Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Ndeshja e shumëpritur Shqipëri-Serbi ka përfunduar barazim në Arenën Kombëtare. • Ndeshja ka nisur mirë për kombëtaren shqiptare ku padyshim ka mbizotëruar në pjesën e parë të ndeshjes. • Me disa raste të humbura dhe një penallti të fituar nga Hysaj, kuqezinjtë kanë treguar rezistencë dhe zotësi ndaj serbëve. • Por festa për goditjen e penalltisë së fituar nga Hysaj, zgjati shumë pak, pasi topi i gjuajtur nga Rey Manaj u ndal nga portieri serb. • Pjesa e dytë për kuqezinjtë ka nisur mjaft mirë me disa raste për gol, por asnjë nuk është finalizuar. • Raste ka pasur dhe nga kombëtarja serbe, por Strakosha nuk ka gabuar me pritjet që ka bërë. • Në këto rezultate, ndeshja ka përfunduar 0 me 0. Ndeshja e sotme është e vlefshme për eleminatorët e Botërorit 2026. • Shqipëria dhe Serbia janë pjesë e Grupit K për ndeshjet kualifikuese në Kampionatin Botëror 2026, së bashku me Letoninë, Andorrën dhe Anglinë. • Aktualisht, Shqipëria ka 4 pikë dhe është e dyta në këtë grup, ndërkaq Serbia mori sot pikën e vetme. • E gjithë Tirana është blinduar, për shkak të rëndësisë së madhe që ka kjo ndeshje dhe për shkak të historisë së ndeshjeve të kaluara me Serbinë.
32 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Shqipëria ka ruajtur ruajtur vendin e dytë në grupin K me 4 pikë gjithsej. Ekipi i Kombëtares pas ndeshjes së sotme me Serbinë mori vetëm një pikë, duke shkuar në totalin e 4 pikëve.
Ndërkohë Anglia ka forcuar pozitën e saj në vendin e parë, pasi ka arritur të mundë me rezultatin minimal 0-1 kundër Andorrës. Vendin e tretë momentalisht e mban Letonia me 3 pikë të grumbulluara në 2 ndeshje, e katërta është Serbia me 1 pikë.
Ndërkohë, Andorra është e fundit në grup pasi nuk ka grumbulluar asnjë pikë në 3 ndeshjet e para. Nëse kjo do jetë renditja përfundimtare, Shqipëria arrin të kualifikohet në Botërorin e 2026-ës.
TIRANË- Ka përfunduar përballja mes Shqipërisë dhe Serbisë në "Arenën Kombëtare". Dueli mes dy skuadrave për kualifikueset e botërorit u mbull në barazim 0-0.
Kombëtarja shqiptare kishte disa herë mundësinë të shënonte dhe të kalonte në avantash ndaj Serbisë. Në fund të pjesës së parë të ndeshjes me Serbinë Kombëtarja kuqezi fitoi një penallti, por penalltia e fituar nga Hysaj, u humb nga 11-metërshi i Rey Manajt.
TIRANË- Stadiumi Arena Kombëtare është blinduar nga forcat e shumta të policisë në ndeshjen e sotme kundër Serbisë. Kjo për shkak të gotave plastike të hedhura në fushë, kundër lojëtarëve serb.
Pas disa incidenteve, në këto momente në pjesën anësore të fushës kanë mbërritur Forcat e Ndërhyrjes së Shpejt që kanë bërë kordon rrethues.
TIRANË- Ndryshimet te futbollistët shqiptarë kanë vazhduar akoma. Këtë herë Silvinjo ka nxjerr Armando Brojën nga loja.
Ndërkohë që për të zëvendësuar atë, ka futur në lojë Myrto Uzunin.
TIRANË- Tensione kanë nisur në ndeshjen me Serbinë mbrëmjen e sotme. Kjo pasi një tifoz ka goditur me gotë kartoni në kokë lojtarin serb Erakovic
Loja është ndërprerë për pak sekonda pasi në fushë u hodh një gotë kartoni, që dyshohet se kishe ujë ose birrë.

TIRANË- Një tentativë për gol nga Serbia është pritur shkëlqyeshëm nga portieri ynë Strakosha. Pas një harkimi nga e majta, topi ka shkuar te Mitroviç, i cili e ka gjuajtur me kokë.
Por në këto momente Strakosha ka qenë në gadishmëri me një supër pritje.
TIRANË- Pak minuta pas startimit të pjesës së dytë, Kombëtarja shqiptare ka bërë zëvendësimet e para. Manaj dhe Hoxha i lanë vendi në fushë Dakut dhe Bajramit.
FORMACIONET ZYRTARE
SHQIPËRIA: Strakosha, Gjimshiti, Ajeti, Hysaj, Mitaj, Shehu, Asllani, Laçi, Hoxha, Broja, Manaj.
SERBIA: Petroviç, Pavloviç, Milenkoviç, Erakoviç, Lukiç, N. Maksimoviç, A. Zivkoviç, Samarxhiç, Terziç, Vlahoviç, Mitroviç.
TIRANË- Në fund të pjesës së parë të ndeshjes Kombëtarja kuqezi fitoi një penallti, ku pati mundësinë të kalonte në avantash ndaj Serbisë. Por penalltia e fituar nga Hysaj, është humbur nga 11-metërshi i Rey Manajt.
Pasi arbitri Davide Masa i dha fundin pjesës së parë të gjithë lojtarët e Kombëtares shkuan të ngushëllojnë sulmuesin lushnjar.
TIRANË- Sapo ka startuar pjesa e dytë e duelit mes Shqipërisë dhe Serbisë. Në fund të pjesës së parë të ndeshjes me Serbinë Kombëtarja kuqezi fitoi një penallti, por penalltia e fituar nga Hysaj, është humbur nga 11-metërshi i Rey Manajt.
Ekipi i Sylvinhos vjen pas një fitore 3-0 ndaj Andorrës në mars dhe do të kërkojë të shfrytëzojnë avantazhin e fushës dhe mbështetjen e tifozëve për të marrë pikët e plota.
TIRANË- Kombëtarja kuqezi ka fituar një penallti në fund të pjesës së parë të ndeshjes me Serbinë. Por penalltia e fituar nga Hysaj, është humbur nga 11-metërshi i Rey Manajt.
Me këtë aksion të fundit është mbyllur dhe pjesa e parë e ndeshjes kundër Serbisë.
TIRANË- Ndeshja Shqipëri-Serbi që po luhet në stadiumin Arena Kombëtare, ka mbledhur figura të shumta në vend. Një prej tyre është dhe kryeprokurori i SPAK Altin Dumani.
Siç shihet dhe në foton e siguruar nga Dosja.al, Dumani i zhveshur nga kostumi i prokurorit dhe i veshur thjesht ndodhet në stadium për të mbështetur kombëtaren.

TIRANË- Teksa në stadiumin "Arena Kombëtare" po këndohej himni i Serbisë, vogëlushët shqiptarë të veshur kuqezi, që shoqërojnë lojtarët serbë bënë me duar shqiponjën dykrenare. Siç shihet edhe në pamje gjatë gjith himnit vogëlushët shqiptarë bënë shqiponjën.

Pak më herët Sylvinho publikoi formacionin, 11 ‘të besuarit’ e tij që do të nisin sfidën kundër Serbisë.
Formacioni Shqipërisë ndaj Serbisë (4-1-3-2): Strakosha, Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj, Shehu, Asllani, Laçi, Hoxha, Manaj, Broja.
Formacioni i Serbisë (3-5-2): Petroviç, Erakoviç, Milenkoviç, Pavloviç, Zhivkoviç, Maksimoviç, Lukiç, Terziç, Vlahoviç, Mitroviç.
TIRANË- Pak minuta pas startimit të ndeshjes Shqipëri- Serbi, tifozët kuqezinjë kanë hedhur gota plastike në fushë. Por menjherë pas incidentit në fushë u bë thirrje që mos të penalizohet Kombëtarja.
“Mos penalizoni Kombëtaren, mos hidhni objekte në fushë”, vjen thirrja në stadium.
Thirrja drejtuar tyre ishte “për të treguar veten tonë” dhe për të mos penalizuar Kombëtaren në këtë sfidë historike.

TIRANË- Në stadiumin "Arena Kombëtare" sapo ka startuar ndeshja historike Shqipëri - Serbi. Siç shihet edhe në pamje masa të rrepta sigurie, janë vendosur për duelin mes Shqipërisë dhe Serbisë.
Përveç blindimit me forca të shumta sigurie në tokë, policia shqiptare ka marrë edhe masa ajrore. Siç shihet në video një helikopter i kuq, fluturon mbi stadiumin “Air Albania”, duke ushtruar kontrolle edhe nga ajri.
TIRANË- Ndeshja Shqipëri-Serbi ka startuar mbrëmjen e sotme në Arenën Kombëtare. Topi i parë është goditur nga vendasit, duke duke u dhënë dhe përparësi.
TIRANË- Në stadiumin "Arena Kombëtare" është kënduar himni shqiptar. Tani pritet të startojë ndeshja historike Shqipëri- Serbi për kualifikueset e botërorit.
Shqipëria dhe Serbia janë pjesë e Grupit K për ndeshjet kualifikuese në Kampionatin Botëror 2026, së bashku me Letoninë, Andorrën dhe Anglinë. Aktualisht, Shqipëria ka tre pikë dhe është e dyta në këtë grup, ndërkaq Serbia nuk ka asnjë pikë.
Gjithashtu Silvinjo ka vendosur që këtë ndeshje të luaj me skemën 4-3-3.
1- Strakosha
2- Hysaj
3-Ajeti
4- Djimsiti (C)
5- Mario Mitaj
6- Shehu
7- Asllani
8- Laçi
9- Broja
10- Manaj
11- Hoxha
TIRANË- Stadiumi “Arena Kombëtare” duket më i bukur se kurrë sot, i mbushur plotë me kuqezinjtë. Përveç flamurit shqiptarë në stadium nuk mungon as flamuri i Kosovës dhe UÇK-së.
Festa e tifozëve shqiptarë në rrugët e Tiranës ka nisur që nga mëngjesi i ditës së sotme. Tifozët kuqezi ka vërshuar në rrugët e kryeqytetit, duke krijuar një atmosferë elektrizuese.
TIRANË- Kombëtarja serbe ka hyrë në fushë në këto momente për të bërë nxehmjen e fundit, pak minuta para se të nis ndeshja. Teksa një nga një janë futur në fushë, lojëtarët janë pritur me këngë patriotike shqiptare.
Në momentin që po hynin të gjithë, në sfond dëgjohet kënga 'Mora Fjalë' kushtuar heroit legjendar të Kosovës Adem Jashari.
TIRANË- Tifozët shqiptarë kanë nisur që në mesditën e sotme, duke festuar për kombëtaren shqiptare që do të luaj sot kundër Serbisë. Me vallë tradicionale e këngë patriotike, tifozët si gjithmonë kanë gjetur mënyra për të treguar mbështetjen e tyre ndaj Kombëtarës kuqezi.
Por edhe me akte të tjera, ata kanë bërë të njëjtën gjë. Siç është edhe rasti i videos së mësipërme, ku tifozët kanë djegur flamurin serb.
TIRANË- Tifozët kuqezinjë kanë hyrë në stadiumin "Arena Kombëtare" duke pritur që të startojë ndeshja historike Shqipëri- Serbi.
Gjatë pritjes për startimin e ndeshjes atmosferë elektrizuese ka pushtuar "Arenën Kombëtare". Kuqezinjë të ulur në stadium këndojnë këngën Mora Fjalë.
TIRANË- Formacionet zyrtare janë puyblikuar të ndeshjes së sotme Shqipëri kundër Serbi. Mësohet se Silvinjo ka vendosur që këtë ndeshje të luaj me skemën 4-3-3.
1- Strakosha
2- Hysaj
3-Ajeti
4- Djimsiti (C)
5- Mario Mitaj
6- Shehu
7- Asllani
8- Laçi
9- Broja
10- Manaj
11- Hoxha
Po ashtu është publikuar dhe formacioni i kombëtares serbe.

TIRANË- Tifozët kuqezinjë kanë "pushtuan" kryeqytetin ditën e sotme, duke krijuar një atmosferë elektrizuese para ndeshjes Shqipëri- Serbi për kualifikueset e botërorit. Siç shihet edhe në pamje disa tifozë kuqezinjë janë ngjitur te Piramida me një banderolë të madhe në të cilën shkruhet: “Hasmi i vjetër nuk bahet mik i ri”.
Mijëra forca policore janë mobilizuar këtë të shtunën në Tiranë, për të garantuar mbarëvajtjen e ndeshjes së futbollit, e cila starton në orën 20:45 në stadiumin “Arena Kombëtare”.
Shqipëria dhe Serbia janë pjesë e Grupit K për ndeshjet kualifikuese në Kampionatin Botëror 2026, së bashku me Letoninë, Andorrën dhe Anglinë. Aktualisht, Shqipëria ka tre pikë dhe është e dyta në këtë grup, ndërkaq Serbia nuk ka asnjë pikë.
TIRANË- Pamjet e mëposhtme janë nga momenti kur ekipi serb ka mbërritur në stadiumin 'Arena Kombëtare', ku dhe do të luajnë sot me kombëtaren shqiptare. Siç shihet dhe nga pamjet, ekipi serb ka mbërritur në stadium nën masa të rrepta sigurie dhe të shoqëruar me eskortë policie.
Ndërkohë që teksa ekipi serb ka mbërritur në stadium, tifozët shqiptarë kanë nisur në kor me ofendime ndaj tyre.
TIRANË- Tifozët kuqezinjë kanë nisur të hyjnë në stadiumin "Arena Kombëtare", ku në orën 20:45 starton ndeshja Shqipëri- Serbi për kualifikueset e botërorit.
Në shkallët e "Arenës Kombëtare" janë ulur tifozët e parë. Përpara futjes në stadium tifozët do kenë disa kontrolle, me mjetet piroteknike dhe sendet e palejuara që do jenë rreptësisht të ndaluara.
TIRANË- Jashtë një kafeneje tre blloqe larg nga Arena Kombëtare, dy burra qëndronin mbi karrige dhe po montonin pajisje në tendën mbrojtëse. Dreka e së enjtes sapo kishte kaluar dhe Tirana po përgatitej për një ndeshje që mund të kishte mbushur stadiumin kombëtar të paktën 10 herë. Nuk kishte asnjë vështirësi për të identifikuar flamurin shqiptar, shqiponja e zezë me dy koka që shtrihej nga qendra e saj.
Flamuri i dytë që po ngrihej është bërë gjithashtu i zakonshëm. Ai mbante fjalën “Autochthonous”, duke paraqitur një version të hartës së “Shqipërisë së Madhe” që e shndërroi një ndeshje futbolli në një incident madhor diplomatik në vitin 2014.
Të premten në mëngjes ai flamur ishte zëvendësuar me një version më pak nxitës. Ndoshta autoritetet kishin hyrë për një “bisedë të qetë”. Ata duan të eliminojnë çdo shkak të mundshëm për trazira si ato që shpërthyen në Beograd 11 vite më parë, kur një dron uli imazhin e diskutueshëm në stadiumin e Partizanit gjatë një ndeshjeje kualifikuese për Kampionatin Europian mes Serbisë dhe Shqipërisë. Pasojat e asaj nate shkuan përtej sportit, dhe pati lehtësim të përgjithshëm kur, në nëntorin pasues, ndeshja e kthimit në qytetin shqiptar Elbasan kaloi pa incidente madhore.
Me siguri fytyrat ranë në pëllëmbë në federatat e të dy vendeve në dhjetor të vitit të kaluar, kur shorti i kualifikueseve për Kupën e Botës 2026 i vendosi përballë njëra-tjetrës. U ngritën vetulla në arenën ndërkombëtare, por nuk kishte asgjë që i pengonte të përballeshin sërish: pavarësisht një historie të gjatë dhe të përgjakshme, plagët më të freskëta të së cilës janë nga lufta në Kosovën me shumicë etnike shqiptare, kombet nuk janë në konflikt aktiv. Asnjëri nuk kishte kërkuar të shmangte tjetrin.
Ishte e pashmangshme që problemi i marrëdhënieve në kontekstin e futbollit të rishfaqej një ditë. Asnjë burim nuk po kursehet për ta zgjidhur. Rreth 2,000 efektivë policie do të vendosen për ndeshjen e parë të Grupit K të shtunën në mbrëmje, përfshirë forcat speciale dhe antiterror. Gjithashtu, burime sugjerojnë se deri në 500 policë me rroba civile do të jenë mes 22,500 spektatorëve. Tifozët e huaj nuk do të jenë të pranishëm. Pajisje kundër dronëve po instalohen në zonën përreth dhe personat e paralajmëruar se pajisjet e tyre do të rrëzohen nga qielli.
Me shumë gjasa, çdo përpjekje për trazira do të marrë një formë tjetër; dronët nuk ishin aq të zakonshëm në jetën publike kur ai mjeti i vogël shkaktoi kaos në Beograd. Por masat e marra rikujtojnë Ismail Morinën, operatorin e vinçit me mjekër dhe dukje të padëmshme, i cili u shpall hero kombëtar për pranimin e përgjegjësisë për incidentin e vitit 2014. Edhe pse nuk u raportua gjerësisht atëherë, Morina kishte një bashkëpunëtor që ka preferuar të qëndrojë në hije.
Veprimi i Morinës pati kosto: ai u arrestua për mbajtje të paligjshme armësh para vizitës së Serbisë në 2015, duke u mbajtur larg syve të publikut gjatë asaj ndeshjeje. Më pas u burgos në Kroaci dhe Itali, ku kishte leje qëndrimi, sipas një urdhër arresti serb të lëshuar përmes Interpolit. Ai është rikthyer në stadiumet shqiptare, duke u ngritur mbi krahët e tifozëve në ndeshjen ndaj Çekisë në vitin 2023 dhe duke shkëmbyer fanella me golashënuesin Jasir Asani. Së fundmi është parë në ndeshje vendore, por në prag të takimit të së shtunës, llogaritë e tij të dikurshme në rrjetet sociale janë zhdukur.
Nëse ndonjë nga të njohurit e tij e di ku ndodhet, nuk e thotë. Supozohet se ai nuk do të rrezikonte të afrohej pranë stadiumit të shtunën. Ai nuk do të jetë i vetmi ultra, i kaluar apo aktual, që do të mbahet larg. Federata Shqiptare e Futbollit nuk ka shitur bileta në grup për tifozët organizuar, por i ka shpërndarë përmes shortit nga më shumë se 200,000 aplikime dhe ka rritur çmimet. Kjo duket si përpjekje e qëllimshme për të “pastruar” atmosferën; grupi Tifozat Kuq e Zi, që krijon pamjen më të gjallë në ndeshjet e kombëtares, reagoi ashpër dhe e cilësoi një “farsë të organizuar” në favor të të pasurve.
Ata do të organizojnë një mbledhje alternative te Piramida e Tiranës, 400 metra nga stadiumi, ku është dhënë leje për një ekran gjigant. Në tregun e zi, çmimet e biletave kanë kaluar 1,000 paund. Fakti që Shqipëria dhe Serbia do të bashkëpresin Kampionatin Europian U-21 në vitin 2027 shton një tjetër dimension. Nëse pritshmëritë janë të larta për vendasit e së shtunës, po aq janë edhe për organin drejtues të futbollit europian, UEFA. Një marrëveshje kaq ambicioze, e shtyrë kryesisht nga presidenti i FSHF-së dhe nënkryetari i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, Armand Duka, mund të duket e paqëndrueshme nëse ndodh ndonjë incident.
Tifozat Kuq e Zi kanë shprehur kundërshtinë ndaj bashkë-organizimit si me fjalë, ashtu edhe me simbole vizuale, dhe mendojnë se kjo ka ndikuar në përjashtimin e tyre. I vetmi shpërqendrim gjatë stërvitjes së Shqipërisë të enjten në mbrëmje ishin disa vaditës shumë të zellshëm, praninë e të cilëve askush nuk e kundërshtoi në temperatura mbi 30°C. Elseid Hysaj, mbrojtësi i Lazios, është i vetmi lojtar aktual që ishte në ndeshjen kaotike të Beogradit. “Nuk duhet të përsërisim pamjet e viteve të kaluara,” tha ai. “Trajneri na ka kërkuar të mos panikosemi për këtë ndeshje. Duhet qetësi dhe ekuilibër emocional.”
Sylvinho, trajneri në fjalë dhe një prej karaktereve më të afërt të futbollit ndërkombëtar, bëri shaka ndërsa luante me topin me ndihmësit e tij, por është nën presion për të dhënë rezultate. E njëjta gjë vlen për Dragan Stojkoviç, homologun e tij. Anglia, që plotëson pesëshe e Grupit K bashkë me Letoninë dhe Andorrën, shihet si fituese e sigurt nga të dy kampet. Shqipëria dhe Serbia e dinë që po luftojnë për një vend në “play-off” dhe përballjet mes tyre – e dyta do të zhvillohet për katër muaj – do të jenë vendimtare.
Në orën 13:40 me orën lokale të premten, lojtarët e Serbisë mbërritën në hotelin e tyre një milje në perëndim të qendrës së Tiranës. Oficerë të armatosur nga RENEA, forca antiterror e Shqipërisë, rrethuan dy autobusë që kishin udhëtuar nga aeroporti me eskortë. Hapi i parë i një operacioni që do të zgjasë gjatë fundjavës kaloi pa probleme. Nëse gjithçka mbetet kështu, ndoshta hija e 14 tetorit 2014 do të fillojë më në fund të zhduket./ The Guardian

TIRANE - Mbrëmjen e sotme në orën 20:45 do të zhvillohet ndeshja e shumëpritur Shqipëri Serbi. Një ndeshje me një rëndësi specifike sportive dhe jo vetëm.
Fitorja ndaj Serbisë nuk është thjeshtë ai tre pikëshi, shumë i rëndësishëm që na çon më pranë objektivit kryesor që kemi për këto eliminatore, vendi I dytë në grup, por sot fitorja nuk është vetëm sportive, por është edhe një çështje krenarie.
Në këtë stadium dhe në të gjithë Europën, fitorja ka tjetër shije, më shumë vlerë, më shumë vëmendje dhe më shumë dëshirë për të qenë sërish mbi kundërshtarin tonë, ashtu si politikisht, historikisht, edhe sportivisht...
Për t’i lënë prapa si në 2016-n, kur ne shkuam në finalet e Europianit të Francës dhe ata, u eliminuan me turpin e sjelljes barbare të disa difozëve të tyre, duke na ndjekur ne në televizor nga shtëpia.
Sot të jesh shqiptar, ka më tepër vlerë. Kuqezinjtë e Sylvinhos janë gati, zhvilluan një seancë stëritore në mëngjes në Shtëpinë e Futbollit dhe pasdite pas orës 17:00 do të mësojnë se cilët do të jenë 11 përfaqësuesit tanë që do të startojnë këtë përballje të madhe.
Fitorja na duhet patjetër dhe për këtë arsye, duket se do të kemi dy sulmuesit më të mëdhej fizik, Armando Broja në krahun e djathtë, Mirlind Daku që vec talentit dhe forcës fizike sot ka një mundësi të artë për të treguar përse ai është tek ky ekip, dhe në krahun e majtë Arbër Hoxha.
Mesfusha mbetet e njëjtë ekuilibruese me Ramadanin, Asllanin dhe Lacin, ndërkohë që edhe mborjtja nuk ndryshon, Gjimshiti në qendër me Ajetin do të ndihmohen nga krahët nga Hysaj dhe Mitaj, ndërkohë që shtyllat e portës do t’I ruaj Tomas Strakosha.
22.500 kuqezinj do të jenë sot në rolin e lojtarit të 12-të në Arenën Kombëtare, ndërkohë që miliona të tjerë kuqezi, brenda kufijëve dhe jashtë do të mbeten me sytë nga televizori plot ankth dhe emocione, duke filluar nga ora 20:45, për ndeshjen e krenarisë Shqipëri-Serbi.
B.T (Dosja.al)
TIRANE - Në prag të ndeshjes ndaj Serbisë, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, në një intervstë për Klan News, ka folur për përmbylljen me sukses të Europianit U-17 të zhvilluar në Shqipëri dhe për sfidat e radhës kualifikuese të Kombëtares për Kupën e Botës.
Arritjet e këtij viti? “Në këtë ditë të rëndësishme, para një sfide kaq të rëndësishme si kjo me Serbinë, është e vështirë që të flasësh për gjëra të tjera. Sapo kemi përfunduar një kampionat europian për 17 vjeçarët, i rëndësishëm dhe i suksesshëm nga të gjitha këndvështrimet, përveç rezultatit të ekipit tonë kombëtar, i cili nuk arriti të ishte në nivelet e 7 konkurrentëve të tjerë. Nga pikëpamja organizative, logjistike apo edhe nga numri i tifozëve në stadiume, ishte vërtetë shumë e bukur. Ishim afër rekordeve, sepse në historinë e organizimit të kampionateve europiane të 17-vjeçarëve, vetëm një herë në Gjermani ka pasur më shumë sesa kaq. Në Europianin e zhvilluar në Shqipëri kishim një mesatare prej 4500 tifozësh për ndeshje. Çdokush nga futbollistët, stafet, skautët, specialistët që vizituan Shqipërinë u larguan me mbresa positive. Ishte një event i suksesshëm. Kurse sot, jam i emocionuar, i përqëndruar, i ngarkuar për këtë ndeshje të rëndësishme”.
Emocionet e ditës së sotme? “Çdo ndeshje e Kombëtares ka emocione dhe ngarkesë, pritshmëri të ndryshme sipas kundërshtarit dhe gjendjes. Por ndeshja e sotme kundër Serbisë është pak ndryshe, më e ndjeshme por është e rëndësishme për këtë fazë eliminatore sepse jemi dy ekipe që pretendojmë për t’u renditur të dytët në grup. Rezultati i ndeshjes së sotme mund të përcaktojë vazhdimin për të siguruar vendin e dytë dhe play-offin per në Botëror. Përveç kësaj, dihet sesa sensibël është si ndeshje, për përballjen, historinë, politikat etj, që shpresoj mos ta ngarkojnë emocionalisht skuadrën. Uroj që ta ndjekin të gjithë në stadium dhe tifozët ta shtyjnë ekipin drejt fitores”.
Si e përjetoni ju si president ndeshjen? “Çdo njeri ka emocione para ndeshjes së Kombëtares. Një drejtues ka edhe më shumë, përveç ndjenjës dhe tifozllëkut, ka edhe përgjegjësinë për të gjithë kompleksitetin e organizimit të një eventi të një rëndësie të veçantë siç është ky i sotmi. Jam i emocionuar pak më shumë se herët e tjera, për të gjitha rrethanat dhe arsyet. Por më shumë për rezultatin sportiv, si edhe mbarëvajtjen e ndeshjes, sigurinë, organizimin dhe gjithçka që ta mbyllim me sukses. Ajo që vërtetë i jep një mbyllje të lumtur kësaj ndeshje është rezultati pozitiv”.
Suksesi në këtë sfidë vlen sa i gjithë Botërori? “Jo sa i gjithë Botërori, por gëzimi që do të kisha nga rezultati i ndeshjes së sotme do të ishte i barabartë me gëzimin që do të kisha nga kualifikimi i Shqipërisë në Botëror”.
Kualifikimi në Botëror? “Botërori është një gjë që ne nuk e kemi arritur kurrë. Dikur kishim ëndërr Europianin, utopike, e realizueshme ose jo. Pastaj kualifikimi për herë të dytë na e ktheu si një normalitet apo detyrë. Botërorin nuk e kemi shijuar, është një gjë ndryshe. Është më i vështirë kualifikimi për në Botëror, megjithëse mund të arrihet duke pasur të gjithë komponentët bashkë. Po të kishim pasur një short mbase pak më të mirë, mos të kishim Anglinë, që bën pak hapa fals në kualifikuese ose aspak. Mbase një short ndryshe si ai që kishim në kualifikueset e Europianit, do na bënte që të shkonim mbase edhe nga vendi i parë. Tashmë mbetet e vetmja rrugë përmes play-off-it, një rrugëtim sërish shumë i vështirë, për kundërshtarin që ne kemi sot përballë. Ka kualitet, histori në futboll, ka suksese, pjesëmarrje në turnetë finalë të Kupës së Botës, ndërsa në Europian ka më pak sukses se ne. Ne kemi marrë pjesë dy herë, Serbia vetëm një herë. Mbetet një skuadër me kualitete, shumë e fortë. Ndeshje shumë e vështirë, uroj të kemi një performancë pozitive, çunat mos të kenë mbingarkesë dhe të shprehin atë që dinë. Uroj dhe shpresoj të arrijmë një rezultat pozitiv”.
Problemet brenda ekipit të Serbisë? “Niveli i skuadrës dhe stafit të ekipit serb është i lartë. Pavarësisht se nga jashtë duket sikur ka konflikte. Unë uroj që të ketë përçarje të unitetit të tyre. Para një ndeshje të ekipit kombëtar, në një rast të tillë, ku hedh një hap të rëndësishëm në këtë rrugëtim, besoj se i harron këto probleme. Unë jam i gëzuar që ne nuk kemi nga këto probleme, skuadra është e bashkuar me stafin dhe të gjithë publikun dhe uroj që të gjithë të qeshim e të gëzojmë”.
Kërkesat për të ndjekur ndeshjen në stadium? “Është shtuar interesi për të ndjekur ekipin kombëtar, jo vetëm në këtë derbi nëse do ta quaja kështu. Është një derbi ballkanik, por edhe për arsye të pozicionit në tabelë që ne kërkojmë. Edhe në ndeshje të një niveli tjetër, sërish ka shumë kërkesë për të ndjekur kombëtaren. Nuk e kishim parashikuar që do të kishim kaq shumë kërkesa, që të kishim një stadium akoma edhe më të madh. Jemi të dënuar që të pranojmë kritikat që nuk plotësojmë dot të gjitha kërkesat e biletave që besoj nuk do të përballoheshin edhe në një stadium edhe më të madh se ky”.
Europiani U-21? “Për ne është e rëndësishme sot është kjo ndeshja që do luhet sonte. Pas kësaj do të kemi kohë për të folur për të tjerat. Kampionati Europian që ne presim të zhvillojmë në 2027 me Serbinë është një ngjarje historike dhe e rëndësishme për ne. Tashmë kemi dhënë prova dhe kemi eksperiencën e duhur që të bëjmë organizime të tilla. Jam i bindur që do ta bëjmë mirë edhe atë dhe do të kemi një Europian model dhe pse jo të shohim edhe organizime të tjera”.
B.T (Dosja.al)
TIRANË- Mijëra forca policore janë mobilizuar të shtunën në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, për të garantuar mbarëvajtjen e ndeshjes së futbollit, që zhvillohet në orët e mbrëmjes mes ekipeve të Shqipërisë dhe Serbisë në stadiumin “Arena Kombëtare”.
Shqipëria dhe Serbia janë pjesë e Grupit K për ndeshjet kualifikuese në Kampionatin Botëror 2026, së bashku me Letoninë, Andorrën dhe Anglinë. Aktualisht, Shqipëria ka tre pikë dhe është e dyta në këtë grup, ndërkaq Serbia nuk ka asnjë pikë.
Ekipi i Serbisë ka arritur të premten pasdite në Tiranë, dhe nën shoqërimin e forcave të shumta policore është akomoduar në hotel, dhe më pas i ka kryer stërvitjet e nevojshme.
Policia e Shtetit u ka bërë thirrje qytetarëve dhe tifozëve që të kontribuojnë në një atmosferë qytetare dhe të kulturuar.
Por, pavarësisht gjithë entuziazmit që ekziston në një ndeshje futbolli, ndeshjet mes ekipeve të Shqipërisë dhe Serbisë kanë edhe doza tjera emocioni.
Shtetasit e dy vendeve janë të përfshirë në rivalitet të madh, që ka në themel tensionet historike dhe etnike, sidomos lidhur me konfliktin në Kosovë dhe historinë më të gjerë të Ballkanit. Serbia vazhdon të mos njohë shtetësinë e Kosovës, shtet me shumicë shqiptare.
Pothuajse gjysma e ekipit shqiptar të futbollit është me orgjinë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.
Prandaj, siç shkruan edhe agjencia e lajmeve Associated Press, për lojtarët kjo garë ka përzierje të historisë, politikës dhe krenarisë kombëtare, dhe është një tjetër rikujtim që ndonjëherë sporti është gjithçka tjetër përveçse një lojë.
Në vitin 2014, në një ndeshje mes dy kombëtareve në Beograd, ndeshja ishte ndërprerë pasi një dron me flamurin e “Shqipërisë së Madhe”, pati hyrë në stadium dhe ka nxiturpërleshje mes futbollistëve në stadium, dhe thirrje nacionaliste të serbëve kundër shqiptarëve.
Autoritetet shqiptare të sigurisë kanë bërë të ditur këtë herë që do të përdorin pajisje antidronë, dhe i kanë ndaluar në stadium banderolat me përmbajtje raciste, fishekzjarrët, flakadanët, lëndët piroteknike e të tjera.
Trajneri i ekipit të Shqipërisë, braziliani Sylvinho u ka bërë thirrje lojtarëve që t’i shfrytëzojnë 90 minutat e lojës në fushë, të japin më të mirën e tyre, të respektojnë kundërshtarin dhe të mos merren fare me aspektin e rrjeteve sociale, që janë plot me përmbajtje patriotike në ditët e fundit.
Në një konferencë për media të zhvilluar të premten, ai ka thënë se lojtarët e të dyja ekipeve beson se janë të përgatitur në aspektin psikik për të përballuar presionin e lojës dhe situatës.
Trajneri i Serbisë, Dragan Stojkoviq, ka thënë të premten në konferencë për media se ndeshja është shumë serioze për ekipin që drejton dhe që fokusi është fusha dhe fitorja, duke mos dashur t’i komentojë marrëdhëniet etnike.
Por, ndryshe prej tij, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i ka rritur ditë më parë tensionet, kur në një tubim me mbështetësit e tij, i ka kërkuar Stojkoviqit që Serbia të fitojë.
“Shkoni atje dhe mposhtini ata”, ka thënë Vuçiq duke iu referuar Stojkoviqit që ishte në turmë.
Presidenti i Federatës së Futbollit të Shqipërisë, Armand Duka, u ka bërë thirrje shqiptarëve që të shohin ndeshjen si ngjarje sportive “ku ekipet marrin mbështetje dhe energji pozitive prej tifozëve për të arritur te goli”.
Në ndeshjen e 7 qershorit në stadium nuk do të jetë grupi zyrtar i mbështetësve të Shqipërisë, i njohur si "Tifozat Kuq e Zi”, për shkak të pakënaqësisë me Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF), kryesisht për mënyrën e shitjes së biletave./REL
TIRANE - Vetëm 23 lojtarë mund të përdoren, sipas rregullave të UEFA-s dhe lista aktuale e Kombëtares sheh jashtë saj katër futbollistë kuqezinj. Surprizë mund të quhet mungesa e Medon Berishës, mesfushori i Seria A që ishte në stol ndaj Anglisë dhe Andorrës.
Adrion Pajaziti mori minuta në dy ndeshjet e para kualifikuese dhe mund të konsiderohet po ashtu befasi, ndërsa duhet të presë për mundësinë tjetër.
Mario Dajsinani, që ishte një risi e këtij grumbullimi nga Sylvinho, nuk do e ketë sot mundësinë për të qenë alternativë e trajnerit të Kombëtares kuqezi.Portieri i Egnatias më parë ka debutuar në miqësore te kuqezinjtë.
Adrian Bajrami ndërkohë nuk ka fituar minuta me trajnerin brazilian deri tani, edhe pse ftesa nuk ka munguar.
Pjesa tjetër e futbollistëve, pra një grup prej 23 lojtarësh kuqezinj, do të jenë të gjithë në dispozicion të trajnerit Sylvinho për sfidën ndaj Serbisë.
Ndeshja delikate nis në orën 20:45 dhe vlen për kualifikueset e Botërorit 2026.
B.T (Dosja.al)
TIRANË- Mbrëmjen e sotme do të luhet ndeshja Shqipëri- Serbi në "Arenën Kombëtare" për kualifikueset e botërorit. Tifozët kuq e zi janë mbledhur disa orë para ndeshjes duke festuar.
Tirana sot është ngjyrosur kuq e zi, me tifozë të panumërt që shprehin optimizmin për një fitore të Shqipërisë përballë Serbisë. Në video tifozët dëgjohen duke kënduar këngë patriotike.

TIRANE - Trajneri Sylvinho ka kryer dhe seancën e fundit stërvitore, teksa në konferencën për mediat, ai u shpreh se e ka gati formacionin që do të hedhë në fushë mbrëmjen e nesërme.
Siç mëson gazetari i Top Channel, Endi Tufa, rreshtimi pritet të jetë 4-3-3, me Strakoshën në portë, ndërsa në mbrojtje Gjimshiti dhe Ajeti, të cilët do të mbulohen nga krahët nga Hysaj e Mitaj.
Në mesfushë është treshja e përhershme me Ramadanin, Asllanin dhe Laçin, ndërsa në sulm pritet një ndryshim “rrënjësor”.
Krahët mund të mbulohen nga Broja dhe Arbër Hoxha, ndërsa maja e sulmit pritet t’i besohet Mirlind Dakut, duke lënë në stol treshen Bajrami-Asani-Manaj (ky i fundit është shfaqur me disa probleme shëndetësore në seancat e fundit stërvitore).
Gjithsesi, ashtu siç tha dhe Sylvinho, formacioni i tij titullar është gati dhe do ta publikojë nesër vetëm një orë përpara startit të ndeshjes.
Ja formacioni i mundshëm i Shqipërisë për sfidën ndaj Serbisë:

B.T (Dosja.al)

TIRANE - Shqiptarët e Kosovës janë nisur të shumtë, që në orët e para të mëngjesit duke krijuar një fluks të paparë makinash në autostradë. Kjo i paraprin atmosferës elektrizuese nga ora në orë që pritet të pushtojë Tiranën…
Sfida është historike, pasi Shqipëria e pret Serbinë për herë të parë në kryeqytet, me dëshirën e madhe për ta fituar këtë ndeshje, e cila konsiderohet për kuqezinjtë si ‘porta’ drejt Botërorit 2026.
Mbështetja e shqiptarëve të Kosovës për kuqezinjtë e Kombëtares, si përherë, nuk do të mungojë edhe kësaj here, edhe pse shumë prej tyre mund të mos kenë bileta për në stadium. Për ta mjafton të jenë pranë djemve të tyre kuqezinj… me shpirt dhe zemër.
Herën e fundit kur dy kombëtaret ishin në të njëjtin grup, Shqipëria siguroi kualifikimin në Europianin 2016. Serbia u rendit pas kuqezinjve.



B.T (Dosja.al)