Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Ditën e sotme në Kuvend është zhvilluar seanca plenare e radhës. • Në seancën e sotme Prokuoria e Posaçme dhe institucione të tjera të drejtësisë kanë raportuar punën e vitit 2023 para deputetëve të Shqipërisë. • Seanca ka nisur në 10:30 me raportimin e Olsian Çelës së Prokurorisë së Përgjithshme. • Gjatë raportimit të tij, Çela theksoi si problematikë vakancat e prokurorëve, të cilët përballen edhe me ngarkesë të shtuar. • Lidhur me çështjen e kriminalitetit, prokurori u shpreh se qarku me nivelin më të lartë është Vlora, ndërsa me më të ulëtin është Dibra. • Ai tha se evidentohet se veprat penale kundër rendit dhe sigurisë publike përbëjnë numrin më të lartë të procedimeve penale të regjistruara. • Çela u ndal edhe tek pasuritë e sekuestruara dhe konfiskuara përgjatë vitit 2023, ku tha se është kryer konfisikimi për 19 pasuri të paluajtshme dhe rreth 500 mijë eurove.• Ndërkohë në nisje të seancës nuk munguan as debatet ku kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi kërkoi mocion me debat për gjetjet e OLAF për fondet në bujqësi. • Bardhi tha se institucionet e drejtësisë duhet të hetojnë atë që ai e cilësoi skandal për një vend kandidat në Bashkimin Europian. • Gjithashtu ai tha më tej se duhet që opozita të dijë se përse ligji për tregtinë e armëve po kalon në një kohë të shpejtë.• Kreu i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion Altin Dumani ka raportuar punën e institucionit që drejton gjatë vitit 2023. • Gjatë fjalës në Kuvend, Dumani ka deklaruar se qytetet më shqetësuese në vendin tonë përsa i përket grupeve kriminale janë Tirana, Durrësi, Vlora, Gjirokastra, Fieri, Shkodra, Elbasani, Kurbini dhe Fushë Kruja. • Dumani ka mohuar deklaratën e kreut të grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, në lidhje me mesazhin që Rama i ka dërguar Dumanit. • Gjatë fjalës në Kuvend, Bardhi u shpreh se kryeministri Edi Rama i ka dërguar mesazh Dumanit, duke i kërkuar që të mbyll sa me shpejt dosjen Xibraka. • Ndërkohë që Dumani e ka mohuar këtë fakt dhe ka deklaruar se ai as nuk merr dhe as nuk përcjell mesazhe. • Dumani u pyet nga kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi lidhur me skandalin e mikrokredive dhe nëse ka pushim të çështjes. • Kryeprokurori i SPAK tha se nuk ka një pushim të çështjes ndryshe nga Prokuroria e Përgjithshme e Tiranës që e ka pushuar çështjen. • Deputeti i PD, Saimir Korreshi e pyeti Dumanin se pse janë ndjekur dy standarde për dy rastet, atë të Arben Ahmetajt, i cili është në arrati dhe për Sali Berishën që është në arrest shtëpie. • Korreshi u shpreh se për Ahmetajn në Komisionin e Mandateve erdhi një dokumentacion voluminoz me 1400 faqe, më pas iu hoq mandati. • Ndërsa për Sali Berishën nuk ka mbërritur asnjë dokumentacion. • Kreu i SPAK, Altin Dumani refuzoi të përgjigjej duke thënë se janë çështje në hetim paraprak dhe nuk mund të bëj asnjë koment. • Gjatë seancës së sotme plenare, deputeti demokrat, Flamur Noka i tha Dumanit nëse kryebashkiaku Veliaj ndodhet në hetim për inceneratorët.• Ndërkohë Dumani u shpreh se nuk mund të japë dot përgjigje, duke i sugjeruar që të bëjë kërkesë për informacion. • Gjatë seancës parlamentare, Paloka ka deklaruar se kryebashkiaku Erion Veliaj ka kaluar kontratat e mbetjes nga ndërmarrja publike e Sharrës në një firmë të tij private. • Po ashtu Paloka pyeti kreun e SPAK-ut Altin Dumani se kush po e pengon të arrestojë kreun e Bashkisë së Tiranës Veliajn. • Dumani nuk ka dhënë një përgjigje konkrete për këtë, por ka sqaruar se çështjet e korrupsionit të zyrtarëve janë çështje të vështira për tu hetuar. • Deputetja e PD Ina Zhupa pyeti Dumanin nëse Struktura e Posaçme ka nisur hetim për Olta Xhaçkën dhe presidentin Bajram Begaj për çështjen e pronave të ushtrisë. • Dumani tha se çështja ndodhet në hetim, duke shtuar se çdo deklaratë duhet të verifikohet. • Ai ka deklaruar se portet shqiptare nuk janë të preferuara për trafikimin e lëndëve narkotike nga Amerika Latine. • Dumani shtoi se portet e preferuara janë ato në Gjermani, Holandë, Belgjikë dhe madje edhe nga vendet nordike. • Lidhur me përfundimin e mandatit Dumani tha se nuk janë të kushtëzuar në veprimtarinë e tyre. • Kreu i Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë Artur Metani ka raportuar punën e institucionit që ai drejton gjatë vitit 2023. • Metani foli për problemet me të cilat përballet sistemi i drejtësisë, duke theksuar se nëse ka mangësi në aspektin e integritetit, pavarësisë apo efikasitetit, kjo nuk është vetëm përgjegjësi e magjistratëve. Metani tha se Zyra e ILD ka evidentuar vazhdimisht shkelje nga ana e magjistratëve dhe se ky model pune do vijojë. • Po ashtu Metani theksoi se ka persona të jashtëm që përpiqen të komentojnë vendimet gjyqësore apo edhe t’i anatemojnë. • Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami ka raportuar sot në Kuvend lidhur me ecurinë e punës së institucionit që ajo drejton teksa i është përgjigjur dhe pyetjeve të deputetëve. • Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i është drejtuar Llagamit, me dy pyetje. • Pyetjen e parë, kishte të bënte me faktin që një nga synimet e reformës në drejtësi, ai i aksesit të qytetarëve në drejtësi, nëse është përmbushur ky objektiv. • Ndërsa pyetja e dytë e Bardhit kishte të bënte me Shkollën e Magjistraturës, ku e pyet në lidhje me problematikat në konkurs dhe ndryshimet e rezultateve të pranimit.
39 artikuj për këtë temë.
TIRANA- Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi në fjalën e saj nga foltorja e Kuvendit, ka denoncuar zvarritjen e proceseve gjyqësore në gjykata. Ajo tha se për një vendim palët do duhet të presin rreth 15 vite. Çupi shtoi se është trishtuese që çështjet në gjykata pushohen pasi palët në proces kanë ndërruar jetë.
Fjala e plotë në Kuvend:
Reforma në drejtësi u mbështet për të sjellë një drejtësi të pavarur politikisht efektive dhe me akses qytetar, njëkohësisht me qëllim çrrënjosjen e papërshkueshmërisë ndaj pushtetarëve që abuzojnë me detyrat e tyre shtetërore. Ku jemi sot?
Shqiptarët nuk kanë akses në drejtësi. Mijëra dosje në sirtarët e gjykatave duhen 15 vite të marrin vendimin. Është trishtuese kur vjen radha e gjykimit dhe dosja pushohet pasi palët kanë vdekur. Pensionistët kërkojnë të drejtën për pension por se marrin kurrë. Ish-minatorë apo kooperativistë presin drejtësinë e re se s’ju njihen vitet e punës, dhe në fund fataliteti vjen më shpejt se gjyqi.
Ish-pronarët kërkojnë pronat e tyre e në fund,kur vendimi ka dale prona është marrë nga delenxhinj qeveritare me strategji korruptive Ish të përndjekurit rropaten nëpër gjykata për të vërtetuar vitet e burgosjes e kur del vendimi ata janë në prag të vdekjes. Po për kë bëhet reforma nëse s’ju shërben njerëzve të thjeshte?
Na u shit si sukses harta gjyqësore. Ju paralajmëruam. Erdhët në komisionin e ligjeve duke sfiduar opozitën dhe sot jeni këtu. Problemi është që ju përsëri nuk mbani përgjegjësi. Ju merrni pagat e privilegjet dhe njerëzit presin datën e gjyqit.
Sot kemi nivelin mê të ulët të bashkëpunimit institucional midis 5 strukturave që sot raportojnë. Prok. e Përgjithshëm që sa herë raporton ankohet që s’ka kompetenca dhe ja hedh fajin KLP dhe ligjit. ILD që sa herë raporton ankohet që s’ka inspektore mjaftueshëm dhe fajin e ka KLP dhe ligji SPAK dhe BKH ankohen që s’kanë mandat të mjaftueshëm dhe për ketë e ka fajin ligji. KlGJ, KLP qe vazhdojnë me mandat te zgjatur tej çdo afati e për pasoje me autoritet te cunguar.
Kjo nuk quhet drejtësi. Kjo nuk është drejtësi Një drejtësi qe lejon një qeveri te vjedhë, lejon qe te ketë drejtorë, kryetare bashkie, ministra e kryeministër të vjedhë vendin. E shqiptaret ikin . Me trup e mendje po ikin, dhe ata qe janë me trup ende këtu, e sigurtë që mendjen e kane për të ikur.
TIRANA- Deputeti i PD-së, Dashnor Sula ka marrë fjalën në kuvend sonte pas raportimit të drejtuesve të drejtësisë pë vitin 2023. Sula tha se PS po manipulon popullin duke e bërë të besojë se korrupsioni rrjedh nga poshtë dhe nivelet e larta si ministrat e kryetarë bashkishë nuk dinë asgjë. Ai iu drejtua mazhorancës duke i thënë se arroganca i ka kapëluar dhe nuk shohin më asgjë.
"Se thanë se populli e do SPAK-un, po mor po, populli e do SPAK-un, por populli ka dhe një fjalë të urtë shekullore që thotë se 'peshku qelbet nga koka', kurse ju socialistët e keni bërë popullin të mendojë se peshku qelbet nga bishti. Pra nuk e ka fajin as kryeministri, as ministrat as kryetarë e bashkive, po e ka fajin portieri i institucionit, e ka fajin shoferi, e ka fajin drejtori, kurse ministrat e kryetarët e bashkive nuk dinë gjë. Po e thjeshtoj fare, po a s'jeni të aftë t'i ruani pra?
Mjafton kaq nga pikëpamja morale dhe sigurisht dhe ligjore që nuk e meritoni të drejtoni asnjë nga pozicionet që keni. Po kur i kishit në dyshek që i lavdëronit e pas disa vitësh dolë të korroptuar dhe thatë nuk janë tanë ata, ç'është kjo, njëri ka pak faqe, pak dinjitet, ul pak kokën, por arroganca ju ka kapëluar deri në atë farë feje sa nuk ju shohin më asgjë sytë", tha Sula.
TIRANA- Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Toni Gogu, tha se sjellja e opozitës sot teksa raportuan institucionet e drejtësisë në Kuvend ishte e ngjashme me atë të një njësiti guerril, që erdhën dhe bënë një atentat. Ai shtoi se sot u ngritën akuza me gisht përballë prokurorëve dhe gjyqtarëve, diçka krejt e paprecedentë. Gogu tha se puna e institucioneve të reja të drejtësisë është e vlerësuar gjerësisht.
“Sot njësiti guerril u turrë për ta pyetur me ngulm për një çështje në hetim. E dinin që nuk lejohej, por zbatonin urdhrin e atij që është në ballkon. Erdhën dhe bënë një atentat në mes të ditës, në mes të Kuvendit. Kjo sepse ora e drejtësisë për të paprekshmit ka ardhur...
Sulmuat ato institucione që sot marrin notën maksimale nga qytetarët dhe partnerët tanë. Mjafton të shikoni raportet që flasin vetëm pozitivisht për punën e organeve të drejtësisë”, tha Gogu.
TIRANA- Deputeja e PD Ina Zhupa ka mbajtur fjalën në Kuvend pas raportimit të drejtuesve të institucioneve të drejtëisë. Zhupa tha se qytetarët sot e marrin drejtësinë më vonë se para miratimit të raformës në Drejtësi. Ajo shtoi se duhen 14 vjet për të marë drejtësi çështjet civile dhe për 10 vjet për çështjet penale.
"Më erdhi në mend se ditën kur ju keni miratuar me 140 vota pro reformën në drejtësi, jashtë ishte një protestë ku protestonin qytetarë dhe shoqëria civile për t'i bërë presion pozitiv deputëve që ata ta votonin pasi ishin lodhur duke u endur rrugëve duke kërkua drejtësi.
E në fakt ajo që ne do duhej të kishim bërë sot do të ishte rezymeja nëse ata qytetarë që protestonin aty sot e marin drejtësinë më shpejt apo më vonë. Dhe fatkeqësisht ky parametër tregon dështim. Sot e marin më vonë drejtësinë se ç e merrnin para asaj proteste në dyert e Kuvendit. Sot e marin drejtësinë për 14 vjet për çështjet civile dhe për 10 vjet për çështjet penale", tha Zhupa.
TIRANA- Kreu i komisionit të Posaçëm Antikorrupsion Fatmir Xhafaj, gjatë fjalës së tij sot në Kuvend, ka kritikuar kreun e SPAK, Altin Dumani. Xhafaj tha se populizmi gjyqësor është shumë më i dëmshëm se ai politik. Ai shtoi se drejtësia penale nuk është garë statistikash dhe nuk ndëshkon mbi bazë preferencash politike apo perceptimi.
“Në vlerësimin tim aktualisht po bëhet një gabim i madh me apo pa dashje. Drejtësia penale nuk mund të jetë çështje numrash dhe as garë statistikash brenda sistemit. Drejtësia nuk gjykon dhe as ndëshkon bazuar mbi perceptim, as mbi preferenca politike, as mbi shijet e portaleve mediatike, të ndikuara po prej tyre, por mbi fakte dhe prova. Populizmi politik është i dëmshëm, por populizmi gjyqësor është edhe më i dëmshëm.
Dua tu kujtoj përgjegjësinë që Kuvendi ka për të reflektuar mbi problematikat dhe për të propozuar zgjidhje, jo përmes tavolinave hermetike, por përmes një procesi gjithëpërfshirës, transparent dhe profesional që në qendër të këtij debati të jenë vetë njerëzit e drejtësisë”, tha Xhafaj.
TIRANA- Deputeti Saimir Koreshi ka marë fjalën e tij në Kuvend pas raportimit të krerëve të institucioneve të drejtësisë. Koreshi ironizoi dhe nënkryetaren Felaj për tërheqjen e vërejtjes për ndërhyrjet e tij. Deputeti opozitar tha se opozita kërkon të dijë nga drejtësia se ku kanë shkuar miliarda euro.
"Tani jam dhe pak i emocionuar pas vërejtjes që më dhatë. Nuk e di a do i kapim dot minutat, por gjithsesi po e koncentro. Në këtë sallë janë shumë juristë me eksperiencë, dhe kam një pyetje të sinqertë nga raportimet e drejtuesve të organeve të drejtësisë u duket sikur s'ka probleme sistemi?...
S'ka probleme Ulsi pse bërtet Flamuri se nuk ka hallin e inceneratorit, as Albana nuk ka gjë as me checap-in as me asgjë, por kërkojnë por kërkojnë milirda euro që i mungojnë shqiptarëve. Këto po kërkojmë ne asgjë tjetë", tha Koreshi.
TIRANA- Nënkryetarja e paralamentit, Ermonela Felaj ka bërë me dije se sipas rregullores së Kuvendit, lexoi masën disiplinore për disa deputetë të opozitës. Felaj tha se kjo masë, me vërejtje, vlen për deputeten Dhurata Çupi, Ina Zhupa, Simir Koreshi, Edmond Spaho, dhe përe deputetin Çela. Felaj shtoi se për deputetin Flamur Noka dhe deputeten Albana Vokshi i heq të drejtën për të folur në seancën e sotme.
Sipas Felajt kjo masë u mor pasi kanë ndërhyrë gjatë gjithë kohër kur po fliste ministri i Drejtësisë Ulsi Manja dhe kanë cënuar deri dhe nderin dhe dinjitetin e një kolegu.
TIRANA- Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja iu drejtua opozitës në Kuvend pas raportimit të krerëve të institucioneve të drejtësisë. Manja iu drejtua opozitës duke thënë se sjellja e tyre ishte e turpshme. Ai shtoi se opozita sot ka bërë rolin e hetuesit dhe gjyqtarit, por jo atë që i takon.
"Në fakt pas kësaj seance të gjatë dhe vapës nuk di dhe nga t'ia nisësh më parë sepse kjo sallë sot ishte një sallë gjyqi. Ishte një sallë gjyqi sepse secili prej jush mori rolin e hetuesit, e oficerit të BKH-së, prokurorit, gjyqtarit, mbajtët edhe mbajtët dhe pretencën dhe akuzën dhatë dhe vendimet ndërkohë që vetëm atë që ju takon të bëni, deputetin, nuk e bëtë.
Sot është një nga seancat më të rëndësishme të këtij Kuvendi, sepse është dita kur takohen dy pushtete, ku drejtësia vjen dhe raporton për veprimtarinë e vet dhe Kuvendi i Shqipërisë merr përgjigje që ka dhënë për rezolutat dhe jep mbështetjen për organet e drejtësisës. Krerët e institucioneve të drejtësisë bënë mirë që ikën sepse sjellja që ju bëtë me ta në këtë sallë është një sjellje e turpshme", tha Manja.
TIRANA- Deputetja e PD Albana Vokshi tha sot pas raportimit të krerëve të institucionave të drejtësisë se ata nuk duhej të largoheshin pa dëgjuar dhe opozitën. Vokshi tha se ata dëgjuan rezolutat, por jo opozitën për të mbajtur shënime dhe për tu përmirësuar në punën e tyre.
"Dua te evidentoj faktin se nuk e di me kë po flasim për çfarëpo flasim. Përsëris shqetësimin e kolegut tim, Oerd Bylykbashi, nuk kemi ansnjë kryetar të institucioneve që të jetë këtu për të dëgjuar debatin. Çfarë pune më të rëndësishme kanë ata që nuk dëgjojnë dhe më shumë se rezolutat duhet të dëgjojnë se çfarë thtotë opozita sepse nuk e kanë dëgjuar.
Për mua do duhej të ishte ndërprerë dhe kjo seancë e të vijohej nesër në mëngjes kur ata të ishin të shlodhur, të na dëgjojnë, të mbajnë ndodnjë shënim se si mund ta përmirësojnë mëtej reformën në drejtësi. Sepse sot që flasim edhe nga raportimet dhe nga dëshira për të mos tu përgjigjur në pjesën më të madhe të pyetjeve që ne bëmë, u evidentua fakti se 8 vite nga reforma në drejtësi pyetjet janë të shumta, por problematikat janë akoma më të shumta", tha Vokshi.
TIRANA- Deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj ka komentuar sulmet e opozitës ndaj SPAK në seancën e sotme plenare pas raportimeve të krerëve të institucioneve të drejtësisë. Xhafaj ha se nuk mund të sulmohen gjyqtarët dhe prokurorët vetëm kur nuk jep vendimin që ata duan. Ai shtoi se opozita heziton të bëhet pjesë e këtij procesit dhe ka zgjedhur paragjykimin mbi sistemin.
“Kuvendi ka përgjegjësi për problematikat dhe duhet që të propozojë zgjidhet e duhura, jo përmes tavolinave hermetike, por përmes një procesi gjithë përfshirës dhe profesional dhe mazhoanca në reflektim të përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore të kuvendit e bëri këtë hap me ngritjen e një komisioni Posaçëm Parlamentar që ndër të tjera do ti jap mundësinë përfaqësuesve të vet sistemit ekspertëve dhe profesionistëve të saj që vet ato njerëzit e sistemit dhe përfaqësuesit e institucioneve të vendosin në një proces të hapur për reflektimet që duhet që të bëhen në sistem.
Opozita heziton të bëhet pjesë e këtij procesit dhe ka zgjedhur paragjykimin mbi sistemin. Një pjesë e juaja i drejtohet SPAK si në një gjyq popullor duke kërkuar drejtësi dhe ndëshkim penal për kundërshtarët politik dhe pjesa tjetër bënë dhunuesin në publik ndaj SPAK, si ndodhi sot. Nuk ka prokuror apo gjyqtar të mirë kur u jep të drejtë dhe të kapur kur su japin të drejtë”, tha ai.

TIRANA- Vijon e ende në orën 20:40 të kësaj mbrëmjeje seanca plenare në Kuvend. Pas raportimeve nga drejtuesit e institucioneve të drejtësisë në vend për vitin 2023, dhe pas mini-seancave me pyetje-përgjigje mes tyre dhe deputetëve, në Kuvend kanë vijuar diskutimet mes ministrave dhe deputetëve.
Pas drejtuesve të institucioneve të drejtësisë fjalën në foltore e morë ministrat Elisa Spiropali, Taulant Balla, deputetët Flamur Noka, Nasip Naço, Pandeli Majko, Oerd Bylykbashi.
Pas fjalës së parë të mbajtur në foltore dhe pas fjalës së ministrit të Brendshëm Taulant Balla, deputeti Flamur Noka ka kërkuar të rimarë fjalën e tij në foltore por hasi në kundërshtinë e nënkryetares së Kuvendit Ermonela Felaj. Kjo e fundit i tha deputetit se çësthja e teknikaliteteve ishte përcaktuar nga kryetarja dhe se ai tashmë duhej të merrte fjalën vetëm për procedurë dhe jo për replikë. Kjo ka bërë që deputeti të afrohet pranë vendit të kryetarit të vendit dhe garda të mbërrijë brenda në sallë. Si për të mbështur Nokën, edhe deputetët e tjerë të opozitës u afruan pranë foltores.

TIRANA- Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami ka raportuar sot në Kuvend lidhur me ecurinë e punës së institucionit që ajo drejton teksa i është përgjigjur dhe pyetjeve të deputetëve. Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i është drejtuar Llagamit, me dy pyetje.
Pyetjen e parë, kishte të bënte me faktin që një nga synimet e reformës në drejtësi, ai i aksesit të qytetarëve në drejtësi, nëse është përmbushur ky objektiv. Ndërsa pyetja e dytë e Bardhit kishte të bënte me Shkollën e Magjistraturës, ku e pyet në lidhje me problematikat në konkurs dhe ndryshimet e rezultateve të pranimit.
FJALA E LLAGAMIT:
Në përgjigje Llagami u shpreh: Reforma kaq të thella kanë kostot e veta, pasi solli humbje të madhe të kapitalit njerëzor. Në sistemin gjyqësor duhet të kishin 408 gjyqtarë, dhe kemi aktualisht 243 qytetarë. Këto komponentë ndikojnë te pjesa që ne kemi pritshmërinë e qytetarit te pjesa që ka vlerësuar te kjo reformë. KLGJ në menaxhimin e burimeve njerëzore ka treguar shumë efektivitet sepse ka ndërmarrë hapa strategjikë dhe hapi fundit që kemi marrë së bashku me partnerët tan, ku i kemi bërë ftesë qeverisë, Ministrisë së Drejtësisë dhe Kuvendit, është backlog-u (çështje të prapambetura).
Sot kemi miratuar një strategji për backlog-u, që është një set masash administrative, infrastrukturore por edhe ligjore, që kërkon të bëhemi të gjithë bashkë për të miratuar masat që t’i garantojmë qytetarit shërbimin e merituar. Aktualisht gjykata në nevojë janë 4, dy Apelet dhe shkalla e parë tiranë dhe ajo administrative. Edhe gjykata e Lartë është në nevojë, por me masat që ka marrë ka ecur në ritme të mira. Ajo që kërkoj nga të gjithë ju deputetë është që të bashkëpunojmë për të kaluar këtë sfidë, që është backlog-u
Sa i përket shkollës së magjistraturës, unë jam anëtare e bordit drejtues. Patëm një shqetësim nga KLGJ, patëm një peticion nga kandidatët që kishin aplikuar, por nuk kishin fituar, duke diskutuar mostransparencën e anës së shkollës. Në mbledhjen e bordit, u konstatua se nga ana e shkollës ishin marrë masa, por ajo që mungoi dhe që KLGJ kërkoi më shumë transparencë dhe rikorigjim të tezës para kandidatëve. Drejtori i shkollës është administrator i prodhimit, dhe u konstatua se janë marrë të gjitha masat e nevojshme.
TIRANA- Kreu i ILD-së, Artur Metani ka raportuar sot në Kuvend lidhur me ecurinë e punës së institucionit që ai drejton gjatë vitit 2023. Metani gjithashtu iu përgjigj dhe pyetjeve të deputetëve.
Deputeti i PD-së Flamur Noka përmendi gjatë fjalës së tij dhe gjyqtaren Irena Gjoka, për të cilën Metani iu përgjigj duke i thënë se po trajtohet sipas ligjit.
Pyetja e Nokës:
Nuk do të ju pyes në lidhje me skandalin e inceneratorëve, kur keni qenë drejtor juridik i kryeministrisë, por do të ju bëj një pyetje në lidhje me një çështje që i takon ILD-së: A keni nisur ju, procedim disiplinor, për gjyqtaren Irena Maneku, Gjoka, Shpata, për fshehjen e dënimit me vendim gjykate në shtetin fqinj të Greqisë.
Apo për mos deklarime të tjera të saj, siç janë detyrimet ligjore, apo për të hetuar mënyrën se si ajo në vitin 2004, shkoi në Itali, ndërkohë që 2 vite më parë, Greqia i kishte ndaluar asaj për shkak të dënimit dhe mashtrimeve lëvizjen në 27 vendet Shengen të BE-së.
A mbani ju si ILD, si një organ i ri i drejtësisë së re, përgjegjësi se si kjo zonjë e dënuar në Greqi, të jetë sot përfaqësuesja e drejtësisë së re. Faleminderit!
Përgjigja e Metanit:
Së pari, ju nuk e bëtë pyetjen por gjithsesi, do ta jap një përgjigje. Çështja është nën hetim dhe e dinë ata që po e hetojnë këtë çështje. Përsa i përket Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, apo Artur Metanit, të jeni i sigurt se nuk kam asnjë problem.
E dyta, me pyetjen.
E ndjekim me prioritet çdo informacion publik që del për këdo edhe për gjyqtaren Irena Gjoka dhe po e trajtojmë në përputhje të ligjit 96, viti 2016 për statusin e Gjyqtarit dhe Prokurorit në Republikën e Shqipërisë.
TIRANA- Kreu i SPAK, Altin Dumani, i është përgjigjur sot në seancë plenare në Kuvend pyetjeve të deputetëve. Dumani, është pyetur gjatë raportimit të tij në Kuvend, lidhur me ngjarjen e disa ditëve më parë para ambienteve të SPAK, ku 63-vjeçari Pal Treshaj i dha fund jetës duke konsumuar fostoksinë. Ai tha se Pal Trashaj kishte bërë kallëzim kohë më parë, por çështja i është përcjell për kompetencën një Prokurorie të Juridiksionit të Përgjithshëm.
Kreu i SPAK ka bërë me dije se 63-vjeçari ka kërkuar në SPAK takim me hetuesin, i cili ka qenë i angazhuar në një veprim tjetër hetimor. Dumani tregoi se nga nga dëzhurni ka marrë informacionin që qytetari nuk ka kërkuar takim me drejtuesin e SPAK.
"Është një ngjarje që e kam përjetuar keq si qytetare dhe prokuror, kemi bërë dhe një njoftim për shtyp. Qytetari ka bërë kallëzim kohë më parë, që i është përcjell për kompetencën një Prokurorie të Juridiksionit të Përgjithshëm pasi nuk ishte në kompetencën tonë.
Atë ditë ka ardhur tek dëzhurni ka kërkuar takim më hetuesin e cili kishte marrë kontakt kur ka bërë kallëzimin. Hetuesi ka qenë i angazhuar në një veprim tjetër hetimor. Nga dëzhurni kam marrë informacionin që nuk ka kërkuar takim me drejtuesin, pavarësisht që unë isha jashtë Shqipërisë, por inctitucioni gjithmonë ka një drejtues tjetër.
Dhe drejtuesi i caktuar nuk është kërkuar për tu takuar. Ngjarje shumë e dhimbshme dhe e kemi përjetuar keq. Por, po ndeshemi me një fenomen ne si SPAK, ngaqë qytetarët kanë rritur pritshmëritë tek ne, shpesh drejtojnë letra, kallëzime në SPAK, që në shumicën e rasteve nuk janë në kompetencën tonë", tha Dumani.
TIRANË- Kreu i Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë Artur Metani ka raportuar punën e institucionit që ai drejton gjatë vitit 2023. Metani foli për problemet me të cilat përballet sistemi i drejtësisë, duke theksuar se nëse ka mangësi në aspektin e integritetit, pavarësisë apo efikasitetit, kjo nuk është vetëm përgjegjësi e magjistratëve. Metani tha se Zyra e ILD ka evidentuar vazhdimisht shkelje nga ana e magjistratëve dhe se ky model pune do vijojë. Po ashtu Metani theksoi se ka persona të jashtëm që përpiqen të komentojnë vendimet gjyqësore apo edhe t’i anatemojnë.
Pjesë nga fjala e Metanit:
Natyrisht, sfida e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë mbetet balancimi dhe gjendja e një ekuilibri të drejtë, përmes identifikimit dhe vlerësimit nga njëra anë, te përgjegjësisë personale të magjistratëve dhe nga ana tjetër, te kushteve apo ngarkesës së jashtëzakonshme të punës së tyre, për shkak të mungesës së burimeve njerëzore, infrastrukturës apo numrit të ulët të tyre në sistem. Edhe në këtë rast, Inspektori i Lartë i Drejtësisë është përpjekur të orientojë gjykatat apo zyrat e prokurorive me kriteret që duhen ndjekur, në raport me këto problematika apo vështirësi.
Por nga ana tjetër, koha ka qenë e konsiderueshme dhe e mjaftueshme, për ngritjen e organeve të reja të drejtësisë, si dhe bërjen tyre funksionale. Gjithashtu, i gjithë sistemi gjyqësor është riorganizuar në kuadër të Hartës së Re Gjyqësore, duke sjellë edhe sfida, derisa sistemi i drejtësisë të gjejë balancën dhe standardin e duhur. Nuk duhet harruar, se gjatë këtyre viteve kemi qenë përpara aplikimit të një legjislacioni të ri, si material dhe procedural, ashtu dhe në raport me organizimin dhe funksionimin e organeve të reja të sistemit të drejtësisë. Padyshim, edhe zbatimi i këtij kuadri të ri ligjor, ka sjellë dhe debatet e veta profesionale, të reflektuara këto në praktika të ndryshme administrative apo jurisprudencë.
Patjetër ka patur raste edhe të komentimit të vendimeve gjyqësore, kritika ndaj tyre, madje dhe deri në anatemimin e punës së gjyqtarëve dhe prokurorëve apo të magjistratëve nominalisht. Edhe nga opinioni publik. Edhe nga politika. Nuk është e lehtë për magjistratët, por vlerësoj se ky është një proces dhe një sfidë që duhet të përballohet nga ana e tyre, pasi në këtë rast duhet të prevalojë e drejta e publikut mbi mbikëqyrjen e punës së tyre, pse jo edhe angazhimin në mënyrë të drejtpërdrejtë në procesin e administrimit të drejtësisë. Ajo që duhet thënë është se niveli shpeshherë i tejkaluar i kritikës ndaj punës së tyre, nuk i prek dhe as nuk i ul aspak garancitë që Kushtetuta ka dhënë për pavarësinë e gjyqtarëve e prokurorëve, në punën e diskrecionin e vendimmarrjes së tyre.
Për hir të së vërtetës, duhet thënë se të gjitha këto janë vështirësi, për të cilat qytetarët kanë treguar mirëkuptim maksimal dhe përtej të zakonshmes. Dhe përveç pritshmërive dhe besimit të lartë të publikut, mirëkuptimi i treguar deri tani është një tjetër përgjegjësi, e cila bie në mënyrë të drejtpërdrejtë mbi organet e sistemit të drejtësisë. Dhe në këtë kuadër, sfida e organeve të reja të drejtësisë sot, mbetet pikërisht ruajtja e ekuilibrit ndërmjet pritshmërive, besimit dhe mirëkuptimit të publikut dhe faktorëve të tjerë në shoqëri, në raport me mundësinë reale te organeve të drejtësisë sot, për të ofruar përfundimisht një sistem drejtësie me integritet, të pavarur, efiçent dhe të përgjegjshëm.
Nëse sistemi i drejtësisë përballet me mangësi apo problematika në kuadër të integritetit, pavarësisë apo efiçencës, kjo nuk është përgjegjësi, vetëm e magjistratëve. Këto problematika kërkojnë një adresim të qartë dhe zgjidhje të kujdesshme, në aspekt sistemik dhe nuk mund të adresohen vetëm nëpërmjet sistemit të përgjegjësisë së magjistratëve, siç pretendohet vazhdimisht, mbi rolin dhe funksionet e institucionit të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.
Dua ta theksoj se që nga momenti i krijimit, e deri në ditët e sotme, Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë ka luajtur një rol proaktiv, në lidhje me identifikimin dhe hetimin e shkeljeve disiplinore të kryera nga ana e magjistratëve. Dhe ky model pune do të vijojë edhe në vazhdim dhe gjithmonë, por gjithnjë duke respektuar parimet e një procesi të rregullt ligjor dhe mbështetur mbi një gur themeli të rëndësishëm të shtetit të së drejtës dhe demokracisë së një vendi, siç është ai i pavarësisë së sistemit gjyqësor.
Këto standarde pune të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë janë konfirmuar edhe gjatë vitit 2023 nga organet kompetente për shqyrtimin e tyre. Kështu, nga 1622 vendime të marra nga ILD për arkivim e mbyllje hetimi disiplinor, janë ankimuar vetëm 70 vendime arkivimi, ose shprehur në përqindje, janë ankimuar 4.3% e vendimeve të arkivimit. Ndërsa për 9 vendime për mbyllje të hetimit disiplinor, nuk ka patur asnjë ankesë. Nga të gjitha ankimet e paraqitura ndaj vendimeve të ILD-së gjatë vitit 2023, rezultojnë 0 vendime të kthyera për shqyrtim, një rezultat që mbetet i pandryshueshëm, prej vitit të parë të punës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, pasi në të gjitha rastet, Këshillat apo KPA, kanë vendosur refuzimin si të pabazuar, të ankimit të paraqitur nga ankuesit ndaj vendimeve të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, e për pasojë asnjë prej vendimeve të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, nuk është cënuar.
Siç u evidentua edhe me sipër, sistemi i drejtësisë sot ka probleme. Në këtë kuadër, për të adresuar këtë fazë zhvillimi dhe problematikat e sistemit sot, në këndvështrimin tim personal, duhet të mbajmë në konsideratë faktin, si dhe duhet të kuptojmë qartë, se reforma në drejtësi është një sipërmarrje dhe angazhim shumë i rëndësishëm për shoqërinë shqiptare. Zbatimi i reformës në drejtësi është patjetër detyrë e institucioneve të drejtësisë. Por një proces kaq i thellë, i gjatë dhe kompleks, në kuptim të vlerave shoqërore dhe politike, që kjo reformë synon të kultivojë në shoqërinë shqiptare, kërkon domosdoshmërisht angazhimin e sistemit politik dhe institucional, si dhe të shoqërisë shqiptare në tërësi.
TIRANA- Kreu i SPAK, Altin Dumani, i është përgjigjur sot në seancë plenare në Kuvend pyetjeve të deputetëve. Ai ka deklaruar se portet shqiptare nuk janë të preferuara për trafikimin e lëndëve narkotike nga Amerika Latine. Dumani shtoi se portet e preferuara janë ato në Gjermani, Holandë, Belgjikë dhe madje edhe nga vendet nordike. Lidhur me përfundimin e mandatit Dumani tha se nuk janë të kushtëzuar në veprimtarinë e tyre.
"Që krimi i organizuar shqiptar është ndër më të sofistikuarit, e kemi pranuar ne dhe e kanë pranuar agjencitë partnere të zbatimit të ligjit. Por, hetimet tona tregojnë që grupet shqiptare janë në kontakt të drejtpërdrejtë me kartelet e kokainës atje ku prodhohet. Portet e preferuara nuk janë ato shqiptare, janë ato të Gjermanisë, Belgjikës, Holandës, Italisë tashme dhe porteve e vendeve nordike.
Grupet kriminale shqiptare synojnë direkt transportimin nga vendet e Amerikës Latine në portet evropiane, atje ku është edhe konsumi i madh i kokainës. Nuk mund të përgjigjem, por në raport gjeni të dhëna që SPAK ka vendosur kontakte me të gjitha shtete e Amerikës Latine. Kemi kontakte me agjencitë homologe dhe kemi komunikime me ta. Kjo është një gjë e mirë...
Nuk jemi të kushtëzuar në veprimtarinë tonë, na u zgjat mandati s’na ul zgjat mandati. Mjafton 9 vjet edhe për t’i shërbyer institucionit dhe është nder në këtë rast", tha Dumani.
TIRANA- Kreu i SPAK, Altin Dumani, i është përgjigjur sot në seancë plenare në Kuvend pyetjeve të deputetëve. Deputetja e PD Ina Zhupa pyeti Dumanin nëse Struktura e Posaçme ka nisur hetim për Olta Xhaçkën dhe presidentin Bajram Begaj për çështjen e pronave të ushtrisë. Dumani tha se çështja ndodhet në hetim, duke shtuar se çdo deklaratë duhet të verifikohet.
"Ka gjëra që mund të ishin bërë më mirë, të gjithë kemi mundësi të bëjmë më mirë. Kur ka deklarata publike, ne bëjmë verifikime. Kur një politikan bën një deklaratë, ne hetojmë për atë sesa qëndrojnë ato që thotë dikush. Për çështjen e pronave të ushtrisë, ju e thatë se është nën hetim, kaq informacione mund të jap", tha Dumani.
TIRANA- Kreu i SPAK, Altin Dumani, i është përgjigjur sot në seancë plenare në Kuvend pyetjeve të deputetëve. Kreu i SPAK u pyet nga deputeti Agron Shehaj nëse ai dhe institucioni që drejton kanë ndonjë vijë të kuqe pëtej së cilës nuk mund të kalojnë.
Shehaj tha se mendon se Dumani dhe SPAK nuk mund të shkojnë përtej në hetimin e kryeministrit dhe krybashkiakut të Tiranës. Por Dumani u përgjigj se vija e kuqe për të dhe prokurorë të tjerë është ligji dhe kushtetuta. Sipas tij çdo gjë lidhet me provueshmërinë e kallëzimeve.
"Nuk kam nevojë për mbrojtjen e askujt zoti deputet. Mbrojtja ime e vetme janë ligji, kushtetuta dhe personaliteti dhe karakteri im. S’kam nevojë për mbrojtjen e askujt. Ka vetëm një vijë të kuqe që është prova dhe ligji. Procesi i hetimit është i vështirë. Provueshmëria është e vështirë. Prandaj detyra jonë, përpiqemi ta përmbushim, në çdo kallëzim të hetohen gjithë faktet e kallëzuar dhe të hetohet roli i çdo personi të kallëzuar. Këtë bëjmë me hetimet e çështjeve që kemi në dorë.
Provueshmëria është faza që pason grumbullimin e provave. Kjo është vija e kuqe. Nuk kemi vijë të kuqe. Ushtrojmë funksionet tona në mënyrë të pavarur nga politika dhe krimi. Ligji dhe kushtetuta na e garantojnë. Prokurori nuk i lejohet të shfaqë mendimet kështu por të grumbulloje prova dhe të disponojë me kate proceduriale përkatëse. Nuk jap mendim. Por zoti Shehaj, çdo gjë ka kohën e vet. Hetimi kërkon ndërveprimin e shumë institucioneve, prandaj vërtet janë çështje që kërkojnë angazhim, burime njerëzore", tha Dumani.
TIRANA- Ditën e sotme në Kuvend po zhvillohet seanca plenare e radhës. Në seancën e sotme Prokuoria e Posaçme dhe institucione të tjera të drejtësisë po raportojnë punën e vitit 2023 para deputetëve të Shqipërisë. Edhe kreu i SPAK, Altin Dumani ka raportuar sot në Kuvend ku i është përgjigjur dhe pyetjeve të deputetëve.
Një nga momentet që tërhoqi vëmendjen ishte reagimi i deputetit të PD, Flamur Noka i cili në një çast iu afrua kreut të SPAK pranë foltores teksa ai mbante fjalën e tij.
TIRANA- Kreu i SPAK, Altin Dumani, i është përgjigjur sot në seancë plenare në Kuvend pyetjeve të deputetëve. Deputetja Flutura Açka pyeti Dumanin në lidhje me sulmet ndaj tij nga politika. Kreu i SPAK tha se nuk ka asnjë reagim për sulmet që bëhen ndaj tij. Ai ka shtuar se SPAK u krijua për ti dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe për këtë po punon.
"Shumë prokuror janë bërë objekt sulmesh personale familjare. Nuk kam asnjë reagim, kështu kam vlerësuar ti qasem fyerjeve në adresë time apo dhe sulmeve që më behën çdo ditë. Ajo që unë bëj është që të përpiqemi që të hetojmë çështje të suksesshëm duke u bazuar në ligj dhe në prova për ti demonstruar Kuvendit dhe gjithë të tjerëve që SPAK nuk po bën mrekulli, por po kryen detyrat e veta me qëllim përmbushjen e qëllimit për të cilin dhe u krijua që është dhënia fund pandëshkueshmërisë. Është e veshtrë është një betejë e përditshme, po përpiqemi me hapa të ngadaltë por e rëndësishme është ta arrijmë këtë", tha Dumani.
TIRANA- Kreu i SPAK, Altin Dumani, i është përgjigjur sot në seancë plenare në Kuvend pyetjeve të deputetëve. Një ndër pyetjet që iu drejtuan Dumanit ishte ajo e deputetit Bujar Leskaj në lidhje me masën e sigurisë ndaj kreut të PD-së, Sali Berishës, i cili ndodhet nën hetim lidhur me procedurat për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.
Dumani tha se dosja e depozituar nga deputeti Taulant Balla, ish-Kryetar i Grupit Parlamentar të PS-së, aktualisht ministër i Brendshëm, ka shërbyer thjesht si indicie. Ai ka shtuar se prokurorët kanë kryer hetimet e tyre dhe kanë dalë në konkluzionet e tyre bazuar në këto hetime.
Dumani tha se ishin Gjykatat ato që kanë vlerësuar dosjen e paraqitur dhe nuk mund të komentonte vendimet e Gjykatës, përkundrazi i respekton ato. Dumani nuk ka bërë më shumë komente lidhur me çështjen në fjalë, për faktin se ajo është ende nën hetim.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka i ka drejtuar 4 pyetje kryesore rreth çështjes së inceneratorëve kreut të SPAK, Altin Dumani. Gjatë seancës parlamentare, Paloka ka deklaruar se kryebashkiaku Erion Veliaj ka kaluar kontratat e mbetjes nga ndërmarrja publike e Sharrës në një firmë të tij private.
Po ashtu Paloka pyeti kreun e SPAK-ut Altin Dumani se kush po e pengon të arrestojë kreun e Bashkisë së Tiranës Veliajn. Dumani nuk ka dhënë një përgjigje konkrete për këtë, por ka sqaruar se çështjet e korrupsionit të zyrtarëve janë çështje të vështira për tu hetuar.
Pjesë nga debati:
Paloka: Në fakt pyetjet e mia lidhen po me inceneratorit që zoti prokuror e quajti krim intelektual dhe këta intelektualët që vjedhin miliona po sipas tij janë të zotë dhe i fshehin krimet e tyre. Në rastin e inceneratorit e vetmja zotësi dhe e vetmja fshehje që kanë bërë me zotësi këta është vetë inceneratori, vetëm atë nuk e sheh askush se të gjitha faktet e tjera pastaj janë ulëritëse.
Pyetjet e mia lidhen me çështje konkrete dhe përgjigjen tashmë e di,e kam dëgjuar disa herë dhe nuk është i fshehtë fakti që po i kthej pyetjet në një formë tjetër.
1. Për depozitimin e mbetjes në Bashkine e Tiranës sot Erion Veliaj paguan 29 milionë euro ndërkohë që vetëm pak më parë se ta merrte në dorë këtë çështje paguheshin vetëm 11 euro, dhe kjo nuk është e fshehtë më për askënd?
2. Veliaj ka kaluar kontrat e mbetjes nga ndërmarrja publike e Sharrës në një firmë të tij. A janë hetuar arsyet e këtij kalimi dhe a ka të bëjë ky akt me këtë çështje korruptive?
3. Të njëjta kompani kanë gjithmonë si titullarë Zoton, por që në fakt pas tyre fshihen figura politike, kësaj kompanie i janë dhënë 15 milionë euro për heqjen e mbetjeve nga ‘Portoromano’ pa kryer asnjë procedurë zyrtare.
4. Klodian Zotos i janë paguar mbi 2 milionë euro për zgarat lumore në Shkumbin dhe Ishëm, ku paratë janë marrë e zgarat nuk i sheh njeri, por këta intelektualisht kanë arritur t’i fshehin mjaft mirë.
Dumani: E përmenda se është një krim intelektual, ku fola për vështirësitë e hetimit të këtyre çështjeve të korrupsionit. Ky është një term që përdoret në kriminologji dhe nuk jam i vetmi që e përdor, quhet krim i jakës së bardhë. E kisha fjalën për vështirësitë në hetim. Nëse një shtetas kryen një vepër penale ai është nën hetim. Nuk e kisha fjalën në veçanti për këtë hetim, por për vështirësitë që hasin dosjet ku ka krim intelektual.
TIRANË- Deputetja demokrate Elda Hoti është përplasur gjatë seancës së sotme me kryesuesen e seancës plenare Ermonela Felajn. Gjatë seancës së sotme, Hoti ka deklaruar se kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj janë për burg. Ndërkohë që Felaj i ka kërkuar që të mos mbaj fjalim në Kuvend, por të bëj pyetjet drejtuar Dumanit.
Pjesë nga debati:
Ermonela Felaj: Ulu moj zonjë, ulu. Nuk do mbash fjalim këtu. Bëni pyetje, jo ligjërata.
Elda Hoti: Jeni në hall të madh sepse keni kryeministrin dhe kryetarin e Bashkisë për burg.
Ermonela Felaj: Bëni pyetjen.
Elda Hoti: Po, kam pyetje.
Ermonela Felaj: Mos i ndërhyni zotit Dumani, po jep përgjigjen e tij, atë që e detyron ligji do japë. Zoti Noka mos ndërhyni, se do ashpërsoj masat disiplinore.
TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani, i është përgjigjur deklaratave të deputetit të PD-së, Tritan Shehu se po e kthejnë Sali Berishën në të burgosur politik.
Dumani u shpreh se nuk ka asnjë lloj lidhje me politikën, duke shtuar se të gjithë karrierën e tij e ka ndërtuar jashtë saj, ndërsa theksoi se “patjetër që edhe mund të gabojmë, por jo qëllimisht, asnjëherë”.
“Ju pretendoni se nuk ka kushte për caktim mase sigurime, nuk mund të them gjë tjetër referojuni vendimit të gjykatës. Ju thoni se nuk ka akuzë por edhe vetë vendimi i gjykatës i caktimit të masës së sigurimit e ka bërë të qartë veprën penale që i atribuohet në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetimet. Tjetra, lëshuat akuza të rënda në drejtim të institucionit që unë drejtoj por edhe në drejtimin tim.
Nuk jam pjesë e politikës, nuk kam asnjë lloj lidhje me politikën, gjithë karrierën time e kam ndërtuar të tillë jashtë politikës dhe besoj se ka qenë një karrierë normale, duke kaluar të gjitha hallkat e sistemit, duke angazhuar në funksione e detyra të vështira, por kudo që më ka rënë rasti të punoj jam përpjekur të bëj më të mirën time, Patjetër që edhe mund të gabojmë, por jo qëllimisht, asnjëherë. Por që të jem unë i lidhur me politikën as që bëhet fjalë, jam thjesht një prokurori i Republikës së Shqipërisë që për momentin jam atashuar pranë SPAK dhe që përpiqem të mbush detyrimet e mia ligjore e kushtetuese çdo ditë të punës time.”, tha kreu i SPAK.

TIRANË- Një përplasje ka ndodhur në seancën e sotme të Kuvendit, mes deputetëve të Partisë Demokratike dhe kryetares së seancës plenare. Teksa deputetja demokrate Elda Hoti po bënte pyetjet e saj, Felaj i ka ndërprerë fjalën.
Kjo ka sjellë acarimin e deputetëve Gazment Bardhi dhe Flamur Noka. Ky i fundit ka shkuar pranë foltores, ndërkohë që Felaj i ka kërkuar të ulet në vendin e vetë.
Noka: Nuk ke asnjë të drejtë t’i heqësh fjalën koleges, çfarë je ti, vlerësuese e zyshës së klasës së parë?
Bardhi: Jepi fjalën koleges të mbaroj pyetjes! Nuk ke asnjë të drejtë t’i heqësh fjalën koleges, çfarë je ti, vlerësuese e zyshës së klasës së parë?
Felaj: E kishte fjalën, i bëri të gjitha pyetjet, se i kam pyetjet para. Zoti Bardhi
Bardhi: Jepi fjalën, pastaj të flasi ai
Felaj: Keni pyetjet tjetër për të bërë? Ka mundësi të uleni?
Felaj-Nokës: Ulu, ulu! Ç’pate, ulu zoti Noka! Ulu në vend ti, zoti Bardhi dhe Vokshi. Nuk mund të flisni për të, nëse ka pyetje të flasi. Ulu në vend! Dëgjon apo nuk dëgjon. Ulu në vend!
TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani ka prezantuar ditën e sotme në Kuvend rezultatet e Strukturës së Posaçme për vitin 2023. Gjatë seancës së sotme plenare, deputeti demokrat, Flamur Noka i tha Dumanit nëse kryebashkiaku Veliaj ndodhet në hetim për inceneratorët. Ndërkohë Dumani u shpreh se nuk mund të japë dot përgjigje, duke i sugjeruar që të bëjë kërkesë për informacion.
Flamur Noka: Ju po hetoni mega-aferën e inceneratorëve. Shqiptarët kanë parë se para drejtësisë janë disa specialistë të niveleve të larta. Për inceneratorin e Tiranës, a janë caktuar masa të reja? Kokat e aferave të gjithë i dinë, vetëm ju jo. A janë zbatuar masat dhe ku ka ceduar zbatimi i tyre? Operacioni i fundit u dekonspirua. A po hetoni? A po hetohet Erion Veliaj?
A ka hetime për familjarët e Veliajt? A jeni në dijeni të transfertave nga jashtë të 6 milionë euro, me emrin e vëllait të Veliajt? A mendoni se Veliaj si kryebashkiak dëmton hetimet për inceneratorët, 5D apo implikimin e vëllait të tij në afera? A po hetohen kompanitë në Qipro dhe shtete të tjera? Pse nuk sekuestrohet sera dhe toka në Sharrë, që kanë të bëjnë me inceneratorin e Tiranës? A po hetohet një kompani për shkelje kontrate për respiratorët? Solli 5 respiratorë dhe jo mbi 50, që duhet të sillte.
Altin Dumani: Jeni kallëzues, bëj kërkesë për informacion dhe si kallëzues e do të merrni të gjitha informacionet. Lidhur me inceneratorin e Tiranës, është çështje në hetim paraprak dhe për të cilën po kryhen hetimet e nevojshme. SPAK po heton inceneratorët. Hetimi është kompleks. Duam të bëjmë hetim objektiv.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka pyetur kreun e Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumanin sesa zyrtarë të lartë kanë përdorur Sky Ecc. Altin Dumani u përgjigj se nuk mund të japë dot informacione për këtë pyetje, teksa u përgjigj për çështjet e tjera.
Dashnor Sula: SPAK është mision, që nuk duhet shpërdoruar. Lideri i PD po mbahet në arrest shtëpie, për një VKM, por është e pakonceptueshme që kemi VKM të tjera, siç është rasti i ndërtimit të kateve pa leje në kulla apo VKM që kanë dalë për inceneratorët. Ata persona që hetojnë këto vepra penale mos të kenë dopio standard. Në sektorin e ndërtimit qarkullojnë rreth 4 miliard euro, ndërsa në banka qarkullojnë 85 milionë euro, që nënkupton se 3.2 miliardë euro qarkullojnë në të zezë. Sektori i parandalimit të pastrimit të parave a e kryen detyrën, duke qenë se çmimet e apartamenteve në Tiranë janë të larta? Sa i përket Sky Ecc, sa është numri i zyrtarëve që kanë përdorur platforma të tilla? Krimi i organizuar po ndikon deri në vendosje të zyrtarëve të lartë.
Altin Dumani: Ne kemi bashkëpunim shumë të mirë me Agjencinë e Pastrimit të Parave, që ka luajtur dhe luan kontribut tepër të madh për çështje që kemi përfunduar si hetim dhe po hetojmë. Bankat janë te sensibiluzuara, që të raportojnë rastet tek kjo agjenci. Bankat raportojnë, njohin detyrimet e tyre ligjore, ka sektorë të tjerë, që ne i kemi identifikuar, ku ka nevojë për ndryshime ligjore. Këto agjenci të bëjnë raportim. Nuk kam informacion për të dhënë për Sky Eccc, z deputet. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është një betejë e përditshme dhe vetëm nuk bën dot asgjë. Të gjitha institucionet të bashkëpunojnë për të luftuar korrupsionin.
TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani po iu përgjigjet pyetjeve të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë në seancën e sotme plenare. Deputeti i PD, Saimir Korreshi e pyeti Dumanin se pse janë ndjekur dy standarde për dy rastet, atë të Arben Ahmetajt, i cili është në arrati dhe për Sali Berishën që është në arrest shtëpie.
Korreshi u shpreh se për Ahmetajn në Komisionin e Mandateve erdhi një dokumentacion voluminoz me 1400 faqe, më pas iu hoq mandati. Ndërsa për Sali Berishën nuk ka mbërritur asnjë dokumentacion. Kreu i SPAK, Altin Dumani refuzoi të përgjigjej duke thënë se janë çështje në hetim paraprak dhe nuk mund të bëj asnjë koment.
Pyetje-përgjigjet:
Saimir Korreshi: Pse nga ana e SPAK është mbajtur dy standarde në lidhje me dy rastet e fundit, rasti i Ahmetajt dhe zotit Berisha. Për Ahmetajn janë dërguar dokumentacionet lidhur me provat, 1400 faqe janë vënë në dispozicion të Këshillit të Mandateve dhe pastaj i është hequr imuniteti dhe marrja e masës së sigurimit. Ndërsa për Berishën është marrë masa e sigurimit dhe në komision nuk ka ardhur asnjë dokumentacion. A nuk duhet të mbajë standartizim SPAK për cështjen në fjalë?
Altin Dumani: Lidhur me pyetjen e parë, janë çështje në hetim paraprak dhe nuk mund të bëj asnjë koment dhe skam gjë për të ndarë me ju i nderuar deputet.
Saimir Korreshi: Si ka mundësi që në rastin e fundit të urdhër ndalimeve për inceneratorët nuk kemi asnjë të ndaluar? A ka ndodnjë rrjedhje informacioni nga ana juaj dhe pse nuk mbahen në survejim?
Altin Dumani: Edhe pyetje e dytë, cështja është në hetim paraprak, është hetim kompleks dhe nuk mund të ndaj asgjë. Kur të jetë momenti i përshtatshëm do ketë komunikim me mediat dhe publikun.
BERAT- Ish-ministri i Brendshëm njëkohësisht kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi ka mbërritur dhe po dëshminë e tij në Prokurorinë e Beratit.
Sipas raportimeve thirrja e tij është bërë nga Prokuroria e Beratit si person në dijeni për të dhënë shpjegime në lidhje me vjedhjen e një sasi e të konsiderueshme metalesh në Kombinatin Mekanik të Poliçanit, ndërsa për çështjen është regjistruar procedim penal në 2022, për shpërdorim detyre.
Vjedhja e 54 tonë metaleve në Kombinatin Mekanik të Poliçanit ka shkaktuar një dëm të konsiderueshëm për të cilën Çuçi thirret në cilësinë e drejtuesit politik Berat pasi nga hetime ka rezultuar se ka patur komunikime me drejtorin Kombinatit Mekanik te Poliçanit Erion Zylyftari qe është njëherazi kreu i Partisë Socialiste në Poliçan. Në lidhje me dënim e shkaktuar janë bërë audite dhe gjetjet i janë vene ne dispozicion ministrit të Mbrotjes, Niko Peleshi.
TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani pas raportimit të punës për vitin 2023, iu është përgjigjur pyetjeve të deputetëve në Kuvend.
Dumani u pyet nga kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi lidhur me skandalin e mikrokredive dhe nëse ka pushim të çështjes. Kryeprokurori i SPAK tha se nuk ka një pushim të çështjes ndryshe nga Prokuroria e Përgjithshme e Tiranës që e ka pushuar çështjen.
“Nuk është një çështje e mosfilluar nga Prokuroria e Posacme, edhe nga përmbajtja evidentohet si është historia e kallëzimit. E trajtoi fillimisht Prokuroria e Tiranës me kërkesë për pushim dhe iu drejtua gjykatës së Tiranës me një kërkesë për pushim. Gjykata e Tiranës na thirri si palë dhe prokurori i SPAK nuk është shprehur për pushimin. Nuk jemi investuar në një kërkesë për pushim.” tha Dumani.
Bardhi e ka cilësuar çështjen e mashtrimeve me mikrokreditë si një skandalet më të mëdha në vend, ku janë prekur rreth 100 mijë familje.
TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion Altin Dumani ka mohuar deklaratën e kreut të grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, në lidhje me mesazhin që Rama i ka dërguar Dumanit. Gjatë fjalës në Kuvend, Bardhi u shpreh se kryeministri Edi Rama i ka dërguar mesazh Dumanit, duke i kërkuar që të mbyll sa me shpejt dosjen Xibraka. Ndërkohë që Dumani e ka mohuar këtë fakt dhe ka deklaruar se ai as nuk merr dhe as nuk përcjell mesazhe.
"Nuk mund të jap asnjë koment se është në hetim. Lidhur me marrëdhënien e kryeministrit apo çdo titullari tjetër marrëdhëniet e mia janë vetëm institucionale dhe proceduriale. Institucionale kur institucionet kanë nevojë të bashkëpunojmë dhe proceduriale kur ndonjëri prej tyre thirret. Nuk marrë dhe përcjell mesazhe. Ushtroj detyrat e mia në përputhje me dispozitat ligjore," tha Dumani.
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi i ka drejtuar disa pyetje kryeprokurorit të SPAK Altin Dumanit gjatë raportit të këtij të fundit në Kuvend. Bardhi ka bërë një deklaratë të fortë në Kuvend, ku është shprehur se kryeministri Edi Rama i ka dërguar mesazh Dumanit, duke i kërkuar që të mbyll sa me shpejt dosjen Xibraka. Po ashtu Bardhi e ka pyetur Dumanin dhe për çështje të tjera që lidhen me skandalet e kësaj qeverie.
"Çfarë po bën SPAK për skandalin e mikrokredive, janë 100 mijë familje që vuajnë pasojat e atij skandali? Pyetja e dytë ka të bëjë me disa kallëzime, hetimet për inceneratorin e Tiranës; kallëzimi ynë është dorëzuar në vitin 2020, a mund të na thoni se në çfarë momentumi ndodhet hetimi; a mund të na informoni se çfarë po bëhet më këtë hetim 4-vjeçar pranë SPAK? Kaq i vështirë është hetimi për këtë çështje kur fakti është publik? Ne paguajmë lekë ndërkohë që nuk ka një incenerator. Në media është referuar një skandal, ish-agjenti Coldea, i cili dyshohet ser është i përfshirë në një linjë trafiku droge, a ka nisur një hetim kryesisht për të verifikuar atë që raportohet në media. Keni marrë një raport nga zyra e OLAF lidhur me fondet e bujqësisë; a mund të na thoni a ka nisur një hetim prokuroria e posaçme? Së fundmi, rezulton sipas informacioneve që disponon grupi i PD se kryeministri Edi Rama përmes një shtetasi, emrin nuk po e përmend, por e dimë shumë mirë, punëonjës në një nga institucionet e pavarurua, iu ka përcjellë një mesazh privat që çështja "Xibraka" të mbyllet sa më shpejt të jetë e mundur. Unë dua të di, dua të dëgjoj prej jush, përgjigjen që i keni përcjellë mbrapsht kryeministrit. Pas kësaj ndërhyrje, a jepni garanci se kjo çështje do të hetohet e pandikuar ashtu siç ligji e kërkon," tha Bardhi.
TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion Altin Dumani ka raportuar punën e institucionit që drejton gjatë vitit 2023. Gjatë fjalës në Kuvend, Dumani ka deklaruar se qytetet më shqetësuese në vendin tonë përsa i përket grupeve kriminale janë Tirana, Durrësi, Vlora, Gjirokastra, Fieri, Shkodra, Elbasani, Kurbini dhe Fushë Kruja.
“Analiza e tregjeve kriminale në Shqipëri tregon një situatë shqetësuese me grupe aktive në qytete si Tirana, Durrësi, Vlora, Gjirokastra, Fieri, Shkodra, Elbasani, Kurbini dhe Fushë Kruja. Në Tiranë dhe qytete të tjera bregdetare, grupet kriminale kryesisht janë të orientuara më shumë drejt pastrimit të parave. Trafiku i narkotikëve është një problem në Durrës, Vlorë, Gjirokastër, Fier dhe Kurbin. Durrësi, Shkodra, Laçi dhe Fushë-Kruja, është evidentuar korrupsioni i funksionarëve të drejtësisë. Vrasjet dhe vrasjet e mbetura në tentativë janë të shpeshta në Durrës, Fushë Krujë, Fier, Vlorë, Shkodër dhe Elbasan. Në Fushë-Krujë është e pranishme tregtia e armëve, lëndëve shpërthyese, por dhe makinave të vjedhura të cilat shërbejnë si mjete për kryerjen e vrasjeve”, tha Dumani.
Dumani gjithashtu tregoi se këto grupe kriminale po i pastrojnë paratë përmes investimit në prona të luajtshme dhe të paluajtshme.
“Sa i përket pastrimit të parave investimet në prona të luajtshme dhe pa paluajtshme janë mënyrat kryesore në Shqipëri, veçanërisht në apartamente, ndërtesa dhe njësi shërbimi në Tiranë, dhe zona turistike. Një numër i konsiderueshëm parash dyshohet se depozitohen nëllogari bankare në emra shoqërish tregtare ose personave fizik, të afërm të të dyshuarve. Kemi pasur edhe një rast të një organizate ndërkombëtare kriminale që synonte pastrimin e parave nëpërmjet skemave të sofistikuara në Shqipëri, por autoritetet e zbatimit të ligjit bashkëvepruan dhe u bë e mundur sekuestrimi kësaj shume parash dhe procedimi penal ndaj disa prej anëtarëve të grupit të strukturuar kriminal”, tha Dumani.
TIRANË- Pas raportimit për punë e vitit 2023, Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela po iu përgjigjet pytjeve të drejtuara nga deputetët e Kuvendit. Kreu i Grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi po ashtu i drejtoi pyetjet për tre çështje dosjen e "Xibrakës", mikrokreditë dhe ndërtimet e kateve pa leje në kullat në Tiranë.
Lidhur me çështjen "Xibraka", Bardhi i tha Çelës se ai vetë si prokuror i kësaj dosje la pa hetuar kokat e atij që kreu i grupit parlamentar i quajti grup i strukturuar kriminal. Çela nuk pranoi të fliste për dosjen Xibraka, duke deklaruar se kishte ardhur për të raportuar për vitin e kaluar dhe se do i përmbahej Kushtetutës.
Bardhi: Latë pa hetuar ata që njihen si kokat e këtij grupi kriminal. Në udhëzimet tuaja, këtë standard hetimi a ja rekomandoni vartësve tuaj në prokurorinë e rretheve. Dhe së dyti, dekonspirimi a duhet të hetohet, a ja rekomandoni vartësve tuaj? Pyetja e dytë është, sa hetime apo dënime janë bërë për skandalin e mrikrokredive? Peytja e fundit është, a ka patur hetime për rastet e ndërtimeve të kateve pa leje në kullat e Tiranës?
Përgjigja e Çelës për Xibrakën: Do i referohem asaj që tha drejtuesja e seancës që ky është një raportim për punën e prokurorisë për vitin 2023. Është në detyrën time si prokuror i përgjithshëm dhe detyrën tuaj si deputet që ti përmbahemi kuadrit kushtetues dhe ligjor që siguron trajtimin e këtij raportimi në funksion të interesit të qytetarëve.
Përgjigja për ndërtimet: Sa i takon ndërtimeve pa leje është një çështje që është trajtuar me seriozitet nga ana e prokurorive. Në kuadër të një organizimi të mbledhjes së përgjithshme unë i kam kërkuar të gjithë prokuroreve që ta trajtojnë me vëmendje sepse është shqetësuese që në këtë periudhë që po kalon vendi edhe ne të vuajmë nga shqetësimi i ndërtimeve pa leje. Për tu përmbushur kërkesës tuaj për informacion mund tju them se përgjatë vitit 2024 Prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm një pjesë të këtyre cështjeve e kanë cuar për gjykim.
Përgjigja për mikrokreditë: Është një fenomen shqetësues. Janë disa kallëzime, ka vendimmarrje të prokurorëve që lidhen me to. Njëra është bërë publike ka pasur veprime të prokurorisë ku ka persona që janë duke hetuar ka dhe masa sigurie. Mbetet të shikohet si do vazhdohet me hetimit dhe gjykimi. Por secili rast ka prokuror që po heton cështjet ka dhe gjykatë që do bëjë vlerësimin. Ajo që i është kërkuar prokurorive, është nxitja e thellimit të hetimeve në të gjitha drejtimet aq sa i lejohet prokurorit të përgjithshëm.
TIRANË- Deputetja demokrate, Jorida Tabaku ka marrë pjesë në seancën e sotme plenare ndërsa ka mbajtur edhe fjalën e sah në Kuvend. Tabaku gjatë fjalës së saj ngriti pyetjen se përse ligji i armëve duhet të ndryshohet dy herë brenda dy muajsh.
Ajo u shpreh se dy muaj më parë Kuvendi u mblodh me kërkesë të një operatori të shpërndarjes së armëve në mënyrë që të ndryshohet lista e municioneve. Më tej deputetja demokrate shtoi duke pyetur se ksh janë arsyet që nuk u ndryshuan dot para dy muajsh e po kërkohet të ndryshohet tani. Sipas saj ky është një ligj jo i thjeshtë ka debat dhe prek shumë interesa, është i përafruar me legjislacionin e BE.
“Ligji i armëve u ndryshua para dy muajsh sepse një operator që merrej me shpërndarje e tre kërkoi që në listë të futeshin 2 lloje të ndryshme armësh municionesh. Para dy muajsh gjithë Parlamenti e ndryshoi ligjin me këtë kërkesë, komisionet brenda ditës u mblodhëm. Po ky ligj është ndryshuar para 6 muajsh.
Çfarë është kaq urgjente për ligjin e armëve që nuk u ndryshuar nga një operator tjetër që e ka kërkuar këtë? Pyetje legjitime, U mblodh parlamenti sepse një ofrues që shiste armë kërkoi ndryshimin e listës.
Tani po kërkoni sërish parlamenti të mblidhet. Si mund të mblidhemi me kërkesë të një operatori? Kush janë arsyet që nuk u ndryshuan dot para dy muajsh e po kërkohet të ndryshohet tani. Ky është një ligj jo i thjeshtë ka debat dhe prek shumë interesa, është i përafruar me legjislacionin e BE”, u shpreh Tabaku.
TIRANË- Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela po raporton punën e vitit 2023 në seancën e sotme plenare në Kuvend. Çela theksoi si problematikë vakancat e prokurorëve, të cilët përballen edhe me ngarkesë të shtuar. Ai tha se ka një mungesë të prokurorëve me 38%. Pra, në vitin 2023 prokuroritë kanë pasur 198 prokurorë kundrejt numrit organik prej 321.
“Përgjatë vitit 2023 në të gjithë nivelet e prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm ka vijuar krijimi i vakancave të përkohshme dhe të përhershme deri në 38 % të prokurorëve (rivlerësimi kalimtar). Megjithë problemet e krijuara nga këto mungesa të theksuara në organikë, prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm kanë ushtruar me përgjegjësi kompetencat bazuar në kuadrin ligjor në fuqi, rekomandimet e institucioneve kushtetuese dhe ndërkombëtare, si dhe në prioritetet e shtetit shqiptar që rrjedhin nga procesi i integrimit me Bashkimin Europian”, tha Çela.
Lidhur me çështjen e kriminalitetit, prokurori u shpreh se qarku me nivelin më të lartë është Vlora, ndërsa me më të ulëtin është Dibra. Ai tha se evidentohet se veprat penale kundër rendit dhe sigurisë publike përbëjnë numrin më të lartë të procedimeve penale të regjistruara.
"Koeficienti i kriminalitetit për procedimet penale të regjistruara, për 100,000 banorë në vitin 2023 është 872, ndërsa në vitin 2022 koefiçenti i kriminalitetit ka qenë 920. Në vitin 2022, përqindjen më të ulët të kriminalitetit për 100.000 banorë e ka qarku Dibër, ndërsa përqindjen më të lartë e ka qarku Vlorë. Ndër grupveprat penale me numrin më të lartë të procedimeve të regjistruara, evidentohet se veprat penale kundër rendit dhe sigurisë publike përbëjnë numrin më të lartë të procedimeve penale të regjistruara me 31,71 %, por me një ulje 1,54 % krahasuar me vitin 2022; veprat penale vjedhja e pasurisë përbëjnë 23,64 % të numrit të përgjithshëm të procedimeve të regjistruara, të cilat kanë ulje 16.39 % krahasuar me vitin 2022; sërish me një tendencë ulje të ndjeshme si në vitin e kaluar; veprat penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes 6,2%, me një ulje prej 4.68 % në krahasim me vitin 2022.", tha Prokurori i Përgjithshëm.
Çela u ndal edhe tek pasuritë e sekuestruara dhe konfiskuara përgjatë vitit 2023, ku tha se është kryer konfisikimi për 19 pasuri të paluajtshme dhe rreth 500 mijë eurove.
"Rezulton se janë sekuestruar rreth 97 prona të paluajtshme, 16 340 m2 truall, 28 746 m2 arë, 11 llogari bankare në vlerën rreth 2,53 milionë euro dhe 434 milionë lekë, në total rreth 6.87 milionë euro etj. Ndërkohë është kryer konfisikimi për 19 pasuri të paluajtshme dhe rreth 500 000 euro", tha Çela.
Raporti i plotë për veprimtarinë e Prokurorisë së Përgjithshme për Vitin 2023
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka mbajtur fjalën e tij në seancën e sotme plenare në Kuvend. Gjatë fjalës së tij, Sula akuzoi mazhorancën se e ka kthyer Kuvendin në "Republikë Kryeministrore".
Ai tha se mazhoranca po tallet me raportimet e inistitucioneve të drejtësisë sepse 25 minuta nuk mjaftojnë për punën që ato do raportojnë.
Sula: E vlerësoj raportimin e 5 institucioneve. Por jam i zhgënjyer me sjelljen e maxhorancës pasi jemi në gjysmën e korrikut dhe nuk kemi bërë asgjë për këto institucione, dhe ngelet gushti, kur është pushim. Institucionet e drejtësisë kanë paraqitur raportet e tyre në Kuvendin e Shqipërisë, dhe është e pafalshme që mos të përfundojnë këto raportime. Vetëm këtu te ju ndodh. Ju injoroni gjithçka. E keni kthyer Parlamentin në Republikë Kryeministrore. Ju duhet t’i jepni të drejtë këtyre institucioneve dhe më pas të nisë debati. A mjaftojnë 25 minuta që të raportojnë ata? Kjo është tallje që bëni nga ana e maxhorancës. Maxhoranca ka ndritur me korrupsionin. Sjellja juaj nuk i bën nder shoqërisë dhe vendit.
TIRANË- Ka nisur seanca plenare në Kuvend. Kreu i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi gjatë fjalës së tij kërkoi mocion me debat për gjetjet e OLAF për fondet në bujqësi.
Bardhi tha se institucionet e drejtësisë duhet të hetojnë atë që ai e cilësoi skandal për një vend kandidat në Bashkimin Europian.
Gjithashtu ai tha më tej se duhet që opozita të dijë se përse ligji për tregtinë e armëve po kalon në një kohë të shpejtë.
Bardhi: Anashkaluat një kërkesë të grupit të PD për të zhvilluar mocion me debat sa i takon gjetjeve të zyrës së OLAF për fondet në bujqësi dhe nevojën që grupi jonë parlamentar ka çmuar sa i takon ngritjes së një komisioni të posaçëm dhe për të bërë të mundur adresimin e masave të nevojshme që të zhbllokohen fondet e IPARD 3. Ne nuk kemi dashur që ta trajtojmë këtë çështje si politike. Por i bëj thirrje institucioneve të drejtësisë të hetojnë këtë skandal të paimagjinueshëm për një vend kandidat për në BE. Këto hetime nuk mund të presim, sepse BE kërkon rezultatet për këto hetime. Duhet të kemi mundësi që fondin prej 112 mln euro për sektorin e bujqësisë ta bëjmë efektiv për qytetarët.
Duhet të na thoni se çfarë urgjence ka Këshilli i Ministrave tek ligji për armët, duam të dimë se çfarë urgjencë ka paraqitur Këshilli i Ministrave. Duam ta dimë arsyen, sepse zakonisht ligjet që miratohen shpejt kanë interesa pas.
TIRANË- Ditën e sotme në Kuvend do të zhvillohet seanca plenare e radhës. Në seancën e sotme Prokuoria e Posaçme dhe institucione të tjera të drejtësisë do të raportojnë punën e vitit 2023 para deputetëve të Shqipërisë.
Seanca do të nisë në 10:00 me raportimin e Olsian Çelës së Prokurorisë së Përgjithshme, kreut të SPAK Altin Dumanit ndërsa raportet vjetore do të paraqesin edhe ILD, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i prokurorisë.

Seanca parashikohet të zhvillohet me debate, pasi opozita ka treguar në deklarata dhe protestat e zhvilluara së fundmi pakënaqësitë ndaj hetimeve që SPAK po kryen për disa çështje, si për shembull hetimet e Inceneratorit të Tiranës.