LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Dy qeveritë mblidhen në Mal të Zi, firmoset projekti për Urën e Bunës, Rama: Open Balkan rijetëzoi Procesin e Berlinit. Abazoviç: U morën masa për rastin 'Milo' (PIKAT)

• Dy qeveritë e Shqipërisë dhe Malit të Zi u mblodhën sot në Podgoricë në një takim disa orësh që u finalizua me firmosjen e 10 marrëveshjeve me rëndësi, mes tyre edhe ajo për ndërtimin e Urës së Bunës, një rrugë e re kalimi që do të lidhë Ulqinin me Velipojën. • Në priotjen e zhvilluar në Podgoricë në ndërtesën e re të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi, Edi Rama dhe Dritan Abazoviç shoqëroheshin nga dy kabinetet. • Në fund të mbledhjes që zgjati 3 orë, dy liderët dolën në një konferencë të përbashkët ku ndanë me gazetarët përfundimet e takimit. • Rama njoftoi se në qershor Open Balkan do të zhvillohet në Mal të Zi ndërsa në vjeshtë, Procesi i Berlinit do të mbahet në Shqipëri. Rama e Abazoviç e quajtën të dy nismën e "Ballkanit të Hapur" si rijetëzuese të Procesit të Berlinit. • Të dy dënuan incidentin e dhunimit të Petraq Milos për të cilin, Abazoviç tha se janë marrë të gjitha masat. 

20 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

VIDEO- Rama në Podgoricë, Abazoviç: Dona me të prit si Titon

Dy qeveritë mblidhen në Mal të Zi, firmoset projekti për
Edi Rama, Dritan Abazovic

PODGORICË- Kryeministri Edi Rama është pritur me ceremoni zyrtare në Podgoricë, aty ku mori pjesë në mbledhjen e përbashkët të dy Qeverive. Rama u takua me kryeministrin Dritan Abazoviç, i cili e shoqëroi në çdo takim, deri në momentin e konferencës së përbashkët.

Në një video që qarkullon në rrjet, dëgjohet Abazoviç duke i thënë se si do ia bëjnë pritjen. 

"Dona me të prit si Titon" 

@tv_teuta Rama pritet me nderime shtetërore në Podgoricë #rama # abazoviq #podgorica ♬ original sound - Tv Teuta

Në këtë mbledhje u nënshkruan një sërë marrëveshjesh, të cilat janë me rëndësi për avancimin e bashkëpunimit dypalësh.

1 VITE ME PARE

Rama: Në qershor "Open Balkan" në Mal të Zi, në vjeshtë Shqipëria pret "Samitin e Berlinit"

Dy qeveritë mblidhen në Mal të Zi, firmoset projekti për
Edi Rama, kryeminister

PODGORICE- Kryeministri Edi Rama njoftoi nga Mali i Zi se në vjeshtë, Shqipëria do të presë liderët e vendeve të rajonit në zhvillimin e samitit të Berlinit, ku do të marrë pjesë edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz. Në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç, Rama tha se data do të përcaktohet pas vizitës së tij në Berlinit dhe takimit me kancelarin. "Data do të vendoset më vonë, pasi unë të vizitoj Berlinin."-tha Rama. 

"Unë dëshiroj ta falënderoj Kryeministrin për angazhimin e tij në vetë të parë për të gjithë këtë proces, ashtu sikundër dëshiroj ta falënderoj edhe për shprehjen e dëshirës për të organizuar një samit të Ballkanit të Hapur në qendër këtu në Mal të Zi, ndërkohë që procesi i Berlinit do të ketë samitin e vet në Tiranë në fillim të vjeshtës, data do të përcaktohet në takimin që do të kem me Kryeministirn Scholtz së shpejti në Berlin”, tha Ram, duke njoftuar kështu edhe mbajtjen e Open Balkan në Mal të Zi në muajin qershor.

Ndërkohë që kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç tha se Ballkani i Hapur i ka dhënë më shumë rajonit dhe ka vënë në jetë Procesin e Berlinit. Abazoviç konfirmoi pjesëmarrjen por tha se "nuk ka patur ndonjëherë diçka të re". 

"Ja do të tentoj të përgjigjem shkurtimisht. Unë jam firmëtar i Open Balkan. Ai ka jetësuar Procesin e Berlinit dhe ne e ekemi ratifikuar. Kjo përbën interes. Nëse do të ketë samit, ne do të marrim pjesë. Nuk ka patur asgjë të re. çdo bashkëpunim rajonal i kontribuon paqes dhe stabilitet. Nuk ka koka, ka koka vetëm kur njëri tjetrin e shohim si armiq."-tha Abazoviç./Dosja.al

1 VITE ME PARE

Rama: Lumi Vjosa mbeti i fundit i egër sepse Evropa i zbuti të vetët. Do e shpallim Park Kombëtar, por me Ballkan të Hapur

Dy qeveritë mblidhen në Mal të Zi, firmoset projekti për
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është shprehur se lumi Vjosa do të shpallet Park Kombëtar. Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç, Rama tha se ky vendim është marrë nga qeveria shqiptare pa pasur nevojë për ardhjen e ekspertëve evropianë që tu thotë se është lumi i fundit dhe i egër në Evropë. Gjithsesi, Rama tha se kjo gjë do të bëhet me Ballkan të Hapur dhe jo të 'vrenjtur'.

Pjesë nga deklarata e Ramës:

Të shkuarën s'e ndryshojmë dot, ne jemi gjendur para faktit të kryer dhe kemi bllokuar të tretin nga...por nuk e di sa ju ngushëllon që kemi trashëguar të njëjtën situatë në shumë vende të Shqipërisë, duke filluar nga lumi i Valbonës që është një nga perlate vendit tonë, ku kishte filluar procesi për 12 të tillë. Ne mundëm t'i bllokojmë, por vijojmë me Vjoisën. Kemi qenë të parët që e ngritëm çështjen e Vjosës, nuk pritëm që të vijnë nga Evropa që të na thonë ky është lumi i fundit i egër. Por pse mbeti i fundit ky? Sepse ata i zbutën lumentjë e tyre. Kemi marrë masa që të shpallet Park Kombëtar, ceremonia do të mbahet shumë shpejt. Kemi dy projekte peshqesh nga e shkuara dhe duhet t'i presim me buzëqeshje e Ballkan të Hapur se me Ballkan të vrenjtur na thonë që s'bëhemi me këta se janë në të shkuarën. 

1 VITE ME PARE

Rama: Mos kërkoni dorë të fshehtë në "Open Balkan", asnjë marrëveshje nuk del nga korniza e Procesit të Berlinit

Dy qeveritë mblidhen në Mal të Zi, firmoset projekti për
Edi Rama, kryeminister

PODGORICE- Kryeministri Edi Rama iu kërkoi gazetarëve të pranishëm në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç të mos kërkojnë "dorë të fshehtë" në nismën e Ballkanit të Hapur. Rama tha se nisma nuk ka dalë përtej kornizës së Procesit të Berlinit, por sipas tij "shkurton" burokracitë e pritjes së mbërritjes së kancelarit. Rama tha se Ballkani i Hapur ka vënë në jetë disa marrëveshje që deri më sot nuk ishte bërë asgjë. 

Edi Rama: Unë nuk thashë në Podgoricë se nuk është caktuar qyteti, por shpresoj diku pranë detit. Ndërkohë që poashtu thashë se kryeministri ka shprehur dëshirën për ta bërë këtë dhe u mundova të them dy herë mos kërkoni asnjë lloj dore të fshehtë në nismën e Ballkanit të Hapur. Mos shihni pas Ballkanit të Hapur as kinezë as rusë e as marsianë, e as gjermanë. Kjo është nismë e jona për të jetëzuar dhe zbatuar parimet dhe objektivat e Procesit të Berlinit. Kur ishim në Berlin, që ne e vlerësojmë shumë këtë proces, Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut rifirmosën marrëveshje që ne i kishim firmosur më herët. Nuk di asnjë marrëveshje të Ballkanit të Hapur që nuk është në kornizën e Procesit të Berlinit. është thjesht kalimi nga ardhja e kancelarit dhe bërja e diskutimit se ku jemi e ku do shkojmë, deri te hera tjetër për të jetësuar gjërat që vendosim. Pse deri kur nisi Ballkani i Hapur, nuk ishte realizuar asnjë marrëveshje?! Zero. Se për këtë është Ballkani i Hapur. Kush do të shohë, rusë, kinezë dhe marsianë është i lirë ti shikojë, nuk ka asnjë problem. Ndërkohë që BH është një rrugë më e lehtë për ata që thonë pa kushte, pa diskutime, eja firmos se ndryshe je jashtë. Pse duhet lënë vetja deri në këtë pikë?/Dosja.al

1 VITE ME PARE

Dhunimi i Petraq Milos, Rama: Abazoviç ndoshta do të donte që t'i pushkatonte policët, por dënimi me vdekje është hequr! Dritani mori çdo masë me klas

Dy qeveritë mblidhen në Mal të Zi, firmoset projekti për
Edi Rama

PODGORICË- Kryeministri Edi Rama është shprehur se Shqipëria dhe shqiptarët e Malit të Zi nuk janë shqetësuar aspak dhe nuk janë të tensionuar për dhunimin e Petraq Milos, kryetari i Komisionit të Ekonomisë në Partinë e Lirisë. Në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç, Rama tha se masat janë marrë me 'klas' dhe 'xhentilesë' nga ana e homologut të tij. Ai shtoi se ekzagjerimet për rastin në fjalë janë bërë nga ata njerëz që u ka mbetur pishman që s'janë bërë dëshmorë dhe që ndezin 'zjarrin e nacionalizmit', referuar Opozitës në Shqipëri. Me tone humori, Rama tha se vetë Abazoviç ndoshta do të donte t'i pushkatonte ata policë që dhunuan Milon, por që dënimi me vdekje është hequr. 

Pjesë nga fjala e Ramës: 

Unë s'dua të bëj polemikë, por nga e nxirrni ju nga Tirana që të gjithë shtetasit shqiptarë në Malin e Zi janë të shqetësuar dhe që Shqipëria ka një shqetësim të thellë. Dua ta përsëris, unë nuk mendoj kështu. Arsyeja kryesore sepse të gjithë duhet të ndjehen të qetë në këtë marrëdhënie është se gjithçka mes nesh është 100% poziitve, nuk ekziston asgjë që ushqen këtë lloj sjelljeje. Sigurisht që ato bëjnë lajm patjetër dhe shumë mirë që bëjnë lajm sepse duhen marrë masa. Këto janë raste tipike që kinse patriotët dhe ata që jetojnë me pishmanin që nuk u është dhënë shansi të bëhen heronj, janë gati të ndezin zjarrin. Unë nuk jam shprehur sepse është një rast sporadik. Më ka mjaftuar fakti që që në rastin e parë që e kam marrë në telefon, i kishte bërë të gjitha gjërat që duheshin, kërkimi i ndjesës për profesorin dhe marrjen e masave. E gjitha kjo është bërë me klas, me xhentilesë dhe korrektësi. Pyetja pa dashje është kur do pushkatohen ata që e bënë këtë punë. Nën dijeninë time e kanë heqr dënimin me vdekje Mali i Zi sepse është në Këshillin e Evropës. Unë e di që Abazoviç do të donte edhe t'i pushkatonte, por nuk e bën dot.

Profesori Petraq Milo u dhunua më 15 janar. Pas videos së publikuar ku shihej dhuna e efektivëve të Malit të Zi kundrejt Milos, është bërë me dije se Prokurori i Ulqinit urdhëroi policinë që të arrestojë efektivët Nikolla Boljeviç dhe Dragan Shqekiç, të cilët u morën në pyetje, kërkuan falje dhe më pas u liruan.

1 VITE ME PARE

Projektin për Urën e Bunës, Rama nga Mali i Zi: Nesër publikohet skica, garë ndërkombëtare e të dy vendeve

Dy qeveritë mblidhen në Mal të Zi, firmoset projekti për
Edi Rama, kryeminister

TIRANE- Kryeministri Edi Rama konfirmoi se projekti për ndërtimin e Urës së Bunës që do të lidhë Ulqinin me Velipojën do të publikohet nesër. Rama tha se projekti është ambicioz dhe do të paguhet nga të dy qeverit. Rama tha se ura është një sfidë për turizmin e zonës, ndërsa shtoi se me lidhjen finale të "Korridorit blu", një tjetër vizion do ti hapet kësaj zone.

Edi Rama: Kush e pyet shqip i përgjigjet shqip, kush e pyet malazezisht i përgjigjet malazezisht, por Dritani është fenomen i rrallë. Por me aq sa e njoh unë, nuk i ngatërron gjuhët si këmbët kur ecën. Unë po ju përgjigjem shqip, në të vetmen gjuhë që i njoh këtij rajoni. Faleminderit njëherë, pyetja më bëri të ndihem si në shtëpi, edhe në Shqipëri gazetarët pyesin direkt sa kushton. Ky projekt do të paguhet nga të dyja qeveritë, është një projekt me vlerë të jashtëzakonshme sepse më në fund do të lidhë dy anë të një kufiri që është 300 metra, ndërsa në realitetin e hidhur të fqinjësisë sonë, ka edhe të papritura, siç e tregoi rasti i profesor Milos. Përsa i përket zbatimit, projekti është ndërtuar për herë të parë, dy qeveritë do të hapin një garë ndërkombëtare me një komision të përbashkët kështu që të dyja ekipet juridike, të dy ekipet do të angazhohen për të nënshkruar procedurën, për komisionin e përbashkët të kësaj gare. Do të përcaktohet fituesi dhe do të ndërtohet ura. Projektin do e prezantojmë nesër sepse e kemi gati dhe do e shihni se është një projekt ambicioz. Ka sfidën e vetë për zonën. Shtoj edhe diçka për territorin. Për ne është shumë e vlefshme kjo urë, sepse edhe me ndërtimin e rrugës nga Shëngjini në Velipojë dhe me këtë lidhje, rritet lëvizshmëria dhe fitojmë shumë në industrinë tonë. Por kjo urë nuk zëvendëson urën tjetër kur të bëhet lidhja e plotë e korridorit blu. Koha do ta provojë që ky është një projekt i domosdoshëm për ta vizionuar të gjithë zonën kufitare. Kjo është zonë fantastike, e bukur dhe delikate. /Dosja.al

1 VITE ME PARE

'Çalojmë tek koordinimi'/ Rama: Na duhet Ballkani i Hapur për të rregulluar këto probleme

Dy qeveritë mblidhen në Mal të Zi, firmoset projekti për
Edi Rama

PODGORICË- Kryeministri Edi Rama pranoi para të pranishmëve se komunikimi është problem në qeverinë shqiptare dhe në atë malazeze. Gjatë konferencës së përbashkët me Abazoviç, Rama u shpreh se arsyeja se përse duhet 'Ballkani i Hapur' është që të sheshojë këto probleme që gjenden edhe në ministri. 

'Mali i Zi, është bërë një vend lider dhe shembull në rajon në këtë aspekt, është e pabesueshme që ne nuk kemi vënë në shfrytëzim liqenin. Është 0 e shfrytëzuar, në mos nga disa që hedhin dinamit për të vrarë peshq të pafajshëm. Eshtë një situatë që ne duam ta përmbysim, pse nuk e kemi bërë dot deri tani, pasi problematika është tek koordinimi. Ne nuk e kemi kulturën e koordinimit, as brenda për brenda, nuk e di për te Mali i Zi, po nuk besoj të jetë ndryshe. Edhe ministri me ministri kanë kulturën e Republikave, jo sikur janë dy ministri në një qeveri. Kjo është sfida. Kjo është arsyeja pse duhet Ballkani i Hapur, pa ato nuk ka Paris, Bruksel që na shpëton. Se Moskë e Kinë jo e jo, nuk e gjeni.'- tha Rama.

1 VITE ME PARE

Abazoviç ndan projektin për Urën e Bunës: Antalia e re! 20 mln euro, financimi do të ndahet 50/50, pagesa do të ndahet në disa këste

Dy qeveritë mblidhen në Mal të Zi, firmoset projekti për
Pamje nga konferenca

PODGORICA- Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ndau projektin për ndërtimin e Urës së Lumit Buna. Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Abazoviç tha se ura e Bunës do të kushtojë 20 milionë euro dhe financimi do të bëhet nga buxheti i shtetit. Pagesa do të ndahet në mes mes të dy vendeve ndërsa pagesa do të bëhet me këste.

Dritan Abazoviç: Kjo ishte marrëveshja, i kemi treguar disa animime. është pak i shtrenjtë, do të kushtojë rreth 20 mln euro, do të financohet nga buxheti kapital. Kemi edhe mjete rezervë për këtë. Do të ndahet në mes çmimi. Pagesa do të bëhet në disa vite, të mos jetë ngarkesë për të dy vendet tona, 73 km mes Ulqinit dhe Velipojës janë, ura është vetëm 100 metra. Do shikojmë diçka më efektive se kaq. Marrëveshja do të paguhet 50/50, është diçka e rregulltë. Pala shqiptare na ka liruar goxha, do të hapim tenderin, në aspektin financiar për 3 vite mund të paguhet edhe nga administrata jo nga buxheti. Kemi kaluar një fazë të rëndësishme, Komisioni ndërshtetëror do të vazhdojë punën me tenderin. Do të mund të akodomoheni në plazhin e madh dhe të shkoni një vizitë ditore në Shqipëri. Plazhi i madh është aty. Edhe Shqipëria ka plazhin e vetë, pse të mos mendoj dikush për një Antalia të re në këtë zonë. Punimet nuk janë aspak të vështira sepse terreni është fushor. Do të hapet një vizion i ri./Dosja.al

 

1 VITE ME PARE

Takimi Vuçiç-Kurti në Bruksel, Abazoviç: Të pranohet plani franko-gjerman. Rama: Mos prisni që ndërkombëtarët t'ju kapin për veshi

Dy qeveritë mblidhen në Mal të Zi, firmoset projekti për
Edi Rama dhe Dritan Abazoviç

PODGORICË- Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij në Malin e Zi mendojnë se Kosova e Serbia duhet t'i thonë 'po' planit franko-gjerman në Bruksel. Në një konferencë të përbashkët në Podgoricë, Rama e Abazoviç thanë njëzëri se dialogu është rruga e vetma që mund të sjellë paqe në Ballkan. Kreu i qeverisë shqiptare tha se Albin Kurti e Aleksandër Vuçiç nuk duhet të kishin pritur që ndërkombëtarët t'i kpanin 'për veshi'. 

Pjesë nga konferenca:

Dritan Abazoviç: Faleminderit, sot kemi dy takime të rëndësishme. Ky mesazh që nisëm sot nga Pogdorica është i vlefshëm dhe për të gjitha shtetet. Plani franko-gjerman është një plan i mirë sepse duhet të kemi normalizim. Normalisht nuk është për shtetin tonë dhe ne nuk kemi të drejtë të themi se çfarë duhet pranuar apo jo, por kështu mendoj. Në fund menoj se çdokush duhet të jemi të dobishëm nëse bëjmë diçka që kërkojnë ndërkombëtarët. Do të humbin të gjithë vazhdon me status quo-në që ekziston deri më tani. Ne mbështesim dialogun dhe marrëveshjen, ardhmërinë dhe gjithçka që është pro evropës. Ne nuk mbështesim politikën e dëmeve, nuk e mbështesim këtë gjë. Jam i sigurtë që edhe liderët e tjerë qe kuptojnë këtë gjë, sa më shpejt të ndodhë, aq më mirë. Ne mbështesim dialogun e bashkëpunimin. 

Edi Rama: Shqipëria nuk është superfuqi siç është BE apo SHBA-të. Në këndvështrimin tim as Mali i Zi nuk është. Kjo gjë u takon palëve në dialog. Jnaë ata që vendosin, janë ata që paguajnë kostot e vendimmarrjeve të gabuara. Nuk ka asnjë rrugë tjetër, çdo rrugë tjetër është iluzion që i krijohet popullit për politikë, vota dhe luftëra të brendshme. Nuk ka lidhje me të ardhmen. Unë dua shumë të shpresoj dhe jam me gjithë zemër dhe mendjen, i angazhuar që të lutem që çështja mes Serbisë dhe Kosovës të hyjë në rrugën e një dialogu pa kthim. Mos prisni që ndërkombëtarët t'ju kapin për veshi. 

1 VITE ME PARE

Hekurudha, Korridori Blu dhe gazsjellësi jonian, Rama thirrje Malit të Zi: Duhet punë për thithjen e fondeve

Dy qeveritë mblidhen në Mal të Zi, firmoset projekti për

PODGORICË- Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje Malit të Zi që të punojë më tepër për tërheqjen e findeve ndërkombëtare. Në një konferencë të përbashkët në Podgoricë, me Dritan Abazoviç, Rama tha se Mali i Zi duhet ta shtyjë më para procesin e thithjes së fondeve. Ai shtoi se kjo gjë do të sjellë përparimin e projekteve, si Korridori Blu e Hekurudhën.

"Lajmi tjetër është që ka filluar puna për konsorciumin mes Shqipërisë, Malit të Zi, Bosnje Hercegovinës e Kroacisë, për gazsjellësin jonian që duhet të përshpejtohet sepse kalon në shumë kufi. Ne kemi probleme kur ndërtojmë një vepër brenda kufijve tanë, imagjinoni sa sfiduese është ta ndërtojmë atë jashtë kufijve tanë. E treta është dakortësia për të fuqizuar më tutje bashkëpunimin për thithjen e fondeve, kemi rënë dakort për të thelluar punën për Korridorin Blu dhe për hekurudhën. Financueshmërua bëhet më e vështirë. E fundit që kam por jo për nga rëndësia, është që ky potencial i jashtëzakonshëm bazohet në një histori kuptimplotë mes dy anëve të kufirit. E kam thënë dhe njëherë tjerë. Deri në vitin 1945 lëvizej përmes liqenit dhe në arkivën e fotografive ka plot foto të dinastisë Marubi që qarkullonin njerëz nga Liqeni,"- tha Rama ndër të tjera. 

1 VITE ME PARE

Rama komenton dhunimin e Petraq Milos nga efektivët e Malit të Zi: Abazoviç kërkoi ndjesë, mund t'i kishte ndodhur dhe atij, por s'e ngatërrojnë nga krifsha

Dy qeveritë mblidhen në Mal të Zi, firmoset projekti për
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama thotë se dhunimi i Petraq Milos nga efektivët e kufirit në Malin e Zi është trajtuar me mjaft xhentilesë nga kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç. Në një konferencë të përbashkë me homologun e tij në Malin e Zi, Rama tha se kjo gjë mund t'i kishte ndodhur edhe vetë Abazoviçit me policët shqiptarë, por ai nuk ngatërrohet lehtë nga krifsha, referuar flokët të kryeministrit malazez. Rama tha se duhet bërë dhe hapja e kalimit përmes ujit mes dy vendeve, që të mos ketë incidente të tilla dhe që njerëzit të mos futen me njohje në mënyrë që të mos ndalohen nga policia. 

"Një nga rrëfimet e gjyshes time ishte që në Mal të Zi shkohej me lundrim. Sot nuk e kemi këtë gjë akoma dhe kemi vendosur që të hapim rrugën përmes një jahti të kryeministrit të Malit të Zi. Kjo sepse kushdo që të kalojë duhet të shkojë të marrë një leje dhe të presë 24 orë. Kur të futet në Shqipëri duhet të hyjë fshehurazi, me mbështetje deputetësh që të mos e kapë policia. Dua ta falenderoj për faktin që që në sekondin e parë të daljes së asaj videos i ka kërkuar ndjesë profesorit. Janë marrë të gjitha masat. E gjitha kjo është bërë me një xhentilesë maksimale dhe me një urtësi maksimale. Jnaë raste që ndodhin, u ndodhin dhe shqiptarëve me policinë shqiptare apo malazezëve me policinë malazeze. Këto janë rastet që mezi i presin për të ndezur flakën e nacionalizmit dhe për të kërkuar që të ndërpriten marrëdhëniet diplomatike. Ndaj na duhet më shumë bashkëpunim rajonal,"- tha Rama. 

1 VITE ME PARE

Ndërtimi i urës mbi Bunë, Rama: Me fonde të përbashkëta, i keni pagat më të larta ju Dritan, nuk shkon ta paguajmë ne

Dy qeveritë mblidhen në Mal të Zi, firmoset projekti për
Edi Rama dhe Dritan Abazoviç

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është shprehur se projekti i urës mbi lumin Buna do të paguhet me fonde të përbashkëta. Në një konferencë të përbashkë me kryeministrin e Malit të Zi, Rama tha se Mali i Zi i ka pagat më të larta, kështu që mund të presë ta paguajë Shqipërisë. 

"Më vjen mirë që sot kemi firmosur marrëveshjen për ndërtimin e Urës mbi Bunë, që e kthen distancën mes vendeve në 300 metra, nga dhjetëra kilometra që ishte një absurdutet. Kjo nuk është një marrëveshje e thjesht, është një marrëveshje jetësore, e një projekti të realizuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, projektin e realizimit e kemi bërë me fondet tona, ndërsa me fondet e përbashkëta do bëjmë urën sepse siç i thashë dhe Dritanit, ju këtu i keni rrogat më të larta se ne dhe nuk shkon që t'ua paguajmë urën,"- tha Rama. 

1 VITE ME PARE

Rama: Në qershor mbahet Samiti i Ballkanit të Hapur në Malin e Zi, të gjithë liderët janë të ftuar. Procesi i Berlinit e ka radhën në vjeshtë

Dy qeveritë mblidhen në Mal të Zi, firmoset projekti për
Edi Rama

MALI I ZI- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në qershor do të mbahet Samiti i Ballkanit të Hapur në Malin e Zi. Gjatë një deklaratë për mediat, Rama ka theksuar se në takimin e Ballkanit të Hapur do të jenë të ftuar të gjithë liderët që të marrin pjesë. Ndërkohë që takimi për Procesin e Berlinit do të bëhet në vjeshtë.

"Unë dëshiroj ta falenderoj kryeministrin për angazhimin e tij në vetë të parë për të gjithë këtë proces ashtu sikundër dëshiroj ta falenderoj që shprehu dëshirën për të organizuar një Samit të Ballkanit të Hapur në qeshur, këtu në Malin e Zi, ndërsa Procesi i Berlinit do të ketë Samitin e tij në vjeshtë. Unë kmëbëngul që Ballkani i Hapur është i domosdoshëm për të jetësuar me një ritëm më të shpejtë të gjitha ato që janë parime dhe kërkesa që burojnë nga Procesi i Berlinit. Të gjithë do të ftohen që të jenë pjesë. Janë dy nisma komplementare, të cilat kanë nevojë për njëra-tjetrën. Nuk mund të mjaftohemi me lidershipin e Berlinit me një proces që është i Ballkanit. Duhet të vëmë planet e përbashkëta në punë. Kur vjen puna tek jetësimi, ky është problemi ynë kryesor. Më vjen mirë që sot kemi firmosur marrëveshjen për ndërtimin e Urës mbi Bunë, që e kthen distancën mes vendeve në 300 metra, nga dhjetëra kilometra që ishte një absurdutet," tha Rama.

1 VITE ME PARE

Konferenca nis me probleme, Rama nuk dëgjohet në sallë, kryeministri: Dhe unë të ndezur e kisha dritën

Dy qeveritë mblidhen në Mal të Zi, firmoset projekti për
Edi Rama

PODGORICË- Konferenca mes kryeministrit Edi Rama dhe atij të Malit të Zi, Dritan Abazoviç nisi me probleme. Fjala e kryeministrit Edi Rama nuk u dëgjua në sallë. U desh ndihma e stafit, që më në fund zëri i Ramës të dëgjohej. Ai u shpreh se drita e mikrofonit ishte ndezur mirëpo tha me ironi se gishti i djalit është më i ndjeshëm. 

'Dhe unë të ndezur e kisha dritën po ky djali e kishte gishtin më të ndjeshëm'- tha Rama.

1 VITE ME PARE

Rama në konferencë nga Podgorica: Me Malin e Zi jemi më shumë se fqinjë! Kemi afrimitet vëllazëror

Dy qeveritë mblidhen në Mal të Zi, firmoset projekti për
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri shqiptar Edi Rama ka deklaruar se marrëdhëniet tona me malin e Zi janë më shumë se fqinjë. Pas përfundimit të mbledhjes së përbashkët, Rama për mediat ka theksuar se Shqipëria me Malin e Zi kanë afrimitet vëllazëror. Po ashtu Rama ka kujtuar vizitënq ë ka bërë në Kiev së bashku me Abazoviç.    

"Dëshiroj të shpreh falenderimet në emër të të gjithë delegacionit tonë, jo për formalizëm, por sepse edhe njëherë tjetër e kemi ndjerë ngrohtësinë e mikpritjes dhe afrimitetin vëllazëror mes nesh. Dua ta përsëris këtu edhe atë që thashë jatë mbledhjes, që Shqipëria he Mali i Zi janë më shumë se sa fqinj dhe mund të bëjnë shumë më tepër se ç'kanë bërë sot. Ne takohemi në një moment shumë sfidues për Evropën dhe vendet tona, në këtë kontekst, përveç sfidave të drejtpërdrejta, vlera e kësaj ngrohtësie dhe kësaj vëllazërie bëhet më e madhe. Bashkë kemi vizituar Kievin e Zelenskyy-n në respekt të mandatit tonë të dy kryeministrave që janë rreshtuar që në dakikën e parë të agresionit rus, në krah të Ukrainës. Të dy vendeve anëtarë të NATO-S, që janë të rreshtuar krah BE-së. Vizita jonë në Kiev dhe përpjekja e përbashkët janë themeli i një marrëdhënieje që do të vijojë. Lufta nisi për të gjunjëzuar Evropës përmes kthimit të energjisë në armë dhe nxitjes eksponenciale të inflancionit, ne kemi përjetuar dhe disa momente shumë të mira dhe drejt BE-së. Kemi parë dhe se si BE- ja është bërë më i ndjeshëm dhe më i hapur. Kemi parë se si më në fund çelëm negociatat, Kosova mori një datë për vizat, Bosnje Hercegovinës iu dha statusi kandidat. BE-ja u spostua jashtë kufijve të BE-së për të mbajtur një Samit në Tiranë. Të gjitha këto janë të mira, por BE është një korsi, shpejtësia e të cilës lidhet me shpejtësinë e bashkëpunimit rajonat. Në këtë pikë, Shqipëria dhe Mali i Zi janë plotësisht të angazhuara," tha Rama.

1 VITE ME PARE

Mbledhja ndërqeveritare, Abazoviç: Dhamë mesazh bashkëpunimi, marrëveshjet e thellojnë marrëdhënien tonë

Dy qeveritë mblidhen në Mal të Zi, firmoset projekti për
Dritan Abazoviç

MALI I ZI- Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç ka deklaruar se në mbledhjen e sotme të dy qeverive ata kanë dhënë mesazhe bashkëpunimi. Pas përfundimit të mbledhjes, Abazoviç për mediat ka theksuar se marrëveshjet që janë nënshkruar thellojnë më shumë marrëdhëniet e dy vendeve. 

"Me këtë mbledhje kemi dërguar mesazhin e bashkëpunimit, ne kemi një marrëveshje shembull, por tashmë e thelluam, me nënshkrimet që bëmë sot. Dëshirojmë që të gjitha gjërat negative të mbeten pas nesh. Faleminderit mikut tim Edi Rama për mirëkuptimin. Besoj se Shqipëria dhe Mali i zi në raportin mes tyre janë ngritur edhe më lart. Edhe deri më tani ishin të mira, por tashmë kemi treguar konkretisht se po punojmë për progres. Faleminderit, jam i hapur për pyetje," tha Abazoviç. 

1 VITE ME PARE

VIDEO/ Mbyllet mbledhja mes dy qeverive, dy kabinetet qeveritare nënshkruajnë 10 marrëveshje, mes tyre dhe ajo për ndërtimin e urës mbi lumin Buna

Dy qeveritë mblidhen në Mal të Zi, firmoset projekti për
Edi Rama dhe Dritan Abazoviç

PODGORICË- Mbledhja ndërqeveritare mes Shqipërisë e Malit të Zi ka përfunduar. Një nga një, ministrat shqiptarë dhe homologët e tyre janë ulur në tryezën kryesore për të firmosur 10 marrëveshjet për të cilat është rënë dakort mes kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe atij të Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

Deklaratat e nënshkruara:

-Marrëveshje bilaterale midis Republikës së Shqipërisë dhe Malit të Zi mbi ndertimin e urës në lumin e Bunës. (Kryeministri Edi Rama dhe Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazovic)

 -Marrëveshje midis Republikës së Shqipërisë dhe Malit të Zi për hapjen e pikës së përbashkët kufitare Shën Nikollë – Pulaj, në territorin Republikes së Shqipërisë ((Kryeministri Edi Rama dhe Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazovic)

 -Memorandum Mirëkuptimi për bashkëpunimin në fushën e Energjisë midis Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Investimeve Kapitale të Malit të Zi (Ministrja e infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku dhe Zv/kryeministri dhe Ministri  i investimeve kapitale Ervin Ibrahimovic)

  -Marrëveshje bashkëpunimi në fushat e mirëmbajtes dhe menaxhimit të përbashkët të peshkimit në liqenin e Shkodrës dhe lumin e Bunës, midis Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujësjellësit të Malit të Zi. (Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca dhe Zv/kryeministri dhe Ministri i bujqësisë, pylltarisë dhe ujësjellsit Vlladimir Jokovic)

  -Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjës së shëndetit të bimëve, midis Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujësjellësit të Malit të Zi. (Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit rural Frida Krifca dhe Zv/kryeministri dhe Ministri i bujqësisë, pylltarisë dhe ujësjellsit Vlladimir Jokovic)

-Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes sociale midis Republikës së Shqipërisë dhe Malit të Zi (Ministrja e Shëndetsisë dhe Mbrojtjes Sociale  Ogerta Manastirliu  dhe Ministri i Punës dhe Mirëqenies Shoqërore Admir Adrović)

-Memorandum bashkëpunimi midis Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Ministrisë së Rinisë dhe Fëmijeve të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Sportit dhe të Rinisë së Malit të Zi (Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, Ministrja  për Rininë dhe Fëmijet Bora Muzhaqi dhe Ministri i Sportit dhe Rinisë Vasilije Llalloshevic.)

 -Programi i bashkëpunimit kulturor midis Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës dhe Medias së Malit të Zi për periudhën 2023-2025 (Ministrja e Kulturës Elva Margariti dhe Ministri i kulturës dhe Medias së Malit të Zi Masha Vllahovic)

 -Memorandum mirëkuptimi dhe bashkëpunimi midis Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Malit të Zi (Ministri i mbrojtjes Niko Peleshi dhe Drejtuesi i Ministrisë së Mbrojtjes Filip Axhic)

 -Memorandum bashkëpunimi midis Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Shëndetit të Malit të Zi (Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Orgeta Manastirliu dhe Ministri i Shëndetit Dragosllav Shqekic)

1 VITE ME PARE

DETAJE/ Në pritje të fotos zyrtare, Ballukun 's'e zë vendi' në Podgoricë, me duart kryq flet me Xhaçkën

Dy qeveritë mblidhen në Mal të Zi, firmoset projekti për
Ministrat

PODGORICË- Dy qeveritë, ajo e Shqipërisë dhe e Malit të Zi janë bërë gati për të shkrepur foton zyrtare, por duket se dy ministret e Ramës kanë pasur gjëra për të diskutuar. Në momentin që ishin të gjithë ministrat e rreshtuar dhe po prisnin ardhjen e kryeministrit Edi Rama dhe homologut të tij në Malin e Zi, Dritan Abazoviç, Belinda Balluku shihet teksa bisedon me Olta Xhaçkën. Ministrja me duart e kryqëzuara kthehet nga Xhaçka dhe bisedon me të. Në një tjetër moment, ajo shihet teksa lëshon duart e vijon bisedën me Ministren e Punëve të Jashtme. 

Dy qeveritë mblidhen në Mal të Zi, firmoset projekti për
Ministrat
1 VITE ME PARE

ME VIDEO/ Rama e kabineti qeveritar në Podgoricë, mbahet ceremonia zyrtare, palët shtrëngojnë duart

Dy qeveritë mblidhen në Mal të Zi, firmoset projekti për
Edi Rama

PODGORICË- Nis takimi mes qeverisë shqiptare dhe asaj të Malit të Zi. Kryeministri Edi Rama dhe kabineti janë pritur me ceremoninë zyrtare në Podgoricë, ku dhe do të zhvillohet mbledhja. Në videon e publikuar nga vetë Rama shihet teksa të dy kryeministrat përshëndesin kabinetin e njëri-tjetrin dhe u shtrëngojnë duart. 

Sot do të zhvillohet mbledhja e dytë mes qeverisë shqiptare dhe asaj malazeze. Takimi do të zhvillohet në Podgoricë, në ndërtesën e re të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi (CANU). Në këtë mbledhje do të nënshkruhen disa marrëveshje mes të cilave dhe për ndërtimin e urës së lumit Buna si dhe hapjen e pikës kufitare Shën Nikollë – Pulaj.

1 VITE ME PARE

AXHENDA/ Mbledhja e përbashkët e qeverive shqiptare dhe malazeze, pritet nënshkrimi i marrëveshjes për ndërtimin e urës në lumin Buna

Dy qeveritë mblidhen në Mal të Zi, firmoset projekti për
Dritan Abazoviç dhe Edi Rama

MALI I ZI- Mbledhja e dytë e qeverisë shqiptare dhe malazeze do të bëhet ditën e sotme në Podgoricë. Mbledhja do të mbahet në ndërtesën e re të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi (CANU) ku në fokus do të jenë nënshkrimi i 10 marrëveshjeve dhe memorandumeve.

Në këtë mbledhje do të nënshkruhen disa marrëveshje mes të cilave dhe për ndërtimin e urës së lumit Buna si dhe hapjen e pikës kufitare Shën Nikollë–Pulaj. Po ashtu do të nënshkruhen disa marrëveshje të tjera në fushat e shëndetësisë, bujqësisë, mbrojtjes si dhe të energjitikës dhe infrastrukturës. 


Agjenda e aktiviteteve:

10:30 – Ceremonia e mirëseardhjes dhe prezantimi i dy delegacioneve para godinës së CANU-së.

10:45. – Nisja e seancës së përbashkët

(Kameramanët dhe fotografët mund të regjistrojnë ceremoninë e mirëseardhjes dhe fillimin e sesionit)

13:00 – Nënshkrimi i Deklaratës së Përbashkët dhe Marrëveshjes Bilaterale për ndërtimin e urës në lumin Buna.

(Përveç këtyre, do të nënshkruhen edhe nëntë marrëveshje dhe memorandume në fushat e: energjisë, peshkimit, mbrojtjes së bimëve, mbrojtjes sociale, sportit, kulturës dhe medias, mbrojtjes, shëndetësisë, si dhe Marrëveshja për hapjen e kufirit të përbashkët në kalimin Shën Nikollë – Pulaj në territorin e Republikës së Shqipërisë.)

Pas nënshkrimit të marrëveshjeve ndërshtetërore, kryeministrat e dy vendeve Edi Rama dhe  Dritan Abazovic do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.Transmetimet live do t’i ndiqni në faqet zyrtare të Kryeministrit.

Në kuadër të mbledhjes së dytë të përbashkët midis qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Malit të Zi do të nënshkruhen disa marrëveshje bashkëpunimi:

-Deklaratë e Përbashkët midis Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë Edi Rama dhe Kryeministrit të Malit të Zi Dritan Abazovic, në kuadër të mbledhjes së dytë të përbashkët midis qeverive Republikës së Shqiperisë dhe Malit të Zi

-Marrëveshje bilaterale midis Republikës së Shqipërisë dhe Malit të Zi mbi ndertimin e urës në lumin e Bunës. (Kryeministri Edi Rama dhe Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazovic)

 -Marrëveshje midis Republikës së Shqipërisë dhe Malit të Zi për hapjen e pikës së përbashkët kufitare Shën Nikollë – Pulaj, në territorin Republikes së Shqipërisë ((Kryeministri Edi Rama dhe Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazovic)

 -Memorandum Mirëkuptimi për bashkëpunimin në fushën e Energjisë midis Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Investimeve Kapitale të Malit të Zi (Ministrja e infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku dhe Zv/kryeministri dhe Ministri  i investimeve kapitale Ervin Ibrahimovic)

  -Marrëveshje  bashkëpunimi në fushat e mirëmbajtes dhe menaxhimit të përbashkët të peshkimit në liqenin e Shkodrës dhe lumin e Bunës, midis Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujësjellësit të Malit të Zi.

(Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca dhe Zv/kryeministri dhe Ministri i bujqësisë, pylltarisë dhe ujësjellsit Vlladimir Jokovic)

  -Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjës së shëndetit të bimëve, midis Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujësjellësit të Malit të Zi. (Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit rural Frida Krifca dhe Zv/kryeministri dhe Ministri i bujqësisë, pylltarisë dhe ujësjellsit Vlladimir Jokovic)

-Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes sociale midis Republikës së Shqipërisë dhe Malit të Zi (Ministrja e Shëndetsisë dhe Mbrojtjes Sociale  Ogerta Manastirliu  dhe Ministri i Punës dhe Mirëqenies Shoqërore Admir Adrović)

-Memorandum bashkëpunimi midis Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Ministrisë së Rinisë dhe Fëmijeve të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Sportit dhe të Rinisë së Malit të Zi (Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, Ministrja  për Rininë dhe Fëmijet Bora Muzhaqi dhe Ministri i Sportit dhe Rinisë Vasilije Llalloshevic.)

 -Programi i bashkëpunimit kulturor midis Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës dhe Medias së Malit të Zi për periudhën 2023-2025 (Ministrja e Kulturës Elva Margariti dhe Ministri i kulturës dhe Medias së Malit të Zi Masha Vllahovic)

 -Memorandum mirëkuptimi dhe bashkëpunimi midis Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Malit të Zi (Ministri i mbrojtjes Niko Peleshi dhe Drejtuesi i Ministrisë së Mbrojtjes Filip Axhic)

 -Memorandum bashkëpunimi midis Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Shëndetit të Malit të Zi (Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Orgeta Manastirliu dhe Ministri i Shëndetit Dragosllav Shqekic)

mbledhja e qeverive ne podgorice edi rama dritan abazovic

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni