Kërkon leje për t’u betuar, GJKKO shtyn seancën! Beleri para gjykatës: Diskriminim politik, padrejtësi që duhet të marrë fund
"Diskriminim politik"/ Beleri reagon pas shtyrjes së seancës: Humbësi komandon Himarrën nuk është parë në...
"Diskriminim politik"/ Beleri reagon pas shtyrjes së seancës: Humbësi komandon Himarrën nuk është parë në...
"Merrni një karrige të gjithë"/ Deputetët e opozitës bllokojnë punimet e Kuvendit të Shqipërisë 4...
RAPORTI i fundit: Thellohet bilanci i viktimave në Gaza, shkon në mbi 15 mijë, 193 persona u vranë pas përfundimit t&eu...
Vrasja e Liridona Ademajt, mbërrijnë në gjykatë familjarët e saj 3 Dhjetor, 10:33 'Nuk ka paqe pa s...
•SHBA ka shprehur shqetësimin për praninë e forcave serbe përgjatë kufirit me Kosovën. •Zëdhënësi i Këshillit Kombëtar për Siguri të SHBA-së, John Kirby tha dje në një konferencë për mediat se SHBA po e vëzhgon situatën dhe ka kërkuar nga Serbia që të tërheqë trupat e saj. •Thirrjen e Uashingtonit e ka përshëndetur edhe kryeministri Edi Rama, ku i bën thirrje lidershipit të Kosovës dhe Serbisë që të veprojnë me maturi Pas paralajmërimeve nga ndërkombëtarët, presidenti i Serbisë ka njoftuar seushtriaserbe nuk do hyjë në Kosovë. •Nga ana tjetër Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një bisedë me këshilltarin kryesor të presidentit amerikan, Jake Sullivan, tha se i ka kërkuar rritje të mbështetjes kundër planeve të Serbisë për luftë. •Ditën e sotme është shfaqur për herë të parë në publik Millan Radoiçiç që pas sulmit terrorist në Banjskë, ku është përgjigjur thirrjes së Ministrisë së Brendshme të Serbisë, pasi është parë bashkë me avokatin në ambjentet e ministrisë.
29 artikuj për këtë temë.
KOSOVË- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka njoftuar se aleanca ka miratuar dërgimin e forcave paqeruajtëse shtesë në Kosovë pas trazirave përgjatë kufirit Kosovë-Serbi, shkruajnë mediat e huaja.
“Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Beogradit dhe Prishtinës që të angazhohen në dialogun e mundësuar nga BE-ja, si e vetmja mënyrë për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura dhe për të arritur zgjidhje që respektojnë të drejtat e të gjitha komuniteteve. Ky është çelësi për sigurinë e qëndrueshme në Kosovë dhe stabilitetin në rajon”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.
Ndërkohë,Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e përshëndeti vendimin e NATO-s, duke thënë se Serbia dëshiron të destabilizojë rajonin me ndihmën e Rusisë.
KOSOVË- Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka deklaruar se pas sulmit të zhvilluar në 24 shtator janë gjetur prova që tregojnë se Serbia mbështetet nga Rusia.
Në një intervistë për RadioTelevizionin Shqiptar, ai deklaroi se vetë mbështetja politike që Rusia i jep qeverisë së Serbisë lidhur me këtë aksion tregon se ata janë në të njëjtën linjë.
"Kemi kapur 24 automjete në terren. Në një prej tyre kemi gjetur dokumente ruse. Ka edhe armatim rus. Dy nga mjetet e kapura janë prodhim rus, donacion ushtrisë së Jugosllavisë. Por edhe vetë mbështetja politike që Rusia i jep qeverisë së Serbisë lidhur me këtë aksion tregon se ata janë në të njëjtën linjë," tha Sveçla për RTSH.
KOSOVË- Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla ka theksuar se nuk ka dyshim se sulmi i 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit ishte akt i kryer nga Serbia. Gërvalla gjatë një inetrviste për Radio Televizionin Shqiptar theksoi se Serbia ngulmon në krijimin e Bashkësisë së Komunave Serbe, jo për të ndihmuar qytetarët në veri, por për të destabilizuar më tej Kosovën.
"Marrja përsipër e përgjegjësisë nga Radoiçiçi, terrorist, kriminel, tregon lidhjen direkte me Serbinë, me presidentin e Serbisë. Sepse për një kohë të gjatë ka qenë personi i përzgjedhur nga presidenti serb për të destabilizuar vendin tonë. Nuk ka asnjë dyshim për mua që edhe sulmi i së dielës ka qenë në të njëjtin konteks, i dirigjuar nga Serbia politike," tha ajo.
Ndërkohë sai përket idesë së Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për ngritjen e dialogut në një nivel konference, Gërvalla e cilësoi të rrezikshme.
“Trembem kur dëgjoj konferenca, sepse më kujtohet ajo që ndodhi në vitet ’90. Konferencë pas konference, ndërsa njerëzit në Bosnje vdisnin. Ky është një propozim shumë i rrezikshëm. Neve nuk na duhen konferenca ndërkombëtare, jemi shtete sovrane. Na duhet një proces i sinqertë dhe që hap dyer reale për Kosovën dhe Serbinë që të mund të normalizojnë marrëdhëniet”, thotë shefja e diplomacisë në Kosovë.
Sa i përket dialogut Gërvalla përsëriti kritikat për të dërguarin e Bashkimit Europian për dialogun, Miroslav Lajçak, si të paaftë për të ndërmjetësuar dialogun e Kosovës me Serbinë. Ajo u shpreh se një dialog që fsheh synime do të dështojë dhe shpreson që ndërkombëtarët ta kenë parë shum mirë çfarë synon Serbia nga e diela e 24 shtatorit.
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se Policia e Kosovës është reaguesja e parë në veri të Kosovës.
Ajo është pyetur gjatë një interviste për Channel 4 News për propozimin që KFOR’i ta marrë përgjegjësinë për kontrollin e veriut. Por Osmani ka thënë se Kosova e ka policinë më profesionale në rajon, duke shtuar se si e tillë mundëson paqen.
”Policia e Kosovës është më e mira dhe më profesionalja në rajon. Ka bërë një punë të shkëlqyet për të mundësuar paqen duke e ndaluar këtë grup terrorist. Policia e Kosovës është reaguaja e parë, EULEX, e dyta dhe KFOR’i ka mandat për të ndaluar çdo tentativë të Serbisë për ta sulmuar Kosovën“, ka thënë Osmani.
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se do të tërheqë forcat ushtarake serbe të vendosura pranë kufirit me Kosovën. Vuçiç u shpreh se ky skenar nuk do të ishte i dobishëm për Beogradin dhe se do të shkatërronte pozitën e ndërtuar në lidhje me faktorin ndërkombëtar evropian.
"Pse kjo do të ishte e dobishme për Beogradin? Cila do të ishte ideja? Për të shkatërruar pozicionin tonë që kemi ndërtuar prej një viti? Për ta shkatërruar këtë brenda një dite? Serbia nuk do luftë”,- tha Vuçiç.
“Do të tërheq forcat serbe nga ajo zonë sepse përshkallëzimi i konfliktit do të ishte kundërproduktiv kur bëhet fjalë për dëshirën e Serbisë për t’u bërë anëtare e Bashkimi Evropian”, tha ai.
Sa i përket paralajmërimeve të SHBA-së për tërheqjen e ushtrisë, Vuçiç tha se këto të fundit janë joproporcionale pasi numri i forcave serbe në kufi është zvogëluar në krahasim me vitin e kaluar dhe do të ulet edhe më shumë duke shkuar në 4 mijë trupa nga mbi 7 mijë që ndodhen tani.
KOSOVË- Policia e Kosovës në vazhdimësi të kontrolleve pas sulmit të 24 shtatorit, ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme me armatime, si antiplumb, karikator me fishek, kapele, doreza, maska, granata dore, radio.
Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se sot është bërë kontrolli i terrenit që përfshin fshatin Brezne – Zveçan.
Njoftimi i policisë:
Sot me datën 30.09.2023, është bërë kontrolli i terrenit që përfshin fshatin Brezne – Zveçan, pjesën malore të cilën e kanë shfrytëzuar sulmuesit, i cili ka rezultuar me gjetjen dhe sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme të armëve të rënda, municionit e pajisjeve të ndryshme ushtarake. Sendet e gjetura dhe sekuestruara janë evidentuar sipas gjetjes në terren, e të cilat janë si në vijim:
# antiplumb,
# karikator me 30 fishek,
# kapelë dhe doreza,
# maskë ngjyrë e gjelbërt,
# maskë tjetër,
# antiplumb me tre karikator dhe 90 fishek,
# çantë e vogël për brez,
# pjesë e sipërme e uniformes,
# antiplumb me 3 karikator dhe 85 fishek,
# armë e gjatë me 5 karikator me nga 30 fishek,
# një rrip, dy karikator me nga 30 fishek, armë e gjatë dhe dy karikator të pistoletës me nga 15 fishek,
# gjoksore ngjyrë e zezë me 5 karikator nga 30 fishek dhe një granat dore,
# armë e gjatë me pesë karikator me nga 30 fishek,
# armë e gjatë me pesë karikator me nga 30 fishek,
# armë e gjatë me një karikator me 30 fishek,
# armë e gjatë me një karikator me 30 fishek,
# radio lidhje motorol,
# zolle,
# kapelë ngjyrë ushtarake,
# një antiplumb me një karikator dhe 30 fishek,
# një karikator,
# radio lidhje,
# xhakete shiut,
# një pako me cigare,
Pas dokumentimit dhe paketimit, të gjitha provat materiale janë tërhequr nga ana e forenzikes, për të vazhduar me procedurat e mëtejme në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë. Policia e Kosovës do të vazhdojë me angazhimet e saja në realizimin e detyrave dhe aktiviteteve policore, në interes të ruajtjes së rendit kushtetues dhe ofrimit të sigurisë ndaj qytetarëve pa dallim.
KOSOVË- Qeveria e Kosovës përmes një komunikate, të shtunën, ka treguar se lëvizjet e ushtrisë serbe në drejtim të Kosovës janë bërë në tri drejtime, një në pjesën e kufirit verior të Kosovës, e dy të tjera në atë lindor. Më parë për këtë ka alarmuar SHBA-ja.
Në komunikatë thuhet se kjo lëvizje paraqet kërcënim për integritetin territorial të Kosovës.
”Qeveria e Republikës së Kosovës me vëmendje dhe vigjilencë është duke ndjekur zhvillimet e fundit sa i përket lëvizjes së njësive ushtarake të Forcave të Armatosura të Serbisë në drejtim të vijës kufitare me Republikën e Kosovës. Lëvizjet e ushtrisë serbe janë bërë nga tre drejtime të ndryshme; njësitet e Brigadës së dytë të ushtrisë serbe kanë lëvizur nga drejtimi i Rashkës në drejtim të kufirit verior të vendit tonë; njësitë e Brigadës së Tretë të ushtrisë serbe kanë lëvizur nga Regjioni i Nishit në drejtim të kufirit veri-lindor të vendit tonë dhe njësitë e Brigadës së katërt kanë lëvizur nga Regjioni i Vranjës në drejtim të kufirit lindor të Republikës së Kosovës“, thuhet në njoftim.
Më tej theksohet se përreth territorit të Kosovës ka 48 baza operacionale. Në deklaratë theksohet se për këtë janë lajmëruar vazhdimisht partnerët ndërkombëtarë.
”Njësitë ushtarake të ushtrisë së Serbisë gjatë ditës së djeshme kanë vendosur kapacitetet e tyre ushtarake dhe të xhandarmërisë nëpër 48 bazat e përparme operacionale, që janë të shtrira përgjatë vijës kufitare me Republikën e Kosovës, pak kilometra në thellësi të territorit të Serbisë. Në këtë vendosje përfshihen edhe vendosja e sistemeve kundër-ajrore dhe artilerisë së rëndë. Shumë herë kemi ngritur shqetësimin për ekzistencën e këtyre 48 bazave të përparme të ushtrisë dhe xhandarmërisë serbe dhe kemi theksuar faktin, tashmë të vërtetuar që këto baza shërbejnë për mbështetje të agresionit të mundshëm ushtarak kundër Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Qeveria e Kosovës thotë se ka mbajtur kontakte të vazhdueshme me ShBA-të dhe vendet e BE-së në lidhje me këtë kërcënim serioz nga Serbia dhe reagimi i ShBA-ve ndaj kësaj qasje agresive të Serbisë ka qenë i menjëhershëm dhe i drejtpërdrejtë.
”I bëjmë thirrje Presidentit Vuçiç dhe institucioneve të Serbisë që menjëherë të tërheqin të gjitha trupat ushtarake nga vija kufitare me Kosovën dhe të mbyllin dhe demilitarizojnë 28 bazat e përparme ushtarake dhe 20 bazat e xhandarmërisë që për vendin tonë paraqesin kërcënim të përhershëm”, vazhdon njoftimi.
SERBI- Ambasadori i Britanisë së Madhe në Serbi, Edward Ferguson, ka folur për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, për të cilin tha se shumë pyetje ende janë pa përgjigje.
"Është jashtëzakonisht e rëndësishme që Serbia tani të kontribuojë në një hetim të plotë dhe sjelljen e përgjegjësve para drejtësisë. E kuptoj që emocionet janë të larta nga të gjitha anët, por ajo që na duhet dëshpërimisht tani është përgjegjësia dhe vetëpërmbajtja. Nuk ka asnjë justifikim për sulmet ndaj policisë që ndodhën të dielën. Në të njëjtën kohë, duhet të pranojmë se kjo nuk ndodhi në vakum, por në kontekstin e tensioneve të shtuara në terren, e gjitha për shkak të dështimeve serike për të arritur përparim në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, tha Ferguson për mediumin serb Nova.
Gjithashtu Ferguson tha se dialogu nën patronazhin e BE-së është vendi kyç ku duhet të zgjidhen mosmarrëveshjet mes Kosovës e Serbisë.
SERBI- Media serbe nova.rs ka shkruar sot për një audio-regjistrim që po qarkullon në rrjetet sociale, ku dëgjohet politikani i vrarë, Oliver Ivanoviç, teksa fliste për bandat ne veri të Kosovës dhe në një moment përmend Milan Radoiçiç.
Në këtë audio-regjistrim, Ivanoviç e cilëson kryeterroristin Radoiçiç, si figurë kyçe dhe bartës të pushtetit në veri të Kosovës.
“Kështu ndihet. Vetëm se këtu nuk është ushtria, është krim. Fatkeqësisht, qendra e pushtetit nuk është në godinën e komunës, ndërtesa komunale bie nën këtë qendër tjetër informale të pushtetit. Dhe këtu vendoset politika. Ajo që më shqetëson tmerrësisht është se individë nga qeveria serbe përmendin atë qendrën tjetër, alternative të pushtetit, qendrën joformale të pushtetit - si shembull i diçkaje,” theksoi Ivanoviç për BIRN në atë kohë.
I pyetur nga gazetari se për cilën qendër është, politikani i vrarë përgjigjet:
“Presidenti përmendi Milan Radoiçiçin, gjë që më shqetëson, të them të drejtën. Më shqetëson tmerrësisht fakti që ai merret si shembull i luftëtarit për mbijetesën e Serbisë në Kosovë. Mos citoni, thjesht mbajeni këtë sepse... Unë po i jap drejtpërdrejt mundësinë që të... Mbajeni mend këtë. Ju do ta keni atë. Ky është krimineli”,-është shprehur Ivanoviç.
"Ма појма нисмо имали.
— Aθαμαη ζαΓλιβλιαηςκι (@atamanzagliblje) September 30, 2023
Није имао ни ко да нам каже." ???????????? pic.twitter.com/bvRUpjXi5W
Oliver Ivanoviç, ka qenë ish-ministër dhe ish-deputet në Kuvendin e Kosovë, i cili ka udhëhequr SDP’në, i cili u vra më 16 janar të vitit 2018. Për shkak të dyshimit se ai ishte i lidhur me vrasjen e politikanit kosovar, Oliver Ivanoviç, ishte lëshuar një urdhër arresti për Milan Radoiçiçin, asokohe nënkryetar i Listës Serbe, por u tërhoq në mars të vitit 2021 pa shpjegim zyrtar. Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Kosovës, Radoiçiç ishte në krye të një grupi kriminal, aktivitetet e të cilit çuan në vrasjen e Oliver Ivanoviçit.
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me anë të një postimi në platformën "X" e ka vlerësuar si “toger të Sllobodan Millosheviçit” Presidentin e Serbisë, Aleksandçr Vuçiç.
“Mbi 2 dekada pasi Millosheviçi shkatërroi Kroacinë, Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë, togeri i tij Vuçiç tani po përpiqet të zhbëjë gjithçka që kemi arritur së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian: paqen, lirinë dhe bashkëjetesën mes bashkësive të ndryshme. Ne do të punojmë me aleatët tanë dhe nuk do të lejojmë që këto arritje të zhbëhen. Liria do të mbizotërojë!”, ka shkruar Osmani.
Over 2 decades after Milošević ravaged ????????????????????????, his lieutenant Vučić is now trying to undo everything we’ve achieved together w/????????????????: peace, freedom & coexistence among different communities. We’ll work with our allies &won't let these achievements be undone. Freedom will prevail!
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) September 30, 2023
KANADA- Në një kohë kur SHBA ngriti alarmin se trupat serbe janë vendosur përgjatë kufirit me Kosovës dhe i bëri thirrje Serbisë për tërheqjen e tyre, ambasada ruse në Kanada ka bërë një postim provokues në platformën "X".
Ambasada ruse në Kanada ka ripostuar një mesazh të kreut të NATO-s Jens Stoltenberg, teksa krahas postimit ambasada shkruan "Kosova është Serbi".
Kosovo is Serbia???????? https://t.co/g14IqDM9n8 pic.twitter.com/hft0zB5y8G
— Russia in Canada (@RussianEmbassyC) September 29, 2023
Jens Stoltenberg, në postimin e tij shkruan se është i shqetësuar për situatën e tensionuar mes Kosovës dhe Serbisë, dhe se aleanca do ndërmarrë çdo hap për ruajtjen e sigurisë dhe lirive të qytetarëve.
"Aleatët e NATO-s u takuan sot dhe shprehën shqetësim të thellë për tensionet në veri të Kosovës. Misioni KFOR i NATO-s do të ndërmarrë gjithmonë veprimet e nevojshme për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë.", thuhet në deklaratën e Stoltenberg.
Mbrëmjen e djeshme koordinatori për komunikime strategjike në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, shprehu shqetësimin e Uashingtonit, për siç tha, “dislokimin e madh” të trupave të Serbisë përgjatë kufirit me Kosovën.
“Ne do të monitorojmë dislokimin e madh serb përgjatë kufirit me Kosovën. Ne i bëjmë thirrje Serbisë të tërheqë forcat nga kufiri dhe të vazhdojë të ulë tensionet”, tha Kirby gjatë një bisede me gazetarë më 29 shtator.
SERBI- Të shtunën është vërejtur lëvizja e një autokolone ushtarake në jug të Serbisë, nga drejtimi i Vranjës në drejtim të Nishit, afër qytetit të Predejanës.
Kjo lëvizje e trupave serbe është hasur pak orë pas alarmeve të ngritura nga Washingtoni dhe Brukseli për shtim të madh të forcave serbe përgjatë kufirit me Kosovën.
Kolona e forcave serbe është parë në qytetin e Predejanit,i cili ndodhet 300 kilometra në jug të Beogradit dhe rreth 100 kilometra nga pikëkalimi më i afërt kufitar ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Merdarë.
RSE beleži kretanje vojnog konvoja na jugu Srbije
— Radio Slobodna Evropa (@RSE_Balkan) September 30, 2023
RSE je uočio kretanje vojnog konvoja na jugu Srbije, iz pravca Vranja ka Nišu, a nakon što je u Vašingtonu i Briselu iskazana zabrinutost zbog raspoređivanje srpskih snaga duž granice s Kosovom.
???? https://t.co/a6OF3tsmw4
????RSE pic.twitter.com/r163q6xd62
SERBI- Ish-nënkryetari i Listës Serb, Milan Radoiçiç i është përgjigjur thirrjes së Ministrisë së Brendshme të Serbisë dhe bashkë me avokatin e tij në orën 10:00 është parë duke hyrë në ambientet e ministrisë, shkruan media serbe "Novosti.rs".
Ai sipas kësaj gazete, është ftuar për të dhënë deklaratë rreth sulmit terrorist të organizuar më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit ku mbeti i vrarë në krye të detyrës polici Afrim Bunjaku.
Ndërkohë Novosti shkruan se pritet që për dëshminë e Radojicic të njoftohet pastaj edhe Prokuroria e Lartë e Beogradit, e cila pritet më pas të ndërmarrë masat dhe veprime e nevojshme procedurale brenda juridiksionit të saj.
Pas njoftimit ditën e djehsme për dorëheqjen nga detyra si nënkryetar i Listës Serbe, Milan Radoiçiç gjithashtu pranoi se ka qenë në fshatin Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, ku ndodhi sulmi terrorist i serbëve, dhe humbi jetën në krye të detyrës, efektivi i policisë së Kosovësm Afrim Bunjaku. Ai e ka bërë këtë deklaratë përmes një letre të lexuar nga avokati i tij Goran Petronijeviç për publikun nga Beogradi. Referuar provave që kishte siguruar ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, Milan Radoiçiç ka qenë orkestrues e grupit terrorist që sulmoi policinë e Kosovës të dielën e kaluar në Banjskë të Zveçanit.
Çfarë ndodhi në veri të Kosovës?
Një pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra dhe 3 u plagosën në përleshjet me një grup të armatosur në veri të vendit. Rreshteri Bunjaku u vra në pritën që grupi i armatosur kishte zënë herët në mëngjes në hyrje të fshatit Banjskës në Zveçan. Gjatë shkëmbimit të zjarrit u plagosën edhe 2 policë të tjerë. Më pas grupi i armatosur prej 30 anëtarësh u vendos në manastirin e Banjskës ku për orë të tëra, gjatë gjithë ditës së dielë u shkëmbyen të shtëna me policinë. Në mbrëmje ministri i Brendshëm i Kosovës deklaroi se 4 sulmues u vranë. Tre trupat e serbëve u gjetën në të njëjtën ditë, ndërsa i katërti një ditë më vonë. Ndërkohë gjashtë persona të tjerë, që dyshohet se ishin të lidhur me ta, u arrestuan. Gjithashtu ishin sekuestruar sasi të madhe armatimi.
SHBA- Në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pjesëtarët e komunitetit të diasporës shqiptare në Uashington janë mbledhur ditën e sotme për të nderuar rreshterin Afrim Bunjaku, pjesëtar i Policisë së Kosovës i cili u vra në krye të detyrës pasi u sulmua nga një grup terrorit serb mëngjesin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.
I pranishëm në ceremoninë e nderimit për policin kosovar ka qenë edhe ambasadori William Walker. Në Ambasadën e SHBA-së në Uashington kanë qenë të pranishëm edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare, Arben Kingji dhe ambasadori i Shqipërisë në SHBA Ervin Bushati.
POSTIMI I PLOTË:
Në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në SHBA, pjesëtarët e komunitetit të diasporës sonë në Uashington D.C janë mbledhur për të nderuar rreshter Afrim Bunjaku, pjesëtar i Policisë së Kosovës i vrarë në krye të detyrës nga terroristët e organizuar nga Serbia.
Bashkatdhetarët tanë kanë nderuar aktin heroik të rreshterit Bunjaku, i cili dha jetën në mbrojtje të rendit dhe ligjit, integritetit territorial dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës. I pranishëm ishte edhe miku i madh i Kosovës, ambasadori William Walker.
Për nder të heroit Afrim Bunjaku, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare, gjeneralmajor Arben Kingji dhe ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Ervin Bushati, vizituan Ambasadën e Kosovës në Uashington, D.C.
At the premises of the Embassy of the Republic of Kosovo in the USA, members of the community of our diaspora in Washington, D.C. gathered to honor Sergeant Afrim Bunjaku, Kosovo Police member killed in the line of duty by terrorists organized by Serbia.
— Embassy of Kosovo US (@KosovoinUS) September 30, 2023
Our compatriots have… pic.twitter.com/NwjBxJJeVD
KOSOVË- Ish-ministri gjerman për Evropën dhe deputeti i Bundestagut, Michael Roth, ka reaguar pas ngritjes së shqetësimeve nga SHBA-ja për shtimin e ushtrisë serbe në afërsi të kufirit me Kosovën.
Me anë të një postimi në rrjetin social X, Roth duke e etiketuar Vuçiç ka ironizuar presidentit serb me pyetjen “pyes nëse ky është kontributi juaj për de-eskalim, paqe dhe pajtim”.
Dear Mr President @avucic, I wonder whether this is your contribution to deescalation, peace and reconciliation? Where - the hell - is the EU???? https://t.co/1GumLuv2mx
— Michael Roth - official ???????????????? (@MiRo_SPD) September 30, 2023
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se kufiri në veri të vendit ka vakum që duhet të mbushet, pavarësisht zotimit të njëanshëm të pararendësit të tij ndaj NATO-s për moslejimin e zhvendosjet se Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në këtë pjesë të vendit.
Kurti i bëri këto komente gjatë një mbledhjeje të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje të shtunën, pothuajse një javë pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës nga persona të armatosur në Basnjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë një zyrtar policor.
“Është zotimi i njëanshëm ndaj NATO-s i një pararendësi tim që nuk lejon FSK-në të futet në veri, por kufiri ynë duhet të ruhet. Ky vakum që është atje duhet të mbushet, dhe për këtë jemi duke shtuar bashkëpunimin me partnerët e aleatët tanë ndërkombëtarë, e ata praninë e NATO-s, KFOR-it atje. Për këtë akt të agresionit ndaj republikës sonë, Serbia duhet të ndëshkohet ndërkombëtarisht sepse sa herë që ajo nuk është ndëshkuar për krimet e saj, ajo i ka përsëritur ato dhe kjo nuk duhet lejuar”, tha Kurti.
Për dallim prej Policisë së Kosovës, shkuarjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në komunat veriore: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, e kufizon një marrëveshje mes Kosovës dhe NATO-s.
FSK-ja nuk mund të shkojë apo të vendoset në veri bazuar në një letër-shkëmbim të vitit 2013, në mes të kryeministrit të atëhershëm të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe shefit të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen. Në këtë letër-shkëmbim, Thaçi i ka garantuar NATO-s se FSK-ja do të ndërmarrë misione në veri të Kosovës vetëm në bashkëveprim me KFOR-in. Shefi aktual i NATO-s, Jens Stoltenberg, ua ka bërë të qartë disa herë institucioneve të Kosovës se kjo marrëveshje është ende në fuqi.
Sulmi në veri
Policia e Kosovës u sulmua me 24 shtator në një pritë nga një grup i armatosur derisa po shkonte për të kontrolluar bllokimin e një rrugë pranë një ure në Basnjkë, ku mbeti i vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.
Sulmuesit u strehuan në manastirin e fshatit ku e vazhduan konfrontimin me policinë, dhe si pasojë tre sulmues u vranë.
Tre sulmues të dyshuar janë arrestuar dhe po mbahen në paraburgim në Prishtinë.
Pesë ditë pas sulmit, përgjegjësinë për organizimin e sulmit e mori Millan Radoiçiq, nënkryetar i deritashëm i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë.
Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë më 29 shtator, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se Radoiçiq nuk ka vepruar i vetëm siç ka thënë, por i mbështetur nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ai shtoi se hetimet e deritashme kanë treguar si “mbi 80 terroristë” kanë qenë të përfshirë në sulmin në Banjskë.
Policia e Kosovës e gjeti dhe konfiskoi një arsenal armësh pas sulmit.
Ndërkohë, NATO-ja njoftoi të premten se ka miratuar forca shtesë për t’i dislokuar në veri të Kosovës - zonë e banuar me shumicë serbe - për shkak të rritjes së tensioneve.
Serbia e ka mohuar përfshirjen në këtë sulm të cilësuar si terrorist nga autoritetet kosovare.
Marrë nga REL
BRUKSEL- Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, i bëri thirrje Serbisë të shtunën ta ndalë menjëherë zhvendosjen e ushtrisë përgjatë kufirit me Kosovën dhe t’i tërheqë trupat e vendosur deri tani.
Zhvendosja trupave serbe përgjatë kufirit me Kosovën vjen rreth një javë pas sulmit të 24 shtatorit ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë një zyrtar policor.
Shefi i diplomacisë së BE-së tha për disa media ndërkombëtare se blloku është duke diskutuar me partnerët dhe aleatët e vet për gjendjen e tanishme veri të Kosovës, ku sasia e armatimit të gjetur nga Policia e Kosovës “është shumë serioze”.
Policia e Kosovës e gjeti dhe konfiskoi një arsenal armësh pas sulmit.
Përgjegjësinë për organizimin e sulmit e mori Millan Radoiçiq, nënkryetar i deritashëm i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë. Serbia i ka mohuar akuzat e Kosovës se ajo është përfshirë në këtë sulm të cilësuar si terrorist nga autoritetet kosovare.
“Në të njëjtën kohë grumbullimi ushtarak i Serbisë në afërsi të linjës administrative kufitare është shumë shqetësuese. Kjo duhet të ndalet menjëherë”, tha Borrell.
Ai nguli këmbë se “nuk ka vend për grumbullim të ushtrisë dhe forcave të sigurisë në kontinentin e Evropës. Forcat duhet të tërhiqen“.
Të premten, Shtetet e Bashkuara i bënë thirrje Serbisë t’i tërheqë trupat nga kufiri, duke e quajtur zhvendosjen e tyre “zhvillim shumë destabilizues”.
Borell pret që përgjegjësit për sulmin e 24 shtatorit të ndëshkohen dhe Kosova dhe Serbia t’i kthehen dialogut.
“Duhet të kthehemi prapa në situatën në të cilën palët bisedojnë dhe të kthehemi në dialogun e lehtësuar nga BE-ja i cili është e vetmja platformë për normalizimin e raporteve mes tyre“ shtoi ai.
Sulmi ndodhi rreth dy javë pasi Kurti dhe Vuçiqi dështuan të arrijnë marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve gjatë takimit të nivelit të lartë të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimit Evropian më 14 shtator në Bruksel.
Prishtina beson se duhet të jetë një njohje reciproke, ndërsa Beogradi insiston në një zgjidhje kompromisi.
Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, e shpallur më 2008, dhe ka mbështetjen e aleatëve Rusisë dhe Kinës kundër saj për këtë./REL
KOSOVË- Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se nëse BE-ja dëshiron të mbetet e besueshme, ajo duhet të vendosë sanksione kundër Serbisë menjëherë.
Përmes një postimi në platformën "X", Hoxhaj, ka shkruar se pas aktit të fundit të agresionit kundër Kosovës dhe vrasjes së policit të Kosovës nga terroristët të lidhur me Serbinë, ai ka thënë se Serbia ka grumbulluar forca ushtarake pranë kufirit me Kosovën.
POSTIMI I PLOTË:
Pas aktit të fundit të agresionit kundër #Kosovës dhe vrasjes së një polici të Kosovës nga terroristët e lidhur me #Serbinë, Serbia ka grumbulluar forca ushtarake pranë kufirit tonë. Nëse #BE dëshiron të mbetet e besueshme, ajo duhet të vendosë sanksione kundër Serbisë tani menjëherë.
Following the recent act of aggression against #Kosovo & killing of a Kosovo policeman by terrorists linked to #Serbia, Serbia has been amassing military forces near our border. If the #EU wishes to remain credibile, it has to impose sanctions against Serbia now immediately.
— Enver Hoxhaj (@Enver_Hoxhaj) September 30, 2023
SERBI- Ambasada e SHBA-së në Serbi ka reaguar lidhur me vendosjen e trupave serbe përgjatë kufirit me Kosovën, ku kanë shpërndarë në "X" njoftimin e sekretarit Antony Blinken për bisedën telefonike që ka pasur me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiç lidhur me tensionet dhe sulmin terrorist të 24 shtatorit në veri.
Blinken në telefonatën e tij me presidentin serb ka kërkuar që de-eskalim të menjëhershëm dhe ka thënë se autorët e sulmit terrorist që sot po mbahen në Serbi duhet të japin llogari.
POSTIMI I PLOTË:
Sekretari i Shtetit Blinken: “Kam folur me presidentin Vuçiq me qëllim që të theksohet domosdoshmëria e një de-përshkallëzimi të menjëhershëm të tensioneve me Kosovën dhe të thirren në llogari përgjegjësit për sulmet e fundit të dhunshme. Theksova gjithashtu rëndësinë e zbatimit të plotë të detyrimeve të marrëveshjes së normalizimit në kuadër të dialogut me mbështetjen e BE-së.
Portparol Stejt departmenta Miler: "Državni sekretar @SecBlinken razgovarao je sa predsednikom Srbije Vučićem @predsednikrs kako bi zatražio hitnu deeskalaciju tenzija sa Kosovom i pozivanje na odgovornost onih koji su odgovorni za nedavne nasilne napade.” https://t.co/szSSzZLjP1
— Američka ambasada (@USEmbassySerbia) September 30, 2023
Më herët gjatë ditës së sotme ambasada amerikane në Serbi u kritikua nga profesori amerikan Edward Joseph se nuk kanë bërë asnjë reagim, edhe pse kanë kaluar disa orë nga thirrja e SHBA për terheqjen e trupave serbe gjatë kufirit me Kosovën.
SERBI- Ish-kryekomandanti i ushtrisë serbe, opozitari serb, Zdravko Ponos, ka reaguar lidhur me shqetësimet e fundit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për praninë e trupave serbe në kufi me Kosovën dhe për telefonatën që presidenti serb, Aleksander Vuçiç, ka marrë nga sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken.
Ponos ka shkruar në një postim në platformën "X", se Vuçiç duke vendosur ushtrinë në kufi me Kosovën, ka detyruar politikanë të rëndësishëm të botës që ta thërrasin në telefon. Ai ka shkruar se rezultati tashmë është se NATO po vendos trupa shtesë dhe e ka quajtur “metodën” e Vuçiçit si “llogaritje diletante”.
POSTIMI I PLOTË:
Një burrë vendosi të detyrojë njerëz të rëndësishëm nga bota që ta therrasin në telefon pas zbavitjes, duke vendosur ushtri drejt Kosovës. Pastaj Blinken iu përgjigj atij. NATO po vendos forca shtesë në Kosovë. Dhe ja ku jemi në faqet e para të gazetave. Cfarë llogaritje diletante.
Odlučio čovek da gomilanjem vojske prema KiM natera važne iz sveta da mu se nakon brljotine ipak jave na telefon.
— Здравко Понош (@ZdravkoPonos) September 30, 2023
I onda mu se Blinken javi. Baš mu se javi.
NATO angažuje dodatne snage na Kosovu. Eto nas na naslovnicama.
Kakva diletantska računica.
Një natë më parë, Koordinatori për komunikime strategjike në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, shprehu shqetësimin e Uashingtonit, për siç tha, “dislokimin e madh” të trupave të Serbisë përgjatë kufirit me Kosovën.
“Ne po monitorojmë një dislokim të madh serb përgjatë kufirit me Kosovën që paraqet një pjesëmarrje të paprecedent të artilerisë serbe, tanke dhe njësi të këmbësorisë. Ne besojmë se ky është një zhvillim shumë destabilizues. Ne i bëjmë thirrje Serbisë që të tërheqë këto forca nga kufiri dhe të kontribuojë në uljen e tensioneve”, tha Kirby gjatë një bisede me gazetarët më 29 shtator.
KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti ka thënë sot mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Partisë se qëllimi i sulmit të armatosur nga një grup i terroristëve serbë, më 24 shtator, ishte nisja e një lufte të re në Kosovë.
“Nga sulmi i tyre qyqar u vra polici ynë, rreshteri Afrim Bunjaku dhe u plagos polici kufitar Alban Rashiti. Me dhimbjen për Afrim dhe lehtësimin që Albani po mjekohej shpejtë menjëherë reaguam shpejtë duke e vënë perimetrin e sigurisë rreth fshatit Banjskë ku ishin strehuar terroristët. Kërkuam që ata të dorëzohen, por ata kishin ardhur me një skenar të tyrin që me sukses iu përgjigj PK-ja duke i eliminuar tre terroristë, arrestuar disa të tjerë dhe duke vazhduar përndjekjen e atyre që ikën”, ka thënë ai.
Më pas, kryeministri deklaroi se vlera e armatimit të konfiskuar është mbi 5 milionë euro dhe se kishte armatim për qindra luftëtarë.
“Kemi gjetur armatim në vlerë mbi 5 milionë euro dhe sasi të armatimit për qindra luftarë që dëshmon për planin e fillimit të një lufte të armatosur brenda e kundër Republikës së Kosovës. Armatimi ushtarak dhe trajnimet luftarake, municioni dhe pajisjet e tjera, direktivat politike dhe strategjike dhe mbështetja zyrtare e publike, të gjitha vinin nga Serbia”, tha ai.
Për Kurtin nga e diela e kaluar asgjë më nuk është njësojë.
“Kësisoj nga e diela që e lamë pas asgjë më nuk është e njëjtë. Faktet janë sheshtazi dhe ajo që e kemi thënë ngaherë që Serbia po e sponsorizon terrorizimin në veri, u qartësua e u vërtetua”, tha Kurti.
Çfarë ndodhi në veri të Kosovës?
Një pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra dhe 3 u plagosën në përleshjet me një grup të armatosur në veri të vendit. Rreshteri Bunjaku u vra në pritën që grupi i armatosur kishte zënë herët në mëngjes në hyrje të fshatit Banjskës në Zveçan. Gjatë shkëmbimit të zjarrit u plagosën edhe 2 policë të tjerë. Më pas grupi i armatosur prej 30 anëtarësh u vendos në manastirin e Banjskës ku për orë të tëra, gjatë gjithë ditës së dielë u shkëmbyen të shtëna me policinë. Në mbrëmje ministri i Brendshëm i Kosovës deklaroi se 4 sulmues u vranë. Tre trupat e serbëve u gjetën në të njëjtën ditë, ndërsa i katërti një ditë më vonë. Ndërkohë gjashtë persona të tjerë, që dyshohet se ishin të lidhur me ta, u arrestuan. Gjithashtu ishin sekuestruar sasi të madhe armatimi.
KOSOVË- Ambasadori i amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka reaguar pas telefonatës që Këshilltari për Çështje të Sigurisë Kombëtare i Presidentit Joe Biden, Jake Sullivan, ka realizuar mbrëmë me Kryeministrin Albin Kurti.
Hovenier ka shkruar në platformën "X" se Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara rreth mobilizimit ushtarak të Serbisë afër kufirit me Kosovën. Ai ka bërë thirrje për de-eskalim të menjëhershëm si dhe zbatim të marrëveshjes nga të dy palët.
POSTIMI I PLOTË:
Telefonata e rëndësishme mes Këshilltarit Sullivan dhe Kryeministrit Albin Kurti. Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara rreth mobilizimit ushtarak të Serbisë afër kufirit me Kosovëm. Bëjmë thirrje për de-eskalim të menjëhershëm dhe konsiderojmë se implementimi i plotë i marrëveshjes nga të dy palët, e arritur në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian që të arrihet stabilteti.
Important call between NSA @JakeSullivan46 and Prime Minister Kurti. The United States is concerned about Serbian military mobilizations near the Kosovo border. We are urging immediate de-escalation, and we consider the full implementation by both sides of the agreements reached… https://t.co/oJeLNQHwHD
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) September 30, 2023
SHBA-Profesori amerikan, Edward Joseph ka kritikuar sërish ambasadën amerikane në Beograd, ku tha se ndërsa po bëhen shumë orë nga thirrja e SHBA-së për tërheqjen e trupave serbe në kufi me Kosovën, nga ambasadori Christopher Hill nuk ka asnjë reagim.
“Shtëpia e Bardhë e alarmuar po i bën thirrje Serbisë që të tërheqë trupat e saj të vendosur përgjatë kufirit me Kosovën. Sekretari Blinken “i nënvizoi” (Vuçiqit) nevojën për të de-përshkallëzuar tensionet me Kosovën”. Mbi 10 orë dhe as Ambasadori i ShBA’së në Serbi e as Ambasada e ShBA’së në Serbi nuk kanë ripostuar mesazhet e krizës”, ka shkruar Joseph.
Ai gjithashtu ka rikujtuar një deklaratë të ish-Sekretares amerikane të Shtetit, Madeline Albright e cila kishte thënë se ajo që ka më shumë rëndësi në diplomaci, është ajo që thuhet publikisht. Joseph ka theksuar se postimi i fundit i Hill është më 8 shtator e i ambasadës më 26 shtator, derisa ka pyetur se “Nëse do të ishit presidenti Vuçiç, çfarë mesazhi do të merrnit”.
“Ambasadori Hill ka postuar për herë të fundit në Twitter më 8 shtator dhe Ambasada e ShBA’së në Serbi më 26 shtator. Nëse do të ishit presidenti Vuçiç, çfarë mesazhi do të merrnit”, përfundon postimi i Joseph.
Alarmed White House is calling on Serbia to withdraw its deployment along the Kosovo border. @SecBlinken “underscored [to @avucic] the need to de-escalate tensions with Kosovo.” 10+ hrs in & neither @usambserbia nor @USEmbassySerbia have re-tweeted the crisis messages. 1/2
— Edward P. Joseph (@edwardpjoseph) September 30, 2023
Një natë më parë, Koordinatori për komunikime strategjike në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, shprehu shqetësimin e Uashingtonit, për siç tha, “dislokimin e madh” të trupave të Serbisë përgjatë kufirit me Kosovën.
“Ne po monitorojmë një dislokim të madh serb përgjatë kufirit me Kosovën që paraqet një pjesëmarrje të paprecedent të artilerisë serbe, tanke dhe njësi të këmbësorisë. Ne besojmë se ky është një zhvillim shumë destabilizues. Ne i bëjmë thirrje Serbisë që të tërheqë këto forca nga kufiri dhe të kontribuojë në uljen e tensioneve”, tha Kirby gjatë një bisede me gazetarët më 29 shtator.
Çfarë ndodhi në veri të Kosovës?
Një pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra dhe 3 u plagosën në përleshjet me një grup të armatosur në veri të vendit. Rreshteri Bunjaku u vra në pritën që grupi i armatosur kishte zënë herët në mëngjes në hyrje të fshatit Banjskës në Zveçan. Gjatë shkëmbimit të zjarrit u plagosën edhe 2 policë të tjerë. Më pas grupi i armatosur prej 30 anëtarësh u vendos në manastirin e Banjskës ku për orë të tëra, gjatë gjithë ditës së dielë u shkëmbyen të shtëna me policinë. Në mbrëmje ministri i Brendshëm i Kosovës deklaroi se 4 sulmues u vranë. Tre trupat e serbëve u gjetën në të njëjtën ditë, ndërsa i katërti një ditë më vonë. Ndërkohë gjashtë persona të tjerë, që dyshohet se ishin të lidhur me ta, u arrestuan. Gjithashtu ishin sekuestruar sasi të madhe armatimi.
SHBA- Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka thënë se është i alarmuar pas informacioneve për një dislokim të madh të forcave serbe përgjatë kufirit me Kosovën.
“Si një përkrahës dhe aleat krenar dhe i palëkundur i Republikës së Kosovës, jam gjithnjë e më i alarmuar nga raportet për një dislokim të madh dhe të sofistikuar të forcave serbe përgjatë kufirit Serbi-Kosovë”, ka shkruar ai.
Torres ka shpërndarë një shkrim të “Reuters”, ku koordinatori për komunikime strategjike në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, shprehu shqetësimin e Uashingtonit, për siç tha, “dislokimin e madh” të trupave të Serbisë përgjatë kufirit me Kosovën.
As a proud and steadfast supporter and ally of the Republic of Kosovo, I am increasingly alarmed by reports of a large and sophisticated deployment of Serbian forces along the Serbia-Kosovo border.https://t.co/c81TXSMcio
— Rep. Ritchie Torres (@RepRitchie) September 29, 2023
“Ne do të monitorojmë dislokimin e madh serb përgjatë kufirit me Kosovën. Ne i bëjmë thirrje Serbisë të tërheqë forcat nga kufiri dhe të vazhdojë të ulë tensionet”, tha Kirby gjatë një bisede me gazetarë më 29 shtator. Kirby u pyet nëse ky grumbullim i trupave ushtarake pranë kufirit është sinjal se Serbia po përgatitet për ndonjë pushtim ushtarak.
“Po e shikojmë, po e vëzhgojmë. Por, qëllimi [i grumbullimit të trupave ushtarake serbe], nuk mund ta them tani”, tha ai. Megjithatë, Kirby tha se “madhësia” e trupave të grumbulluara është destabilzuese.
Shtetet e Bashkuara të Amerkës i kanë drejtuar një thirrje Serbisë të tërheqë forcat ushtarake nga kufiri me Kosovën dhe të kontribuojë në uljen e tensioneve dhe vëmendjes. Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare John Kirby, tha se SHBA-ja, po vëzhgon një grumbullim të madh ushtarak të pashembullt të Serbisë përgjatë kufirit me Kosovën, që përfshin artileri të avancuar, tanke dhe njësi ushtarake të mekanizuara.
“Ky është një zhvillim shumë destabilizues, që ka ndodhur gjatë javës së fundit, prandaj i bëjmë thirrje Serbisë të tërheqë forcat nga kufiri, që të kontribuojë në uljen e tensioneve dhe vëmendjes”, tha Kirby në një konferencë me gazetarët në Uashington. “Një nga arsyet pse doja ta përmendja shumë qartë sot dhe të bënim komente publike përveç bisedave private, është që t’i nxisim serbët përmes kanaleve diplomatike që t’i tërheqin ato trupa, sepse edhe vetëm nga shtrirja, përmasat e tyre dhe prania e tyre, gjendja është mjaft destabilizuese”, tha Kirby.
Blinken: Masa të menjëhershme për të ulur tensionet
Kirby theksoi, se po bëhet një hetim aktiv për sulmin e 24 shtatorit në veri ku mbeti i vrarë një rreshter i policisë nga një grup i armatosur më arme të rënda. “Shkalla dhe shtrirja e këtij sulmi, numri i automjeteve të përfshira dhe llojet e municioneve dhe armëve lënë të kuptohet qartë për një nivel mjaft të lartë të sofistikimit dhe pajisjeve, madje edhe të trajnimit”, tha Kirby.
Edhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken reagoi të premten, duke u shprehur, se incidentet si ai të dielës në fshatin Banjskë në veri të Kosovës, paraqesin sfida të papranueshme për forcat paqeruajtëse të KFOR-it dhe komunitetin ndërkombëtar. Sekretari Blinken, pati një bisedë të gjatë telefonike me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, me të cilin diskutoi “rëndësinë e marrjes së masave të menjëhershme për të ulur tensionet me Kosovën pas dhunës së 24 shtatorit dhe vrasjes së një polici të Kosovës.
Sekretari Blinken ka nënvizuar se “ata që janë përgjegjës për sulmet e që tani ndodhen në Serbi duhet të mbajnë përgjegjësi. Serbia duhet të shoqërojë uljen e menjëhershme të tensioneve me zbatimin e plotë të angazhimeve të saj sipas marrëveshjes së normalizimit në kuadër të bisedimeve të lehtësuara nga Bashkimi Evropian”, ka thënë Sekretari Blinken.
Vuҫiç pranoi bisedë “jo të lehtë” me Blinken
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuҫiç nga ana e tij, tha se ai pati një bisedë të gjatë telefonike me Sekretarin Amerikan i Shtetit Antony Blinken, bisedë që e quajti “jo të lehtë”, dhe për masa të mundshme ndaj Serbisë nëse vendi nuk sillet siҫ duhet. “Gjëja për të cilën ramë dakord është se nevojitet shtensionimi, se nevojitet një rol dukshëm më i madh i KFOR-it dhe do të dëshiroja që roli i KFOR-it të ishte ekskluziv, veçanërisht në veri të Kosovës”, tha Vuҫiç.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po ashtu zhvilloi një bisedë telefonike me Këshilltarin e Shteteve të Bashkuara për Sigurinë Kombëtare, Jake Sullivan. Sipas njoftimit nga Shtëpia e Bardhë, në bisedën me kryeministrin Kurti, zoti Sullivan përmendi “vendimet e fundit të NATO-s për të forcuar praninë dhe aktivitetin e KFOR-it, veçanërisht në veri të Kosovës dhe nënvizoi gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara për të punuar me aleatët në mënyrë që KFOR-i të ketë burimet e duhura për të përmbushur misionin e tij”.
Më tej thuhet se “zoti Sullivan dhe kryeministri Kurti diskutuan për dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që zoti Sullivan theksoi se është e vetmja zgjidhje afatgjatë për të garantuar stabilitet në mbarë Kosovën”./DW
Këshilltari i Shteteve të Bashkuara për Sigurinë Kombëtare, Jake Sullivan shprehu të premten në një telefonatë me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, shqetësimin për “mobilizimin ushtarak serb pranë kufirit me Kosovën.”
Sipas një njoftimi për shtyp të Shtëpisë së Bardhë, Sullivan “përcolli ngushëllimet për humbjen e jetës së policit të Kosovës të vrarë në krye të detyrës gjatë sulmeve të dhunshme të 24 shtatorit”
Telefonata me kryeministrin Kurti u bë në të njëjtën ditë kur zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby tha se Shtetet e Bashkuara po vëzhgojnë një grumbullim të madh ushtarak të Serbisë përgjatë kufirit me Kosovën, që përfshin artileri të avancuar, tanke dhe njësi ushtarake të mekanizuara, të cilin ai e quajti "të pashembullt".
“I bëjmë thirrje Serbisë të tërheqë forcat nga kufiri, që të kontribuojë në uljen e tensioneve dhe vëmendjes,” shtoi ai.
Në bisedën me kryeministrin Kurti, zoti Sullivan përmendi vendimet e fundit të NATO-s për të forcuar praninë dhe aktivitetin e KFOR-it, veçanërisht në veri të Kosovës, dhe nënvizoi gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara për të punuar me aleatët në mënyrë që KFOR-i të ketë burimet e duhura për të përmbushur misionin e tij.
“Zoti Sullivan dhe kryeministri Kurti diskutuan për dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që zoti Sullivan theksoi se është e vetmja zgjidhje afatgjatë për të garantuar stabilitet në mbarë Kosovën”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e cilësoi si inkurajuese bisedën me këshilltarin Sullivan.
“E falënderova atë për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për sigurinë kufitare të Kosovës dhe i kërkova ndihmë të shtuar kundër planeve luftarake të Serbisë. E sigurova zotin Sullivan për bashkëpunimin e vazhdueshëm të policisë së Kosovës me KFOR-in dhe se përkushtimi ynë për të mbrojtur të gjithë qytetarët është i palëkundur”, shkroi kryeministri Kurti.
Ndërkohë po të premten, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken pati një bisedë me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç me të cilin diskutoi “rëndësinë e marrjes së masave të menjëhershme për të ulur tensionet me Kosovën pas dhunës së 24 shtatorit”.
Zoti Blinken tha se Serbia duhet të shoqërojë uljen e menjëhershme të tensioneve me zbatimin e plotë të angazhimeve të saj sipas marrëveshjes së normalizimit (të marrëdhënieve me Kosovën) në kuadër të bisedimeve të lehtësuara nga Bashkimi Evropian./VOA
HOLANDË- Deputeti holandez, Sjoerd Wiemer Sjoerdsma ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë dhe dialogun me Serbinë.
Në disa postime në 'X' ai shkruan se është koha për një përgjigje shumë të fortë nga Brukseli dhe NATO ndaj lëvizjeve të trupave serbe. Sjoerdsma thekson se përfaqësuesi i Lartë i Politikës së Jashtme, Josep Borrell ka vendosur me shumë vonesë që të ‘zgjohet’ rreth Serbisë dhe e ka zhgënjyer plotësisht Kosovën.
“Koha për një përgjigje shumë të fortë ndaj lëvizjeve të trupave serbe nga Brukseli dhe NATO. Deri më tani, vetëm Blinken ka ndërmarrë veprime. E paralajmëruar që nga vera e tutje se politika jonë për Serbinë ishte krejtësisht e gabuar. Ministria jonë e Punëve të Jashtme vetëm donte t’i shikonte të gjitha. Dhe tani ja ku jemi…”, -shkruan ai./Dosja.al
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë detaje për telefonatën që ka pasur të premten me këshilltarin kryesor i presidentit amerikan, Jake Sullivan. Kurti thotë se e ka falënderuar atë për mbështetjen për sigurinë kufitare të Kosovës duke kërkuar rritje të mbështetjes kundër planeve të Serbisë për luftë.
Kreu i Qeverisë së Kosovës thonë se e ka siguruar këshilltarin e Biden për bashkëpunimin e vazhdueshëm të Policisë së Kosovës me KFOR-in dhe se “përkushtimi i Kosovës për të mbrojtur të gjithë qytetarët është i palëkundshëm”.
Encouraging call w/ @POTUS NSA @jakejsullivan. Thanked him for ???????? support of ???????? border security & requested increased assistance against Serbia's warfare plans. Assured him of continued Kosova Police cooperation w/ KFOR & that our commitment to protect all citizens is unshakable.
— Albin Kurti (@albinkurti) September 29, 2023
Telefonatën Kurti – Sullivan e konfirmoi edhe koordinatori për komunikime strategjike në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby. Ai tha se edhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken kishte telefonuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Kirby kërkoi tërheqjen e ushtrisë serbe nga kufiri me Kosovën. Ai tha se Shtetet e Bashkuara po bashkëpunojnë me aleatët e NATO-s për të reaguar ndaj përpjekjeve për të destabilizuar Kosovën dhe minuar sigurinë. Ai konfirmoi se do të shtohet prania e NATO-s në pjesën veriore të Kosovës dhe përgjatë kufirit.
“Në ditët në vijim, Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të konsultohen ngushtë me aleatët për të siguruar që pozicioni i forcave paqeruajtëse të jetë në përputhje me kërcënimin që paraqitet atje”, – tha ai.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama iu është bashkuar thirrjes së SHBA-së për uljen e tensioneve në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë. Kreu i qeverisë, i bën thirrje lidershipit të Kosovës dhe Serbisë që të veprojnë me përgjegjësi dhe maturi.
Ai shtoi se Shqipëria është e përkushtuar për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës.
“Shqipëria i bashkohet thirrjes së Qeverisë së SHBA-së për deeskalim të menjëhershëm në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë. I bëj thirrje lidershipit të Kosovës dhe Serbisë që të veprojnë me përgjegjësi dhe maturi. Shqipëria është e përkushtuar për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës”, shkruan Rama.
Shtetet e Bashkuara shprehen shqetësime pasi panë një grumbullim të madh ushtarak të Serbisë përgjatë kufirit me Kosovën, që përfshin artileri të avancuar, tanke dhe njësi ushtarake të mekanizuara. Në thirrjen lidhur me këtë zhvillim, Uashingtoni ashpërsoi tonet me Serbinë, duke i kërkuar të tërheqë menjëherë forcat nga kufiri.
Çfarë ka ndodhur në veri të Kosovës?
Të dielën e zezë të 24 shtatorit u vra nga kriminelët serbë, efektivi në krye të detyrës Afrim Bunjaku si dhe u plagosën 2 policë të tjerë. Sipas të gjitha informacioneve, pasi vranë efektivin, serbët u ngujuan prej më shumë se 8 orësh në Mansitirin e Banjskës në Zveçan ku shkëmbyen zjarr me efektivët e Policisë së Kosovës.
Nga ky shkëmbim, vdiqën 4 serbë ndërsa u arrestuan 6 serbë. Sveçla bëri të ditur edhe sasitë e frikshme të armatimeve që serbët kishin futur në territorin e Republikës së Kosovës. Kosova akuzon Serbinë se ka financuar grupin kriminal ndërsa Vuçiç e mohon e thotë se fajtor është Albin Kurti./Dosja.al