LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Seanca me CEO-n e TikTok/ Kongresi: Armë në duart e Kinës! Shefi i aplikacionit e pranon: Të dhënat e përdoruesve janë në duart e punonjësve

• Shefi i TikTok, Shou Zi Chew u përball me pyetje nga Komiteti i Dhomës së Përfaqësuesve për Energjinë dhe Tregtinë. • Kryetarja e komitetit Cathy Rodgers thotë se aplikacioni në pronësi kineze duhet të ndalohet për shkak të shqetësimeve të sigurisë mbi privatësinë e të dhënave të përdoruesit. Ajo tha se TikTok është një armë e Partisë Komuniste Kineze dhe nuk përqafon vlerat e SHBA-së. • Pjesa më e madhe e pyetjeve u përqendrua në marrëdhëniet e TikTok me pronarin e tij me bazë në Kinë ByteDance. • Chew pranoi se të dhënat e përdoruesve në TikTok mund të aksesoheshin nga punonjësit e ByteDance në Kinë. • Anëtarë të tjerë të komitetit shprehën shqetësime në lidhje me përpjekjet e TikTok për të trajtuar dezinformimin dhe përmbajtjen e dëmshme. • Presidenti i SHBA Joe Biden ka bërë thirrje për një ndalim të plotë ose që pjesa amerikane e kompanisë t'i shitet një blerësi vendas. Aplikacioni është rritur me shpejtësi në SHBA ku ka 150 milionë përdorues në muaj.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Pse prindërit duhet të jenë përgjegjës për monitorimin e TikTok? CEO mbrohet: Kemi çdo opsion për adoleshentë, por i zgjedh prindi

Seanca me CEO-n e TikTok/ Kongresi: Armë në duart e Kinës! Shefi
Shou Chew

SHBA- Republikani Troy Balderson deklaroi se Tik Tok ka qenë përgjegjëse për ofrimin e përmbajtjeve të dëmshme për fëmijët, duke përfshirë shmangien e postimeve që inkurajojnë çrregullimet e të ngrënit dhe vetëvrasjen. Në seancën ku shefi ekzekutiv i TikTok, Shou Zi Chew u mor në pyetje, Balderson e pyeti CEO-n se përse përgjegjësia duhet të jetë mbi prindërit për të ngritur aplikacionin për të mbrojtur fëmijët e tyre, në vend të kompanisë?

Chew përsëriti se TikTok ka një "opsion të diferencuar" për adoleshentët, të cilën prindërit mund ta përdorin për t'i mbrojtur ata.

Ai shton se ky opsion e merr çështjen "jashtëzakonisht seriozisht" dhe të gjitha përmbajtjet e dëmshme, veçanërisht që kanë të bëjnë me çrregullimet e të ngrënit, hiqen nga platforma e tyre. Por, Chew tha se është në dorën e prindërve që fëmijët e tyre ta përdorin këtë opsion.

3 VITE ME PARE

Kritikët e TikTok mblidhen në Uashington, rrethojnë godinët ku po merret në pyetje CEO i kompanisë

Seanca me CEO-n e TikTok/ Kongresi: Armë në duart e Kinës! Shefi
Kritikët

SHBA- Shefi ekzekutiv i TikTok, Shou Zi Chew nuk po përballet vetëm me një Kongres armiqësor. Pranë Kapitolit, një grup i veshur me bluza të zeza "Ban TikTok" kaloi pranë meje.

Çështjet e privatësisë janë në krye të listës së tyre të shqetësimeve. Së bashku me idenë se pronësia kineze e TikTok e bën atë të pabesueshëm. Dje, vetë kompania ka dërgua një grup influencuesish në Uashington në përpjekje për të joshur ligjvënësit.

3 VITE ME PARE

IRONIA/ Vetë fëmijët e CEO-s nuk përdorin Tik Tok

Seanca me CEO-n e TikTok/ Kongresi: Armë në duart e Kinës! Shefi
Shou Zi Chew

BRITANI E MADHE- Shefi i TikTok, Shou Zi Chew u pyet nga kongresmenja Nanette Barragán nëse fëmijët e tij përdornin ose jo TikTok. Ai tha se nuk e bëjnë sepse jetojnë në Singapor dhe në atë vend versioni i aplikacionit për fëmijët më të vegjël se 13 vjeç nuk është i disponueshëm.

BBC shkruan se Chew tha se versioni për fëmijë i aplikacionit është i disponueshëm në SHBA dhe ai do t'i linte fëmijët e tij ta përdornin nëse do të ishin këtu. Por, Chew vazhdimisht tha se privatësia dhe çështjet rreth sigurisë së fëmijëve nuk janë unike për TikTok.

Ai këmbëngul se organizata e tij nuk është perfekte dhe se ai përpiqet ta bëjë sa më të mirë duke investuar më shumë para dhe burime, edhe pse nuk dha ndonjë shifë.

Presidenti i SHBA Joe Biden ka bërë thirrje për ndalimin e plotë të përdorimit të aplikacionit ose që pjesa amerikane e kompanisë t'i shitet një blerësi vendas. Aplikacioni është rritur me shpejtësi në SHBA ku ka 150 milionë përdorues në muaj.

3 VITE ME PARE

Pas BE-së, Britania e Madhe ndalon përdorimin e ‘Tik-Tok’ nga pajisjet zyrtare

Seanca me CEO-n e TikTok/ Kongresi: Armë në duart e Kinës! Shefi
foto ilustruse

BRITANI- Parlamenti Britanik së fundmi ka vendosur të bllokojë përdorimin e ‘Tik-Tok’. Mediat e huaja raportojnë se pas ndalimit të aplikacionit nga disa vende të botës edhe Britania ka vendosur të bllokojë përdorimin e TikTok nga zyrtarët. Masa e marrë synon të mbrojë vendet nga kërcënimet dhe veprimet kundër sigurisë kibernetike, të cilat mund të përdoren për sulme kundër mjedisit të tyre zyrtar.

Vendimi ynë për të ndaluar përdorimin e TikTok pason angazhimin me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar për ndjekjen e mundshme dhe rreziqet e privatësisë nga disa aplikacione të mediave social. Pas vendimit të qeverisë për të ndaluar ‘TikTok’ nga pajisjet qeveritare, është vendosur që aplikacioni të bllokohet nga të gjitha pajisjet parlamentare. Siguria kibernetike është një përparësi kryesore për parlamentin,”- tha një zëdhënës i parlamentit.

Ndalimi vlen si për Dhomën e Komunave ashtu edhe për Lordët. Ndalimi do të thotë se askush nuk do të jetë në gjendje të hyjë në aplikacion në një iPad ose iPhone parlamentar ose gjatë përdorimit të Wi-Fi parlamentar.

Nga ana tjetër 'TikTok' tha se vendimi është "i gabuar dhe i bazuar në keqkuptime themelore" për kompaninë.

TikTok është vënë nën kritika në SHBA, Evropë dhe Azi-Paqësor, ku një numër në rritje qeverish e kanë ndaluar nga pajisjet e përdorura për biznes zyrtar për shkak të shqetësimeve se ai paraqet rreziqe për sigurinë kibernetike dhe privatësinë e të dhënave ose mund të përdoret për të nxitur pro-Pekinin.  Deri më tani, nuk ka asnjë provë që sugjeron se kjo ka ndodhur ose që TikTok i ka dorëzuar të dhënat e përdoruesve qeverisë kineze, siç kanë argumentuar disa nga kritikët e saj se do të bënte.

 

 

shou chew shefi i tik tok para senatit

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje