LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Rusët/ Ministrat ‘qetësojnë’ qytetarët: S’u cënua siguria, zero shqetësim për fotot. Po hetohen

• Incidenti në Gramsh nuk kanë rreizkuar sigurinë kombëtare. Në këtë përfundim kanë dalë ministrat Bledi Çuçi e Niko Peleshi, vetëm dy ditë pasi të gjithë insitutcionet e ‘ngritën’ në këmbë për hetim të një rrjeti spiunazhi. • Ata sqaruan se uzinat e vizituara apo fotografimi i sendeve brenda tyre nuk përbën problem dhe nuk është aspak shqetësuese për vendin. Sipas Peleshit, Uzina e Gramshit dhe ajo e Poliçanit nuk janë aktive e për rrjedhojë nuk është cënuar siguria kombëtare. • E vetmja shkelje që sipas tyre kanë bërë rusët, është thyerja e rregullores. Kjo, pasi sipas Peleshi e Çuçit, duhet marrë leje për vizitën e një uzine të tillë, pasi nuk është muze. • Por, ministrat thanë edhe se nuk e përjashtojnë se incidenti mund të ketë ndodhur për të tërhequr vëmendjen nga një ngjarje tjetër. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi shtoi se ngjarja po trajtohet me shumë seriozitet. • Agresioni që shkaktuan rusët e ukrainasi, si edhe pajisjet që kishin me vete, ministri Çuçi tha se përbëjnë material për dyshim, por kërkoi që Opozita e qytetarët të presin fundin e hetimeve.

7 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

VD-Rusët në Uzina, ministrat Çuçi e Peleshi: S’na shqetëson ajo që fotografuan

Rusët/ Ministrat ‘qetësojnë’ qytetarët:
Bledi Çuçi

TIRANË- Ministrat Bledi Çuçi e Niko Peleshi janë shprehur se ajo që mund të jetë fotografuar nga turistët në uzina nuk është problem. Në një deklaratë për mediat, ata u shprehën se turistët nuk mund të ndiqen vetëm për faktin se janë rusë, apo për shkak të shtetësisë. Ministrat shtuan se duke në momentin që ata shkelin ligjin, atëherë fillon ndjekja penale.

Pjesë nga deklarata:

Bledi Çuçi: Ka një kategori turistësh që gjejnë uzina të vjetra dhe i kanë si koleksion fotosh dhe kjo nuk bën vepër penale. Të gjitha objektet e fotografuara janë të deklasifikuara. Në momentit që shkel një nene të kodit penal të Shqipërisë do të fillojë edhe procedimi. Siç ju thashë ai ka bërë agresion ,. Ne duhet të presim hetimit për të zbardhur të plotë këtë ngjarje. Kur bëhet fjalë për vizë turistash, duhet t’i lësh të lirë turistët, në momentin që ata kryejnë asnjë vepër penale, do të trajtohen si të tillë, si persona që kryejnë vepra penale. Kur nuk e bëjnë këtë gjë, s’ke si.

Niko Peleshi: Për çdo shtetas vendas apo të huaj që vërehen veprime të dyshimta. Ne jemi vend turistik. Ka një manual se kur ndizet alarmi i kuq.

3 VITE ME PARE

Incidentet në Uzina/ Çuçi: S’do i vendosim nga një agjent çdo turisti rus që vjen në Shqipëri

Rusët/ Ministrat ‘qetësojnë’ qytetarët:
Bledi Çuçi

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi u shpreh se nuk nuk mund t'i vendoset një agjent nga pas çdo turisti që vjen të vizitojë, Shqipërinë. Ai i bëri komentet gjatë një konference për mediat pas incidenteve të ndodhura në dy uzinat ushtarake të vendit. 

Më tej ai u shpreh se institucionet veprojnë vetëm atëherë kur kanë informacione dhe kur cënohet siguria e vendit.

 Bledi ÇuçiKur je vend i lirë dhe kur ke një regjim vizash për turistësh do i lësh të lirë, në momentin kur kërcënojnë apo kryejnë vepër penale do trajtohen si të tillë. S’do i vendosim nga një agjent çdo turisti rus që vjen në Shqipëri, institiucionet gjithmonë kanë reaguar me profesionalizëm dhe në këtë rast, institucionet kanë reaguar në kohë. Nuk është vendi që cdo turisti që ne i kemi thënë të vizitojnë Shqipërinë e lirë ti vendosim një agjentë nga pas. Vepron aty ku ka info, aty ku ka info ka dhe ndjekje e në veprim të cdo reagim.

