Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Tritol biznesit në Kamëz. • Një sasi tritoli i është vendosur marketit në pronësi të djalit të ish presidentit në klubit të Kamzës, Naim Qarri në rrugën ‘Demokracia’. • Shpërthimi me lëndë plasëse ndodhi rreth orës 01:35 ndërsa nuk raportohet për dëme materiale. • Marketi ishte në pronësi të Arbi Qarrit të birit të Naim Qarrit. • Pronarët kanë deklaruara se nuk kanë konflikte me njeri. • Kjo nuk është hera e parë që familja Qarri sulmohet. •Në vitin 2017, Qarrit iu vu një sasi eksplozivi në mjetin e tij tip ‘Hummer’, duke lënë pas vetëm dëme materiale.
4 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Në orët e para të mëngjesit një shpërthim ndodhi në zonën e Bathores në Kamzë, ku një sasi tritoli 50-100 gram tritoli ka shpërthyer në marketin në pronësi të djalit, Naim Qarri, ish-presidentit të klubit të Kamzës.
Tritoli është vendosur në objektin ku pronar është Arbi Qarri, djali i Naim Qarrit, ish-president i klubit Kamzë.
Policia po heton disa pista pasi Naim Qarrit i është bërë një atentat edhe në vitin 2017. Ndërsa pista tjetër është ajo e konkurrencës pasi Naim Qarri është i njohur në fushën e guroreve dhe inerteve. Përpara hetuesve familja Qarri është shprehur se nuk kanë konflikte me askënd dhe nuk janë në dijeni se kush mund ta ketë vendosur tritolin në biznesin e tyre.
TIRANË- Mbrëmjen e djeshme, qytetarët në rrugën 'Demokracia' në Kamëz u tronditën nga shpërthimi me tritol në një market. Biznesi rezulton të jetë në pronësi të djalit të ish presidentit në klubit të Kamzës, Naim Qarrit e ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.
Pronarët e marketit kanë deklaruar se nuk kanë konflikte dhe nuk e dinë se kush mund të jenë autorë të ngjarjes. Autori dallohet përmes pamjeve të kamerave të sigurisë, por për shkak të errësirës nuk është i mundur identifikimi.
"Nuk kemi konflikte, nuk di kush është autor"
Naim Qarri ka qenë pre e shpërthimeve me tritol edhe më herët. Në vitin 2017, Qarrit iu vu një sasi eksplozivi në mjetin e tij tip ‘Hummer’.
TIRANË- Lënda plasëse e vendosur në marketin në Kamzë, është në pronësi të familjes së Naim Qarrit, ish president i klubit Kamzë. Biznesi, rezulton të jetë në pronësi të djalit të ish-presidentit, Arbi Qarrit.
Kjo nuk është hera e parë që persona të caktuar, tentojnë t'i dëmtojnë bizneset Qarrit. Në vitin 2017, atij iu vu një sasi eksplozivi në mjetin e tij tip ‘Hummer’. Makina mori dëme të mëdha materiale por fatmirësisht, aso kohe nuk kishte persona të lënduar.

TIRANË- I vihet tritoli një biznesi në Kamëz, në rrugën 'Demokracia'. 'JOQ' siguron video nga dëmet e shkaktuara në biznesin i cili njihet nga zona. Shpërthimi i ndodhur orët e para pas mesnate ka frikësuar qytetarët e zonës.
Raportohet se pak ditë më parë këtoj marketi iu thyen xhamat e pas mesnate u hodh në erë me C4. Banorët e zonës raportojnë se pronari i marketit është biznesmen në gjendje të mirë ekonomike dhe njihet nga të gjithë në zonë.
NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 08.03.2023, rreth orës 01:55, në rrugën "Demokracia", është dëmtuar vetrata anësore e marketit të shtetasit A. Q. Nga veprimet e para dyshohet se është dëmtuar nga lënde plasëse. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.
Vieë this post on Instagram