëlloi dhe i armatosuri hodhi pushkën dhe iku me një makinë, duke lënë armën e zjarrit, së bashku me dy çanta shpine dhe një kamerë, tha sherifi i qarkut Pallm Biç, Ric Bradshaw. I dyshuari u ndalua më vonë nga forcat e rendit në një qark fqinj. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se në SHBA “nuk ka vend për dhunë politike apo ndonjë dhunë tjetër”.

“Unë kam urdhëruar ekipin tim të vazhdojë të sigurohet që Shërbimi Sekret ka burime, kapacitete dhe masa aktive për të garantuar sigurinë e vazhdueshme të ish-presidentit”, tha Biden përmes një deklarate.

Incidenti ndodh rreth 50 ditë para zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit në SHBA. Në ato zgjedhje, Trump do të përballet me rivalen demokrate, Kamala Harris, aktualisht nënpresidente. Harris tha se “është informuar për raportet për të shtëna me armë zjarri pranë ish-presidentit Trump dhe pronës së tij në Florida”.

“Jam e lumtur që është mirë. Dhuna nuk ka vend në Amerikë”, shkroi Harris në platformën X.

Në muajin korrik, një burrë qëlloi Trumpin nga një distancë e largët, teksa ai mbante një tubim parazgjedhor në Pensilvani. Ish-presidenti u plagos lehtë në veshin e djathtë, ndërsa një spektator në turmë mbeti i vrarë. Edhe para këtij atentati, në SHBA ka pasur shqetësime në rritje për përshkallëzimin e dhunës politike, si pasojë e përçarjeve të thella në shoqëri për çështje si: imigracioni, aborti dhe kontrolli i armëve./ REL

1 VITE ME PARE

"Është padyshim e keqja kundër së mirës!" Atentati i dytë ndaj Trump, një i arrestuar! I dyshuar i angazhuar ndaj luftë në Ukrainë: Ky konflikt është bardh e zi

 

"Është e keqja kundër së mirës!" Të
Ryan Wesley Routh dhe Donald Trump

SHBA- Ish-presidenti Donald Trump dyshohet se ka qenë sërish shënjestër e një atentati, kësaj here, në fushën e tij të golfit në Florida dhe autori i dyshuar ndodhet në paraburgim. Sipas mediave të huaja, agjentët e Shërbimit Sekret vunë re tytën e një pushke që po kalonte nëpër disa shkurre dhe hapën zjarr. FBI tha se Trump ishte 275 deri në 455 m larg autorit në atë kohë.

"Është e keqja kundër së mirës!" Të

Foto nga vendi i ngjarjes

Në vendngjarje u gjet një armë zjarri, së bashku me dy çanta shpine dhe një kamerë GoPro. Një dëshmitar raportoi se kishte parë të dyshuarin duke vrapuar mes disa shkurreve dhe ishte futur në një makinë të zezë tip 'Nissan' pasi agjentët qëlluan drejt tij disa herë. Dëshmitari i bëri një fotografi të automjetit dhe targave. Mjeti u ndalua më vonë në Martin County, në veri të klubit.

“Ne morëm dëshmitarin dhe ai identifikoi personin që e pa duke dalë nga shkurret dhe që u fut në makinë”, tha sherifi Ric Bradshaw në një konferencë për media.

Mësohet se Ryan Wesley Routh, një 58-vjeçar pronar i një kompanie të vogël ndërtimi, është arrestuar në lidhje me atentatin e dyshuar ndaj Donald Trump në Florida. Sipas mediave të huaja, i dyshuari duket se ka qenë i motivuar nga zhgënjimi me politikën e SHBA-së për luftën në Ukrainë. Në një intervistë të qershorit 2022, Routh foli për përpjekjet e tij për të rekrutuar vullnetarë për “Mbrojtjen Ndërkombëtare të Legjionit të Ukrainës”, një njësi e Forcave Tokësore të Ukrainës.

“Pyetja se pse jam këtu… për mua, shumë nga konfliktet e tjera janë gri, por ky konflikt është padyshim bardh e zi. Kjo ka të bëjë me të mirën kundër të keqes. Ky është një libër me tregime, e dini, çdo film që kemi parë ndonjëherë, ky është padyshim e keqja kundër së mirës”, thoshte ai.

Një raport i publikuar më 10 mars 2023, citoi Routh si kreun e Qendrës Ndërkombëtare të Vullnetarëve (IVC) në Ukrainë, një organizatë private që punon për të “fuqizuar vullnetarët” dhe grupe të tjera jofitimprurëse që punojnë për “të rritur shpërndarjen e ndihmave humanitare në të gjithë Ukrainën”, thuhet në faqen e internetit të IVC.

Routh ka jetuar në Hawaii dhe më parë ishte një punëtor ndërtimi në Karolinën e Veriut. Raportohet se i dyshuari është arrestuar 8 herë më parë tetë herë, kryesisht për kundërvajtje. Ai u dënua në vitin 2002 për posedim të një arme të shkatërrimit në masë, sipas të dhënave online të Departamentit të Korrigjimit të të Rriturve në Karolinën e Veriut. Gjithashtu, të dhënat tregojnë se midis shtatorit 2019 dhe marsit 2020, Routh, atëherë banor i Kaaawa, Hawaii, kontribuoi mbi 140 dollarë përmes platformës së mbledhjes së fondeve demokratike ActBlue.

Këto donacione, që varionin nga 1 deri në 25 dollarë, erdhën në një kohë kur Routh u rendit si “i papunë” në të dhënat zyrtare. Kontributet e tij, megjithëse modeste, synuan një grup të larmishëm të kandidatëve demokratë për president të vitit 2020. Përfituesit politik të Routh përfshinin ish-deputetin e Teksasit, Beto O’Rourke, sipërmarrësin Andrew Yang, aktivistin miliarder Tom Steyer dhe Senatoren e Massachusetts, Elizabeth Warren. Çuditërisht, Routh gjithashtu mbështeti në mënyrë të përsëritur ish-deputeten e Hawait, Tulsi Gabbard, e cila që atëherë ka ndryshuar në mënyrë drastike besnikërinë e saj politike, duke u larguar nga Partia Demokratike dhe duke u rreshtuar me Trump.

Incidenti ndaj ish-presidenti vjen dy muaj pasi një person i armatosur tentoi të vriste Trumpin në një tubim në Butler, Pensilvani, duke i qëlluar me plumb në vesh. Sipas mediave amrikane, tani ka një prani të madhe sigurie në rrugë dhe përreth pronës së ish-presidentit në Mar-a-Lago në Florida dhe fushës së tij të golfit aty në West Palm Beach.

 

1 VITE ME PARE

Të shtënat me armë zjarri pranë klubin të golfit të Trump, FBI: Ish-presidenti duket se ishte objekt i një përpjekjeje për atentat

"Është e keqja kundër së mirës!" Të
Foto nga vendi i ngjarjes

SHBA- FBI tha se Donald Trump "duket se ishte objekt i një përpjekjeje për atentat" në klubin e tij të golfit në West Palm Beach të Floridës të dielën, vetëm nëntë javë pasi kandidati republikan për president i mbijetoi një tjetër atentati ndaj tij. Ish-presidenti tha se është mirë dhe jashtë rrezikut. Sherifi i Qarkut Palm Beach, Ric Bradshaw tha se agjentët e Shërbimit Sekret të SHBA-së qëlluan në drejtim të një personi që kishte drejtuar një pushkë të stilit AK drejt klubit, ndërsa zoti Trump ishte duke luajtur golf.

Bradshaw tha se personi i armatosur kishte gjithashtu dy çanta shpine të varura në një gardh dhe një kamerë GoPro dhe se ai ishte rreth deri në 500 metra larg nga zoti Trump dhe i fshehur mes shkurreve, ndërsa ish-presidenti luante golf. Personi hodhi armën dhe iku me një fuoristradë dhe më pas u arrestua në një distrikt aty pranë. Disa media amerikane e identifikuan të dyshuarin si Ryan Wesley Routh, 58 vjeç, nga Havai, duke cituar zyrtarë të paidentifikuar të organeve të zbatimit të ligjit.

Zyrtarët që identifikuan të dyshuarin folën në kushte anonimiteti sepse nuk ishin të autorizuar të diskutonin hetimin aktiv. FBI nuk pranoi të komentonte mbi identitetin e të dyshuarit dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit nuk iu përgjigjën kërkesave për koment. Incidenti është zhvillimi i fundit tronditës në një vit fushate të shoqëruar me ngjarje të pashmebullta dhe ndodh pothuajse dy muaj pasi zoti Trump u qëllua gjatë një atentati në një tubim në Pensilvani dhe një plumb e plagosi në vesh.

Vetëm një javë më pas presidenti Joe Biden u tërhoq nga gara. Në një email drejtuar mbështetësve të tij, zoti Trump tha: “Pati të shtëna armësh pranë (meje), por përpara se spekulimet ta dalin jashtë kontrollit, doja që të isha i pari që t’ju thoja: JAM I SIGURT DHE NË GJENDJE TË MIRË! Asgjë nuk do të më ngadalësojë. Nuk do të dorëzohem kurrë!” tha ish-presidenti.

Agjentët ishin pak përpara ish-Presidentit kur vunë re personin me armë zjarri, tha zoti Bradshaw. Agjentët dhe oficerët e Shërbimit Sekret me karroca golfi, si pjesë e masave të mbrojtjes, sigurojnë zonën para dhe pas ish-Presidentit Trump kur ai luan golf. Agjentët gjithashtu zakonisht sjellin një automjet të blinduar aty pranë, për ta strehuar me shpejtësi nëse shfaqet një kërcënim. Ish-Presidenti Trump ishte kthyer në Florida këtë fundjavë nga një udhëtim fushate në pjesën perëndimore të vendit, përfshirë një tubim të premten mbrëma në Las Vegas dhe një aktivitet për mbledhje fondesh në Utah.

Masat e sigurisë për kandidatin republikan janë shtuar pas atentatit ndaj tij në korrik. Shtëpia e Bardhë tha se presidenti Joe Biden dhe Nënpresidentja Kamala Harris, kandidatja demokrate për presidente, ishin informuar për ngjarjen dhe do të vazhdojnë të marrin informacion për hetimin. Shtëpia e Bardhë shtoi se ata ishin "të lehtësuar" që zoti Trump ishte jashtë rrezikut. Kandidatja demokrate për Presidente Harris, në një deklaratë tha se është "e kënaqur" që zoti Trump është mirë, duke shtuar se "dhuna nuk ka vend në Amerikë".

Në një postim në platformën X, senatori republikan Lindsey Graham, një nga aleatët kryesorë të Kongresit të Trump, tha se kishte folur me ish-Presidentin Trump pas incidentit dhe se ai ishte "në humor të mirë" dhe e karakterizoi si "një nga njerëzit më të fortë që kam njohur ndonjëherë”.

Sherifi i qarkut Martin, William D. Snyder, tha se i dyshuari u kap brenda disa minutave pasi FBI, Shërbimi Sekret dhe Zyra e Sherifit të Qarkut Palm Beach lëshuan një mesazh urgjent për të kërkuar për një automjet specifik, numrin e targës dhe përshkrimin e personavre brenda tij. Zoti Snyder tha se “një nga njësitë e patrullës rrugore e pikasi automjetin, kontrolloi targën dhe me ndoqëm makinën”.

“E arritëm makinën, e ndaluam në mënyrë të sigurtë dhe e vendosëm shoferin në paraburgim.” Snyder tha se i dyshuari "nuk ishte i armatosur kur e nxorëm nga makina".

Ai shtoi se personi kishte një sjellje të qetë, pa reagime dhe shfaqi pak emocione kur u ndalua nga policia, duke thënë se i dyshuari nuk pyeti se pse ishte ndaluar.

“Ai në asnjë moment nuk pyeti, ‘për çfarë bëhet fjalë?’”.

Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland është informuar për situatën dhe po merr përditësime të rregullta në lidhje me të, tha një zëdhënëse e Departamentit të Drejtësisë. Ish-presidenti ishte planifikuar t’i kthehej fushatës, duke shkuar të martën në Flint të shtetit Miçigan dhe më pas të mërkurën në një tubim fushate në Nju Jork të mërkurën. Në fund të javës, ai është planifikuar të marrë pjesë dhe të flasë në Takimin Kombëtar të Nivelit të Lartë të Këshillit Izraelito-Amerikan në Uashington, DC dhe të shtunën të mbajë një tubim në Uilmington të Karolinës së Veriut./ VOA

atentati ndaj donald trump

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet