Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Një plagosje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kunë të Shëngjinit. • Dy shqiptarë të Kosovës janë përleshur me njëri-tjetrin, për arsye që ende nuk dihen. • Nga sherri një 59-vjeçar me emrin Selim Bllaca ka mbetur i plagosur rëndë me thikë. • Ndërkohë që autori, Hazir Berisha 66 vjeç është arrestuar nga policia, pas ngjarjes. • I plagosuri është qëlluar me thikë në zemër dhe është transportuar drejt spitalit të Traumës për të marr ndihmë mjekësore të specializuar.
4 artikuj për këtë temë.
SHËNGJIN- Plagosja mbrëmjen e sotme në Shëngjin ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes një 66-vjeçari dhe një 59-vjeçari. Mësohet se autori i plagosjes është arrestuar nga policia, ndërkohë që arma e përdorur është sekuestruar si probë materiale.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 21:00, në Shëngjin, pas një konflikti të çastit, shtetasi kosovar H. B. 66 vjeç, ka plagosur me thikë shtetasin S. B. 59 vjeç, banues po në Kosovë. I dëmtuari është dërguar në Spitalin Rajonal Lezhë, për tju nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale. Falë veprimeve të shpejta hetimore operacionale, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë u bë e mundur kapja dhe arrestimi i 66-vjeçarit, si autor i dyshuar si dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i armës së ftohtë ( thikës) e dyshuar e përdorur nga autori. Vijojnë veprimet hetimore nga grupi hetimor për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.
SHËNGJIN- Dy shqiptarë të Kosovës janë zënë mbrëmjen e sotme në Kunë të Shëngjinit. Mësohet se një 66-vjeçar me emrin Hazir Berisha është konfliktuar me 59-vjeçarin Selim Bllaca.
Gjatë sherrit, 66-vjeçari ka qëlluar me thikë në zemër 59-vjeçarin. Bllaca është dërguar në spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë që Berisha është arrestuar nga policia. Shkaku i sherrit ende nuk dihet.
SHËNGJIN- 59-vjeçari nga Kosova që është plagosur mbrëmjen e sotme në Shëngjin është Selim Bllaca. Mësohet se shqiptari i Kosovës është konfliktuar me disa persona të tjerë. Policia ka arritur që të identifikoj personin që e qëlloi me thikë dhe ta arrestojë atë.
Ende nuk dihet shkaku i sherrit mes të rinjëve në Kunë. Bllaca është qëlluar me thikë në zemër dhe për këtë ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Ai është transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë për të marrë mjekim më të specializuar.

SHËNGJIN- Një sherr ka ndodhur pasdoten e sotme në Shëngjin. Mësohet se disa persona janë zënë me njëri-tjetrin në zonën e quajtur Kune. Nga sherri një person ka mbetur i plagosur me thikë dhe është dërguar në spitalin e Lezhës për të marrë ndihmë mjekësore.
Personi i plagosur është turist nga Kosova dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Në vendngjarje ka shkuar policia, ndërkohë që nuk dihet nëse janë identifikuar dhe arrestuar autorët e ngjarjes.