LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Shqipëria nuk është në shitje"/ Mijëra qytetarë në protestë: Anuloni projektin e Zvërnecit. Qeveria të japë dorëheqjen

• Qytetarë, ambientalistë dhe aktivistë janë mbledhur mbrëmjen e sotme në Sheshin Skënderbej në protestën kundër projektit të planifikuar në Zvërnec. • Tubimi nisi rreth orës 18:00 me pankarta si: “Shqipëria nuk është në shitje” dhe “Zëri ynë, e ardhmja jonë”. • Protestuesit kanë nisur marshimin nga qendra e Tiranës drejt institucioneve shtetërore, përfshirë Ministrinë e Brendshme dhe Kryeministrinë, duke kërkuar më shumë transparencë për projektin dhe mbrojtjen e zonave të mbrojtura në Zvërnec. • Në protestë janë dëgjuar thirrje kundër projektit të resortit që sipas raportimeve parashikon një investim prej rreth 4 miliardë eurosh në zonën e Zvërnecit. • Organizatorët e konsiderojnë projektin një kërcënim për ekosistemin dhe interesin publik. • Tubimi vjen pas tensioneve të ditëve të fundit në Zvërnec, ku gjatë protestave në terren u raportuan përplasje dhe incidente me protestues. • Kjo ka shtuar mobilizimin qytetar në kryeqytet.

14 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

Pas më shumë se dy orësh përfundon protesta përpara Kryeministrisë, nesër qytetarët sërish tubim: Shqipëria nuk është në shitje

"Shqipëria nuk është në shitje"/ Mijëra

TIRANË- Qytetarët kanë përfunduar pas më shumë se dy orësh protestës përpara Kryeministrisë. Ata u grumbulluan fillimisht para Ministrisë së Brendshme dhe më pas kanë marshuar drejt Kryeministrisë, duke bërë thirrje se Shqipëria nuk është në shitje. Gjatë tubimit disa protestues rrethuan me tel me gjemba godinën e Ministrisë së Brendshme, si shenjë e pakënaqësisë për situatën dhe për të kërkuar mbrojtjen e Zvërnecit.

Përpara Kryeministrisë protestuesit mbajtën fjalime, ku kërkuan dorëheqjen e Kryeministri Edi Rama dhe Ministrit të Brendshëm Besfort Lamallari. Protesta u shoqërua gjithashtu me thirrje të forta nga turma, ku u dëgjua vazhdimisht ultimatumi: “Keni 24 orë afat, lironi zyrat!”. Gjatë fjalimeve banorët bënë thirrje që të largojnë oligarkët nga toka e tyre. 

Pjesëmarrësit përcollën edhe mesazhin “Nesër më shumë”, duke lënë të kuptohet se mobilizimi do të vazhdojë sërish ditën e nesërme në orën 10:00./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

“Rama në burg, Berisha në burg”/ Protestuesit ultimatum për anulimin e projektit në Zvërnec: Keni 24 orë afat, lironi zyrat

"Shqipëria nuk është në shitje"/ Mijëra
pamjet

TIRANË- Qytetarët të mbledhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kërkuan njëzëri dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe anulimin e projektit në Zvërnec. Protestuesit i vunë ultimatum kryeministrit, duke i dhënë 24 orë afat për anulimin e projektit në Zvërnec. Protestuesit përsërisnin gjithashtu thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”. 

“Rama në burg, Berisha në burg. Këtu vendosim ne. 24 orë afat… lironi zyrat… nesër në orën 18:00 te Gjergj Kastrioti dhe më pas këtu”, brohorisnin protestuesit, duke paralajmëruar vijim të aksioneve edhe në orët dhe ditët në vijim./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Qytetarët njoftojnë tubim tjetër kundër ndërtimeve në Zvërnec: Nesër më shumë

"Shqipëria nuk është në shitje"/ Mijëra

TIRANË- Qytetarët kanë pralajmëruar vijimin e protestave edhe në ditët në vijim. Gjatë tubimit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pjesëmarrësit përcollën mesazhin “Nesër më shumë”, duke lënë të kuptohet se mobilizimi do të vazhdojë sërish. 

Gjatë protestës qytetarët ndezën blicat e telefonave celularë nga protestuesit në Bulevard, në shenjë sensibilizimi dhe mbështetjeje për kauzën.

Organizatorët deklaruan se reagimi qytetar do të vijojë edhe në ditët e ardhshme, ndërsa u bënë thirrje qytetarëve tu bashkohen protestave kundër ndërtimeve që, sipas tyre, rrezikojnë një nga zonat më të rëndësishme natyrore të vendit./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

"Largoni oligarkët nga toka jonë"/ Qytetarja në protestë: Rama dhe ministri i Brendshëm të japin dorëheqjen

"Shqipëria nuk është në shitje"/ Mijëra

TIRANËNjë banore nga Rrjolli bëri thirrje gjatë tubimit masiv që të largojnë oligarkët nga toka e tyre. Gjatë fjalës së saj, ajo theksoi se nuk kanë nevojë as për Bashkim Ulajn, as për Shefqet Kastratin që të zhvillojnë tokën e të parëve. Ajo kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ministrit të Brendshëm Besfort Lamallari dhe ndalimin e projekteve që, sipas saj, po zhvillohen në interes të qytetarëve. Ajo theksoi ndër të tjera se shqiptarët nuk kanë nevojë për qeveri me oligarkë. 

"Ne jemi mbledhur sot këtu për Zvërnecin, për Rrjollin dhe për të gjithë Shqipërinë. Unë jam nga Rrjolli dhe besoj se për katër muaj e keni parë të gjithë masakrën që na është bërë. Dhe kjo qeveri duhet t’i largojë oligarkët nga Rrjolli dhe nga Zvërneci. Nuk kemi nevojë as për Bashkim Ulajn, as për Shefqet Kastratin që të zhvillojnë tokën e të parëve tanë. Ne nuk kemi nevojë as për musketierët e tyre. E kemi mbrojtur prej shekujsh tokën tonë dhe do ta bëjmë edhe sot.

Kërkojmë dorëheqjen e kryeministrit, bashkë me të gjithë oligarkët që na tregojnë muskujt në tokat e gjyshërve tanë. Nuk na duhen as të fortët e Bashkim Ulajt, as të Shefqet Kastratit për të zhvilluar atë tokë. Shqipërinë nuk e mbrojnë grekët, sepse Shqipëria ka mjaft trima. Nuk jemi të grekut, sepse jemi shqiptarë.

Rama dhe ministri i Brendshëm duhet të kishin dhënë tashmë dorëheqjen. Me të gjithë këta qytetarë që ka poshtë zyrës së tij, ai duhet të kishte burrëri dhe të tërhiqej për ta lënë këtë vend ta zhvillojë rinia që është këtu. Nuk kemi nevojë për qeveri me oligarkë. Ne nuk duhet të largohemi nga ky shesh pa u anuluar ligji i zonave të mbrojtura, Paketa e Maleve dhe ai i investitorit strategjik," tha banorja./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Protesta masive në Tiranë/ Qytetarët njëzëri: Hiqni kapelet! Nuk është turp të jesh polic, por të mos zbatosh ligjin!

"Shqipëria nuk është në shitje"/ Mijëra

TIRANË- Qytetarët kanë bërë thirrje njëzëri gjatë protestës në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ kundër Policisë së Shtetit. Pas dhunës barbare ndaj banorit në Zvërnec, protestuesit në Tiranë bënë thirrje që policia të heqë kapelet. Ata shprehen se nuk është yurp të jesh polic, por turp është të mos zbatosh ligjin kur ke veshur uniformën. 

“Nuk është turp të jesh polic, por mos të zbatosh ligjin kur ke veshur uniformën," tha një protestuese./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

FOTOLAJM/ Protesta masive në Tiranë, në mes të qytetarëve edhe një foshnje

"Shqipëria nuk është në shitje"/ Mijëra

TIRANË- Në mesin e mijërave qytetarëve që kanë zbarkuar sot në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të protestuar lidhur me situatën e Zvërnecit ka edhe një foshnje. Siç shihet nga pamjet, foshnja ndodhet mes protestuesve në karrocë, ndërkohë që qytetarët bëjnë thirrje "Poshtë qeveria". 

Kjo është dita e dytë e protestës që po mbahet sot në bulevard, kundër projektit të Zvërnecit, por dhe për paketën e maleve apo dhe për terapinë hormonale që do të aplikohet në QSUT./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

VIDEOLAJM/ "Maskat" shfaqen sërish, këtë herë vëzhgojnë qytetarët në protestën për Zvërnecin

"Shqipëria nuk është në shitje"/ Mijëra
Personi me maske

TIRANË- Rojet private me maska në protestën në Zvërnec, ishin ata që krijuan dhunën më të rëndë në atë protestë. Por mesa duket, këtë herë personat me maska, kanë marrë tjetër detyrë.

Kanë hipur sipër tarracës së godinave të ministrive dhe po vëzhgojnë qytetarët që kanë marrë pjesë në protestë. Por pse po e bëjnë vallë? 

 

Çfarë ndodhi në protestën e Zvërnecit?

Dy ditë më parë në fshatin Zvërnec u zhvillua një protestë kundër një projekti turistik që po ndërtohet pranë zonës së mbrojtur të lagunës së Nartës. Banorë, aktivistë mjedisorë dhe përfaqësues të shoqërisë civile kundërshtuan punimet, duke pretenduar se po dëmtohet ekosistemi dhe një zonë me rëndësi të veçantë natyrore. Gjatë protestës pati përplasje mes protestuesve dhe rojeve private të kontraktuara për sigurinë e kantierit. Në pamjet e publikuara në media u panë roje private të maskuara që përdorën spraj me piper dhe dhunë fizike ndaj disa protestuesve. Një protestues u tërhoq zvarrë nga rojet, ndërsa një grua raportohet se humbi ndjenjat gjatë tensioneve. Pas reagimeve të forta publike, policia nisi hetime ndaj dy punonjësve të sigurisë private dhe njëri prej tyre u arrestua./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

"Sabotojeni Ramën se është i zgjuar për të ndikuar"/ I riu thirrje nga protesta: Opozitës dhe qeverisë s’i bëhet vonë për shqiptarët! Anuloni projektin e ‘Zvernecit’

"Shqipëria nuk është në shitje"/ Mijëra
I riu

TIRANË- Një i ri tha gjatë protestës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” se qeverisë dhe opozitës nuk i bëhet vonë për shqiptarët, ndërsa theksoi nevojën për bashkim mes protestuesve. Gjatë fjalës së tij, ai u bëri thirrje qytetarëve që kur Rama të dalë në publik të sabotojnë, pasi sipas tij Kryeministri është shumë i zgjuar për të ndikuar. 

“Opozitës dhe qeverisë s’i bëhet vonë për shqiptarët. Ne kemi njëri-tjetrin. Kur kryeministri të dalë në publik, sabotojeni, se është shumë i zgjuar për të ndikuar,” u shpreh ai gjatë fjalës së tij, ndërsa bëri thirrje për anulimin e projektit të Zvernecit./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Projekti për Zvërnecin, qytetarët në kor: Poshtë qeveria

"Shqipëria nuk është në shitje"/ Mijëra
Protesta

TIRANË- Qytetarët kanë kërkuar në kor rrëzimin e qeverisë Rama. Gjatë protestës së sotme, mjëra qytetarë janë bërë bashkë dhe kanë kërkuar që Rama të dorëhiqet si kryeministër. 

Në protestën për Zvërnecin, qytetarët kanë sulmuar si qeverinë ashtu dhe Opozitën për mosreagimin e tyre. 

Çfarë ndodhi në protestën e Zvërnecit?

Dy ditë më parë në fshatin Zvërnec u zhvillua një protestë kundër një projekti turistik që po ndërtohet pranë zonës së mbrojtur të lagunës së Nartës. Banorë, aktivistë mjedisorë dhe përfaqësues të shoqërisë civile kundërshtuan punimet, duke pretenduar se po dëmtohet ekosistemi dhe një zonë me rëndësi të veçantë natyrore. Gjatë protestës pati përplasje mes protestuesve dhe rojeve private të kontraktuara për sigurinë e kantierit. Në pamjet e publikuara në media u panë roje private të maskuara që përdorën spraj me piper dhe dhunë fizike ndaj disa protestuesve. Një protestues u tërhoq zvarrë nga rojet, ndërsa një grua raportohet se humbi ndjenjat gjatë tensioneve. Pas reagimeve të forta publike, policia nisi hetime ndaj dy punonjësve të sigurisë private dhe njëri prej tyre u arrestua./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Me pankarta në duar, qytetarët bëhen bashkë për Zvërnecin: Rama në burg, Berisha në burg

"Shqipëria nuk është në shitje"/ Mijëra
Pamjet

TIRANË- Qytetarët janë bërë bashkë ditën e sotme në protestën për mbrojtjen e Zvërnecit. Mijëra qytetarë me pankarta në duar janë mbledhur në protestë ditën e sotme para kryeministrisë.


Protestuesit fajësojnë të dy krahët e politikës për atë që po ndodh në Zvërnec. Qytetarët mbajnë në duar pankarta ku shkruhet “Shqipëria nuk është në shitje”, “Anulo projektin” apo edhe slogane si “Rama në burg, Berisha në burg”.


Çfarë ndodhi në protestën e Zvërnecit?

Dy ditë më parë në fshatin Zvërnec u zhvillua një protestë kundër një projekti turistik që po ndërtohet pranë zonës së mbrojtur të lagunës së Nartës. Banorë, aktivistë mjedisorë dhe përfaqësues të shoqërisë civile kundërshtuan punimet, duke pretenduar se po dëmtohet ekosistemi dhe një zonë me rëndësi të veçantë natyrore. Gjatë protestës pati përplasje mes protestuesve dhe rojeve private të kontraktuara për sigurinë e kantierit. Në pamjet e publikuara në media u panë roje private të maskuara që përdorën spraj me piper dhe dhunë fizike ndaj disa protestuesve. Një protestues u tërhoq zvarrë nga rojet, ndërsa një grua raportohet se humbi ndjenjat gjatë tensioneve. Pas reagimeve të forta publike, policia nisi hetime ndaj dy punonjësve të sigurisë private dhe njëri prej tyre u arrestua./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Me këngë labe në sfond, qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

"Shqipëria nuk është në shitje"/ Mijëra
Protesta

TIRANË- Qytetarët kanë nisur protestën para kryeministrisë për projektin e Zvërnecit. Nga Ministria e Brendshme ku u mblodhën ditën e sotme, qytetarët me këngë labe në sfond, kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë. 

Ata kanë kërkuar anulimin e projektit për Zvërnecin si dhe dorëheqjen e Ramës si kryeministër. 

Çfarë ndodhi në protestën e Zvërnecit?

Dy ditë më parë në fshatin Zvërnec u zhvillua një protestë kundër një projekti turistik që po ndërtohet pranë zonës së mbrojtur të lagunës së Nartës. Banorë, aktivistë mjedisorë dhe përfaqësues të shoqërisë civile kundërshtuan punimet, duke pretenduar se po dëmtohet ekosistemi dhe një zonë me rëndësi të veçantë natyrore. Gjatë protestës pati përplasje mes protestuesve dhe rojeve private të kontraktuara për sigurinë e kantierit. Në pamjet e publikuara në media u panë roje private të maskuara që përdorën spraj me piper dhe dhunë fizike ndaj disa protestuesve. Një protestues u tërhoq zvarrë nga rojet, ndërsa një grua raportohet se humbi ndjenjat gjatë tensioneve. Pas reagimeve të forta publike, policia nisi hetime ndaj dy punonjësve të sigurisë private dhe njëri prej tyre u arrestua./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Qytetarët në protestë për Zvërnecin: Shqipëria është e jona, jo e oligarkëve

"Shqipëria nuk është në shitje"/ Mijëra
Pamjet

TIRANË- Qytetarët ditën e sotme kanë dalë në protestë para Ministrisë së Brendshme në lidhje me projektin në Zvërnec. Siç shihet nga pamjet e siguruara nga Dosja.al, qytetarët kanë nisur me brohorima dhe të bërtitura. 

"Shqipëria është e jona, jo e oligarkëve," thonë njëzëri qytetarët. 

Çfarë ndodhi në protestën e Zvërnecit?

Dy ditë më parë në fshatin Zvërnec u zhvillua një protestë kundër një projekti turistik që po ndërtohet pranë zonës së mbrojtur të lagunës së Nartës. Banorë, aktivistë mjedisorë dhe përfaqësues të shoqërisë civile kundërshtuan punimet, duke pretenduar se po dëmtohet ekosistemi dhe një zonë me rëndësi të veçantë natyrore. Gjatë protestës pati përplasje mes protestuesve dhe rojeve private të kontraktuara për sigurinë e kantierit. Në pamjet e publikuara në media u panë roje private të maskuara që përdorën spraj me piper dhe dhunë fizike ndaj disa protestuesve. Një protestues u tërhoq zvarrë nga rojet, ndërsa një grua raportohet se humbi ndjenjat gjatë tensioneve. Pas reagimeve të forta publike, policia nisi hetime ndaj dy punonjësve të sigurisë private dhe njëri prej tyre u arrestua./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

VIDEOLAJM/ Qytetarët marin 'hak' për Zvërnecin, rrethojnë Ministrinë e Brendshme me tela me gjëmba

"Shqipëria nuk është në shitje"/ Mijëra
Pamjet

TIRANË- Qytetarët ditën e sotme kanë dalë në protestë para Ministrisë së Brendshme në lidhje me projektin në Zvërnec. Siç shihet nga pamjet e siguruara nga Dosja.al, qytetarët kanë marrë me vete një tel me gjëmba, duke ia vendosur kështu godinës. 

Çfarë ndodhi në protestën e Zvërnecit?

Dy ditë më parë në fshatin Zvërnec u zhvillua një protestë kundër një projekti turistik që po ndërtohet pranë zonës së mbrojtur të lagunës së Nartës. Banorë, aktivistë mjedisorë dhe përfaqësues të shoqërisë civile kundërshtuan punimet, duke pretenduar se po dëmtohet ekosistemi dhe një zonë me rëndësi të veçantë natyrore. Gjatë protestës pati përplasje mes protestuesve dhe rojeve private të kontraktuara për sigurinë e kantierit. Në pamjet e publikuara në media u panë roje private të maskuara që përdorën spraj me piper dhe dhunë fizike ndaj disa protestuesve. Një protestues u tërhoq zvarrë nga rojet, ndërsa një grua raportohet se humbi ndjenjat gjatë tensioneve. Pas reagimeve të forta publike, policia nisi hetime ndaj dy punonjësve të sigurisë private dhe njëri prej tyre u arrestua./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

"Shqipëria nuk është në shitje"/ Nis protesta qytetare para Ministrisë së Brendshme për Zvërnecin

"Shqipëria nuk është në shitje"/ Mijëra
Protesta

TIRANË- Protesta qytetare për Zvërnecin ka nisur pasditen e sotme në Tiranë. Me sloganin "Shqipëria nuk është në shitje", qindra mijëra qytetarë janë mbledhur para Ministrisë së Brendshme. Nga Ministria e Brendshme, qytetarët pritet që të marshojnë drejt Kryeministrisë, ku kërkojnë anulimin e projektit. 

Çfarë ndodhi në protestën e Zvërnecit?

Dy ditë më parë në fshatin Zvërnec u zhvillua një protestë kundër një projekti turistik që po ndërtohet pranë zonës së mbrojtur të lagunës së Nartës. Banorë, aktivistë mjedisorë dhe përfaqësues të shoqërisë civile kundërshtuan punimet, duke pretenduar se po dëmtohet ekosistemi dhe një zonë me rëndësi të veçantë natyrore. Gjatë protestës pati përplasje mes protestuesve dhe rojeve private të kontraktuara për sigurinë e kantierit. Në pamjet e publikuara në media u panë roje private të maskuara që përdorën spraj me piper dhe dhunë fizike ndaj disa protestuesve. Një protestues u tërhoq zvarrë nga rojet, ndërsa një grua raportohet se humbi ndjenjat gjatë tensioneve. Pas reagimeve të forta publike, policia nisi hetime ndaj dy punonjësve të sigurisë private dhe njëri prej tyre u arrestua./Dosja.al

proteste per zvernecin

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet