LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Shkrirja e teatrit "Migjeni"/ Opozita: Po turpërojnë Shkodrën! Kryebashkiaku: Po krijojmë një drejtori të veçantë (REAGIMET)

• Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ka vendosur të mbyllë teatrin e Shkodrës. • Në shkresën e siguruar nga Dosja.al, shihet që në mesin e disa drejtorive për mbyllje, Kryetari i Bashkisë se Shkodrës ka shtuar dhe Teatrin “Migjeni”. • Lidhur me lajmin nuk kanë munguar as reagimet. • Ish-kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia, shkruan se teatri “Migjeni” është institucioni më i rëndësishëm i kulturës në Shkodër dhe mban titullin “Nderi i Kombit”. • Ai thotë se ky është akti më i turpshëm që i bëhet tempullit të artit, aty ku u vu në skenë opera e parë shqiptare. • Gjithashtu, edhe deputetja demokrate Flutura Açka shkruan se t'i zhveshësh Shkodrës teatrin Migjeni do të thotë ta turpërosh. • Një reagim ka pasur edhe nga vetë kryebashkiaku, Benet Beci, i cili shkruan se nuk bëhet fjalë për shkrirje, por do të krijohet një drejtori e veçantë që, sipas tij do të përmbushë nevojën e shërbimeve mbështetëse të insitucioneve. • Kujtojmë se vetëm pak pasi mori detyrën si kryebashkiak, Beci bëri dhe konkurs për drejtuesin e këtij teatri. • Në konkurs morën pjesë Arjan Çuliqi dhe Sara Smaja dhe sipas platformave që kishin në krye të teatrit u zgjodh Çuliqi. • Ndërkohë që në homazhet për nder të Mjeshtrit të madh Zef Dedës, Çuliqi u shpreh se do të plotësonte dëshirën e tij që ta ringrinte dhe njëherë estradën e Shkodrës në ato nivele që ishte dikur.

4 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Shkrirja e teatrit Migjeni, Benet Beci: Institucionet kulturore nuk janë më arat e babës

Shkrirja e teatrit "Migjeni"/ Opozita: Po turpërojnë
Benet Beci

SHKODËR- Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ka reaguar lidhur me vendimin për mbylljen e teatrit të qytetit. Përmes një postimi në Facebook, Beci ka sqaruar se çfarë do të ndodhë me teatrin "Migjeni".

Ai shprehet se nuk bëhet fjalë për shkrirje, por do të krijohet një drejtori e veçantë që, sipas tij do të përmbushë nevojën e shërbimeve mbështetëse të insitucioneve.

REAGIMI I PLOTË:

Institucionet kulturore nuk janë më arat e babës! Disa thonë që është kohë e humbur të merresh me përgënjeshtrime. Disa të tjerë thonë që përgënjeshtrimi amplifikon gënjeshtrën, po nuk ndërron mendjen e gënjeshtarëve. Unë vetë s’jam mësuar as të gënjej as të humbas kohë me gënjeshtarët. Por duke parë se si gënjeshtra për Teatrin “Migjeni” ka shqetësuar njerëz krejt të sinqertë e dashamirës po i them edhe unë dy fjalë. Me ardhjen në drejtimin e bashkisë Shkodër, kemi parë e dëgjuar nga brenda gjëra që të vjen sekëlldi t'i dish dhe të vjen turp t'i thuash publikisht.

Në Shkodrën ku kultura e sporti janë kryefjalë e historisë, shpirtit, vetëdijes dhe shpresës së qytetit, ne trashëguam një organikë të teatrit "Migjeni" ku 70 % të rrogave u jepeshin individëve që nuk kishin asnjë lidhje me rolin e teatrit, por me punë të tjera mbështetëse, të cilat edhe ato nuk ishin bërë megjithëse mund të bëhen me shumë më pak njerëz të futur në bordero për ato punë. Aktorët bënin prova pa asnjë kusht, trajtoheshin për keqardhje dhe lekët e biletava nuk dihet nga përfundonin, ndërsa ato të shpenzuara për naftë mbase kanë ngrohur teatrin e politikës po Teatrin “Migjeni” jo njëherë. Idem edhe në insitucione të tjera kulturore e sportive, ku organikat e fryra me punonjësish “mbështetës”, ishin një tallje e madhe me gjendjen e mjediseve të tyre. Gënjeshtarët në fjalë që kanë mbushur Shkodrën me lajmin se po shkrihet Teatri “Migjeni” janë fiks përgjegjësit për mjerimin e mësipërm.

Ne kemi krijuar një drejtori të veçantë, e cila do të përmbushë nevojën e shërbimeve mbështetëse të insitucioneve, duke shkurtuar shpenzimet për qoka “mbështetëse” të teatrit politik dhe duke vënë në punë një sistem të ri për mirëmbajtjen e menaxhimin e godinave. Teatri do të jetë po aty, trupa e artistëve të teatrit do të jetë aty, institucionet e tjera kulturore, sportive e arsimore, do të jenë po aty. Drejtuesit e tyre do të jenë po aty, por do të merren me art, kulturë, sport e arsim siç iu takon, jo me punët angari që duhet t’i bënin ata që morën rroga plot po nuk i bënë kurrë. Buxheti për kulturën dhe sportin bashkisë Shkodër në vitin 2024 është 50 % më I lartë se në 2023. Rrogat dhe honoraret e punonjësve të artit e kulturës janë edhe ato më dinjitoze. Edhe mirëmbajtja e godinave të institucioneve përkatëse do të jetë dinjitoze dhe kurrë më skandaloze. Kjo është e vërteta ime, të tjerat le t’i vlerësojnë shkodranët.

2 VITE ME PARE

Shkrirja e Teatrit Migjeni, Flutura Açka: Ç'patët o vrasës të kulturës

Shkrirja e teatrit "Migjeni"/ Opozita: Po turpërojnë
Flutura Acka

TIRANË- Deputetja demokrate Flutura Açka ka komentuar vendimin e Bashkisë Shkodër për të shkrirë teatrin Migjeni. Me anë të një postimi në Facebook, Açka shkruan se t'i zhveshësh Shkodrës teatrin Migjeni do të thotë ta turpërosh. Po ashtu ajo e quan kryebashkiakun Benet Beci si vrasës i kulturës. 

Postimi i Plotë:

Po me Teatrin “Migjeni” ç’patët, o vrasës të kulturës? Si mund të quhet Aktori, Regjisori, Kompozitori, Skenografi, etj, punonjës mirëmbajtje bashkie? T’ia zhveshësh Shkodrës Teatrin Migjeni, do të thotë ta turpërosh. Të gjithën é bëni jo vetëm për të kontrolluar shqiptarët deri në qelizë, por edhe për ta lënë Shkodrën pa identitet. Që identiteti i saj të fillojë me ju! A ka shkodranë më Shkodra? A do ta pranoni ju këtë?

2 VITE ME PARE

Shkrirja e teatrit Migjeni, Bardh Spahia: Skandal, institucioni më i rëndësishëm i kulturës në Shkodër

Shkrirja e teatrit "Migjeni"/ Opozita: Po turpërojnë
Bardh Spahia

SHKODËR- Ish-kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia ka reaguar ndaj vendimit për shkrirjen e disa institucioneve në Shkodër, mes tyre dhe teatri Migjeni. Me anë të një postimi në Facebook, Spahia shkruan se teatri “Migjeni” është institucioni më i rëndësishëm i kulturës në Shkodër dhe mban titullin “Nderi i Kombit”. Po ashtu Spahia shkruan se ky është akti më i turpshëm që i bëhet tempullit të artit, aty ku u vu në skenë opera e parë shqiptare.

Reagimi i Plotë:

Me një akt të paprecedent, njeriu që Rama i imponoi shkodranëve përmes krimit, kërcënimit dhe blerjes së votës, ka marrë përsipër të shkrijë disa institucione përnjëherë, pa asnjë konsultim publik dhe pa asnjë shpjegim se si do të menaxhohen në vazhdim institucione të rëndësishme në territorin e Bashkisë Shkodër. Shkrirja e Teatrit “Migjeni”, institucioni më i rëndësishëm i kulturës në Shkodër, e përtej, që mban titullin “Nderi i Kombit”, është akti më i turpshëm që i bëhet tempullit të artit, aty ku u vu në skenë opera e parë shqiptare, e më pas kryevepra kombëtare e botërore të dramës, komedisë, e muzikës, e prej ku kanë dalë emrat ikonë të artit kombëtar.

Shkrirja e Teatrit “Migjeni” na kujton shembjen e Teatrit Kombëtar. Këtë herë jo duke futur fadromat, por më keq duke rrënuar strukturën e tij e duke i hequr krejtësisht pavarësinë. E për cfarë? Që ta kenë të komandueshëm për të luajtur cic-mice disa njerëz anonim, që nuk kanë lidhje me artin dhe kulturën në Shkodër. Dega ekonomike e kulturës, një tjetër institucion i rëndësishëm që shkrihet, i cili ka administruar Qendrën Kulturore “Pjetër Gaci”, Bibliotekën “Marin Barleti”, Galerinë e Arteve, Muzeun “Oso Kuka”, Muzeun e Kështjellës dhe “Vendin e Dëshmisë e Kujtesës”. Të gjitha fshihen dhe hidhen tutje, pa ditur askush për fatin e tyre.

Një pyetje që vjen natyrshëm: Çfarë mbetet në këmbë dhe sadopak i lirë prej pushtetit nga institucionet kulturore? Drejtoria e çerdheve e kopshteve, institucioni i cili mbikqyr, administron dhe përkujdeset për të gjitha çerdhet dhe kopshtet publike në territorin e Bashkisë Shkodër, duke patur si detyrë sigurinë e mirqënien e fëmijëve të të gjithë shkodranëve, shkrihet gjithashtu, pa asnjë shpjegim se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e fëmijëve në radhë të parë, por edhe të punonjësve.

Me të njëjtin trajtim shpërfillës Drejtoria e Shërbimeve Bujqësore dhe Pyjore, që mbulon një bashki ku problematikat e bujqësisë janë të pafundme dhe me sipërfaqen më të madhe të pyjeve. Nga përmbytjet, investimet në rrjetin kullues e vaditës, apo tek menaxhimi i sipërfaqes pyjore. Ky shkatërrim i qëllimshëm ka vetëm një arsye, abuzimin, mos mbajtjen e përgjegjësisë dhe rrënimin e bashkisë Shkodër. Në vend që të shkohet drejt decentralizimit siç edhe rekomandohet me forcë nga institucionet ndërkombëtare, modeli rilindas kthehet mbrapsht duke përqendruar gjithçka në pak duar afër titullarit. Këto vendime janë njëlloj si ato që bëri kryeministri i tij, që Shkodrës i hoqi thuajse të gjitha drejtoritë dhe nuk ndalet së rrënuari traditën dhe historinë shekullore.

2 VITE ME PARE

VENDIMI/ Para pak kohësh zgjodhi drejtuesin, Benet Beci urdhëron mbylljen e teatrit Migjeni

Shkrirja e teatrit "Migjeni"/ Opozita: Po turpërojnë
Benet Beci dhe Teatri Migjeni

SHKODËR- Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci ka vendosur të mbyllë teatrin e Shkodrës. Në shkresën e siguruar nga Dosja.al, shihet që në mesin e disa drejtorive për mbyllje, Kryetari i Bashkisë se Shkodrës ka shtuar dhe Teatrin “Migjeni”. Motivet e këtij vendimi nuk dihet ende, ndërkohë që ska asnjë reagim publik për këtë vendim.

Vendimi për mbylljen e Teatrit Migjeni:

Mbeshtetur ne nenin 7, piken 2 te nenit 8, ne shkronjen b) te nenit 64 te ligjit nr. 139/2015 date 17.12.2015 "Per Veteqeverisjen Vendore", ne ligiin nr. 44/2015 "Kodi i Procedurave Administrative i Republikes se Shqipêrise", ne ligiin nr. 10296, date 8.7.2010
"Per menaxhimin financiar dhe kontrollin" i ndryshuar, ne ligiit nr. 9936, date 26.6.2008
"Per Menaxhimin e Sistemit Buxhetor ne Republiken e Shqiperise" i ndryshuar, ne ligin nr.68/2017, date 2017 Per Financat e Oeverisjes Vendore", i ndryshuar, ne Vendimin e Keshillit Bashkiak nr.54 date 29.12.2023 Per nje ndryshim ne VKB nr.71, date 27.12.2022
"Per miratimin e buxhetit te vitit 2023 dhe programit buxhetor afatmesem perfundimtar 2023 - 2025 të Bashkise Shikoder", indryshuar, dhe "Per nje ndryshim dhe shtesë ne VKB nr.12. date 20.07.2023 "Per miratimin e nivelit te pagave te funksionareve te zgjedhur ose te emeruar, te nepunësve civile e te punonjesve administrative te Bashkise Shkoder dhe institucioneve tê varesise", i ndryshuar".

Urdheroj:

1. Shkrirjen e institucioneve te varesise se Bashkise Shkoder si më poshte vijon;
Drejtoria e Sherbimeve Bujqësore dhe Pyjore.
- Teatri "Migjeni".
Drejtoria Ekonomike e Arsimit.
- Drejtoria e Cerdheve dhe Kopshteve.
- Dega Ekonomike e Kuktures.
2. Per zbatimin e ketij urdhri ngarkohet Administrata e Bashkise Shkoder.
3. Ky urdher hyn ne fuqi menjehere.

Shkrirja e teatrit "Migjeni"/ Opozita: Po turpërojnë
Shkresa

Ndërkohë që vetëm pak pasi mori detyrën si kryebashkiak i Shkodrës, Beci bëri dhe konkurs për drejtuesin e këtij teatri. Në konkurs morën pjesë Arjan Çuliqi dhe Sara Smaja dhe sipas platformave që kishin në krye të teatrit u zgjodh Çuliqi.Ndërkohë që në homazhet për nder të Mjeshtrit të madh Zef Dedës, Çuliqi u shpreh se do të plotësonte dëshirën e tij që ta ringrinte dhe njëherë estradën e Shkodrës në ato nivele që ishte dikur. 

"Kohëve të fundit ai kishte një merak, një dëshirë të madhe që ta ringremë estradën e Shkodrës, në ato nivele që ajo ishte dikur dhe kjo dëshirë e tija për mua është detyrë që ta ngremë estradën në atë lartësi që ajo meriton”, tha Culiqi.

Por me mbylljen e teatrit Migjeni, dëshira e Zef Dedës për ringritjen e estradës së Shkodrës, do të mbetet vetëm dëshirë. 

teatri migjeni shkoder benet beci

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet