All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
LIVE UPDATES

Sherri në PD-në e vulës, Berisha fton deputetët 'anti-Basha': Ejani, të bëjmë më të mirën (Me përjashtim të Bashës dhe Alibeajt)

• Kryedemokrati Sali Berisha u shtriu dorën deputetëve të Partisë Demokratike për bashkim. • Nga konferenca e përjavshme me gazetarët ku u shtruan për diskutim zhvillimet e fundit politike në kampin opozitar, ku mbështetësit e Lulzim Bashës u përplasën me një grup deputetësh të PD, Sali Berisha ndërhyri për të nxjerrë "përfitimin" e tij. • Edhe njëherë duke shpallur "non grata" nga PD, Lulzim Bashën dhe Enkelejd Alibeaj, Berisha ftoi pjesën tjetër të deputetëve demokratë që të diskutojnë për të ardhmen e PD. • I pyetur nëse është i gatshëm që për hir të bashkimit me këtë pjesë të PD dhe ambicies së opozitës për të qenë rivale e denjë përballë Ramës në 2025, të lëshojë diçka nga pushteti personal, Berisha theksoi se partia funksionon sipas statutit dhe në bazë të tij do të ketë votëbesim pas humbjes së zgjedhjeve lokale të 14 Majit. • Lidhur me zhvillimet e fundit në zgjedhjet lokale të 14 majit, Berisha bëri një sërë denoncimesh të tjera. • Sipas tij,  grupi i Shullazit ka bërë fushatë brenda burgut për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, duke lejuar që të votojnë vetëm ata të dënuar që nënshkruanin një deklaratë ku deklaronin hapur votën më 14 Maj. Ndërsa në Elbasan kanë votuar edhe 10-vjeçarë.

7 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Berisha: Janë lejuar të votojnë fëmijë në moshën 10-vjeçare

All - Paragraf - 1

Sherri në PD-në e vulës, Berisha fton deputetët

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se në zgjedhjet lokale janë lejtuar që të votojnë edhe fëmijë 10-vjeçar. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se kjo është e faktuar dhe e filmuar.  

“Janë lejuar të votojnë fëmijë edh enë moshën 10–vjeçare dhe kjo është e filmuar. Në qendrën e dytë më të madhe të vendit de facto nuk është”, tha Berisha.

2 VITE ME PARE

I gatshëm që të largohet nga PD-ja? Berisha: Gjithçka përcaktohet nga anëtarësia e partisë

Sherri në PD-në e vulës, Berisha fton deputetët
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha i pyetur nëse është i gatshëm që të largohet nga lidershipi i PD-së për t'i hapur rrugë bashkimit ka deklaruar se gjithçka në do të përcaktohet nga anëtarësia e saj. Në konferencën për shtyp, Berisha u shpreh se përveç Lulzim Bashës dhe Enkelejd Alibeajt, është i gatshëm që të ketë çdo lloj debati me të gjithë deputetët e tjerë. Në lidhje me votëbesimin, Berisha tha se do i qëndrojë statutit të PD-së nga i cili nëse humb zgjedhjet lokale votëbesohet, ndërsa nëse humb zgjedhjet parlamentare largohet. 

"Me përjashtim të dy personave që kanë lidhje të tmerrshme krimi me Edi Ramën, me të gjithë deputetët e tjerë jam gati që kem çdo lloj debati, diskutimi dhe mirëkuptimi. Sepse ata me një akt themelor, mbështetën kandidatët e primarëve, de facto mbështetën PD-në.Këtu ata investuan në partinë që i përkasin. Ndaj tyre, PD është plotësisht e hapur. Jo që nuk bëj një hap pas, por bëj një hap para, unë i ftoj ata që të ulen të diskutojnë, të vendosin për më të mirën për PD-në, për opozitën, për të ardhmen e vendit. Gjithçka përcaktohet nga anëtarësia e partisë. Ne kemi një statut më demokratik që mund të ketë sot. Ai statut ka të gjitha hapësirat për çdo iniciativë të anëtarëve të saj. Unë i qëndroj me korrektesë statutit. Nuk ndërtohet partia mbi bazën e dëshirave, por mbi bazën e rregullave, që respektojnë liritë dhe të drejtat e anëtarëve të saj. Ka dy përcaktime statusore, njërën që kur kryetari humbet zgjedhjet lokale, votëbesohet. Nuk ka përcaktim aty farsë elektorale apo jo, por zgjedhje. Dhe e dyta, po humbe zgjedhjet e përgjithshme, ai largohet. Asnjë lloj përcaktimi tjetër jashtë kësaj, nuk i shërben PD-së dhe opozitës. Ju nuk duhet të harroni se Shqipëria është vendi në të cilin në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, u krye një grusht shteti kundër opozitës shqiptare. Me qëllimin e vetëm, për të forcuar pushtetin mafioz të Edi Ramës dhe shkatërruar opozitën. Kjo luftë nuk filloi me Sali Berishën, të jem i sinqertë, kjo luftë filloi që në vitin 2015 me përpjekjet më të paimagjinueshme për ta përjashtuar opozitën nga të gjitha proceset kryesore në mënyrat më diabolike. Vazhdoi me kontraktimin e McGonigalit në një kohë kur ishte në detyrë, me angazhimin e Lou Bladel, Marko Rossinit, me ndikimin e fuqishëm të George Soros, Aleksit, etj. Të gjitha këto janë përpjekje për shkatërrimin e opozitës shqiptare. Ju nuk e harroni kur Lulzim Basha, i akuzuar nga SHBA për financime ruse, përfaqësuesi i asaj qeverie, bënte gjithçka për ta mbajtur në krye të PD. Sepse ai është pengu i Edi Ramës. Mënyra më efiçiente për të shkatërruar një komb është të shkatërrosh opozitën," tha Berisha. 

