LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Rrumbullaku me VKM si kryepolici i ri! Zv.kryeministrja: Shtesat pa leje i falim, ose pronari t'i blejë vetë

• Mblidhet Këshilli i Ministrave. • Zyrtarizohet lajmi i Dosja.al, Muhamet Rrumbullaku emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit. • Lajmin e dha ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi. • Po ashtu, ai komentoi edhe deklaratën e paraardhësit të Rrumbullakut, Gledis Nanos për dekonspirimin e operacioneve ndaj të shumëkërkuarve. • Ministri paralajmëroi hetime që do të përfshijnë edhe vetë Nanon. • Nga ana tjetër, zv.kryeministrja Belinda Balluku ka dhënë një tjetër lajm. • Të gjitha ndërtimet pa leje do t'i jepen personave në nevojë, ose do jepen si dëmshpërblim për ata që preken nga fondet publike. Po ashtu, ndërtuesi mund ti blejë nëse do. • Balluku foli edhe për krizën dhe tha se nesër do prezantohet paketa e krizës. • Komentoi gjithashtu prishjen e marrëdhënieve diplomatike me Iraninë dhe pezullizmin e "Air Albania" nga QKB.

6 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Ndërpritet energjia pas orës 22:00? Balluku: Do ishte masë emergjence, nesër prezantojmë paketën

Rrumbullaku me VKM si kryepolici i ri! Zv.kryeministrja: Shtesat pa leje i
Belinda Balluku

TIRANË- Zëvendës kryeministrja Belinda Balluku mohoi se Shqipëria do të ndërpresë energjinë elektrike pas orës 22:00. E pyetur nga gazetarët se nëse Shqipëria do të marrë këtë masë në kuadër të krizës energjitike, Balluku tha se kjo do ishte një masë emergjence mirëpo nuk pranoi nëse do të vendoset nga Qeveria. Po ashtu, Balluku shtoi se nesër do të bëhet publike paketa për energjinë dhe masat që do marrë vendi ynë në kuadër të krizës energjitike. 

'Nuk më rezulton që të ketë masa për ndërprerje të energjisë pas orës 22:00 sepse do të ishte masë emergjence shumë e madhe. Po nuk ndodh kjo. Pas orës 22:00 kërkohet ndërprerja e ndriçimit publik. Gjermania e ka aplikuar këtë dhe do të thoja që aplikimi i ndriçimit publik i njësive tregtare dhe gjithçkaje tjetër ndodh nga ora 4 pasdite deri në orën 10 të darkës. Vetëm ai interval lejohet të ketë drita të ndezura por flasim për ambiente publike. Pas atij momenti fiken dritat deri të nesërmen në orën 4 pasdite. E ka nisur Gjermania, po e aplikojnë edhe shtete të tjera. Është pjesë e paketës së kursimit të energjisë. Nesër me kryeministrin do të bëjmë prezantimin e paketës së energjisë përsa i përket edhe fashës 800 KWH që do të fillojë aplikimin nga 1 tetori dhe disa masa drastike që do të marrim në vazhdim, disa janë marrë si praktika më të mira dhe disa me kërkesën e vendit tonë.'- u shpreh ministrja.  

3 VITE ME PARE

Sulmi kibernetik i Iranit, Balluku: Jemi anëtarë të NATO-s, kemi dhe ne armiqtë tanë

Rrumbullaku me VKM si kryepolici i ri! Zv.kryeministrja: Shtesat pa leje i
Belinda Balluku

TIRANË- Ministrja e Energjitikës dhe Infrastrukturës, e njëkohësisht edhe zv.kryeministrja e vendit, Belinda Balluku ka komentuar sulmin nga Irani në drejtim të Shqipërisë. Në fjalën e saj pas mbledhjes së përjavshme të Këshillit të Ministrave, Balluku tha se Shqipëria është një nga vendet më të sigurta, por që si pasojë e angazhimit të saj në NATO, ka krijuar armiqtë e saj. 

"Shqipëria është një nga vendet më të sigurta, nuk është vendosur kurrë në sulme terroriste. Jemi anëtarë të NATO-s dhe kemi armiqtë tanë. Do të bëjmë të njëjtën punë të mirë për t'i pasur qytetarët e mbrojtur ndaj çdo sulmi tjetër,"-tha Balluku.

Sulmi kibernetik në platformat qeveritare online ka ardhur më 17 korrik, ku u dyshua se vinte nga e njëjta dorë që ka bërë sulmet vitin e fundit në shumë vende evropiane. Pas sulmit, qeveria garantoi të gjithë shqiptarët se reagimi ka qenë i shpejtë dhe të gjitha faqet dolën të paprekura dhe janë të sigurta. Hetimet nisën, ndërsa Rama pretendonte se ishin dy të dyshuar kryesorë që kishin orkestruar sulmin, por kurrë nuk përmendi emra deri më sot.

3 VITE ME PARE

Pezullimi i "Air Albania", Balluku: Bilanci do të bëhet brenda ditës së sotme

Rrumbullaku me VKM si kryepolici i ri! Zv.kryeministrja: Shtesat pa leje i
Belinda Balluku

TIRANË- Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka komentuar pezullimin e kompanisë "Air Albania" nga Qendra Kombëtare e Biznesit. Në një konferencë për mediat, Balluku tha se bëhet fjalë për një kompani private, ku shteti ka vetëm 10%. Megjithatë shtoi se bilanci do të depoziohet sot.

"Air Albania është kompani 90% private. Në informacionin tim di që bilanci do të bëhet brenda ditës së sotme. Shteti ka vetëm 10%. Fakti që QKB zbaton ligjin, pavarësisht se shteti është 10% aksioner, tregon sa mirë funksionojnë strukturat shtetërore dhe është për t’u përgëzuar për të thënë të të drejtën.

Për sa i përket procesit, unë jam informuar sot paradite që është një proces rutinë që i ndodh disa kompanive kur ata nuk dorëzojnë dokumentacionin e duhur justifikues për të pasur gjithë dritën jeshile nga QKB. Kështu që i është kërkuar “Air Albania” duke qenë se një nga pronarët është “Turkish Airlines” dhe bashkëpronar i huaj, ndoshta i pamësuar me rregullat e Republikës së Shqipërisë që të dorëzojë menjëherë përfituesin fundor pasi ky ka qenë edhe problemi që është shtruar nga QKB.

Në informacionin tim di që do të kryhet brenda ditës së sotme, nuk është asgjë e jashtëzakonshme. Unë e kuptoj që ka marrë edhe një konotacion në media kompania shtetërore. Parashikohet që pas muajit tetor, Air Albania do të ketë shtim të flotës dhe destinacioneve. Kjo e sotmja tregon që duhet të zbatohet ligji edhe kur shteti është bashkëpronar,"-tha ajo.

Statusi i kompanisë është deklaruar i pezulluar nga QKB që nga data 1 shtator. Air Albania u krijua në vitin 2018, si një kompani kombëtare e fluturimeve, ku shteti, përmes “Albcontrol” ka 10% të aksioneve, “MDN INVESTIMENT”, e krijuar po në vitin 2018, ka 41% të kuotave dhe “TÜRK HAVA YOLLARI A.O.” 49%. 

Aksionere të “MDN INVESTIMENT”, me nga 50% secila janë Najada Idrizi dhe Rejana Idrizi, sipas ekstraktit në QKB, të cilat i morën gradualisht aksionet nga Sinan Idrizi dhe Ron Yeffet përgjatë vitit 2018. Air Albania ka dorëzuar në QKB vetëm bilancin e vitit 2018, kur nuk kishte akoma aktivitet, ndërsa nuk është në QKB as bilanci i 2019-s dhe 2020-s, afati i të cilëve ka përfunduar me kohë. Bilanci i vitit 2021 ka kohë të dorëzohet deri në 15 shtator, ndryshe dënohet me gjobë.

3 VITE ME PARE

VD/ Qeveria do të konfiskojë shtesat pa leje, Balluku: Do ua falim qytetarëve dhe do i përdorim vetë, ndërtuesi mund t'i blejë nëse do

Rrumbullaku me VKM si kryepolici i ri! Zv.kryeministrja: Shtesat pa leje i
Belinda Balluku, zv/kryeministre

TIRANE- Me një vendim të miratuar në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave ka vendosur të konfiskojë ndërtimet pa leje nga ndërtuesi, që ka vendosur ti zhvillojë përtej planit për ti legalizuar më pas. Zv.kryeministrja Belinda Balluku njoftoi sot se katet shtesë të pallateve do të konfiskohen për tu përdorur nga shteti dhe për t'ju dhënë qytetarëve. Tri janë opsionet që i jepen ndërtuesit, i pari: Blerja e kateve shtesë që janë ndërtuar vetë prej tyre; falja e tyre ndaj shtetit; konfiskimi. Balluku tha se vendimi do të ketë fuqi edhe për objektet që janë ndërtuar më parë dhe për ndërtimet që janë në proces.

“Akti në ditë në vazhdim do të ketë të tjera komunikime. Ka të bëjë me ndërtesat pa leje, siç ka një trend për ndërtimin e shtesave mbi lejet që ka dhënë bashkia. Ky trend ka një sjellje, që leja është me 7 kate, bëhen me 3 kate të tjera shtesë. Këto nuk do tolerohen më, do konfiskohen dhe do të merren për përdorim publik. Ky është proces i gjatë dhe që ka për qëllim dekurajimin e kompanive ndërtuese. Për çdo ndërtesë që ka shkelur lejen apo që ka ndërtuar pa leje do ketë investigim edhe për institucionet që kanë për detyrë të mintorojnë u kanë kaluar këto ndërtime nën hundën e tyre. S’do ketë tolerancë për ndërtuesit. Ndërtuesi  do i jepet mundësia të parablejë këto kate shtesë dhe do marrë gjobë! Ndërtuesi do i falë dhe e tjera është që ndërtuesi do u konfiskohet dhe do dërgohet për ndjekje penale”, tha Balluku.

