LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Kuvend/ Trau i Divjakës, sherr mes deputetes së PD dhe ministres Kumbaro, Braçe: Të dyja po gënjeni

•Ditën e sotme u mblodh për 5 orë Kuvendi i Shqipërisë. • Në nisje të seancës u zhvillua interepelancë urgjente me ministren e turizmit dhe mjedisit Mirela Kumbaros, e kërkuar nga deputeti i PD-së dhe deputetja Ilda Dhori, për traun në Divjakë. • Në fjalën e saj, Ilda Dhori shprehet se po taksojnë qytetarët pa të drejtë dhe se askush nuk po mendon më për trashëgiminë kulturore. • Ndërsa nga ana e saj, ministrja Mirela Kumbaro erdhi me monedha, të cilat më pas ia la Ilda Dhorit, duke nënkuptuar shumën e vogël që kërkohej për të hyrë në park. • Justifikimi sipas saj ishte se parku nuk përkujdesej nga "fryma e shenjtë". • Dashnor Sula dhe Flutura Açka protestë me fjalën e tyre. Sula ka shpërndarë vaj ulliri si qëllim për të kthyer vëmendjen e qeverisë ndaj fermerëve dhe fshatit, ndërsa Açka i shkroi letër për ndihmë presidentes së Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen. • I ashpër ishte dhe Erion Braçe. Duke goditur socialistë dhe demorkratë, ai tha se nuk ka një përleshje për pushtet në Divjakë pasi pushteti, qëndron në duart e atyre që kanë prona e pallate.

11 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

'Një faqe e historisë për t’u kujtuar'/ Balluku: Samiti, vlerësim i BE për Shqipërinë

Kuvend/ Trau i Divjakës, sherr mes deputetes së PD dhe ministres
Belinda Balluku

TIRANË- Zv/kryeministrja Belinda Balluku e ka cilësuar samitin e Bashkimit Europian si një vlerësim për angazhimin e qeverisë drejt rrugës së BE-së. Sipas Ballukut, falë marrëdhënies së Shqipërisë me Bashkimin Europian, shumë projekte në vend mbështeten dhe financohen nga BE.

“Është një momentum historik, një faqe e historisë për t’u kujtuar, një ditë kur Shqipëria do të tregojë edhe njëherë rolin e saj konstruktiv në Ballkanin Perëndimor dhe rëndësinë që tashmë ajo ka marrë për Europën. Shqipëria ka përfituar financime të rëndësishme të cilat janë përdorur për investime në infrastrukturë, në energji, në arsim dhe në fusha të tjera, si ndërtimi i By Pass-it të Fierit dhe atij të Vlorës, By Pass-i i Tiranës, i cili është 40 përqind i bazuar mbi një grant që BE ka garantuar për ne”.- tha Balluku.

1 MUAJ ME PARE

Sula shkon 'i armatosur' në Kuvend me vaj ulliri, deputeti: Çmimi i saj do shkojë sa ai i naftës

Kuvend/ Trau i Divjakës, sherr mes deputetes së PD dhe ministres
Dashnor Sula

TIRANË-Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, u fut brenda Kuvendit të Shqipërisë me dy shishe vaj ulliri. Në fillim, ai iu drejtua ministreve duke ua treguar. Më pas, në fjalën e tij në foltore, ai tha se sot fshatarët janë të braktisur, pasi çmimi i vajit të ullirit po ulet çdo ditë dhe më shumë. Sipas tij ky nuk është i vetmi problem, pasi përveç çmimit të ulët nuk ka më as punëtorë për të vjelë ullinj.

“Të jeni të sigurtë dhe ju garantoj se fshatarët po heqin të zitë e ullirit duke prodhuar vaj ulliri. Çmimi i vajit të ullirit do arrijë pas dy muajsh çmimin e naftës që ka vendosur bordi juaj. Sot 2500 lekë shitet vaji i ullirit”, tha Sula.

1 MUAJ ME PARE

Trau i Divjakës, Braçe përballet me VKM e tij: E kam nxjerrë 6 herë nga mbledhja, s'duhet që duhet vendosur në rrugë. Mos gënjeni!

Kuvend/ Trau i Divjakës, sherr mes deputetes së PD dhe ministres
Erion Braçe

TIRANË- Interpelanca mes ministres së Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro dhe deputetes së Partisë Demokratike, Ilda Dhori kanë shqetësuar socialistin Erion Braçe. Ky i fundit, si deputet i zonës së Divjakës gjatë debatit për traun e parkut të Divjakës, Erion Braçe u tha të dyjave se po gënjennin. Në fjalën e tij, Braçe thekson se VKM-ja që ka nënshkruar ai një vit më parë, nuk dikton që trau të vendoset në një rrugë nacionale, duke bllokuar çdo rrugë kalimi, duke sqaruar dhe pozitën e tij. Gjithashtu tregoi edhe detaje nga marrëveshja që kishte arritur me paraardhësin e Kumbaros në detyrë. 

"Divjaka nuk shqyhet për mjellma është liqen tjetër ai...E kam shumë të vështirë se jeni të dyja zonja; pse gënjeni? Do mundohem që t'ua provojë, me letra. Shqetësimi nuk ka lidhur me VKM e firmosur nga Erion Braçe. Shqetësimi ka lindur me këtë autorizim nga ARRSH që autorizon kryerjen e punimeve në Divjakë. Problemi është ky vendim, ky autorizim. Sjell një vendim të VKM 12.30.2021 që përcakton inventararin e akseve rrugore. Në të dyja nenet e VKM nuk kërkohet dhe detyrohet vendosja e një trau në rrugë kombëtare. Isha kundër dhe e nxorra jashtë herë nga mbledhja e qeverisë. Në aktin e parë nuk përjashtoheshin as banorët e zonës dhe tarifat ishin në dyfish më të lira. Por e lamë të lirë vendndodhjen e traut. Nuk thuhet askund që duhet në rrugë, sepse bie ndesh me Kodin Rrugor. Në Divjakë nuk ka përleshje për lekë midis pushtetit. Paratë që merren nga parku janë para për të hipur në kullë dhe për të parkuar makinën në brezin e rërës sepse Bashkia kryen pastrimin. Nuk ka përleshje se ky deputeti që shihni ju këtu, nuk ka pallat brenda në park. Nuk jam unë ai që ka pallat të dytë në park, është tjetërkush. Po të doni e vazhdoj muhabetin. Nuk jam unë deputeti që kam resort në park. Tjetra, nuk kam asnjë kushëri që ka të njëjtën sipërfaqe që është në krah të resortit. Nuk kam as fis as fare që tek kem 110 hektarë në kularë. Boll bëtë sikur ziheni me këtë qeveri se prej kësaj qeverie i keni ato hektarë,"-tha Braçe për traun e Divjakës.

1 MUAJ ME PARE

Flutura Açka letër Von der Leyen: Jam personi më pak politik në këtë Kuvend, më ndihmoni të çlirohem nga patronazhisti im

Kuvend/ Trau i Divjakës, sherr mes deputetes së PD dhe ministres
Flutura Açka

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka i është drejtuar me një letër letër Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen. Në fjalën e saj në Foltoren e Kuvendit, Flutura Açka tha se ajo ishte personi më apolitik në sallën e Kuvendit, e po ashtu shtoi se po ajo vetë duhet shpëtuar nga patronazhistët. Po ashtu, ajo u shpreh se kryeministri Rama po përdor samitin dhe ardhjen e Von der Leyen, për të ulur efektin e këtij turpi qeveritar.

LETRA E PLOTË:

E dashur Ursula von der Leyen

Mirë se të vini nesër, në një ditë historike për shqiptarët. Mirë se të vini nesër, edhe kur Shqipëria të jetë Europë politike, jo vetëm gjeografike. Përtej mikëpritjes kanunore për të cilën kemi arsye të krenohemi, ne e dimë se nuk vini vetëm ju fizikisht, por vijnë idetë tuaja, edhe ai optimizëm që dikur e barte, edhe pse me naivitet, Kandidi i Volterit, në shëtitjen e gjatë nëpër Europë, duke bërë thirrje se “duhet ta kultivojmë kopshtin tonë.. Idetë e dizenjuan Europën. Idetë e ngritën Europën. Idetë do ta mbajnë Europën. Idetë e atyre njerëzve të mëdhej, që prej probabilitetit më së shumti vijnë nga popuj të mëdhenj. Dhe ne nuk hyjmë aty. Kjo nuk na dëshpëron, kemi patur edhe ne disa njerëz të mëdhenj, prej të cilëve jemi ende në këmbë, të cilët na kanë këshillluar si ta ruajmë identitetin, si të jemi një edhe pas skizmash të mëdha si shqiptarë kësaj ane dhe asaj ane të kufirit ku rrojnë shqiptarët në Ballkan. Asnjëherë nuk kemi qenë më të fortë dhe më bashkë si shqiptarë, aq sa ju kemi vënë në punë të na futni një a dy shtete në Europë, të ndarë a bashkë. Në hall jeni, por kam ndjesinë se ne do ta zgjidhim edhe më shpejt se zgjidhja politike që mund të vijë nga idetë. Ju do t’ju duhet vetëm ta protokolloni ndreqjen e asaj që botërisht është quajtur si skizma europiane e shqiptareve. Ne nuk do të bëjmë në këtë histori europiane asnjë trafik moral, as politik, as njerezor, as patriotik. Sikurse Volteri që ju përmenda më lart, edhe ne, kur të na hapni portën, do të themi në doganën tuaj ato që tha Volteri tek hynte fshehurazi në Francë: Kam kontrabandë vetëm personin tim, pra trupin dhe shpirtin tim. Për Ju, dhe kolegët tuaj, samiti i nesërm është në rutinën e punës suaj për të bërë një Europë më të bukur, ne na mbetet vetëm të përligjim até që ju e dini, se ne jemi ndër kombet më proeuropianë të mbetur jashtë këtij atdheu politik që quhet Europë, sepse gjeografikisht, moralisht, ideologjikish dhe në përmbushje të të gjitha paradigmave që ka shpikur njeriu, ne jemi europianë. Unë që ju shkruaj jam mes njerëzve më pak politikë që ka ky Parlament, por skajmërisht e angazhuar politikisht me përgjegësinë që kam në të gjitha vektorët e jetës sime. Jo se jam apolitike, jo se dua të jem, apo se më detyrojnë të jem. Jo. Thjesht kam kuptuar se në këtë Shqipëri, e kam hasur shumë shpesh atë të cilën Makiaveli e la me sigurinë klinike se “Politika nuk ka lidhje me moralin”. Në këtë parlament ndonjëherë nuk bëhet politikë, por retorikë. E kam fjalën për politikën e mirë, që i sjell begati qytetarëve të vet. Qytetari në këtë vend ndonjëherë është send, Ursulë, është numër amze, është dosje e pluhurosur gjykate, është orendi për demokracinë, një votë e konvertuar në para, jo bashkëpunëtor i politikës për të bërë Shqipërinë më të mirë. Po t’i them këto sot, por nesër mund të akuzohem se po e shaj Shqipërinë në gjuhë të huaj. A është më mirë të shaj unë në gjuhë të huaj apo të hesht kur i vjedhin shqip shqiptarët? Ata që ju shfaqen ndonjëherë si shteti i shqiptarëve, si qeveritarë shqiptarë, janë shtet-pushteti i ardhur me vjedhje votash dhe që drejton me vjedhje vullnetesh çdo ditë. Këtë vrajë antieuropiane, do të na duhet ta shërojmë e ta bëjmë europiane. Mua, që po ju flas, ma kujtojnë shpesh që jam grua, pra që jam më e dobët, që jam më e pamundur. Kjo, sepse një ndër tre gra në këtë vend dhunohet dhe nuk mbrohet aq sa duhet nga shteti. T’ia hapësh kafkën një gruaje këtu, është zeja më e shpeshtë e shitoreve tona morale. Ju keni vendosur të flisni për emigrimin dhe mundësinë e kthimit të atyre shqiptarëve që ikin përditë nga sytë këmbët. Plot 1 milion shqiptarë e kanë braktisur atdheun e tyre në dhjetë vitet e fundit, me letra e pa letra. E pra, erozion më të madh demokrafik kjo Shqipëri nuk ka parë në tri dekadat e fundit. Por të ikurit e dinë, ju nuk i keni shtruar flokëse për ta, por ofroni politikat e vendeve tuaja që garantojnë siguri, së paku, dinjitet të thjeshtë njerëzor. Ky është një ankth antieuropian që ne na duhet ta shërojmë. Ju do të flisni për terrorizmin, për sigurinë, për shtetin. Por ju duhet të më ndihmoni mua të parën të çlirohem nga patronazhisti im dhe mbi një milion e gjysëm shqiptarë te denjë për të vendosur për qeverisjen e tyre, nga paranoja e patronazhistëve të tyre, nga imituesit më të tmerrshëm të një aparati që e kontrolloi frymën e ketij populli për gati gjysmë shekulli. Ju do të flisni për terrorismin, por hidhni sytë nga avioni të shihni terrorin territorial të tokës sonë, helmimin që i bëjmë atdheut. Pa ligje urbanistike, pa dhimbje mjedisore, pa kurrfarë shqyrtimi për detyrimin ndaj brezave. Bëni një xhiro në qendër dhe i shihni se si Ndrageta na bën sehir nga katet e larta të kullave tona nacionaliste. Ju do të flisni për luftën në Ukrainë, por këta e përdorën luftën për të ngritur borde antiligjore, për t’i ngirtur çmimet e naftës dhe për t’i kërcënuar qytetarët shqiptarë me ngritjen e çmimit të energjisë elektrike, për të mos folur për ujin, edhe pse shqipëria është një nga vendet më të bekuara me burime hidrike në Ballkan. Flisni, ju lutem për lirinë e medias, sepse aty jemi në bisht të historisë. Për gazetarët e keqpaguar, të pambrojtur, të fyer me hargalisje nga pushetarët, të cilët në këta tridhjetë kurrë nuk dhanë llogari. E pra, dje, një ditë para se të vije ti, u shemb njëra këmbë e urës ku mbahet një grup i njohur mediatik shqiptar vetëm se nuk hedh sheqer në sazet e përditshme qeveritare. Dhe madje, po e përdor ardhjen tënde, për të ulur efektin e këtij turpi qeveritar. As ligje, as rregulla, as gjykatë nuk ndihmon të qetësojmë malcimet tona antieuropiane të këtij lloji. Po e mbyll këtu, duke të kujtuar shprehjen e Martin Luther Kingurt, se ne “nuk e bëjmë historinë, por jemi të bërë nga historia.„ Dhe kjo mbase është piskama me të cilën dua ta mbyll këtë fjalë e të ftoj edhe kolegët e mi sonte: Ejani të mos bëjmë histori, por të bëhemi nga historia, që të kujtohemi (për mirë) nga historia. 

1 MUAJ ME PARE

'Ju më jepni mua 1.7 minuta'/ Spaho ankohet në Kuvend: Po kategorizoni elektoratin, të paktën na jepni 5 minuta

Kuvend/ Trau i Divjakës, sherr mes deputetes së PD dhe ministres
Edmond Spaho

TIRANË- Deputeti demokrat, Edmond Spaho iu ankua nënkryetares së Kuvendit për kohën që iu është dhënë për të folur në Kuvend. Ai u shpreh se nuk i dalin 1.7 minuta për të folur në Kuvend, teksa e kundërta ndodh me kolegët e tij, që kanë më shumë kohë.

'Në këtë seancë na jepet mundësia të diskutojmë se cilët janë shqetësimet në terren. Ju më jepni 1.7 minuta për të diskutuar, çfarë mund të them unë për aq. Deputetët kolegë janë shumë të avantazhuar, marrin kohën e nevojshme, ne që jemi të pavarur jemi ndryshe, dhe muajin tjetër 1.7 do më veni. Ju po kategorizoni elektoratin. Të paktën të na jepni 5 minuta. '- tha Spaho.

1 MUAJ ME PARE

Taksa për Divjakën/ Kumbaro 'tallet' me deputeten e PD-së: Po ti lë lekët e vogla këtu. Dhori: Je e neveritshme

Kuvend/ Trau i Divjakës, sherr mes deputetes së PD dhe ministres
Deputetja dhe ministrja

TIRANË- Seanca e sotme është shoqëruar me debate të forta mes ministres së Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro dhe deputetes Ilda Dhori, lidhur me pagesën elektronike që parashikohet të vendose në Parkun e Karavastasë. Interpelanca urgjente me ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, është kërkuar nga kryetari i grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj dhe deputetja, Ilda Dhori.

Deputetja e PD-së Ilda Dhori akuzoi ministrinë  se po taksojnë qytetarët pa të drejtë dhe se askush nuk po mendon më për trashëgiminë kulturore. Ministrja i la në fund disa monedha deputetes, gjest sipas Dhorit është i neveritshëm. 

Ministrja Mirela Kumbaro: Mirë pra, e mbarsët malin dhe prodhuat disa qindarka, 10, 20 e 15 se aq është tarifa, edhe për të ngrënë, u bëj ftesë sot për ta vizituar, gëzuar dhe ju pres kur ta hapim. Ua kam lënë këtu lekët e vogla.

Ilda Dhori: Je e neveritshme. Ja si një ministre tallet, lë lekët këtu. 

1 MUAJ ME PARE

Vendosja e traut tek parku i Karavastasë, ministrja Kumbaro ia pason 'topin' Braçes: U përcaktua tek VKM e vitit 2021

Kuvend/ Trau i Divjakës, sherr mes deputetes së PD dhe ministres
Mirela Kumbaro

TIRANË- Ministrja e Turizmit dhe Kulturës, Mirela Kumbaro ia ka kaluar topin për parkun kombëtar Divjakë-Karavasta kolegut të saj socialist, ish-zv.kryeministrit të vendit, Erion Braçe. Në fjalën e saj në Kuvend, në një interpelancë të kërkuar nga opozita në Kuvend, Kumbaro tha se vendosja e traut nuk ishte asgjë tjetër veçse zbatimi i një Vendimi Këshilli Ministrash të firmosur në vitin 2021.

"Vendosja e traut përcaktohet me VKM. Titullohet për përcaktimin e të ardhurave të tarifave që përcaktohet nga masat e kriteret e tyre, kjo është VKM-ja. Ju keni bërë dhe një kërkesë padi në gjykatë, sot gjykata ua ka rrëzuar kërkesë padinë. Kthehemi te VKM, kjo ka dalë në mbështetje të nenit 100 të kushtetutës. Thotë se menaxhimi financohet nga buxheti i shtetit, pika 2, mbrohet në përputhje me aktet e tjera ligjore.  Në pikën 2 thuhet se të ardhurat janë nga tarfiat që kryejnë për vizitë. Për ata që nuk e dinë se përse na duhen këto të ardhura, mendojnë se Divjaka mbahet me frymën e shenjtë. është kjo VKM që respektohet një më një, në të gjithë parqet,"-tha në fjalën e saj Mirela Kumbaro.

Më 26 janar të vitit 2021, Braçe firmosi vendimin që kaloi në Fletoren Zyrtare dhe u jepte të drejtë institucioneve që të vendosnin tra në zonat e mbrojtura. Në këtë vendim janë të caktuara edhe tarifat për vizitorët që fillojnë nga 50-150 lekë. Vendimi nuk flet posaçërisht për këtë zonë, por duke qenë se parku Divjakë-Karavasta është zonë e mbrojtur, Ministrisë së Turizmit dhe Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura u lind e drejta të ndjekin të njëjtën procedurë si në zonat e tjera.

1 MUAJ ME PARE

Ministrja Kumbaro shkon me "të shkoqura" në Kuvend: Kaq duhet të paguani për të hyrë në Karavasta

Kuvend/ Trau i Divjakës, sherr mes deputetes së PD dhe ministres
Mirela Kumbaro

TIRANË- Ministrja e Turizmit dhe Kulturës, Mirela Kumbaro ka dalë me qindarka në Foltoren e Kuvendit të Shqipërisë. Duke treguar monedha që i mbante në duar u tregoi të gjithë deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë se aq duhet të paguanin për të hyrë në Parkun kombëtar Divjakë-Karavasta. 

"Ja pra ja! Kaq duhet të paguani për të hyrë në Karavasta. 50 lekë,"-tha ajo. 

Ndërsa njëra pas tjetrës u tregonte monedhat kolegëve të saj. 

1 MUAJ ME PARE

Trau tek parku i Karavastasë, Ilda Dhori i kërkon llogari ministres: Ku shkojnë paratë, pse i merr bashkia Divjakë?

Kuvend/ Trau i Divjakës, sherr mes deputetes së PD dhe ministres
Ilda Dhori

Ilda Dhori: Tentativa e shtatorit dështoi, u kthye mbrapsht dhe nxorri në pah luftën kundër pushtetit socialist. Kërkohet që të bllokohet një rrugë kombëtare, e vetmja që të ndalonb kalimin në plazh publik. Sot si rezultat i reagimit qytetar, rruga është e lirë për të pritur pa targa. A keni informacion sa janë të ardhurat vjetore që vilen nga parku, ku shkojnë, janë të ardhurat të mjaftueshme? Paratë e mbledhura në parkun e Divjakës prej vitesh shkojnë në arkën e Bashkisë Divjakë, kur në fakt institucioni që duhet të menaxhojë parkun është AKZM, pse ndodh kjo? Ju nuk keni problemin si duhet mirëmbajtur parkun, por kush do i marrë paratë. Sepse vitin që lamë pas kishte 800 mijë vizitorë.

1 MUAJ ME PARE

“E keni kthyer Shqipërinë në një poemë të madhe mjerimi”/ Çupi thirrje qeverisë: Mos trajtoni njerëzit si statistika

Kuvend/ Trau i Divjakës, sherr mes deputetes së PD dhe ministres
Dhurata Cupi

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi në Kuvend ka ngritur një sërë pyetjesh kundrejt ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, sa i takon minimumit jetik. Deputetja e PD-së, duke ju drejtuar ministres Manastirliu u shpreh se Shqipëria vazhdon që të mos këtë një akt ligjor apo nënligjor të miratuar që përcakton minimumin jetik, e për rrjedhojë edhe detyrimin e shtetit shqiptar që t’i garantojë çdo qytetari një pagesë të barabartë me minimumin jetik.

DEKLARATA E ÇUPIT:

Nga të dhënat e Bankës Botërore, 30.8% e popullsisë jetojnë nën nivelin e varfërisë, cka do të thotë me më pak se 5 dollarë në ditë. Sipas po këtij studimi, Shqipëria ka nivelin më të lartë të varfërisë në rajon. Pandemia COVID-19 dhe agresioni rus në Ukrainë solli një rritje të përgjithshme të cmimeve, që përllogaritet në masën e inflacionit 14%, duke i varfëruar edhe më tej qytetarët shqiptarë. Nga të dhënat zyrtare rreth 33 mijë qytetarë humbën vendin e punës gjatë periudhës së pandemisë. Sipas Agjencisë Kombëtare të Punësimit, numri i të papunëve të regjistruar në Zyrat e Punës u rrit me 17%. Tregues tjetër i varfërisë dhe papunësisë, është edhe rritja e numrit të të larguarve në emigracion. Sipas një studimi të INSTAT, në 10 vitet e fundit janë larguar 7.5% e popullsisë ose 213.748 qytetarë.

Niveli i lartë i varfërisë, papunësisë dhe pamundësisë ekonomike, kanë nxitur institucione të ndryshme publike, organizata të shoqërisë civile dhe ekspertë të ekonomisë, që të kërkojnë miratimin nga qeveria të minimumit jetik. Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Punës, minimumi jetik është shuma monetare e një sërë produktesh ushqimore të përshtatshme për të siguruar funksionimin normal të trupit të njeriut dhe ruajtjen e shëndetit, plus një numër minimal artikujsh jo-ushqimorë dhe një numër minimal shërbimesh të nevojshme për të përmbushur nevojat bazë social-kulturore. Sipas një studimi të përgatitur nga institucioni i Avokatit të Popullit, minimumi që i duhet një personi për të garantuar nevojat bazë në Shqipëri është 17.875 lekë në muaj. Kjo vlerë, sipas po këtij studimi, është 9.9% më e lartë sesa pensioni minimal për zonat urbane, 37.5% më e lartë se pagesa e papunësisë dhe rreth 3 herë më e lartë se ndihma ekonomike.

Megjithë të dhënat e mësipërme, deri më sot Shqipëria vazhdon të mos ketë një akt ligjor apo nënligjor të miratuar që përcakton minimumin jetik, e për rrjedhojë edhe detyrimin e shtetit shqiptar që t’i garantojë cdo qytetari një pagesë të barabartë me minimumin jetik, për të siguruar plotësimin e nevojave të tij bazë. Në këto kushte, vlerësoj se kjo është një cështje që meriton të marrë vëmendje e Kuvendit të Shqipërisë. Prandaj, në mbështetje të nenit 90, pikat 1 dhe 2 dhe nenit 91, pika 2 të Rregullores së Kuvendit, kërkoj që Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale t’u përgjigjet pyetjeve të mëposhtme në seancë plenare:

1. A ka Ministria juaj apo Qeveria shqiptare një studim sa i përket minimumit jetik, që i duhet cdo qytetari për të siguruar nevojat bazë?
2. Nëse po, sa përllogaritet të jetë vlera e minimumit jetik? Sa përllogaritet të jetë numri i qytetarëve shqiptarë që jetojnë nën nivelin e minimumit jetik (më pak se 5 dollarë/ditë)?
3. A jeni njohur me studimin e kryer nga institucioni i Avokatit të Popullit për përcaktimin e minimumit jetik? Cili është vlerësimi juaj për këtë studim?
4. A ka marrë ndonjë masë konkrete Ministria juaj apo Qeveria shqiptare për garantimin e këtij minimumi jetik?
5. A është duke përgatitur Ministria juaj apo Qeveria shqiptare ndonjë akt ligjor apo nënligjor që synon përcaktimin dhe garantimin e minimumit jetik për të gjithë qytetarët shqiptarë që sigurojnë të ardhura nën këtë nivel?
6. Nëse po, kur pritet të miratohet ky akt ligjor apo nënligjor?

Më e pakta që duhet të kishit bërë sot është të mos i kishit trajtuar njerëzit si statistika! Me siguri, Migjeni do të kishte një kohë të artë krijimi, po të jetonte sot në qeverisjen tuaj, patjetër edhe duke i ardhur turp e marre prej jush që e keni katandisur Shqipërinë në një poemë pa mbarim mjerimi.

Ju përmendni si arritje të madhe një rritje të papërfillshme të ndihmës ekonomike apo indeksimin e pensioneve. Është revoltuese si mund të talleni kaq rëndë me njerëzit, në një kohë kur çmimet rriten përditë dhe masat tuaj gjysmake janë gati të pavlera. Është e pafalshme që ju, në 9 vjet në qeveri, keni marrë borxh rreth 4 miliardë euro, por nuk i keni përdorur ato për të luftuar varfërinë, për të nuk i keni përdorur për të rritur mirëqenien e njerëzve, duke e nisur me përcaktimin ligjor të minimumit jetik.

“Shqiptarët që e kanë të domosdoshëm përcaktimin nga ana e qeverisë të minimumit jetik, duhet të kuptojnë se me këtë qeveri jo vetëm minimum jetik nuk do të kenë, por nuk do të kenë asnjë shpresë që të dalin nga varfëria”. Fjalia nuk është e imja. Po citoj Edi Ramën në opozitë 10 vjet më parë, kur premtonte lugën ë floririt për të gjithë. Unë e kam një përgjigje pse sot nuk ka një minimum jetik. Përtej politikës, që ka konfirmuar se ju jeni një qeveri e paaaftë dhe e korruptuar, në Shqipëri nuk ka akoma edhe pas 9 vitesh në qeveri të Partisë Socialiste, sepse ju nuk keni minimumin e ndjeshmërisë njerëzore. Ju I trajtoni njerëzit si statistika, por ata janë frymë që duan të jetojnë me dinjitet. Janë fëmijë që duan të shkojnë normalisht në shkollë dhe nuk minden. Janë të rinj që as nuk guxojnë të shpresojnë për një jetë nornale. Janë prindër që iu qan shpirti për pamundësinë e sigurimit të bukës dhe të veshjeve normale për fëmijët. Janë të moshuar që jëtojnë si mos më keq, sepse një pension kaq i ulët nuk u del për asgjë.

Me 4 miliardë euro të marra borxh në 9 vjet, qeverisje të Edi Ramës, Shqipëria jo vetëm nuk duhet ta diskutonte më minimumin jetik, por duhet të kishte nivelin ndoshta më të lartë të tij në rajon. Çfarë kamë më shumë sesa ne Mali i Zi, Maqedonia, Serbia që kanë një minimum jetikë shumë se 200 mijë lekë sipas konvertimit të sotëm?

Kanë një qeveri më të përgjegjshme se kjo e jona. Kanë një qeveri që nuk i vjedh votat si kjo e jona dhe që japin llogari më shumë tek votuesit sesa qeveia jonë.

Sot, pashë që qeveria po mburrej me një tender për ndërtimin e një piste garash shpejtesie. A ka nevojë Shqipëria për këtë? Po, ka. A ka mevojë Shqipëria për gjëra të tilla të ngjashme? ? Absolutish po! Por asgjë nga këto nuk ka asnjë vlerë, nëse qeveria nuk ka zgjidhur më parë problemin e varfërisë ekstreme. Asnjë shoqëri nuk ka përparuar për shkak te fasadave.

Shoqëritë kanë përparuar se kanë investuar tek njerëzit, për mirëqenien e tyre, për arsimimin e tyre, për shëndetin e tyre.

Pasuria më e madhe e një vendi janë njerëzit! Prandaj thirrja ime për qeverinë, në emër të shqiptarëve që duan të jetojnë me dinjitet në vendin e tyre është: vendosni minimumin jetik. Ka ardhur koha t’i japim fund një padrejtësie 32 vjeçare. Ka ardhur koha të shkëputemi nga politikat elektorale të shtrëngimit të vitës me thesin e miellit. Ka ardhur koha që shqiptarët të trajtohen me dinjitet, pavarësisht nga pozita e tyre sociale, pavarësisht nga pasuria që zotërijnë. Nuk ju bën keq të vini me këmbë në tokë, të harroni për pak kohë luksin ku jetoni dhe të futeni në lëkurën e atij që s’ka. Mendoni veten tuaj ose prindrit tuaj, kur nuk ju dilte për jetuar dhe miratoni minimumin jetik! Është një detyrim që e keni ndaj shqiptarëve, qoftë edhe si ndjesë për largimin e atyre 700 mijë shqiptarëve që me qeverisjen tuaj e gjetën veten të papunë, të pashpresë, të tradhëtuar!

1 MUAJ ME PARE

Dashnor Sula shkon me thesin me ullinj në Kuvend, deputeti: U ka ngelur pa shitur fermerëve

Kuvend/ Trau i Divjakës, sherr mes deputetes së PD dhe ministres
Dashnor Sula

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka mbërritur në Kuvend me një thes. Sula është futur në oborrin e Kuvendit të Shqipërisë me një thes të mbushur me ullinj dhe një degë ulliri, për të treguar se prodhimi këtë vit u ka ngelur pa shitur fermerëve.


Momenti që deputeti ka hapur thesin sigurisht që ka shkaktuar edhe të qeshura tek gazetarët e pranishëm, të cilët nuk hezituan t’i drejtonin mikrofonin.

seance plenare 5 dhjetor 2022

Sondazh

Poll

Deputeti i PS kapet duke shtypur butonin “pro” edhe për kolegen e tij

Deputeti i PS kapet duke shtypur butonin “pro” edhe për kolegen e tij

VIDEO- Deputetët e PD-së i bien bilbilave në seancë

Nallbati: Na përjashtoni të gjithëve dhe vazhdoni! Jeni turpi i këtij vendi

"Jemi tek pazari i gjësë"/ Vasili ngre tonet në Kuvend, Nikolla i mbyll mikrofonin, deputeti:Turp

"Mos e fshini Ramën, po vrisni demokracinë"/ Bardhi kërkon llogari në Kuvend për dosjen McGonigal

Boçi kërkon Ramën: Autori i krimit të vijë këtu, ka korruptuar Parlamentin!

Operacioni 'Fijet'/ Zbulohen kamerat e sigurisë në lagjet e Dibrës, Shkodrës dhe Lezhës

Me armë zjarri e kokainë në makinë, arrestohen dy personat që lëviznin në ish-Bllok

Celibashi: U kap në veprintari politike. Përfaqësuesi: Sako e publikoi në profilin personal

Berisha rrezikon të mos regjistrohet në zgjedhje, Celibashi: KQZ njeh vetëm një PD

Harta e Re Gjyqësore, Llagami: Ky proces na mori 3 vite, ishim në një rrugë pa kthim

'Fijet' në Tiranë, çmontohen 155 kamera të tjera sigurie, 44 persona nën hetim

Sekuetrohen 9 mln lekë në Lushnje, arrestohet shitësi i kokainës, 10 konsumuesit nën hetim

Operacioni 'Fijet', hiqen 37 kamera sigurie në Elbasan

Kontrabandë celularësh, arrestohen 4 persona në Tiranë, sekuestrohen 763 telefona

Operacioni "Fijet", çmontohen 155 kamera sigurie në Tiranë, 37 persona nën hetim

Përfshihet nga flakët apartamenti në Vlorë, shkak dyshohet shkëndija elektrike

"Big Brother" vazhdon në Korçë/ Kapen nëntë kamera të vendosura nga grupet kriminale

Hiqej si punonjës i Forcave Speciale, arrestohet 40-vjeçari me armë në Tiranë

19 të arrestuar nga 'Rrugorja', drejtonin makinën në gjendje të dehur

"Saga Big Brother vazhdon"/ Çmontohen 20 kamera të vendosura në Fier dhe Lushnje

Skafi me turistë pëson avari, bllokohet në det, policia e nxjerr në breg, momenti i shpëtimit

Drift si i 'çmendur' në rrugët e Vlorës, gjobitet me 750 mijë lekë i riu në Vlorë, i hiqet patenta

35-vjeçari përplas të miturën me makinë dhe arratiset, momenti kur kalimtarët rrethojnë të voglën

'Big Brother' në Shqipëri, zbulohen 3 kamera sigurie në lagjet e Memaliajt dhe 1 në Burrel

Hiqen 39 kamera në Korçë dhe Pogradec

Dalin të tjera pamje nga zjarri në parking, zona e rrethuar me polici, banorët në panik

Dalin të tjera pamje nga zjarri në parkingun e kullës, zona e rrethuar me polici, banorët në panik

Zjarri nisi nga parkingu, dalin pamjet nga djegia e kullës 41-katëshe, zona e mbuluar nga tymi

Momenti i arrestimit të Xhevit Sinanit, vrau gruan e vëllain e tij në Gramsh

Vodhën 8 dyqane dhe banesa, në pranga 16-vjeçari, në kërkim shoku i tij

ME VIDEO- Zbulohen 47 kamera sigurie në Durrës, Shijak dhe Krujë

Nxirrnin inerte pa asnjë dokument, arrestohet administratori i një guroreje në Krujë

Aksioni në Vlorë, policia çmonton 16 kamera sigurie të vendosura nga grupet kriminale

"Meta e ka djalë halle", Kryemadhi flet për Dorian Duçkën: Sa ishte te ne qe në rregull

Me dosje në duar, Shkëlzen Berisha mbërrin në SPAK

"Mik është fjalë e madhe"/ Rama tërheq fjalët: Fola anglisht

Rama: Drejtësia amerikane foli, unë jam ulur në Strasburg me njerëz non-grata

"Mik është fjalë e madhe"/ Rama tërheq fjalët: Fola anglisht për marrëdhënien

Rama: Nezajn e njoha përmes agjentit të FBI-së. Duçka ka punuar pa pagesë për mua

Rama pranon takimet me ish-agjentin e FBI: Ndodhën! Po keqlexohen hetimet për të sfumuar 21 janarin

Dosja e FBI/ Rama: Drejtësia amerikane nuk flet për vrasje nga pakujdesia kur urdhrat i jep shteti!

VIDEO-ja që përgënjeshtron Ramën, në shtator e konsideronte mik ish-agjentin e FBI, sot e tërhoqi

Gjenden 38 kamera të tjera në qytetin e Shkodrës

“Manipulimi”/ Iu prezantua si avokat dhe i mori 1.2 mln lekë një gruaje, arrestohet 54-vjeçari

Aksident tragjik në Fushë Kuqe, përplasen dy makina me njëra-tjetrën, ndërron jetë në vend 2-vjeçari

Kanabis i kultivuar në vazo, pamje nga vila në Shijak që ishte kthyer në 'shtëpi bari'

Aksident i frikshëm në Lezhë, 3 automjete përplasen kokë më kokë, një person në gjendje të rëndë

Hoxha në Drejtori: Rama e Berisha tu përgjigjen fëmijëve të të vrarëve, Garda ekzekutoi të pafajshëm

Artan Hoxha batuta nga dera e Drejtorisë së Policisë: Jam me pallto leshi se do rri gjatë