Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë prezantimit të programit të PD-së për sektorin e 'Energjise dhe burimeve natyrore' u shpreh se fusha e energjisë, e pasurive natyrore dhe mineraleve janë objektiv kryesor i tyre. • Berisha tha se Shqipëria është vend me një potencial të jashtëzakonshëm të energjisë së rinovueshme dhe tani edhe të energjisë termike. • Ai theksoi se në vitin 2006-2007 patën deklaruar se Shqipëria është superfuqi e vogël e energjisë së rinovueshme në rajon. • Sipas Berishës tani fjala e vogël mund ta heqin pasi në projektin ‘Shqipëria Madhështore’ vendi ynë mund të bëhet realisht një superfuqi energjetike në rajon. • Berisha tha se në programin e tyre duan që Shqipërinë ta shndërrojmë në një superfuqi energjetike të rajonit, në të cilin përfituesit më të parë do të jenë qytetarët shqiptarë. • Kreu i PD-së u shpreh se prodhimi në vend po bie nga semestri në semestër. • Sipas tij vetëm nga viti 2023 në vitin 2024 eksportet kanë rënë me 32 %. • Ai theksoi se vetëm një Shqipëri Madhështore do mund të japë përgjigjen më të shkëlqyer, problemeve të mëdha të akumuluara. • Berisha tha se po të kthehemi pak vite mbrapa ata firmosën kontrata për ndërtimin e 432 hidrocentrale. • Ai tha se me shpejtësi do i rikthehen së pari nxitjes së prodhimit nga të gjitha burimet e pashtershme të Shqipërisë. • Ai theksoi se ligji që miratuan për ndërtimin e HEC-eve ndezi në Shqipëri garën e ndërtimit të tyre ndër më të fuqishmet që ka pasur ndonjë vend. • Berisha tha se PD do të rikthehet në ndërtimin e hidrocentraleve të mëdha, të mesme, të vogla dhe shumë të vogla. • Sipas tij Shqipëria duhet të jetë një eksportues i fuqishëm energjie dhe jo burimet e saj të pashterrshme të atë mos marrin vlerën që meritojnë. • Ai shtoi se një potencial tepër i madh është vendosja e një sistemi unik energjetik midis Shqipërisë dhe Kosovës. • Berisha tha se do të rikthehen te çmimi i energjisë 7 lekë kilovat orë për konsumatorin familjar dhe te çmimi 6 lekë për biznesin nga 18-24 që është sot. • Sipas tij ky është një inkurajim i madh për suksesin e biznesit dhe klimën ndaj tij.
5 artikuj për këtë temë.
TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë prezantimit të programit të PD-së për sektorin e 'Energjise dhe burimeve natyrore' u shpreh se do të ofrojnë metodat më moderne për shfrytëzimin e pasurive të pafundme minerale të vendit. Berisha shtoi se energjia do të shndërrohet në një nga sektorët më fitimprurës, do shndërrohet në një nga gjeneratorët kryesorë të begatisë së shqiptarëve. Sipas tij synimi i PD është begatimi i shqiptarëve.
Berisha tha se studimet dëshmojnë se Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm minerale. Ai shtoi se Banka Botërore në vetvete ka sponsorizuar dhe ka ndërmarrë studime shumë serioze mbi potencialet minerare të Shqipërisë.
"Unë mendoj se energjia do të shndërrohet në një nga sektorët më fitimprurës, do shndërrohet në një nga gjeneratorët kryesorë të begatisë së shqiptarëve. Synimi ynë është begatimi i shqiptarëve. Shqipëria nuk është e madhe vetëm në fushën e energjisë. Shqipëria është po kaq e madhe në fushën e minierave. Ky vend ka rezerva botërore të mineraleve, nevojat për të cilat mbetet pothuajse e përjetshme. Shqipëria përsëri disponon rezerva kromi, të cilat pak vite më parë tërhoqën gjigantët e minierave në botë si Vankuver, etj.
Shqipëria ka rezerva po kaq të mëdha të nikelit, hekurit, hekur-nikelit, por Shqipëria ka edhe minerale të tjera, përfshi këtu tokat e rralla. Gjeologët shqiptarë kanë bërë studime shumë serioze, të cilat po myken në arkivat e fakulteteve apo bibliotekave. Studime që dëshmojnë se Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm minerale. Banka Botërore në vetvete ka sponsorizuar dhe ka ndërmarrë studime shumë serioze mbi potencialet minerare të Shqipërisë. Përpjekje serioze u bënë, por të gjitha përfunduan në duart e mafies. Ligji u shkartis, u shkatërrua. Oferta transparente u zhduk.
Me përpjekje, Shqipëria u anëtarësua në Iniciativën e Transparencës së Industrive Nxjerrëse pranë OKB. Shkelën të gjitha kushtet për të cilat ne u anëtarësuam. Por në qoftë se ka një fushë ku, përveç naftës dhe gazit, ku Made in Albania mund të jetë e nivelit botëror, janë mineralet, janë minierat që gjenden në të katër anët e këtij vendi. Në këtë kontekst, ne synojmë me projektin tonë Shqipëria Madhështore, të ofrojmë dhe të vendosim metodat më moderne të eksplorimit, studimit dhe shfrytëzimit të pasurive të pafundme minerale të ka vendi. Ne do bëjmë gjithçka që ato të përpunohen jo vetëm në pasurim apo shkrirje, por do bëjmë gjithçka që ato të shndërrohen në Shqipëri në pjesë prodhimi, në makineri prodhimi. Pra, Made in Albania do mbetet krenaria për shqiptarët," tha ai.
Berisha shtoi se te programi i PD për energjinë dhe burimet natyrore sheh Shqipërinë Madhështore të viteve që vijnë. Sipas tij fuqizimi i institucioneve tona kërkimore shkencore është kusht i domosdoshëm që këto pasuri të shfrytëzohen në mënyrë racionale dhe të shndërrohen në pasuri të vërteta për shqiptarët.
"Në këtë kuadër, mobilizimi i potencialit intelektual dhe ekspertizës më të mirë shqiptare dhe të huaj, është një objektiv i yni. Fuqizimi i institucioneve tona kërkimore shkencore është kusht i domosdoshëm që këto pasuri të shfrytëzohen në mënyrë racionale dhe të shndërrohen në pasuri të vërteta për shqiptarët. Mineralet, nafta, gazi, janë shfrytëzuar prej kohësh, por ka shfrytëzim e shfrytëzim. Ka shfrytëzim kolonial, ka shfrytëzim tjetër në të cilin në vendet e lira, këto pasuri shndërrohen në pasuri të qytetarëve, në shumë mënyra. Këtu synojmë ne.
Ne do i japim një rëndësi të jashtëzakonshme sektorit minerar. Do i japim një rëndësi të jashtëzakonshme shfrytëzimit të këtyre potencialeve, zbulimit të potencialeve të tjera, industrisë përpunuese. Këto shkojnë me njëra-tjetrën, energjia dhe minierat, mbështesin njëra-tjetrën. Dhe unë shoh në këtë program, shoh Shqipërinë Madhështore reale të viteve që vijnë. Ndaj dhe ju falënderoj shumë për këtë kontribut dhe ftoj të gjithë ekspertët, specialistët e këtyre fushave të një rëndësie shumë të madhe, të shprehin mendimet e tyre në mënyrë që ky program i paraqitur të pasurohet në të gjitha aspektet dhe të instalohet pas 11 majit me vendosmëri, përgjegjësi dhe saktësi, në mënyrë që të shënojmë gjithnjë e më shumë, të ecim gjithnjë e më shumë drejt Shqipërisë Madhështore. Në këto fusha, natyra dhe Zoti u ka dhënë gjithçka shqiptarëve. Mbetet në duart e tyre ta konkretizojnë Shqipërinë që duan,"shtoi Berisha.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë prezantimit të programit të PD-së për sektorin e 'Energjise dhe burimeve natyrore' u shpreh se do të vendosin praktikat më transparente për shfrytëzimin e burimeve të naftës dhe gazit në Shqipëri. Ai shtoi se një potencial tepër i madh është vendosja e një sistemi unik energjetik midis Shqipërisë dhe Kosovës. Sipas tij është 20 përqind përfitimi i dy vendeve.
Berisha tha se do të rikthehen te çmimi i energjisë 7 lekë kilovat orë për konsumatorin familjar dhe te çmimi 6 lekë për biznesin nga 18-24 që është sot. Sipas tij ky është një inkurajim i madh për suksesin e biznesit dhe klimën ndaj tij.
"Një potencial tepër i madh është vendosja e një sistemi unik energjetik midis Shqipërisë dhe Kosovës. Të paktën 20 përqind është përfitimi i dy vendeve. Prodhues energjie vetëm me qymyr, prodhues energji vetëm me ujë. Kombinimet dhe krijimi i një truri dixhital që i komandon si digat, ashtu edhe furrat, përbën një potencial tjetër të ri shumë të madh, shumë të rëndësishëm. Po atë e pengon mafia.
Ku lë mafia të lehtësohen qytetarët? Mafia shikon vetëm si të pasurohet vetë. Tre kabllo trans-Adriatike janë licencuar gjatë viteve 2008, ja kjo që firmosi Eid Rama në Dubai. Një në Otranto, tjetra në Porto Romano, tjetra në Lezhë. U harruan, asgjë... Ndaj dhe ne kemi besim të madh tek projektet e mëdha të prodhimit të energjisë. Ne kemi besim tek projektet që do mbështesin fuqishëm zhvillimin e Shqipërisë. Po mjafton të gazifikoje qytetet kryesore të vendit, nuk po them të gjithë vendin se është i mundur i gjithë vendi pa asnjë vështirësi, sot teknologjia të lejon të gazifikosh kudo, por mjafton të gazifikoje qytetet e mëdha, t’i bëje një kursim të madh se dihet se kostoja është më e ulët për ngrohje e gatim me gazin dhe më e leverdishme. T’i bëje një kursim të madh, një fitim të madh me energjinë elektrike që shpenzohet për këto qëllime.
Absolutisht asgjë, koha ndaloi për ta. Koha funksionoi vetëm për të vjedhur, për të vjedhur, për të vjedhur. Pra, në rast se ka një fushë ku ne do të vendosim Shqipërinë Madhështore shpejt, është kjo fushë. Po fushë ama që lehtëson çdo qytetar, që lehtëson çdo biznes. Ne rikthehemi te çmimi i energjisë 7 lekë kilovat orë për konsumatorin familjar. Rikthehemi te çmimi 6 lekë për biznesin nga 18-24 që është sot. Dhe ky është një inkurajim i madh për suksesin e biznesit dhe klimën ndaj tij. Rezervat e Shqipërisë janë të mëdha në gaz dhe naftë. Janë të pamohueshme. Gjithnjë ky vend ka mikluar dhe ka tërhequr kompanitë më të mëdha të botës. Kanë ardhur, kanë ikë, por interesi po këtu është.
Një vend që ka fushën më të madhe të naftës onshore, nuk mund t’i largohen. Edhe në qoftë se largohen, prapë kthehen. E rëndësishme është që ne të bëjmë çdo gjë që të vendosim praktikat më transparente në kërkimin, zbulimin, shfrytëzimin e burimeve energjetike të naftës dhe gazit në Shqipëri," tha ai.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë prezantimit të programit të PD-së për sektorin e 'Energjise dhe burimeve natyrore' u shpreh se me shpejtësi do i rikthehen së pari nxitjes së prodhimit nga të gjitha burimet e pashtershme të Shqipërisë. Ai theksoi se ligji që miratuan për ndërtimin e HEC-eve ndezi në Shqipëri garën e ndërtimit të tyre ndër më të fuqishmet që ka pasur ndonjë vend.
Berisha tha se PD do të riktheht në ndërtimin e hidrocentraleve të mëdha, të mesme, të vogla dhe shumë të vogla. Sipas tij Shqipëria duhet të jetë një eksportues i fuqishëm energjie dhe jo burimet e saj të pashterrshme të atë mos marrin vlerën që meritojnë.
"Ne sigurisht që e kemi qendror energjinë dhe rolin e saj. Dhe me shpejtësi do i rikthehemi së pari nxitjes së prodhimit nga të gjitha burimet e pashtershme të Shqipërisë. Ligji që ne miratuam për ndërtimin e HEC-eve ndezi në Shqipëri garën e ndërtimit të tyre ndër më të fuqishmet që ka pasur ndonjë vend. Ligj i drejtë, ligj transparent, ligj i ndershëm. E përmbysën dhe e zëvendësuan me praktikat e pakërkuara, praktikat kryekëput korruptive.
Pra, ne u rikthehemi për një Shqipëri Madhështore të gjitha burimeve që kemi. Përsëri kemi burime të shumta ujore të pashfrytëzuara, të mëdha sepse ndaloi ritmi. Jo, ne do rikthehemi ndërtimit hidrocentraleve të mëdha, të mesme, të vogla dhe shumë të vogla. Me praktikat më të shpejta, më të leverdishme. Ne kemi një platformë që të mundësojmë të kreditojmë, të financojmë ndërtimin e qindra e qindra HEC-eve e në mos më shumë. Ne kemi një platformë në të cilën ne do inkurajojmë sektorin privat të investojë me përparësi në burimet ujore, eolike, diellore të vendit.
Por, ne do nxisim prodhimin e energjisë nga gazi, termocentralet. Shqipëria duhet të jetë një eksportues i fuqishëm energjie dhe jo burimet e saj të pashterrshme të atë mos marrin vlerën që meritojnë. Ka një vend, mund të jenë shumë, por një di unë, që i furnizon qytetarët e saj me ujë falas, krenarisht. Austria. Pas Austrisë, Shqipëria nuk po them të japë energjinë falas, por mund ta japë absolutisht me çmimet më të arsyeshme që mund ta japë një vend tjetër. Kaskada është një mrekulli e vërteta. Kaskada jep mundësi, që në qoftë se e përdor jo për ta vjedhur siç bëjnë këta, kanë krijuar kompanitë e tyre që ua shesin energjinë dhe pastaj ato dalin e shesin me çmimin e bursës," tha Berisha.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë prezantimit të programit të PD-së për sektorin e 'Energjise dhe burimeve natyrore' u shpreh se prodhimi në cend po bie nga semestri në semestër. Sipas tij vetëm nga viti 2023 në vitin 2024 eksportet kanë rënë me 32 %.
Ai theksoi se vetëm një Shqipëri Madhështore do mund të japë përgjigjen më të shkëlqyer, problemeve të mëdha të akumuluara. Berisha tha se po të kthehemi pak vite mbrapa u licencuan me një praktikë më transparente që ekzistonte, u firmosën kontrata për ndërtimin e 432 hidrocentrale.
"Shqipëria po shterron. Ka 6 semestra që prodhimi në këtë vend, bie nga semestri në semestër. Vetëm nga viti 2023 në vitin 2024 eksportet kanë rënë me 32 %. Vetëm kursi i këmbimit, narkoeuro, nuk është kurs këmbimi, është euro e helmuar nga kokaina e trafikantëve. Vetëm ajo rrëzon përdhe eksportet e vendit, i godet ato me 38%. Pra, Shqipëria për PD-në dhe koalicionin ‘Shqipëria Madhështore’, vetëm një Shqipëri Madhështore do mund të japë përgjigjen më të shkëlqyer, problemeve të mëdha të akumuluara.
Por a jemi ne realistë në këtë? Jemi shumë realistë, sepse po të kthehemi pak vite mbrapa, me moton ‘Shqipëria superfuqi e vogël rajonale e energjisë së rinovueshme’ u licencuan me një praktikë më transparente që ekzistonte, u firmosën kontrata për ndërtimin e 432 hidrocentrale. Në total një investim prej 5 miliardë euro.
Por përveç kësaj, Shqipëria ka potenciale të mëdha diellore. Koha ndaloi, dhe më keq se ndaloi në 12 vite për energjinë. Kanë ndërtuar gjithsej me kontratat e tyre, disa parqe të vogla që shkojnë apo jo, 50-60 megavat në tërësinë e tyre, në një kohë që Shqipëria është një nga vendet më me diell të të gjithë rajonit. Platforma të erës së këtij vendi, janë të nivelit evropian, nga Shëmria e Kukësit gjer në Tepelenë. A kanë instaluar kund apo jo, 1 turbinë ere.
Koha ka ndaluar dhe ka ecur mbrapa në këto 12 vite. Anuluan sa erdhën kontratat, dekurajuan bankat të cilat me pasion të veçantë kreditonin HEC-et në Shqipëri, sepse e vërteta është se leverdisshmëria e tyre, ose rikthimi i investimeve arriti në nivelet që ishte për TEC-et dhe bankat kreditonin pa kundërshtira. I morën që ti vilnin gjithçka. Po të cilësonin moton e tyre në energji, para së gjithash vjedhje, vjedhje dhe vetëm vjedhje. Vjedhjet në energji, garantojë qytetarët shqiptarë se tejkalojnë vjedhjet në çdo sektor tjetër," tha ai.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë prezantimit të programit të PD-së për sektorin e 'Energjise dhe burimeve natyrore' u shpreh se fusha e energjisë, e pasurive natyrore dhe mineraleve janë objektiv kryesor i tyre. Berisha tha se Shqipëria është vend me një potencial të jashtëzakonshëm të energjisë së rinovueshme dhe tani edhe të energjisë termike.
Ai theksoi se në vitin 2006-2007 patën deklaruar Shqipëria superfuqi e vogël e energjisë së rinovueshme në rajon, tani këtë e vogël mund ta heqin dhe në projektin ‘Shqipëria Madhështore’, pasi sipas tij vendi ynë mund të bëhet realisht një superfuqi energjetike në rajon. Berisha tha se në programin e tyre duan që Shqipërinë ta shndërrojmë në një superfuqi energjetike të rajonit, në të cilin përfituesit më të parë do të jenë qytetarët shqiptarë.
"Së pari, ju përshëndes shumë përzemërsisht ju, ekspertëve të shquar të këtyre fushave të një rëndësie të jashtëzakonshme, për të sotmen dhe të ardhmen e Shqipërisë. Përshëndes panelistët për ekspozetë e shkëlqyera dhe departamentin për punën e madhe që ka bërë. Të dashur miq!
Ne kemi shpallur si objektiv kryesor të programit tonë ‘Shqipërinë Madhështore’. Por theksoj këtu se nëqoftëse ka një fushë në të cilën ky program, ky objektiv ka themelet më të forta dhe më të sigurta, është fusha e energjisë dhe fusha e pasurive natyrore, mineraleve, mbasi Shqipëria është vend me një potencial të jashtëzakonshëm, energjetik, të energjisë së rinovueshme dhe tashti edhe të energjisë termike.
Kështu që nëqoftëse ka një fushë ku shqiptarët mund të ëndërrojnë ‘big’, mund të kenë ëndërra të mëdha është fusha e energjetikës. Por edhe nëqoftëse ka një fushë e cila është themelore për zhvillimin e të gjitha fushave të tjera është fusha e energjisë. Në rast se, nga viti jo i afërt tashmë, 2006-2007 patëm deklaruar Shqipëria superfuqi e vogël e energjisë së rinovueshme në rajon, tani këtë e vogël mund ta heqim dhe në projektin ‘Shqipëria Madhështore’, Shqipëria mund të bëhet realisht një superfuqi energjetike në rajon. Dhe do të bëhet.
Në programin tonë, ne duam që Shqipërinë ta shndërrojmë në një superfuqi energjetike të rajonit, në të cilin përfituesit më të parë do të jenë qytetarët shqiptarë. Ne duam të përdorim çdo burim energjie për të ua shitur shqiptarëve më lirë energjinë. Ky është një qëllim madhor i yni.
Por ne do të përdorim çdo burim energjie, për të shumëfishuar prodhimin e saj dhe për ta eksportuar. ‘Made in Albania’ do të jetë motoja e krenarisë kombëtare. Shqiptarët duhet të krenohen me markën ‘Made in Albania’ me prodhimin ‘Made in Albania’," tha Berisha.