Incidenti që la të lënduar dy ushtarë shqiptarë ndodhi më 20 gusht. Ishte roja i Uzinës së armëve në Gramsh, ai që ka vënë re i pari lëvizjet e dyshimta rreth objektit. Ai ka njoftuar përgjegjësin e rojeve se një person ka hyrë drenda territorit dhe ka tentuar të bëjë foto. Si përgjegjësi ashtu edhe efektivi që ruan objektin kanë zbatuar rregulloren dhe i kanë bërë thirrje personit që po bëne foto që të ndalonte. Ata i kanë bërë thirrje, por, personi në fjalë është kundërpërgjigjur me spraj neoparalizues. Pavarësisht sulmit, ushtarakët Albi Bici dhe Ardian Xhaka kanë arritur që ta ndalojnë 24-vjeçarin Mikhail Zorin. Ushtarët shqiptarë nuk janë ndalur me kaq. Ata kanë parë mjetin “Chevrolet”, Brenda të cilit ndodhej rusja Svetlana Timofoeva 33 vjeçe dhe ukrainasi Fiodor Mihailoviç, 25 vjec. Dy ushtarakët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

3 VITE ME PARE

VD-Peleshi: Politika e ka ekzagjeruar ngjarjen e Gramshit, duhen hequr spekulimet mediatike

Rusët/ Ministrat ‘qetësojnë’ qytetarët:
Niko Peleshi

TIRANË- Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi në konferencë për shtyp deklaroi ditën e sotme se ngjarja e Gramshit po trajtohet me seriozitet megjithëse përtej dyshimeve se kemi të bëjmë me një aktivitet spiunazhi, mund të jenë thjesht turistë që kanë pasur kureshtjen të fotografojnë zonën. Po ashtu, ai deklaroi se politika e ka ekzagjeruar ngjarjen e ndodhur e se e gjithë kjo nuk duhet zmadhuar më shumë. 

'Kemi të bëjmë me tre të huaj që kishin goxha ditë në Shqipëri. Edhe për shkak se mund të jetë edhe ngjarje s’na shqetëson shumë se çfarë kanë fotografuar në Gramsh, por mund të kenë pasur qëllim të devijojnë vëmendjen nga një skenar tjetër. Ne jetojmë në një rajon delikat”,  Ngjarjet e fundit nuk janë shumë të zakonshme, kanë interes dhe duhet ditur a jemi të sigurt apo duhet të shqetësohemi,. Të gjitha institucionet kanë vepruar në kohë, jemi të përgjegjshëm dhe shumë seriozë në trajtimin e ngjarjes së Gramshit dhe duhen hequr spekulimet mediatike. Nuk është hera e parë që turistët kanë kuriozitet të fotografojnë njësi të vjetra ushtarake. Ka disa nivele klasifikimi të zonave të ushtrisë, ka dhe zona të vizitueshme por bëhet vetëm me leje. Ky është rasti i 3 uzinave tona, ne nuk kemi sot industri ushtarake, nuk janë aktive. Konkretisht sot në Gramsh nuk prodhohet më armë, bëhet demontimi i tyre herë pas herë armë që sekuestrohen nga operacione të policisë dhe cohen për skrap. Aktiviteti i fundit ka qenë vitin e kaluar. Në 1992 ka pushuar së funksionuari si uzinë. Gjithsesi kjo nuk e relativizon ngjarjen në Gramsh, sepse aty kemi të bëjmë me një grup të huajsh që nuk kanë marrë leje sipas procedurës dhe kanë tentuar, e kur janë ndaluar nga ushtarakët tanë ka reaguar në mënyrë të dhunshme.'- tha Peleshi.

3 VITE ME PARE

VD-Hyrja në uzinë nga turistët/ Peleshi: Nuk kemi të bëjmë me cënim të sigurisë kombëtare! U thye rregullorja

Rusët/ Ministrat ‘qetësojnë’ qytetarët:
Niko Peleshi

TIRANË- Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi duke komentuar ngjarjen e ndodhur në Uzinën e Gramshit u shpreh se nuk kemi të bëjmë me cënim të sigurisë kombëtare por vetëm me shkelje rregulloreje. 

Peleshi u shpreh se objekti është i deklasifikuar por kjo nuk do të thotë se aty mund të hyjë kushdo pa marrë leje. Ai tha se ky është një akt agresioni që duhet hetuar.

 Niko PeleshiSë pari fakti që objekti është deklasifikuar nuk do të thotë se mund të hyjë kushdo pa marrë leje. Nëse merret leje sipas rregullores personat mund t’i vizitojnë këto objekte. Në këtë kuptim nuk përbën cënim të Sigurisë Kombëtare por kemi të bëjmë me një thyerje të rregullores. Kemi ushtrim dhune ndaj dy oficerëve në detyrë. Ne kemi më shumë se 1 mijë prona  jashtë planit të përhapjes, që janë llaç e tulla në fakt, por që duhen ruajtuar. Në ndryshim nga rasti i çekëve në Poliçan, kemi çdo javë kërkesa për turistë që duan të vizitojnë objektet e vjetra ushtarake. Por në këtë rast kemi të bëjmë me një agresion. Ngjarja është në hetim, por ne i mendojmë të gjithë skenarët e mundshëm. Disa javë më parë ne u përballëm me një sulm kibernetik dhe të gjitha ngajrjet ne i shohim të lidhura. Këta shtetas nuk kanë marrë leje as herën e kaluar.

Incidenti që la të lënduar dy ushtarë shqiptarë ndodhi më 20 gusht. Ishte roja i Uzinës së armëve në Gramsh, ai që ka vënë re i pari lëvizjet e dyshimta rreth objektit. Ai ka njoftuar përgjegjësin e rojeve se një person ka hyrë drenda territorit dhe ka tentuar të bëjë foto. Si përgjegjësi ashtu edhe efektivi që ruan objektin kanë zbatuar rregulloren dhe i kanë bërë thirrje personit që po bëne foto që të ndalonte. Ata i kanë bërë thirrje, por, personi në fjalë është kundërpërgjigjur me spraj neoparalizues. Pavarësisht sulmit, ushtarakët Albi Bici dhe Ardian Xhaka kanë arritur që ta ndalojnë 24-vjeçarin Mikhail Zorin. Ushtarët shqiptarë nuk janë ndalur me kaq. Ata kanë parë mjetin “Chevrolet”, Brenda të cilit ndodhej rusja Svetlana Timofoeva 33 vjeçe dhe ukrainasi Fiodor Mihailoviç, 25 vjec. Dy ushtarakët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

3 VITE ME PARE

VD-Incidentet në Uzina, Çuçi: Hetimet do tregojnë nëse ishte tentativë spiunazhi apo bëhet fjalë turistë aventurierë

Rusët/ Ministrat ‘qetësojnë’ qytetarët:
Bledi Çuçi

TIRANË- Ministri Bledi Çuçi deklaroi ditën e sotme se hetimet do të vijojnë për të zbuluar nëse rusët janë spiunë apo bloggerë, siç ata pretendojnë. Gjatë konferencës së sotme, Çuçi tha se personat e huaj janë marrë në hetim nga Prokuroria e Elbasanit.

'Ka hetimet, kemi një akuzë nga prokuroria, është një as s’e kemi nënvlerësuar, po hetojmë të gjitha faktet. Shtetasit e huaj për nga mënyra si kanë vepruar, dhe pajisjet që kishin me vete dhe mbi të gjitha për shkak të mënyrë se si kanë vepruar ndaj ushtarëve që ishin në ruajtje të objektit, këta persona janë marrë nën hetim nga Prokuroria e Elbasanit. Unë mendoj që për çdo të dhënë tjetër në lidhje me këta tre persona t’ia lemë hetimit ta zbërthejë deri në fund skemën, dhe gjatë ditëve në vijim, elementë të rinj që do të dalin do të komunikojmë me publikun për të dhënë gjithë panoramën e situatës. Pa diskutim, ka sot në botë shumë turistë aventurierë që e kanë si qëllim këtë lloj turizmi, për të fotografuar objekte të një karakteri të veçantë, dhe Europa Lindore bën pjesë me këto uzina të vjetra, ne e dimë shumë mirë këtë ndaj do të hetohet për të sqaruar deri në fund këtë ngjarje. Objekti është i deklasifikuar, nuk përbën sekret shtetëror, ne po hetojmë qëllimin e këtyre personave.'- deklaroi Çuçi. 

3 VITE ME PARE

VD-Hyrja në uzinë/ Peleshi: Mund të jetë tentativë për të fshehur skenar tjetër, mos harroni sulmin kibernetik

Rusët/ Ministrat ‘qetësojnë’ qytetarët:
Niko Peleshi

TIRANË- Ministri Niko Peleshi e quan thyerje rregullore futjen e turistëve në uzinën e Gramshit. Gjatë konferencës së përbashkët me ministrin Bledi Çuçin, Peleshi tha se ky rast kishte agresion dhe dhunë. 

'Nuk do të thotë se mund të hyjë kushdo pa marrë leje. Vendas apo të huaj, duhet të marrin leje për të vizituar këto zona. Në këtë kuptim, përbën cënim të rregullores tonë. Ka thyer, është thyer rregullorja, kemi ushtrim dhune ndaj personave në detyrë. Kemi të bëjmë në ndryshim nga Policani, apo raste të tjera, në këtë rast kemi agresion dhe dhunë. Maksimalisht nuk më lejohet, nuk ju lejohet që të mos presim zbardhjen e ngjarjes. Mund të jetë dhe tentativë për të fshehur një skenar tjetër, pak javë më parë kishim një sulm kibernetik. '- tha Peleshi. 

Incidenti që la të lënduar dy ushtarë shqiptarë ndodhi më 20 gusht. Ishte roja i Uzinës së armëve në Gramsh, ai që ka vënë re i pari lëvizjet e dyshimta rreth objektit. Ai ka njoftuar përgjegjësin e rojeve se një person ka hyrë drenda territorit dhe ka tentuar të bëjë foto. Si përgjegjësi ashtu edhe efektivi që ruan objektin kanë zbatuar rregulloren dhe i kanë bërë thirrje personit që po bëne foto që të ndalonte. Ata i kanë bërë thirrje, por, personi në fjalë është kundërpërgjigjur me spraj neoparalizues. Pavarësisht sulmit, ushtarakët Albi Bici dhe Ardian Xhaka kanë arritur që ta ndalojnë 24-vjeçarin Mikhail Zorin. Ushtarët shqiptarë nuk janë ndalur me kaq. Ata kanë parë mjetin “Chevrolet”, Brenda të cilit ndodhej rusja Svetlana Timofoeva 33 vjeçe dhe ukrainasi Fiodor Mihailoviç, 25 vjec. Dy ushtarakët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

3 VITE ME PARE

VD-Incidentet në Uzina, Peleshi: Mund të jetë bërë për të hequr vëmendjen, rusët duhet të kishin marrë leje

Rusët/ Ministrat ‘qetësojnë’ qytetarët:
Niko Pelshi

TIRANË- Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi është shprehur se incidentet në Uzinat në Gramsh e Poliçan mund të jenë bërë për të hequr vëmendjen nga një tjetër skenar. Në një deklaratë për mediat, Peleshi tha se gjithçka po hetohet me seriozitet. Ministri u shpreh se pavarësisht se Uzinat nuk janë aktive, rusët e të huajt e tjerë duhet të kishin marrë leje nga autoritetet përkatëse. 

"Nga ana tjetër dua t’ju konfirmoj që jemi seriozë në trajtimet e ngjarjeve, kryesisht në atë të gramshit, duhet të ruhen nga ekzagjerimet, apo në spekulimet e disa rasteve që mund të mos quhen raste. Kamklasifikim të pronave të ushtrisë apo të bazave të ushtrisë, pa dyshim që në ato që janë te klasifikuara nuk është e lehtë, por ka shumë sajte të tjera që dikur i përkisnin FA-së dhe pavarësisht kësaj, vizitat aty bëhen me leje. Ato uzina nuk janë active, në kuptimin e aktivitetetit të tyre thelbësor, ka aktivitet sporadik të demontimit të armëve të ndryshme, demontohen armë që sekuestrohen nga Policia e Shtetit, shkatërrohen, thyhen dhe çohen për skrap. Së shpejti do të kemi dhe një parti të armëve të marra nga Policia e Shtetit. Ky nuk është aktiviteti që kanë pasur këto uzina, në atë të lëndëve plasëse nuk ka më prodhim, por asgjësim. Vazhdojnë të ruhen nga personi ushtarak i FA, por nuk ka aktivitet të mirëfilltë. Nuk e relativizon aspak atë që ndodhi kemi të bëjmë me një grup të huajsh që nuk kanë marrë lejë për vizitat, por kanë tentuar të hyjnë në të duke kapërcyer rrethimin. Nga ana tjetër mund të ketë pasur edhe synim për të devijuar vëmendjen nga një skenar tjetër. Kemi agjenci të inteligjencës, sigurisë dhe mbrojtjes që përpunojnë çdo informacion kryesisht pas nisjes së agresionit në Ukrainë, jemi në Ballkan. Jemi në një rrugë që Shqipëria është kampioni i Ballkanit Perëndimor. Mbase kjo na bën dy herë më të vëmendshëm ndaj këtyre gjërave,"- tha Peleshi. 

ruset sulmojne uzinen e gramshit ceket ne uzinen e policanit niko peleshi bledi cuci

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje