Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes në Prishtinë. • Kastriot Ramadani, 39 vjeç, ka humbur jetën si pasojë e plagëve me armë zjarri dhe 21 persona kanë mbetur të lënduar nga sherri masiv në lokalin “Bon Vivant” . • Mësohet se 4 persona janë të plagosur me armë zjarri, ndërsa 17 të tjerë janë të lënduar me xhama ose mjete të tjera qelqi. • Të dyshuar për këtë rast janë pesë persona, një prej të cilëve ndodhet ende në arrati dhe katër të tjerë janë plagosur gjatë sherrit dhe ndodhen në spital nën kontrollin e policisë. •Sipas policisë, dy persona janë identifikuar si të implikuar në sherrin ku mbetën të lënduar 17 persona, 14 prej tyre janë vajza. •I dyshuari në arrati, mësohet se është Dukagjin Nikollaj, i kërkuar edhe nga FBI-ja. •Ndërkohë i përfshirë në përplasjen me armë është edhe Andi Pajaziti, i njohur me nofkën "italiani".
9 artikuj për këtë temë.
PRISHTINË- Prokuroria Themelore në Prishtinë ka zbuluar detaje në lidhje me konfliktin e armatosur që ndodhi në orët e para të së shtunës në një lokal nate në kryeqytetin e Prishtinës. Sipas të dhënave zyrtare, Prokuroria e Prishtinës ka zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes. Në njoftim bëhet me dije se autori i ngjarjes, Dukagijn Nikollaj akuzohet për veprat penale: "vrasje e rëndë"; "mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve"; "pjesëmarrje në rrahje".
“Më datën 04.08.2023 në orët e mbrëmjes, prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore në Prishtinë është njoftuar nga ana e Policisë së Kosovës, që në rrugën ‘Rexhep Luci’ në Prishtinë respektivisht në lokalin ‘Bon Vivant’, ka të shtëna me armë zjarri. Me të marrë informacionin, prokurori i shtetit bashkë me njësitet relevante të Policisë së Kosovës, ka konstatuar se si pasojë e të shtënave ka persona të plagosur. Është konstatuar se nga arma e zjarrit kanë rezultuar të plagosur 7 persona, ku njëri nga ta si pasojë nga plagët e marra ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës. Ndërsa 13 persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore nga gërvishtjet e xhamave apo nga gjësendet tjera. Të gjithë kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, thuhet në komunikatën e prokurorisë për media. Gjithashtu bëhet me dije se një prej personave si i dyshuar për vrasje ndodhet në arrati, ndërkohë që të gjithë personat e përfshirë raportohet se kanë të shkuar kriminale. “Prokurori, rastin në fjalë e ka cilësuar ‘Vrasje të rëndë’ neni 173, ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ neni 366 dhe ‘Pjesëmarrje në rrahje’ neni 187 i Kodit Penal të Kosovës,”- njofton Prokuroria.
Po ashtu, të dyshuar për vrasjen e 39-vjeçarit Kastriot Ramadani, janë Dukagjin Nikollaj, një person me precedentë penal në fushën e trafikut të drogës, i shpallur në kërkim dhe nga FBI. Ndërsa të dyshuarit e tjerë janë Andi Pajaziti, i cili ndodhet i arrestuar në spital, si dhe Hysni Geci dhe Gëzim Zakuti, po ashtu të arrestuar.
KOSOVË- Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, njoftoi të shtunën se do të krijohet një task-forcë e re për hetimin e krimeve të rënda, pas vrasjes së një personi dhe plagosjes së disa të tjerëve më 4 gusht në qendër të Prishtinës. Një 39-vjeçar mbeti i vdekur dhe 17 persona u lënduan gjatë një përleshjeje me armë zjarri në qendër të Prishtinës të premten pak para mesnatës.
“Ministria e Brendshme në kuadër të strategjisë kundër krimit të organizuar do të inicojë themelimin e një taskforce për hetimin e thellë, jo vetëm të këtij rasti, por edhe të rasteve të tjera të ngjashme”, shkroi Sveçla në një reagim në Facebook më 5 gusht.
Incidenti i 4 gushtit ndodhi në lokalin “Bon Vivant” në qendër të kryeqytetit, dhe sipas policisë, erdhi pas një mosmarrëveshjeje mes disa burrave. Svelça njoftoi se “palët e përfshira në konflikt kanë me dhjetëra vepra të mëhershme penale”, duke e fajësuar sistemin e drejtësisë se po i lë të lirë të dyshuarit për vepra të rënda.
“Edhe sot humbëm një jetë nga dora e kriminelëve të cilët, për arsye të dështimeve të drejtësisë, kanë qenë të lirë”, shkroi ai.
“Kur lëngon drejtësia, situatat e ngjashme janë të pashmangshme”.
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) konfirmoi vdekjen e një burri 39-vjeçar, si pasojë e plagëve të rënda.
“Përkundër përpjekjeve maksimale nga stafi mjekësor një person i datëlindjes 1984, ka ndërruar jetë në Mjekimin Intensiv Qendror”, njoftoi SHSKUK.
Të gjithë të plagosurit e tjerë nga ky incident janë jashtë rrezikut për jetë, tha SHSKUK. Sipas policisë, katër të dyshuarit mbeten të hospitalizuar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK) dhe me vendim të prokurorit ndalohen nën përkujdesje të policisë.
SHSKUK njoftoi se pesë persona janë pranuar për trajtim të mëtejmë, pas ndihmës mjekësore emergjente në Klinikën Emergjente, si pasojë e lëndimeve që kanë marrë mbrëmë.
Prej tyre, katër janë pranuar për trajtim të mëtejmë në Klinikën e Ortopedisë dhe 1 në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare.
Sveçla reagoi edhe për dënimin me burgim të përjetshëm të Dardan Krivaqën për vrasjen e Marigona Osmanit. Si dhe të Arbër Sejdiut, i cili u dënua me 15 vjet burgim për veprën penale ndihmë në kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë.
“Dje, dy kriminelë morën dënimet e merituara, njëri ndër ta me burgim të përjetshëm. Megjithë dënimin kapital, nuk mund të themi se drejtësia është shërbyer”, theksoi ai.
Ai nënvizoi sesi Dardan Krivaqa nuk ishte ndëshkuar asnjëherë edhe pse kishte 135 veprat penale të mëhershme.
“Nëse drejtësia do të kishte reaguar në kohën e duhur, Marigona do të ishte gjallë.”
Marrë nga REL
KOSOVË- Ngjarja e rëndë, ku humbi jetën Kastriot Ramadani dhe u plagosën 21 persona të tjerë, tronditi Prishtinën mbrëmjen e së premtes.
Mediat vendase kanë siguruar pamje nga lokali ku ndodhi shkëmbimi me armë zjarri. Në imazhe shihet kur një prej të plagosurëve nxirret me barelë nga ambjentet e lokalit.
KOSOVË- Detaje të reja janë zbardhur për njërin prej të dyshuarve për përfshirje në vrasjen dhe plagosjen e disa personave në lokalin “Bon Vivant”, i cili ndodhet në arrati.
Mësohet se ai është Dukagjin Nikollaj, i kërkuar edhe nga FBI-ja për trafikim të lëndëve narkotike.
Kastriot Ramadani, i cili mbeti i vrarë si pasojë e sherrit në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë, zulohet se ishte i shoqëruar nga i kërkuari i FBI-së, Dukagjin Nikollaj.
KOSOVË- Të dyshuar për përleshjen me armë zjarri në lokalin në qendër të Prishtinës janë pesë persona, një prej të cilëve ndodhet ende në arrati. Një prej tyre dyshohet se është edhe Andi Pajaziti, i njohur me nofkën “italiani”, i cili ka mbetur i plagosur gjatë sherrit, raporton gazetaexpress.
Para tre muajsh, Pajaziti me disa persona të tjerë ishin përfshirë në përplasje me armë zjarri po në të njëjtin lokal dhe e kishin sulmuar fizizkisht menaxherin e lokalit.
"Italiani” është person me dosje të rëndë penale, i dyshuar për disa vepra kriminale në të kaluarën. Mësohet se para tri vitesh, Pajaziti ishte arrestuar nga policia nën dyshimin për përfshirje në plagosjen me armë zjarrin të katër rojeve të klubit të natës “Duplex”.

KOSOVË- 39-vjeçari, Kastriot Ramadani ndërroi jetë në spital në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ramadani humbi jetën si pasojë e të shtënave me armë në një lokal në Prishtinë.
"Po, ka vdekur një prej personave të plagosur mbrëmë, një 39-vjeçar. ishte nën kujdesin intensiv kishte intervenim kirurgjik por për shkak të lëndimeve të mëdha, fatkeqësisht ka vdekur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm”, tha doktori Shaqir Uka për mediat.
Ndërkohë, 21 persona kanë mbetur të lënduar pas të shtënave me armë zjarri në një lokal në qendër të Prishtinës, katër prej të cilëve nga arma e zjarrit dhe të tjerët nga copa xhami apo sende të tjera. Po ashtu raportohet se ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje. Mes personave të plagosur, 14 janë gra.
KOSOVË- Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me të shtënat me armë në një lokal në qendër të Prishtinës, ku thotë se kanë mbetur të lënduar 21 persona. Shkak i sherrit masiv dyshohet të jetë një mosamrrëveshje.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se 17 persona, tre burra dhe 14 gra, kanë marrë lëndime si pasojë e thyerjes së gotave-shisheve të qelqit, ndërsa 4 persona janë plagosur me armë zjarri.
"Dyshohet se pas një mosmarrëveshje në një lokal, në mes të disa të dyshuarve meshkuj kosovarë, janë përdorur edhe armë zjarri (të shtëna me armë zjarri), si pasojë e kësaj lëndime trupore kanë pësuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë (nga arma e zjarrit), ndërsa si pasojë e thyerjeve të gotave–shisheve të qelqit lëndime kanë pësuar 17 persona, prej tyre tre meshkuj dhe 14 femra. Katër të dyshuarit mbeten të hospitalizuar në QKUK dhe me vendim të prokurorit ndalohen (nën përkujdesje të policisë). Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit relevante policore dhe njësia K-9, në vend-ngjarje janë gjetur katër gëzhoja dhe njolla gjaku. Një i dyshuar mashkull gjendet në arrati”, thuhet në raport.
KOSOVË- Ka ndërruar jetë njëri nga të plagosurit me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në lokalin në qendër të Prishtinës. Mësohet se 39-vjeçari nuk mundi ti mbijetonte plagëve të rënda dhe humbi jetën në spital, tha doktor Shaqir Uka nga Klinika Intensive.
“Ka vdekur njëri prej të lënduarve nga plagët që kishte nga gjuajtja me armë në orët e mbrëmshme në Prishtinë. Ai ishte nën kujdesin intensiv kishte intervenik kirurgjik por për shkak të lëndimeve të mëdha, fatkeqësisht ka ndërruar jetë pasi nuk ka arritur t’i përballojë plagët”, ka thënë Uka citon Klan Kosova.
KOSOVË- Të shtëna me armë zjarri janë shënuar në orët e vona të mbrëmjes në qendër të Prishtinës, në një lokal, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur 17 persona. Sipas autrorieteve fillimisht sherri ka filluar me objekte qelqi dhe më pas ka agravuar në përplasje me armë zjarri.
Mësohet se 7 prej tyre kanë marrë plagë nga arma e zjarrit, ndërsa njëri prej të lënduarve është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Deklarata e plotë e policisë:
Rreth orës 23:30, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në një lokal në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para dyshohet se disa persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit apo edhe nga objekte qelqi.
Ndërkohë që të lënduarit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore .
Aktualisht së paku dy të dyshuar janë identifikuar si të përfshirë në rast, ndërsa po punohet edhe për identifikimin e të dyshuarve të tjerë të mundshëm.