Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
• Një 15-vjeçar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e djeshme në oborrin e banesës së tij në Fushë-Mëzez. • Policia ka dalë ditën e sotme me një njoftim zyrtar ndërsa ka zbardhur dinamikën e plagosjes së 15-vjeçarit. • Në lidhje me ngjarjen është shpallur në kërkim xhaxhai i të miturit, Nazmi Pëllumbi. • Policia thekson se 29-vjeçari Nazmi Pëllumbi pas një konflikti me vëllanë binjak ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar drejt Florant Pëllumbit. • Plumbat kanë kapur aksidentalisht të miturin duke e plagosur 3 herë. • 29-vjeçari, Florant Pëllumbi u vendos në pranga pasi në banesë iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë. • Nazmi Pëllumbi u shpall në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë”, “Plagosja e rëndë nga pakujdesia” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. • Ndërsa vëllai i tij u prangos për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet një sasi kokaine, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. • Nëna e të miturit me deklaratën e saj në polici ka bërë të mundur edhe zbardhjen e plagosjes së djalit. • Ajo ka thënë se njëri nga kunetërit e saj, ka qëlluar në drejtim të tjetrit dhe plumbat kanë kapur 15-vjeçarin. • Sipas saj, konflikti mes dy 29-vjeçarëve ka nisur fillimisht për shitjen e lëndëve narkotike kokainë dhe më pas ka degraduar në përdorimin e armës.
4 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosjen e 15-vjeçarit në Fushë-Mëzez. I mituri i plagos nga xhaxhai pas një konflikti me binjakun e tij. Vëllezërit binjakë Florent dhe Nazmi Pëllumbi mësohet se kanë pasur një konflikt për motive të dobëta me njëri-tjetrin dhe janë zënë në oborrin e banesës. Raportohet se 3 vëllezër të familjes Pëllumbi jetonin në një banesë private një katëshe në Fushë Mëzez, ku secili kishte hyrjen e tij. Gjatë sherrit mësohet se kanë ndërhyrë edhe pjesëtarë të tjerë të familjes Pëllumbi për t’i ndarë.
29-vjeçari Nazmi Pëllumbi mësohet se është futur në banesë, ka marrë automatikun dhe është kthyer në oborrin e banesës për të qëlluar drejt vëllait binjak. Dëshmitarët janë shprehur se i kanë parë binjakët duke i tërhequr armën njëri-tjetrit. 15-vjeçar (djali i vëllait tjetër) nuk ka qenë në banesë kur ndodhi konflikti dhe në momentin që arma është shkrepur i riu ishte duke u futur brenda oborrit të shtëpisë.
Në momentin që është afruar të porta kryesore e banesës e kanë kapur plumbat. Nga pamjet e siguruara nga policia, shihej momenti kur i mituri qëllohet aksidentalisht me 3 plumba, ku një kapi në kraharor dhe dy të tjerë në krah. Plumbat kanë çarë llamarinën e portës dhe kanë goditur të miturin.
Familja Pëllumbi nuk ka treguar të vërtetën dhe ka qenë nëna e të miturit që zbuloi konfliktin mes kunetërve. Pas dëshmisë është vënë në pranga Florent Pëllumbi ndërsa është shpallur në kërkim Nazmi Pëllumbi. Në banesën e Florent Pëllumbit policia gjeti edhe kokainë.
TIRANË- Janë zbardhur detaje të reja nga plagosja e 15-vjeçarit mbëmjen e djeshme në Tiranë. I mituri mbeti i plagosur pas një sherri mes xhaxhallarëve tij, vëllezërve binjakë, Nazmi dhe Florant Pëllumbi. Ndërkohë është publikuar edhe fotoja e këtyre të fundit.
Nëna e të miturit me deklaratën e saj në polici ka bërë të mundur edhe zbardhjen e plagosjes së djalit. Ajo ka thënë se njëri nga kunetërit e saj, ka qëlluar në drejtim të tjetrit dhe plumbat kanë kapur 15-vjeçarin. Sipas saj, konflikti mes dy 29-vjeçarëve ka nisur fillimisht për shitjen e lëndëve narkotike kokainë dhe më pas ka degraduar në përdorimin e armës.
29-vjeçari, Florant Pëllumbi u vendos në pranga, ndërsa në banesë iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, ndërsa vëllai i tij u shpall në kërkim.
TIRANË- Një 29-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme pas plagosjes së një 15-vjeçari të regjistruar mbrëmjen e djeshme në Fushë-Mëzez. I arrestuari është Florant Pëllumbi. Mësohet se vëllai binjak i të arrestuarit, Nazmi Pëllumbi është shpallur në kërkim. Policia bën me dije se i mituri i plagos pas një konflikti të xhaxhallarëve të tij binjakë.
Pas një konflikti mes vëllezërve, Nazmiu ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar drejt vëllait të tij. Plumbat kanë kapur aksidentalisht të mitur duke e plagosur 3 herë. 29-vjeçari, Florant Pëllumbi u vendos në pranga pasi në banesë iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.
Njoftimi:
Tiranë/ Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Fushë Mëzez, ku mbeti i dëmtuar me armë zjarri një 15-vjeçar. Shpallet në kërkim një 29-vjeçar (xhaxhai i 15-vjeçarit), pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta me vëllanë binjak, ka qëlluar me zjarri drejt tij dhe nga të shtënat është dëmtuar aksidentalisht 15-vjeçari (nipi i tyre). Arrestohet binjaku i 29-vjeçarit, pasi iu gjet në banesë një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në vijim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, kanë bënë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur mbrëmë, në Fushë-Mëzez, ku mbeti i dëmtuar me armë zjarri 15-vjeçar. Në vijim të veprimeve për këtë rast:
u shpall në kërkim shtetasi N. P., 29 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë”, “Plagosja e rëndë nga pakujdesia” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;
-u arrestua shtetasi F. P., 29 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet një sasi kokaine, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore ka rezultuar se shtetasi N. P. gjatë një konflikti për motive të dobëta me vëllanë e tij binjak, shtetasin F. P., në oborrin e përbashkët të banesave të tyre, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij. Nga këto të shtëna ka mbetur i dëmtuar 15-vjeçari (djali i vëllait tjetër të tyre), i cili vijon të jetë në kujdesin e mjekëve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme.
KASHAR- Babai dhe xhaxhai i 15-vjeçarit që mbeti i plagosurmbrëmë në zonën e Fushë Mëzezit, janë shoqëruar në polici. Shoqërimi i tyre ka ardhur pas dyshimeve të hetuesve për një konflikt të mundshëm brenda familjes, i cili shkoi në përdorim armësh. Ende nuk është në mënyrë të plotë kjo pistë.
Dëshmia e të miturit është kontradiktore në raport me çfarë ka gjetur grupi hetimor në vendin e ngjarjes. Sipas 15-vjeçarit është qëlluar 4 herë në drejtim të derës kryesore të oborrit të shtëpisë nga një makinë e zezë, e cila sipas tij është larguar menjëherë.
Por, hetuesit, nga këqyrja e vendit të ngjarjes konstatuan 5 vrima plumbash në derë, të cilët janë qëlluar nga brenda oborrit, pasi vrimat e plumbave kanë dinamik dalës jashtë porte dhe jo nga jashtë brenda, duke rrëzuar mundësinë e të shtënave të mundshme nga autorë të jashtëm.
Dyshimet e hetuesve deri tani janë për konflikt mes 2 vëllezërve, debat që mund të ketë degraduar në oborr, deri në përdorim arme. Edhe i ati i 15-vjeçarit ka dhënë dëshmi kontradiktore, pasi sipas tij kishte dëgjuar të shtëna dhe djalin që erdhi i plagosur. 15-vjeçari, sipas burimeve, nuk ka rrezik për jetën, ndërsa ka marr 3 plumba, 1 në shpatullë dhe 2 në krah.