LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Samiti në Moldavi/ Diskutohen tensionet në Kosovë, Rama luan rolin e 'ndërmjetësit', Vuçiç: Do shtensionojmë situatën

•Liderët Evropianë janë mbledhur sot në një samit në kryeqytetin e Moldavisë në Kishinau. •Në këtë samit kanë marrë pjesë 46 krerë të shteteve të kontinetit evropian si dhe krerëve të institucioneve të BE-së. •Mes tyre i pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç. •Samiti ka nisur me fjalimin e presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy. •Ndërsa në axhendën e takimit të liderëve evropianë është edhe situata e tensioneve në veri të Kosovës. •Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjithashtu pritet që sot të zhvillojë një takim me homologun e saj Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz. •Ndërkohë, kryeministri Edi Rama, pak para nisjes së samitit ka biseduar me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, ku e pranishme ka qenë dhe Ursula Von der Leyen, presidentja e Komisionit Europian. •Rama propozoi se konflikti në Veriun e Kosovës duhet të zgjidhet krah për krah me botën demokratike, duke u dhënë fund absurdit kërcënues e duke finalizuar marrëveshjen e normalizimit dhe njohjes së ndërsjellë mes Kosovës e Serbisë.

16 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

FJALIMI I PLOTË/ Vuçiç nga Samiti: Fatkeqësisht Kosova dhe Ukraina janë tema kryesore, duhet të ruajmë paqen në rajon

Samiti në Moldavi/ Diskutohen tensionet në Kosovë, Rama luan
Aleksandër Vuçiç

MOLDAVI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka folur sot nga Samiti i cili po mbahet në Kishinau. Kurir.rs raporton se Vuçiç i është përgjigjur gazetarit gjerman dhe sipas tij se ky samit është i rëndësishëm për shumë çështje, por edhe për situatën në Kosovë. Vuçiç ka theksuar përsëri se Prishtina nuk ka dashur të takohet me delegacionin serb, edhe pse ne gjithmonë duam bisedë, por dihet se kush është përgjegjës për problemet në Kosovë, u shpreh presidenti i Serbisë.

Gjithashtu Vuçiç ka thënë se sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, ai është gjithmonë i gatshëm, pasi bëhet fjalë për stabilitetin dhe të ardhmen e të gjithë Europës, jo vetëm të rajonit. Ai shtoi se nevojitet një zgjidhje e qëndrueshme kompromisi.

“Ne duhet të bindim njerëzit në Ballkan se kompromisi nuk është një gjë e keqe. Nuk është e lehtë, të gjithë janë të radikalizuar dhe askush nuk dëshiron të dëgjojë ide normale”, tha Vuçiç.

Duke iu drejtuar gazetarëve në Kishinau në margjinat e samitit të Komitetit Politik Evropian, Vuçiç përmendi se ka pasur një takim të shkurtër jozyrtar edhe me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

“U takova me një njeri që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës”, tha Vuçiç, teksa shtoi se me Zelenskyn kanë diskutuar për integritetin territorial të Serbisë dhe Ukrainës.

“Ai më tha, siç i thashë, se ne e mbështesim integritetin territorial të vendeve tona. Ishte një takim shumë i shkurtër, nuk mund t’ju them më shumë se kaq”, tha Vuçiç.

FJALIMI I PLOTË:

Fatkeqësisht, Kosova dhe Metohia është bërë temë kryesore së bashku me Ukrainën. Prishtina nuk ka dashur të takohet me delegacionin serb, edhe pse ne gjithmonë duam bisedë, por dihet se kush është përgjegjës për problemet në Kosovë. Mendoj se gjërat po bëhen më të dukshme dhe më të qarta tani për njerëzit që nuk janë gjithmonë dakord me ne. Sot kam pasur takime shumë të rëndësishme. Kam biseduar me shumë njerëz të rëndësishëm dhe tema kryesore e të gjithëve, krahas energjetikës dhe progresit ekonomik, është gjendja në Kosovë. 

U takova me një njeri që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Zelenskyy më tha, siç i thashë, se ne e mbështesim integritetin territorial të vendeve tona. Ishte një takim shumë i shkurtër, nuk mund t’ju them më shumë se kaqSa i përket luftës Ukrainë-Rusi, vendimin për sanksionet ne e morëm në mars të vitit 2022. Serbia ka politikën e saj, e respekton Ukrainën. Ne do të vazhdojmë të zhvillojmë politikën tonë në interes të vendit tonë.

Për situatën në veri të Kosovës, ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të de-përshkallëzuar situatën. Po punojmë për qetësimin e situatës dhe shmangien e provokimeve në të ardhmen. Ne duhet ta ruajmë paqen në rajon, jo vetëm për hir të vendeve tona, por edhe për hir të gjithë Europës. 

Për dialogun Kosovë-Serbi, ne jemi gjithmonë të gatshëm të flasim me të gjithë, por ajo nuk donte të fliste. Disa njerëz u befasuan nga kjo, ne jo. Bëhet fjalë për stabilitetin dhe të ardhmen e të gjithë Evropës, jo vetëm të rajonit tonë dhe prandaj jam gjithmonë i gatshëm për një diskutim.

3 VITE ME PARE

Samiti në Moldavi/ Vuçiç takohet me Zelenskyy-n: Bisedë e shkurtër dhe e mirë (FOTO)

Samiti në Moldavi/ Diskutohen tensionet në Kosovë, Rama luan
Volodymyr Zelenskyy dhe Aleksandër Vuçiç

MOLDAVI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç është takuar sot me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, në Samitin e Komunitetit Ekonomik Evropian në Moldavi.

Vuçiç me anë të publikimit të disa imazheve në Instagram me presidentin e Ukrainës, ka treguar se krah tyre ishte edhe kryeministri i Luksemburgut Xavier Bethel. 

"Një bisedë e shkurtër dhe e mirë me Zelenskyy-n dhe Kryeministrin e Luksemburgut,"-shkruan Vuçiç.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Aleksandar Vučić (@buducnostsrbijeav)

3 VITE ME PARE

Rama takon presidentin e Ukrainës, Zelenskyy zbardh detaje nga takimi

Samiti në Moldavi/ Diskutohen tensionet në Kosovë, Rama luan
Edi Rama dhe Zelenskyy

MOLDAVI- Kryeministri Edi Rama ka takuar presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, gjatë vizitës në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, që po mbahet në Moldavi.

Lajmi është bërë i ditur nga presidenti ukrainas përmes një postimi në Twitter, ku thekson se falenderoi kryeministrin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë.

'Në Moldavi, në margjinat e samitit të dytë të Komunitetit Politik Evropian, u takova me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski. Falënderova liderët për mbështetjen e vazhdueshme gjithëpërfshirëse të Ukrainës dhe ndihmën praktike në luftën kundër agresionit rus, veçanërisht për pranimin e vendeve të Ballkanit në të gjitha paketat e sanksioneve të BE-së kundër Rusisë”, shkruan Zelenskyy në Twitter.

3 VITE ME PARE

Osmani takon Zelenskyy-n: Askush nuk e kupton dhimbjen e Ukrainës më mirë se Kosova

Samiti në Moldavi/ Diskutohen tensionet në Kosovë, Rama luan
Volodymyr Zelensky dhe Vjosa Osmani

MOLDAVI- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, teksa të dy po marrin pjesë në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Moldavi.

Presidentja e Kosovës ka ndarë foto në Twitter gjatë takimit me Zelenskyy-n, duke shprehur mirëkuptimin e popullit të Kosovës për luftën në Ukrainë.

“Askush nuk e kupton dhimbjen, luftën dhe qëndrueshmërinë e Ukrainës më mirë se populli i Kosovës. Asgjë nuk mund ta pengojë vullnetin e një populli për të qenë i lirë”, shkroi Osmani.

3 VITE ME PARE

Takimi me Macron/ Vuçiç: E falënderova për qëndrimin dhe mbështetjen e tij ndaj Serbisë

Samiti në Moldavi/ Diskutohen tensionet në Kosovë, Rama luan
Emmanuel Macron dhe Aleksandër Vuçiç

KOSOVË- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka zhvilluar sot një takim me presidentin e Francës, Emmanuel Macron të cilët ndodhen në Kishinau të Moldavisë për samitin e Komunitetit Politik Evropian. Ai tha se në fokus të bisedimeve ishin hapat e mëtejshëm drejt ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajon.

“Shpreha shqetësimin tim për përshkallëzimin e fundit të dhunës në ‘Kosovë dhe Metohi’ dhe e falënderova për qëndrimin dhe mbështetjen e vendosur ndaj Serbisë, në lidhje me zhvillimet e fundit në ‘Kosovë dhe Metohi’”, tha Vuçiç.

Gjatë një deklarate të bërë më herët, Macron bëri përgjegjëse autoritetet e Kosovës për tensionet në veriun e vendit të banuar me shumicë serbe.

3 VITE ME PARE

Samiti në Moldavi/ Kovaçevski: Paqja në Kosovë është paqe për të gjithë Ballkanin Perëndimor

Samiti në Moldavi/ Diskutohen tensionet në Kosovë, Rama luan
Dimitar Kovaçevski

MOLDAVI- Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Moldavi, ka folur për situatën në veri të Kosovës. Ai tha se paqja në Kosovë nënkupton paqe për të gjithë rajonin. Ndër të tjera, kryeministri i RMV-së bëri thirrje që Kosova dhe Serbia t’u përmbahen marrëveshjeve tashmë të arritura.

“Paqja në Kosovë është gjithashtu paqe për Ballkanin Perëndimor. Mendoj se koha e konflikteve është shumë larg pas nesh, kështu që zbatimi i marrëveshjeve të bëra tashmë mes Kosovës dhe Serbisë si dhe aneksi për planin e zbatimit duhet të jenë imperativ për të gjithë politikanët nga të dy vendet. Ne bëjmë thirrje për de-përshkallëzim të situatës dhe për vazhdimin e komunikimit mes dy palëve me ndihmën e SHBA-ve dhe BE-së”, tha ai.

Samiti ka nisur me fjalimin e presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy. Ndërsa në axhendën e takimit të liderëve evropianë është edhe situata e tensioneve në veri të Kosovës. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjithashtu pritet që sot të zhvillojë një takim me homologun e saj Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz. 

 

3 VITE ME PARE

Samiti në Moldavi/ Vuçiç: Do të përpiqemi të shtensionojmë situatën në Kosovë

Samiti në Moldavi/ Diskutohen tensionet në Kosovë, Rama luan
Aleksandër Vuçiç

MOLDAVI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaron se Beogradi do të bëjë gjithçka për të shtensionuar situatën në Kosovë. Teksa po merr pjesë në një samit evropian në Kishinjev të Moldavisë, një postim në llogarinë e tij në Instagram, ai tha se ka pasur një sërë takimesh, përfshirë atë me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe me kryeministrin e Holandës, Mark Rutte.

“Biseda për sfidat aktuale në ‘Kosovë e Metohi’, në rajonin e Ballkanit Perëndimor, për rrugën evropiane të Serbisë, por edhe për marrëdhëniet dypalëshe dhe forcimin e dialogut politik dhe intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik. Ndajmë të njëjtin përkushtim për të ardhmen e përbashkët, paqen dhe stabilitetin”, shkroi Vuçiç në Instagram. 

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Aleksandar Vučić (@buducnostsrbijeav)

Samiti ka nisur me fjalimin e presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy. Ndërsa në axhendën e takimit të liderëve evropianë është edhe situata e tensioneve në veri të Kosovës. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjithashtu pritet që sot të zhvillojë një takim me homologun e saj Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz. 

3 VITE ME PARE

FOTO-LAJM/ Samiti i evropianëve në Moldavi, Osmani ulet mes Macron dhe Scholz

Samiti në Moldavi/ Diskutohen tensionet në Kosovë, Rama luan
Vjosa Osmani në samitin në Moldavi

KOSOVË- Samiti i liderëve evropianë "EPC Summi" në kryeqytetin e Moldavisë në Kishinau  ka nisur me një fjalim të presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy. Në samit e pranishme është edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Shefi i stafit të presidentes, Blerim Vela ka publikuar një fotografi ku Osmani shfaqet e ulur në mes të presidentit të Francës, Emanuel Macron dhe kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz.

“Samiti i EPC në Kishinau fillon me një fjalim pasionant  të Presidentit Zelenksy përballë krerëve të shteteve të 47 vendeve evropiane. Një shfaqje e madhe mbështetjeje dhe solidariteti me popullin e Ukrainës. Demokracitë do të mbizotërojnë kundër luftës së agresionit nga një vend hegjemonist”, ka shkruar Vela.

Në media është raportuar se Scholz dhe Macron janë përfshirë edhe në përpjekje për paqe mes Kosovës dhe Serbisë. Deri tani nuk ka asgjë konkrete për një takim të përfolur në mes të presidentes Vjosa Osmani dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç. 

3 VITE ME PARE

Takimi me Vuçiç, Rama nxjerr pamjet dhe bën thirrjen: Ti jepet fund absurdit kërcënues! Finalizoni marrëveshjen

Samiti në Moldavi/ Diskutohen tensionet në Kosovë, Rama luan
Edi Rama

MOLDAVI- Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga takimi me liderët e rajonit, mes tyre edhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ku e pranishme ka qenë dhe Ursula Von der Leyen, presidentja e Komisionit Europian. Rama shkruan se konflikti në Veriun e Kosovës duhet të zgjidhet krah për krah me botën demokratike, duke u dhënë fund absurdit kërcënues e duke finalizuar marrëveshjen e normalizimit dhe njohjes së ndërsjellë mes Kosovës e Serbisë

POSTIMI:

Rajoni duhet të hyjë në një marrëdhënie të re me BE-në, ndërkohë që konflikti në Veriun e Kosovës duhet të zgjidhet krah për krah me botën demokratike, duke u dhënë fund absurdit kërcënues e duke finalizuar marrëveshjen e normalizimit dhe njohjes së ndërsjellë mes Kosovës e Serbisë

3 VITE ME PARE

Takime 'maratonë' para samitit në Moldavi/ Rama 'kokë më kokë' me Vuçiç: Diskutuam për zgjidhjen e situatës në Veri të Kosovës (FOTO)

Samiti në Moldavi/ Diskutohen tensionet në Kosovë, Rama luan
Edi Rama dhe Aleksander Vuçiç

MOLDAVI- Takime maratonë janë duke u zhvilluar pak para samitit të Komunitetit Politik Europian që do të mbahet në Kishinau të Moldavisë. Kryeministri Edi Rama është takuar me presidentin serb Aleksandër Vuçiç. Ky i fundit ka ndarë fotot me kreun e qeverisë, ndërsa ipranishëm është edhe presidentja e Greqisë, Katerina Sakellaropoulou, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe anëtaren serbe të kryesisë së Bosnje Hercegovinës, Zeljka Cvijanoviç. Në fokus të diskutimeve të tyre ka qenë situata në veri të Kosovës.

“Ne në rajon e dimë më së miri se sa e rëndësishme është që bashkërisht të bëjmë çdo përpjekje për të ruajtur paqen dhe stabilitetin e fituar me vështirësi. Diskutuam ngjarjet aktuale dhe hapat e mëtejshëm që do të kontribuonin në gjetjen e një zgjidhjeje për situatën aktuale të vështirë dhe serioze, me shpresën se arsyeja do të mbizotërojë, në të mirë të të gjithëve”, shkruan Vuçiç. 

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Aleksandar Vučić (@buducnostsrbijeav)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bëri me dije se sot do të ketë takim edhe me kancelarin gjerman Scholz, presidentin Macron, si dhe me liderët e tjerë evropian. Ndërsa, përfaqësuesi i BE-së, tha se shpreson që sot të zhvillojë një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pas atij që pati dje në Bratislavë me kryeministrin Albin Kurti. 

3 VITE ME PARE

'Serbia ka shërbyer si satelit i Rusisë'/ Osmani nga Moldavia: Vuçiç kërkon të destabilizojë Kosovën përmes bandave kriminale

Samiti në Moldavi/ Diskutohen tensionet në Kosovë, Rama luan
Vjosa Osmani

MOLDAVI-  Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në margjinat e samitit të dytë të Komunitetit Politik Evropian (EPC), tha se Serbia ka shërbyer si satelit i Rusisë dhe me tendenca për të de stabilizuar Kosovën dhe vendet e tjera të Ballkanit.

“Ne si rajon dhe në veçanti si Kosovë, jemi përballë sfidave. Serbia vazhdimisht ka shërbyer si satelit i Rusisë në rajonin tonë, duke tentuar vazhdimisht për ta destabilizuar Kosovën, por edhe shtetet e tjera të rajonit. Unë jam këtu për të kërkuar përkrahjen e partnerëve tanë që t’i luftojmë këto tendenca destabilizuese”, tha ajo. 

Ajo gjithashtu akuzoi presidenti e Serbisë përmes bandave të tij kriminale kërkon të destabilizojë Kosovën.

“Nuk duhet që asesi të lejojmë një gjë të tillë, prandaj koordinimi me aleatët, që kanë qëndruar me ne për gjatë kohëve më të vështira, por edhe suksese tona, është kyçe që të shtensinohet situata”, theksoi ajo.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bëri me dije se sot do të ketë takim edhe me kancelarin gjerman Scholz, presidentin Macron, si dhe me liderët e tjerë evropian.

Sot dita e 4-t e protestës në very të Kosovës

Qytetarët serbë janë mbledhur sot sërish për të protestuar pranë komunave në veri të Kosovës. Protesta po zhvillohet përkatësisht para selive komunale në Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok. Kërkesat nga serbët janë të njejta, dorëheqja e kryekomunarëve të rinj shqiptar që u zgjodhën më 23 prill dhe forcave speciale të Policisë së Kosovës.Krahasuar me një ditë më parë, pjesëmarrja e protestuesve sot është më e ulët se dje. KFOR dhe policia kanë krijuar një perimetër sigurie para komunave për të shmangur çdo incident. Deri tani situata paraqitet e qetë.  

3 VITE ME PARE

Samiti i liderëve europianë, Zelenskyy mbërrin në Moldavi

Samiti në Moldavi/ Diskutohen tensionet në Kosovë, Rama luan
Volodymyr Zelenskyy

MOLDAVI- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se kishte udhëtuar në Moldavi për të marrë pjesë në samitin e Komunitetit Politik Evropian të së enjtes, ku do të marrin pjesë dhjetëra liderë dhe se do të ketë shumë takime dypalëshe, shkruajnë mediat e huaja. 

Zelenskyy tha se ai po punonte në ndërtimin e mbështetjes për një koalicion fuqish për të furnizuar avionë luftarakë për të ndihmuar Ukrainën të zmbrapsë forcat ruse dhe se ai do të diskutonte gjithashtu planin e tij të paqes, si dhe aspiratat e Kievit për t'u bashkuar me NATO-n dhe Bashkimin Evropian.

3 VITE ME PARE

'Po pres të takohem me Vuçiç'/ Borrell nga Moldavia: Dhuna nuk është rruga e duhur, përgjegjësit do të vihen përpara drejtësisë

Samiti në Moldavi/ Diskutohen tensionet në Kosovë, Rama luan
Josep Borrell

KOSOVË- Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell i cili ndodhet në Moldavi në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Evropian ka reaguar sërish lidhur me situatën e tensioneve në veri të Kosovës. Borrell tha se përgjegjësit për dhunën ndaj KFOR, Policisë së Kosovës dhe medias do të vihen para drejtësisë. Ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të shmangin çdo përshkallëzim të situatës. 

“Ne duhet të insistojmë se dhuna nuk është rruga e duhur, ajo duhet të dënohet dhe kryesit e dhunës duhet të vihen para drejtësisë. Pra duhet shmanget çfarëdo lloj përshkallëzimi dhe lëvizje të pakoordinuara”, ka deklaruar Borrell.

Përfaqësuesi i BE-së, tha se shpreson që sot në margjinat e samitit të Komunitetit Politik Evropian, të zhvillojë një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pas atij që pati dje në Bratislavë me kryeministrin Albin Kurti. 

3 VITE ME PARE

Samiti në Moldavi/ Vuçiç konfirmon pjesëmarrjen, takim me Macron, Scholz dhe liderë të tjerë të vendeve të BE-së

Samiti në Moldavi/ Diskutohen tensionet në Kosovë, Rama luan
Aleksandër Vuçiç

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka konfirmuar pjesëmarrjen në Samitin e Komunitetit Politik Evropian që mbahet këtë të enjte në Chisinau në Moldavi. Ai pritet të zhvillojë takime me liderët më të fuqishëm evropiane, me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz dhe presidentin e Francës, Emmanuel Macron. 

Lideri serb do të zhvillojë gjithashtu takime edhe me Kancelarin e Austrisë, Karl Nehammer, Kryeministrin e Çekisë, Peter Fijala, Presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatoviç.

Edhe shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, pritet të takojë atje presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Udhëheqësit e 27 vendeve të Bashkimit Evropian dhe të 20 vendeve të tjera evropiane mblidhen sot në Kishinjev të Moldavisë, për të diskutuar një varg çështjesh, mes tyre edhe tensionet në veri të Kosovës. 

3 VITE ME PARE

Samiti në Moldavi/ Udhëheqësit e vendeve të BE-së diskutojnë sot për situatën në veri të Kosovës

Samiti në Moldavi/ Diskutohen tensionet në Kosovë, Rama luan
Kosovë

KOSOVË- Udhëheqësit e 27 vendeve të Bashkimit Evropian dhe të 20 vendeve të tjera evropiane mblidhen sot në Kishinjev të Moldavisë, për të diskutuar një varg çështjesh, mes tyre edhe tensionet në veri të Kosovës. 

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, pritet të takojë atje presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Dje Borrell takoi në Bratisllavë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Në një postim në Twitter pas takimit, Borrell tha se situata në veri të Kosovës është e rrezikshme dhe e paqëndrueshme.

“Na duhet shtensionim urgjent dhe zgjidhje përmes dialogut”, tha ai.

Në ditën e katërt të protestave, dhjetëra qytetarë serbë janë mbledhur sot pranë selive komunale në veri të Kosovës.  Protestat po mbahen në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq. Kërkesat e tyre janë të njejta. Kryetarët e rinj shqiptar që u zgjedhën më23 prill, të tërhiqen nga komunat me shumicë serbe, ashtu si edhe njësitet speciale të Policisë së Kosovës. Aktualisht nuk raportohet për incidente. 

3 VITE ME PARE

Vjosa Osmani në Moldavi, sot takohet me Macron dhe Scholz

Samiti në Moldavi/ Diskutohen tensionet në Kosovë, Rama luan
Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet në Moldavi, ku do të marrë pjesë në samitin e dytë të Komunitetit Politik Evropian në Kishinau, me ftesë të organizatorëve të këtij komuniteti. Osmani do të zhvillojë sot një takim me presidentin e Francës, Emmanuel Macron dhe kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, dje ka bërë të ditur se bashkë me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, do të bisedojnë më 1 qershor me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiç. 

Takimet do të zhvillohen ndaras, në margjina të samitit Komuniteti Politik Evropian, që do të mbahet në kryeqytetin moldav. Presidenca e Kosovës njofton se presidentja Osmani do t’i bashkohet 46 krerëve të tjerë të shteteve të kontinentit evropian si dhe krerëve të institucioneve të BE-së, me qëllim të nxitjes së dialogut politik dhe forcimit të bashkëpunimit për t’i adresuar çështjet më urgjente të sigurisë dhe stabilitetit në Evropë. 

Komuniteti Politik Evropian është platformë për koordinim politik e krijuar mbi bazën e propozimit të presidentit francez, Emmanuel Macron, e cila synon nxitjen e dialogut dhe bashkëpunimit për çështje me interes të përbashkët, forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit në kontinentin evropian. 

samiti në moldavi

Sondazh

Poll

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!