Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Përfundon ndeshja mes Shqipërisë dhe Kroacisë. • Shqipëria kaloi në avazhtazh që në 11 minutat e para të ndeshjes. • Qazim Laçi arriti që të shëntonte në minutën e 11 të ndeshjes. • Por festa e kuqezinjëve zgjati vetëm pjesën e parë të ndeshjes. • Pasi Kroacia në minutën e 72 shënoi golin e barazimit me Kramariç. • Goli i dytë për Kroacinë u bë autogol nga Gjasula, vetëm pak minuta pas golit të kroatëve. • Shqipëria ka mundur që të barazojë rezultatin sërish me Gjasulën në minutat shtesë.• Klaus Gjasula, autori i autogolit dhe i golit të dytë të kombëtares, tha pas ndeshjes se minutat e para ishin të vështira.• Ndërsa Kristjan Asllani ka komentuar barazimin 2-2 të Shqipërisë ndaj Kroacisë, duke cilësuar një mundësi të humbur për të marrë fitoren nga ky duel.• Asllani tha pas ndeshjes se në fund kishim rast edhe për rezultatin 3-2. • Qazim Laçi, autori i golit të parë të Shqipërisë tha se të gjithë lojtarët do të kenë besim më të lartë me Spanjën.• Ai shtoi se ishte i lumtur për golin. Futbollisti i Kombëtares, Jasir Asani ka deklaruar pas ndeshjes me Kroacinë se me pak fat mund të kishim marrë 3 pikët. • Asani tha se ata sot nuk u dorëzuan dhe janë aty për tu treguar të gjithëve që nuk kanë patur besim. • Futbollisti i Kombëtares, Elseid Hysaj i cili ditët e fundit ka qenë shënjestra e kritikave tha pas ndeshjes me Kroacinë se sfidën mund ta kishim fituar. • Hysaj tha se pas gjithë asaj që kishte ndodhur, duhej që ai të jepte përgjigjen e tij me një performancë të mirë në fushë. • Nga ana tjetër, trajneri Sylvinho analizoi barazimin 2-2 të Shqipërisë përballë Kroacisë në Hamburg, ku preku disa tema të ndryshme.
23 artikuj për këtë temë.
HAMBURG- Kroacia dhe Shqipëria u ndalën në një barazim 2-2 në ndeshjen e dytë të Grupit B në Euro2024, pas humbjeve që pësuan në ndeshjet e para respektivisht ndaj Spanjës dhe Italisë.
Në stadiumin ku u zhvillua ndeshja në Hamburg nuk ka munguar as Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Ky i fundit është parë duke mbajtur në qafë një shall me motivet kuqezi. Kurti po ashtu është shfaqur shumë entuziast në momentin e shënimit të golit të parë nga kombëtarja, konkretisht nga Qazim Laçi.

GJERMANI - Luka Modric ka qenë dukshëm i dëshpëruar pas barazimit drithërues 2-2 të Shqipërisë ndaj Kroacisë së tij. Kapiteni i kroatëve, pas ndeshjes theksoi se nuk kuptonte pse skuadra ishte tërhequr në fund duke i dhënë hapësira kuqezinjve. “Duhet të ndryshojmë diçka, në mënyrë që të mos jemi ne duke ndjekur rezultatin përsëri. Nuk është asnjëherë e këndshme, por këtu të paktën treguam se mund të kthejmë një rezultat negativ.
Në pjesën e parë, ne nuk ishim mirë, e nisëm ndeshjen edhe më keq, ata na shënuan dhe ishte e vështirë të luanim. Trajneri bëri ndryshime në pushimin e ndeshjes dhe kjo solli ndryshimin për mirë. Ne luajtëm mirë deri në 5-10 minutat kur ne u tërhoqëm për arsye që ende nuk e di. I lejuam të krijonin dy apo tre mundësi dhe ata shënuan.
Pjesa e dytë është padyshim mënyra se si duhet të luajmë. Ishte shumë mirë, por ne u ngutëm dhe humbëm topin pasi morëm avantazhin 2-1. I lejuam shumë hapësirë dhe më pas ata na ndëshkuan. Zëvendësimet na dhanë një marsh më shumë, dolëm në fushë shumë më të përfshirë dhe luftarakë. Ne bëmë presing mirë, ata nuk mund të dilnin jashtë zonës së tyre, çdo top ishte i yni.
Tani duhet të mundim Italinë dhe pastaj të shohim se çfarë do të ndodhë. Nuk di të them nëse një fitore dhe 4 pikë do të na mjaftojnë në raundin tjetër. Ne besojmë se mund të fitojmë nëse luajmë si në pjesën e dytë, për të mos thënë më mirë. Italia është një kombëtare e madhe, ata janë të organizuar mirë, duhet të jemi edhe më mirë. Është mëkat që u tërhoqëm dhe i lejuam një gol Shqipërisë. Çdo gjë varet përsëri nga ne, e dimë se çfarë duhet bërë”, përfundoi Modric fjalët e tij para mediave.
B.T (Dosja.al)

GJERMANI - Shqiptari Klaus Gjasula (34 vjeç) nuk e kishte imagjinuar se do të përjetonte një pasdite të tillë këtë të mërkurë, kur ishte në stol në startin e ndeshjes ndërmjet Kroacisë dhe Kombëtares së tij (2-2).
Me hyrjen pak pas minutës së 70-të të lojës, mesfushori i Darmstadt shënoi një autogol (76’) fatkeq përpara se të shënonte dhe t’i jepte skuadrën e tij një pikë në barazimi në fund të ndeshjes.
Shqipëria e do historinë…
Duke shënuar pas 94 minutash e 23 sekondash, goli i tij u bë i fundit i barazimit në historinë e Eurove (përjashtuar kohën shtesë). Shqipëria bëhet kështu një ekip i mësuar me rekorde. Të rinjtë e Sylvinhos shënuan golin më të shpejtë në histori të kompeticionit, kur e hapen ndeshjen kundër Italisë, pas vetëm 23 sekondash lojë.
B.T (Dosja.al)
HAMBURG- Ndeshja Kroaci-Shqipëri u mbyll me barazimin shumë të luftuar 2-2. Sapo ndeshja është mbyllur kamerat fokusuan futbollistin e kombëtares, Kristjan Asllani i cili i afrohej, i jepte dorën dhe i komunikonte diçka yllit kroat, Luka Modriç.
Nuk dihet se çfarë u tha në fund mes Modriç dhe Asllanit, por dihet se ky barazim nuk u prit aspak mirë nga kroatët të cilët u futën në fushë me të tjera pretendime.

HAMBURG- Fundi i ndeshjes me një barazim mes Shqipërisë dhe Kroacisë duket se është përjetuar thuajse si një triumf nga kuqezinjtë. Në këtë kampionat europian debuton edhe futbollisti Mirlind Daku. Ky i fundit së bashkë me lojtarët e tjerë, e kanë festuar me tifozë rezultatin.
Në një video që po qarkullon në internet, Daku shihet i emocionuar dhe me autoparlant brohoret bashkë me tifozë.
HAMBURG- Në mediat online po qarkullojnë pamjet ku shihet një polic gjerman i cili bën shqiponjën me duar në prag të ndeshjes Kroaci-Shqipëri. Polici gjerman shihet bashkë me tifozët shqiptarë duke festuar.
Shqipëria sot ka zhvilluar ndeshjen kundër Kroacisë në Hamburg që përfundoi me rezultat 2:2. Takimin e radhës Shqipëria e ka të hënën kundër Spanjës.

GJERMANI - Shqipëria mori pikën e parë në këtë Europian pas barazimit 2-2 me Kroacinë në frymën e fundit në Hamburg.
Kështu, Kombëtarja kuqezi vazhdon të jetë në vendin e tretë për shkak të golavarazhit, ndërsa sa i përket renditjes midis vendeve të treta, momentalisht Shqipëria është në vendin e dytë, pas Sllovenisë.
Gjithsesi skuadra e Sylvinhos ka luajtur një ndeshje më shumë se skuadrat e tjera, teksa shanset vazhdojnë të jenë aty për t’u kualifikuar.
Një mrekulli ndaj Spanjës, me një fitore të mundshme të kuqezinjve, do ta kualifikonte Shqipërinë, ndoshta edhe si vend të dytë, nëse Italia mposhtet në të dyja ndeshjet e radhës.
Një barazim me Spanjën do të na çonte në kuotën e dy pikëve dhe për të qëndruar në vendin e tretë do të na duhej dhe një barazim, ose fitore e Italisë përballë Kroacisë.
Por për t’u kualifikuar, duhet që të ketë të paktën dhe dy skuadra të tjera në vendin e tretë në grup me dy ose më pak pikë dhe që të kenë golavarzh më të keq se Shqipëria.
Ja renditja provizore e skuadrave ne vendin e tretë:

B.T (Dosja.al)
HAMBURG- Futbollisti i Kombëtares, Elseid Hysaj i cili ditët e fundit ka qenë sheënjestra e kritikave tha pas ndeshjes me Kroacinë se sfidën mund ta kishim fituar. Hysaj tha se pas gjithë asaj që kishte ndodhur, duhej që ai të jepte përgjigjen e tij me një performancë të mirë në fushë.
“Ndeshja sot tregoi që mund ta kishim fituar lojën, por edhe në fund barazimi nuk ishte keq. Mbas gjithë asaj që kishte ndodhur, duhej që edhe unë të jap përgjigjen time me një performancë të mirë në fushë. Dua të falënderojë tifozat që më kanë mbështetur sot. Më kanë bërë të ndihem krenar që jam shqiptar.
Me Spanjën nuk i dihet, ky është futbolli, edhe sot mund të shkonim 3-2. Mos të ikim nga ky grumbullim të penduar që nuk bëmë maksimumin. Kështu që me Spanjën do bëjmë maksimumin", tha Hysaj.

GJERMANI - Trajneri Sylvinho analizoi barazimin 2-2 të Shqipërisë përballë Kroacisë në Hamburg, ku preku disa tema të ndryshme.
“Mendoj se zhvilluam një ndeshje shumë të mirë kundër një skuadre të shkëlqyer. Respekt për trajnerin dhe lojtarët e tyre. Ishim shumë mirë në pjesën e parë, kishim mundësi për të shënuar golin e dytë.
Më pas pësuam dy gola në të dytën, por ia dolëm të barazonim. 5 minutëshi i fundit do të mbetet në memorien e gjithë botës dhe gjithë shqiptarëve. Shumë bukur.
Jemi ambiciozë, të ecim përpara. Kjo Kombëtare ka shumë lojtarë me potencial dhe të rinj, të cilët po marrin përvojë. Do e mbajmë mend gjatë këtë ndeshje.
Paraqitjen e vendos rezultati. Nëse do të futej ai top i Manajt me Italinë do të flisnim ndryshe.
Golat e pësuar? A e di si mund të përmirësohemi? Përmirësohesh duke luajtur, duke zhvilluar kompeticione të rëndësishme dhe duke avancuar përpara.
Kemi shumë lojtarë të rinj, si Mitaj, Asllani dhe Muçi, po marrin përvojë. Kjo është fantastike.
Zëvendësimet? Broja është një lojtar që të ‘vret’ në fushë të hapur, por Kroacia po fitonte dhe zgjodha Dakun. Për të trazuar mbrojtjen dhe për të tërhequr ekipin përpara”, theksoi tekniku brazilian.
B.T (Dosja.al)
HAMBURG- Futbollisti i Kombëtares, Jasir Asani ka deklaruar pas ndeshjes me Kroacinë se me pak fat mund të kishim marrë 3 pikët. Asani tha se ata sot nuk u dorëzuan dhe janë aty për tu treguar të gjithëve që nuk kanë patur besim.
“E kishim analizuar shumë mirë Kroacinë. E nisëm shumë mirë, kishim 2-3 raste për golin e dytë në pjesën e parë. Nuk u dorëzuam, por ne jemi këtu për t’u treguar të gjithëve që nuk kanë patur besim.
Shpërtheva te të dy golat, por më shumë te goli i Laçit. Dhamë gjithçka, të gjithë. Me pak fat mund të kishim marrë 3 pikët. Spanja? Nuk i dihet asnjëherë. Ne do të futemi në fushë për 3 pikë. Spanja është shumë e fortë, por ne do të futemi në fushë për 3 pikë”, tha Asani.
HAMBURG- Qazim Laçi ishte autori i golit të parë të Shqipërisë sot kundër Kroacisë. Pas mbarimit të ndeshjes, Laçi tha se të gjithë lojtarët do të kenë besim më të lartë me Spanjën. Ai shtoi se ishte i lumtur për golin.
“Kështu siç shkoi ndeshja me golin në fund, edhe performanca jonë sot e meritonte të paktën një pikë. Kemi bërë mirë, luftuam shumë për një pikë e meritojmë 100%. Patjetër jam shumë i lumtur për golin por më shumë ka rëndësi pika se na jep konfidencë për ndeshjen me Spanjën. Të gjithë lojtarët do të kenë besim më të lartë me Spanjën. Pse jo, të tentojmë vendin e dytë dhe të tretë edhe pse do të jetë e vështirë”, tha Laçi.
HAMBURG- Kristjan Asllani ka komentuar barazimin 2-2 të Shqipërisë ndaj Kroacisë, duke cilësuar një mundësi të humbur për të marrë fitoren nga ky duel. Asllani tha pas ndeshjes se në fund kishim rast edhe për rezultatin 3-2.
“Ndeshje me shumë emocione, gjynah që nuk morëm tre pikë. Pësuam dy gola që për mua mund të evitonim por futbolli kështu e ka, në fund kishim rast edhe për 3-2. Ça të bëjmë, morëm një pikë, jemi të lumtur. Mund të bënim më shumë por rruga është kjo.
Rasti i humbur? Besoja se do ta merrte Modriç topin se ishte më afër, e gjuajta me sytë mbyllur. Gabova golin, çfarë të bëj, kështu e ka futbolli”, tha Asllani.
HAMBURG- Klaus Gjasula është autori i autogolit dhe i golit të dytë të kombëtares sot kundër Kroacisë. Ai i kaloi kroatët në avantazh falë një autogoli në portën tonë, dhe pastaj na dhuroi baraspeshën në minutën e fundit falë një goli. Ai tha pas ndeshjes se minutat e para ishin të vështira.
"Minutat e para ishin të vështira, jo vetëm autogoli edhe për disa situata që si bëra mirë. Faleminderit zotit që më dha mundësinë të bëjë këtë golin, një ditë historike për mua. 55-60 minutat e para bëmë një lojë më të mirë, pastaj e humbëm pak lojën nga dora", tha Gjasula pas ndeshjes.
HAMBURG- Shqipëria ka barazuar 2:2 me Kroacinë falë një goli të vonshëm në kohën shtesë nga Klaus Gjasula të mërkurën në Hamburg, duke e fituar pikën e parë në Grupin B në Kampionatin Evropian të futbollit në Gjermani.
Ky barazim nënkupton se Shqipëria tani ka një pikë pas dy ndeshjeve dhe i duhet ta mposhtë njërën prej favoriteve kryesore të Euro 2024, Spanjën, në ndeshjen e tretë dhe të fundit në grup për të kaluar në rrethin e eliminimit direkt për herë të parë në historinë e vet në një evropian.
Në debutimin e saj në Kampionatin Evropian më 2016, Shqipëria nuk ia doli ta kalojë fazën grupore. Qazim Laçi e kaloi Shqipërinë në epërsi prej një goli herët në takim në stadiumin Volksparkstadion, kur shënoi me kokë nga afërsia në minutën e 11-të.
Derisa u duk sikur kuqezinjtë do ta ruanin epërsinë këtë herë, Andrej Kramariq e barazoi rezultatin në minutën e 74-të, pas trysnisë së vazhdueshme të kroatëve përpara. Dy minuta më vonë, Gjasula shënoi në portën e vet pas një topi të devijuar, duke ia mundësuar Kroacisë.
Por, Gjasula, i ardhur nga stoli, e përmirësoi gabimin shpejt duke shënuar për rezultatin përfundimtar 2:2 në minutën e 95-të. Shqipëria tani ka 1 pikë, aq sa Kroacia në Grupin B, të cilit i prijnë Italia dhe Spanja me nga 3 pikë secila, të cilat takohen sonte më vonë në ndeshjen e xhiros së dytë të këtij grupi./ REL
GJERMANI- Shqipëria ka mundur që të barazojë në ndeshjen me Kroacinë. Ishte Gjasula, i cili në minutat shtesë arriti që të shënoi golin e barazimit.
Stadiumi "Volksparkstadion” është mbushur dhe mbuluar kuqezi nga tifozët e shumtë shqiptarë. Pjesa e parë u mbyll me shumë avantazhe dhe mundësi për kuqezinjtë.

GJERMANI- Kroacia ka përmbysur rezultatin me kombëtaren shqiptare. Ishte vetë Gjasula, i cili sa u fut në ndeshje shënoi autogol.
Stadiumi "Volksparkstadion” është mbushur dhe mbuluar kuqezi nga tifozët e shumtë shqiptarë. Pjesa e parë u mbyll me shumë avantazhe dhe mundësi për kuqezinjtë, por në pjesën e dytë fati nuk ishte në anën e Shqipërisë.
GJERMANI- Kroacia ka barazuar në ndeshjen e sotme me kombëtaren shqiptare. Në minutën e 72-të ishte Kramariç, i cili në një kundërsulm arriti që të finalizonte golin e barazimit.
Stadiumi "Volksparkstadion” është mbushur dhe mbuluar kuqezi nga tifozët e shumtë shqiptarë. Pjesa e parë u mbyll me shumë avantazhe dhe mundësi për kuqezinjtë, por në pjesën e dytë fati nuk ishte në anën e Shqipërisë.
GJERMANI- Pjesa e parë e ndeshjes mes kombëtares shqiptare dhe Kroacisë ka përfunduar. Shqipëria ndodhet në avantazh falë golit të Qazim Laçit në minutën e 11.
Stadiumi "Volksparkstadion” është mbushur dhe mbuluar kuqezi nga tifozët e shumtë shqiptarë. Pjesa e parë u mbyll me shumë avantazhe dhe mundësi për kuqezinjtë.
GJERMANI- Kombëtarja Shqiptare ka shkuar në avantazh në Gjermani kundër ndeshjes me Kroacinë. Golin për kombëtaren e ka bërë Qazim Laçi në minutën e 11.
Në Hamburg ka nisur festa mes tifozëve, që po u japin zemër lojtarëve.

GJERMANI - Të dy skuadrat vijnë pas humbjeve në ndeshjet e para me Kroacinë që është mundur 3-0 nga Spanja, ndërsa Shqipëria është mundur me shifrat 2-1 nga Italia. Kjo është përballja e parë në arenën ndërkombëtare per këto dy përfaqësuese.
Në rreshtimin e kuqezinjve për këtë sfidë, Sylvinho ka ulur në stol Seferin, duke i bërë vend Laçit në formacionin titullar. Ndërkaq, Rei Manaj e nis nga minuta e parë në vend të Armando Brojës, i cili është në stolin e rezervave për këtë duel…
Ja formacionet e kesaj ndeshjeje
KROACIA: Livakoviç, Juranoviç, Shutalo, Gvardiol, Perishiç, Brozocviç, Kovaçiç, Modriç, Majer, Kramariç, Petkoviç. Trajner: Zlatko Daliç
SHQIPËRIA: Strakosha, Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Bajrami, Asani, Manaj. Trajner: Sylvinho.

B.T (Dosja.al)
GJERMANI- Pak minuta na ndajnë nga startimi i përballjes së radhës të kombëtares shqiptare me Kroacinë. Ndërkohë stadiumi "Volksparkstadion” ka nisur të marrë ngjyrë. Tifozët kanë nisur të mbushin stadiumin ndërsa ngjyra e kuqe ka pushtuar shkallët e "Volksparkstadion".
Në një video të mbërritur në redaksinë tonë Hamburgu duken tifozët "Kuqezi" të cilat kanë nisur të pozicionohen në stadium. Në sfond dëgjohet kenga e Vaçe Zelës, "Rrjedh në këngë e ligjërime".
Shqipëria dhe Kroacia do të përballen sot në orën 15:00 në stadiumin “Volksparkstadion”. Kjo është përballja e dytë për dy kombetarët të cilat të dyja rikthehen në fushë pas humbjes. Shqipëria nuk arriti të merrte një tre pikësh ose një barazim nga Italia e cila e mposhti me rezultatin 2-1. Kroacia pati një përballje të vështirë kundër Spanjës e cila e mposhti me rezultatin 3-0. Përballja e sotme është shumë e rëndësishme për të dy ekipet pasi një fitore do të sjellë një shprese për ndeshjet e tjera për të kaluar në fazën e 1/16-ve. Shqipëria dhe Kroacia momentalisht kanë 0 pikë në Grupin B ndërsa Spanja dhe Italia kanë rrëmbyer 3 pikë nga ndeshjet e para.
GJERMANI- Edhe një orën na ndan nga përballja e rëndësishme e kombëtares Shqiptare me atë të Kroacisë në kuadër të fazës së grupeve në "Euro 2024". Ndërkohë para ndeshjes tifozët shqiptarë ashtu siç ndodhi edhe në përballjen me Italinë kanë mbushur rrugët e Gjermanisë.
Ndonëse kombëtarja ka pësuar humbjen e parë kundër Italisë tifozët "Kuqezi" janë mjaft entuziastë dhe kanë nisur festën me këngë e vallë në Hamburg. Ndryshe nga tifozeritë e tjera ku ka pasur përplasje, tifozët "Kuqezi" kanë shpalosur se ata kanë një marrëdhënie shumë të mirë me tifozerinë kroate.
Të veshur kuqezi tifozët shqiptare i kanë kthyer edhe stacionet e trenave në arenë feste. Në një video duken tifozët të cilët kërcejnë dhe hidhen teksa këndojnë "O sa mirë me qenë shqiptar ohej".
Në numër të lartë janë edhe efektivët e policisë por në video duken shumë te relaksuar pasi nuk janë regjistruar tensione ose problematika nga tifozeria. Një foto interesatë është dërguar në redaksinë tonë ku duket një tifoz shqiptar i cili ka vendosur të lyejë trupin me ngjyrën e kuqe dhe të pikturojë shqiponën në trup. Ndërsa në ball ka të shkruar ALB për Albania.

Ndërkohë në një video tjetër duken tifozët e Kroacisë të cilët këndojnë njëzëri këngët e tyre. Të pranishëm janë edhe tifozë shqiptarë të cilët nuk kanë nguruar të bëjnë video për të përcjellë atmosferën në Hamburg. Një gjë është e sigurt se ditën e sotme ngjyra e kuqe e tifozëvë shqiptar dhe e tifozëve kroat ka pushtuar vendin.
Shqipëria dhe Kroacia do të përballen sot në orën 15:00 në stadiumin “Volksparkstadion”. Kjo është përballja e dytë për dy kombetarët të cilat të dyja rikthehen në fushë pas humbjes. Shqipëria nuk arriti të merrte një tre pikësh ose një barazim nga Italia e cila e mposhti me rezultatin 2-1. Kroacia pati një përballje të vështirë kundër Spanjës e cila e mposhti me rezultatin 3-0. Përballja e sotme është shumë e rëndësishme për të dy ekipet pasi një fitore do të sjellë një shprese për ndeshjet e tjera për të kaluar në fazën e 1/16-ve. Shqipëria dhe Kroacia momentalisht kanë 0 pikë në Grupin B ndërsa Spanja dhe Italia kanë rrëmbyer 3 pikë nga ndeshjet e para.
GJERMANI- Tifozët shqiptarë në Gjermani janë bërë gati për të mbështetur kombëtaren tonë gjatë këtij rrugëtimi në Evropian. Siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme, tifozët shqiptarë kanë 'pushtuar' qytetin e Hamburgut, duke e kthyer atë në qytet kuqezi. Të gjithë të veshur kuqezi dhe me tupana me vete, shqiptarët e kanë kthyer Hamburgun, në një festë të madhe.
Nga ndeshja e dytë e skuadrës sonë në këtë evropian, na ndajnë vetëm disa orë. Shqipëria do të luaj sot me Kroacinë në orën 15:00 në ndeshjen e saj të dytë, për tu pasuar më pas me kombëtaren spanjolle. Ndeshja e parë e Shqipërisë kundër Italisë përfundoi me shifrat 2 me 1 për Italinë.