LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

PD-PS bashkojnë votat, miratohen ndryshimet në Kodin zgjedhor, shkarkohet Këshilli Drejtues i RTSH-së/ Rrëzohet amendamenti i PD për votimin e emigrantëve me dokumentet të huaja

• Kuvendi ka zhvilluar sot seancën plenare me të njëjtin rend të së enjtes së kaluar. • Seanca e shkuar u ndërpre nga kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, pas disa incidenteve që kulmuan me tetativën e deputetit demokrat Flamur Noka për të goditur me shishe uji ministrin e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla. • Në nisje të seancës së sotme Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka uruar ditën e sotme Kosovën për 17-vjetorin e pavarësisë. • Gjatë fjalës së saj Spiropali ka deklaruar se ne jemi një komb dhe një popull edhe pse jemi me dy flamuj të ndryshëm. • Po ashtu Spiropali ka theksuar se 17 vite më parë në këtë ditë, kryeministri Hashim Thaçi shpalli pavarësinë e vendit, duke triumfuar ëndrrën e një populli. • Deputeti socialist Blendi Klosi u shpreh sot në Kuvend kundër votimit me dokumente identifikimi të huaja. • Klosi akuzoi opozitën se po kërkon të ndërtojnë një mekanizëm që manipulohet kaq thjeshtë. •Ai shtoi se nëse qytetarët do të paraqitet me ndonjë dokument anglez, kanadez etj., nuk mund të verifikohen dot. • Deputeti socialist Pandeli Majko tha sot në Kuvend se e sheh si problem kërkesën e fundit të opozitës që kërkon ndryshimin e rregullave të lojës sa i takon zgjedhjeve. • Majko tha se dy palët kanë rënë dakort që votimi me dokumente të huaja të vlerësohet nga Komisioni Rregullator. • Ai shtoi se nëse nuk e lënë në dorë të Komisionit Rregullator, do të ishte e papërgjegjshëm. • Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka kërkuar sot në seancë plenare sqarime nga Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha lidhur me situatën e krijuar para SPAK dhe GJKKO gjatë seancës për masën e sigurisë ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj. • Bardhi tha se Hoxha dezinformoi publikun duke pretenduar se policia nuk kishte dijeni për tubimin e organizuar para institucioneve të drejtësisë. • Ai e cilësoi sjelljen e policisë si një grusht shteti ekzekutiv ndaj pushtetit gjyqësor dhe akuzoi kryeministrin Edi Rama se po dërgon mesazhe kërcënuese ndaj drejtësisë. • Deputeti demokrat, Flamur Noka, foli sot në Kuvend lidhur me rastin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. •Noka ironizoi ministrat socialistë duke thënë se edhe atyre do iu vijë radha për t’u burgosur si Veliaj. •Ai shtoi se ministrat socialistë shohin makthe tashmë nga frika se do ju vijë radha për burg. •Sipas tij, është e paperceptueshme dhe e palogjikshme mënyra se si mazhoranca po mbron Erion Veliajn. • Noka iu drejtua socialistëve duke i thënë po ashtu se secili prej tyre ka nga një "Nesti Angoni". • Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvend u shpreh se të dhënat paraprake nga hetimi mbi veprimtarinë e USAID-it dëshmoi që në krye të listës së shpërdorimeve të kësaj agjencie qëndron Shqipëria dhe qeveria e Edi Ramës. • Berisha u shpreh se USAID nga një agjenci që kishte për mision ndihmën e vendeve vitet e fundit u shndërrua në një gjenerator të fuqishëm të korrupsionit. • Ai theksoi se USAID u shndërrua në një gjenerator të abuzimit masiv me paratë e taksapaguesve shqiptarë, të përdorimit të këtyre parave për pasurimin e elitës së korruptuar të ekstremit të majtë në pushte, për korruptimin e mediave dhe kapjen e sistemit të drejtësisë, shndërrimit e këtij sistemi në një armë në duart e Edi Ramës. • Në seancën e sotme është hequr nga rendi i ditës votimi për Avokatin e Popullit. • Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij kërkoi të bashkohen për të votuar Besim Ndregjonin si Avokat të Popullit. • Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Niko Peleshi u shpreh se nuk janë kundër asnjë emri por duan të flasin për propozimet e opozitës. • Kuvendi ka miratuar me 108 vota pro dhe asnjë kundër ndryshime në Kodin Zgjedhor. • Në këto ndryshime përfshihet mbulimi i plotë i shpenzimeve postare për votën e diasporës, duke garantuar që emigrantët të mos paguajnë për kthimin e fletëve të votimit në Shqipëri. • Gjithashtu në ndryshime përfshihet edhe afrimi i afateve për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë në KQZ, në mënyrë që fleta e votimit të prodhohet më shpejt dhe të dërgohet në kohë jashtë vendit. • Një tjetër ndryshim është që numërimi i votave të diasporës të bëhet nga KQZ me përfshirjen e komisionerëve politikë. • Opozita dhe mazhoranca kanë bashkuar votat në miratimin e shkarkimit nga detyra të kryetarit dhe të gjithë anëtarëve të Këshillit Drejtues të RTSH-së. • Anëtarët që janë shkarkuar sot nga parlamenti janë Leka Bungo, Gëzim Podgorica, Genc Përmeti, Ilir Keko, Albert Minga, Dionis Papadhimitri, Ëngjëll Ndocaj, Edmond Tullumani, Mevlan Shanaj, Milena Selimi dhe Ardita Reçi. • • Kuvendi ka rrëzuar amendamentin e paraqitur nga Partia Demokratike për njohjen e dokumenteve biometrike të vendit ku jetojnë emigrantët.

28 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

"Të njihet çdo dokument biometrik i vendit ku jetojnë emigrantët", Kuvendi rrëzon amendamentin e PD-së

PD-PS bashkojnë votat, miratohen ndryshimet në Kodin zgjedhor,
kuvendi

TIRANË- Kuvendi ka rrëzuar amendamentin e paraqitur nga Partia Demokratike për njohjen e dokumenteve biometrike të vendit ku jetojnë emigrantët. 

Më herët gjatë seancës së sotme, kreu i grupit të PS, Niko Peleshi foli për draftin për ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe tha se në draftin që ka kaluar sot për votimin nuk përfshihet votimi i emigrantëve shqiptarë me karta identiteti të huaja. 

“Nuk është pjesë e këtij drafti propozimi lidhur me karta të huaja. S’kemi asgjë kundër kësaj pjesë të diasporës, që është rreth 7-8%. Këtu u ngritën pretendime të drejta nga kolegët e grupit parlamentar, lidhur me verifikueshmërinë e kartave të identitetit të një shtetit tjetër, databaset e një shteti tjetër që ne nuk i kemi. Për të sqaruar edhe shqiptarët, nuk është pjesë e paketës së sotme. Është një çështje që i takon KQZ, u bëj thirrje ta shikojnë me kujdes që mos të cenohet integriteti i një procesi, për herë të parë në histori po bëhet e mundur vota e diasporës”, tha Peleshi.

Grupi parlamentar i Partisë Demokratik përmes amendamentit kërkonte që vetëm për zgjedhjet parlamentare të 2025 të votohet edhe me pasaportë apo kartë identiteti biometrik të skaduar jo vetëm brenda vendit por edhe jashtë tij.

 

1 MUAJ ME PARE

PD-PS bashkojnë votat, Kuvendi shkarkon kryetarin dhe anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH

PD-PS bashkojnë votat, miratohen ndryshimet në Kodin zgjedhor,
kuvendi

TIRANË- Opozita dhe mazhoranca kanë bashkuar votat në miratimin e shkarkimit nga detyra të kryetarit dhe të gjithë anëtarëve të Këshillit Drejtues të RTSH-së. Kuvendi shkarkoi me shumicë të thjeshtë votash të 11-të anëtarët e Këshilli.

Anëtarët që janë shkarkuar sot nga parlamenti janë Leka Bungo (95 pro, 5 abstenime, 3 kundër); Gëzim Podgorica (89 vota pro, 5 abstenime, 4 kundër); Genc Përmeti (91 vota pro, 0 abstenime, 4 kundër); Ilir Keko (89 vota pro, 3 abstenime, 11 kundër); Albert Minga (88 vota pro, 6 abstenime, 6 kundër); Dionis Papadhimitri (92 vota pro, 3 abstenime, 2 kundër); Ëngjëll Ndocaj (94 vota pro, 4 abstenime, 4 kundër); Edmond Tullumani (96 pro, 3 kundër, 1 abstenim); Mevlan Shanaj (64 pro, 12 abstenime, 15 kundër); Milena Selimi (93 vota pro, 3 abstenime, 4 kundër) dhe Ardita Reçi (92 vota pro, 3 abstenime, 3 kundër).

Shkarkimi i Këshillit Drejtues të RTSH-së erdhi pas debatit për procedurat që janë ndjekur në përzgjedhjen e kandidaturave për drejtor të Përgjithshëm të RTSH ku me shumicë votash u skualifikuan 3 nga 5 kandidatët me pretendimin se nuk plotësojnë kriteret për kualifikim. Ndërkohë pesë kandidatë të tjerë ishin skualifikuar më parë për mangësi në dosjet e aplikimit,duke lënë në garë vetëm Jetmir Shpuzën dhe Aurora Polon. Gjatë këtij procesi përzgjedhje që duhej të ishte me votë të fshehtë u zbulua se anëtari Mevlan Shanaj kishte votuar nga Vietnami. Të gjithë anëtarët e këtij këshilli më 3 shkurt 2025 u thirrën në një seancë dëgjimore në komisionin e medias ku iu kërkua të bëhej rivlerësimi i 10 kandidaturave për postin e drejtorit të përgjithshëm të RTSH-së. 

1 MUAJ ME PARE

PS-PD bëhen bashkë, Kuvendi miraton me 108 vota pro dhe asnjë kundër ndryshimet në Kodin Zgjedhor

PD-PS bashkojnë votat, miratohen ndryshimet në Kodin zgjedhor,
kuvendi

TIRANË- Kuvendi ka miratuar me 108 vota pro dhe asnjë kundër ndryshime në Kodin Zgjedhor. 

“107 vota pro elektronike, 1 votë pro me karton. 108 vota pro, 0 abstenim dhe 0 vota kundër. Hyn në fuqi ligji pas miratimit në Kuvend”, tha kryeparlamentarja Elisa Spiropali.

Në këto ndryshime përfshihet mbulimi i plotë i shpenzimeve postare për votën e diasporës, duke garantuar që emigrantët të mos paguajnë për kthimin e fletëve të votimit në Shqipëri.

Gjithashtu në ndryshime përfshihet edhe afrimi i afateve për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë në KQZ, në mënyrë që fleta e votimit të prodhohet më shpejt dhe të dërgohet në kohë jashtë vendit. Një tjetër ndryshim është që numërimi i votave të diasporës të bëhet nga KQZ me përfshirjen e komisionerëve politikë.

PD-PS bashkojnë votat, miratohen ndryshimet në Kodin zgjedhor,

1 MUAJ ME PARE

Hiqet nga rendi i ditës votimi për Avokatin e Popullit, PS: Nuk jemi kundër asnjë emri, por duam një konsultim!

PD-PS bashkojnë votat, miratohen ndryshimet në Kodin zgjedhor,
Spiropali

TIRANË- Në seancën e sotme është hequr nga rendi i ditës votimi për Avokatin e Popullit. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij kërkoi të bashkohen për të votuar Besim Ndregjonin si Avokat të Popullit. Ai u shpreh se nuk ka nevojë të përdoren votat sekrete, por dalin haptas të miratojnë një përfaqësues të një shtrese të martirizuar në respekt për vuajtjet, sakrificat e tyre.

"Në detyrimin e këtij parlamenti të votojë për avokat të popullit përfaqësuesin e asaj shtrese që përjetoi kalvarin më të egër barbaritë më të mëdha në të gjithë Europën. Shekuj dhe mijëvjeçar burgje dhe vite rinie të humbura. Mijëra e mijëra jetë të këputura në mes nga skuadrat e pushkatimit. Kampet e përqendrimit dhe gulagët e regjimit të shkuar janë një rast për këtë parlament për të emëruar pikërisht avokat të të drejtave të shqiptarëve, të drejtave themelore, një përfaqësues të shquar të tyre, një përfaqësues të shquar të një prej familjeve më të nderuara të Dibrës, dhe mendoj se nuk ka nevojë të përdoren votat sekrete, por të votoni Besim Ndregjonin edhe si një akt ndjese detyrimi, ndjese për atë që ka ndodhur, për dramën e tmerrshme që ka përjetuar shtresa e tyre.

Ndaj dhe, them mos përdorni fshehtësinë, por dilni haptas ta miratojmë me në fund një përfaqësues të një shtrese të martirizuar në respekt për vuajtjet, sakrificat e tyre. Pavarësisht se ne jemi në pozicione shumë të ndryshme nga njëri-tjetri, por në këtë rast, unë ftoj parlamentin të bashkojë votat për të kaluar si përfaqësues të avokatit të të drejtave të qytetarëve shqiptarë, Besim Ndregjonin I cili përfaqëson shpresën e madhe të tyë përndjekurve politikë," tha Berisha.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Niko Peleshi u shpreh se propozimet i takojnë opozitës dhe diskutohet për të arritur një emër konsesual. Ai ftoi opozitën të ndërtojnë procesin siç është traditë për të arritur me konsensus me një emër. Peleshi u shpreh se nuk janë kundër asnjë emri por duan të flasin për propozimet e opozitës.

"E njohim dhe të gjithë e dimë traditën e zgjedhjes së Avokatit të Popullit i takon Kuvendit të zgjedhë, por propozimet i takojnë opozitës dhe diskutohet për të arritur një emër konsesual. Duhet thënë që edhe në respekt të emrave.

Duhet ti japim seriozitet procesit, mos ta lemë në seancë, thuhet një emër. Nuk kemi një vendim politik, përsa kohë ka munguar ky proces, nëse s’do kemi një rezultat për një emër të caktuar, ftoj opozitën të ndërtojmë procesin siç është traditë për të arritur me konsensus me një emër. S’jemi kundër asnjë emri, të ndërtojmë procesin dhe flasim për propozimet tuaja," tha Peleshi

1 MUAJ ME PARE

"Kanë shpërdoruar taksat e shqiptarëve," Zhupa kërkon shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Drejtues të RTSH: Shkelje të rënda të ligjit, bënë rolin e budallait

PD-PS bashkojnë votat, miratohen ndryshimet në Kodin zgjedhor,
Zhupa

TIRANË- Kryetarja e Komisionit të Mediave, Ina Zhupa ka mbajtur fjalën e sja në seancën e sotme në Kuvend. Zhupa gjatë fjalës së saj lexoi edhe projektvendimin e Komisionit për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Drejtues të RTSH-së, pas gjetjeve të konstatuara në raport dhe abuzimeve të shumta në procedurën e përzgjedhjes së drejtorit.

Zhupa u shpreh se zgjedhja e anëtarëve apo drejtorëve të Këshillit të RTSH-së ishte me shkelje. Ajo shtoi se Alfred Peza u zgjodh me shkelje dhe tani këto shkelje janë konstatuar. Deputetja demokrate theksoi se Këshilli i RTSH ka kryer një sërë shkeljesh për zgjedhjen e drejtorit të ri, që nga përzgjedhja e kandidatëve deri te votimi, si ai online nga Vietnami dhe mbajtur shënim, por e deklaruar votë e fshehtë. 

“Pas 3 vitesh beteje u pa ajo që ne kemi thënë. Edhe mazhoranca u bind tani. Zgjedhja e anëtarëve apo drejtorëve të Këshillit të RTSH-së ishte me shkelje dhe ne e kemi thënë. U zgjodh Alfred Peza me shkelje dhe tani këto shkelje janë konstatuar. Komisioni ynë arriti në këtë përfundim. Këshilli i RTSH ka kryer një sërë shkeljesh për zgjedhjen e drejtorit të ri, që nga përzgjedhja e kandidatëve deri te votimi, si ai online nga Vietnami dhe mbajtur shënim, por e deklaruar votë e fshehtë. Po me këtë pseudovotim të fshehtë vendosën të mos fusin ata që plotësonin kriteret dhe të zbatonin atë që nuk thotë ligji”, tha deputetja.

Ajo renditi disa nga shkeljet më të rënda. Zhupa u shpreh se Këshilli nuk kërkoi për kandidatët zbatimin e ligjit për një dokument nga Autoriteti i Dosjeve nëse kandidatët ishin spiunë apo informatorë të Sigurimit të Shtetit. Ajo shtoi se Këshilli ka shpallur vonesë të pajustifikuar, duke e mbajtur postin vakant prej kohësh. Sipas saj shumica e anëtarëve ishin mpleksur me konflikte interesi në lidhje me detyrën aty.

"Disa kishin punësuar familjarët aty, të tjerë merrnin projekte, teksa ishin anëtar te RTSH., Disa merrnin shpërblime për veten, thua se ishin në tokën e babait dhe jo në Këshill të RTSH. Aty janë abuzuar dhe shpenzuar 23 milionë euro në vit, me qoka, shkarkime, emërime, hiq e vër, me kosto dyfish të mëdha, me gjyqe që fitohen dhe paguhen me paratë e buxhetit të shtetit. Me drejtorë që abuzojnë që janë akuzuar. Mbante vetëm vetëveten dhe nuk i shërbente interesit publik”, u shpreh Zhupa.

Ajo shtoi se në emër të Komisionit dhe kolegëve të saj kërkojnë shkarkimin e anëtarëve të Këshillit të RTSH-së.

“Bëmë dëgjesën atje në Komision dhe na thanë se nuk e dinin ligjin. Na bënin atje rolin e budallait, por në fakt janë njëlloj fajtorë edhe sikur e dinin, edhe nëse nuk e dinin. Ata kanë shpërdoruar taksat e shqiptarëve, ndaj në emër të Komisionit dhe kolegëve, kërkojmë shkarkimin e anëtarëve të Këshillit të RTSH-së”, përfundoi Zhupa.

1 MUAJ ME PARE

"Bëni legalizime ju, por i bëni selektive", Korreshi: Çfarë rilindët ju, varfërinë? Keni 12 vjet që i tregoni Noc Rrokun shqiptarëve, atë i keni dhënë

PD-PS bashkojnë votat, miratohen ndryshimet në Kodin zgjedhor,
Korreshi

TIRANË- Deputeti demokrat, Saimir Korreshi ka mbajtur fjalën e tij në Kuvend. Korreshi foli në lidhje me problematikat në vend ndër të cilat legalizimet e pronave. Korreshi u shpreh se ai vetë nuk e ka marrë dot pronën ku ka lindur. Ai shtoi se qeveria bën legalizime po ato janë selektive dhe i bëjnë për vota. Korreshi mori shembull Himarën ndërsa shtoi se ata për të marrë vota bënë legalizime.

“Flasim për pronat në Shqipëri, ku asnjë nuk e ka marrë pronën në kaq vite. Nuk marrë dot unë pronën ku kam lindur, jo pronën e gjyshit. Bëni legalizime ju, po, por i bëni selektive. I bëni për votat. E bëtë si në Himarë, u bë për të marrë votat”, tha Korreshi.

Ai më tej foli edhe në lidhje me bujqësinë të cilën e cilësoi se është përtokë. Korreshi tha se  produktet e fermerëve kanë rënë dhe ata preferojnë më mirë ti hedhin sesa ti shesin më çmim të ulët. 

“Bujqësia përtokë, fermeri përtokë, produktet e fermerëve hodhën se çmimet kanë rënë, si lulelakra nga 2 mijë lekë ka shkuar në 200 lekë dhe bujqit i hedhin. Varfëria është rritur. Çfarë rilindët ju? Rilindët varfërinë? Bujqësinë? Në lokale hyn dhe gjen 3 burra, gjen vetëm pleq, mosha e tretë, fshatrat janë boshatisur”, shtoi deputeti.


Korreshi foli edhe për çështjen e votës së emigrantëve, duke e lidhur me braktisjen e vendit, ai kujtoi se po bëhet gjithçka nga qeveria vetëm për t’i marrë këto vota me presione.

“Do kërkoni votën e Diasporës, të kujt? Të atyre që larguat nga vendi? Ju jeni deputetë, të hiqni edhe nga puna. Keni 12 vjet që i tregoni Noc Rrokun shqiptarëve. Atë i keni dhënë!”, përfundoi Korreshi.

1 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Balla ndërpret fjalën e Berishës, Noka e paralajmëron: Pusho, mos të vij aty! Do të të zvarris

PD-PS bashkojnë votat, miratohen ndryshimet në Kodin zgjedhor,
Noka

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha mbajti fjalën e tij në Kuvend edhe pasi kryeparlamentarja, Elisa Spiropali ndërpreu seancën pasi ai nuk pranoi të largohej nga foltorja. Berisha foli në foltore ndërsa ishte live në rrjetet e tij sociale. Gjatë fjalës së Berishës dëgjohet edhe deputeti Flamur Noka i cili debaton me ministrin e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla.

Balla disa herë ndërhynë teksa flet Berisha dhe Noka reagon duke i thënë të pushojë. Noka gjithashtu dëgjohet duke i thënë se po shkoi tek ai do ta zvarrisë.

“Rri Taulant, Tao pusho, mos të vij aty. Pusho të them, mos fol. Mbylle se të erdha aty, të vij të zvarris aty,” tha Noka.


Seanca e javës së kaluar u shty për këtë të hënë përshkak të dhunës së regjistruar ndërsa Noka dy herë tentoi të godasë më shishe Ballën. Noka gjithashtu u përplas me gardën e cila tentoi ta ndalonte në përkeqësimin e debatit.

1 MUAJ ME PARE

Kryeministri e krahasoi me “bufin e kënetës”/ "Është lëshuar në gjuhë shtazësh," Berisha ndan mesazhin e qytetarit: Rama po bën me socialistët si shpendi "sqep këpucë"

PD-PS bashkojnë votat, miratohen ndryshimet në Kodin zgjedhor,
Berisha

TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë seancës në Kuvend reagoi për krahasimet të cilët bën kryeministri Edi Rama të tij duke e quajtur si një buf të kënetës. Berisha u shpreh se Rama ka nisur të përdorë një gjuhë të papërshtatshme të cilin e ai e quajti si gjuhë të kafshëve dhe shpendëve.

Berisha foli edhe në lidhje me një mesazh nga një qytetar, i cili i dërgoi një fotografi dhe i sugjeroi që të fliste për një shpend të quajtur “sqep këpucë”, si një mënyrë për t’u shpjeguar socialistëve se çfarë po ndodhte në qeverisjen e Ramës.

“Ju e keni parë që Edi Rama është lëshuar në gjuhë shtazësh, shpendësh, kafshësh, unë gojën time nuk e çoj aty. Me tha një qytetar, më dërgoi një mesazh dixhital dhe një fotografi, me thotë: “Doktor thuju socialistëve të lexojmë pak për një shpend sqep këpucë, se atëherë do kuptojnë se çfarë po bën Edi Rama me ta”. Unë nuk e di se çfarë është ky shpend, hyni e Google shikojeni për çfarë është”, tha Berisha.

Çfarë është shpendi “sqep këpucë”?


“Sqep këpuca” është një shpend që fillimisht u klasifikua si lejlek, por më vonë u identifikua si pelikan. Ky shpend ka tërhequr vëmendjen e shkencëtarëve për ngjashmërinë e tij të theksuar me dinosaurët e prehistorisë. Ai ka një lidhje të dukshme me mbetje fosile të zbuluara në vende të ndryshme të globit.

Gjithashtu ky shpend çdo gjë të gjallë ose të ngordhur. Duhet theksuar se ky shpend në rast se nuk ka ushqim ha edhe zogjtë e vetë. Shoëbill ose sqep këpuca, është shpend vetmitar që mbijeton me kërma dhe kur nuk ka bollëk ushqimi, ha edhe zogjtë e tij. Ky shpennd gjithashtu trembet nga grabitçarët e tjerë dhe në rast rreziku largohet për të shpëtuar. Pasi ndihet i sigurt rishfaqet.

1 MUAJ ME PARE

"U kthye në gjenerator të fuqishëm të korrupsionit", Berisha: Hetimi mbi veprimtarinë e USAID-it dëshmoi që në krye të listës së shpërdorimeve qëndron qeveria e Edi Ramës

PD-PS bashkojnë votat, miratohen ndryshimet në Kodin zgjedhor,
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvend u shpreh se të dhënat paraprake nga hetimi mbi veprimtarinë e USAID-it dëshmoi që në krye të listës së shpërdorimeve të kësaj agjencie qëndron Shqipëria dhe qeveria e Edi Ramës. Berisha u shpreh se 
USAID nga një agjenci që kishte për mision ndihmën e vendeve vitet e fundit u shndërrua në një gjenerator të fuqishëm të korrupsionit. 

Ai theksoi se USAID u shndërrua në një gjenerator të abuzimit masiv me paratë e taksapaguesve shqiptarë, të përdorimit të këtyre parave për pasurimin e elitës së korruptuar të ekstremit të majtë në pushte, për korruptimin e mediave dhe kapjen e sistemit të drejtësisë, shndërrimit e këtij sistemi në një armë në duart e Edi Ramës. 

"Ku është Shqipëria, dhe ku është parlamenti. Të dashur qytetarë dhe qytetare, të dhënat paraprake nga hetimi mbi veprimtarinë e USAID-it dëshmoi që në krye të listës së shpërdorimeve të kësaj agjencie qëndron Shqipëria, qëndron qeveria e Edi Ramës, ish-bashkëshortja e dikurshme dhe bashkëshortja aktuale e tij.


USAID nga një agjenci që kishte për mision ndihmën e vendeve që dolën nga diktaturat dhe konsolidimet e demokracisë, në vitet e fundit u shndërrua në një gjenerator të fuqishëm të korrupsionit, të abuzimit masiv me paratë e taksapaguesve shqiptarë, të përdorimit të këtyre parave për pasurimin e elitës së korruptuar të ekstremit të majtë në pushte, për korruptimin e mediave dhe kapjen e sistemit të drejtësisë, shndërrimit e këtij sistemi në një armë në duart e Edi Ramës. Në të gjitha këto analiza që bëhen, tre emra janë kryesorë, edhe brenda edhe jashtë. Edi Rama, Delina Fico, Linda Rama. Mos mendoni ju se këto do kapërdihen lehtë. Këto nukkapërdihen, e keni gabim shumë," tha Berisha.

Më tej kreu i PD tha se Delina Fico, partnerja aktuale e nënkryetarit të Kuvendit Bledi Çuçit dhe ish-bashkëshortja e Edi Ramës ka luajtur me miliona e dhjetëra miliona me paratë e taksapaguesve në SHBA. Berisha tha paratë e qeverisë amerikane janë përdorur në mënyrën më kriminale. 

"Një qendrim mosmirënjohës dhe i përciptë ju akuzon rëndë ju. Kemi detyrim ligjor dhe moral t’u dalim zot në akt mirënjohjeje, por edhe në akt detyrimi ligjor, parave të taksapaguesve të SHBA-ve.A shërbyen këto programe të USAID-it për luftën kundër korrupsionit në Shqipëri gjatë viteve të fundit? E kundërta është e vërtetë. Ato shërbyen sa u takuan me Edi Ramën dhe grupin rreth tij për mbjelljen e korrupsionit, mbjelljen e korrupsionit.

Delina Fico, partnerja aktuale e z.Çuçi dhe ish-bashkëshortja e Edi Ramës nuk ka luajt me mijëra apo dhjetëra e mijëra, me paratë e taksapaguesve në SHBA, por me miliona e dhjetëra miliona.
A e kuptoni ju këtë apo? A e kuptoni çfarë vjedhje të tmerrshme janë bërë nga Edi Rama dhe enturazhi i parave? Unë e kuptoj se ai do thojë që u bë marrëveshja. Marrëveshja me ish-bashkëshorten. Marrëveshja me partneren e ministrit, ju zhyti ju në zift. Ata në radhë të parë, por edhe ju që heshtni para kësaj. Marrëveshja për të kontraktuar Linda Ramën për raportet për Edi Ramën. Unë e di që aty, në rastin konkret kontratën mund të mos e këtë USAID-i, por problemi është se SHBA-të kanë qenë financues kryesor i OKB-së, dhe ajo është bërë me paratë e OKB-së.


Prapë, janë paratë e qeverisë amerikane që janë përdorur në mënyrën më kriminale. A ndodh në botë që gruaja të paguhet për të shkruar raporte për burrin? A ndodh në botë që paratë që jepen me destinacion kosolidime demokracish të përdoren për të shkatërruar opozitën e një vendi? Unë e kuptoj, se këtu ti flet, lexon ato që të sjellin. Po bën gabim shumë. Thuaju socialistëve këto, nuk kapërcehen. Jo, jo. Jo, absolutisht," shtoi ai.

1 MUAJ ME PARE

Seanca plenare e ndërprerë për 5 minuta/ Berisha vijon fjalën nga foltorja në rrjetet e tij sociale: Pse Rama nuk i hapi telefonin Erion Veliajt kur i shkuan me hekura në zyrë?

PD-PS bashkojnë votat, miratohen ndryshimet në Kodin zgjedhor,
sali berisha

TIRANË- Kryetarja e Parlamentit Elisa Spiropali ka ndërprerë seancën plenare për 5 minuta. Kreu i PD-së, Sali Berisha i cili po mbante fjalën në foltore kur u ndërpre seanca e ka vijuar fjalimin live në rrjetet e tij sociale. 

Duke iu drejtuar socialistëve, Berisha iu bëri thirrje që të lajmërojnë kryeministrin Edi Rama të paraqitet në Kuvend që mos ta paguajnë ato çmimin e tij. Ai gjatë fjalës  tha se njeriu u i parë që kryebashkiaku Erion Veliaj ka telefonuar pasi agjentët e BKH i shkuan në zyrë, ishte Rama. Berisha tha se kryeministri nuk ia hapi telefonin, ndërsa shtoi se arsyeja ishte se vetë ai ja kishte dërguar agjentët në zyrë. 

Ai ju drejtua dhe ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja duke i thënë shumë shpejt do të përballet me ligjin. Më tej ai pyeti Manjën se si mbesa e tij arriti të marrë landfillin e Bushatit. 

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Në datën 13.04.2020 target informoi pin 1FA806 se Tao ka thënë se do pastrojë plotësisht komisariatin dhe do të dëbojë të gjithë të lidhurit me Boerët. Boerët se çjanë, një popullatë. Problemi është se nga komisariati do largoheshin të gjithë ata që ndiqnin krimin dhe zbatonin ligjin. Pra, ju mbetet ju socialistë? Asgjë.

Ju jeni një çetë, jeni një grup. Unë jam dakord, mund të thuash se të gjithë këta deputetë janë të implikuar. Jeni, jeni. Sa projekte keni marrë si minstër, më thoni pak njëherë? Nga USAID dhe nga Soros? Flasin njëri me tjetrin, bëjnë sikur nuk dëgjojnë. Thirreni Edi Ramën, mos paguani ju çmimin e tij, mos ngrini gjoksin. Mos u bëni parzmore, as për Lindën, as për Delinën. As për Ramën, as për Çucin, as për Gonxhen që i rrjep qytetarët shqiptarë për të pasuruar djalin e vet dhe veten e tij. Ja, ky këtu. Kurse Lubia është zhdukur, pasi e përcolli Erion Velinë atje ku e nisën, nuk del më.

Do bëj një pyetje. Edi Rama që ju ndërseu në grusht antikushtetues për të rrethuar gjykatën, pse nuk ia hapin telefonin Erion Veliajt? Thirreni këtu sekretarin e Përgjithshëm të Bashkisë që ishte i pranishëm kur i shkoi BKH me fletë arresti. Njeriu i parë që telefonoi Erion Veliaj ishte Edi Rama. Por një telefon që nuk ra kurrë. Dhe thonë që 4 ditë më parë ia fshiu dhe statusin Maznikut, se Mazniku u detyrua t’i dalë zot Erionit, dhe statusi u zhduk.

Pra, na thoni pak. Ai që mbeti dy ditë nëpër studio, ai që shkallmoi para shqiptarëve, pse nuk i hapi telefonin Erion Velisë kur i shkuan me hekura në zyrë? Sepse ia kishte dërguar vet. Ia kishte dërguar vetë, dhe nuk ia hapte telefonin. Nuk i binte ndërmend telefoni se i kishte urdhëruar vet. Ja pra. Ku është ky Xhafa? Ku e keni Xhafën? Sepse po përpunon doktrinën e shkatërrimit të Spakut tani, të reformës. Reformë që bëtë ju.

Absolutisht, jeni të pashpresë. Uluzi, bashkë me Altin Dumanin dhe Ymer Lalën, se të tre do të keni të njëjtin fat. Po, të re. Se jeni bërë një treshe ju, e cila duhet të merrni përgjigje ligjore sa më të shpejt. Si e mori mbesa jote landfillin e Bushatit? Na thuaj pak Ermonela? Ermonela, si mund ta merrte mbesa e tij, mbesa e këtij Uluziut landfillin e ndërtuar me 7 mln euro nga qeveria e mëparshme, e ndërtuar me ndihmën e ekspertizës së Bankës Botërore. Këta aleatë të çmendur pas plehrave, morën djegësin e Tiranës, tani u janë ëprveshur landfilleve në garë se si të zhvasin më shumë.

Nuk kthehet ajo, se ka hall se i publikoj dokumentet e blerjeve online. Nuk i nxjerr sot, ua them unë. Jo, nuk është qëllimi im sot ai. Nuk do më udhëhiqni kurrë ju! Sot, janë apratë e taksapaguesve amerikanë çështje themelore. Le të vijë Edi Rama të japë llogari para shqiptarëve dhe botës për paratë që kanë grabitur nga taksapaguesit amerikanë. Po, po. Dhe jo tani, prej vitesh e vitesh. Kjo është e vërteta, janë të faktuara. Kërkoni ju të shpëtoni, nuk shpëtoni dot. Tao, pasi arrestoi kundërshtarët e bandës me prokurorët dhe gjykatësit e tij banditë. Janë të pafundmet të tuat, gjer sa të shkosh atje, nuk ka gjë që të shpëton ty, ta dish mirë. Ta kesh të qartë se, Edi Rama siç ia këputi atij tjetrit, ty të ka më të lehtë.

1 MUAJ ME PARE

"Rama të vijë në parlament", Berisha: Të miratohet me urgjencë një rezolutë në të cilën të dënohen aktet armiqësore ndaj shqiptarëve dhe demokracisë

PD-PS bashkojnë votat, miratohen ndryshimet në Kodin zgjedhor,
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalën e tij në Kuvend ka kërkuar që kryeministri Edi Rama të jetë i pranishëm në seancë plenare. 

Më tej, Berisha propozoi që Kuvendi të miratojë një rezolutë në të cilën të dënohen aktet armiqësore ndaj shqiptarëve dhe demokracisë. Gjatë fjalës së tij, kryetari i PD-së kujtoi edhe një deklaratë të zëvendëspresidentit amerikan Vance ku iu drejtohej europianëve dhe shprehej se armiku më i rrezikshëm është ai që keni brenda. 

"Të dashur qytetarë dhe qytetare, ky parlament bën sikur nuk ekziston. Dy ditë më zv.Presidenti i SHBA-ve në mënyrë eksplicite u tha europianëve, shqiptarëve dhe botës se, armiku më i rrezikshëm është ai që keni brenda, sepse është ai armik që arreston kreun e opozitës. Dhe kreun e opozitës në Europë e ka arrestuar vetëm Edi Rama. Lukashenko jo, e ka jashtë vendit, nuk e ka në burg. Iu tha se, armiku juaj i brendshëm është ai që ju mbyll mediat sociale, dhe rrjetin social Tik Tok ka vendosur ta mbyllë Edi Rama, sepse nuk duron dot kritikat, talljet, përqeshjet e të rinjve, e qytetarëve.

Në fjalën e tij historike, ju them unë ju, fjala më e rëndësishme që është mbajtur në këtë kontinent, pas asaj që ka mbajtur në portën e Brandenburgut, Ronald Reagan. Ju tha, arrestoni gazetarët. Dy gazetarë i arrestoi para dy muajsh Edi Rama.
Tani, kam propozimin tim: Edi Rama të vijë urgjent në parlament dhe urgjent të miratohet këtu një rezolutë në të cilën të dënohen këto akte armiqësore ndaj shqiptarëve dhe demokracisë.

Zv.Presidenti JD Vance deklaroi se ky është rreziku më i madh i qytetarëve, ky është rreziku më i madh i qytetarëve të Shqipërisë. Po ky, është rrezik për të gjithë ata që aspirojnë dhe ëndërrojnë të jenë të lirë, dhe jo ata të cilët pasurohen në mënyrë të tmerrshme due vjedhur qytetarët shqiptarë. Ndaj ju, duhet të ishit vetë ju, që të kërkonit një debat me urgjencë. Ky është vetëm njëri kapitull, natyrisht më dramatiku. Se ky ka të bëjë me sistemin, çfarë sistemi jemi. Jemi në sistem demokrat, apo jemi në sistem tiranie. Dakord. Ky është propozimi, hidheni në votë dhe pastaj vazhdojmë.", tha Berisha. 

1 MUAJ ME PARE

Hetimet për vilën në Qerret/ Koçi nga Kuvendi: Hetohet banesa e Arben Xoxës, por harrohen pasuritë e Berishës në Holandë e Belgjikë

PD-PS bashkojnë votat, miratohen ndryshimet në Kodin zgjedhor,
Petro Koçi

TIRANË - Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, ka folur nga fotorja e Kuvendit për arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt, dhe hetimet e SPAK për familjarët e tij.

Koçi u shpreh se nuk është normale që po kryhen hetime ndaj banesës së babait të Ajola Xoxës, duke e krahasuar këtë situatë me faktin se nuk po hetohen pasuritë e familjes Berisha në Holandë, Bruksel dhe Belgjikë. Duke u ndalur tek akuzat e Sali Berishës se kryeministri Edi Rama bashkëpunon me Xhorxh Soros, Koçi theksoi se ishte vetë Berisha ai që e solli Soros-in në Shqipëri.

Sa i takon revoltës së opozitës në Kuvend dhe përplasjet me punonjësit e Gardës, Koçi thotë se kjo është e pafalshme. Ai shton se këto janë veprime penale që duhet të ndëshkohen

“Mua s’më duket normale që banesa e Arben Xoxës, ish-pedagog, të hetohet. Kjo duket si një pushkatim pas vdekjes, ndërsa janë harruar apartamentet e familjes që drejton opozitën në Holandë, Bruksel e Belgjikë. Këtë duhet ta bëjë drejtësia pa iu trembur syri nga askush. Kam qenë dhe jam një nga deputetët që ka mbështetur SPAK dhe institucionet e drejtësisë, të cilat e kanë thyer mitin e pandëshkueshmërisë. E pafalshme që në Kuvend deputetët kanë goditur oficerët dhe punonjësit e gardës, pa u marrë asnjë masë. Këto janë veprime penale që duhet të ndëshkohen. Ne e mbështesim SPAK dhe GJKKO, duke e paguar me lëkurën tonë, por duhet që integriteti moral i atyre institucioneve të mos vihet në dyshim,” tha ai.

1 MUAJ ME PARE

"Pse jeni bërë si pula të lagura!" Balla-opozitës: Nuk ju dëgjova ta citonit raportin e DASH për pastrimin e parave

PD-PS bashkojnë votat, miratohen ndryshimet në Kodin zgjedhor,
Taulant Balla

TIRANA- Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, iu drejtua deputetëve opozitarë duke u thënë se përse nuk e përmendin raportin e DASH për pastrimin e parave. Sipas tij, DASH thotë se kreu i PD-së, Sali Berisha është akuzuar për korrupsion pasi dhëndri i tij përfitoi 5 milionë dollarë. Ai shton se duhet të jetë një standard politik se kallëzimeve u duhet t'u vënë emër. 

"Pse jeni bërë si pula të lagura, si ka mundësi që nuk e përmendni raportimin për pastrimin e parave. Nuk ju dëgjova ta citonit raportin që flet qartazi për dhëndrin e një ish-kryeministri si shembullin e pastrimit të parave që ka fituar 5 milionë euro dhe pastaj të vini këtu e të bëni nga këto skenat si një deputet që kishte marrë në shtëpi fustanin e gruas.

Më ka akuzuar i pari juaj se ka bërë një kallëzim të rremë dhe se e ka marrë DASH dhe e ka sjellë si shembull, dhe po DASH thotë se Sali Berisha akuzuar për korrupsion pasi dhëndri i tij përfitoi 5 milionë dollarë. Unë kam marrë përsipër baltën që më hidhet prej atij kallëzimi.

Ky duhet të jetë një standard politik se kallëzimeve u duhet t'u vëmë emër. Ju e thoni vetë ajo që ndodhi sot, kur kandidati për kryeministër i asaj që rahmet pastë ka mbetur nga PD del dhe thotë se e di që s'do fitojë kurrë, se do shkrijë SPAK faleminderit shumë, shyqyr që ju kemi", deklaroi Balla.

1 MUAJ ME PARE

Vota e diasporës/ Bylykbashi: Parlamenti duhet të heq barrierat për ata që duan të regjistrohen dhe të votojnë

PD-PS bashkojnë votat, miratohen ndryshimet në Kodin zgjedhor,
Oerd Bylykbashi

TIRANA- Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi, teksa foli për votën e emigrantëve tha nga Kuvendi se KQZ duhet që të ndihmojë emigrantët që u është refuzuar kërkesa për tu regjistruar. Bylykbashi i kërkoj mazhorancës që të votojë ndryshimet në kodin zgjedhor për votën e diasporës. Ai shtoi se parlamenti duhet të heq barrierat për ata që duan të regjistrohen dhe të votojnë më 11 maj.

"KQZ të merret ne uljen e numrit të personave që u është refuzuar kërkesa për tu regjistruar si votues nga jashtë. U është refuzuar kërkesa, janë 19 për qind e zgjedhëvse që kanë bërë kërkesë dhe u është refuzuar. KQZ duhet patjetër që të merret në mënyrë të fokusuar duke i kontaktuar që të bëjnë të mundur regjistrimin e tyre.

KQZ duhet të merret me secilin prej tyre, ata duhet që ti ndihmojnë sepse ata e kanë dokumentacion, KQZ nuk duhet të fshihet pas procedurave të ftohta por duhet që ti ndihmojnë. Është teknikisht e mundur. Hapini rrugën që KQZ të bëjë ndryshimet dhe ata të regjistrohen, parlamenti duhet të heq barrierat për ata që duan të regjistrohen dhe të votojnë më 11 maj", tha Bylykbashi.

1 MUAJ ME PARE

VIDEO/ "Lakuriq kemi ardhur, ashtu do ikim!" Sula nxjerr fustanin në foltoren e Kuvendit: Ja ku shkuan paratë e taksapaguesve, Ajola e kishte për turp të vishej lirë

PD-PS bashkojnë votat, miratohen ndryshimet në Kodin zgjedhor,
Dashnor Sula

TIRANA- Deputeti demokrat Dashnor Sula ka folur sot në foltoren e Kuvendit për çështjen e arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj. Sula, teksa fliste, nxorri një fustan në foltore duke thënë se te veshjet kanë shkuar paratë e taksapaguesve. Sula tha se Ajola Xoxa e kishte për turp të vishej lirë dhe se gratë e socialistëve me pozita të larta e duan fustanin 2000-3000 euro dhe shumë e shumë çmime të tjera të larta.

"Ja ku kanë shkuar paratë e shqiptarëve. Bëjnë shpenzime që e kanë nga aktivitete e tyre, por nga aktiviteti publik i bashkëshortëve. Unë e di që shumë zonja nga mazhoranca mund ta veshin një fustan të tillë që kushton 45 mijë lekë të vjetra dhe s’e kanë për turp. Por, ka zonjë që konkurrojnë me koleget që të kenë vlera sa më të larta. Këto gratë e këtyre, e duan 2000-3000 euro dhe shumë e shumë çmime të tjera të larta.

SPAK-ut i kërkoj që të mos merret vetëm me fustanet e bashkëshortes së Veliajt, por edhe me 5D e shumë të tjera. S’kishim dëgjuar kurrë që taksat e qytetarëve të Tiranës, t’i përdor kryebashkiaku me bandën kriminale. Nuk ngopeni o njerëz, po ndaloni mo, lakuriq kemi ardhur, ashtu do ikim", tha Sula.

1 MUAJ ME PARE

"Keni frikë se emigrantët nuk ju votojnë"/ Zhupa thirrje mazhorancës të votojnë ndryshimet e kodit zgjedhor: Ata shqiptarë me dinjitet duhet të votojnë!

PD-PS bashkojnë votat, miratohen ndryshimet në Kodin zgjedhor,
Ina Zhupa

TIRANË - Deputetja demokrate, Ina Zhupa, gjatë fjalës së saj në Kuvend u bëri thirrje socialistëve që të votojnë ndryshimet e kodit zgjedhor për votën e diasporës.

Zhupa u shpreh se shqiptarët janë larguar nga vendi pasi këtu nuk kishin dinjitet. Ajo shton se deputetët duhet të votojnë ndryshimet që emigrantët të kenë mundësi të votojnë me pasaportat e tyre të rregullta biometrike të shteteve ku jetojnë dhe punojnë. Sipas Zhupës arsyeja përse mazhoranca nuk i voton ndryshimet është sepse ka frikë se diaspora nuk do ti votojë. 

Ina Zhupa: Ta harroni ju se i bëni presion emigranteve që kanë ikur për dinjitet mbi të gjitha. Ikën sepse këtu nuk kishin dinjitetin. Me ca funksionon ligji dhe me ca funksionon Maliqi. Ata shqiptarë me dinjitet, ju sot nëse keni kurajo duhet të votoni që të votojnë me pasaportat e tyre të rregullta biometrike të shteteve kujtojnë dhe punojnë.

Nëse nuk keni frikë nga vota e diasporës tregoni sot me vota dhe që ata të shprehen me dokumentin e tyre. Votoni sot nëse nuk keni frikë, nëse mendoni se diaspora do ju japë votë siç parashtruat. Ju jen të bindur që asnjë votë nuk do ju japin.

1 MUAJ ME PARE

"Veliaj duhet të hetohej i lirë, Tirana nuk mund të lihej pa kryetar!" Gjylameti-opozitës: Merrni kompani marketingu, në fund të ditës vlerësohet puna

PD-PS bashkojnë votat, miratohen ndryshimet në Kodin zgjedhor,
Blerina Gjylameti

TIRANA- Deputetja socialiste, Blerina Gjylameti tha sot në seancë plenare se opozita sheh ëndrra sikur do fitojë në zgjedhje, ndërsa nga ana tjetër vetëm lincojnë dhe shajnë kolegët e mazhorancës në parlament. Gjylameti tha se kryebashkiaku Veliaj duhet të qëndronte ende në detyrë dhe të hetohej në gjendje të lirë.

Sipas saj, opozita është me dy standarde me SPAK, teksa edhe sot mbështetësit e PD-së ishin para SPAK kreh Berishës. Gjylameti shtoi se opozita merr kompani marketingu, por në fund të ditës, sipas saj, vlerësohet puna.

"Flasin për ëndrra. Ëndrra janë thoni, edhe dalin. Me linçimi dhe gjyq publik mendoni se do ju dalin. Më 11 maj, ëndrra do ju dali makth. Nuk ju voton se bëni gjyq publik. Nuk jeni alternativë. Jeni fije fije. Merreni me njëri tjetrin. nuk jemi ata që në darkë akuzojmë SPAK, në mëngjes e mbrojmë. Kemi mbajtur të njëjtën qëndrim nga dita A. në një shtet demokratik çdo njeri i prezumohet pafajësia deri në momentin që vërtetohet e kundërta. Erion mik shumë i mirë i imi dhe them me gojë plot nuk është mirë të ndërpritet kontrata e një kryetari bashkie, në detyrë.

Duhet të zbatohen standarde për Erionin dhe çdo kënd. Është i votuar dhe ka standarde drejtësie që duhet të zbatohen. Duke na cenuar do tërhiqemi. Merreni me çdo njërin prej nesh, nuk i hiqet fjala dhe nuk bëheni alternativë. Sa më shumë cenonin të drejtën e fjalës aq më shumë nuk ju dëgjojnë njerëzit. Çfarë bëtë sot? çfarë bëtë sot? Ishit atje me urdhër partie. Jeni pro apo kundra? Jeni ata që akuzoni apo ata që mbroni? Ndani mendjen.

Më 11 maj çdo thoni. Këto argumente, po përgatisni edhe një herë alibinë e humbjes. Alibia e radhës. Kur të shikoni që diaspora nuk do ju votojë? Jeni tërësisht paradoksal, jeni kontradiktorë. Do bëhen disa ndryshime në kod, për ti dhënë mundësinë që fleta të shkojë dhe të kthehet.

Keni bërë autogolin tuaj. Në fund, në fund njerëzit vlerësojnë punën. Vlerësojnë si ka ndryshuar Tirana, për kopshtet, qendrat, për rikthimin e Tiranës në qendër të Europës për turizmin. Shqipëria  voton për PS, ka parë sesi këto reforma janë përkthyer në mirëqenie për shqiptarët. Në fund nuk votojnë për fjalën, por për atë program që kemi të gjithë së bashku. Fjalë keni, merrni kompani marketingu. Qytetarët shohin atë kë kanë përballë. Në fund të ditës vlerësohet puna, reformat, vlerësohet koherenca", tha Gjylameti.

1 MUAJ ME PARE

"Arrestimi i tij i padenjë"/ Gjonaj nga Kuvendi: Veliaj u arrestua 3 muaj para zgjedhjeve! Kjo është e padrejtë!

PD-PS bashkojnë votat, miratohen ndryshimet në Kodin zgjedhor,
Etilda Gjonaj

TIRANË - Deputetja e Partisë Socialiste, Etilda Gjonaj gjatë fjalës së saj në Kuvend, u ndal te arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Gjonaj e ka quajtur arrestimin e tij si të padrejtë pasi urdhër-arresti u ekzekutua tre muaj para zgjedhjeve parlamentare.

Gjonaj tha se Veliaj ka bërë ndryshimin rrënjësor të Tiranës dhe sipas saj të gjithë janë dëshmitarë të kësaj. Gjonaj shtoi më tej se masa e sigurisë arrest me burg, s’mund të jetë në disproporcionalitet me atë që është në të mirën publike dhe që prish sipas saj balancat e kryeqytetit normal.

“Ndjej keqardhjen e madhe që Erion Veliaj dhe familja e tij, gjenden në këtë situatë sot. Nga një anë mes një përbaltjeje dhe njollosje të dinjitetit të figurës së tij dhe të familjes së tij në mënyrë të padrejtë dhe të padenjë. Dhe nga ana tjetër me një betejë që duhet të bëjë me drejtësinë për të vërtetën e tij. Si deputete e Tiranës, ashtu si edhe shumë kolegë të mitë, mendoj se burgosja e kryetarit të Bashkisë së kryeqytetit dhe lënia e qytetarëve të Tiranës pa kryetarin e tyre të zgjedhur me votën e qytetarëve, 3 muaj para zgjedhjeve, kur është ende person nën hetim është e padrejtë. Masa e sigurisë arrest me burg, s’mund të jetë në disproporcionalitet me atë që është në të mirën publike dhe që prish balancat e kryeqytetit normal. Të një kryeqyteti që duhet të ofrojë me mijëra shërbime ditore për qytetarët e tij. S’mund të jetë në disproporcionalitet me të mirën dhe interesin më të lartë të një fëmije, që ta vendosë në kushtet për të mos patur përkujdesjen e një prindi. Kam qenë gjithmonë edhe si njeri i fushës, për një politikë penale që nuk i shërben vetëm për represion dhe nuk më bëhet qejfi për askënd që arrestohet, por ka ardhur koha që të ndërtojmë të gjithë bashkë, një politikë penale që i shërben në radhë të parë një shoqërie të shëndetshme”, u shpreh Gjonaj.

1 MUAJ ME PARE

Drejtuesi i fushatës së Trump në PD/ Peleshi: Keni gjetur shpëtim në një kompani marketingu, ju jeni dorëzuar

PD-PS bashkojnë votat, miratohen ndryshimet në Kodin zgjedhor,
Niko Peleshi

TIRANË- Kreu i grupit Parlamentar të PS-së Niko Peleshi ka komentuar ardhjen e drejtuesit të fushatës elektorale të Trump, Chris LaCivita në drejtim të fushatës elektorale të PD-së. Gjatë fjalës në Kuvend, Peleshi ka ironizuar ardhjen e LaCivita, duke deklaruar se PD-ja ka gjetur shpëtim në një kompani marketingu. 

"E rëndësishme për ju, keni gjetur një shpëtim, një kompani marketingu. Për një kompani kaq të rëndësishme, si PD ta mbështes shpresën në një kompani marketingu që e bën të zezën të bardhë, duhet të jetë një dorëzim. Kjo foltore duhet të jetë për mendime, alternative. Nuk ka ndryshim që vjen nga qielli. Kur e merrni fjalën mos na fyeni inteligjencën shqiptarëve. Kemi gjetur një kompani marketingu që di të bëjë të zezën të bardhë," tha Peleshi.

1 MUAJ ME PARE

"Secili prej jush keni nga një Nesti Angoni!" Noka-socialistëve: Si mund të quhet normale që zonja e kryebashkiakut të ketë 860 mijë euro blerje vetëm online?

PD-PS bashkojnë votat, miratohen ndryshimet në Kodin zgjedhor,
Flamur Noka

TIRANA- Deputeti demokrat, Flamur Noka, foli sot në Kuvend lidhur me rastin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Noka ironizoi ministrat socialistë duke thënë se edhe atyre do iu vijë radha për t’u burgosur si Veliaj. Ai shtoi se ministrat socialistë shohin makthe tashmë nga frika se do ju vijë radha për burg. Sipas tij, është e paperceptueshme dhe e palogjikshme mënyra se si mazhoranca po mbron Erion Veliajn. Noka iu drejtua socilistëve duke i thënë po ashtu se secili prej tyre ka nga një "Nesti Angoni".

"Të mbrosh krimin, korrupsionin vetëm ju e bëni. Çdo njeri në këtë vend e ka të pamundur të kuptojë se pse ju mbroni luksin e shfrenuar, vjedhjet e jashtë çdo perceptimi të lali vjedhësit. Si mund të quhet normale që zonja e kryebashkiakut të ketë 860 mijë euro blerje vetëm online. 860 mijë euro të brendshme fustane bizhu, o Pandi a e kuopton? Ku ka gjë më të turpshme që kryeministri të shkojë në bashkinë e qytetit dy herë pasi kryetari u arrestua? Ku është parë kjo. Si mund të flisni ju për shtet ligjor për shtet të së drejtës?  Ju ka kapur makthi dhe harrojeni se keni shpëtim. Këta kanë Nesti Angoni gjithësecili.

Këta këtë siklet kanë të gjithë. Quani sukses, i qanka djali lali vjedhësit atje dhe për këtë ligji nuk duhet të veprojë. Po Jamarbër Malltezit që e kishte vajzën  e sëmurë nuk i qanin fëmijët? Po ju shtrëngohet laku prandaj bëni si të dhimbsur, a skuqeni kur u dilni njerëzve përpara? Ju ka pushtuar Satanai, ndaj të dashur kolegë zhytja në krim dhe korrupsion kurrë nuk jep rrugë të gjatë. Të zhyt shumë shpejt dhe pastaj në makth, makthi e dini se kush është apo jo? Chris LaCivita zbarkoi një sherif në Tiranë dhe ju nuk flini gjumë", tha Noka.

1 MUAJ ME PARE

"Ne fitojmë se kemi shumë njerëz që punojmë!" Klosi-Bardhit në Kuvend: Nuk punoni për votën, por për sherre

PD-PS bashkojnë votat, miratohen ndryshimet në Kodin zgjedhor,
Blendi Klosi

TIRANA- Deputeti socialist Blendi Klosi i është përgjigjur Kreut të Grupit të PD-së Gazment Bardhit, duke i thënë se propozimi i tyre që diaspora të votojë edhe me dokumente të huaja, nuk mund të miratohet. Sipas Klosit, vërtetësia e dokumentit nuk mund të verifikohet. Ai ironizoi opozitën, duke i thënë se këto 4 vite e vetmja gjë që kanë arritur është se nga një parti u bënë katër.

“Ti nuk i di hilet koleg, se nuk je pjesë e kupolës që vendos listat. Ti di çfarë thuhet dhe nuk e di çfarë mendohet. Unë nuk thashë dokument, por ajo që prodhohet me celular. Kërko në Google, i nderuar koleg, kjo foto që ta jep interneti, që mund të manipulohet në çdo moment. Kjo foto e ardhur nga Belgjike, nuk verifikohet dot.

Ne fitojmë se kemi shumë njerëz që punojmë, jemi të organizuar në çdo cep të Shqipërisë, në Greqisë, Italisë etj. Ne punojmë për votën, ndërsa ju për sherret. E vetmja gjë që keni bërë në këto 4 vjet, jeni zënë me njëri tjetrin. E vetmja gjë që mund të krenoheni është se nga një parti u bëtë 4”, tha Klosi.

1 MUAJ ME PARE

Tensione në Kuvend/ Spiropali nuk i jep fjalën Bardhit, Garda rrethon foltoren

PD-PS bashkojnë votat, miratohen ndryshimet në Kodin zgjedhor,

TIRANË- Tensionet janë rikthyer ditën e sotme sërish në sallën e Kuvendit. Shkak për tensionet është bërë mosdhënia e fjalës për procedurë nga kryeparlamentarja Elisa Spiropali të Gazment Bardhit. 

Për këtë arsye, deputetët e Opozitës janë ngritur në sallë dhe kanë shkuar te foltorja. Ndërkohë që kjo ka sjell dhe reagimin e gardës, e cila ka rrethuar foltoren.  

 

1 MUAJ ME PARE

"Ministri i Brendshëm gënjeu, policia nuk bëri detyrën para SPAK!" Tubimi për Veliajn, Bardhi: Grusht shteti ndaj pushtetit gjyqësor

PD-PS bashkojnë votat, miratohen ndryshimet në Kodin zgjedhor,
Gazment Bardhi

TIRANA- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka kërkuar sot në seancë plenare sqarime nga Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha lidhur me situatën e krijuar para SPAK dhe GJKKO gjatë seancës për masën e sigurisë ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj.

Bardhi tha se Hoxha dezinformoi publikun duke pretenduar se policia nuk kishte dijeni për tubimin e organizuar para institucioneve të drejtësisë. Ai e cilësoi sjelljen e policisë si një grusht shteti ekzekutiv ndaj pushtetit gjyqësor dhe akuzoi kryeministrin Edi Rama se po dërgon mesazhe kërcënuese ndaj drejtësisë. 

“Thërrisni në seancë ministrin e brendshëm që gënjeu publikun dhe Kuvendin në seancën e kaluar se nuk kishte pasur policia dijeni për prezencën e një turme të punonjësish para GJKKO dhe SPAK. Në mënyrë të pa precedentë policia jo vetëm nuk kishte bërë detyrën por nuk i ishte përgjigjur as thirrjes së Gardës së Republikës.

Ministri jo vetëm duhet të dorëhiqet, por të shkarkohet. Thanë se ishte tubim i krijuar në mënyrë spontane, atëherë është tubim i paligjshëm dhe policia duhet të ndërhyjë që ta shpërndajë turmën. Por qëllimi ka qenë ti kërcënojë jetën gjyqtarëve dhe prokurorëve...

SPAK dhe GJKKO kanë konfirmuar se kishin njoftuar policinë për cenimin e ambienteve, por ajo refuzoi të ndërhynte. Punonjës bashkie dhe policë bashkiakë të armatosur ishin në tubim për t’i bërë presion gjyqtarëve dhe prokurorëve,” tha Bardhi.

 

1 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet e 11 majit 2025/ Majko në Kuvend: Shoh si problem kërkesën e opozitës që kërkon ndryshimin e rregullave të lojës

PD-PS bashkojnë votat, miratohen ndryshimet në Kodin zgjedhor,
Pandeli Majko

TIRANA- Deputeti socialist Pandeli Majko tha sot në Kuvend se e sheh si problem kërkesën e fundit të opozitës që kërkon ndryshimin e rregullave të lojës sa i takon zgjedhjeve. Majko tha se dy palët kanë rënë dakort që votimi me dokumente të huaja të vlerësohet nga Komisioni Rregullator. Ai shtoi se nëse nuk e lënë në dorë të Komisionit Rregullator, do të ishte e papërgjegjshëm.

"Shoh si problem kërkesën e fundit të opozitës që kërkon ndryshimin e rregullave të lojës. Dy palët kemi rënë dakord që votimi me dokumente të huaja të vlerësohet nga Komisioni Rregullator. Kjo më mban një erë që nuk dua t’ia them emrit. Nëse do të lëmë në dorë të Komisionit Rregullator, do të ishte e papërgjegjshëm.

Çdo të ndodhë me shpenzimet financiare të KQZ nëse komisioni nuk do të ketë votat e nevojshme për të miratuar për herë të parë votimin e shqiptarëve jashtë vendit, pasi në komisionin Rregullator nuk arrihen shumica prej 4 votash. Kam dyshimin se e gjitha krijojë një precedent të rrezikshme. Mbi 100 mijë veta kanë aplikuar për të votuar në 11 maj.

Nëse ecet me logjikën që për çfarë ne nuk biem dakord të vendosë Komisioni, kemi tejkaluar një krizë nga një sallë me 140 veta në një sallë me 5 veta e për të larë duart në fund duart si Pilati. Do të ishte një aventurë shumë e rrezikshme. Kjo është një gozhdë Nastradini ku po varni të gjithë propozimet që shpikët së fundmi", tha Majko.

 

1 MUAJ ME PARE

"Nuk mund të verifikohen dot!" Klosi kundër votimit me dokumente identifikimi të huaja: Hile nga ai i katit të tetë, kërkojnë të ndërtojnë një mekanizëm që manipulohet

PD-PS bashkojnë votat, miratohen ndryshimet në Kodin zgjedhor,
Blendi Klosi

TIRANA- Deputeti socialist Blendi Klosi u shpreh sot në Kuvend kundër votimit me dokumente identifikimi të huaja. Klosi akuzoi opozitën se po kërkon të ndërtojnë një mekanizëm që manipulohet kaq thjeshtë. Ai shtoi se nëse qytetarët do të paraqitet me ndonjë dokument anglez, kanadez etj., nuk mund të verifikohen dot. 

"Kërkojnë që çdokush që ka një telefon, të regjistrojë sa herë të dojë. Kjo do ta hedhë në erë sistemin. Nuk ka negociatë për këtë. Kush ka celular, për 2 minuta del gjurmë ID dhe të japin çdo të dhëë si është forma e një karte belge. Mund të prodhohen aq shumë dokumente, sa mund të hedhin sistemin në erë.

Nuk mund të identifikohet dot. Prandaj po e them, nëse do të paraqitet me ndonjë dokument anglez, kanadez etj, nuk mund të verifikohen dot. Është një hile, nuk është një dëshirë për të prodhuar më shumë shqiptarët. Hile nga ai i katit të tetë (Berishës). Kërkojnë të ndërtojnë një mekanizëm që manipulohet kaq thjeshtë. Kjo është një hile aq e vjetër sa lideri i tyre", tha Klosi.

1 MUAJ ME PARE

Spiropali uron Kosovën nga Kuvendit: Mirënjohje për martirët e luftës, 17 vite më parë triumfoi ëndërra e një populli

PD-PS bashkojnë votat, miratohen ndryshimet në Kodin zgjedhor,
Elisa Spiropali

TIRANË- Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka uruar ditën e sotme Kosovën për 17-vjetorin e pavarësisë. Gjatë fjalës së saj në nisje të Kuvendit, Spiropali ka deklaruar se ne jemi një komb dhe një popull edhe pse jemi me dy flamuj të ndryshëm. 

Po ashtu Spiropali ka theksuar se 17 vitë më parë në këtë ditë, kryeministri Hashim Thaçi shpalli pavarësinë e vendit, duke triumfuar ëndrrën e një populli. 

"Para se të fillojmë me rendin e ditës, sot, në 17-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, e cila ka hyrë në histori si Dita e Pavarësisë së Kosovës, ju ftoj që nga kjo sallë, ne, deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, t’u përcjellim urimet vëllazërore me një duartrokitje popullit, Kuvendit dhe institucioneve të Kosovës. Sot është njëkohësisht edhe nëntori i 1912-ës, edhe 17 shkurti i 2008-ës, në Republikën e Kosovës. Eshtë moti i madh që e bëri Kosovën të lirë, të mosvarme dhe i shtoi Europës një flamur të ri në familje. Kurrë ndonjëherë si këto dy data bashkë nuk kanë shenjuar ngjarje më të madhe, e nuk kanë nisur rishtaz një epokë të re për shqiptarët, duke i çuar ata kah liria, kah pavarësia dhe vendosmëria për të shkruar vetë historinë tonë të përbashkët moderne.

Më lejoni që, në emër të Kuvendit të Shqipërisë, të përcjellim së bashku urimet më vëllazërore për çdo qytetar të Republikës së Kosovës, për dëshmorët dhe mendimtarët dhe gjithë sakrificat e tyre të pafundme që bënë të mundur ngjizjen e ëndrrës së madhe të lirisë dhe drejtësisë historike. 17 vjet më parë, në Kuvendin e Kosovës, në një seancë të jashtëzakonshme, Kryeministri Hashim Thaçi, lexoi deklaratën e Pavarësisë, si aktin suprem që shpallte Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Ai çast që shënjoi triumfin e ëndrrës së një populli dhe të një kombi të ndarë dhunshëm në dy pjesë, është dita e parë e historisë së një realiteti të ri gjeopolitik në rajon e Evropë, dhe gjithashtu triumf i të drejtës njerëzore për vetëvendosje, i luftës për të drejtat e njeriut dhe i të drejtave të kombeve për ta ndërtuar vetë fatin e tyre.

Ai çast ishte kulmimi i asaj lufte të paprerë dhe aspiratave shekullore të shqiptarëvë të Kosovës. Nën frymëzimin e Presidentit Ibrahim Rugova, qytetarët e Kosovës i rezistuan paqësisht dezintegrimit të egër të ish-Jugosllavisë dhe më pas, u përgjigjën edhe me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Dy ndeshje me sakrifica të paimagjinueshme, në një front për jetë a vdekje, në një sfidë mes qytetërimit, barbarisë e terrorit, në fund të shekullit të XX-të. Mirënjohje pafund për gjithë martirët e asaj lufte, për gjithë ato jetë që u prenë në mes në këmbim të lirisë. Në këtë ndeshje të pashembullt, në krah të popullit të Kosovës dhe shqiptarëve të rajonit, ishte aleanca më e madhe politiko-ushtarake, e cila luftoi dhe fitoi betejën e parë antifashiste në Evropë që prej fundit të Luftës së Dytë Botërore.

Kosova ishte në ato muaj dramatikë ndërgjegja e lënduar e qytetërimit perëndimor, që vendosi t’i përgjigjet me forcën e të drejtës, forcës së verbër të regjimit gjakatar të Beogradit. Mirënjohje pafund për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britaninë e Madhe e BE-në, NATO-n dhe gjithë vendet e tjera mike që bashkëmundësuan lirinë e Kosovës. Sot, Republika e Kosovës dhe Shqipëria janë dy gjysma të të njëjtës aspiratë, për t’u bërë së afërmi pjesë e Bashkimit Evropian. Janë dy flamuj, por një komb e një gjuhë. Kujtojmë nga kemi ardhur, dimë se ku do të shkojmë!

Ne, në Kuvendin e Shqipërise mezi presim të vazhdojmë bashkëpunimin e paprerë, jetik e strategjik me institucionet e reja të Republikës së Kosovës që do të dalin nga zgjedhjet e 9 shkurtit, duke respektuar e nderuar shprehjen e lirë të vullnetit dhe votës së qytetarëve të Kosovës. Ne mbështesim dhe jemi pjesë e pandarë e përpjekjeve të udhëheqësve, institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës për zhvillim, progres e mirëqenie, për konsolidimin e vlerave dhe standarteve demokratike, integrimet euro-atlantike dhe pranimin në organizatat ndërkombëtare të Republikës së Kosovës, si rrugë të vetme për të garantuar paqen dhe sigurinë në rajon e më gjerë. Zoti bekoftë lirinë, Zoti Bekoftë Kosovën, Shqipërinë dhe gjithë shqiptarët kudo në botë”, tha Spiroapli.

1 MUAJ ME PARE

Nis seanca plenare në Kuvend

PD-PS bashkojnë votat, miratohen ndryshimet në Kodin zgjedhor,
Elisa Spiropali

TIRANË- Seanca plenare ka nisur ditën e sotme në Kuvend, për të vijuar diskutimet e seancës së të enjtes. Seanca e sotme është vijimi i diskutimit të pikave që u lanë pa diskutuar seancën e kaluar në Kuvend.

Seanca e shkuar u ndërpre nga kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, pas disa incidenteve që kulmuan me tetativën e deputetit demokrat Flamur Noka për të goditur me shishe uji ministrin e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla.

1 MUAJ ME PARE

Seanca e së enjtes u ndërpre pas incidenteve, Kuvendi shqyrton sot ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ja pikat e tjera në rendin e ditës

PD-PS bashkojnë votat, miratohen ndryshimet në Kodin zgjedhor,
Foto ilustruese

TIRANA- Kuvendi zhvillon sot seancën plenare me të njëjtin rend të së enjtes së kaluar. Seanca e shkuar u ndërpre nga kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, pas disa incidenteve që kulmuan me tetativën e deputetit demokrat Flamur Noka për të goditur me shishe uji ministrin e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla.

Kuvendi do të shqyrtojë projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10 019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë””, i ndryshuar si dhe projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10 019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë””, i ndryshuar.

Në rendin e ditës në Kuvend është edhe projektligji “Për ratifikimin e vendimit nr.1/2024 të Komitetit të Përbashkët të Konventës Rajonale për Rregullat Preferenciale të Origjinës Pan-Euro-Mediteriane të 12 dhjetorit 2024, për ndryshimin e vendimit nr.1/2023 të Komitetit të Përbashkët, miratuar me ligjin nr.59/2024, në lidhje me përdorimin e certifikatave të qarkullimit të lëshuara në mënyrë elektronike, në kuadrin e kësaj konvente, të zbatueshme që nga 1 janari 2025”.

Më pas do të diskutohet projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 133/2015, “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, të ndryshuar. Kuvendi do të shqyrtojë edhe dy projektvendime për zgjedhjen e kryetarit dhe një anëtari të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare. Gjithashtu Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektvendimin “Për zgjedhjen e Avokatit të Popullit”.

Në seancë pritet të shqyrtohet edhe projektvendimi “Për emërimin e anëtarit të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, që do mbajë funksionin e Kryetarit të Bordit”. Gjithashtu do të shqyrtohet edhe projektvendimi “Për miratimin e fondit për financimin e partive pjesëmarrëse në zgjedhjet e vitit 2025”.

Kuvendi gjithashtu do të shqyrtojë projektvendimet për lirimin e Gëzim Podgoricës dhe Genc Përmetit nga detyra e anëtarit të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar si dhe projektvendimet për shkarkimin e Leka Bungos nga detyra e kryetarit të Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar si dhe shkarkimin nga detyra e anëtarëve të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar, Albert Minga, Ardita Reçi, Dionis Papadhimitri, Edmond Tullumani, Engjëll Ndocaj, Ilir Keko, Mevlan Shanaj dhe Milena Selimi.

seance plenare 17 shkurt 2025

Sondazh

Poll

Pamje nga protesta në Velipojë,policia largon me dhunë banorët,shoqëron në komisariat disa prej tyre

Pamje nga protesta në Velipojë,policia largon me dhunë banorët,shoqëron në komisariat disa prej tyre

"Ne bëmë reformën në drejtësi!" Rama: Shpata e ndëshkimit, ishte në këtë zyrë!

"Kujdes me VPN falas, janë shumë e rrezikshme!" Rama: Procedura për mbylljen e TikTok ka përfunduar

Babai i Elsejd Hyses kerkesë Ramës: Duhet një mol ne liqenin e Shkodrës

Edi Rama

“S’ke pasur ku ta kapësh atë shoqen, gjete vendin këtu”, Rama batuta me të riun në Lezhë

“S’ke pasur ku ta kapësh atë shoqen, gjete vendin këtu”, Rama batuta me të riun në Lezhë

Plani ‘ambicioz’ i Ramës: Në fund të vitit 2007 mbyllim negociatat me BE-në

Rama në Lezhë me kandidatët e PS-së, batuta me Manjën: Thonë të tjerët se mos di ndonjë gjë Ulsiu

Konflikti në Kamëz,dy shoferë zihen me sende të forta

Janë paterica të Ramës",Berisha:Ishte i frikshëm vendimi i disa partive që futën familjarët në lista

"Do vendosim arsimtarin në piedestal!", Berisha: Rrogat e mësuesve do shkojnë drejt dyfishimit

Berisha: Tokat e bregut i grabiti mafia, ne do ia nxjerrim nga kthetrat dhe do ua kthejmë banorëve

Berisha tregon politikanët që e kanë frymëzuar: Trump kur guxoi të thotë se armiku më i rrezikshëm

Berisha fton emigrantët për të votuar:Kush ka probleme, të drejtohet tek faqja e PD "Diaspora Voton"

Berisha: Mbështetje financiare për investime, strehim dhe garanci për punësimin e tyre

Berisha: Interesi më madhor kombëtar i PD është integrimi i Shqipërisë në BE bazuar në reforma

Berisha: Do vendoset minimumi jetik që asnjë shqiptar që mos marrë më pak se 200 euro në muaj

Berisha: Shqipëria Madhështore do jetë Shqipëria që nuk do njohë varfëri ekstreme

Berisha: Duam që Shqipëria të jetë vendi i ëndrrave të ditës të rinisë shqiptare!

Rama: Brezi i ri duhet të kuptojë se politika nuk është e keqja

Rama: Nuk është mirë të shohësh njerëz që i njeh prej kohësh të vihen në hetim

Rama: Që nga dalja prej diktaturës, për herë të parë shohim mundësi reale për tu bashkuar me BE

Rama

Mbyllja e TikTok/ Rama: Prindërit më shihnin si mundësi që t’i shpëtoja fëmijët nga ajo mortje!

"Gjeli detit ngeli pa parti!" Rama:Ndërtoi Dash Sula forcë politike në Peqin,shkuan ia prishën natën

Rama vijon komentet për drejtësinë: Nuk kishte shpatë në dorë Altini, e kishte pushteti politik

Rama për procesin e integrimit: Patronazhistët e PS nuk janë asgjë para atyre të BE-së

"Fusin baballarët dhe tezet në lista"/Rama vijon ironitë:Në11Maj populli do i jap një mesazh kënetës

Zgjedhjet e 11 Majit/ Rama: Tani është mundësia për të bërë histori! Na është hapur dritarja e BE-së

Ramës nuk i del e keqja me opozitën: PS është shanci i fundit për të dalë nga këneta!

Zgjedhjet e 11 Majit/ Rama: Mandati më i fortë për PS-në! Qielli do të jetë kufiri i fitores!

Liria individuale e shqiptarëve është e kërcënuar/Rama:Anëtarësimi në BE proces jetik për Shqipërinë

"Rama çoi Pojen te qelia e Veliajt"/ Berisha: Kamerat do të tregojnë shumë gjëra...

Përgjimet e Veliajt/ Berisha: Redaktori është Rama, natën i ndërsen kundër Skapit, ditën i mbron

"Kishe pyt ku është Luli"/Rama ironizon Bashën:Na thave sytë o zotni! Jam tremb se ti do fitosh prap

Përgjimet e Veliajt/ Berisha: Ulsiu e futi në kurth! I vendosi çimka në të gjitha anët...

Përgjimet e Veliajt/ Berisha: Ulsiu e futi në kurth! I vendosi çimka në të gjitha anët...

Berisha publikon përgjimet e ministrit Balla: Ja si i bën pazare Suel Çela me dosjet e SPAK-ut

Listat e PS-së/ Rama: Kemi një skuadër që përfshin të gjitha moshat!

Protestuesi Ramës: Mund të mbyllësh TikTokun por do marrësh Noc Rrokun

Protestuesi Ramës: Mund të mbyllësh TikTokun por do marrësh Noc Rrokun

Mbyllja e TikTok/ I riu nga protesta: Shqipëria e sëmurë ka nevojë për një doktor dhe jo një artist

“Grekët i vunë flakën Athinës, serbët e shqyen Beogradin”/ Mehdi Malkaj: Po ne, dele jemi?

"Mu bë një padrejtësi në zyrat e NATO-s!" Romina:E kam nisur duke aspiruar për t'u bërë violiniste

"Je bërë edhe meme!" Muzhaqi për nisjen e karrierës në PS: Kur mora telefonatën u impresionova

Rama: Kush e do pasaportën e BE-së të na japë mandatin

Thirrja e Berishës: Asnjë votë për patericat e Ramës

Berisha: Dita e Verës i gjen shqiptarët më optimist se kurrë në ndryshimin e madh të 11 majit

"Vura dy verore, për Shqipërinë dhe BE-në", Marta Kos në Elbasan: Ende shumë punë dhe reforma