LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

“Shqipëria Bëhet” protestë përpara Kryeministrisë/ Lapaj: Në shesh kundër hajdutërisë. Policia u merr protestuesve karriget dhe pankartat, qytetarët: Turp, turp... (VIDEO) 

• Lëvizja Shqipëria Bëhet ka zhvilluar sot protestën e rradhës para Kryeministrisë në Tiranë, duke kërkuar largimin e Kryeministrit Edi Rama, pas skandaleve në kabinetin e tij. • Kreu i lëvizjes Adriatik Lapaj, i mbështetur nga qindra qytetarë, ngriti edhe çadrën, ndërsa ka deklaruar se do të vendosin sërish çadrat edhe nëse Policia do ua heq, duke mos u dorëzuar në betejën e tyre kundër hajdutërisë. • Lapaj njoftoi edhe vendimin e Prokurorisë që ka rrëzuar kallëzimin e Policisë dhe sekuestrimet e mëparshme të çadrave dhe sendeve të Lëvizjes, duke i rikthyer ato dhe hapur rrugën e protestave të tjera. • Ai nënvizoi se e drejta e protestës mbrohet me ligj dhe Kushtetutë. • Lapaj i bëri thirrje edhe politikanëve të të gjitha partive që të mblidheshin në shesh me çadrat e tyre dhe të protestonin së bashku dhe të mos rrinin studiove televizive. • Gjithashtu gjatë protestës ndërhyri policia, duke u hequr çadrën dhe duke u marrë protestuesve karriget dhe pankartat.  

3 artikuj për këtë temë.

4 MUAJ ME PARE

Protesta e Lapajt para Kryeministrisë/ Policia u merr protestuesve karriget dhe pankartat, qytetarët: Turp, turp... (VIDEO)

“Shqipëria Bëhet” protestë përpara

TIRANË- Policia ka ndërhyrë gjatë protestës së ‘Shqipëria Bëhet’ para kryeministrisë, duke u marrë protestuesve karriget dhe pankartat. Gjatë protestës, Kryetari i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, paralajmëroi ngritjen e çadrave para godinës së Kryeministrisë, ku anëtarë të partisë së tij po protestojnë prej muajsh, por policia i hoqi menjëherë.  


Në protestën e sotme, Lapaj bëri thirrje edhe për bashkim të qytetarëve, ndërsa shtoi se “beteja kundër hajdutërisë nuk duhet të ndalet”. Lapaj i bëri thirrje edhe politikanëve të të gjitha partive që të mblidheshin në shesh me çadrat e tyre dhe të protestonin së bashku dhe të mos rrinin studiove televizive.


“Po përballemi me qeverinë më të korruptuar në Europë. I bëj thirrje qytetarëve që të bashkohen kundër hajdutërisë”, tha ai ndër të tjera.

Ai njoftoi edhe vendimin e Prokurorisë që ka rrëzuar kallëzimin e Policisë dhe sekuestrimet e mëparshme të çadrave dhe sendeve të Lëvizjes, duke i rikthyer ato dhe hapur rrugën e protestave të tjera. Ai nënvizoi se e drejta e protestës mbrohet me ligj dhe Kushtetutë./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Lapaj para Kryeministrisë: Të gjitha partitë politike kanë detyrë të përballen me regjimin e Ramës

“Shqipëria Bëhet” protestë përpara
Foto ilustruse

TIRANË- Kreu i lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj ka nisur protestën e tij para ambienteve të Kryeministrisë. Gjatë një prononcimi për mediat, Lapaj u shpreh se të gjitha partitë politike kanë detyrë të përballen me regjimin e Ramës.

Ai tha se ata që kanë mision luftën me qeverinë, duhet të vijnë dhe të ngrenë çadrat. Lapaj kërkoi largimin e qeverisë, qeveri teknike dhe zgjedhje të reja.

Ai theksoi se halli i përbashkët i partive poltike është Rama dhe ligji zgjedhor. Sipas tij ai ligj është bërë me Berishën, ndaj kërkoi që PD dhe Berisha të distancohen nga ai ligj dhe të bashkohet me ta. 

Fjala e Adriatik Lapajt:

Sot, në ditën e 90-të të protestës përballë qeverisë më të korruptuar të Evropës, ndaj lajmin me qytetarët paligjshmërinë totale të Policisë së Shtetit dhe protestën tonë legjitime për të protestuar. Ky është vendimi i mosfillimit që ka ardhur nga Prokuroria, ku na njohët mbrojtja e posaçme për të protestuar. Ne po e arrijmë duke u përballur pa frikë para qeverisë më të korruptuar të Evropës. Prokurori thotë se ka vendosur mosfillimin e procedimit penal për kallëzimin e bërë dhe kthimin e sendeve të sekuestruara sipas procesverbalit nga oficerët e policisë gjyqësore, si çadrat, ngrohëset, kartonët, karriget dhe sendet e tjera që na u morën dhunshëm. Ndaj ne na lind sot e drejta për të vendosur çadrat tona dhe të zbatojmë të drejtën tonë kushtetuese.

Nëse policia e shtetit, që ditët e fundit ka humbur drejtorin e Përgjithshëm dhe të Tiranës, nëse nuk zbatojnë ligjet dhe Kushtetutën, le të vijnë dhe të na sulmojnë dhe të na i sekuestrojnë, por ne do vazhdojmë, Ftoj aktivistët të montojnë çadrën. Është e drejta kushtetuese. Ata mund të zbatojnë ligjet e Ramës, mund të na sulmojnë, dhunojnë, arrestojnë, por ne do vijojmë. Kjo është çadra e parë simbolike dhe shpresoj të mbushet me sa më shumë çadra në betejën kundër pushtetit kleptokratik të qeverisë Rama.

Të gjitha partitë politike kanë një detyrë të përbashkët, të përballen me regjimin e Ramës, që vjedh qytetarët shqiptarë. Ata që kanë mision luftën me qeverinë le të vijnë këtu dhe të ngrenë çadrat. Beteja nuk bëhet në studio televizive apo banaqet televizive, atje duhet të rrinë analistët, politikanët le të vijnë këtu dhe të protestojnë. Halli ynë i përbashkët është Rama dhe ligji zgjedhor dhe ai ligj është bërë me Berishën ndaj PD dhe Berisha të distancohen nga ai ligj dhe le të vijnë të na bashkohen. Ne e ngritëm çadrën dhe jam i bindur se do vijnë përsëri këtu t’i heqin. Këta nuk pyesin as për ligj, as për prokurori, as për kushtetutë, por ne duhet të vazhdojmë pa diskutim dhe pa u ndalur./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

"Beteja jonë nuk ndalet"/ “Shqipëria Bëhet” në protestë, Lapaj përpara Kryeministrisë: Në shesh kundër hajdutërisë

“Shqipëria Bëhet” protestë përpara

TIRANË- “Shqipëria Bëhet" ka dalë sërish në protestë para Kryeministrisë, ku kërkojnë largimin e Kryeministrit Edi Rama. Gjatë fjalës së tij, Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka deklaruar se do të vendosin sërish çadrat përpara Kryeministrisë. Lapaj gjithashtu bëri thirrje për bashkim të qytetarëve, teksa shtoi se beteja kundër hajdutërisë nuk duhet të ndalet.

protesta e shqiperia behe adriatik lapaj

Sondazh

Poll

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët