LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

SHERRI në Kuvendin e Kosovës/ BE dënon dhunën: Zhgënjyese! Lushtaku merret në pyetje nga Prokuroria, avokati: Veproi në vetëmbrojtje!

• Zhvillime të reja nga Kosova. • Një ditë pas përplasjes së bujshme në Kuvend, ashtu siç u njoftua Prokuroria ka nisur hetimet dhe marrjen në pyetje të personave të përfshirë në incident. • Një nga protagonistët e ngjarjes së bujshme ishte deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku i cili hodhi ujë me shishe drejt kryeministrit Albin Kurti, teksa ky i fundit po fliste nga foltroja, situatë e cila më pas agravoi në dhunë me ministrat e kabinetit qeveritar. • Lushtaku është marrë sot në pyetje nga organi i akuzës. • Sipas avokatit të tij, Faton Fetahu, Lushtaku u mor në pyetje në cilësinë e të dyshuarit për sulm, por edhe të viktimës. • Ai shtoi se zëvendëskryeministri Bislimi ka sulmuar i pari deputetin dhe se ky i fundit të gjitha veprimet e tij i ka bërë në vetëmbrojtje. • Sakaq, partia tjetër opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka mbledhur sot Kryesinë për të diskutuar mbi hapat e mëtejshëm për situatën e krijuar edhe pse nuk u përfshinë në incident. • Ngjarja është cilësuar si 'zhgënjyese' nga Bashkimi Evropian. • Duke dënuar skenat e dhunës në Kuvend, shefi i Zyrës së BE në Kosovës, Tomas Szunyog u shpreh se diskutimet dhe shkëmbimi i ideve janë bazat themelore të një demokracie. 

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Përleshja në Kuvendin e Kosovës/ Ministri publikon FOTO: Aksioni i PDK-së në Kuvend ishte i planifikuar

SHERRI në Kuvendin e Kosovës/ BE dënon dhunën:
Hekuran Murati

KOSOVË-  Ministri i Financave, Hekuran Murati i cili u përfshi në përleshjen fizike në seancën e djeshme të Kuvendit të Kosovës pretendon se veprimi i deputetëve të PDK-së ishte i planifikuar. Murati ka publikuar në Facebook një foto para se të ndodhte incidenti që nisi me hedhjen e ujit nga deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, në drejtim të kryeministrit Albin Kurti.

“Se a ishte rasti i djeshëm vetëm aksion simbolik e spontan i një deputeti, apo veprim i paramenduar e i planifikuar nga PDK, e dëshmon fotoja më poshtë. A, nëse i keni dëgjuar mbrëmë analistët nëpër studio dhe deputetët që më sulmuan, edhe mund të krijohet përshtypja se deputetin Lushtaku e sulmuam nga ulësja e qeverisë e ai u vetëmbrojt te ulëset e qeverisë. E me të parë Mërgimin teksa vetëmbrohej, Hajdar Beqa e Bekim Haxhiu u nisën nga fundi i sallës me vrap drejt nesh, që të vetëmbroheshin edhe ata”, ka shkruar Murati.

Çfarë ndodhi në Kuvendin e Kosovës?

Përplasje dhe tension në Kuvendin e Kosovës. Seanca nisi me reagimet e deputetëve të opozitës për publikimin e audi-përgjimeve të deputetes Mimoza-Kusari Lila dhe nënkryetarit të Listës Serbe Sllavko Simiç të cilët flasin për politikanin famëkeq serb Radoiçiç i shpallur non-grata nga amerika. Në foltore dhe karrigen e Kurtit, disa deputetë të opozitës kanë vendosur pankartat 'Zdravo' duke iu rreferuar skandalit të përgjimeve. Pasi kryeministri Albin Kurti mori fjalën në Kuvend duke folur për marrëveshjen me BE-në për të ulur tensionet, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku ka hedhur drejt tij ujë më shishe. Në këtë moment kanë ndërhyrë ministrat e kabinetit qeveritar, më pas situata ka dalë jashtë kontrollit.

3 VITE ME PARE

Përplasja në Kuvendin e Kosovës/ Nuk u përfshi në incident, LDK mbledh Kryesinë, diskuton për hapat pas situatës së krijuar

SHERRI në Kuvendin e Kosovës/ BE dënon dhunën:
Lumir Abdixhiku mbledh kryesinë

KOSOVË-  Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka mbledhur kryesinë e partisë. Në njoftimin zyrtar thuhet se kjo mbledhje vjen pas zhvillimeve të fundit në vend, përfshirë dhunën e përdorur dje në Kuvendin e Kosovës.

“Si pasojë e zhvillimeve të fundit, pamjeve të shëmtuara të dhunës në Kuvendin e Kosovës kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka mbledhur anëtarët e Kryesisë ku po diskutohet për hapat e LDK-së në ditët në vijim“, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Dje në Kuvend ka pasur përleshje fizike mes deputetëve të PDK-së dhe pjesëtarëve të Qeverisë Kurti. Tensionet vazhduan edhe pas rikthimit të deputetëve dhe kabinetit qeveritar në sallë.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca vendosi që të vazhdojë seancën, duke e tejkaluar diskutimin që çoi në shpërthimin e dhunës, e që kishte të bënte me bisedat e incizuara mes shefes së Grupit Parlamentar të LV-së, Mimoza Kusarit dhe zyrtarit të lartë të Listës Serbe, Sllavko Simiç. PDK-ja nuk pranonte të tejkalohej ky disktuim dhe e bllokoi foltoren e Kuvendit për disa orë.

Ndërkaq, deputetët e LDK-së nuk u përfshin në tensione. Deputeti Armend Zemaj i kërkoi Konjufcës ta ndërpriste seancën, duke ia lexuar rregulloren e Kuvendit, por kryeparlamentari e refuzoi kërkesën. 

3 VITE ME PARE

Dhuna në Kuvendin e Kosovës/ Lushtaku merret në pyetje nga prokuroria, avokati: Veproi në vetëmbrojtje

SHERRI në Kuvendin e Kosovës/ BE dënon dhunën:
Mërgim Lushtaku

KOSOVË- Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku sot është marrë në pyetje nga prokuroria për incidentin në Kuvendin e Kosovës, në seancën e djeshme plenare, ku deputetët e opozitës dhe ministrat e kabinetit qeveritar patën një përplasje fizike. Avokati mbrojtës Faton Fetahu pretendoi se Lushtaku u pyet nga organi i akuzës në cilësi të dyshuarit për sulm, por edhe të viktimës. Ai shtoi se zëvendëskryeministri Bislimi ka sulmuar i pari deputetin Lushtaku dhe se ky i fundit të gjitha veprimet e tij i ka bërë në vetëmbrojtje.

“Zotëri Lushtaku ishte në vendin e tij të punës për dallim nga zotëri Bislimi dhe anëtarë të tjerë të punës. Ai u sulmua në vendin e tij të punës. Deputetët kanë imunitet nga ndjekja penale, paditë civile për vendimet dhe veprimet e tyre në kuadër të fushëveprimit të tyre si deputet. Në rrethanat e rastit konkret veprimi i tij ishte si një kundërpërgjigje ndaj skandalit që ka ndodhur dhe që nuk mori përgjigje zotëri Lushataku. Në tensionin që ata reflektonin, veçanërisht pas provokimit të situatës nga Bislimi, që e hoqi fotografinë e vendosur nga deputetët. Ky është rasti i parë i një anëtari të qeverie që ndërhyn në sallën e Kuvendit. Në refleksion të tensionit që transmetonte është vlerësuar e nevojshme një veprim, që ka imunitet, zotëri Lushtaku, një spërkatje me ujë. Ky nuk është një veprim që cenon integritetin fizik të anëtarëve të Qeverisë, por fatkeqësisht nga ana tjetër nuk ishte përgjigja e njëjtë dhe jo reciproke. Pasi ai u sulmua i pari dhe ne të gjitha këto elemente i kemi prezantuar para prokurores”, ka thënë ai. 

Dje deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës paralajmëroi se do të padisë zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, ministren Albulena Haxhiun dhe Hekuran Muratin me pretendimin se është sulmuar prej tyre dhe se sulmi ishte i koordinuar nga qeveria. 

Çfarë ndodhi në Kuvendin e Kosovës?

Përplasje dhe tension në Kuvendin e Kosovës. Seanca nisi me reagimet e deputetëve të opozitës për publikimin e audi-përgjimeve të deputetes Mimoza-Kusari Lila dhe nënkryetarit të Listës Serbe Sllavko Simiç të cilët flasin për politikanin famëkeq serb Radoiçiç i shpallur non-grata nga amerika. Në foltore dhe karrigen e Kurtit, disa deputetë të opozitës kanë vendosur pankartat 'Zdravo' duke iu rreferuar skandalit të përgjimeve. Pasi kryeministri Albin Kurti mori fjalën në Kuvend duke folur për marrëveshjen me BE-në për të ulur tensionet, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku ka hedhur drejt tij ujë më shishe. Në këtë moment kanë ndërhyrë ministrat e kabinetit qeveritar, më pas situata ka dalë jashtë kontrollit.

3 VITE ME PARE

'Zhgënjyese'/ BE dënon dhunën në Kuvendin e Kosovës: Është vendi ku duhet të flitet për politikat në mënyrë demokratike

SHERRI në Kuvendin e Kosovës/ BE dënon dhunën:
Dhuna në Kuvendin e Kosovës

KOSOVË- Bashkimi Evropian ka dënuar skenat e dhunës në Kuvendin e Kosovës, në seancën e djeshme plenare, ku opozita dhe ministrat e kabinetit qeveritar patën një përplasje fizike. Në një postim në Twitter, shefi i Zyrës së BE në Kosovës, Tomas Szunyog shkruan se diskutimet dhe shkëmbimi i ideve janë bazat themelore të një demokracie. 

“Skena zhgënjyese dhune janë parë sot në Kuvend. Kuvendi nuk është vend për sulme fizike, por vend për të diskutuar propozimet dhe politikat në mënyrë demokratike. Diskutimet dhe shkëmbimi i ideve janë bazat themelore të një demokracie”, shkruhet në postimin e tij. 

Incidenti ka ngjallur reagime të shumta. Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier u shpreh se përdorimi i dhunës nuk është mjet për të shprehur mospajtimet. Një reagim ka ardhur edhe nga kryeministri Edi Rama tha se një sjellje e tillë është një turp për Kosovën, madje shtoi se opozita duhet të distancohet nga kjo sjellje që nuk do t'i shërbejë për mirë Kosovës.

dhune ne kuvendin e kosoves

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet