Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Një sherr për motive të dobëta, ka degjeneruar në përdorim të thikës dhe në plagosjen e dy personave në Sarandë. • Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen nr.4 të qytetit, ku në konflikt ishin përfshirë disa persona. • Të plagosur mësohet se kanë mbetur Enea Qorri dhe Arnest Gjonçaj, ndërkohë që Policia ka arrestuar dy persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, si autorë të dyshuar të ngjarjes. • Mësohet se 27-vjeçari Gjonçaj, banues në fshatin Gjashtë, është i goditur me thikë pas shpine dhe është nisur me urgjencë drejt Tiranës. • Fatmirësisht sipas Policisë, të dy të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën. • Policia e Sarandës ka nisur hetimet për ngjarjen dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të saj.
3 artikuj për këtë temë.
SARANDË- Policia ka publikuar pamjet, ku shoqërohet në komisariat njëri nga autorët e plagosjes në Sarandë. Konflikti ka nisur për motive të dobëta dhe ka degjeneruar në përdorim të thikës dhe në plagosjen e dy personave.
Të plagosur kanë mbetur Enea Qorri dhe Arnest Gjonçaj, ndërkohë që Policia ka arrestuar dy persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, si autorë të dyshuar të ngjarjes.
Mësohet se 27-vjeçari Gjonçaj, banues në fshatin Gjashtë, është i goditur me thikë pas shpine dhe është nisur me urgjencë drejt Tiranës. Fatmirësisht sipas Policisë, të dy të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, Policia e Sarandës ka nisur hetimet për ngjarjen dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të saj./Dosja.al
SARANDË- Policia ka dhënë detaje rreth plagosjes në Sarandë. Në lidhje me këtë ngjarje janë arrestuar dy persona, 24 dhe 26 vjeç si dhe është shpallur në kërkim një i tretë. Të plagosur kanë mbetur shtetasit Enea Qorri dhe Arnest Gjonçaj.
Sipas njoftimit të policisë këta persona kanë shkuar në banesën e të plagosurve dhe i kanë goditur me sende të forta dhe me mjet prerës. Mbi të arrestuarit rëndon akuza për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim”.
Njoftimi i Policisë:
“Menjëherë pas njoftimit të marrë në orët e para të mëngjesit të sotëm, për një konflikt ndërmjet disa shtetasve, në lagjen “Baba Rexhep”, Sarandë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë organizuan punën dhe shkuan në vendngjarje, me qëllim zbardhjen e autorësisë dhe rrethanave të rastit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta policore u arrestuan shtetasit M. H., 24 vjeç dhe Xh. S., 27 vjeç, si dhe u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi F. Gj..
Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasit A. Gj., M. H. dhe Xh. S. kanë shkuar në banesën e shtetasit B. Q., ku për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta (shkopinj) dhe me mjet prerës, shtetasit E. Q., B. Q. dhe A. Q.. Si pasojë janë dëmtuar shtetasit E. Q dhe A. Gj., të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Punohet për kapjen e shtetasit F. Gj., si dhe në drejtimin e Prokurorisë, punohet për të zbardhur dhe dokumentuar të gjitha rrethanat e këtij rasti.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim”./Dosja.al
SARANDA- Një zënkë e cila më pas ka përfunduar në përdorimin e mjeteve prerëse ka ndodhur në qytetin e Sarandës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen nr.4 të qytetit. Konkretisht janë plagosur Enea Qorri dhe Arnest Gjoncaj.
Gjoncaj, banues në fshatin Gjashtë, është i goditur me thikë pas shpine. Si pasojë e plagëve të marra ai është nisur me urgjencë drejt Tiranës. Ndërsa, Enea Qorri i cili ka mbetur i plagosur rezulton të jetë me precedentë të mëparshëm penalë. Policia e Sarandës ka nisur hetimet për ngjarjen dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj./Dosja.al