Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Besnik Pulaj, 49 vjeç, banues në Krujë ka mbetur i plagosur me armë zjarri këtë mbrëmje. Ngjarja ka ndodhur në lagunën e Patokut. • Autori është identifikuar si Besnik Selmani, 56 vjeç, banues në Milot. Pulaj e Slemani janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe 56-vjeçari ka qëlluar me çifte në drejtim të 49-vjeçarit. • Pulaj është dërguar në spitalin e Traumës aty ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. • Ndërsa Selmani është larguar nga vendngjarja dhe po kërkohet nga policia.
3 artikuj për këtë temë.
KURBIN- Plagosja në patok ka ndodhur për motive të dobta. Këtë e ka bërë me dije policia me anë të një njoftimi për mediat, ku thuhet se Besnik Selmani ka qëlluar Besnik Pulajn me çifte. Pulaj është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë që Selmani është shpallur në kërkim.
Njoftimi i Policisë:
Kurbin / Informacion paraprak Në Lagunën e Patokut, Kurbin, rreth orës 17:00, shtetasi B. S. 56 vjeç, banues në Milot, dyshohet që pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka plagosur me çifte, shtetasin B. P. 49 vjeç, banues në Krujë, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Janë ngritur pika kontrolli e po bëhet krehja e zonës me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorit.
KURBIN- Identiteti i 49-vjeçarit që është plagosur në Luginën e Patokut në Kurbin është zbuluar. Mësohet se Besnik Pulaj ka mbetur i plagosur pas një konflikti me motive të dobta.
49-vjeçari është plagosur me çifte nga Besnik Selmani, ndërkohë që policia po punon për kapjen e tij. 49-vjeçari është sjell në spitalin e Traumës për të marrë ndihmë shëndetësore më të specializuar.
KURBIN- Një 49-vjeçar ka mbetur i plagosur në lagunën e Patokut. Ngjarja e rëndë ka ndodhur këtë pasdite. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes dhe detaje nga kjo plagosje. Nuk bëhet me dije as identiteti i të plagosurit apo detaje nga gjendja e tij shëndetësore.
Ajo që raportohet është se 49-vjeçari është dërguar në spital për të marrë ndihmë të nevojshme mjekësore.