2 VITE ME PARE

Asociacioni/ Berisha: Rama në sintoni me Vuçiç, synon ndarjen e Kosovës

Sherri në PD-në e vulës, Berisha fton deputetët
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklarura se draft-statiti i Edi Ramës për Asosacionin në Kosovë është i përpiluar nga Aleksandër Vuçiç. Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se Rama dhe Vuçiç duan ndarjen e Kosovës, por shtoi se kjo gjë nuk do ndodhë. Berisha u shpreh se drafti i propozuar nga Rama është një thikë pas shpine për Kosovën, që presidenti serb po e arrin përmes vasalit të tij.

"As që e kam lexuar dhe nuk kam asnjë interes. Unë u them atyre që përpiqen të përdorin Ramën, vetëm sa komplikoni zgjidhjen e problemit. Çështja e Asociacionit nuk është çështje drafti. Draftin e Ramës, sigurisht e ka shkruar Vuçiçi. Kjo është për t’i thënë Albin Kurtit, që ti as këtë që ka hartuar Tirana, nuk e pranon. Kjo është një thikë pas shpine, që Aleksandër Vuçiç, doktrinari i gjenocidit, arrin t’i fusë Kosovës përmes vasalit të vet, Edi Rama. Nuk është asgjë tjetër, Brukseli, Uashingtoni, Londra, Parisi, Berlini kanë grupet më të shkëlqyera të ekspertëve, por për hir të së vërtetës, ai draft duhet të hartohet nga ata që do e zbatojnë. Futja e Edi Ramës në mes, ishte vetëm për t’i futur një thikë, siç bëri me hartat. Kush vraponte me hartat e ndarjes së Kosovës dhe kufijve? Iniciatori i atij projekti, rezulton sipas burimeve shumë serioze të jetë Edi Rama, pra të jetë Vuçiçi përmes argatit të tij. Me këtë rast, mund të them se nëse procesi i negociatave midis Kosovës dhe Serbisë eci brenda dy vitesh me një kurs të pandalshëm, që nga viti 2013 është shndërruar në pëlhurë të Penelopës. Ky, në sintoni me Vuçiçin, synon ndarjen e Kosovës. Por ndarja e Kosovës nuk është opsion kurrë. Ndaj Edi Ramës i ra maska, Kosova bëri reagimin e vet në union," tha Berisha.

2 VITE ME PARE

Berisha: Analizën për farsën zgjedhore e kemi detyrim absolut, më pas do ndërmarrim protestat e fuqishme

Sherri në PD-në e vulës, Berisha fton deputetët
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se pas zgjedhjeve ata do të bëjnë dy gjëra. E para do të jetë sipas tij analiza e zgjedhjeve, të cilën e quajti farsë dhe e dyta ka për të qënë organizimi i protestave të fuqishme në të gjithë vendin. 

"Analiza në PD nuk ka filluar sepse siç po konstatoni, ne jemi çdo ditë në analizë të procesit elektoral. Jo çdo gjë është në duart tona. Nuk është në duart tona, materialet që na duhen, janë në duart e institucioneve të shkatërrimit të zgjedhjeve, janë në duar të afateve të gjykatave. Janë një seri procesesh që kërkojnë durim dhe kohë. Por ne do i shkojmë gjer në fund. Ne sot ju informuam se kemi paraqitur me video se si në Elbasan, në të paktën 70 përqind të qendrave, operatori ka shkatërruar votimin. Me video. Ky është rezultati kur e bën komisionin 7 me 0, kur voton fëmija 10 vjeç. Me të mbaruar kjo analizë që e kemi detyrim absolut, përndryshe ne bëhemi bashkëfajtorë në farsën elektorale, ne legjitimojmë farsën elektorale. Ne nuk e bëjmë kurrë, nuk pajtohemi. Në mbyllje të kësaj, do jetë analiza. Me kaq seriozitet do bëjmë edhe analizën në PD dhe do ndërmarrim protestat e fuqishme për rikthimin e votës së lirë," tha Berisha.

2 VITE ME PARE

Berisha: Do kërkojmë sërish hetim parlamentar për aferën McGonigal pasi ka zhvillime dramatike

Sherri në PD-në e vulës, Berisha fton deputetët
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar sot se opozita do të kërkojë sërish ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për aferën e Charles McGonigal. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se kjo aferë ka zhvillime tejet dramatike. Po ashtu u shpreh se ata do të bëjnë gjithçka për të dhënë kontributin në hetimin e të gjithë personave lidhur me këtë çështje.  

"Dua t’u informoj se përveç komisionit për hetimin e zgjedhjeve parlamentare, ne do riformulojmë dhe dorëzojmë në parlament, komisionin për hetimin e veprimtarisë së McGonigal në Shqipëri. Siç e keni marrë vesh, ka një zhvillim shumë dramatik në këtë veprimtari. Gjer para 3 javësh, ish-tradhtari i kombit amerikan, McGonigal, gjykohej për dy çështje kryesore veças. Për çështjen Deripaska dhe lidhjen ruse, për çështjen Rama dhe lidhjen shqiptare. Njëra çështje gjykohej në Nju Jork, çështja tjetër gjykohej në Uashington. Çështja shqiptare kishte të bënte me ryshfet. Çështja tjetër kishte të bënte me probleme të tjera. Ryshfet me të cilin Edi Rama kishte angazhuar kryezbuluesin e FBI kundër opozitës, ndërkohë që ishte në detyrë. Natyrisht, Edi Rama ka imunitet diplomatik, por çështja e tij nuk mbyllet kurrë. Le të aktivizojë ai të gjithë miqtë e tij, me Alex e me George, ai nuk i shpëton dot ndëshkimit nga drejtësia amerikane. Por zhvillimi dramatik i para tre javëve është shumë thelbësor. Prokurori amerikan kërkon shkrirjen e çështjeve, çka do të thotë se dosja shqiptare nuk është më vetëm dosje ryshfeti. Ne do bëjmë gjithçka për të dhënë kontributin tonë për hetimin e të gjithë personave të lidhur me aferën McGonigal, në Shqipëri dhe jashtë saj, me mundësitë që kemi," tha Berisha.

2 VITE ME PARE

"Farsa elektorale në Elbasan"/ Berisha: 70 përqind e operatorëve kanë shkelur ligjin

Sherri në PD-në e vulës, Berisha fton deputetët
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i PD-së Sali Berisha, denoncoi sot manipulimet zgjedhore në Elbasan. Gjatë një konference për shtyp, berisha u shpreh se rreth 70 përqind e operatorëve në qendrat e votimit kanë shkelur ligjin. Po ashtu ai u shpreh se operatorët janë përzgjedhur anëtarë të FRESSH-it. 

"Unë e di se për gazetarët dhe mediat, e njëjta temë nuk është kurrë interesante dhe e preferueshme, por kur ajo është një çështje themelore e shoqërisë, nuk mund t’i kthesh kurrë krahët dhe ta injorosh, sepse bëhesh bashkëfajtor në një krim të paparë elektoral. Jam këtu për t’u njoftuar ju, se zgjedhjet në Bashkinë e Elbasanit janë një nga farsat më të mëdha në historinë e zgjedhjeve. Videot dëshmojnë se në mbi 70 përqind të qendrave të votimit, të ashtuquajturit operatorë, shkelën ligjin nga mëngjesi deri në darkë. Ligji përcakton qëndrimin e tyre, distancën në të cilën ata qëndrojnë nga aparatura e votimit dhe këta militantë të PS-së, të përzgjedhur me kujdes, anëtarë të FRESSH, të trajnuar në sipërmarrjen e peshkut të Lucës, dhe të trajtuar nga Luca, janë treguar shkelës të ligjit, kriminelë elektoralë pothuaj në të gjitha qendrat e votimit," tha Berisha.

2 VITE ME PARE

Berisha me "SY" tek '313', bën DENONCIMIN: Shullazi dhe grupi i tij u bënë terror të burgosurve, donin vota për Veliajn

Sherri në PD-në e vulës, Berisha fton deputetët
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha në takimin e tij të përjavshëm me gazetarët, ka denoncuar sërish zgjedhjet e 14 majit, ku tha se këto të fundit ishin farsë elektorale dhe se opozita nuk mund t’i njohë kurrë. Në takimin e përjavshëm me gazetarët, Berisha tha se tha se Emiliano Shullazi ka ushtruar presion tek burgu 313 ndaj të burgosurve për të votuar, dhe ky akt është një manipulim i tmershëm për zgjedhjet.

"Gjithashtu një manipulim i tmerrshëm është bërë në burgjet e Shqipërisë. Informoj publikun se në burgun 313, ku ndodhen rreth 600 të burgosur, të burgosur nga grupi i Shullazit dhe vetë Shullazi, iu janë bërë format më të egra të presionit. Shullazi dhe grupi i tij, është lejuar në kundërshtim flagrant me rregulloren e burgut, të kalojë nga kati në kat për të ushtruar terror mbi të burgosurit për të votuar për Erion Veliajn. Të burgosurve iu është kërkuar deklaratë, por ka nga ata që kanë refuzuar deklaratën për dinjitetin dhe nuk kanë firmosur për të votuar për Erion Veliajn. Në listën e zgjedhësve ka pasur gjithsej 130 votues, në ditën e votimit kanë votuar 300 votues,"-tha Berisha.

sali berisha zgjedhjet e reja ne pd

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!