3 VITE ME PARE

'Na dekonspirojnë operacionet'/ Deklarata fut në telashe Nanon, Çuçi: Do e hetojmë!

 

Rrumbullaku me VKM si kryepolici i ri! Zv.kryeministrja: Shtesat pa leje i
Bledi Çuçi

TIRANË- Deklarata e bërë për median franceze lidhur me aksionet e dekonspiruara të Policisë së Shtetit duket se e kanë futur në telashe ish-drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi gjatë prezantimit të vendimeve të qeverisë ka komentuar edhe deklaratën e ish-drejtorit se 14 kriminelë i kanë shpëtuar policisë për shkak të dekonspirimit të operacioneve. Çuçi tha se në lidhje me këtë deklaratë do të kryhen hetime ku do të përfshihet edhe Gledis Nano.

"Padiskutim që është shqetësuese, por edhe pjesë e punës së përditshme që ka AMP për të pastruar radhët e Policisë nga këta elementë. Në lidhje me deklaratën e Gledis Nanos kur nuk e di drejtori i policisë vështirë se do të dijë ministri këtë gjë. Është në hapsirën e informacionit që ka drejtori i Policisë. Do ta thellojmë hetimin dhe do të përfshihet edhe ish-drejtori i policisë së Shtetit për të shkuar drejt zbardhjes së të vërtetës dhe për të hetuar çdo kënd që dekonspiron operacionet e policisë. Do përfshihet edhe ai që ka bërë këtë deklaratë për të zbardhur të vërtetën,"-tha ministri ndër të tjera. 

Media franceze, Metropole ka bërë një reportazh për Shqipërinë postkomuniste në rubrikën “Hetime Ekskluzive”. Në reportazh, vetë Gledis Nano, i cili u shkarkua nga posti si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, dëgjohet të thotë se në Shqipëri operacionet e policisë dekonspirohen. Përballë mikrofonit, intervistë e cila siç duket është bërë para se Nano të shkarkohej, ish-kryepolici flet për operacionin “Plumbi i Artë”. Ai numëron dhe thotë se 14 kriminelë të rrezikshëm u kanë shpëtuar prangave për shkak se janë informuar për operacionet e organizuara për kapjen e tij.

3 VITE ME PARE

ZYRTARE! Muhamet Rrumbullaku emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit

Rrumbullaku me VKM si kryepolici i ri! Zv.kryeministrja: Shtesat pa leje i
Bledi Çuçi

TIRANË- Muhamet Rrumbullaku do të jetë Drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Lajmin e raportuar fillimisht nga Dosja.al, e ka konfirmuar sot ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave. 

"Muhamet Rrumbullaku plotëson të gjitha kriteret për të qenë në krye të Policisë së Shtetit,"- tha ministri Bledi Çuçi.

Por kush është Muhamet Rrumbullaku?

Muhamet Rrumbullaku është ndër emrat më të lakuar për të marrë drejtimin e Policisë së Shtetit, pas dorëheqjes së Gledis Nanos pak ditë më parë. Ai shtë diplomuar “Specialist i Lartë Policie” në vitin 1988 pranë Akademisë së Policisë, në Fakuletin e Drejtësisë Tiranë dhe ka marrë titullin Jurist në vitin 2010.

Rrumbullaku ka ndjekur disa trajnime, çertifikuar në Shqipëri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Hungari. Nga viti 2019 deri më 2022 ka mbajtur postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme.

Prej 24 marsit të këtij viti, ai mbante postin e Drejtorit të Mbikëqyrjes Policore, të cilin e dorëzoi disa ditë më parë dhe aktualisht mbahet nga Ardi Veliu. Por gjithashtu gjatë karrierës së tij nuk i ka shpëtuar as akuzave të politikës, madje dhe nga vetë kryeministri Edi Rama.

Megjithatë vendosja në krye të Policisë nuk ishte e lehtë. Dosja.al zbuloi prapaskenat e emërimit, pasi kur Gledis Nanos, iu kërkua të jepte dorëheqjen dhe përmes një procedure pa zhurmë, çuditërisht, ndryshe nga paraardhësit e tij, Nano nuk pranoi. Këmbëngulja e tij i la radhën një shkarkimi ku ministri i Brendshëm e bëri përgjegjës për disa ngjarje, përfshirë zhdukjen e Ervis Martinajt dhe ngjarjen e Himarës, ku u vra nga një skaf 7-vjeçarja Jonada Avdiu. Kabineti e shkarkoi Nanon pas 10 muajve qendrim në detyrë dhe një "lobimi" të fortë nga Ambasada Amerikane. Tashmë mbetet për tu parë se cili do të jetë rrugëtimi i Rrumbullakut në krye të Policisë së Shtetit.

bledi Çuçi belinda balluku vkm 8 shtator 2022

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet