LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Salianji do jetë drejtues nderi për Elbasanin", Berisha: Diktaturat nuk zhvillojnë zgjedhje, por farsa elektorale! Cilido politikan është i mirëpritur në betejën tonë për qeveri teknike

• Kryetari i Partisë Dmokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë për gazetarët. • Berisha tha se buxheti për vitin 2025 në total prej 8.2 miliardë euro duhet të ofronte mirësinë më të madhe për qytetarët shqiptarë. • Kryedemokrati tha se pjesa dërrmuese e tij nuk i përkushtohet qytetarit, shërbimeve, trajtimit, pagesave ndaj tij, por është investim kapital. • Sipas Berishës kjo ndodhte në diktaturën ideologjike ku 35 përqind e buxhetit investohej në bunkerë dhe tunele, por këtu nuk ka bunkerë dhe tunele. • Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha se punët publike sot në Shqipëri, ndërtohen me 10-fishin e çmimit që ndërtohet sot në Kroaci. • Sipas tij, 90% e këtij çmimi vidhet nga kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij. • Teksa po komentonte disa nga këto punë publike, Berisha tha se nuk ishte kundër për moszgjerimin e rrugëve, por sipas tij duhet të bëhet sipas një rendi në të cilin të sigurohet leverdishmëria ekonomike dhe jo të ndëshkohen qytetarët me investime të tilla. • Ai u shpreh se janë 790 mijë pensionistë dhe janë 62 mijë familje në ndihmë ekonomike ata që numërojnë kafshatën dhe ushqimin. • Berisha tha se për 62 mijë familje në ndihmë ekonomike, të cilët de facto janë në varfëri ekstreme, nuk shtohet asnjë qindarkë. • Sipas Berishës që nga viti 2014 gjer në vitin 2024, me indeksim, pensioni mesatar është rritur 27 përqind.  • Kryetari i Partisë Demokratike solli në vëmendje edhe operimin e kryeministrit dhe vizitën e presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan në Shqipëri, ku u shpreh se "Rama ka filluar të besojë edhe gënjeshtrat e tij". •  Kjo sipas kryedemokratit u provua në një nga podkastet e tij, kur kreu i qeverisë tha se një ditë pas operimit të tij, në kundërshtim me rregullat shëndetësore, ka pritur presidentin Erdogan në Tiranë. • Berisha faktoi diçka që mediat nuk e sqaruan, e cila ishte se mes operimit të Ramës dhe vizitës së Erdogan kishte një distancë kohore prej një jave. • Berisha gjatë fjalës së tij në konferencë para gazetarëve u shpreh se drejtuesi i PD për Elbasanin do të jetë Ervin Salianji. • Sipas tij Salianji do jetë drejtues nderi. • Berisha foli edhe në lidhje me zgjedhjet në SHBA ku u shpreh se nuk ndërhyjnë në fushatën elektorale atje. • Ai shtoi se nuk është një parashikues i mirë në pollet e zgjedhjeve por shtoi se me atë që ka lexuar e vërteta është se pavarësisht se dy kampet ndjehen si fitimtarë. • Berisha theksoi se janë zgjedhje të rëndësishme jo vetëm për SHBA por në mbarë botën. • Ai më tej preku edhe problemin në vendin tonë ku u shpreh se në Shqipëri falsifikohen shumë pollet. 

11 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

Berisha premton: Rroga minimale do jetë 500 euro! Disa prej pagave të larta mund të proporcionohen

"Salianji do jetë drejtues nderi për Elbasanin", Berisha:
Berisha

TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka mbajtur ditën e sotme një konferencë për mediat. Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se dënon me forcën më të madhe buxhetin e vitit 2025 si një buxhet që shkelmon apo ndëshkon me injorimin e tij qytetarët shqiptarë, shërbimet, nevojat dhe kërkesat e tyre. Sipas tij buxheti injoron fermerët e Shqipërisë, pasi ka përcaktuar në mënyrën më tallëse 40 milionë euro gjithsej për 40 përqind të popullatës.

Berisha më tej tha se buxheti gjithashtu shpërfill totalisht biznesin, dhe që nuk parashikon asnjë masë lehtësuese të veprimtarisë së tyre. Kreu i PD-së shtoi se shpenzimet në këto dy sektorë, janë tre herë më të ulëta si përqindje se sa shpenzimet e përgjithshme. Ai theksoi se vidhen 90 përqind e fondeve dhe se janë një çomange me të cilën Edi Rama dhe Erion Veliaj vjedhin dhe rrjepin shqiptarët. 

Fjala e Berishës:

Dua ta mbyll duke dënuar me forcën më të madhe buxhetin e vitit 2025 si një buxhet që shkelmon apo ndëshkon me injorimin e tij qytetarët shqiptarë, shërbimet, nevojat dhe kërkesat e tyre.
Si një buxhet që injoron në mënyrë cinike të gjithë rrogëtarët shqiptarë, pasi nuk përcakton asnjë rritje rroge. Si një buxhet që injoron fermerët e Shqipërisë, pasi ka përcaktuar në mënyrën më tallëse 40 milionë euro gjithsej për 40 përqind të popullatës.


Si një buxhet që shpërfill totalisht biznesin, dhe që jo vetëm nuk parashikon asnjë masë lehtësuese të veprimtarisë së tyre. Merrni eksportet, që janë baras prodhim, kanë një rënie 20 përqind dhe nuk kanë asnjë mbështetje nga ky buxhet. Por në tërësi buxheti jo vetëm që nuk ka një mbështetje, një lehtësi, përkundrazi parashikohen gjysmë miliardë euro t’u merren më shumë. Dhe harroni se ua merr oligarkëve, jo, jo, ata e peshojnë atë në kandar. Ua merr biznesmenëve të vegjël dhe të mesëm.

Si një buxhet që shton më tej rrënimit të shkollave tona dhe të sistemit shëndetësor. Shpenzimet në këto dy sektorë, janë tre herë më të ulëta si përqindje se sa shpenzimet e përgjithshme, Investimet në punëra publike, ku vidhet 90 përqind e fondeve, janë një çomange me të cilën Edi Rama, Belinda Balluku, Erion Veliaj etj, vjedhin dhe rrjepin shqiptarët. Fondi i rimbursimit të ilaçeve është ai që ishte 5 vite më parë. Nuk pasqyron asnjë nevojë në rritje të të sëmurëve dhe qytetarëve të vendit.


Për rreth 800 mijë pensionistë janë lënë për vitin e ardhshëm, në mënyrën më cinike, 16 milionë euro. Për pronarët, tre herë më pak se ç’kishin në vitin 2013. Për rreth 180 mijë shqiptarë që jetojnë në varfëri ekstreme me ndihmë ekonomike, nuk është lënë një qindarkë. Pra, unë shpresoj dhe besoj, shqiptarët t’i dalin zot, të bashkohen me opozitën e vërtetë për të firmosur ndryshimin dhe i garantoj se ligji i parë që do miratohet do jetë minimumi jetik me 200 euro për çdo shqiptar.
Nuk do ketë qytetar shqiptar nën 200 euro, pavarësisht nga çdo gjë tjetër. Dhe pastaj dyfishim i rrogave. Rroga minimale 500 euro dhe ai sharlatani i Surrelit thoshte se po deklarojmë pensionin 500 euro. Kemi deklaruar rrogën minimale 500 euro.


Po rritja progresive e pensioneve, të harrojë më se do ketë rritje të rrogave të larta. Absolutisht.
Bile, bile disa prej tyre mund të proporcionohen se nuk është vend i lirë ai vend që përcakton diferencën mes rrogës më të lartë me rrogën mesatare 10-fish apo 20-fish. Në vendet e lira, kjo diferencë është 4 gjer në 6 herë maksimumi. Kurse ky ka vu standardet e vjetra në Shqipëri. Edhe njëherë ftoj qytetarët të bashkohen në këtë përpjekje të madh, mosbindje civile, qeveri teknike dhe ndryshimin e madh të shumëpritur për të gjithë shqiptarët.

1 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet në SHBA/ Berisha: Ne nuk ndërhyjmë në fushatën elektorale! Unë nuk besoj shumë tek sondazhet

"Salianji do jetë drejtues nderi për Elbasanin", Berisha:
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencë para gazetarëve foli edhe në lidhje me zgjedhjet në SHBA. Berisha u shpreh se nuk ndërhyjnë në fushatën elektorale të SHBA.

Ai shtoi se nuk është një parashikues i mirë në pollet e zgjedhjeve por shtoi se me atë që ka lexuar e vërteta është se pavarësisht se dy kampet ndjehen si fitimtarë. Berisha theksoi se janë zgjedhje të rëndësishme jo vetëm për SHBA por në mbarë botën. Ai më tej preku edhe problemin në vendin tonë ku u shpreh se në Shqipëri falsifikohen shumë pollet. 

Fjala e Berishës:

Së pari, kam kërkuar anëtarëve të PD dhe mbështetësve të votojnë Partinë Republikane, kandidatët e saj, sepse jemi të alinjuar me këtë parti në Unionin Demokrat Ndërkombëtar. Përndryshe, ne nuk ndërhyjmë në fushatën elektorale të SHBA. Dhe kjo nuk është ndërhyrje, kjo është një respektim i detyrimeve që rrjedhin, të themi detyrimeve ndërkombëtare nga asociacioni ndërkombëtar i PD. Tani, se kush do të fitojë, së pari duhet të pranoj që nuk jam një parashikues i mirë në këto pollet e zgjedhjeve.


Por me ato që kam lexuar, e vërteta është se pavarësisht se dy kampet ndjehen si fitimtarë, nuk mund të them se kush mund t’i fitojë zgjedhjet, por shpreh bindjen se në këto zgjedhje do fitojnë qytetarët amerikanë dhe janë zgjedhje të rëndësishme jo vetëm për SHBA, por për mbarë botën.
Të presim, 24 orë na ndajnë nga mëngjesi i votimit, megjithëse kanë votuar 70 milionë ose më shumë, çka nuk është parë ndonjëherë. Këto janë qëndrimet, nuk mund të them se kush mund të fitojë, sepse edhe po të ishin pollet me diferencë, natyrisht unë nuk kam besim tek pollet.


Nuk e di, e kam një problem, se këtu në Shqipëri falsifikohen shumë pollet. Ju e patë besoj, çfarë nxjerrin pollet Ramën, në pollin dal-vivo, ju e patë se si u shakullos. Tani, më thoni ju mua, çfarë të besoj unë? Të besoj qytetarët apo pollet? Pra, janë tjetër qytetarët, tjetër janë pollet.

1 MUAJ ME PARE

Buxheti 2025/ Berisha: Do të dorëzojmë dy amendamente, por kryeamendamenti ynë është ai i minimumit jetik 200 euro

"Salianji do jetë drejtues nderi për Elbasanin", Berisha:
Berisha

TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka mbajtur ditën e sotme një konferencë për mediat. Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se pensionistët e marrin sot bukën më shtrenjtë se pardje. Ai theksoi se tani pensionisti blen të paktën 20% më pak seç blinte në vitin 2013. Berisha theksoi se Kosova i rriti me 20% pensionet dhe dorëzoi nga buxheti në fondin e pensioneve 100 mln euro. 

Kreu i PD-së shtoi se Rama ua mori pensionistëve 4% që u takonin ta merrnin nga muaji mars në tetor dhe tani do të ua japë dhuratë për vitin e ri. Sipas tij ky është një akt i shplarë. Ai shtoi se sjellja e tij ndaj pensionistëve është ç’njerëzore.

"Të fajësosh biznesmenët në një kohë kur kontributet dhe sigurimet shoqërore janë rritur. Fondi nga buxheti për këto është zvogëluar. Së dyti, të fajësosh bizneset në një kohë kur buxhetit 8.2 miliardë euro është i tëri produkt i tyre, ka përdorur dikur një shprehje një politikan, që nuk më shkon, por po e rikujtoj se kësaj i thotë, të lehësh si një qen në han. Pensionisti dhe pensionistja që merr sot bukën më shtrenjtë se pardje, që merr sot një pension që blen të paktën 20% më pak seç blinte në vitin 2013, kanë të drejtë ti thonë, në këto 8 miliardë cila është pjesa jonë. Pse në Maqedoni marrin 250 % më shumë, pse në Mal të Zi, marri 280% më shumë, pse Kosova i rriti me 20%, dhe dorëzoi nga buxheti në fondin e pensioneve 100 mln euro. Ishte 500, e bëri 600. Çfarë të pengon ty të kalosh në fondin e pensioneve 700 mln euro suficit. Nuk ka një qëndrim më të pandërgjegjshëm. Biznesit i janë marrë 8.2 miliardë euro. Pensionistëve i janë lënë 16 mln euro. A e dini se çfarë bëri me ta këtë vit. Këtë vit ua mori pensionistëve 4% që u takonin ta merrnin nga muaji mars në tetor dhe tani do të ua japë dhuratë për vitin e ri. Ky është një akt i shplarë, më se paku të themi, do të ju japë atë që ligji, se buxheti është ligj i votuar në parlament, nuk i ka paratë e Kristaq Ramës ai këtu. Dhe ligji i parlamentit u jepte atyre, indeksimin me 4%, kurse ky nga marsi në tetor ua mori dhe tani do të ua japë dhuratë për vit të ri. Sjellja e tij ndaj pensionistëve është më ç’njerëzorja që mund të bëjë kush. Ne do të dërgojmë dy ligje. Minimumin jetik 200 euro, të llogaritur nga Avokati i Popullit dhe ILO. Jorida Tabaku ka bërë një amendament për minatoret. Këto janë dy amendamentet, por kryeamendamenti është ai i minimumit jetik," tha Berisha.

1 MUAJ ME PARE

"Salianji do jetë drejtues nderi për Elbasanin", Berisha për ndalimi i gazetarëve nga autoritetet grek: I papranueshëm dhe absurd!

"Salianji do jetë drejtues nderi për Elbasanin", Berisha:
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencë para gazetarëve u shpreh se drejtuesi i PD për Elbasanin do të jetë Ervin Salianji. Sipas tij Salianji do jetë drejtues nderi. Ai shtoi se Elbasani do të ketë një drejtues ekzekutiv siç ka çdo qark tjetër.

"Sigurisht që do ketë një drejtues qarku. Drejtues nderi i qarkut do jetë Ervin Salianji.Sigurisht do ketë një drejtues ekzekutiv siç ka çdo qark tjetër," tha ai.

Berisha më tej komentoi edhe ndalimi i gazetarëve nga autoritetet greke. Sipas tij ky veprim ishte i papranueshëm dhe absurd. Ai shtoi se gazetarët por jo vetëm duhet të kenë qarkullim të lirë mbi bazat e rregullave të BE dhe se nuk mund të zbatohet me selektivitete apo impresione për këtë apo atë gazetar. 

"Lidhur me qeverinë greke, unë dëgjova Edi Ramën që e falënderoi qeverinë greke për ndërhyrjen. Sa mund të jetë e vërtetë kjo, nuk mund të them. Kurse ndalimin e quaj absolutisht të papranueshëm, absurd dhe nuk duhej të kishte ndodhur kurrë.


Gazetarët, jo vetëm gazetarët, por qarkullimi i lirë mbi bazat e rregullave të BE nuk mund të zbatohet me selektivitete apo impresione për këtë apo atë gazetar. Kështu që është totalisht i papranueshëm ai gjest dhe unë qëndroj në anën e gazetarëve, megjithëse së shpejti do ju njoh me disa të dhëna dramatike të censurës të televizioneve kombëtare ndaj opozitës. Por, nuk është rasti në këtë konferencë," tha Berisha.

1 MUAJ ME PARE

"Diktaturat nuk zhvillojnë zgjedhje, por farsa elektorale", Berisha: PD ka filluar punën me emigracionin, po punon dhe shpejt do caktojë personat që do merren me zgjedhjet e tyre

"Salianji do jetë drejtues nderi për Elbasanin", Berisha:
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencë para gazetarëve u shpreh se qëndrimi i tyre është i prerë për minimumin jetik 200 euro për çdo shqiptar. Ai më tej shtoi se diktaturat nuk zhvillojnë zgjedhje, por farsa elektorale. 

Berisha u shpreh se ka pasur një suficit 700 mln euro nga mosrealizimi i shpenzimeve. Sipas tij janë dhjetëra milionë euro ilaçe të sëmurëve që i kanë porositur 2-3 herë duke vjedhur dhe nuk ua kanë sjellë ilaçet të sëmurëve. Ai theksoi se opozita e vërtetë po zhvillon një betejë kundër narkodiktaturës, për zgjedhje të drejta dhe të ndershme. Berisha ftoi qytetarët të bashkohen në këtë betejë për zgjedhje të lira dhe të drejta.

"Një vendim do të merret, por qëndrimi ynë është i prerë, minimumi jetik 200 euro për çdo shqiptar. Ky është ligji i të gjitha ligjeve që ne do të mbrojmë në parlament. Unë ftoj çdo shqiptar të mbështesë këtë nismë, e cila i jep zgjidhje imediate problemeve të madh të krijuara tek 46% e shqiptarëve që jetojnë sot në varfëri dhe të kërcënuara nga varfëria. Vendosja e minimumit jetik dhe mbi të llogaritja e pensioneve me një rritje shtesë, ky buxhet ka çdo mundësi dhe kapacitet për të rivendosur në këtë mënyrë. Rikujtoj shqiptarët ka pasur një suficit 700 mln euro nga mosrealizimi i shpenzimeve. E kuptoni apo jo.

Janë dhjetëra milionë euro ilaçe të sëmurëve që i kanë porositur 2-3 herë duke vjedhur dhe nuk ua kanë sjellë ilaçet. Ne do të insistojmë me të gjithë potencialin tonë. Mosbindja civile është 77 metoda. Kudo zhvillohet, por unë mendoj se ne duhet të bëjmë betejë për minimumin jetik 200 euro për çdo shqiptar. Diktaturat nuk zhvillojnë zgjedhje, por farsa elektorale. Opozita e vërtetë po zhvillon një betejë kundër narkodiktaturës, për zgjedhje të drejta dhe të ndershme, prandaj gjej rastin të ftoj çdo qytetar, por edhe ata që ndihen opozitar të bashkohemi në këtë betejë për zgjedhje të lira dhe të drejta. Me diktaturën nuk ka zgjedhje, por farsë elektorale," tha ai.

Berisha shtoi se PD ka filluar punën me emigracionin dhe se po punon shpejt për të caktuar personat që do merren me zgjedhjet e tyre. Ai komentoi takimin e Ramës në Selanik ndërsa tha se ajo ishte një histori e turpshme mashtrimesh, abuzimesh dhe përdorimit të shtetit elektoral.

"Lidhur me aktivitetin e Edi Ramës me administratën publike në Selanik, ajo ishte një histori e turpshme mashtrimesh, abuzimesh dhe përdorimit të shtetit elektoral. Ndaj gjej rastin të përshëndes ata qytetarë që në sallë ia përplasën në fytyrë Edi Ramës mashtrimet që bëri, abuzimet e tij. Një koleg i juaj njofton se shpenzimet në Nju Jork afrohen me çerek milion dollarë. Pra, kemi të bëjmë me abuzime të mëdha. Gënjeu nga Alfa tek Omega.

A e dëgjuat, ju lutem, se shkalla ekstreme e degradimit të njeriut në moral dhe karakter është kur beson gënjeshtrën e tij. A e dëgjuat, ju tha administratës së vet, sigurisht kishte edhe ndonjë emigrant, se ku erdha në pushtet në vitin e fundit në Shqipëri nuk shkelte këmbë njeriu, paçka se Shqipërinë e vizitoi njëshi i botës, njeriu më i rëndësishëm i planetit. Paçka se vetëm pak muaj para zgjedhjeve, mbajti një fjalim historik në parlament Hillari Klinton dhe e takoi edhe Edi Ramën. Por ky beson gënjeshtrat e tij dhe forma më e rëndë e degradimit moral të njeriut është kur ai fillon të besojë gënjeshtrat e tij.

Nëse kthehemi pak më tutje, i ulur në podkastin e tij me një ministre përkarshi, i thoshte sot u operova, nesër në kundërshtim me shkencën dola se duhej të prisja Erdoganin, se vinte miku nga Turqia. Miku nga Turqia erdhi më 8 tetor, ky u operua me 3 tetor. Të njëjtin mashtrim përsëriste në studio me pensionistët. Pra, ju lutem sa herë që e keni dhe e shihni, mos injoroni faktin se ai beson gënjeshtrat e tij. PD ka filluar punën me emigracionin, po punon dhe shpejt do caktojë personat që do merren me zgjedhjet e tyre. Po lufton fort kudo. Rregullorja që u miratua është një rregullore në përputhje me standardet që ne pëlqejmë për votimin e tyre. Ne do bëjmë gjithçka për konkretizimin më të mirë të mundshëm të të drejtës kushtetuese të shqiptarëve, votimin e tyre. Sapo të caktohet personi, do t’u bëhet publik mediave," tha ai.

1 MUAJ ME PARE

Berisha publikon shifrat: Pensionet në Shqipëri janë shumë më të të ulëta në krahasim me rajonin! Në vitin 2013 ishin më të lartat

"Salianji do jetë drejtues nderi për Elbasanin", Berisha:
Berisha

TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka mbajtur ditën e sotme një konferencë për mediat. Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se kryeministri Edi Rama del si sharlatan me tabela nëpër studio dhe si një mashtrues ordiner përpiqet si spekulant i turpshëm të paraqesë një diferencë pensionesh midis vitit 2013 dhe vitit 2023 prej 80 eurosh. Sipas Berishës ai është një gënjeshtar i paskrupullt.

Kreu i PD-së shtoi se çdo pensionist ka marrë në vitin 2013, mesatar 143 mijë lekë. Ai shtoi se pensionistët kanë pasur një pension minimal prej 36 mijë lekë, ky pension ka arritur në 80 mijë lekë. Ai shtoi se Rama nuk njeh kufi me moton ‘kur vjedh, je i aftë të thuash çdo gjë’, edhe ky bën sikur shqiptarët i marrin rrogat me euro. Sipas tij një euro në vitin 2013 ishte dy herë me e fortë se sot. 

Fjala e Berishës:

Meqë jam tek pensionistët dhe meqenëse Edi Rama del si sharlatan me tabela nëpër studio, duhet t’u them pensionistëve dy gjëra. Së pari, një mashtrues ordiner ndaj tyre përpiqet si spekulant i turpshëm të paraqesë një diferencë pensionesh midis vitit 2013 dhe vitit 2023 prej 80 eurosh.
Një gënjeshtar i paskrupullt. Çdo pensionist ka marrë në vitin 2013, mesatar 143 mijë lekë. Ka pasur një pension minimal prej 36 mijë lekë, ky pension ka arritur në 80 mijë lekë.


Por për një gënjeshtar që nuk njeh kufi me moton ‘kur vjedh, je i aftë të thuash çdo gjë’, edhe ky bën sikur shqiptarët i marrin rrogat me euro. Por, një euro në vitin 2013 ishte dy herë me e fortë se sot. Çmimet janë të paktën 50-100 përqind më të larta dhe në qoftë se në vitin 2013, pensionet në Shqipëri ishin më të lartat, sikundër edhe rrogat në rajon, sot pensioni mesatar në Maqedoni është 405 euro, 205 përqind më shumë se në Shqipëri. Në Malin e Zi është 450 euro apo 280 përqind më shumë se pensioni mesatar në Shqipëri.


Në Serbi është 440 euro ose 270 përqind më shumë se pensioni mestar në Shqipëri. Në Bosnje është 340 euro ose 210 përqind e pensionit në Shqipëri. Pensioni në Kosovë është 19 përqind më i lartë se në Shqipëri. Çmimet në këto vende janë 50 deri në 100 përqind më të ulëta se në Shqipëri.
Besoj se ky buxhet nuk ka nevojë për komente të tjera, por mund të vlerësohet si buxheti i vjedhjeve më të mëdha në histori. Si buxheti i varfërimit dhe mjerimit më të madh në histori. Si buxheti i dëbimit të shqiptarëve më shumë se çdo buxhet tjetër në historinë e vendit.

1 MUAJ ME PARE

Çfarë tha Rama dhe si e bëri "fact check" Berisha në vend që ta bënin mediat?

"Salianji do jetë drejtues nderi për Elbasanin", Berisha:
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencën e tij për mediat ditën e sotme solli në vëmendje edhe operimin e kryeministrit dhe vizitën e presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan në Shqipëri, ku u shpreh se "Rama ka filluar të besojë edhe gënjeshtrat e tij". 

Kjo sipas kryedemokratit u provua në një nga podkastet e tij, kur kreu i qeverisë tha se një ditë pas operimit të tij, në kundërshtim me rregullat shëndetësore, ka pritur presidentin Erdogan në Tiranë. Berisha faktoi diçka që mediat nuk e sqaruan, e cila ishte se mes operimit të Ramës dhe vizitës së Erdogan kishte një distancë kohore prej një jave. 

"Por ky beson gënjeshtrat e tij dhe forma më e rëndë e degradimit moral të njeriut është kur ai fillon të besojë gënjeshtrat e tij. Nëse kthehemi pak më tutje, i ulur në podkastin e tij me një ministre përkarshi, i thoshte sot u operova, nesër në kundërshtim me shkencën dola se duhej të prisja Erdoganin, se vinte miku nga Turqia. Miku nga Turqia erdhi më 8 tetor, ky u operua me 3 tetor. Të njëjtin mashtrim përsëriste në studio me pensionistët. Pra, ju lutem sa herë që e keni dhe e shihni, mos injoroni faktin se ai beson gënjeshtrat e tij.", tha Berisha në konferencën e sotme. 

Kryeministri Edi Rama në podkastin e tij “Flasim” tha se duhej të qëndronte 3 ditë regjim pas operacionit, por e kishte të pamundur pasi në Shqipëri do të vinte Presidenti i Turqisë, të cilin Kryeministri e cilësoi si “Sulltani”. Dhe një ditë pas takimit me Erdogan dhe ceremonisë së inaugurimit të xhamisë së Namazgjasë, Rama ka udhëtuar drejt Budapestit ku sikundër tha takoi mikun e tij, Kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban.

“Të nesërmen duhet të rrija në këmbë për të pritur sulltanin, që vinte nga Lindja, pastaj të nesërmen duhet të merrja rrugët në qendrën e ish perandorisë hungareze për të takuar mikun tim Viktor Orban, për ta falënderuar për gjithçka bërë Hungaria për këtë shtysë të fundit dhe pastaj duhet të shkonim së bashku dhe të uleshim në atë sofër si të barabartë”, tha Rama.

 

 

1 MUAJ ME PARE

Berisha denoncon skandalin: Buxheti i Ramës parashikon vetëm 16 milionë euro për rreth 800 mijë pensionistë! Kjo është çnjerëzore

"Salianji do jetë drejtues nderi për Elbasanin", Berisha:
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencë para gazetarëve u shpreh se në vendin tonë janë dy kategori që numërojnë kafshatën. Sipas tij janë 790 mijë pensionistë dhe janë 62 mijë familje në ndihmë ekonomike ata që numërojnë kafshatën dhe ushqimin. 

Berisha tha se për 62 mijë familje në ndihmë ekonomike, të cilët de facto janë në varfëri ekstreme, nuk shtohet asnjë qindarkë. Sipas Berishës që nga viti 2014 gjer në vitin 2024, me indeksim, pensioni mesatar është rritur 27 përqind. Ndërsa sipas tij buxheti është rritur 87 përqind. 

Fjala e Berishës:

Tani, le të kthehemi tek ata që numërojnë kafshatën. Se gjer tani këto nuk janë kategori që numërojnë kafshatën. Janë dy kategori tjera që në Shqipëri numërojnë kafshatën dhe këta janë 790 mijë pensionistë dhe janë 62 mijë familje në ndihmë ekonomike. Për 62 mijë familje në ndihmë ekonomike, të cilët de facto janë në varfëri ekstreme, nuk shtohet asnjë qindarkë.
A mund të imagjinoni pra, buxhetin më të madh të kohërave dhe ata të cilët rropaten çdo ditë me dhimbje dhe skamje, nuk përfitojnë asnjë qindarkë.


A ka cinizëm më të madh se ky? Tani do vijmë tek kategoria e pensionistëve. Përbëjnë rreth 800 mijë. Se si janë injoruar këta, do u jap vetëm një shembull. Nga viti 2014 gjer në vitin 2024, me indeksim pensioni mesatar është rritur 27 përqind. Me indeksim. Kurse buxheti është rritur 87 përqind. Mirëpo kjo 27 përqind rritje në aparencë është fake, është kallp sepse inflacioni zyrtar nga 2014 gjer në 2024 është rritur me 34 përqind. Kurse inflacioni i ushqimeve bazë që janë dhe shpenzimi kryesor pensionistët, është rritur të paktën me 50 përqind.


Atëherë, sot çdo pensionist merr miminalisht një pension më të ulët në raport me fuqinë blerëse se sa në vitin 2014. A ka cinizëm, injorim dhe më shumë se injorim që në tërë këtë buxhet të lësh për pensionistët gjithsej 16 milionë euro? Duhet të kesh karakterin dhe moralin që nuk e ka Edi Rama që të vërtitesh nëpër Shqipëri nga veriu në jug dhe jugu në veri në takime me pensionistët dhe si rezultat i këtyre takimeve t’i ushqesh ata me gënjeshtra nga salla në sallë dhe në fund të fundit, në buxhetin që miraton në parlament, të lësh për ta, për rreth 800 mijë burra dhe gra, shumica e të cilëve nuk mbyllin dot muajin, të lësh 16 milionë euro.


Ndërkohë që ke zvogëluar listën e rimbursueshme dhe prej vitesh nuk ke shtuar asnjë ilaç në fondin e ilaçeve të tyre. Pra, buxhetin mund t’i japësh shumë etiketa, por më çnjerëzor, Shqipëria nuk ka patur kurrë të tillë. Dhe këtë e bëjnë vetëm ata që zhgërryhen në luksin e krijuar nga vjedhja e këtyre qytetarëve. Ja pra pse buxheti pothuaj dyfishohet, kurse varfëria dy dhe trefishohet. Unë ju them ju se varfëria ekstreme është trefishuar gjatë këtyre tre viteve.

1 MUAJ ME PARE

Berisha: Buxheti parashikon zero rritje të pagave dhe injoron totalisht shëndetësinë, arsimin, fermerët dhe biznesin

"Salianji do jetë drejtues nderi për Elbasanin", Berisha:
Berisha

TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka mbajtur ditën e sotme një konferencë për mediat. Gjatë fjalës së tj Berisha u shpreh se nga buxheti më i madh në histori për shërbimin shëndetësor investohet gjithsej 2.5 përqind e Prodhimit të Brendshëm. Ai shtoi se për arsimin investohet 2.9 përqind ndërsa shpenzimet totale janë rritur me 6.7 përqind.

Berisha u shpreh se me fermerët u bë një trajtim  qesharak i paimagjinueshëm. Sipas tij taksa ndëshkuese TVSH nuk ndryshon dhe lihen gjithsej 40 milionë për ata të cilët japin mbi 20 përqind të prodhimit bruto të vendit.

Fjala e Berishës:

Të kthehemi pak çfarë mbetet nga buxheti më i madh në histori për qytetarët shqiptarë? Për shërbimin shëndetësor, investohet gjithsej 2.5 përqind e Prodhimit të Brendshëm. Për arsimin, 2.9, por mos harroni se shpenzimet totale janë rritur me 6.7 përqind. Pra, shpenzimet në këto dy fusha rriten pothuajse 3 herë më pak se në fushat e tjera. Fusha që kanë lidhje direkt me qytetarin, me shëndetin, me fëmijët e tyre. Çfarë ndodh me rrogat?


Zero rritje rrogave në vitin 2025. Çfarë ndodh me fermerët? Trajtim qesharak i paimagjinueshëm.
Taksa ndëshkuese TVSH nuk ndryshon dhe lihen gjithsej 40 milionë për ata të cilët japin mbi 20 përqind të prodhimit bruto të vendit. A mund të imagjinoni ju 40 milionë euro për ata që përbëjnë 40 përqind të popullatës së vendit dhe japini 20 përqind? Atyre u thuhet falimentoni, falimentoni, falimentoni.


Çfarë ndodh me bizneset? Sa u kalon nga ky buxhet bizneseve që janë gjeneratorët e tij? Jo vetëm që nuk ulen taksat, por rriten përsëri taksat dhe përveç tyre, parashikohen që nëpërmjet metodave arbitrare, të paguajnë edhe 500 milionë euro më tepër. Pra, a nuk është ky një injorim total për bizneset në Shqipëri?

1 MUAJ ME PARE

Berisha: Punët publike ndërtohen me 10-fishin e çmimit që ndërtohet sot në Kroaci, 90% të këtij çmimi i vjedh qeveria

"Salianji do jetë drejtues nderi për Elbasanin", Berisha:
sali berisha

TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha se punët publike sot në Shqipëri, ndërtohen me 10-fishin e çmimit që ndërtohet sot në Kroaci. Sipas tij, 90% e këtij çmimi vidhet nga kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij. 

Teksa po komentonte disa nga këto punë publike, Berisha tha se nuk ishte kundër për moszgjerimin e rrugëve, por sipas tij duhet të bëhet sipas një rendi në të cilin të sigurohet leverdishmëria ekonomike dhe jo të ndëshkohen qytetarët me investime të tilla.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Është bërë i tmerrshëm mekanizmi i vjedhjes së shqiptarëve me punë publike. Të dashur qytetarë dhe qytetare. Këto punë ndërtohen sot në Shqipëri me 10-fishin e çmimit që ndërtohet sot në Kroaci.

90 përqind të këtij çmimi i vjedh Lubia me Edi Ramën. Se si shkatërrohen punët publike, modeli më klasik në historinë e tyre është Unaza e Madhe e Tiranës. Ju duhet ta dini se kjo unazë 27 km në të gjithë gjatësinë e saj, nga të cilat 3 km e para ishin të mbaruara në vitin 2013, nga viti 2013 gjer sot ka përfunduar vetëm gjysma e kilometrave të mbetura.

Këtë vit dhe në vazhdim janë për t’u ndërtuar edhe rreth 12-13 kilometra të tjera. Por çfarë ka bërë Lubi Balluku dhe Edi Rama?= A mund të imagjinoni ju që të copëtojë për të vjedhur njëlloj siç copëtonte Edi Rama lejet për pallatet, e ka ndarë në 14 lote në mënyrë që në çdo lot të vidhet, të vidhet dhe vetëm të vidhet.

Të rikthehemi pak, ja pra pse ky është buxheti i vjedhjeve të mëdha, i ndëshkimit me vepra publike të qytetarëve shqiptarë. I shndërrimit të këtyre veprave nga të dobishme, të leverdishme, në të paleverdishme, në disfatë, në dështim për qytetarin.
Merrni pak investimin që bëhet këtë vit, Bradashesh-Peqin, 160 milionë euro.

Ju kërkoj njerëzisht ju, anëtarëve të medieve, të shkoni ta bëni atë distancë dhe të shihni çfarë trafiku ka. Unë nuk jam për moszgjerimin e rrugëve, por jam pa diskutim për një rend në të cilin duhet të sigurosh leverdishmërinë ekonomike dhe jo të ndëshkosh qytetarët me investime të tilla.

1 MUAJ ME PARE

Berisha: Buxheti për vitin 2025 nuk u përkushtohet qytetarëve, por investimeve kapitale si në diktaturë kur ndërtoheshin bunkerë e tunele

"Salianji do jetë drejtues nderi për Elbasanin", Berisha:
konferenca e berishes

TIRANË- Kryetari i Partisë Dmokratike, Sali Berisha po zhvillon ditën e sotme një konferencë për gazetarët. Berisha tha se buxheti për vitin 2025 në total prej 8.2 miliardë euro duhet të ofronte mirësinë më të madhe për qytetarët shqiptarë.

Kryedemokrati tha se pjesa dërrmuese e tij nuk i përkushtohet qytetarit, shërbimeve, trajtimit, pagesave ndaj tij, por është investim kapital. Sipas Berishës kjo ndodhte në diktaturën ideologjike ku 35 përqind e buxhetit investohej në bunkerë dhe tunele, por këtu nuk ka bunkerë dhe tunele.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS: 

Qeveria dorëzoi këto ditë në parlament buxhetin për vitin 2025. Ky buxhet në total prej 8.2 miliardë euro është buxheti më i madh dhe që në pamje të parë duhet të ofronte mirësinë më të madhe për qytetarët shqiptarë. Por, në Shqipëri ka ndodhur një fenomen paradoksal. Rritja e përvitshme e buxhetit gjer pothuajse në dyfishimin e tij është shoëqruar në mënyrë të habitshme me rritjen e përvitshme të varfërisë. Varfërisë relative, varfërisë të skajshme apo mjerimit.

Kjo dukuri unike është tipar kardinal i buxheteve të diktaturave ideologjike dhe mobokracive kleptokratike. Nuk mund të ndodhë kurrë kjo përveçse në regjime ku paratë përdoren siç i përdorte diktatori Hoxha për bunkerë dhe tunele, ose siç i përdor Edi Rama për punëra publike me çmime 10 herë më të lartë se në Kroaci. Kështu që ky buxhet, para se gjithash mund të cilësohet si buxheti i triumfit të kleptokracisë, të vjedhjes, parajsës qeveritare dhe si buxhet pa mëdyshje i ndëshkimit të qytetarëve shqiptarë.

Do më lejoni t’u zbërthej këtë deklaratë.

Së pari, në qoftë se ju merrni dhe studioni buxhetin, do të gjeni se pjesa dërrmuese e tij nuk i përkushtohet qytetarit, shërbimeve, trajtimit, pagesave ndaj tij, por është investim kapital njëlloj siç ndodhte në diktaturën ideologjike ku 35 përqind e buxhetit investohej në bunkerë dhe tunele, por këtu nuk ka bunkerë dhe tunele. Këtu investohet në rrugë, punë publike që ndërtohen me çmim të 10-fishtë.

Si rregull, investimi në rrugë është investimi ndër më fitimprurësit dhe Banka Botërore në studimet e veta, ka gjetur se 1 milion i investuar në rrugë është 4 milionë fitim në të ardhura pas investimit. Me dy kushte, kushti i parë është që investimi të jetë fizibël, pra të jetë ekonomikisht i leverdisshëm. Dhe natyrisht jo kurrë si tuneli i Llogarasë që i vihet dryni në tetor dhe i hapen portat në qershor dhe që ka kushtuar 65 mijë euro për banor.Natyrisht jo kurrë si aeroporti i Vlorës, që shpallet aeroporti më i madh i Ballkanit, që ndërtohet me një çmim të katërfishtë krahasuar me një aeroport të përmasave që do kishte nevojë Vlora dhe që gjobit qytetarët shqiptarë me biletat jo më pak se 600 mijë në vit.

Investimet në rrugë mund të shndërrohen në ndëshkim, jo vetëm kur fizibiliteti nuk ekziston, por kur ato nuk realizohen në kohën optimale. Jashtë kohës optimale të tyre, këto investime zbehen deri në shuarje. Do ju jap një shembull sot, 12 vite vazhdoi rruga 34 km Korçë-Ersekë. U ndërtua me 800 mijë euro km, kurse 7 kilometrat e dytë kaluan, pasi erdhi Edi Rama në pushtet, nga 800 mijë euro, në 4-5 milionë euro kilometri. Ju garantoj se rruga Korçë-Ersekë jo që nuk rikthen investimin, por nuk e shlyen atë as për dy gjenerata.

sali berisha rama salianji

Sondazh

Poll

Berisha: Çdo patronazhist shpallet terrorist elektoral dhe do të gjykohen me rreptësinë më të madhe

Berisha: Çdo patronazhist shpallet terrorist elektoral dhe do të gjykohen me rreptësinë më të madhe

Berisha tregon ku do të merren lekët për rritjen e pagave, pensioneve dhe minumit jetik

Berisha: Edi Rama ushqen urrejtje për bluzat e bardha, që prej 1990

Berisha: Vëllai i anëtarit të bandës së Xibrakës i çoi Ramës foto të Olsit me trafikantët kolumbianë

Berisha: Rezoluta e IDU kërkon qeveri teknike për zgjedhjet në Shqipëri

Berisha:Gjendjen në Shqipëri e përshkruajnë si diktaturë,e krahasueshme me Tunizinë dhe Bjellorusinë

BKH te 'Harabeli' i Ajola Xoxës

Dalin pamjet e mbërritjes së agjentëve të BKH në banesën e Veliajt

Bardhi shpërthen ndaj Spiropalit: Zhupa iu përgjigj një deputeti pleh. Duhet të kishe reaguar ti

"Deputetja të kërkojë falje",Zhupa i drejtohet Peleshit me fjalët e Braçes: Po ti i thua gruas ruse?

Tensione në Kuvend/ Ndërpritet seanca plenare, Spiropali: E paprecedentë, kushdo që fyen do dënohet

Debatet në Kuvend/ Balla- opozitës: Në fund do vini si pulat dhe do votoni anullimin e gjobave

Klosi-opozitës: Mazhoranca do ta votojë faljen e gjobave

Manja në Kuvend: Kemi numrat dhe do t'i anulojmë këto gjoba brenda këtij sesioni parlamentar

Dash Sula: Qami Zela vari veten në burg se e arrestuat për 38 mijë lekë të vjetra

"Të fyesh nuk është opozitë, por është e paedukatë", Majko: Njerëzit vlerësohen nga pesha e fjalës

Bardhi: Firmat për faljen e gjobave po i mblidhni tani. Spiropali: Mos bëni teatër

"Mbyllni komisionin e dezinformimit"/ Braçe-Zhupës: Mos u lyej me parfum! Më dukesh si ruse

"Delegacioni për në Venecia i përbërë vetëm nga mazhoranca", Korreshi: Bushka do të na përfaqësojë

"Lista t'i shkojë SPAK-ut"/ Sula: Keni frikë nga deputetët dhe ministrat që kanë përdorur SKY ECC

Bardhi:Duam të vihet në dispozicion draft-opinioni i Komisionit të Venecias për mandatin e Xhaçkës

Bardhi kërkon interpelancë me Ramën, Spiropali: Për shkak të axhendës nuk do të zhvillohet sot

Skandal / Ligji për faljen e gjobave, Noka: Braçe është në sallën matanë duke e hartuar tani ligjin

"O Erjon tu rrit boja, sa shumë m… të ha goja"/ Komenti i Zhupës për Braçen

Bardhi-mazhorancës: Jeni tmerruar nga rikthimi i Sali Berishës

Ligji i propozuar nga PS për faljen e gjobave, Nallbati: Iu vijnë ligje dhe projektligje me sms

Tensione në Kuvend, garda rrethon foltoren, Spiropali: Debat artificial

Ramadan Likaj kërkon me ngulm fjalën nga foltorja, Spiropalin e kap e qeshura: Doni fjalën

Spiropali-Likaj

"Suel Çela është i lidhur me ju?"/ Akuzat e Bardhit në 2021, Berisha: Deklaratat politike

Bazat detare për oligarkët/ Berisha:Çfarë është objekt në planin e përhapjes së ushtrisë do i mbetet

"Mezi qëndrova në foltore nga aromat e parfumeve të luksit", Berisha:Lënë shuma përrallore në kazino

Thirret ezani në xhaminë e Namasgjasë, Berisha ndërpret fjalën: Do ta presim nëse hoxha është brenda

“Keqardhje se si përdoret Parlamenti”, Balluku: Energjia elektrike do të ulet

"Koha e Berishës ka mbaruar"/Noka i përgjigjet Shalsit:I ke mbjellë tre herë flokët, por s'të mbijnë

Berisha: Si mund të votohet buxheti 8.2 miliardë dhe të mos vendoset minimumi jetik 200 euro

Berisha: Miratoni një buxhet pa asnjë qindarkë për të rinjtë dhe pensionistët

"E shoh çehren që ju ka rënë"/ Berisha i drejtohet maxhorancës: Unë erdha, ju e dini vetë

Berisha kërkon një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Sami Repishtit

Pas 11 muajsh rikthehet në seancë plenare/ Kreu i PD-së para hyrjes në Kuvend: Berisha futet

Protestë para kryeministrisë, aktivistët kundër marrëveshjes me Italinë për pritjen e emigrantëve

Kryemadhi ankimon sekuestrimin e dy vilave, flet para mediave: Në protestën nuk do marr pjesë

Vrasja e Alfred Dedjas/ Berisha nxjerr përgjimet: SPAK tu thotë shqiptarëve se kush është Olsi

Berisha: Shfrytëzim pushteti! E majta ekstreme e keqpërdori pa mëshirë presidentin amerikan

"Është betejë për të përmbysur diktaturën", Berisha: Do të dal në takime në diasporë

Nesër rikthehet në Kuvend, Berisha: Do vazhdoj betejën time deri në fitore

Protesta e6dhjetorit tek SPAK/Berisha: Mbështesim çdo protestë kundër diktaturës, kudo që të thirret

Berisha: Rama rrëzoi për oligarkët e tij studimin e pronave në bregdet të certifikuar nga DAM

Vrasja e Alfred Dedjas, Berisha: Dje u ekzekutua publikisht dëshmitari i copëtimit të Jan Prengës

Porti i ri i Durrësit/ Berisha: Rama do u vjedhë shqiptarëve 1.3 miliardë euro me këtë projekt