Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
•Ditën e sotme në Tiranë mbahet Samiti i III i Diasporës. •Të pranishëm në samit janë përfaqësues të lartë të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe mbi 2 mijë bashkatdhetarë nga diaspora. •Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka munguar, ndonëse ishte parashikuar të ishte i pranishëm. • Një nga çështjet më të rëndësishme që pritet të diskutohet është e drejta e diasporës për të votuar në vendin e tyre. •Gjatë fjalës së saj, Osmani nuk la pa përmendur edhe shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit, duke thënë se ata, po përballen me spastrim etnik nëpërmjet mjeteve administrative. •Presidentja e Kosovës dha edhe lajmin se shqiptarët e Kosovës të cilët kanë emigruar në vende të ndryshme, së shpejti do të votojnë në ambasadat dhe zyrat konsullore nga vendet ku jetojnë. •Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti ka qenë i pranishëm në samit ku bëri thirrje për bashkëpunim mes shqiptarëve. •Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë fjalës së tij u ndal tek shqiptarët e suksesshëm në botë si Dua Lipa, Ermonela Jaho apo Mira Mirati, për të cilët tha se na kanë mësuar se asnjë ëndërr nuk është e paarritshme. • Një ragim ka ardhur edhe nga zyra e Albin Kurtit, ku zëdhënësi i tij tha se kryeministri i Kosovës, nuk mori pjesë në samit pasi kishte tjetër axhendë.
7 artikuj për këtë temë.
Kurti mungoi në Samitin e Diasporës në Tiranë, zëdhënësi: Kishte tjetër axhendë
TIRANË- Kryetar i Këshillit Koordinues të Diasporës në SHBA, Mark Gjonaj ka qenë sot i pranishëm në samitin e tretë të Diasporës që po mbahet në Tiranë. Gjonaj ka sjellë në vëmendje zhvillimet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë, duke i bërë thirrje presidentit Vuçiç që t'i lërë qytetarët e Kosovës të jëtojnë, siç ata e meritojnë.
“Është një proverb që thotë “nëse doni me shku shpejt, shko vetëm, nëse doni me shku larg, shkoni së bashku”. Krejt historia shkruan për këtë ditë që liderët janë bashkuar. Ju kërkoj që kokat tuaja t’i bashkoni që t’i bashkojmë edhe tokat edhe popujt. Kemi dy shembuj se çfarë ndodh kur bashkohet shqiptari, u bë Kosova shtet i pavarur. Sa po flas për Kosovën, po ia çoj Serbisë një mesazh edhe Vuçiçit, “Mos na e ngacmo Kosovën dhe kosovarët më! Le të jetojnë atë jetën që e meritojnë” Rasti i dytë, kur bashkohen Shqiptarët, ishte ekipi kombëtar i futbollit, që ka shqiptarë, kosovarë e nga Maqedonia e Veriut, e ‘zot shnosh’ kanë me e pru champions në shtëpinë tonë”, tha Gjonaj.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në samitin e tretë të Diasporës, tha se 22 nëntori që njihet si Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe që njihet si festë kombëtare në Maqedoninë e Veriut, të njihet si e tillë edhe në Shqipëri.
Ai i kërkoi presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, që këtë t’ja propozonte edhe kryeministrit Albin Kurti.
“Me një sugjerim shumë të arsyeshëm të presidentit, dua ta kornizoj këtë fjalë edhe në funksion të ftymës së këtij samiti por edhe në funksion të asaj që ka rëndësi të jemi bashkë të ndihmojmë njëri tjetrin. Është e çuditshme por prapë e Arbën Xhaferrit i cili nuk jeton më, por pati vizionin të kërkojë që dita e alfabetit të jetë një ditë e njohur si festë kombëtare për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. Tani mendoj se është koha që kjo të jetë një ditë feste kombëtare edhe në Shqipëri dhe patjetër unë besoj se edhe presidentja e Kosovës t’ja japë këtë sugjerim kryeministrit të vetë. Unë e dëgjoj presidentin për veten time”- u shpreh Rama.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama theksoi se Samiti i Diasporës është një udhëkryq që bashkon të gjithë liderët shqiptarë të rajonit pavarësisht bindjeve politike.
Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë theksoi se të bashkuar në një skuadër asnjë objektiv, sado ambicioz që të jetë, nuk është i paarritshëm.
Rama u ndal tek shqiptarët e suksesshëm në botë si Dua Lipa, Ermonela Jaho apo Mira Mirati, për të cilët tha se na kanë mësuar se asnjë ëndërr sado e madhe të jetë, kur njerëzit e shohin me sy hapur nuk është e paarritshme.
“Përtej simbolikës ky takim dy ditor, vjen edhe me vetëdijen e plotë se në punimet e samitit, të cilat zhvillohen intensivisht jashtë këtyre seancave të mëdha plenare, na është besuar mundësia që të komunikojmë së bashku për të shkruar një tjetër faqe të re për Shqipërinë dhe shqiptarët. Samiti është një udhëkryq ku bashkohen të gjithë pavarësisht bindjeve apo përkatësive politike, përtej të gjitha përkatësive krahinore dhe vendndodhjes së secilit, si shqiptarë që kanë diçka për të thënë, për të dhënë për mënyrën se si duhet t’i qasemi sfidave të botës ku jetojmë, e cila ndikon vendet ku ne jemi dhe njëkohësisht si të bashkojmë më mirë forcat për t’ja dalë në realizimin e ambicieve legjitime dhe të objektivave të përbashkëta.
Nuk mund të lë pa përmendur se ky samit ndodh pak ditë pasi njishat e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, së bashku në një skuadër, jo vetëm e çuan Shqipërinë në Evropë në kuptimin e plotë të fjalës por edhe na ritreguan edhe njëherë se çfarë mund të bëjmë kur bashkojmë talentet, vullnetet dhe forcat dhe mbi të gjitha kur kemi një qëllim dhe strategji për të fituar sepse së bashku asnjë objektiv, sado ambicioz që të jetë, nuk është i paarritshëm. Nëse ka një mësim të madh që të gjithë mund të marrim në të gjitha nivelet, nga të gjithë ata emra që na bëjnë ne krenar si shqiptarë, sepse përmenden me shumë respekt në një botë më të madhe, është mësimi se të gjithë ata kanë pasur një ëndërr më të madhe sesa çfarë mundësitë e tyre mund t’ua këshillonin.
Dhe e kanë bërë realitet. Mira Murati, Dua Lipa, Mira Mezini, Ermonela Jaho, Lorik Cana e me radhë janë emra të cilët kanë rrugë të ndryshme dhe kanë arritur në maja të ndryshme të botës por të përbashkët kanë fuqinë për t’i shkuar deri në fund me çdo çmim realizimit të ëndrrës së tyre. Këta janë ata që ne njohim por sa janë të panjohurit, të cilët kanë bënë të mundur atë që mundësitë e tyre nuk ua këshillonin ta kërkonin. Nëse ka një mësim nga gjithë suksesi i shqiptarëve në diasporë, është mësimi se asnjë ëndërr, sado e madhe, kur njerëzit e shohin me sy hapur, nuk është e paarritshme përderisa e shohin.”, tha Rama.

TIRANË- Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka qenë i pranishëm në samitin e tretë i Diasporës që po mbahet në Tiranë. Teksa foli për rrugën e përbashkët evropiane, ai bëri thirrje për bashkëpunim mes shqiptarëve.
Gjatë fjalës së tij Ahmeti i dha një mesazh kryeministrit Rama, që të ngrenë edhe më shumë zërin sa i takon çështjes së integrimit, duke shtuar se vendet e tjera si Kosova, Maqedoninë dhe Malin e Zi i ka përkrahë.
“Luftërat i fituam, edhe politikisht edhe ushtarakisht, dhe diplomatikisht. Sot kemi një luftë të re dhe më të fortë. Të bëjmë të begatë atdheun tonë, të organizohemi edhe më shumë. Këtë mundësi e ka mërgata. Të gjithë të rinjtë le të kapin mundësitë në universitetet më të mira të botës, dhe t’i kthehen kokëplotë atdheut të tyre. Sot vendet tona mund t’i kemi vende të BE, siç jemi në NATO. Edhe Europa nuk mund të jetë e qetë pa Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Djepi i Europës është Mesdheu, por duhet punuar me përkushtim”, tha ai.
TIRANË- E pranishme në Samitin e tretë të Diasporës në Tiranë ka marrë pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Gjatë fjalimit të saj, duke folur për rolin e madh të Diasporës shqiptare, Vjosa Osmani nuk la pa përmendur edhe shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit, duke thënë se ata të cilët banojnë në këto treva, po përballen me spastrim etnik nëpërmjet mjeteve administrative.
“Përderisa jemi mbledhur sot të gjithë këtu, mos të harrojmë se vëllezërit tonë në Medvegjë, Preshevë dhe Bujanovc ende po përballen me diskriminim etnik dhe përballen me spastrim etnik nëpërmjet mjeteve administrative. Sot iu them nga këtu: ju nuk jeni vetëm. Ne jemi me ju për mbrojtjen e të drejtave tuaja. Roli historik i mërgatës shqiptare është i jashtëzakonshëm. Përgjatë kohës sfiduese ata ishin përkrahës të vendosur të aspiratave tona kombëtare. Është shtylla për lëvizjen kombëtare për liri dhe pavarësi të shqiptarëve. Kanë qenë burim force për ne. Në vitet e 90-ta, mërgata jonë ishte zëri ynë në të gjitha qendrat e vendimmarrjes”- u shpreh Osmani.
Më tej, ajo dha edhe lajmin se shqiptarët e Kosovës të cilët kanë emigruar në vende të ndryshme, së shpejti do kenë mundësinë të votojnë në ambasadat dhe zyrat konsullore nga vendet ku jetojnë.
“Mërgata jonë do ta ketë të drejtën të votojë në ambasadat dhe konsullatat tona në vendet ku ata jetojnë”- shtoi presidentja e Kosovës.
TIRANË-Ditën e sotme në Tiranë po zhvillohet dita e dytë e Samitit III të Diasporës. Pjesëmarrës janë përfaqësues të lartë të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe mbi 2 mijë bashkatdhetarë nga diaspora.
Një nga çështjet më të rëndësishme që pritet të diskutohet është e drejta e diasporës për të votuar në vendin e tyre.
Ndonëse ishte parashikuar të merrte pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mungon. E pranishme është presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
I pari që hapi fjalën ditën e sotme ishte ministri i Jashtëm, Igli Hasani, i cili theksoi se Diaspora ka rol të pazëvendësueshëm në avancimin e kauzës kombëtare, ndërsa u shpreh se jemi borxhlinj ndaj shqiptarëve jashtë kufijve.
"S’ka mesazh më të bukur bashkimi se kjo sallë e mbushur plot, kjo mbledhje e shqiptarëve nga mbarë rajoni e bota. Ky samit vjen në një moment kur në shqiptarët më shumë se kurrë kemi arsye të ndihemi mirë me atë çfarë kemi arritur. Kemi shumë për të bërë së bashku për ti çuar më tej e zhvilluar vendet tona, për të konsoliduar ato që kemi arritur. Ajo që mund të bëjë Shqipëria e vetme, Kosova e vetme, vëllezërit në Maqedoni e Mal të Zi, është fare pak krahasuar me atë se çfarë mund të arrijmë të gjithë së bashku. Ky samit është një moment për të forma konkret bashkëpunimi. Sfida është se si të përkthejmë në nisma konkrete atë dëshirë dhe pasion që na bashkon për kombin.", tha Hasani.