Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• 1 i vrarë e 1 i plagosur. • Ky është bilanci i khasapanës që ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në Prizren. • 3 të rinj nga Kukësi janë përplasur fizikisht me pronarin e lokalit të natës që po frekuentonin mbrëmjen e djeshme. • Visar Cengu, Rufgen Shehu nuk kanë pranuar që të paguanin faturën prej 400 eurosh që kishin konsumuar në lokalin e Dibran Hoxhajt, i njohur për publikun si "Kobra". • Dy të rinjtë nga Kukësi nuk kanë pasur me vete armë, ndërsa Hoxhaj nuk ka nguruar që të qëllonten ndaj tyre, duke i marrë jetën Cengut, ndërsa Shehu ka mbetur i plagosur. • Pas ngjarjes Hoxhaj është vendosur në pranga por kjo nuk është hera e parë për të. Kjo pasi edhe më parë është prangosur për përplasje të ngjashme, por edhe për trafik droge.
12 artikuj për këtë temë.
PRIZREN- Në orët e para të së martes një konflikt në lokalin “Kobra City” në Prizren solli një person të vrarë dhe një të plagosur. Viktima që vdiq nga ky rast është Visar Cengu, nga Kukësi, ndërsa lidhur me ngjarjes tragjike ka folur xhaxhai i viktimës, Besim Cengu.
Ai në një intervistë ekskluzive për Klan Kosovën tha se nipi i tij ishte qëlluar në makinë nga prapa.
“Nipi im është gjuajtur brenda veturës nga pas, sepse edhe predha ka qenë në shpinë dhe e ka kapur mushkërinë dhe një pjesë të zemrës dhe djali ka vdekur në vend”,- tha Cengu në një prononcim ekskluziv për Klan Kosova. Sipas Prokurorisë së Prizrenit, shkak dyshohet të jetë një faturë prej 400 eurosh, fakt të cilin nuk e mohon as xhaxhai i viktimës.
“Ndoshta, sepse ka pasur ngatërresë që brenda mesa mora vesh unë. Por unë i njoh të tre dhe kam bindjen e plotë se këta nuk kishin lidhje me konsumim të një ushqimi dhe të mos paguajnë. Ata kanë qenë çuna të sjellshëm. Fakti që në makinë nuk kanë pasur asnjë mjet luftarak, ata kanë qenë paqësore dhe kanë shkuar për të konsumuar diçka. Djali ka qenë në Francë dhe u kthye tani,”- u shpreh xhaxhai.
Ai i bëri apel drejtësisë që të veprojë në këtë rast dhe mos ketë indiferencë.
“Është mirë që drejtësia të merret dhe mos e nxitë vëllain me indiferencë. Organet në Kosovë dhe Shqipëri ta shqyrtojnë këtë rast. Nëse do ketë indiference atëherë nuk duhet të ketë indiferencë nga krahu jonë.”
Lidhur me rastin janë arrestuar 6 persona, në mesin e tyre si i dyshuar kryesor edhe pronari i lokalit, Dibran Hoxhaj. Deri më tani, sipas Prokurorisë mendohet se shkak për konfliktin dyshohet të jetë një faturë prej 400 eurosh.
PRIZREN- Pas ngjarjes tragjike e cila ndodhi mëngjesin e së martës në lokalin “Kobra City” në Prizren, Inspektorati i Tregut në Komunën e Prizrenit ka mbyllur përkohësisht këtë lokal në mungesë të dokumentacionit. Lajmin për Telegrafin e bëri të ditur drejtori i Inspektoratit në Komunën e Prizrenit, Islam Ukimeri, i cili tha se lokali do të mbetet përkohësisht i mbyllur deri në një vendin të gjykatës në Prizren.
“Sot në orët e para të mëngjesit kemi pas telefonat nga Policia e Kosovës në Prizren dhe me kërkesë të tyre, ne obligohemi menjëherë të dalim në vendin e ngjarjes pasi na kanë njoftuar se në një lokal nate ka pasur gjuajtje me armë. Ne si inspektorat, inspektorati i tregut komunal kemi dal në vendin e ngjarjes. Dhe pasi kemi dal në vendin e ngjarjes, pronarët apo punonjësit që punojnë aty, obligohen të na paraqesin dokumentacion.
Ata nuk kanë pasur mundësi që të na paraqesin dokumentacionin pasi disa persona kanë qenë me duar të lidhura nga policia dhe duke ia marr shënimet për rastin në fjalë. Dhe me mos prezantimin e dokumentacionit, ne si inspektorat obligohemi ta mbyllim lokalin përkohësisht. Inspektorat e tregut komunal obligohen ta mbajnë lokalin mbyllur përkohësisht deri në një vendim të gjykatës”, ka thënë Ukimeraj.
Zëdhënësi i policisë rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqi tha gjithashtu se është kryer bastisje në lokalin ku ka nisur përleshja dhe në shtëpinë e pronarit Dibran Hoxhaj. Në vendngjarje Bytyqi konfirmoi se janë gjetur të paktën tri gëzhoja plumbash si dhe është hasur lokali i demoluar.
“Është kryer bastisja e lokalit si dhe shtëpisë së të dyshuarit. Në vendngjarje anë gjetur së paku tri gëzhoja dhe lokali i demoluar. Aktualisht po vazhdon intervistimi i të dyshuarit dhe personave të tjerë, dëshmitarë okularë si dhe pjesëtarë të stafit të lokalit”, u shpreh ai.
Pronari i lokalit, Dibran Hoxhaj, i njohur si “Kobra” dyshohet të ketë shtënë me armë zjarri pas një zënke fizike me disa persona, të cilët kishin ardhur nga Kukësi në Prizren. Si pasojë, njëri nga ta ka mbetur i vdekur, kurse një tjetër është plagosur.
PRIZREN- Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Admir Shala, ka folur për vrasjen që ndodhi mëngjesin e sotëm në dalje të Prizrenit, ku mbeti i vrarë një 31-vjeçar me origjinë nga Kukësi dhe u plagos një 27-vjeçar. Kryeprokurori Shala tha për Gazetën Express se konflikti ka nisur në lokalin “Kobra City” lidhur me pagesën e faturës së shërbimeve. Teksa për këtë rast konfirmon ndalimin e 6 personave në mesin e tyre edhe ndalimin e Dibran Hoxhajt i njohur si “Kobra”.
Kryeprokurori Shala tha se prokuroria është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e rastit, ndërsa arma me të cilën dyshohet se është kryer krimi nuk është gjetur akoma. Ai tha se Dibran Hoxhaj është i dyshuar për veprën penale “vrasje e rëndë”, ndërsa të ndaluarit e tjerë për “pjesëmarrje në rrahje”.
“Sot në orën 04:10, policia ka marrë informatë se ka pasur të shtëna në afersi të lokalit “Kobra City”, në dalje të Prizrenit rruga Prizren- Kukës. Dyshohet se ngjarja tragjike ka ndodhur pas një konflikti në lokalin “Kobra City” me disa shtetas të Shqipërisë, lidhur me pagesën e faturës së shërbimeve. Në momentin që shtetasit V.C., R.Sh dhe A.B, po largoheshin me automjetin e tyre te markes Audi, dyshohet se shtetasi D. H, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të tyre”, tha Shala.
Shala thekson se 27-vjeçari i plagosur është jashtë rrezikut për jetë.
“Si pasojë e të shtënave me armë zjarri 31-vjeçari me inicialet V. C., dhe R. Sh., 27 vjeç, të dy nga Kukësi janë plagosur, ku si pasoj e plagëve shtetasi V.C. ka vdekur, ndersa shtetasi R.SH. ka pësuar lëndime trupore dhe është jashtë rrezikut për jetë” tha ai.
Shala theksoi se organet e rendit të Kosovës dhe Shqipërisë janë në bashkëpunim për zbardhjen e rastit.
“Prokuroria Themelore në Prizren së bashku me Policinë e Kosovës, janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, me qëllim të sigurimit te provave dhe zbardhjes së rrethanave të ngjarjes. Organet e zbatimit të ligjit të Kosovës dhe ato të Shqipërisë janë në bashkëpunim për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. I dyshuari D.H. dyshohet për veprën penale vrasje e rëndë”, tha Shala.
PRIZREN- Dibran Hoxhaj pak para sherrit me tre të rinjtë nga Kukësi ka postuar në rrjetet sociale. Ai ka hedhur video në TikTok nga klubi i tij, duke ndezur puro.
Po ashtu ka publikuar dhe një foto nga kamerat e sigurisë së klubit, ku shihet një person në pjesën e parkingut.

Dibran Hoxhaj nuk është një emër i panjohur për drejtësinë pasi ka qenë i dënuar më parë për trafik droge dhe përleshje fizike. Tre të rinjtë nga Kukësi nuk kanë qenë të armatosur, ndërsa pas sherrit janë qëlluar me armë nga Hoxhaj teksa kanë qenë duke u larguar me makinë.
KOSOVË- Dibran Hoxhaj, pronari i klubit 'Kobra City' që vrau orët e para të mëngjesit të sotëm një 30-vjeçar nga Kukësi, Visar Cengu si dhe plagosi 27-vjeçarin Rufgen Shehu, nuk është emër i pagjohur për publiku shqiptar, por as edhe për drejtësinë. Kjo pasi Hoxhaj ftohej shpesh në intervista nëpër televionet shqiptare si dhe ato të Kosovës.
Duke reklamuar jetesën prej luksi në rrjetet sociale si Instagram, ku numëron një numër të madh ndjekësish, prej 150 mijë, Hoxhaj gjeti rrugën e tij drejt televizioneve. Ai ka qenë shumë herë i ftuar në emisione si "Shqipëria Live"; "N'Kosovë Show" "Prive", ku ka folur për numrin e lartë të veprave penale që ka. Ndërkohë që në intervista shprehej se jeta e tij ishte si në flima dhe se i frikësohej vetëm Zotit.
Ai gjithashtu ka dhënë intervista të shumta në televizionet Top Channel, Tv Llapi, Klan Kosova si dhe Insjaderi Tv, ku përveç veprave penale gjithashtu reklamonte dhe jetën e luksit që bënte.
PRIZREN-Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen e 30-vjeçarit Visar Cengu në Prizren, mëngjesin e sotëm. Mësohet se Cengu, sëbashku me dy shokët e tij, Rufgen Shehu dhe Arben Basha nuk kanë pranuar të paguajnë faturën prej 400 eurosh.
Zënka fillimisht ka nisur me grushte dhe sende të forta, por, në momentin që tre shqiptarët nga Kukësi, po largoheshin me makinë, pronari i klubit, Dibran Hoxhaj, ka marrë armën që dhe ka qëlluar drejt tyre. Nga të shtënat, kanë mbetur të plagosur Shehu dhe Cengu, por ky i fundit humbi jetën teksa po shkonte në spital.
KUKËS- Fotoja e 30-vjeçarit që mbeti i vrarë mëngjesin e sotëm në Prizren është zbuluar. Visar Cengu jetonte në Francë dhe kishte ardhur kohët e fundit për të kaluar festat pranë familjes në Kukës.
Por mbrëmjen e kaluar së bashku me dy shokë të tij, Arben Basha dhe Rufgen Shehu, ai kishte shkuar në Prizren në klubin e natës 'Kobra City'. Por një sherr i nisur me grushte dhe sende të forta, ka agravuar në përdorimin e armës nga ana e Dibran Hoxhajt.
PRIZREN- Pronari i klubit të natës Dibran Hoxhaj është arrestuar mëngjesin e sotëm pas vrasjes së 31-vjeçarit Visar Cengu si dhe plagosjes së 27-vjeçarit Rufgen Shehu. Hoxhaj është shoqëruar në polici dhe po merretnë pyetje në lidhje me ngjarjen.
Po ashtu në polici janë shoqëruar dhe klientët si dhe stafi i klubit të natës 'Kobra City' ku dhe ndodhi sherri që agravoi më pas në vrasje. Ndërsa Arben Basha ka arritur që të mbrohet dhe të mos plagoset.
PRIZREN- Dibran Hoxhaj dyshohet se është autori i vrasjes së 31-vjeçarit Visar Cengu dhe plagosjes së shokut të tij Rufgen Shehu në Prizren mëngjesin e sotëm. Hoxhaj i njohur ndryshe si 'Cobra' është pronar i klubit të natës ku dhe ndodhi sherri mes shqiptarëve, që përfundoi me një viktimë.
Dibran Hoxhaj nuk është një emër i panjohur për drejtësinë pasi ka qenë i dënuar më parë për trafik droge dhe përleshje fizike. Tre të rinjtë nga Kukësi nuk kanë qenë të armatosur, ndërsa pas sherrit janë qëlluar me armë nga Hoxhaj teksa kanë qenë duke u larguar me makinë.
Sipas mediave në Kosovë, Hoxhaj është i njohur për jetën e tij super luksoze dhe problemeve me drejtësinë, e zakonisht shfaqej nëpër emisione televizive me 25 truproja. Dibran Hoxhaj ka dosje të “pasur” në Policinë e Kosovës. Lokali i tij “Kobra City” që ndodhet në Prizren, ka pasur raste të tjera kur është bastisur nga Policia pas ngjarjeve që kanë ndodhur aty që kanë dashur dhe ndërhyrjen e uniformave blu.
PRIZREN- Detaje të reja kanë dalë nga sherri mes 3 banorëve të Kukësit në Prizren dhe pronarit që rë një klubi nate që ata po frekuentonin. Fillimisht tre shqiptarët kanë nisur sherrin me grushte dhe sende të forta në klub, për motive të dobta.
Por në momentin që po largoheshin, pronari i klubit Dibran Hoxhaj, i ka qëlluar me armë, duke plagosur dy prej tyre. Rrugës për në spitalin e Kukësit, 31-vjeçari i plagosur Visar Cengu ka humbur jetën, ndërsa i plagosuri tjetër Rufgen Shehu ndodhet në spital.
PRIZREN- Janë zbuluar identitetet e personave që u përplasën mëngjesin e sotëm në një klub nate në Prizren. Mësohet se ka qenë vet pronari i klubit të natës në Prizren, Dibran Hoxhaj që ka qëlluar mbi shqiptarët.
Ndërkohë që nga të shtënat ka mbetur i vrarë 31-vjeçari Visar Cengu dhe i plagosur Rufgen Shehu. Ndërsa Arben Basha ka arritur që të mbrohet dhe të mos plagoset. Ende nuk dihen rrethanat e nisjes së sherrit mes këtyre personave.
PRIZREN- 1 i vrarë e një i plagosur. Ky është bilanci i sherrit të ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në Prizren. Mësohet se tre shqiptarë nga Kukësi janë përplasur me disa shqiptarë të Kosovës në lokalin e natës që po frekuentonin.
Dy nga kuksianët me iniciale V. C. 31 vjec dhe R. Sh. 27 vjeç janë plagosur nga një shqiptar i Kosovës me iniciale D.H. Por në teksa po transportoheshin në lokal, nga një person i tretë me iniciale A.B, 31-vjeçari ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur në dalje të Prizrenit ku pas një konflikti me disa shqiptarë të Kosovës në një lokal nate, personi me iniciale D. H ka qëlluar me armë drejt mjetit të shqiptarëve.
Njoftimi i Policisë:
Kukës/Informacion paraprak. Në Morinë, rreth orës 04:25, të mëngjesit, kanë hyrë për në drejtim të spitalit rajonal të Kukësit, shtetasit V. C., 31 vjec, dhe R. Sh., 27 vjeç, që transportoheshin me automjet nga shtetasi A . B., të tre nga Kukësi, ku shtetasit V. C., dhe R. SH , ishin të plagosur me armë zjarri në Prizren të Kosovës. Si pasojë e plagëve të marra shtetasi V. C., ka ndërruar jetë gjatë rrugës, ndërsa shtetasi R. Sh., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Në lidhjen me ngjarjen, menjëherë nga DVP Kukës është ngritur grupi hetimor i cili po kryen veprimet procedurale për llogari të Policisë së Kosovës.
Nga deklarimet e para të shtetasit të plagosur dhe shtetasit A. B., që i ka transportuar për në spital, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në dalje të Prizrenit, ku pas një konflikti në një lokal nate me disa shtetas kosovar. Në momentin që shtetasit V.C., R.Sh dhe A.B, po largoheshin me automjet, dyshohet se shtetasi D. H, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të tyre. Në lidhje me ngjarjen është komunikuar me Policinë kosovare dhe vijon shkëmbimi i informacionit. Grupi hetimor vijon veprimet procedurale për llogari të Policisë së Kosovës, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.