LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Saga Sadikajt-Papa vazhdon/ Atentat ndaj Zamir Kalemit në Selitë, autorët qëlluan me kallashnikov, 40-vjeçari i plagosur rëndë

• Atentat me kallashnikov në Selitë të Tiranës. • Synimi i atentatit të mbrëmshëm ishte 40-vjeçarit Zamir Kalemi. • Kalemi është vëllai i Andrea Kalemit, i dyshuar ai autori i vrasjës së Edmond Papës, një vit më parë po në Selitë. • Kalemi ishte duke ushëtuar më mjetin tip Smart, kur në këtë moment drejt tij është qëlluar me breshëri automatiku. • Nga të shtënat, ai Kalemi mbeti i plagosur rëndë, ndërkohë që autorët disa minuta më vonë dogjën automjetin në Bërzhitë. • Pas kontrolleve nga policia, brenda mjetit të djegur u gjet dhe arma, më të cilën autorët tentuar të eleminonin, kushuririn e Aleksandër Sadikajt, i njohur si 'Sanço'. • Mesa duket kjo ngjarje është vazhdimi i sagës së vrasjeve së Aleksandër Sadikajt dhe biznesmenit Edmond Papa.

5 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Atentati ndaj Zamir Kalemit, Policia: 15 mijë euro shpërblim kush jep informacion të vlefshëm

Saga Sadikajt-Papa vazhdon/ Atentat ndaj Zamir Kalemit në Selitë,
Makina

TIRANË- Policia ka vendosur në dispozicion 15 mijë euro për të gjithë personat që kanë informacion për atentatin që iu bë Zamir Kalemit mbrëmjen e kaluar. Në njoftimin e policisë, bëhet me dije se atentati ndaj tij, ka lidhje me ngjarje të tjera kriminale, këtu në Shqipëri si dhe në Greqi. Po ashtu theksohet se nga atentati i mbrëmshëm, Kalemi ka marrë disa plagë me armë zjarri, por ka mundur që të mbijetojë.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, më datë 12.01.2024, ju informojmë se: Më datë 12.01.2024, rreth orës 22:55, në vendin e quajtur "Nënkalimi i Selitës”, është tentuar të vritet me armë zjarri shtetasi Zamir Kalemi, i vitlindjes 1983, si pasojë ky shtetas ka marrë disa plagë me armë zjarri, dhe aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, ka ngritur menjëherë një grup të posaçëm hetimor, i cili në drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka kryer veprimet e nevojshme procedurale, ka këqyrur vendin e ngjarjes, ka këqyrur vendin e djegies së automjetit të përdorur nga autorët, ka sekuestruar provat materiale, ka pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit disa shtetas, ka sekuestruar dhe po vazhdon këqyerjen e pamjeve filmike në afërsi të vendit të ngjarjes.

Aktualisht grupi hetimor vazhdon punën për gjetjen dhe sekuestrimin e provave të tjera të rëndësishme për hetimin. Nga verifikimet paraprake, targat e automjetit AA 968 JD, të përdorura nga autorët, janë kallëzuar të vjedhura në Tiranë, në vitin 2018, dhe po ashtu edhe mjeti tip "Nissan", ngjyrë gri me targë MHY6650, i cili rezulton i vjedhur në Greqi më datë 13.02.2023. Nga analiza e rethanave të ngjarjes ka informacione se kjo ngjarje ka lidhje me disa ngjarje të rënda kriminale të ndodhura gjatë vitit 2022 dhe 2023 në Shqipëri dhe Greqi. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë kërkon ndihmën e publikut për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje dhe për çdo informacion të vlefshëm vendos në dispozicion shumën prej 15 000 euro, dhe informacioni mund të jepet në numrin +355694111546, duke garantuar anonimatin e çdo telefonuesi. Informacione më të detajuara do të japim për mediat dhe për publikun, në vazhdim të hetimeve.

2 VITE ME PARE

DETAJE/ Atentati ndaj Zamir Kalemit mbrëmë në Tiranë, autorët e ndoqën 40-vjeçarin për disa orë

Saga Sadikajt-Papa vazhdon/ Atentat ndaj Zamir Kalemit në Selitë,
Makina

TIRANË- Detaje të reja janë zbuluar nga atentati ndaj Zamir Kalemit mbrëmjen e kaluar në Tiranë. Mësohet se autorët e kanë ndjekur makinën e 40-vjeçarit për disa orë para se të qëllonin drejt tij.

Ata kanë qëlluar në momentin që Kalemi po shkonte për në Selitë, ndërkohë që në mënyrë që tu shmangej plumbave, 40-vjeçari është përplasur me bordurën anësore të rrugës. Ky atentat ka nisjen me vrasjen e kushuririt të tij Aleksandër Sadikajt në vitin 2022 dhe më pas me ekzekutimin e biznesmenit Edmond Papa.

2 VITE ME PARE

FOTO/ I shpëtoi atentatit mbrëmjen e kaluar, kush është Zamir Kalemi

Saga Sadikajt-Papa vazhdon/ Atentat ndaj Zamir Kalemit në Selitë,
Zamir Kalemi

TIRANË- Fotoja që shihini më sipër i përket Zamir Kalemit, personi që arriti t'i shpëtojë atentatit mbrëmjen e kaluar. 40-vjeçari ishte duke udhëtuar me mjetin e tij tip Smart, në momentin që persona më makinë, qëlluan me kallashnikov drejt tij.

Nga të shtënat, ai mbeti plagosur rëndë, ndërkohë që autorët pas ngjarjes dogjën automjetin në Bërxhitë. Ky atentat është i lidhur me sagën e vrasjeve të Aleksandër Sadikajt si dhe Edmond Papës. Kalemi është kushuriri i Sadikajt, i njohur dhe si 'Sanço'.

2 VITE ME PARE

EMRI/ Atentati në Selitë, synimi ishte eleminimi i kushuririt të Aleksandër Sadikajt

Saga Sadikajt-Papa vazhdon/ Atentat ndaj Zamir Kalemit në Selitë,
Makina

TIRANË- Synimi i atentatit të mbrëmshëm në Selitë të Tiranës ishte Zamir Kalemi. Mësohet se Kalemi është vëllai i Andrea Kalemit, i dyshuar ai autori i vrasjës së Edmond Papës, një vit më parë në Selitë.

Kalemi ishte duke ushëtuar më mjetin tip Smart, kur në këtë moment drejt tij është qëlluar me breshëri automatiku. Nga të shtënat, ai Kalemi mbeti i plagosur rëndë, ndërkohë që autorët disa minuta më vonë dogjën automjetin në Bërzhitë.

Pas kontrolleve nga policia, brenda mjetit të djegur u gjet dhe arma, më të cilën autorët tentuar të eleminonin, kushuririn e Aleksandër Sadikajt, i njohur si 'Sanço'.

2 VITE ME PARE

Të shtëna me armë në Selitë, plagoset 35-vjeçari, autori largohet 

Saga Sadikajt-Papa vazhdon/ Atentat ndaj Zamir Kalemit në Selitë,
Policia

TIRANË- Një plagosje ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në zonën e Selitës në Tiranë. Mësohet se rreth orës 22:55 te rrethi i Selitës një person ka qëlluar më armë një 35-vjeçar. Shkak për ngjarjen ende nuk dihet se kush është, ndërkohë që autori është larguar në drejtim të paditur.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak Më datë 12.01.2024, rreth orës 22:55, tek rrethi i Selitës, është plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi Z. K., rreth 35 vjeç, i cili është transportuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e DVP Tiranë, po vijojnë krehjen e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset kryesore dhe hyrje-daljet e Tiranës, për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të dyshuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

edmond papa aleksander sadikaj zamir kalemi andrea kalemi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet