LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Debatet dhe tensionet në Kuvend shtyjnë seancën e sotme plenare për të hënën, Berisha: Veliajt po tentojnë t'i mbyllin gojën!

• Seanca e sotme plenare në Kuvend është shtyrë për të hënën në orën 10:00. • Pas tensioneve në Kuvend kryeparlametarja, Elisa Spiropali rinisi seancën e sotme për disa minuta ku njoftoi se do të shtyhet për të hënën. • Spiropali u shpreh se për shkak se janë marrë kartat e deputetëve në mënyrë të paarsyeshme dhe aktet e përsërituara të dhunës seanca e sotme do të shtyhet për të hënën. • Deputeti Erion Braçe mori fjalën në nisje të seancës dhe tha se kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi i ka rekomanduar Kuvendit mosmiratimin e nismës së barazimit të taksës 20% në Bujqësi. • Braçe tha se Celibashi as nuk e ka lexuar nismën dhe e bllokoi në mënyrë të padrejtë. • Deputeti demokrat, Dashnor Sula gjatë fjalës së tij në nisje të seancës plenare në Kuvend ka akuzuar mazhorancën se po shkel Kodin Zgjedhor. • Sula u shpreh se qëllimi i “Paketës së maleve” është tërësisht i lidhur me zgjedhjet e 11 majit. • Në seancë u zhvilluar edhe interpelanca e kërkuar nga deputeti demokrat, Asllan Dogjani me ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha. • Gjatë fjalës së tij, Dogjani tha se një 17-vjeçare ka kryer vetëvrasje, pasi bullizohej në shkollë. • Ai ka bërë përgjegjës qeverinë për vrasjen e saj, duke thënë se e vrau shteti pasi e la të varfër. • Dogjani gjatë fjalës së tij lidhur me vrasjet e ndodhura deri tani për kët vit ngatërroi emrat e viktimave me emra politikanësh.  • Ai ngatërroi emrin e biznesmenit Bujar Nasufi, të vrarë më 12 janar me emrin e deputetit socialist, Fadil Nasufi. • Më pas ngatërroi dhe emrin e Lulzim Vishës të vrarë më 24 janar me emrin e deputetit Lulzim Basha. • Ministri Hoxha iu përgjigj Dogjanit duke u shprehur se nuk mund të bëjnë politikë me drama familjare dhe jetë njerëzish. • Hoxha tha se nuk mund të baltoset puna e mijëra punonjësve të Policisë së Shtetit. • Ministri shtoi se ka rënie progresive të numrit të vrasjeve nga viti në vit. • Ai tha se progresi po shënon rekord historik. • Pas përfundimit të interpelancës, seanca vijoi me debate mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës. • Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi ka debatuar me ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxhën lidhur me grumbullimin e mbështetësve të kryebashkiakut Erion Veliaj para Gjykatës së Posaçme. • Bardhi tha se dje jashtë GJKKO-së dhe SPAK nuk ka pasur asnjë prezencë të punonjësve të policisë për të shpërndarë një grumbullim të cilin e cilësoi të paligjshëm. • Një tjetër debat u zhvillua mes opozitës dhe kryeparlamentares, Elisa Spiropali e cila i ndërpreu fjalën Berishës, kur ai tha se Rama duhet të kthehet në Kuvend në vend që të shkojë në Durrës për t'i mbyllur gojën Veliajt. • Tensionet në seancë kanë përfunduar edhe në përplasje fizike. • Teksa ministri Taulant Balla po mbante fjalën nga vendi i tij, deputeti i PD-së, Flamur Noka ka hedhur një shishe uji në drejtim të tij. • Punonjësit e Gardës e ndaluan deputetin Noka t'i afrohej ministrit. Në këtë moment, Spiropali ndërpreu seancën plenare dhe përjashtoi Flamur Nokën.

26 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

Tensionet në Kuvend, seance e sotme plenare shtyhet për të hënën në orën 10:00

Debatet dhe tensionet në Kuvend shtyjnë seancën e sotme plenare
Tensionet në Kuvend

TIRANË- Pas tensioneve në Kuvend kryeparlametarja, Elisa Spiropali rinisi seancën e sotme për disa minuta ku njoftoi se do të shtyhet për të hënën. Spiropali u shpreh se për shkak se janë marrë kartat e deputetëve në mënyrë të paarsyeshme dhe aktet e përsërituara të dhunës seanca e sotme do të shtyhet për të hënën.

Ajo gjithashtu u shpreh se uron që të hënën deputetët e opozitës të shkojne me mend të reja. Spiropali tha se shpreson që të hënën ti kthehen normaliteti, votimit dhe diskutimeve.

"Kartat e deputetëvë janë marrë në mënyrë të paarsyeshme dhe për shkak të akteve të dhunës të përseritura dhe te tjera problemeve kjo senace do të shtyhet për të hënë në orën 10. Uroj që të hënë në 10 të vini me mendn të reja dhe ti kthehemi normalitetit, votimit dhe diskutimit. Shihemi të henën në orën 10." tha Spiropali.

1 MUAJ ME PARE

Hoti tenton të pengojë votimin në Kuvend? Deputetja u merr kartat socialistëve

Debatet dhe tensionet në Kuvend shtyjnë seancën e sotme plenare
Elda Hoti

TIRANA- Deputetja demokrate Elda Hoti ka marrë kartat e deputetëve socialistë për të "penguar" votimin në Kuvend. Kjo situatë duket se ndodhi gjatë ndërprerjes së seancës plenare pas tensioneve mes deputetit demokrat Flamur Noka dhe ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla.

Pasi Noka tentoi të godiste me shishe uji Ballën, dhe pas përplasjeve fizike me gardistët. Punonjësit e Gardës e ndaluan deputetin Noka t'i afrohej ministrit. Në këtë moment, Spiropali ndërpreu seancën plenare dhe përjashtoi Flamur Nokën. 

1 MUAJ ME PARE

“Kush je ti që u thua demokratëve budallenj?!” Bardhi-Manjës: Kriminel elektoral që fyen gjysmën e popullit

Debatet dhe tensionet në Kuvend shtyjnë seancën e sotme plenare
Gazment Bardhi dhe Ulsi Manja

TIRANA- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi është përplasur me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja në Kuvend. Bardhi tha se Manja është në atë detyrë si kukull kur demokratët përdorin një fjalë që fyejmë njëri-tjetrin ndërhyn ai. Deputeti tha se Manja  fyu gjysmën e popullit dhe i tha demokratëve budallenj. Nga ana tjetër Manja i tha Bardhit se ka 12 vite në sallën e Parlamentit dhe nuk ka fyer apo ofenduar njeri.

Pjesë nga debatet në Kuvend:

Bardhi: Ministri i 184 i tha gjysmës popullit demokrat që mbështesin Sali Berishën dhe PD budallenj, në ka një budalla mbi këtë tokë, je ti, dhe mos guxo ti thuash me dekmokratëve budallej. Ti që je atje si kukull kur ne përdorim një fjalë që fyejmë njëri-tjetrin ndërhyn ti. Zotëria atje, një kriminel elektoral fyu gjysmën e popullit, i tha demokratëve budallenj një budalla i certefikuar që s’di as lexim as këndim.

Ju keni vendosur të vini në sence sikur s’ka ndodhur asnjë gjë. Të vish këtu si doli një ish kryetar i këshillit të kryebashkiakut të Erion Veliaj, një dhe të bësh avokatin e një njeriu të korruptuar që sot është në burg  pa pa Prova siç thoni ju, po me prova si në asnjë dosje tjetër që ka sjellë SPAK, në asnjë dosje tjetër nuk ka patur siç ka në rastin e kryetarit kriminel të Bashkisë Tiranë, Prandaj  ky kuvend duhet ti kërkonte kryeministrit të zbatonte ligjin për qeverisjen vendore dhe të shkarkonte nga detyra kryekriminelin që mban peng zyrën e qytetarëve të Bashkisë së Tiranës. Zyra është e qytetarëve, është për të bërë punë në shërbim të qytetarëve dhe nuk është për të bërë punë për ty apo familjen tënde.

Manja: Zoti Bardhi e dalë nga konteksti mos i merrni shqiptarët për budallenj në këtë sallë është përdor dhjetëra me radhë por nëse është kuptuar që demokratët të marrin përmbrapa janë budallenj, Ulsi Manja nuk bën pjesë tek ata njerëz që ka fyer në Parlament njeri, padiskutim nëse është kuptuar kështu jashtë kësaj salle kërkoj falje, kam 12 vite në këtë sallë dhe nuk di një herë të kem fyer dhe ofenduar një koleg e jo më t’i kem hyrë në rangun e shtëpisë apo familjes, sa për fjalën kriminel elektorale zoti bardhi nuk jemi për ti treguari, dosja 184 ka qenë në duart e drejtësisë dhe është, e ka dhënë verdiktin, por një gjë është e vërtetë në xhaketën time dhe ndërgjegjen time sa të jem në botën e të gjallëve nuk do të rrëmbej jetë njerëz dhe as gjak shqiptarësh.

Bardhi: Kush je ti që u thua demokratëve budallenj?

1 MUAJ ME PARE

"Çunat e Londrës i dërguan 500 mijë euro Ulsiut!" Berisha: Rama duhet të japë dorëheqje urgjent!

Debatet dhe tensionet në Kuvend shtyjnë seancën e sotme plenare
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha iu drejtua me akuza ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja. Berisha tha se Manja është në regjistrim, se i kanë dërguar çunat e Londrës 500 mijë euro. Ai shtoi se përveç 500 mijë eurove, Ulsi Manja kërkon çantën Louis Vuitton. 

"Po u tregoj një gjë, kemi qenë në vitin 1991, dhe ka besoj nga ajo kohë ndonjë deputet këtu, kur një drejtues i Partisë së Punës në atë kohë u ngrit dhe tha: unë kam qenë i mashtruar, nuk ma priste mendja kurrë që Enver Hoxha të kishte 3 dynym qilima të shtruar. Dhe ai tha një të vërtetë se njerëzit nuk dinin. Po unë besoj se nuk ka shqiptar që mund të besonte, po të mos shihte faturat një më një se Velica- nuk është fyerje- që e shoqja e Erion Veliajt të ketë blerë bizhu dhe fustane sa e shoqja e Asadit. Po ju dilni këtu e më thoni, yt shoq sa tendera ka fituar nga Erion Veliaj", tha Berisha.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Në qoftë se ju merrni të vërtetat për fyerje, ky është problemi juaj, po unë i kam deklaruar dhe i deklaroj në mënyrë të përsëritur se Ulsi Manja është në regjistrim, se i kanë dërguar çunat e Londrës 500 mijë euro. Se përveç 500 mijë eurove, Ulsiu kërkon çantën Louis Vuitton. E dyta, zonjë, nuk kam fyer unë. E keni gabim. Ju doni t’u fyej, po unë nuk u fyej kurrë. Unë nuk zbres aty ku zbret Edi Rama, nuk e bëj kurrë atë që bën Edi Rama ndaj jush. Në qoftë se unë përmend garderobën, ajo do hyjë në histori.

Po u tregoj një gjë, kemi qenë në vitin 1991, dhe ka besoj nga ajo kohë ndonjë deputet këtu, kur një drejtues i Partisë së Punës në atë kohë u ngrit dhe tha: unë kam qenë i mashtruar, nuk ma priste mendja kurrë që Enver Hoxha të kishte 3 dynym qilima të shtruar. Dhe ai tha një të vërtetë se njerëzit nuk dinin. Po unë besoj se nuk ka shqiptar që mund të besonte, po të mos shihte faturat një më një se Velica- nuk është fyerje- që e shoqja e Erion Veliajt të ketë blerë bizhu dhe fustane sa e shoqja e Asadit. Po ju dilni këtu e më thoni, yt shoq sa tendera ka fituar nga Erion Veliaj?

Ka fituar apo jo? Na thoni? Se nuk është e rastit që e ndizni seancën në këtë mënyrë për një hajdut të shpifur. Sikur asgjë të mos shihnit, mungesën e 130 milionë euro djegësit të Tiranës. Po ju nuk mund ta ngrini kurrë kokën në këtë mënyrë. Unë kërkoj me urgjencë ardhjen e Edi Ramës këtu dhe dorëheqjen e tij të menjëhershme. Prisni se do ketë prapë të tjera gjëra. Mos harroni se keni miratuar një deklaratë për të më nxjerrë mizogjen këtu. Unë nuk jam mizogjen, kam respektuar gjithë jetën bashkëpunëtorët e mia, nënat, motrat. Ju e patë si shpërtheu ai. Ndaj prisni se do ketë të tjera.

1 MUAJ ME PARE

"Po bën avokatin e një njeriu të korruptuar", Bardhi: Rama ta shkarkonte kryekriminelin që mbante peng Bashkinë e Tiranës! Duhet të dënojmë presionet ndaj gjyqtarëve

Debatet dhe tensionet në Kuvend shtyjnë seancën e sotme plenare
Bardhi

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi gjatë fjalës së tij në Kuvend u shpreh se kryeministri, Edi Rama po bën avokatinë e një njeriu të korruptuar. Ai shtoi se Rama duhet ta shkarkonte kryekriminelin që mban peng zyrën e Bashkisë së Tiranës. 

Ai theksoi se bashkia është e qytetarëve dhe se kjo seancë nuk mund të shkojë në normalitet. Sipas tij kjo seancë duhet të ketë vetëm një diskutim, zbatimin e ligjit nga kryeministri për të shkarkuar nga detyra kryetarin e Bashkisë së Tiranës. Bardhi shtoi se duhet të dënojnë veprimin kriminal të Ramës që përmes vëllait të ish-ministres së vet kërkon të ushtrojë presion mbi gjyqtarët dhe prokurorët.

"Të bësh avokatinë e një njeriu të korruptuar, kryetar kriminel i Bashkisë së Tiranës, do të duhet që Rama ta shkarkonte kryekriminelin që mban peng zyrën e Bashkisë së Tiranës. Bashkia është e qytetarëve, kjo seancë nuk mund të shkojë në normalitet, kjo seancë duhet të ketë vetëm një diskutim, zbatimin e ligjit nga kryeministri për të shkarkuar nga detyra kryetarin e Bashkisë së Tiranës.

E kuptoj që ia e tmerron për shkak të informacioneve që ka dhe premtimin publik që ka bërë se do ta marrë edhe kryeministrin me vete. Rama i ka kërkuar ILD, duke kërcënuar gjyqtarët me shkarkim, sipas ligjit për qeverisjen vendore, çdo kërkesë ë për të kryer hetime dhe inspektime ndaj gjyqtarëve e prokurorëve jashtë procedurës së ligjit sjell përgjegjësi sipas ligjit. Duhet të dënojmë veprimin kriminal të Ramës që përmes vëllait të ish-ministres së vet kërkon të ushtrojë presion mbi gjyqtarët dhe prokurorët," tha ai.

1 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Gjuajti me shishe uji Ballën, Noka përplaset me punonjësit e Gardës, përjashtohet nga seanca

Debatet dhe tensionet në Kuvend shtyjnë seancën e sotme plenare
kuvendi

TIRANË- Përplasje dhe debata të ashpra janë regjistruar pak më parë në seancën e sotme plenare. Teksa ministri Taulant Balla po mbante fjalën nga vendi i tij, deputeti i PD-së, Flamur Noka ka hedhur një shishe uji në drejtim të tij. 

Punonjësit e Gardës e ndaluan deputetin Noka t'i afrohej ministrit. Në këtë moment, Spiropali ndërpreu seancën plenare dhe përjashtoi Flamur Nokën. 

1 MUAJ ME PARE

"Kërkon të gjesh gjilpërën nëpër fustane e kashta!" Gogu: Erionin e kam dhe do ta kem mik

Debatet dhe tensionet në Kuvend shtyjnë seancën e sotme plenare
Toni Gogu

TIRANA- Dupeteti socialisti Toni Gogu, ka folur sot Kuvend në lidhje me arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Gogu foli dhe pë 21 janarin duke i citur një pjesë nga Bibla, ku Zoti i drejtohet një prej djemve vëllavrasës të Adamit dhe Evës : "Po më thërret gjaku i tët vëllai." Ai ritheksoi se Veliajn e ka dhe do ta ketë mik.

“Erionin e kam dhe do ta kem mik. Po thërret gjaku i katër jetëve atje Sali. Si hedh këtë për një gjak që thërret dhe citon kërkimin e gjilpërave nëpër fustane e nëpër kashtë?”, tha Gogu.

1 MUAJ ME PARE

"Jorgoja me tre vite dënim për tokën publike që vodhi Olta me të shoqin!" Berisha-Gjylametit: Mjafton se ishte bashkëshorti yt dhe nuk e thirrën në SPAK

Debatet dhe tensionet në Kuvend shtyjnë seancën e sotme plenare
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha përmendi sot në foltore 3 vitet e dënimit që kërkon SPAK për ish-kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goro. Berisha tha se Goro do të dënohej me 3 vite burg për tokën publike që vodhi deputetja Olta Xhaçka me të shoqin. Ai iu drejtua për një rast tjetër dhe deputetes Blerina Gjylameti së cilës i tha se bashkëshorti i saj nuk u thirr në SPAK falë saj.

"Pyes unë, ai ortak ishte, më thanë. Si e morëm atë? Ishte e vetmja kompani që mund ta bënte në cilësinë e duhur, më thanë. Tani Skrapi nis hetimin pas urdhrit të Eskobarit të Ramës, të Blinkenit dhe Juri Kimit e me radhë. Nis hetimin për Rithemelimin dhe i del që njëri ortak i kompanisë që kishte bërë skenën tonë ishte bashkëshorti. Nuk guxoi ta thërriste njëherë. Thirri ortakun tjetër. Absolutisht po. Ortaku tnjetër u thirr, u mor në proces, por problemi ishte se ai kishte zbatuar ligjin. Por çështja është se atë nuk guxuan ta thërrasin. Por mjafton se ishte bashkëshorti i Gjylametit dhe nuk guxuan ta thirri", tha Berisha.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Edhe ti, zonja Pëllumbesha, je një laliste e çmendur prandaj dhe e lë atë të bëjë apologjinë e një prej hajdutëve më të mëdhenj të kohërave. Të dalësh këtu, të mbrosh njeriun, i cili vetëm fustane grash dhe të brendshme të tyre, ka vjedhur dhe shpërdoruar 960 mijë euro dhe qindra mijëra të tjera që i kam aty, që nuk ia ka përfshirë fare prokurori, ia ka amnistuar, kur e di që pensionistët marrin një pension që nuk u mjafton për një javë ilaçe, do të thotë se ndërgjegjja njerëzore është fshirë... është zëvendësuar me llojin e një specie tjetër, specie hajdutësh. Se kush në këtë tokë nuk mund të flasë për një njeri që ka vënë firmat mbi një objekt për të cilin qytetarët e Tiranës kanë paguar 130 milionë euro dhe nuk ekziston. Cila është ndërgjegjja këtu?

Sepse i ka vjedhur kreu i juaj me Erion Veliajn. I ka vjedhur. Ku janë 130 milionë euro të zhdukura? A nuk ishte ai i zotuar me firmë që do të mbikëqyrte çdo muaj punimet? Ku janë? Ku janë 1 milion pemë të mbjellura? Absolutisht më shumë gënjeshtra se sa qime në mjekrën tënde, pastor. Ti habit kombin me atë që bën. Po ç’lidhje ke ti me Biblën kur del e flet këtu si i pafe? Si mund të mbrohet Erion Veliaj, më thoni ju mua këtu? Si mund të mbrohet? Si mund të mbrohet kur janë shpenzuar vetëm në garderobë njëlloj sa Lejla Asadi sipas agjencive ndërkombëtare? A jeni ju përfaqësues të qytetarëve apo kryehajnave të Tiranës dhe botës? Si mund t’i lejosh të flasin këtu në këtë mënyrë për një njeri, i cili vuri modelin e vjedhjes 100 përqind të 5D?

Po këta të 5B ku janë? Ulsiu është një, ku janë të tjerët? Dy kanë ardhur këtu, të tjerët ia kanë mbathur se keni frikë.
A e dini ju sa pallate ka prishur Erion Veliaj me Maznikun e tij për të marrë 100 përqind paratë e vjedhura të tërmetit dhe për të dyfishuar katet për të vjedhur me to? Po si flet në këtë mënyrë? As avokati i tij nuk flet siç flet ti... Sepse ti duket se noton në përfitimet e tij. Duhet një hetim i hollësishëm. Nuk mjafton e shkuara jote si pastor si certifikatë pastërtie. Me fjalën që mbajte këtu, ke nevojë për një kontroll me lupë të çdo pasurie dhe çdo gjëje. A mundet të dalë njeriu të bëjë avokatinë e atij, i cili krijoi modelin e vjedhjeve të prokurimeve 100 përqind me firmat e tij? A mundet? A e more vesh që u gjetën 95 mijë euro në prerje 500-she?

Damian, se ti e di se janë prerjet e trafikantëve. Ulsiu e di më mirë se atë 500 mijëshen ashtu ta kishin dërguar ty ata. E kishin në prerje 500 mijëshe, ca edhe të mykura. Çantën Louis Vuitton e more më vonë. Pastaj flasin në këtë mënyrë këta.
Po si mund të flasësh në këtë mënyrë ti për një njeri, i cili vetëm me dherat dhe inertet përvetëson 70 milionë euro? A ka Zot mbi tokë që i pranon këto? Të zhduket objekti 130 milionë euro i një populli të varfër dhe ti del e reciton këtu për pyllin e parkut të Tiranës që e shpall 1 milion drurë dhe nuk janë as 10 mijë? A mund të përdoren këto forma për të mashtruar qytetarët në këtë mënyrë? A nuk është krim? Ku shkoi ky Igli që firmosi me Blinken protokollin e censurës. Ai ishte protokolli i censurës Damian. Tek Blinken do të shkojë edhe ky. Prandaj ia hoqi Rama fotografitë. Fotografitë t’ia heqë Rama, por ai do përfundojë para drejtësisë amerikane. Ky do përfundojë para drejtësisë amerikane dhe shqiptare. Po, po Damian. Bashkë me atë, ministrin e jashtëm. Erdhi në vizitë dhe na firmosi të ngremë komisionin Braçe, komisionin e censurës.

A e morët vesh sot, Jorgo Goro dënohet 3 vite burg? Olta, ku je? A e di se u dënua për tokën tënde ai? Pra, Olta mbrohet këtu, Jorgoja me tre vite dënim për tokën publike që vodhi Olta me të shoqin. Kur u bë Kuvendi i Rithemelimit, ata që u morën me skenën, kontraktuan një kompani, më thanë se është më e mira. Kur më vonë del Lul Brava dhe bën denoncimin, e ndihmoi Rama me burrin e Gjylametit. Pyes unë, ai ortak ishte, më thanë. Si e morëm atë? Ishte e vetmja kompani që mund ta bënte në cilësinë e duhur, më thanë. Tani Skrapi nis hetimin pas urdhrit të Eskobarit të Ramës, të Blinkenit dhe Juri Kimit e me radhë. Nis hetimin për Rithemelimin dhe i del që njëri ortak i kompanisë që kishte bërë skenën tonë ishte bashkëshorti. Nuk guxoi ta thërriste njëherë. Thirri ortakun tjetër. Absolutisht po. Ortaku tnjetër u thirr, u mor në proces, por problemi ishte se ai kishte zbatuar ligjin. Por çështja është se atë nuk guxuan ta thërrasin. Por mjafton se ishte bashkëshorti i Gjylametit dhe nuk guxuan ta thirrin. Kjo nuk përfundon kurrë. Kjo përfundon më 14 maj kur të shkoni atje ku e keni vendin të gjithë.

1 MUAJ ME PARE

Tensione në Kuvend teksa Balla mban fjalën/ Punonjësit e Gardës vendosen gardh para foltores, përplasje me deputetët e PD

Debatet dhe tensionet në Kuvend shtyjnë seancën e sotme plenare
kuvendi

TIRANË- Vijon me tensione dhe debate seanca plenare në Kuvend. Në momentin që ministri Taulant Balla ka marrë fjalën në foltore, deputetët e opozitës kanë tentuar ta ndalojnë. 

Punonjësit e Gardës u bënë gardh para foltores së Kuvendit, ndërsa u regjistruan dhe përplasje mes tyre dhe deputetëve demokratë. 

1 MUAJ ME PARE

"Jepini mundësi të gjithë qytetarëve të votojnë," Bylykbashi: Të votojnë edhe me dokumentet e huaja

Debatet dhe tensionet në Kuvend shtyjnë seancën e sotme plenare
Bylykbashi

TIRANË-Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi gjatë fjalës së tij në Kuvend tha se mazhoranca, qëllimisht nuk e votoi më herër ndryshimin në kodin zgjedhor, ku diaspora nuk do paguajë 40 euro për postën, me të cilënd o të dërgojnë votën më 11 maj.

Bylykbashi shtoi se ata e kanë bërë qëllimisht që ata të mos regjistrohen. Sipas tij akti normativ është i paplotë dhe diskriminues. Ai tha se të drejtën e votës duhet ta kenë të gjithë shqiptarët, me dokumente të huaja. Ai bëri thirrje që tu jepet mundësia të gjithë qytetarëve të votojnë.

"Ajo që parlamenti ka sot përpara, është përpjekje gjatë për të bërë efektive votën e atyre nga jashtë. Nëse do të kishit qenë më të gatshëm, nuk do kishte pritur kryeministri i Shqipërisë, 1 javë më parë që të zgjaste afatin e dokumenteve të skaduara. E keni bërë qëllimisht që ata të mos regjistrohen. Akti normativ që keni nxjerrë është i paplotë dhe diskriminues. E keni parashikuar për ata që votojnë nga jashtë.

Në vitin 2009, me kërkesën e opozitës, Damian, ke ardhur 3 herë dhe ke kërkuar ndryshimin e vendimit të qeverisë për t’u pajisur me karta identiteti. Kësaj radhe jo, çdo përpjekje për ta bllokuar. Ata nuk do të pagujnë më siç ishin kërcënuar, 40 euro. U mbajt gjatë derisa erdhi në pikën kur erdhi sot. Mund të bëhej 1 cent, pothuajse falas, por duhej vonuar, që të shkurajoheshin sepse kushton 40 euro ta kesh votën nga Evropa apo Amerika. Kemi bërë të mundur të garantohen me të njëjta standarde, votimi administrohet dhe vota numërohet me baraspeshë. Do të ketë më shumë kohë KQZ, që mos të kolapsojë procesi.

Ankimi i atyre që votojnë nga jashtë, të jetë online, i shpejtë dhe efektiv. Janë 4.7 milionë shtetas shqiptarë në regjistrat e gjendjes civile. 3.7 milionë janë në listën e zgjedhësve. 79 përqind e gjendjes civile janë shtetas me të drejtë vote. Ky debati, pse duhet të vazhdojë kaq i nxehtë, kur zgjidhja është. Tek formularët e patronazhistëve, kërkoni vetëm dokumente shqiptare. Po hynë në lojë ata, nuk e dini se çfarë ndodh.

Shembuj si këto ka pa fund, dhe ju garantoj, mundësia për t’u regjistruar teknikisht është e mundur në KQZ, ju duhet të bini dakord. Të drejtën e votës duhet ta kenë të gjithë shqiptarët, me dokumente të huaja, të kenë të drejtë të votojnë. Jepini mundësi të gjithë qytetarëve të votojnë," tha Bylykbashi.

1 MUAJ ME PARE

"E ka për emigrantët!" Berisha-Gjiknurin: Ke marrë pjesë me Duçkën me financimin e bixhozit në Monte Carlo?

Debatet dhe tensionet në Kuvend shtyjnë seancën e sotme plenare
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha pyeti deputetin Damian Gjiknurin,"ke marrë pjesë ti me Dor Duçkën me financimin e bixhozit në Monte Carlo?" Në këtë moment Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropaki i ka tërhequr vëmendje dhe duke i ndërprerë fjalën. Në këtë moment ndërhyn edhe deputeti Gazment Bardhi.

Pjesë nga diksutimi në Kuvend:

Berisha-Gjiknurit: Ke marrë pjesë ti me Dor Duçkën me financimin e bixhozit në Monte Carlo?

(Ndërhyn Spiropali)

Berisha: Zonjë... A quhesh ti Damian. Apo ai Damian?!

Bardhi: E ka për emigrantët në Monte Carlo...

1 MUAJ ME PARE

Berisha në Kuvend: Garantoj se po i ndodhi gjë Veliajt apo prokurorëve e gjykatësve, Rama do përgjigjet personalisht

Debatet dhe tensionet në Kuvend shtyjnë seancën e sotme plenare
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalën e tij në Kuvend u shpreh se nëse i ndodh gjë kryebashkiakut Erion Veliaj, apo prokurorëve dhe gjyqtarëve të çështjes, përgjegjës do të mbahet kryeministri Edi Rama. Berisha tha se Rama është i gatshëm të ndërmarrë çdo akt pasi vetë sipas tij "ka marrë fund përfundimisht".

"Garantoj se gjëja më e vogël po ndodhi në këtë proces, do përgjigjet personalisht Edi Rama, qoftë ndaj Velisë, qoftë ndaj Velicës, ndaj prokurorëve, ndaj gjykatësve. Sepse ky tërbim, kjo frikë e tmrrshme, ky shkallmim që ka kapur Edi Ramën është shumë e rrezikshme për momentin për vendin. Ky i papërgjegjshëm është i gatshëm të ndërmarrë çdo akt pasi vetë ka marrë fund përfundimisht.

Le t’i fshijë 100 herë fotot e Aleksis Soros, Juri Kim apo Antoni Blinken nga mediat e tij se tregon se vetëm se është një sfaçato, se ato i ka në zemër dhe është i damkosur në mënyrë përfundimtare si kukull e Sorosit. Dhe mendoni ju se do paguajnë shqiptarët, do paguajnë për kukullën e Sorosit? Zonjë, ligji për ndalimin e çdo veprimtarie të Xhorxh Sorosit në Shqipëri dhe fonacionit të tij, e ndalimit të të gjitha organizatave sorosiane që të kenë çfarëdolloj bashkëpunimi me institucionet shtetërore, është një emergjencë.

Duhet të sillet këtu dhe të votohet. Përndryshe ku është Klotilda që ankohej për prokurorin? Ja sa ka lënë prokurori pa futur në dosje për Velicën. Se Velica, po të futeshin edhe këto që i ka përjashtuar prokurori, ia kalonte edhe Lajla Asadit. Lajla shkoi në Moskë, atje ia numëruan dhe i doli 1 milion euro garderoba. Velicës i doli gardëroba 867 mijë euro. Po këto nuk i ka futur prokurori o ish-pastor. Ja ku i ke.", tha Berisha. 

1 MUAJ ME PARE

"Shpenzimet e fushatës, të larta, fondet të jenë transparente!" Diaspora/ Gjiknuri: Mbi 130 mijë persona janë regjistruar si zgjedhës për të votuar nga jashtë

Debatet dhe tensionet në Kuvend shtyjnë seancën e sotme plenare
Damian Gjiknuri

TIRANA- Deputeti socialist Damian Gjiknuri tha sot në Kuvend se janë mbi 130 mijë shqiptarë që janë regjistruar si zgjedhës për të votuar jashtë. Deputeti tha se kjo është një shifër impresionuese. Sipas tij, kjo shifër e votës nga jashtë në raport me numrin e popullsisë nuk është arritur thuajse në asnjë vend të Europës. Gjiknuri shtoi se shpenzimet e fushatës janë të larta prandaj do jepen më tepër fonde për fushatë. Ai tha se fondet duhet të jenë transparente.

"Janë mbi 130 mijë shtetas që janë regjistruar në listat zgjedhore si zgjedhës që do votojnë nga jashtë. Nëse vazhdon ky trend, është vlerë impresionuese, që nuk e kanë arritur as vendet e tjera të Europës. Një përgëzim meritojnë edhe forcat politike, që kanë nxitur qytetarët që të regjistrohen në diasporë. Me këtë projektligj, çdo kandidat për deputet do të ketë minutat e veta në dispozicion.

Ne e dimë që shpenzimet e fushatës janë të larta. Prandaj do jepen më tepër fonde për fushatë. Fondet të jenë transparente. Mua më duket absurde që të votojë dikush që nuk ka interes as të marrë dokument shqiptar. Ai nuk ka interes të marrë as dokument e jo më të votojë. Por, le ta gjejë një zgjidhje Komisioni Rregullator, që është mbi partitë politike", tha Gjiknuri.

1 MUAJ ME PARE

“Ju keni Gucci, Prada, ne vetëm fjalën kemi”, Spiropali i përgjigjet Sulës: Të kam parë nuk vishesh keq as ti!

Debatet dhe tensionet në Kuvend shtyjnë seancën e sotme plenare
Spiropali dhe Sula

TIRANË- Seanca e sotme në Kuvend ka nisur me debate dhe vijon të jetë e tensione. Gjatë fjalës së tij deputeti demokrat, Dashnor Sula është përfshirë në debat me kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali. Sula tha se dje ka pasur një incident dhe se kanë hyrë në korridoret e gjykatës dy zonja dhe është kërkuar ndihmë nga punonjësit e gardës. Ai shtoi se policia nuk është paraqitur për ndihmë.

Teksa po fliste Spiropali e ndërpriti Sulën duke i thënë se kji nuk është temë diskutimi dhe se nuk ka ka debat për këtë çështje. Sula u përgjigj duke thënë se vetëm një superzonjë dhe se Spiropali vishet me Prada dhe firma. Spiropali iu kthye duke thënë se as Sula nuk vishet keq.

Pjesë nga debati:

Sula: Pikat zonja kryetare i keni bashkuar në një të vetme, kjo është një shkelje. Nëse ju s’doni të ketë debat nga ana e opozitës dhe i bashkoni pikat për të ngushtuar numrin e diskutueseve nuk është normale, por shkelje e rregullores. Ka pasur incident dje dhe kanë hyrë në korridoret e gjykatës dy zonja dhe është kërkuar ndihmë nga punonjësit e gardës dhe policia nuk është paraqitur për ndihmë.

Spiropali: Nuk është kjo tema e diskutimit, nuk është në seancë pyetjesh ministri, nuk ka debat për këtë çështje.

Spiropali: Deri tek burri i dheut nuk e prisja, përmbahu tek procedura.

Sula: Zonjë e nderuar se superzonjë vetëm një ka, ju keni Pradat, Gucci dhe firma të tjera.

Spiropali: Të kam parë nuk vishesh keq as ti zoti Sula.

1 MUAJ ME PARE

"Ju keni hallin e Primareve!" Gogu-demokratëve: Jeni familja e dhunës që digjni gjithçka dhe shantazhoni

 

Debatet dhe tensionet në Kuvend shtyjnë seancën e sotme plenare
Toni Gogu

 

TIRANA- Deputeti socialist Toni Gogu akuzoi demokratët se keqpërdorin sallën e Parlamentit me shantazhe, intimidime, fyerje dhe akuza. Gogu tha se demokratët kanë veëmendjen te Primaret dhe kanë hallin për listën e deputetëve. Sipas tij kjo është arsyeja pse duan të prishin edhe seancën sot në Parlament.

“E kanë bërë si tur drush, që djegin çdo gjë që del përpara. Shantazhojnë këdo, edhe kryetaren e Parlamentit. Por dihet se ka nisur gara për Primaren dhe kanë hallin për listën e deputetëve, ndaj duan të prishin edhe seancën sot në Parlament. Kur i pret fjalën një kolegu, do të thotë se nuk je rritur mirë. Je në një familje ku njihet dhuna, bridashi, djegia e karrigeve”, tha Gogu.

1 MUAJ ME PARE

"E ka formulë njësoj siç u veprua me Lefter Kokën!" Berisha: Veliajt në Durrës i dërgojnë Xhevdet Troplinin për t'i mbyllur gojën

Debatet dhe tensionet në Kuvend shtyjnë seancën e sotme plenare
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i PD-së, Sali Berisha, para se hynte në sallën e seancave plenare sot ka treguar arsyet pse sipas tij u transferua në paraburgimin në Durrës kryebashkiaku Erion Veliaj. Berisha tha se Veliajt atje i dërgojnë Xhevdet Troplinin i njohur si "Poja", për t'i mbyllur gojën. Sipas Berishës skema e ndjekur me Veliajn është e njëjta e ndjekur dhe me ish-ministrin Lefter Koka.

"E çon Erion Velisë Pojën për t'ia mbyllur gojën. E çoi në Durrës dhe atje i dërgon Troplinin. Por unë i them Troplinit që nëse i bën kërcënimin më të vogël do kesh ndëshkimet ligjore më të tmerrshëm. Këtë e ka bërë edhe me Lefterin, e ka formulë ai. E çoi Lefterin në Durrës, e la aty dhe i tha fol po deshe. Të njëjtën gje po i bën edhe Erionit.

Unë nuk kam parë asnjë militant të PS, por policë dhe rrogëtar të Bashkisë. Unë bëj një konferencë shtypi, kurse ky dërgon policinë bashkiake. Tronditëse është fakti se e ka dërguar në qeli në Durrës dhe do ti dërgojë Pojën që ti mbyllë gojën. Pra funksionin në një kod mafioz të tmerrshëm. Duket se Velica ka bërë garë me gruan e Assadit. Megjithatë që qindra artikuj janë përjshtuar nga Skapi", tha Berisha.

1 MUAJ ME PARE

Debate në Kuvend/ "Kërkoj rikthimin e padrinos urgjent", deputetët e PD-së te foltorja pasi Berishës i ndërpritet fjala, Spiropali: 5 minuta pushim

Debatet dhe tensionet në Kuvend shtyjnë seancën e sotme plenare
kuvendi

TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka ndërprerë për 5 minuta seancën plenare për shkak të një debati me deputetët demokratë. Këta të fundit u mblodhën te foltorja pasi u ndërpre fjala kryetarit të PD-së, Sali Berishës. 

Kryedemokrati kërkoi paraqitjen e kryeministrit Edi Rama në Kuvend, i cili sipas tij po shkon në paraburgimin e Durrësit për te kryebashkiaku Erion Veliaj.

Berisha: Kërkoj rikthimin urgjent në parlament të padrinos, i cili po shkon në Durrës për t'i dërguar Troplinin në qeli Erion Velisë. T'ja mbyllë gojën.

Spiropali: Kjo nuk është për procedurë. Keni fjalën të regjistruar. Flisni për projektligjin. Po abuzoni me fjalën. 5 minuta pushim. 

1 MUAJ ME PARE

Asnjë polic në grumbullimin e djeshëm para GJKKO/ Bardhi: Bllokuan rrugët dhe nuk pati asnjë procedim! Hoxha: Nuk ishte tubim i lajmëruar, po mbështetnin Veliajn

Debatet dhe tensionet në Kuvend shtyjnë seancën e sotme plenare
bardhi, hoxha

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka debatuar me ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxhën lidhur me grumbullimin e mbështetësve të kryebashkiakut Erion Veliaj para Gjykatës së Posaçme. 

Bardhi tha se dje jashtë GJKKO-së dhe SPAK nuk ka pasur asnjë prezencë të punonjësve të policisë për të shpërndarë një grumbullim të cilin e cilësoi të paligjshëm.

Hoxha nga ana tjetër tha se grumbullimi i djeshëm nuk ishte tubim apo protestë i lajmëruar më parë, por ishin persona të mbledhur në mbështetje të Veliajt. Sipas tij grumbullimi ishte i menjëhershëm dhe nuk pati incidente. 

Bardhi: Një turmë individësh punonjës të bashkisë së Tiranës kanë pushtuar ambientet e jashtme të GJKKO-së dhe SPAK-ut dhe nuk ka pasur asnjë prezencë të punonjësve të policisë për të shpërndarë një grumbullim të paligjshëm. Drejtorët e bashkisë së Tiranës urdhëronin punonjësit që të dilnin në protestë në mbështetje të një personi të akuzuar për korrupsion, jo vetëm që nuk ka pasur një shpërndarje të këtij tubimi, asnjë punonjës të policisë por është penguar për minuta të tëra që dërgohej i akuzuari për korrupsion në paraburgim dhe nuk ka pasur asnjë ndërhyrje të policisë së shtetit. Policia dje ka lejuar një tubim të paligjshëm dhe nuk kemi dëgjuar që policia të nisë një procedim penal për drejtorët batakçi, që t’i procedojë që dje bllokuan rrugët dhe të japë llogari ku ishte policia e shtetit.

Hoxha: Dje menjëherë simpatizantë dhe dashamirës të bashkisë janë grumbulluar për të mbështetur kryetarin e bashkisë, nuk kemi të bëjmë me tubim apo protestim të lajmëruar më parë. Jemi në kushtet ku këta simpatizantë dëshironin që të ishin prezentë në dhënien e vendimit. Forcat e policisë janë afruar. Është e vërtetë që është bërë disa minuta bllokimi i rrugës por nuk është e vërtetë që policia braktisi detyrën. Por grumbullimi i ishte i menjëhershëm, njerëzit erdhën papritur. Dje nuk ka pasur asnjë incident.

1 MUAJ ME PARE

VIDEO/ "Në 12 janar u vra biznesmeni Fadil Nasufi", Dogjani ngatërron emrat e viktimave me deputetët: Në 24 janar vritet në Kamëz Lulzim Basha…Lulzim Visha

Debatet dhe tensionet në Kuvend shtyjnë seancën e sotme plenare
kuvendi

TIRANË- Deputeti Asllan Dogjani ka zhvilluar sot në Kuvend një interpelancë me ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha për sigurinë në vend. Dogjani gjatë fjalës së tij lidhur me vrasjet e ndodhura deri tani për kët vit ngatërroi emrat e viktimave me emra politikanësh. 

Konkretisht, ai ngatërroi emrin e biznesmenit Bujar Nasufi, të vrarë më 12 janar me emrin e deputetit socialist, Fadil Nasufi.  Më pas ngatërroi dhe emrin e Lulzim Vishës të vrarë më 24 janar me emrin e deputetit Lulzim Basha. Për këtë të fundit, Dogjani tha se e bëri për humor. Pas këtij momenti, deputetët e Kuvendit shpërthyen në të qeshura.

“2025 ka nisur me vrasje. Në 7 janar u vra Ramazan Mataj, në 12 janar u biznesmeni Fadil Nasufi te pallati me shigjeta dhe autorët dogjën motorin…më fal, më fal, u vra Bujar Nasufi. Nuk të gjen gjë Fadil (i drejtohet deputetit të PS, Fadil Nasufi). Fadil do të zgjatet jeta më shumë. Në 24 janar vritet në Kamëz Lulzim Basha…Lulzim Visha. Këtë e bëra për humor, por nuk është humor”, tha Dogjani.

1 MUAJ ME PARE

Interpelanca me Dogjanin, ministri Hoxha: Nuk mund të bëjmë politikë me drama familjare dhe jetë njerëzish

Debatet dhe tensionet në Kuvend shtyjnë seancën e sotme plenare
Ministri Hoxha

TIRANË- Ministri Ervin Hoxha në interpelancën e thirrur nga deputeti demokrat i është përgjigjur Dogjanit duke u shprehur se nuk mund të bëjnë politikë me drama familjare dhe jetë njerëzish. Hoxha u shpreh se ngrihet pretendimi se ka më shumë vrasje dhe më pak siguri apo më shumë vepra penale me një dramë familjare.

Ai tha se nuk mund të baltoset puna e mijëra punonjësve të Policisë së Shtetit. Ministri shtoi se ka rënie progresive të numrit të vrasjeve nga viti në vit. Ai tja se progresi po shënon rekord historik. Sipas tij në vitin 2024 janë regjistruar 41 vrasje në vit dhe më 2025 kemi vetëm 35 vrasje, kundrejt 200 vrasjeve në vitin 2012. Hoxha tha se kanë fuqizuar të gjithë mekanizmat lokalë të forcimit dhe sigurisë, me këshillat në komunitet dhe ata vendor të sigurisë. 

Fjala e ministrit Ervin Hoxha:

Nuk e kuptova fare arsyen e thirrjes së interpelancës së Dogjanit, megjithatë unë jam i gatshëm të përgjigjem këtu për çdo pyetje si autoriteti më i lartë i institucionit të rendit dhe sigurisë në vend. Garantimi i rendit dhe sigurisë për qytetarët shqiptarë janë prioriteti kryesor i qeverisë, ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit. Por duke qenë punë komplekse, ka nevojë edhe për përmirësime.

Si bashkëpunimi me partnerët, përmirësimi i ligjit, të drejtës penale, teknologjia e sofistikuar dhe implementimi i saj. Ajo që thoni ju nuk është e vërtetë, është tragjedi familjare, dramë familjare, e marrë nga njerëz të thjeshtë dhe të rënduar psikologjikisht. Ngrihet pretendimi se ka më shumë vrasje dhe më pak siguri apo më shumë vepra penale. Nuk mund të bëjmë politikë me këtë dramë familjare dhe jetë. Nuk mund të baltoset puna e mijëra punonjësve të Policisë së Shtetit.

Ka rënie progresive të numrit të vrasjeve nga viti në vit, shënon rekord historik. Në vitin 2024 kemi pasur 41 vrasje në vit dhe më 2025 kemi vetëm 35 vrasje, kundrejt 200 vrasjeve në vitin 2012. Deri në këto momente mbi 80% e vrasjeve janë zbuluar dhe 94 për qind vrasjet në tentativë të sbuluara. Shiffrat flasin vetë, por nuk dëshmojnë çrrënjosjen totale të kriminalitetit, sepse historia e tregon se është e pamundur, madje edhe në vende më të zhvilluara. Pjesa më e madhe e krimeve të vrasjeve vijnë nga motive e shkaqe banale, shkaqe të çastit.

Kemi fuqizuar të gjithë mekanizmat lokalë të forcimit dhe sigurisë, me këshillat në komunitet dhe ata vendor të sigurisë. Konstatimet dashakeqe për sigurinë kanë qëllime të eklipsojnë rezultatet e arritura këto vite. Ndihem i keqardhur që po përdorni e trajtoni publikun si spektatorë, me raste fatkeqe. 

1 MUAJ ME PARE

Interpelanca me ministrin Hoxha, Dogjani: Një adoleshente kreu vetëvrasje se bullizohej në shkollë për shkak se ishte e varfër

Debatet dhe tensionet në Kuvend shtyjnë seancën e sotme plenare
kuvendi

TIRANË- Seanca e sotme plenare ka nisur me interpelancën e kërkuar nga deputeti demokrat, Asllan Dogjani me ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha. 

Gjatë fjalës së tij, Dogjani tha se një 17-vjeçare ka kryer vetëvrasje, pasi bullizohej në shkollë. Ai ka bërë përgjegjës qeverinë për vrasjen e saj, duke thënë se e vrau shteti pasi e la të varfër.

“U var se bullizohej nga shokët dhe shoqet. 17-vjeçaren nuk e vranë me armë grupet kriminale, por kreu i organizatës, Rama se e la të varfër, e la të pamundur për të veshur një fustan. E vrau shteti se ajo nuk kishte mundësi të ishte si shoqet e veta. Ja kush është vrasësi i 17-vjeçares. Jeni të pashpirt, kjo ngjarje do kishte mjaftuar që sot të kishte dhënë dorë kryeministri e gjithë qeveria e tij. Mendoni njëherë që ky fëmijë, kjo 17-vjecare të ishte fëmija i ndonjërit prej nesh, mendoni se ca dhimbje kanë prindërit e saj që mezi e kanë rritur pa bukë dhe sot në moshën 17-vjeçaren veten se psikologjia e shkollës nuk iu gjend, nuk e parandaluan këtë ngjarje”, tha Dogjani.

1 MUAJ ME PARE

Sula për "Paketën e Maleve": Projektligji është në shkelje të Kodit Zgjedhor! Është totalisht për qëllime elektorale

Debatet dhe tensionet në Kuvend shtyjnë seancën e sotme plenare
Sula

TIRANË- Deputeti demokrat, Dashnor Sula gjatë fjalës së tij në nisje të seancës plenare në Kuvend ka akuzuar mazhorancën se po shkel Kodin Zgjedhor. Sula u shpreh se qëllimi i “Paketës së maleve” është tërësisht i lidhur me zgjedhjet e 11 majit.

Ai tha se dy ditë më parë është kaluar në Komisionin e Ligjeve një projektligj që është në shkelje të Kodit Zgjedhor, Paketa e Maleve. Sipas tij kjo paketë e maleve është totalisht për qëllime elektorale dy muaj para zgjedhjeve pasi kur kanë pasur kohë e kanë zvarritur me muaj nismat e opozitës.

“Keni kaluar në Komisionin e Ligjeve dy ditë më parë, një projektligj që është në shkelje të Kodit Zgjedhor, Paketa e Maleve. Është totalisht për qëllime elektorale dy muaj para zgjedhjeve kur keni pasur kohë, keni zvarritur me muaj nismat e opozitës”, tha ai.

1 MUAJ ME PARE

Debati në Kuvend/ Dogjani: Rama ka nevojë për vizitë mjekësore se nuk është mirë! Spiropali: Mos guxoni të diskutoni më në këtë foltore për shëndetin mendor

 

Debatet dhe tensionet në Kuvend shtyjnë seancën e sotme plenare
asllan dogjani

 

TIRANË- Në Kuvend po zhvillohet interpelanca e kërkuar nga deputeti i PD-së, Asllan Dogjani me ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha. 

Gjatë fjalës së Dogjanit u zhvillua edhe një debat me kryeparlamentaren Elisa Spiropali. Dogjani, duke iu referuar kryeministrit Edi Rama, tha se nuk mund të kërkoj llogari nga një person që duhet vizituar se "nuk është mirë nga koka". 

Në këtë moment, Spiropali i tërhoqi vëmendjen dhe tha se në foltoren e Kuvendit nuk duhet diskutuar për shëndetin mendor. 

Debati: 

Dogjani: Si mund të kërkoj llogari kur drejtoheni nga dikush që ka nevojë për një vizitë mjekësore sepse dukshëm nuk është mirë nga koka.

Spiropali: Ju tërheq vëmendjen për fjalorin dhe mos guxoni më të diskutoni më në këtë foltore për shëndetin mendor dhe me fyerje e me shpifje. Kaq.

Dogjani: Mos guxo të më ndërprisni.

Spiropali: Mos guxoni më ta përdorni foltoren e kuvendit. Përfundo fjalën.  Është e turpshme fyerja e personaliteteve, kryeministrit, presidentit, kryetarit të kuvendit, deputetëve, ministrave nuk lejohet nga ajo foltore.

1 MUAJ ME PARE

Braçe në Kuvend: KQZ bllokoi nismën për Bujqësinë, Celibashi i ka lexuar vetëm titullin

Debatet dhe tensionet në Kuvend shtyjnë seancën e sotme plenare
erion brace

TIRANË- Deputeti Erion Braçe ka marrë fjalën në nisje të seancës së sotme plenare. Braçe tha se kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi i ka rekomanduar Kuvendit mosmiratimin e nismës së barazimit të taksës 20% në Bujqësi.

Braçe tha se Celibashi as nuk e ka lexuar nismën dhe e bllokoi në mënyrë të padrejtë. Ai rekomandoi të ecet para me nismën, ndërsa debatoi edhe me deputeten demokrate, Dhurata Çupi, e cila kërkoi t'i pritej fjala. Braçe iu drejtua duke i thënë se po fliste për procedurë dhe “jo për qiellin”, duke i rekomanduar që “të lexonte ndonjë gjë”.

Debati:

Braçe: Komisioneri i ka rekomanduar Kuvendit mosmiratimin e nismës. Ajo që më bën përshtypje dhe të më vijë keq ka të bëjë me faktin që ai nuk e ka lexuar nismën. Ka parë vetëm titullin e nismës se po ta kishte lexuar do ta kishte kuptuar se s’ka të bëjë as me ulje as me heqje takse, por vendosje takse, leximi është problem shumë i madh në këtë vend nga më të vegjlit tek më të rriturit. Është për të vënë duart në kokë. Përfaqësuesit e Kuvendit janë mundur t’i shpjegojnë, por mesa duket komisionieri i ka shkuar deri në fund historisë, unë, kolegët e mi që nuk janë vetëm të PS por edhe opozitës kanë 6 vite me radhë që luftojnë për këtë gjë, kërkoj vetëm kthimin në natyralitet të tatimit mbi vlerën e shtuar.

Spiropali: Përfundojeni fjalën zoti Braçe.

Braçe: S’kam dalë nga rendi i ditës të flas për qiellin. Dua të flas se kështu e kam.

Çupi: Bën si nevrik kot.

Braçe: Merr lexo naj gjë, ti moj ti, merr lexo naj gjë.

1 MUAJ ME PARE

Nis seanca e sotme plenare në Kuvend

Debatet dhe tensionet në Kuvend shtyjnë seancën e sotme plenare
Spiropali

TIRANË- Ka nisur seanca e sotme plenare në Kuvend. Kryeparlamentarja, Elisa Spiropali nisi seancën duke lexuar rendin e ditës. Në seancë pritet pritet një interpelancë me ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha të cilën e ka kërkuar deputeti demokrat, Asllan Dogjani. Më pas pitet të shqyrtohet projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10 019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë””, i ndryshuar si dhe projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10 019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë””, i ndryshuar.


Në rendin e ditës në Kuvend është edhe projektligji “Për ratifikimin e vendimit nr.1/2024 të Komitetit të Përbashkët të Konventës Rajonale për Rregullat Preferenciale të Origjinës Pan-Euro-Mediteriane të 12 dhjetorit 2024, për ndryshimin e vendimit nr.1/2023 të Komitetit të Përbashkët, miratuar me ligjin nr.59/2024, në lidhje me përdorimin e certifikatave të qarkullimit të lëshuara në mënyrë elektronike, në kuadrin e kësaj konvente, të zbatueshme që nga 1 janari 2025”.

Më pas do të diskutohet projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 133/2015, “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, të ndryshuar. Kuvendi do të shqyrtojë edhe dy projektvendime për zgjedhjen e kryetarit dhe një anëtari të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare.

Gjithashtu Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektvendimin “Për zgjedhjen e Avokatit të Popullit”. Në seancën pritet të shqyrtohet edhe projektvendimi “Për emërimin e anëtarit të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, që do mbajë funksionin e Kryetarit të Bordit”.

Gjithashtu do të shqyrtohet edhe projektvendimi “Për miratimin e fondit për financimin e partive pjesëmarrëse në zgjedhjet e vitit 2025”. Kuvendi do të shqyrtojë projektvendimet për lirimin e Gëzim Podgoricës dhe Genc Përmetit nga detyra e anëtarit të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar si dhe projektvendimet për shkarkimin e Leka Bungos nga detyra e kryetarit të Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar si dhe shkarkimin nga detyra e anëtarëve të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar, Albert Minga, Ardita Reçi, Dionis Papadhimitri, Edmond Tullumani, Engjëll Ndocaj, Ilir Keko, Mevlan Shanaj dhe Milena Selimi.

1 MUAJ ME PARE

Sot seancë plenare/ PD interpelancë me ministrin Hoxha, pritet shkarkimi i Këshillit Drejtues të RTSH-së, në rend dite edhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Debatet dhe tensionet në Kuvend shtyjnë seancën e sotme plenare

TIRANË- Kuvendi do të zhvillojë sot seancë plenare. Në seancë pritet pritet një interpelancë me ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha të cilën e ka kërkuar deputeti demokrat, Asllan Dogjani. Më pas pitet të shqyrtohet projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10 019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë””, i ndryshuar si dhe projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10 019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë””, i ndryshuar.

Në rendin e ditës në Kuvend është edhe projektligji “Për ratifikimin e vendimit nr.1/2024 të Komitetit të Përbashkët të Konventës Rajonale për Rregullat Preferenciale të Origjinës Pan-Euro-Mediteriane të 12 dhjetorit 2024, për ndryshimin e vendimit nr.1/2023 të Komitetit të Përbashkët, miratuar me ligjin nr.59/2024, në lidhje me përdorimin e certifikatave të qarkullimit të lëshuara në mënyrë elektronike, në kuadrin e kësaj konvente, të zbatueshme që nga 1 janari 2025”.

Më pas do të diskutohet projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 133/2015, “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, të ndryshuar. Kuvendi do të shqyrtojë edhe dy projektvendime për zgjedhjen e kryetarit dhe një anëtari të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare.

Gjithashtu Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektvendimin “Për zgjedhjen e Avokatit të Popullit”. Në seancën pritet të shqyrtohet edhe projektvendimi “Për emërimin e anëtarit të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, që do mbajë funksionin e Kryetarit të Bordit”.

Gjithashtu do të shqyrtohet edhe projektvendimi “Për miratimin e fondit për financimin e partive pjesëmarrëse në zgjedhjet e vitit 2025”. Kuvendi do të shqyrtojë projektvendimet për lirimin e Gëzim Podgoricës dhe Genc Përmetit nga detyra e anëtarit të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar si dhe projektvendimet për shkarkimin e Leka Bungos nga detyra e kryetarit të Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar si dhe shkarkimin nga detyra e anëtarëve të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar, Albert Minga, Ardita Reçi, Dionis Papadhimitri, Edmond Tullumani, Engjëll Ndocaj, Ilir Keko, Mevlan Shanaj dhe Milena Selimi.

seance plenare 13 shkurt 2025

Sondazh

Poll

Pamje nga protesta në Velipojë,policia largon me dhunë banorët,shoqëron në komisariat disa prej tyre

Pamje nga protesta në Velipojë,policia largon me dhunë banorët,shoqëron në komisariat disa prej tyre

"Ne bëmë reformën në drejtësi!" Rama: Shpata e ndëshkimit, ishte në këtë zyrë!

"Kujdes me VPN falas, janë shumë e rrezikshme!" Rama: Procedura për mbylljen e TikTok ka përfunduar

Babai i Elsejd Hyses kerkesë Ramës: Duhet një mol ne liqenin e Shkodrës

Edi Rama

“S’ke pasur ku ta kapësh atë shoqen, gjete vendin këtu”, Rama batuta me të riun në Lezhë

“S’ke pasur ku ta kapësh atë shoqen, gjete vendin këtu”, Rama batuta me të riun në Lezhë

Plani ‘ambicioz’ i Ramës: Në fund të vitit 2007 mbyllim negociatat me BE-në

Rama në Lezhë me kandidatët e PS-së, batuta me Manjën: Thonë të tjerët se mos di ndonjë gjë Ulsiu

Konflikti në Kamëz,dy shoferë zihen me sende të forta

Janë paterica të Ramës",Berisha:Ishte i frikshëm vendimi i disa partive që futën familjarët në lista

"Do vendosim arsimtarin në piedestal!", Berisha: Rrogat e mësuesve do shkojnë drejt dyfishimit

Berisha: Tokat e bregut i grabiti mafia, ne do ia nxjerrim nga kthetrat dhe do ua kthejmë banorëve

Berisha tregon politikanët që e kanë frymëzuar: Trump kur guxoi të thotë se armiku më i rrezikshëm

Berisha fton emigrantët për të votuar:Kush ka probleme, të drejtohet tek faqja e PD "Diaspora Voton"

Berisha: Mbështetje financiare për investime, strehim dhe garanci për punësimin e tyre

Berisha: Interesi më madhor kombëtar i PD është integrimi i Shqipërisë në BE bazuar në reforma

Berisha: Do vendoset minimumi jetik që asnjë shqiptar që mos marrë më pak se 200 euro në muaj

Berisha: Shqipëria Madhështore do jetë Shqipëria që nuk do njohë varfëri ekstreme

Berisha: Duam që Shqipëria të jetë vendi i ëndrrave të ditës të rinisë shqiptare!

Rama: Brezi i ri duhet të kuptojë se politika nuk është e keqja

Rama: Nuk është mirë të shohësh njerëz që i njeh prej kohësh të vihen në hetim

Rama: Që nga dalja prej diktaturës, për herë të parë shohim mundësi reale për tu bashkuar me BE

Rama

Mbyllja e TikTok/ Rama: Prindërit më shihnin si mundësi që t’i shpëtoja fëmijët nga ajo mortje!

"Gjeli detit ngeli pa parti!" Rama:Ndërtoi Dash Sula forcë politike në Peqin,shkuan ia prishën natën

Rama vijon komentet për drejtësinë: Nuk kishte shpatë në dorë Altini, e kishte pushteti politik

Rama për procesin e integrimit: Patronazhistët e PS nuk janë asgjë para atyre të BE-së

"Fusin baballarët dhe tezet në lista"/Rama vijon ironitë:Në11Maj populli do i jap një mesazh kënetës

Zgjedhjet e 11 Majit/ Rama: Tani është mundësia për të bërë histori! Na është hapur dritarja e BE-së

Ramës nuk i del e keqja me opozitën: PS është shanci i fundit për të dalë nga këneta!

Zgjedhjet e 11 Majit/ Rama: Mandati më i fortë për PS-në! Qielli do të jetë kufiri i fitores!

Liria individuale e shqiptarëve është e kërcënuar/Rama:Anëtarësimi në BE proces jetik për Shqipërinë

"Rama çoi Pojen te qelia e Veliajt"/ Berisha: Kamerat do të tregojnë shumë gjëra...

Përgjimet e Veliajt/ Berisha: Redaktori është Rama, natën i ndërsen kundër Skapit, ditën i mbron

"Kishe pyt ku është Luli"/Rama ironizon Bashën:Na thave sytë o zotni! Jam tremb se ti do fitosh prap

Përgjimet e Veliajt/ Berisha: Ulsiu e futi në kurth! I vendosi çimka në të gjitha anët...

Përgjimet e Veliajt/ Berisha: Ulsiu e futi në kurth! I vendosi çimka në të gjitha anët...

Berisha publikon përgjimet e ministrit Balla: Ja si i bën pazare Suel Çela me dosjet e SPAK-ut

Listat e PS-së/ Rama: Kemi një skuadër që përfshin të gjitha moshat!

Protestuesi Ramës: Mund të mbyllësh TikTokun por do marrësh Noc Rrokun

Protestuesi Ramës: Mund të mbyllësh TikTokun por do marrësh Noc Rrokun

Mbyllja e TikTok/ I riu nga protesta: Shqipëria e sëmurë ka nevojë për një doktor dhe jo një artist

“Grekët i vunë flakën Athinës, serbët e shqyen Beogradin”/ Mehdi Malkaj: Po ne, dele jemi?

"Mu bë një padrejtësi në zyrat e NATO-s!" Romina:E kam nisur duke aspiruar për t'u bërë violiniste

"Je bërë edhe meme!" Muzhaqi për nisjen e karrierës në PS: Kur mora telefonatën u impresionova

Rama: Kush e do pasaportën e BE-së të na japë mandatin

Thirrja e Berishës: Asnjë votë për patericat e Ramës

Berisha: Dita e Verës i gjen shqiptarët më optimist se kurrë në ndryshimin e madh të 11 majit

"Vura dy verore, për Shqipërinë dhe BE-në", Marta Kos në Elbasan: Ende shumë punë dhe reforma