LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

E RËNDË në Malin e Zi/ 39-vjeçari shpërthen granatën në Gjykatën e Podgoricës, vdes vetë, plagosen 5 të tjerë

• Një bombë është hedhur sot në Gjykatën e Podgoricës. • Bëhet me dije se 39-vjeçari me emrin Mladen Bulatoviç në hyrje të Gjykatës paraditen e sotme ka hedhur një granatë dore. • Arsyet se përse e kanë çuar autorin të bëj këtë gjë ende nuk dihen. • Nga shpërthimi i granatës ka humbur jetën vetë 39-vjeçari dhe kanë mbetur të plagosur 5 persona. • Nga personat e plagosur një grua ndodhet në gjendje të rëndë. • Një hetim është duke u zhvilluar, i udhëhequr nga prokurorja e lartë e shtetit Snezhana Shisheviç. • Në vendngjarje ndodhen ekipet e policisë dhe emergjencave, si dhe një numër i madh qytetarësh.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

VIDEO/ Shpërthimi i granatës në Gjykatën e Podgoricës, pamjet nga vendi i ngjarjes

E RËNDË në Malin e Zi/ 39-vjeçari shpërthen
Pamje nga vendngjarja

MALI I ZI- Pamjet e mëposhtme janë nga Gjykata e Podgoricës, ku një 39-vjeçar ka plasur një granatë dore. Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e sotme, ndërkohë që arsyet se përse Mladen Bulatoviç hodhi bombën, nuk dihen ende.

 

Nga shpërthimi mbeti i vdekur në vend Bulatoviç, ndërkohë që ka pasur dhe 5 të plagosur. Nga plagosurit, një grua ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

 
3 VITE ME PARE

Shpërthimi në Gjykatën e Podgoricës, dëshmitari: Pamë një grua që nisi të qante

E RËNDË në Malin e Zi/ 39-vjeçari shpërthen
vendi i ngjarjes

MALI I ZI- Një qytetar, i cili ndodhi në afërsi të shpërthimit para ndërtesës së Gjykatës Themelore në Podgoricë ka deklaruar se ka dëgjuar diçka që ka shpërthyer.

"Ishim në një kafe që po rinovohej. Ishim ulur, erdhi një kamion për të shkarkuar mallin. Diçka u prish shumë keq, menduam se rampa nga kamioni kishte rënë. Një grua filloi të qante, kështu pamë", tha dëshmitari okular Dragan Bosniç.

Ai shtoi se në vendngjarje kanë dalë menjëherë pjesëtarë të policisë dhe ekipet e ambulancës. Tridhjetë e nëntë vjeçari Mladen Bulatoviç vdiq pasi shpërtheu një granatë dore në hyrje të Gjykatës Themelore në Podgoricë. Sipas të njëjtave informacione, nga shpërthimi i bombës kanë mbetur të plagosur pesë persona, njëri prej tyre në gjendje të rëndë.

3 VITE ME PARE

Të shtëna në Tuz në prag të zgjedhjeve lokale, arrestohet një person

E RËNDË në Malin e Zi/ 39-vjeçari shpërthen
Tuz

MALI I ZI- Një person është arrestuar në Tuz të Malit të Zi me urdhër të Prokurorisë Themelore në Podgoricë, pasi dyshohet se ka shtënë me pushkë gjuetie, njoftoi Drejtoria e Policisë në orët e vona të mbrëmjes së 2 marsit.

Sipas policisë, para fillimit të një tubimi zgjedhor të një koalicioni politik, në qytetin Milesh të komunës së Tuzit, 40-vjeçari Emin Beçoviç ka tentuar ta pengojë takimin, prej ku ka gjuajtur dy herë me një pushkë gjuetie.

Gjatë të shtënave nuk ka pasur të lënduar. I arrestuari akuzohet për veprën penale të armëmbajtjes pa leje. Në komunën e Tuzit, që është komunë me shumicë shqiptare afër Podgoricës, zgjedhjet lokale janë caktuar të dielën, më 5 mars.

Para njoftimit nga policia, Forumi Shqiptar njoftoi se e kishin anuluar tubimin zgjedhor në Milesh, pasi, siç thanë, anëtari i listës “Rruga e duhur”, i dyshuari Emin Beçoviq, “sulmoi aktivistët e tyre që po përgatitnin tubimin duke gjuajtur dy herë me pushkë gjuetie në drejtim të vendit të takimit”.

Lista “Rruga e duhur” përbëhet nga Partia Demokratike e Socialistëve, Socialdemokratët, Partia Boshnjake dhe Bashkimi Demokratik i Shqiptarëve.

Forumi shqiptar udhëhiqet nga Alternativa Shqiptare e kryetarit aktual të komunës së Tuzit, Nik Gjeljoshaj, ku bëjnë pjesë edhe Aleanca Demokratike e Shqiptarëve, Bashkimi Kombëtar Shqiptar dhe Aleanca Demokratike e Malit të Zi.

Këto dy lista janë konkurrentet kryesorë në zgjedhjet lokale në Tuz.

Katër koalicione dhe tri lista të pavarura do të marrin pjesë në zgjedhjet e 5 marsit, të dytat që nga ndarja e kësaj bashkësie lokale nga komuna e Podgoricës në vitin 2018.

Dekada më parë, Tuzi ishte pjesë administrative e Podgoricës, e më pas një nga komunat e kryeqytetit. Banorët e Tuzit pritën gati dy dekada për t'u ndarë në një komunë të pavarur, që ishte kërkesa kryesore politike e partive kombëtare shqiptare.

Në zgjedhjet e para, pas ndarjes, në vitin 2019, Partia Demokratike e Socialistëve e Presidentit Milo Gjukanoviq humbi pushtetin në Tuz, ku deri atëherë kishte një bazë të fortë. Në zgjedhjet lokale në këtë komunë kanë të drejtë vote 12,290 votues.

Marrë nga REL

3 VITE ME PARE

Shpërthen bomba në Gjykatën e Podgoricës, 1 viktimë dhe pesë të plagosur

E RËNDË në Malin e Zi/ 39-vjeçari shpërthen
Gjykata e Podgoricës

MALI I ZI- Një person ka ndërruar jetë dhe pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një shpërthimi me lëndë plasëse. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në rrethana të paqarta. Në vendngjarje ndodhen ekipet e policisë dhe emergjencave.

Mediat malazeze raportojnë se viktima është një 39-vjeçar. Ndërsa për të plagosurit nuk dihen detaje. Ata janë dërguar në spital dhe një prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë. Pritet të zbardhen detaje të tjera në minutat në vijim lidhur me autorin e ngjarjes dhe me shkaqet që e kanë shtyrë atë të kryejë këtë shpërthium.

shperthim ne gjykaten e podgorices

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet