LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Kuvendi shpërndahet për 2 muaj, Spiropali bën bilancin, në 20 maj mblidhet i njëjti parlament

• Seanca e fundit plenare para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit ka përfunduar • Seanca nisi pas orës 10 dhe në rend dite u diskutuan 25 pika. • Një ndër pikat ishte edhe përzgjedhja dhe votimi i anëtarëve të Këshillit Drejtues të RTSH-së me 10 kandidaturat që u kaluan javën e kaluar nga Komisioni i mediave pas dëgjesës së mbajtur, si dhe përzgjedhja e kryetarit të Këshillit. • Nga Kuvendi kryetar i Këshillit Drejtues të RTSH-së me 74 vota pro është zgjedhur Fation Hoxhalli. • Anëtarë janë zgjedhur Enio Cvici, Pano Xhixho, Alket Braho, Zamira Kita, Lorenc Vangjeli, Bujar Kapexhi, Osman Mula, Petrit Beci, Rajmonda Bulku dhe Robert Budina. • Në nisje të seancës Kreu i grupit parlamentar të PS Niko Peleshi gjatë fjalës së tij në Kuvend shpjegoi se përse Partia Socialiste nuk pranoi që të votoj 'pro', kërkesës së PD-së për përfshirjen në rend dite të zgjedhjes së Avokatit të Popullit. •  Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili, tha sot në Kuvend se procesi i zgjedhjes së Avokatit të Popullit ka hyrë në një ngërç, pasi u bënë 3 vite që nuk bihet në konsesnus. • Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj ka prezantuar sot në Kuvend projektligjin për ngritjen e Bankës Shqiptare të Zhvillimit. • Ibrahimaj tha se qëllimi kryesor i bankës do të jetë nxitja e zhvillimit ekonomik të vendit.• Deputeti Demokrat Bujar Leskaj u shpreh sot në Kuvend kundër projektligji për Bankën Shqiptare të Zhvillimit. • Ai tha se ishte kundër mënyrës se si po ngrihej Banka Shqiptare e Zhvillimit si shoqëri aksionere me 51% të aksioneve të shtetit, pasi sipas tij paraqet rreziqe ekonomike për të ardhmen, sikurse ka ndodhur me 3 eksperienca të mëparshme dhe, sipas tij, do i rëndojë buxhetit të shtetit apo taksapaguesve. • Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, foli sot në Kuvend për ndryshimet ligjore të propozuara nga qeveria në ligjin për “Rininë”.• Muzhaqi tha se ky hap ligjor synon të përafrojë legjislacionin shqiptar me rregulloret evropiane, duke krijuar një kornizë më të qartë për politikat rinore dhe duke ofruar mundësi të reja për zhvillimin profesional të të rinjve. • Ajo theksoi se programi synon të ndihmojë të rinjtë të integrohen më lehtë në tregun e punës. • Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho kundërshtoi ligjin për Rininë ndërsa u shpreh se ligji ka efekte preferenciale dhe financiare dhe u shërben vetëm disa të rinjve, jo të gjithëve. • Xhixho shtoi ndër të tjera se sipas saj të rinjve shqiptarë nuk u duhen këshilla që kthehen në shtojca të partisë në pushtet, por u duhen mundësi reale që nisin që nga arsimimi dinjitoz, mundësitë e punësimit dhe karrierës dhe kushtet për të ndërtuar të ardhmen e tyre në Shqipëri. • Kryeparlamentarja Elisa Spiropali foli nga foltorja e Kuvendit ku bëri një bilanc të punës së legjislaturës së fundit. • Spiropali përmendi disa momente të cilat i cilësoi si arritje kyçe, përfshirë reformën zgjedhore që mundësoi votën e diasporës dhe marrëveshjet për njohjen e ndërsjellët të pensioneve me vende të huaja. • Ajo shtoi se synimi është zgjerimi i këtyre marrëveshjeve edhe me vende të tjera, përfshirë Greqinë, me të cilën shpreson të finalizojë negociatat në legjislaturën e ardhshme. • Spiropali vuri në dukje ngritjen e katër komisioneve hetimore dhe 54 komisioneve të posaçme, duke e cilësuar këtë si një hap drejt forcimit të kontrollit parlamentar. • Kuvendi do të mblidhet më 20 maj, pas zgjedhjeve të përgjithshme që do të mbahen më 11 maj.

15 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Miratohen anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH, kryetar zgjidhet Fatjon Hoxhalli

Kuvendi shpërndahet për 2 muaj, Spiropali bën bilancin, në
Votimi

TIRANË- Anëtarët e Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar janë zgjedhur nga Kuvendi në seancën e sotme. Nga Kuvendi kryetar i Këshillit Drejtues të RTSH-së me 74 vota pro është zgjedhur Fation Hoxhalli.

Ndërkohë që Kuvendi ka zgjedhur dhe anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH-së, pas zgjedhjes së Kryetarit.  Anëtarë janë zgjedhur, Enio Cvici, Pano Xhixho, Alket Braho, Zamira Kita, Lorenc Vangjeli, Bujar Kapexhi, Osman Mula, Petrit Beci, Rajmonda Bulku dhe Robert Budina.

Kryetari dhe anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH-së:

Fation Hoxhalli

74 vota pro

Enio Cvici

77 vota pro

Pano Xhixho

82 vota pro

Alket Braho

55 vota pro

Zamira Kita

77 vota pro

Lorenc Vangjeli

72 vota pro

Bujar Kapexhi

75 vota pro

Osman Mula

84 vota pro

Petrit Beci

76 vota pro

Rajmonda Bulku

78 vota pro

Robert Budina

66 vota pro

1 VITE ME PARE

"Na priftë e mbara!" Seanca e fundit para 11 majit/ Spiropali nga foltorja: Ishte një legjislaturë reformash, mbi të gjitha e reformës në drejtësi

Kuvendi shpërndahet për 2 muaj, Spiropali bën bilancin, në
Elisa Spiropali

TIRANA- Kryeparlamentarja Elisa Spiropali, sot në seancën e fundit plenare para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, foli nga foltorja e Kuvendit ku bëri një bilanc të punës së legjislaturës së fundit. Spiropali përmendi disa momente të cilat i cilësoi si arritje kyçe, përfshirë reformën zgjedhore që mundësoi votën e diasporës dhe marrëveshjet për njohjen e ndërsjellët të pensioneve me vende të huaja.

Ajo shtoi se synimi është zgjerimi i këtyre marrëveshjeve edhe me vende të tjera, përfshirë Greqinë, me të cilën shpreson të finalizojë negociatat në legjislaturën e ardhshme. Spiropali vuri në dukje ngritjen e katër komisioneve hetimore dhe 54 komisioneve të posaçme, duke e cilësuar këtë si një hap drejt forcimit të kontrollit parlamentar.

Kryeparlamentarja kritikoi përpjekjet për të zëvendësuar, sipas saj, debatin parlamentar me gjuhën e dhunës, duke theksuar se këto tentativa kanë dëmtuar përpjekjet për marrëveshje.

Fjala e plotë e Spiropalit:

Zonja e zotërinj deputetë,

Në këtë seancë të fundit plenare para zgjedhjeve të 11 majit dëshiroj të nënvizoj disa tipare të kësaj legjislature dhe të hedh një vështrim mbi kontributin e saj në zhvillimin e vendit. Legjislatura e dhjetë e Kuvendit të Shqipërisë ka qenë më tepër se çdo legjislaturë tjetër dedikuar integrimit europian të Shqipërisë. Nga një ëndërr, anëtarësimi europian është tashmë një realitet. Gjatë kësaj legjislature e shpumë Shqipërinë para portave të Bashkimit Europian.

Nga 19 korriku i vitit 2022, kur në Bruksel u mbajt Konferenca e Parë Ndërqeveritare midis Shqipërisë dhe BE-së, dhe deri në lajmin e fundit mbi hapjen në Tiranë të Zyrës Rajonale të Parlamentit Europian, përjetuam një fazë historike tepër të rëndësishme të rrugëtimit tonë europian. Objektivi ynë strategjik kombëtar, Shqipëria në BE brenda vitit 2030 dhe mbyllja e negociaatve teknike brenda vitit 2027 ka mbështetjen e institucioneve europiane.

E kam konstatuar këtë mbështetje gjatë të gjitha takimeve që kam zhvilluar me kryeparlamentarë të vendeve të Bashkimit Europian. Sidomos gjatë takimit me Presidenten e Parlamentit Europian Roberta Metsola në nëntor të vitit të kaluar në Bruksel; gjatë diskutimeve me Presidentët e Parlamentit dhe Senatit të Polonisë, si vendi që ka Presidencën e Këshillit Europian, në Varshavë në 5 mars të këtij viti; si edhe në takimim me Komisioneren Europiane për Zgjerimin Marta Kos javën e kaluar në Kuvend.

Kjo mbështetje, e cila i shtohet mbështetjes së gjerë popullore për anëtarësimin në BE, është një frymëzim i madh, por edhe një detyrim i madh. Duke udhëhequr me vendosmëri këtë proces, Kuvendi i ka dhënë procesit në fjalë legjitimitetin demokratik dhe karakterin gjithëpërfshirës, duke dhënë edhe vetë shembullin e një institucioni të përkushtuar maksimalisht e thelbësisht ndaj antarësimit.

Mjafton të përmendim faktin që gjatë kësaj legjislature kemi punuar jashtëzakonisht fort për harmonizmin e legjislacionit me Bashkimin Europian, Komisioni për Çështjet Europiane ka shqyrtuar gjatë legjislaturës 121 projektligje me përafrim, nga të cilat 22 ne vitin 2021, 12 në 2022, 27 në 2023 dhe 54 gjatë vitit 2024. Edhe kjo trajektore rritëse tregon për intensifikimin e harmonizimit të legjislacionit tonë me atë të BE-së gjatë secilit vit të legjislaturës.

Është fakt se megjithse në këtë sallë nuk shquhemi për mirëkuptim të ndërsjelltë, kemi gjetur bashkëpunim për Shqipërinë europiane. Jam e bindur se shpreh edhe mendimin tuaj se Kuvendit të ri duhet t’i dorëzojmë dhe do t’i dorëzojmë një Shqipëri të gatshme për t’u pranuar në familjen europiane në mënyrë që legjislatura e njëmbëdhjete t’i dorëzojë pasardhëses së saj një parlament të një vendi anëtar të Bashkimit Europian.
II.
Legjislatura e dhjetë ishte një legjislaturë reformash, mbi të gjitha e reformës në drejtësi. Gjatë kësaj legjislsature pothuajse ka përfunduar procesi i vetting-ut, i cili ka nxjerrë nga sistemi i drejtësisë rreth gjysmën e trupës së gjyqtarëve dhe prokurorëve. Përveç racionalitetit dhe impaktit në sistem, vetting-u e bëri reformën në drejtësi një referencë për konsolidimin e institucioneve të tjera demokratike në shoqërinë shqiptare.

Ne duhet të vijojmë të thellojmë dhe të garantojmë rritjen e vazhdueshme të integritetit të institucioneve të drejtësisë, dhënien e drejtësisë së shpejtë, respektimin e proceseve të drejta ligjore, garantimin e të drejtave dhe lirive themelore te njeriut. Askush mbi ligjin, askush nën ligjin, duhet të jetë standard i garantuar nga drejtësia, tek e cila kemi investuar shumë shpresë, besim e financa publike. Reforma zgjedhore, e cila mundësoi votimin e Diasporës nga jashtë vendit, është paraprirë nga masa e veprime për mbështetjen e emigrantëve shqiptarë dhe rritjen e mirëqenies së tyre.

Prej vitit 2013 kemi nënshkruar 16 marrëveshje me vende të huaja për njohjen e ndërsjelltë të pensioneve, nga të cilat përfitojnë 800 mijë bashkëatdhetarë. Marrëveshja për pensionet me Italinë, e cila, pas miratimit në 5 mars në Senatin Italian, do të fillojë menjëherë të zbatohet, do t’u shërbejë mbi 500 mijë emigrantëve shqiptarë në Itali. Këtë do të synojmë të arrijmë edhe me vendet e tjera pritëse të emigrantëve shqiptarë. Marrëveshja me Greqinë synojmë të mbyllet gjatë legjislaturës së ardhshme. Për fat të keq, dialogu parlamentar nuk ka qenë ai që dëshironim të gjithë dhe ai që presin qytetarët. Përpjekjet për konsensus janë dëmtuar, disa herë edhe seriozisht, nga tentativat për të zëvendësuar debatin parlamentar me gjuhën e ashpër të urrejtjes, vulgaritetin dhe dhunën.

Shpresoj dhe besoj që normaliteti në të cilin kanë hyrë punimet e Kuvendit të vijojë edhe gjatë legjislaturës së re. Kuvendi ka fuqizuar funksionin e kontrollit parlamentar, përveç të tjerash edhe nëpërmjet ngritjes së katër v hetimore, rezultatet e të cilave janë inkorporuar në veprimtarinë e tij dhe të institucioneve shtetërore, si dhe pesë komisioneve të posaçme parlamentare, dy prej të cilave, Komisoni për Thellimin e Reformave për Mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe Antikorrupsion për Shqipërinë 2030 dhe Komisioni Kundër Dezinformimit po vijojnë veprimtarinë e tyre, duke u kthyer në burime ekpertize të çmuar nga dhjetra ekspertë e akademikë të njohur.

Gjatë legjislaturës së dhjetë bashkëpunimi me Kuvendin e Kosovës shënoi kulme që nuk ishin arritur kurrë më parë. Marrëveshja e Bashkëpunimit mes dy Kuvendeve, ndërveprimi e shkëmbimet intensive mes komisioneve parlamentare, grupeve parlamentare e deputetëve si edhe dy mbledhjet e përbashkëta të Kuvendeve, në 27 nëntor 2022 në Tiranë, dhe në 20 dhjetor 2024 në Prishtinë, janë disa tregues të këtij bashkëpunimi vëllazëror e konstruktiv. Ne mbështetëm rolin e Kosovës në shumicën e organizatave ndërkombëtare dhe kam besim se edhe Kuvendi i ri do të vijojë këtë proces, sidomos për pranimin e Kosovës në Këshillin e Europës dhe rritjen e rolit të saj si një faktor paqeje në rajon e më gjerë.

Gjatë kësaj legjislature Kuvendi ka mbështetur përpjekjet për të shndërruar Shqipërinë në një qendër dhe faktor të zhvillimeve rajonale, madje në lider të procesit të bashkëpunimit dhe integrimit europian të vendeve të rajonit. Kemi mbrojtur të drejtat e pakthyeshme dhe kemi nxitur rolin e faktorit shqiptar në rajon, Kosovës si edhe shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi si faktor zhvillimi, demokratizimi, europianizimi dhe sigurie e paqeje. Maqedonia e Veriut po përjeton një tragjedi të rëndë, pas humbjes së dhjetra jetëve të vajzave e djemve mëngjesin e djeshëm në Koçan. Duke ndarë dhimbjen me familjet që humbën njerëzit e tyre të dashur dhe duke u uruar të lënduarve shërim të shpejtë, i jemi pranë popullit dhe autoriteteve të vendit fqinj e mik në përballimin e kësaj fatkeqësie të madhe.

Puna e Kuvendit të Shqipërisë gjatë kësaj legjislature nuk ka qenë qëllim në vetvete, por i ka shërbyer zhvillimit të vendit. Me ligjet që kemi miratuar, kontrollin parlamentar që kemi ushtruar dhe mbështetjen që u kemi dhënë institucioneve shtetërore, të pavarura, publikut dhe qytetarëve, kemi kontribuar në përmirësimin e ndjeshëm të mjaft treguesve të rritjes ekonomike. Shqipëria e legislaturës së dhjetë, ka ndërtuar e po konsolidon një sistem ku treguesit e zhvillimit po përkthehen në mirëqenie për qytetarët. Po përmend shkurtimisht disa prej këtyre treguesve:

Të ardhurat për frymë janë trefishuar, nga 3324 euro në vitin 2013, në 10.342 euro në vitin 2024.

Prodhimi i brendshëm bruto është rritur mbi 2,5 herë, nga 9,6 miliardë euro në 25 miliardë euro.

Paga mesatare e përgjithshme u rrit 2,6 herë, nga 322 euro në 830 euro.

Paga mesatare e mësuesve është dyfishuar.

Pensioni mesatar është dyfishuar, nga 86 euro, në 175 euro.

Papunësia është përgjysmuar, nga 17.5% në 8.8%.

Buxheti i shëndetësisë është trefishuar, nga 250 milionë në 760 milionë euro. 600 mijë qytetarë të pasiguruar marrin shërbim shëndetësor falas, edhe pse nuk kanë paguar ndër vite kontributet e tyre.

Buxheti për shërbimet e përkujdesit shoqëror është katërfishuar, nga 3.5 milion euro në 15 milion euro.

Sipërfaqja e serave dhe eksportet bujqësore u trefishuan.

Numri i turistëve u rrit nga 1 milion në 12 milionë.

IX.
Zonja e zotërinj deputetë,

Dëshiroj t’ju falenderoj të gjithëve për bashkëpunimin tuaj gjatë periudhës kur pata nderin dhe përgjegjësinë të drejtoj Kuvendin e Shqipërisë. Ju vlerësoj për mbështetjen, por edhe për kritikat dhe kundërshtimet, sa kohë që ato kanë qenë në pajtim me etikën parlamentare, njerëzore e shoqërore. Falenderoj ish Kryetaren, znj. Lindita Nikolla, për drejtimin me përkushtim, kompetencë e integritet të Kuvendit gjatë tre viteve të legjislaturës.

Falenderoj zëvendëskryetarët e Kuvendit Ermonela Felaj, Bledi Çuçi, Enkelejd Alibeaj dhe Agron Gjekmarkaj, kryetarët e grupeve parlamentare dhe të komisioneve të përhershme, të posaçme e hetimore të Kuvendit, për përkushtimin dhe bashkëpunimin e tyre. Falenderoj të gjithë ju, për kontributin në veprimtarinë e Kuvendit të Shqipërisë në shërbim të qytetarëve. Atyre që do të rizgjidhen në legjislaturën e re, u uroj suksese në vazhdimin e karrierës parlamentare.

Për ju, të dashura kolege e kolegë që nuk keni dëshiruar të vijoni karrierën parlamentare si edhe për ju që nuk do të mund të rizgjidheni, ju uroj nga zemra mbarësi dhe vijim të shërbimit tuaj ndaj Shqipërisë, në detyra të tjera. Ju keni shërbyer me përkushtim në Kuvendin e Shqipërisë dhe do i mungoni komisioneve dhe kësaj salle. Falenderoj veçanërisht gazetarët e akredituar në Kuvend dhe mediat respektive për pasqyrimin me transparencë të veprimtarive të Kuvendit.

Falenderoj gjithashtu shërbimet e Kuvendit për mvbështetjen e veprimtarisë sonë gjatë kësaj legjislature. Ju faleminderit. Na priftë e mbara.

1 VITE ME PARE

"Ju keni vjedhur këtë vend"/ Noka: PS-ja në 12 vite u solli shqiptarëve ekonominë e drogës

Kuvendi shpërndahet për 2 muaj, Spiropali bën bilancin, në
Flamur Noka

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka, akuzoi ashpër Qeverinë, se ka vjedhur dhe ka sjellë ekonominë e drogës. Gjatë fjalës në Kuvend Noka tha se PS-ja nuk ka fytyrë të flasë para shqipatrëve, që në 12 vite solli drogën, ekonominë që mbahet me kanabis, heroinë dhe kokainë. Noka shtoi se shqiptarët nuk votojnë më për incenetarorët, apo shpopullimin e Shqipërisë, dhe se ‘tik-taku’ i PS-së po mbaron.

“Të vish dhe të flasësh këtu para shqiptarëve për arritjet e kësaj qeverisje duhet që të kesh fytyrën tuaj, ca i sollët shqiptarve në 12 vite ju, drogën. Sot ekonomia mbahet me kanabis, heroinë dhe kokainë, kjo është fytyra e pushtetit tuaj. Ju keni vjedhur aq shumë sa edhe në librat ‘Guiness’ nuk është parë kjo. Ju keni vjedhur këtë vend. Do ju votojë për incenetarorët shqiptarët, apo që shpopulluat Shqipërinë, nuk ka votojë për ju. Tik-taku juaj po mbaron. Është radha jonë. Radha e horrave dhe e banditëve ka mbaruar," tha Noka.

1 VITE ME PARE

"Mandatin e ri shtrijmë "Mësues për Diasporën" kudo ku ka shqiptarë!" Balla: Jemi e vetmja forcë politike me vizion të qartë

Kuvendi shpërndahet për 2 muaj, Spiropali bën bilancin, në
Taulant Balla

TIRANA- Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, tha se qytetarët shqiptarë më 11 maj do të votojnë numrin pesë në fletën e votimit, pra Partinë Socialiste. Duke iu përgjigjur me fakte deklaratave të deputetes së Partisë së Lirisë, Xhixho, Balla tha se Partia Socialiste është e vetmja që ka vizionin për të bërë realitet hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Balla tha se qeveria socialiste do të zgjerojë programin "Mësues për Diasporën", duke e shtrirë kudo ku ka shqiptarë dhe duke ofruar edhe një aplikacion në celular për mësimin e gjuhës amtare. 

"Këto janë fakte dhe fola me shifra. Ato që folët ju s’kanë lidhje me realitetin. Prandaj më 11 maj qytetarët shqiptarë e dinë fare mirë se është një mandat historik, i cili vjen në kontekst gjeostrategjik që lidhet me anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Ne jemi e vetmja forcë politike me vizion të qartë për ta përfunduar këtë aspiratë historike; ndaj qytetarët në shumicë do të votojnë numrin 5 PS, në zgjedhjet e 11 majit.

Mësues për Diasporën, mund ta thoni një fjalë të mirë, sepse i shërben bashkatdhetarëve tanë kudo ndodhen. Kemi nisur me Greqinë, ku mësuesit e parë janë përzgjedhur, kanë marrë licencën dhe do të shërbejnë në dobi të mësimdhënies së gjuhës shqipe për fëmijët në qytetet kryesore të Greqisë. Synojmë ta shtrijmë edhe në Itali si hap i dytë. Për ta shtrirë këtë program të rëndësishëm kudo ku bashkatdhetarët tanë jetojnë, do të kemi dhe një aplikacion në telefonat celularë për mësimin e gjuhës shqipe.

Kur Edi Rama dhe PS morën besimin e qytetarëve shqiptarë për të qeverisur, paga mesatare e mësuesit ishte dy herë më e vogël: 420 euro në 2013, 950 euro në 2024. Zotimi ynë për mësuesit është që brenda këtij mandati të ri, më 11 maj, ta çojmë në 1250 euro pagën e mësuesve. Kur ne morëm detyrën, ishte zero mundësia për tekste falas; prindërit ishin të detyruar t’i blinin. Sot janë 238 mijë nxënës që marrin falas librat. Nga fillimi detyrës janë ndërtuar 450 shkolla nga të cilat kanë përfituar 200 mijë nxënës. Deri në fund të mandatit të ardhshëm do të ndërtojmë edhe 200 shkolla të reja", tha Balla.

1 VITE ME PARE

Ligji për rininë, Xhixho: Nuk garanton gjithëpërfshirje! Të rinjve u duhen mundësi reale jo këshilla

Kuvendi shpërndahet për 2 muaj, Spiropali bën bilancin, në
Xhixho

TIRANË - Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka kundërshtuar këtë të hënë nga foltorja e Kuvendit ligjin për Rininë. Xhixho thotë se ligji ka efekte preferenciale dhe financiare dhe u shërben vetëm disa të rinjve, jo të gjithëve. 

Xhixho shton ndër të tjera se sipas saj të rinjve shqiptarë nuk u duhen këshilla që kthehen në shtojca të partisë në pushtet, por u duhen mundësi reale që nisin që nga arsimimi dinjitoz, mundësitë e punësimit dhe karrierës dhe kushtet për të ndërtuar të ardhmen e tyre në Shqipëri.

Pjesë nga fjala e Xhixhos

Në këtë seancë të fundit, qeveria na ka sjellë për miratim ligjin për rininë. Pasi i ka dëbuar të rinjtë nga Shqipëria, duke mos u dhënë asnjë mundësi për t’u arsimuar e për të pasur një jetë dinjitoze, qeveria ka menduar të sjellë të rishikuar ligjin për rininë per te ndertuar patronazhiste dhe jo qytetare te angazhuar me mendim kritik.

Qeveria i ka dëbuar të rinjtë duke e bere jetesen te pamundur per ta ,duke rrënuar arsimin dhe vrare shpresen dhe meritokracine. Një në tre maturantë deshiron te largohet nga vendi , sepse e ka humbur shpresën se në vendin e vet mund të marrë shkollimin që dëshiron e mund të ndërtojë karrierën që ka ëndërruar.

Kjo qeveri që ka vrarë shpresën e të rinjve, me nxitimin për ta miratuar sa më shpejt këtë ligj, në mënyrë që ta përdorë në këto zgjedhje, e sjell atë për miratim, pavarësisht kundërshtimit jo vetëm nga opozita, por edhe nga shoqëria civile.

Dua të ndalem në mënyrë specifike në dy pika, në nenin 5 dhe në nenin 6. Këto dy nene parashikojnë që Këshilli Kombëtar i Rinisë dhe këshillat vendorë të kryesohen përkatësisht nga ministri i Rinise dhe kryetari i bashkisë, të cilët kanë kompetencën për të emëruar anëtarët.

Pra, në vend të një grupimi rinor që ka në fokus adresimin e problemeve të të rinjve dhe përfaqësimin e tyre te kene mundesi te zgjidhen, këshillat rinorë kthehen në ekipe si patronazhistët apo aktivistët e bashkisë. Pra, synimi është që këshillat të jenë një zgjatim i ri i Partisë Socialiste, të cilët të vihen në shërbim të saj.
Gjithashtu ndryshon kompetenca e keshillave qe kishin kompetenca te propozonin politikat rinore , tani me kete projekt ligj vetem japin mendim.

Një tjetër arsye pse e gjej me vend ta kundërshtoj këtë ligj është fakti se ai nuk synon të jetë gjithëpërfshirës dhe nuk respekton meritokracinë.

Ligji përcakton se anetaret ne këshillat rinorë do të bëjnë pjesë vetëm përfaqësues të organizatave rinore, ndërsa pjesa tjetër emërohet me urdhër të ministrit apo kryebashkiakut. Pra nuk garantohet gjithëpërfshirje dhe as garë që garanton përfaqësim real.

Me synimin për t’i shërbyer Partisë Socialiste në fushatë, qeveria na sjell sot në Parlament një ligj që u shërben vetëm disa të rinjve, jo të gjithëve.

Ky është një ligj që ka efekte preferenciale dhe financiare për t’u dhënë ca të rinjve disa fonde e ca të tjerëve jo. Sepse e tillë ka qenë filozofia qeverisëse përgjatë viteve të fundit: Shqipëria e disave, jo e të gjithëve.

Ne nuk mund të lejojmë që një ligj i tillë të deformojë përfaqësimin e të rinjve në këshillat rinorë.

Ne kemi përgatitur amendimet tona për këtë ligj qe Kryetari i Keshillit Kombetar te zgjidhet nga anetaret e keshillit , gjithashtu edhe ne keshillin vendor .
Ne nuk do t’i hapim rrugën miratimit të një ligji që do të përdoret si kartë elektorale nga një qeveri që e ka zbrazur Shqipërinë nga të rinjtë. Nuk mund të lejojmë që këshillat rinorë të kthehen në ushtri patronazhistësh, që vihen në shërbim të partisë në pushtet.

Të rinjve shqiptarë nuk u duhen këshilla që kthehen në shtojca të partisë në pushtet. Të rinjve shqiptarë u duhen mundësi reale që nisin që nga arsimimi dinjitoz, mundësitë e punësimit dhe karrierës dhe kushtet për të ndërtuar të ardhmen e tyre në Shqipëri.
Klubi Parlamentar per te rinjte qe une drejtoj ka bere degjesa me Ministrin dhe shoqerine civile dhe ka propozuar amendimet te cilat nuk jane marr fare parsysh.
Ndaj sot ftoj kolegët të mbështesin propozimet tona për ndryshimin e këtij ligji. Le të punojmë për të rinjtë, duke u garantuar atyre mundësi reale për t’u bërë qytetarë të angazhuar në të mirë të vendit.

1 VITE ME PARE

Ligji për "Rininë"/ Muzhaqi: Ndihmon të integrohen në tregun e punës, praktikë 3 mujore në administratën publike, kush ka rezultat të mirë, punësohet

Kuvendi shpërndahet për 2 muaj, Spiropali bën bilancin, në
Bora Muzhaqi

TIRANA- Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, foli sot në Kuvend për ndryshimet ligjore të propozuara nga qeveria në ligjin për “Rininë”. Muzhaqi tha se ky hap ligjor synon të përafrojë legjislacionin shqiptar me rregulloret evropiane, duke krijuar një kornizë më të qartë për politikat rinore dhe duke ofruar mundësi të reja për zhvillimin profesional të të rinjve. Ajo theksoi se programi synon të ndihmojë të rinjtë të integrohen më lehtë në tregun e punës.

"Ndodh që të rinjtë sapo dalin nga shkolla duan që të punohen dhe punëdhënësi i kërkon eksperiencë pune. Fokusi është t’i jap eksperiencë pune këtyre të rinjve. Kriteret janë nga mosha 21 deri 26 vjec dhe që kanë mbaruar një bachelor, nuk është kriteri i notave, ne i japim të rinjve që kan mbaruar baxhelorin mundësinë që të bëjnë një praktikë 3 mujore në administratën publike. Kush arrin që të ketë rezultate të mira mund të punësohet si pjesë e administratës publike", tha Muzhaqi.

1 VITE ME PARE

Projektligji për Bankën Shqiptare të Zhvillimit/ Leskaj: Ka rrezik ekonomik që do i rëndojë buxhetit dhe shqiptarëve

Kuvendi shpërndahet për 2 muaj, Spiropali bën bilancin, në
Bujar Leskaj

TIRANA- Deputeti Demokrat Bujar Leskaj u shpreh sot në Kuvend kundër projektligji për Bankën Shqiptare të Zhvillimit. Ai tha se ishte kundër mënyrës se si po ngrihej Banka Shqiptare e Zhvillimit si shoqëri aksionere me 51% të aksioneve të shtetit, pasi sipas tij paraqet rreziqe ekonomike për të ardhmen, sikurse ka ndodhur me 3 eksperienca të mëparshme dhe, sipas tij, do i rëndojë buxhetit të shtetit apo taksapaguesve.

"Evidentohen një sërë problemesh për stabilitetin e tregut bankar. Mungesa e mekanizmit për kontrollin e këtij projekti. Projekte të paqëndrueshme ekonomikisht, që nuk sjellin rezultate në këto fusha. Mund të krijojë një borxh të akumuluar që mund të ishte një taksë te shqiptarët për ta paguar. Nga përvoja rezulton se janë oligarkët ata që përfitojnë me bizneset e tjera. Tjera është krijimi i një krize ekonomike si pasojë e kësaj.

Ka dhe rrezik të lartë ë klientelizmit. Kemi një praktikë dhe kujtim të keq në këtë sektor bankar, 3 banka të para shtetërore falimentuan apo u privatizuan. Të tre shembujt i kemi negativ në këtë drejtim. Kjo rrezikon edhe buxhetin e shtetit njëkohësisht dhe do rëndojë tek xhepat e shqiptarëve", tha Leskaj.

1 VITE ME PARE

Shalsi drejtuar deputetit demokrat: Nuk ke bërë asgjë për Kukësin, Tropojën e Hasin! U zgjove vonë 

Kuvendi shpërndahet për 2 muaj, Spiropali bën bilancin, në
Eduard Shalsi

TIRANA- Deputeti i Partisë Socialiste Eduard Shalsi ka replikuar sot në Kuvend me deputetin demokrat Flamur Hoxha. Shalsi kritikoi deputetin e Qarkut Kukës se nuk ka bërë asgjë për Kukësin, Tropojën dhe Hasin. Ai tha se sa herë ka qenë në ato zona në një muaj, Hoxha nuk ka qenë në 4 vjet. Nga ana tjetër, Hoxha tha se ai ka qenë kontribues në poltikë për disa vite dhe se Shalsi sulmoi opozitën dhe nuk foli për qytetarët që janë vjedhur nga kjo qeveri.

Pjesë nga debati në Kuvend:

Shalsi: Flamurin unë se kam dëgjuar që të fls në këtë foltore, çfarë kë bërë 4 vite në parlament, në komisone, u zgjove vonë. Paske pritur ditën e zgjedhjeve që të fillosh që të flasësh në parlament. Do të kemi mundësi që të ballafaqohemi në Kukës se ca ke bërë ti dhe se ka kam bërë unë. Kuksianët që kam njohur i njoh për burra dhe lëri ata që të gjykojnë. Të duash Kukësin nuk do të thotë të jesh nga kukësi, të duash kukësin do të thotë të mos presësh ditën e fundit të të flasësh në foltore.

Mirë është ti tregosh kuksianëve se çfarë ka ndodhur me primaret, shpjegoi kuksianëve pse ishe me Saliun dhe u turre më pas pas Lulit, apo të genjeu Luli dhe shkove prap tek Saliu. Tregoi kuksianëve se çfarë ke bërë ti për Kukësin për Tropojën apo për Hasin dhe tregojë kuksianëve se sa herë kam shkuar unë në Has. Në këto dy muaj sa herë kam qenë unë në Has dhe Tropojë ti s’ke qenë në 4 vite që mban mandatin e depteti të Kukësit. Bëtë primare dhe pastaj larguat nga gara më të votuarit.

Hoxha: Shqiptarët e njohin mirë Flamur Hoxhën dhe e dinë sa herë ka qenë kontribues në poltikë në 2017-2021. Fakti që ai u morë me mua tregon se ai e përcaktojë rezualtin e 11 majit. Ai nuk foli për ato probleme që kanë kuksianët në 12 vite, ai u morë me mua dhe me opozitën sepse opozita qënka e keqja e këtij vendi sipas tij. Ai harrojë që të thotë pse ata janë të varfër dhe të vjedhur nga kjo qeverisje.

1 VITE ME PARE

Deputetët bojkotojnë punën, mbledhja e Kuvendit nuk plotëson kuorumin minimal

Kuvendi shpërndahet për 2 muaj, Spiropali bën bilancin, në
Kuvendi

TIRANË- Deputetët në Kuvend kanë zgjedhur që të bojkotojnë punën në mbledhjen e sotme të Kuvendit. Në një vëzhgim që Dosja.al, ka bërë shihet se mbledhja e sotme e Kuvendit është e pavlefshme për shkak se nuk plotëson kuorumin minimal të deputetëve në sallë. 

Kuvendi shpërndahet për 2 muaj, Spiropali bën bilancin, në
Deputetet ne salle

Minimalisht në nisje të seancës duhet të jenë 71 deputetë në Kuvendit, në mënyrë që të hapet puna e Kuvendit. Por në seancën e sotme plenare, jo vetëm që 71 deputetë nuk ishin në sallë, por as kuorumi i sallës nuk është mbajtur nga ana e kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali. Sipas Nenit 55 në rregulloren e Kuvendit, thuhet se kuorumi për çeljen e votimit parlamentar është të paktën 71 deputetë. 

Rregullorja e Kuvendit:

Kuorumi dhe vendimmarrja në seancë plenare

1. Kuvendi miraton ligje, vendime, rezoluta dhe deklarata.

2. Kuorumi për çeljen e votimit parlamentar është të paktën 71 deputetë.

3. Aktet e Kuvendit konsiderohen të miratuara kur për to kanë votuar "pro" shumica e deputetëve të pranishëm, me përjashtim të rastit kur kërkohet shumicë e cilësuar, sipas parashikimit në Kushtetutë ose në ligj.

4. Për përcaktimin e kuorumit dhe të shumicës së deputetëve, sipas parashikimit të pikës 3 të këtij neni, Kryetari i Kuvendit i referohet vetëm numrit të deputetëve që kanë votuar.

5. Drejtuesi i seancës plenare, në leximin e rendit të ditës, i njofton Kuvendit edhe shumicën që kërkon votimi i çdo çështjeje të saj.

Kuvendi shpërndahet për 2 muaj, Spiropali bën bilancin, në

Ndërkohë që as para dhe as pas leximit të rendit të ditës, Spiropali nuk kërkoi votimin për të parë numrin e të panishmëve në sallë. Ky veprim kërkohet dhe nga rregullorja e Kuvendit në nenin 56 ku shkruhet se drejtuesi i seancës duhet që të kërkojë verifikimin nëse kuorumi plotësohet në sallë. 

Rregullorja e Kuvendit:

Verifikimi i kuorumit

1. Përpara çdo votimi, drejtuesi i seancës plenare verifikon numrin e deputetëve të pranishëm në sallë.

2. Drejtuesi i seancës, në çdo kohë, si dhe kur kjo kërkohet nga të paktën 7 deputetë, verifikon nëse në sallë është i pranishëm numri i kërkuar i deputetëve. Kërkesa për verifikimin e numrit të deputetëve të pranishëm shprehet me ngritjen në këmbë të kërkuesve. Për verifikimin e numrit të deputetëve, drejtuesi i seancës bën thirrjen në mënyrë elektronike ose nominale.

3. Kur mungon numri i kërkuar i deputetëve për marrjen e vendimit, drejtuesi i seancës shtyn seancën për 60 minuta dhe në rast se edhe pas kësaj kohe nuk arrihet numri i kërkuar, e anulon atë. Në rast anulimi, drejtuesi i seancës plenare përcakton ditën e nesërme, me kusht që ajo të mos jetë ditë pushimi, si ditë në të cilën Kuvendi do të mblidhet me të njëjtin rend dite, duke deklaruar njëkohësisht edhe orën e votimit për atë rend dite.

Kuvendi shpërndahet për 2 muaj, Spiropali bën bilancin, në

Mungesa e deputetëve në sallën e Kuvendit ka ardhur një ditë pas shpalljes së listave me kandidatët për deputetë në Kuvend. Në seancën e të enjtes së kaluar u pa një mungesë e madhe e deputetëve që nuk ishin të pranishëm, të cilët kanë zgjedhur që të mos vijnë në seancë plenare as diten e sotme./Dosja.al

1 VITE ME PARE

Projektligji për Bankën Shqiptare të Zhvillimit/ Ibrahimaj: Qëllimi, nxitja e zhvillimit ekonomik të vendit! Shteti do të zotërojë minimalisht 51% të aksioneve

Kuvendi shpërndahet për 2 muaj, Spiropali bën bilancin, në
Delina Ibrahimaj

TIRANA- Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj ka prezantuar sot në Kuvend projektligjin për ngritjen e Bankës Shqiptare të Zhvillimit. Ibrahimaj tha se qëllimi kryesor i bankës do të jetë nxitja e zhvillimit ekonomik të vendit.

Ajo shtoi në fokus të këtij institucioni financiar do të jenë sektorët e nënfinancuar. Ministrja tha se shteti do të zotërojë minimalisht 51 për qind të aksioneve duke ruajtur kontrollin publik ndërsa institucionet financiare ndërkombëtare dhe vendase mund të kontribuojnë në kapital. 

“Krijimi i një institucioni të tillë mund të ndihmojë në përthithjen dhe shpërndarjen efektive të fondeve të BE, duke siguruar që investimet të drejtohen në projekte me rritje afatgjatë. Sot jemi përpara një momenti historik në anëtarësimin në BE dhe do të ketë fonde në dispozicion dhe duhet të ketë institucione që të kenë aftësinë që t’i përthithin këto fonde.

Qëllimi kryesor i kësaj banke është të nxisë zhvillimi ekonomik të vendit përmes lehtësimit të qasjes në financë të sektorëve të nën financuar duke mbështetur zhvillimin e infrastrukturës, eksportet dhe projektet strategjike për ekonominë. Struktura kapitale është projektuar për të siguruar qëndrueshmëri afatgjatë.

Shteti do të zotërojë minimalisht 51 për qind të aksioneve duke ruajtur kontrollin publik ndërsa institucionet financiare ndërkombëtare dhe vendase mund të kontribuojnë në kapital. Banka do të sigurojë financime përmes financimeve përmes bashkëpunimeve si Banka Evropiane e Zhvillimit apo vendeve anëtare”, tha Ibrahimaj. 

1 VITE ME PARE

Zgjedhja e Avokatit të Popullit/ Vasili: T'i jepet fund këtij turpi 3-vjeçar

Kuvendi shpërndahet për 2 muaj, Spiropali bën bilancin, në
Petrit Vasili

TIRANA- Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili, tha sot në Kuvend se procesi i zgjedhjes së Avokatit të Popullit ka hyrë në një ngërç, pasi u bënë 3 vite që nuk bihet në konsesnus. Ai tha se mazharanca do të duhej të votonte zgjedhjen e Avokatit të Popullit dhe t'i jepte fund këtij "turpi". Vasili tha se në këtë mes nuk ka nevojë për ndonjë proces formal parlamnetar sepse opozita është e foksuar në një kandidaturë të vetme.

"Procesi po hynë në ngerc sepse kjo risi u konsolidua atëherë dhe u votua automatikisht kandidatura e vetme që u propozua nga PS, s’ka nevojë për ndonjë proces formal parlamnetar, opozita është e foksuar në një kandidaturë të vetme ca procesi do të hap. Ps pruri kandidturën që donte dhe u votua, këtu mund të thuhet se s’ka vullnet, jemi në një situatë të turpshme sepse për 3 vite resht ne nuk zgjedhin dot një avokat populli mazhoranca duhet që të votonte dhe t'i jepte fund këtij turpi 3 vjeçar", tha Vasili. 

1 VITE ME PARE

Kërkesa e PD-së për të futur në rend dite zgjedhjen e Avokatit të Popullit, Peleshi: Nuk është zhvilluar dialog

Kuvendi shpërndahet për 2 muaj, Spiropali bën bilancin, në
Niko Peleshi

TIRANA- Kreu i grupit parlamentar të PS Niko Peleshi gjatë fjalës së tij në Kuvend shpjegoi se përse Partia Socialiste nuk pranoi që të votoj 'pro', kërkesës së PD-së për përfshirjen në rend dite të zgjedhjes së Avokatit të Popullit. Peleshi tha se nuk është zhvilluar procesi i dialogut mes PS-PD. Ai shtoi se kanë bërë propozimet e tyre, dhe duan dhe propozimet e opozitës, por sipas tij nuk ka asnjë reagim.

"Ne kemi kërkuar që të ndërtojmë një poroces sipas traditës paralamentare. Janë disa propozime me firmat e opozitës dhe duhet një proces që të diskutohet dhe arrihet në një konsesus. Ne nuk kemi bërë propozimet tona, por duam që të diskutojmë propozimet e opozitës, nuk kemi asnjë reagim nga grupi i PD dhe opozita dhe që sot mund të nis procesi dhe ta votojmë në seancën e radhës pas zgejdhjeve", tha ai.

1 VITE ME PARE

Nis seanca plenare e ditës së sotme në Kuvend

Kuvendi shpërndahet për 2 muaj, Spiropali bën bilancin, në
Kuvendi

TIRANA- Ka nisur seanca plenare e ditës së sotme në Kuvend. Në rend dite janë parashikuar 25 pika për diskutim. Një ndër pikat është edhe përzgjedhja dhe votimi i anëtarëve të Këshillit Drejtues të RTSH-së me 10 kandidaturat që u kaluan javën e kaluar nga Komisioni i mediave pas dëgjesës së mbajtur, si dhe përzgjedhja e kryetarit të Këshillit.

Më 11 mars Komisoni ka përzgjedhur 2 emra kandidatë: Helidon Haliti ose Fatjon Hoxhalli që garojnë për kryetar të Këshillit Drejtues të RTSH. Kuvendi kishte shkarkuar Këshillin Drejtues të RTSH-së pas shkeljeve të shumta të gjetura në procedurat e garës për përzgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm të RTSH-së.

Gjithashtu në rend dite është edhe votimi për anëtarët e Bordit të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri. Do të diskutohet dhe votohet për projektligjin për Bankën Shqiptare të Zhvillimit, nismë kjo e qeverisë shqiptare, për t’i ardhur në ndihmë bujqësisë dhe fermerëve. Gjithashtu pritet të diskutohet edhe për strukturën dhe organikën e INSTAT-it.

1 VITE ME PARE

"Duan të bëjnë Ramën mbret"/ Sula tregon pse u largua nga nisma "Shqipëria Bëhet": Ishte një kurth!

Kuvendi shpërndahet për 2 muaj, Spiropali bën bilancin, në
Dashnor Sula

TIRANË - Deputeti demokrat Dashnor Sula, ka reaguar pas largimit të tij nga nisma "Shqipëria Bëhet" të cilës ju bashkua pasi PD e la jashtë listave të sigurta.

Në një reagim në rrjete sociale, Sula shkruan se e sheh si pabesi vendimin e drejtuesve të PD për të mos shpërblyer kontributin e tij si demokrat në këto 4 vite, ndërsa sa i takon “Shqipëria Bëhet” Sula thotë se ishte e gjitha një kurth.

Sipas Dashnor Sulës, formacioni i ri politik është një kurth i Berishës për të marrë votat djathtas që nuk mund të mbledhë ndryshe dhe akuzon drejtuesin e tij, Adriatik Lapaj se ka mësuar më shpejtë të gënjejë se të mendojë.

Reagimi i plotë i Dash Sulës

“Gjatë këtyre 72 orëve jam gjendur mes një xhungle politike, mes miqsh dhe armiqsh, mes atyre që duan partinë dhe atyre që duan Shqipërinë. Parlamentin e kam dashur dhe e dua, sepse aty është agora ku jam përpjekur të sjell hallet e njerëzve, të atyre që jam rritur e që po kaloj jetën.  Shpesh për këtë jam parë si njeriu i gabuar, e aq më shumë kur mes simbolikave jam përpjekur që zërin e tyre ta kem në sallën e luksit.

Nuk e prita që partia në të cilën kam besuar do e shpërblente kontributin tim me një pabesi, ngjashëm nga ato që të gjithë i kemi parë në 34 vite.

Pasi Partia Demokratike, ku unë s’jam për kryetarët por për opozitarët, nuk më dhanë vendin që i takon zonës time, më kontaktuan nga formacioni politik i Z. Lapaj. U shpreha gadishmërinë për tu futur në një garë me ta duke vlerësuar faktin se janë të rinj, mirëpo fatkeqësisht edhe Z. Lapaj paska mësuar hilet para rregullave dhe pa hyrë mirë në politikë më shpejt gënjeka se sa mendoka.

Pasi më bërën pjesë të listës, më thanë jo, nuk mund të japim garanci që njerëzit që kemi vendosur në listë të mbyllur do të dorëhiqen nëse unë fitoja mandatin. Pra mua që do merrja më shumë vota s’do më hapej rruga siç predikon Lapaj kur vendos babanë në listë dhe thotë se e kam vënë për ta tërhequr.

Por unë nga padrejtësia ika e s’mund të pranoj një padrejtësi tjetër. Tani dua t’ia them dy fjalë mbështetësve, atyre që më kanë mbështetur dhe më mbështesin;

1- Kjo “Shqipëria Bëhet” qenkërka një kurth i Dr.Berishës për të mbledhur vota të djathta që vetë z. Berisha nuk arrin ti mbledh dhe duket se paska gjetur një talent të ri të mashtrimit si të atyre sekteve që premtonin takime me Zotin.

2-Edi Rama ashtu qesh e ngjesh e ka thënë tamam atë që demokratët po nuk thanë kënetën e Berishës s’do vijnë kurrë në pushtet.

Po! Berisha është hajmalija e fatit të Edi Ramës. Plani i Berishës për ti ndarë votat e djathta mes tij dhe Lapajt i japin Ramës jo mandatin e 4, por e bëjnë mbret.

Në 20 vite në Politikë me ndërprerje në Parlament, unë kam qenë, jam dhe do të mbetem demokrat. Por për fat të keq emrin tim nuk do e gjeni në asnjë listë. Nuk do e gjeni në listën e PD pasi ai që nuk duron dot lirinë time dhe parimet e mia, më la jashtë pavarësish se në 4 vite kam qenë ndër deputetët më aktiv, pavarësish se dola më i votuari në Elbasan në Primare edhe pavarësish se isha i Pari që hapa siparin e takimeve madhështore në diasporë.

Nuk do e keni as në listën e atyre që ka nxjerrë Dr. Berisha (Lapajt) sepse edhe ai po ecën në hapat e mentorit të tij.

Berisha në 11 maj nuk do që të fitoj zgjedhjet, ai do të krijojë vetëm një grup parlamentar me besnikët e tij që do vijojnë ti bëjnë fresk edhe më 12 maj. Berisha shkeli me të dyja këmbët statutin e PD dhe premtimet e veta dhe u pa qartë se ai as nuk e ka në mend të mund Edi Ramën në zgjedhje. Me kë do e mund me Jenisherin, Kostaq Papën apo me Kujtim Gjuzin?! Apo mos do e mundi duke carë votat e djathta mes tij dhe Lapajt?

Demokratë të ndershëm që keni 12 vite që vuani, “armiku” politik nuk mund të luftohet kur brenda kalasë kemi “kalin e trojës”. Për të luftuar kundërshtarin duhet të forcohemi brenda vetes.

Si bëhet kjo? Rezultati i 11 majit do te na tregojë.

Më 11 maj ne duhet të refuzojmë të përdoremi si mish për top për interesat 1 personi që për të ruajtur pozitat e veta, votat e të djathtëve I ndan mes vetës dhe nismave të reja me filozofi 34-vjeçare të Lapajt.

1 VITE ME PARE

Kuvendi mblidhet në seancë plenare/ Përzgjidhen sot 11 anëtarët dhe kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH, zbardhet rendi i ditës

Kuvendi shpërndahet për 2 muaj, Spiropali bën bilancin, në
Kuvendi

TIRANË - Kuvendi do të mblidhet edhe këtë të hënë në seancë plenare. Seanca pritet të nisë rreth orës 10:00 dhe në rend dite janë parashikuar 25 pika për diskutim. Një ndër pikat është edhe përzgjedhja dhe votimi i anëtarëve të Këshillit Drejtues të RTSH-së me 10 kandidaturat që u kaluan javën e kaluar nga Komisioni i mediave pas dëgjesës së mbajtur, si dhe përzgjedhja e kryetarit të Këshillit.

Më 11 mars Komisoni ka përzgjedhur 2 emra kandidatë: Helidon Haliti ose Fatjon Hoxhalli që garojnë për kryetar të Këshillit Drejtues të RTSH. Kuvendi kishte shkarkuar Këshillin Drejtues të RTSH-së pas shkeljeve të shumta të gjetura në procedurat e garës për përzgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm të RTSH-së.

Gjithashtu në rend dite është edhe votimi për anëtarët e Bordit të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri. Do të diskutohet dhe votohet për projektligjin për Bankën Shqiptare të Zhvillimit, nismë kjo e qeverisë shqiptare, për t’i ardhur në ndihmë bujqësisë dhe fermerëve. Gjithashtu pritet të diskutohet edhe për strukturën dhe organikën e INSTAT-it.

 

seance plenare 17 mars 2025

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë