LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Shpërthimi që terrorizoi Sarandën, arrestohet djali i një prej bashkëpronarëve, në kërkim dhe vetë aksioneri, 36-vjeçari: S’kam lidhje, mora rroba

• Sotir Çabiri, 36-vjeç, u vu në pranga si autori i shpërthimit të hotelit 'Bizanti' një ditë më parë në Sarandë, pronë ku babai i tij ishte bashkëpronar. I riu e planifikoi sulmin pas një lufte të gjatë në gjykata për pronësinë e hotelit. • Por, autoritetet kanë dyshime se edhe babai i të riut, Spiro Çabiri ka qenë në dijeni të planifikimit të këtij shpërthimi. Kjo pistë përforcohet dhe nga fakti që e gjithë familja kishte prerë biletat dhe dje do të udhëtonin drejt Mbretërisë së Bashkuar. Shoqërimi i 36-vjeçarit anuloi planet. Ndaj dhe Spiro Çabiri është shpallur në kërkim. • Vetë 36-vjeçari ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen. I pyetur për ‘viiztën’ që ka bërë në hotel në orën 05:50, vetëm dy minuta para se të ndodhte shpërthimi, Çabiri ka thënë se ka shkuar të merrte një valixhe me rroba pasi do të nisej për udhëtim. • Nga ana tjetër një qytetar që ka pësuar dëme në biznesin e tij si pasojë e shpërthimit, kërkon dëmshpërblim. • Si qëndron çështja me hotelin ‘Bizanti’? Spiro Çabiri dhe shtetasi grek Dhimitër Evangjeliu e kishin nisur këtë betejë që prej vitit 2002. Sipas vendimit të gjykatës 90% të hotelit i ishte dhënë Dhimitër Evangjeliut dhe nga 5% dy ortakëve të tjerë, Spiro Çabiri e Vangjel Shtuka (ka ndërruar jetë). Ky vendim nuk konsiderohej i drejtë nga familja Çabiri dhe për të marrë hak 36-vjeçari organizoi shpërthimin. Por, ai u pikas nga kamerat e sigurisë dhe u vu në pranga.

6 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Qytetari për shpërthimin në Sarandë: Është sulm terrorist, kam 30 mijë euro dëme në biznesin tim, shteti të më ndihmojë

Shpërthimi që terrorizoi Sarandën, arrestohet djali i një
Qytetari

SARANDË- Një prej personave që ka pësuar dëme të mëdha në biznesin e tij si pasojë e shpërthimit të hotelit ‘Bizanti’ me 30 kilogramë dinamit kërkon që shteti ta paguajë. Në një prononcim për Report TV, qytetari tha se ai shpërthim ishte një sulm terrorist. Ai shtoi më tej se dëmet që ka pësuar në biznesin e tij kapin vlerën e 30 mijë eurove dhe se shteti duhet t'i qëndrojë pranë.

"Ne kemi pësuar dëme të konsiderueshme. Në biznesin tim, dëmi kap shifrën e 30 mijë eurove. Më bën përshtypje që asnjë nga pushteti lokal apo vendor nuk ka ardhur të më pyesë ku është dëmi dhe sa keni pësuar juve. Ne ndihemi të pambrojtur fare dhe jemi në mëshirë të fatit. Kërkojmë që shteti të na shohë. Unë jam në borxhe njëkohësisht. Çfarë të bëj më parë, të nxjerr borxhin që kam marrë te koncesionari për mjetet apo të rregulloj këtë. Më bën përshtypje indiferentizmi. Ministri i Brendshëm duhet të ishte këtu. Mos të them kryeministri. Mirë është të ndezim qirinj për Turqinë se na ka ndihmuar por është mirë të shihet se çbëhet dhe këtu. Kërkojmë nga shteti të çdëmtohemi. Ky është akt terrorist. Nëse shteti nuk ka mundësi të na thojë që t'i mbyllim dhe të ikim prej këtej,”- tha banori.

Për sulmin është vënë në pranga 36-vjeçari Sotir Çabiri, si dhe është shpallur në kërkim babai i tij. Ai instaloi 30 kg dinamit një ditë më parë dhe rrafshoi hotelin më të vjetër në Sarandë. Të lënduar nuk pati, por dëmet ishin të mëdha në dhjetëra biznese e banesa.

Si qëndron çështja me hotelin ‘Bizanti’?

Spiro Çabiri dhe shtetasi grek Dhimitër Evangjeliu kanë nisur betejën ligjore për pronësinë e hotelit, që prej vitit 2002. Sipas vendimit të gjykatës 90% të hotelit i ishte dhënë Dhimitër Evangjeliut dhe nga 5% dy ortakëve të tjerë, Spiro Çabiri e Vangjel Shtuka (ka ndërruar jetë). Ky vendim nuk konsiderohej i drejtë nga familja Çabiri dhe për të marrë hak 36-vjeçari organizoi shpërthimin. Por, ai u pikas nga kamerat e sigurisë dhe u vu në pranga.

3 VITE ME PARE

U arrestua pasi rrafshoi hotelin dhe terrorizoi Sarandën, Çabiri justifikon ‘vizitën’ në hotel: Mora një valixhe me rroba se isha për rrugë

Shpërthimi që terrorizoi Sarandën, arrestohet djali i një
Sotir Çabiri

SARANDË- Sotir Çabiri, djali i një prej bashkëpronarëve të hotelit ‘Bizanti’, të cilin ai e rrafshoi vetë një ditë meë parë me 30 kilogramë dinamit nuk e ka pranuar autorësinë e sulmit. I pyetur për ‘viiztën’ që ka bërë në hotel në orën 05:50, vetëm dy minuta para se të ndodhte shpërthimi, Çabiri ka thënë se ka shkuar të merrte një valixhe me rroba pasi do të nisej për udhëtim.

I pyetur lidhur me vendimin e gjykatës, e cila ia 90% të hotelit shtetasit grek Dhimitraq Evangjeliu, Çabiri tha se nuk e njeh dhe se pretendon se toka është e tij. 

“Shkova të merrja një valixhe me rroba pasi do të nisesha për udhëtim. Gjykata ia dha, por toka është e imja,”- ka thënë Çabiri. 

36-vjeçari është arrestuar sot, një ditë pasi u shoqërua në polic, ndërkohë që në kërkim është shpllur dhe babai i tij. ai instaloi 30 kg dinamit një ditë më parë dhe rrafshoi hotelin më të vjetër në Sarandë. Të lënduar nuk pati, por dëmet ishin të mëdha në dhjetëra biznese e banesa.

Si qëndron çështja me hotelin ‘Bizanti’?

Spiro Çabiri dhe shtetasi grek Dhimitër Evangjeliu e kishin nisur këtë betejë që prej vitit 2002. Sipas vendimit të gjykatës 90% të hotelit i ishte dhënë Dhimitër Evangjeliut dhe nga 5% dy ortakëve të tjerë, Spiro Çabiri e Vangjel Shtuka (ka ndërruar jetë). Ky vendim nuk konsiderohej i drejtë nga familja Çabiri dhe për të marrë hak 36-vjeçari organizoi shpërthimin. Por, ai u pikas nga kamerat e sigurisë dhe u vu në pranga.

3 VITE ME PARE

Rrafshimi i hotelit me 30 kg dinamit, shpallet në kërkim Spiro Çabiri, dyshohet se kishte dijeni për planet e djalit

Shpërthimi që terrorizoi Sarandën, arrestohet djali i një
Spiro Çabiri dhe Sotir Çabiri

SARANDË- Prokuroria ka lëshuar urdhër arrest për Spiro Çabirin, bashkëpronari i hotelit “Bizanti” që u rrafshua nga një shpërthim me 30 kilogram dinamit, një ditë më parë. Ky vendim është marrë pasi në pranga, si autor i kësaj ngjarjeje ra vetë djali i Çabirit, Sotir Çabiri. 36-vjeçari u filmua nga kamerat e sigurisë duke dalë nga hoteli pasi kishte instaluar dinamitin dhe u arrestua një ditë pas ngjarjes.

Por, autoritetet kanë dyshime se edhe babai i të riut, Spiro Çabiri ka qenë në dijeni të planifikimit të këtij shpërthimi. Kjo pistë përforcohet dhe nga fakti që e gjithë familja kishte prerë biletat dhe dje do të udhëtonin drejt Mbretërisë së Bashkuar. Shoqërimi i 36-vjeçarit anuloi planet.

Si qëndron çështja me hotelin ‘Bizanti’?

Spiro Çabiri dhe shtetasi grek Dhimitër Evangjeliu e kishin nisur këtë betejë që prej vitit 2002. Sipas vendimit të gjykatës 90% të hotelit i ishte dhënë Dhimitër Evangjeliut dhe nga 5% dy ortakëve të tjerë, Spiro Çabiri e Vangjel Shtuka (ka ndërruar jetë). Ky vendim nuk konsiderohej i drejtë nga familja Çabiri dhe për të marrë hak 36-vjeçari organizoi shpërthimin. Por, ai u pikas nga kamerat e sigurisë dhe u vu në pranga.

3 VITE ME PARE

Publikohet FOTOJA/ Ky është Sotir Çabiri që rrafshoi hotelin me dinamit. 36-vjeçari mori hak pas vendimit të gjykatës

Shpërthimi që terrorizoi Sarandën, arrestohet djali i një
Sotir Çabiri

SARANDË- Personi që po shikoni në foto është Sotir Çabiri, 36-vjeçari që u vu në pranga si autori i shpërthimit të hotelit 'Bizanti' një ditë më parë në Sarandë, pronë ku babai i tij ishte bashkëpronar. I riu e planifikoi sulmin pas një lufte të gjatë në gjykata për pronësinë e hotelit. 

Babai i 36-vjeçarit, Spiro Çabiri dhe shtetasi grek Dhimitër Evangjeliu e kishin nisur këtë betejë që prej vitit 2002. Sipas vendimit të gjykatës 90% të hotelit i ishte dhënë Dhimitër Evangjeliut dhe nga 5% dy ortakëve të tjerë, Spiro Çabiri e Vangjel Shtuka (ka ndërruar jetë). Ky vendim nuk konsiderohej i drejtë nga familja Çabiri dhe për të marrë hak 36-vjeçari organizoi shpërthimin. Por, ai u pikas nga kamerat e sigurisë dhe u vu në pranga.

3 VITE ME PARE

Rrafshoi hotelin me dinamit, Sotir Çabirin e pikasën kamerat e sigurisë, familja kishte planifikuar të largohej drejt Anglisë

Shpërthimi që terrorizoi Sarandën, arrestohet djali i një
Hotel Bizanti

SARANDË- Familja Çabiri, bashkëpronare e hotelit ‘Bizanti’ që u rrafshua dje nga shpëthimi i 30 kilogramëve dinamit do largohej nga Shqipëria. Gazetari Elton Qyno shkruan për OraNews se e gjithë familja Çabiri kishte planifikuar të largohej në Angli ditën e dielë, pasi ata kishin prerë biletat e udhëtimit në nje agjensi në Sarandë.

Por, kamera pikasi Sotir Çabirin teksa dilte nga hoteli vetëm dy minuta para se të ndodhte shpërthimi. Në 05:50 ka dalë Sotir Çabiri duke u larguar me vrap, ndërsa në 05:52, ka ndodhur shpërthimi. Kjo gjë solli dhe arrestimin e 36-vjeçarit e për rrjedhojë anulimin e planeve për 'arratisje'.

Hotel ‘Bizanti’ në Sarandë u rrafshua me shpërthimin e 30 kilogramëve dinamit në orët e para të mëngjesit të djeshëm, shpërthim që tronditi të gjithë qytetin e Sarandës. 

Spiro Çabiri dhe shtetasi grek Dhimitër Evangjeliu janë në gjyq prej vitit 2002 për pronësinë e hotelit. Sipas vendimit të gjykatës 90% të hotelit i ishte dhënë Dhimitër Evangjeliut dhe nga 5% dy ortakëve të tjerë, Spiro Çabiri e Vangjel Shtuka (ka ndërruar jetë). Ky vendim ka qenë dhe arsyeja se përse djali i Spiro Çabirit ka rrafshuar hotelin duke terrorizuar të gjithë Sarandën.

3 VITE ME PARE

VIDEO/ Shembi me tritol hotelin në Sarandë, arrestohet djali i një prej bashkëpronarëve, Sotir Çabiri i vuri dinamitin pasi gjykata i kaloi pronën grekut

Shpërthimi që terrorizoi Sarandën, arrestohet djali i një
Sotir Çabiri

SARANDË- Sotir Çabiri, 36 vjeç, djali i një prej bashkëpronarëve të hotelit 'Bizanti', Spiro Çabiri, është vënë në pranga. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se 36-vjeçari është personi që ka instaluar të paktën 30 kilogramë dinamit në hotelin më të vjetër në Sarandë si dhe e shpërtheu lëndën eksplozive duke tmerruar të gjithë qytetin bregdetar. Arsyeja  e këtij shpërthimi mësohet se janë bërë konfliktet që ortakët kanë pasur me njëri-tjetrin. Më konkretisht, vendimi i gjykatës për t'i dhënë grekut Dhimitër Evangjeliu 90% të pronës dhe jo babait të tij, Spiro Çabiri.

Në njoftim, policia bën me dije gjithashtu se janë sekuestruar veshje që dyshohet se janë përdorur nga autori, gjatë vendosjes së lëndës eksplozive, 3 celularë dhe sende të tjera që u gjetën në vendngjarje.

Hotel ‘Bizanti’ në Sarandë u shemb me shpërthimin e 30 kilogramëve dinamit në orët e para të mëngjesit të djeshëm. Soiro Çabiri dhe shtetasi grek Dhimitër Evangjeliu janë në gjyq prej vitit 2002 për pronësinë e hotelit. Sipas vendimit të gjykatës 90% të hotelit i ishte dhënë Dhimitër Evangjeliut dhe nga 5% dy ortakëve të tjerë, Spiro Çabiri e Vangjel Shtuka (ka ndërruar jetë). Si pasojë e shpërthimit nuk pati të lënduar, por dhjetëra banesa e biznese u dëmtuan.


Njoftimi i policisë Sarandë: Shpërtheu me tritol një hotel në Sarandë, zbardhet ngjarja dhe vihet në pranga autori i dyshuar. Grupi i posaçëm hetimor, brenda disa orëve punë intensive profesionale hetimore, zbardhi ngjarjen e ndodhur mëngjesin e djeshëm, në Sarandë. Identifikohet, kapet dhe arrestohet autori i dyshuar i shpërthimit dhe shkatërrimit me eksploziv, të hotelit që babai i tij kishte në bashkëpronësi me një shtetas tjetër. Palët ishin në proces gjyqësor prej disa vitesh, për ndarjen e pronësisë mbi këtë hotel. Sekuestrohen veshje që dyshohet se janë përdorur nga autori, gjatë vendosjes së lëndës eksplozive, 3 celularë dhe sende të tjera që u gjetën në vendngjarje.

Pas ngjarjes së ndodhur mëngjesin e djeshëm, në Sarandë, u ngrit një grup i posaçëm hetimor, i përbërë nga specialistët dhe ekspertët më të mirë të Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, DVP Vlorë dhe Komisariatit të Policisë Sarandë, dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, vijuan veprimet për zbardhjen e ngjarjes. Falë hetimeve të shpejta dhe profesionale, të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, për rreth 12 orë, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi dhe ndalimi i autorit të dyshuar, shtetasit: -S. Ç., 36 vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, me pasoja të rënda materiale.

Ky shtetas, mëngjesin e djeshëm, në lagjen nr. 1, Sarandë, dyshohet se ka vendosur një sasi lënde eksplozive, në hotelin që babai i tij, shtetasi S. Ç., 63 vjeç, kishte në bashkëpronësi me shtetasin E. Dh., për shkak të një procesi gjyqësor që kishin 63-vjeçari dhe shtetasi E. Dh., proces i nisur që në vitin 2002, dhe në përfundim të të cilit, pjesa më e madhe e këtij hoteli do të kalonte në pronësi të shtetasit E. Dh. Si pasojë e shpërthimit me eksploziv, u shkatërrua plotësisht hoteli i ndërtuar në vitin 1996 dhe gjithashtu u shkaktuan dëmtime të fasadave të objekteve të tjera në afërsi të hotelit. Nga shpërthimi nuk pati asnjë shtetas të dëmtuar. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.

spiro cabiri sotir cabiri shembet hoteli me tritol

Sondazh

Poll

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje