AXHENDA/ Kurti në Tiranë, shoqërohet nga kabineti qeveritar, takime me Begajn, Nikollën dhe Ramën
Kurti sot në Tiranë, takohet me Ramën, marrëveshja në Ohër në qendër të bisedimeve 26 Mars, 0...
Kurti sot në Tiranë, takohet me Ramën, marrëveshja në Ohër në qendër të bisedimeve 26 Mars, 0...
Si janë ndarë vendet në këshillat bashkiakë? Berisha: PL merr 240 vende, PBDNJ-a 20, ndërsa PDK, 6 vende 25 Mars,...
Tym e flamuj të bardhë para Qeverisë, kshu ka përfunduar protesta e PSD-së 25 Mars, 14:59 "Kurti si p...
FOTO- Rama largohet nga Asambleja e PS në Vlorë, ulet në kafe me Idrizin dhe Sinën 25 Mars, 10:37 Rama shf...
• I gjithë shteti në shërbim të qeverisë! Aplikacioni “Aktiv1sti”, i cili u programua dhe ndërtua nga Partia Socialiste për të promovuar punën e qeverisë është shkarkuar në celularët e shumë punonjësve të administratës. • Sa më shumë pëlqime dhe shpërndarje të bësh në postimet e ministrave, kryeministrit dhe drejtorive të ndryshme në rrjetet sociale, aq më shumë pikë merr dhe më ‘favorit’ je. • Bluzat e bardha, drejtorët e institucioneve më të rëndësishme në vend, janë bërë gjithashtu pjesë e këtij programi. • Uniformat blu nuk bëjnë përjashtim. Që nga kupola e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit deri tek efektivët e sapo vendosur në detyrë, të gjithë u japin 'like' dhe 'share' postimeve të qeverisë. • As drejtësia e re nuk ka shpëtuar. Në listë janë 39 punonjës të prokurorisë dhe 27 punonjës gjykatash. • Dosja.al zotëron të gjithë dokumentin, por nuk e publikon për arsye etike dhe për të mos cënuar të dhënat personale të punonjësve që me dëshmirë ose imponim, janë bërë pjesë e kësaj liste. • Pas publikimit të listes, ka ardhur dhe reagimi i kryedemokratit Sali Berisha, i cili shprehet se kryeministri Edi Rama duhet rrëzuar.
8 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur akuzave të opozitës se po përdoret aplikacioni Aktivist për t’i bërë presion administratës. Në një postim të bërë në 'Facebook', Rama shkruan përkrah videos se aktivistët do ndihen të vlerësuar si një forcë e re në fushëbetejë.
Rama shton më tej: Tani futini një marsh tjetër jashtë programit, që ta shohin të paudhët se sa gabim bëjnë kur na e rrisin adrenalinën, duke na ngacmuar edhe kur s’kanë parë gjë akoma
POSTIMI I PLOTË I RAMËS:
Të dashur aktivistë të Partisë Socialiste, siç edhe ju’a kisha thënë, ja ku erdhi dita që i harruan patronazhistët dhe u turrën mbi aktivistët Urime për pagëzimin tuaj në baltën e djajve, e cila është prova e relevancës në skenën e betejave politike dhe sociale në këtë vendin tonë të vogël e të bukur, por me zhurmaxhinj e ligësira që s’të ndahen Tani ju mund të ndjeheni realisht të vlerësuar si një forcë e re në fushëbetejë e në ndërkohën që patronazhistët e kalitur në përballje të shkuara, po përgatiten të hyjnë së shpejti në skenën e betejës së radhës, si një forcë e sprovuar më shumë se sa njëherë, ju jeni në sprovën tuaj të parë dhe ja urdhëro si erdhi puna, ende pa mbaruar nxemjen i keni shqetësuar shumë kundërshtarët tanë të dëshpëruar e të çoroditur
Përgëzime Tani futini një marsh tjetër jashtë programit, që ta shohin të paudhët se sa gabim bëjnë kur na e rrisin adrenalinën, duke na ngacmuar edhe kur s’kanë parë gjë akoma
Aplikacioni “Aktiv1sti”, i cili u programua dhe ndërtua nga Partia Socialiste për të promovuar punën e qeverisë është shkarkuar në celularët e shumë punonjësve të administratës. Sa më shumë pëlqime dhe shpërndarje të bësh në postimet e ministrave, kryeministrit dhe drejtorive të ndryshme në rrjetet sociale, aq më shumë pikë merr dhe më ‘favorit’ je, kështu që efektivë të shumtë policie, punonjës tatimesh, doganash e nga Avokati i Popullit janë bërë pjesë e kësaj skeme. As drejtësia e re nuk ka shpëtuar. Në listë janë 39 punonjës të prokurorisë dhe 27 punonjës gjykatash.
Përdorues të “Aktivist1t”
139 Oficerë Policie
69 Punonjës tatimesh
5 Persona nga Avokati i Popullit
16 punonjës nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
306 Punonjës të Doganave
39 Punonjës të prokurorisë
27 Punonjës gjykatash
Një ditë më parë, Dosja.al siguroi listën e plotë të personave që kanë shkarkuar aplikacionin "Aktiv1sti", por nuk e publikon për arsye etike dhe për të mos cënuar të dhënat personale të punonjësve që me dëshirë ose imponim, janë bërë pjesë e kësaj liste.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do të ndjekin çdo rrugë ligjore për këdo që ka nxjerr të dhëna nga aplikacioni i aktivistëve. Me anë të një postimi në Facebook, Rama ka theksuar se manipulimi i të dhënave është një përpjekje e dëshpëruar propagandistike për të hedhur më shumë baltë mbi PS-në.
Postimi i Plotë:
Partia Socialiste do të ndjekë në rrugë ligjore nxjerrjen, manipulimin dhe fabrikimin e të dhënave të rrjetit social të aktivistëve të saj, i cili është lehtësisht i verifikueshëm si një mekanizëm komunikimi i brendshëm mbi bazën e vullnetarizmit të çdo përdoruesi
Çdo përpjekje e dëshpëruar propagandistike për të hedhur edhe më shumë baltë mbi PS thjesht na rrit dëshirën dhe na forcon vullnetin tonë në rrugën e një fitoreje tjetër kuptimplotë, më 14 maj, kur falë edhe rrjetit tonë social të aktivistëve, Partia Socialiste do të jetë shumë hapa përpara kundërshtarëve të çoroditur e të dëshpëruar
TIRANË- Partia Demokratike nëpërmjet një deklarate ka reaguar në lidhje me aplikacionin “Aktivisti”. Zëdhënësja e selisë blu, Floriana Garo, u shpreh se në listën e abonentëve të aplikacionit gjenden prokurorë dhe gjyqtarë që bëjnë propagandë për Partinë Socialiste. Garo tha se PD i ndan “nëpunësit publikë nga patronazhistët dhe jemi në krah të të parëve dhe kundër banalitetit dhe shpërdorimit të të dytëve”.
DEKLARATA:
Raportimet mediatike e përshkruajnë aplikacionin Aktivisti si një mjet terrori psikologjik kundër administratës. Nëpunësit publikë, nëse nuk u bëjnë like dhe share aktiviteteve të kryeministrit dhe ministrave kërcënohen me largim nga puna, dhe nëse janë aktivë shpërblehen me pikë, që shërbejnë si bonus për promocione dhe deri në shpërblime financiare “cash”, sipas raportimeve të besueshme.
Partia Demokratike është kundër çdo detyrimi dhe përdorimi të administratës publike për punë partie. Sidomos kur këto punë kanë të bëjnë jo me shtetin por me pushtetin, dhe me kultin e individit të kryeministrit dhe ministrave.
Thënë këtë ne i ndajmë nëpunësit publikë nga patronazhistët dhe jemi në krah të parëve dhe kundër banalitetit dhe shpërdorimit të të dytëve. Ne e dimë se nëpunësit publikë janë të kërcënuar dhe të trysnuar dhe, le të gjejnë te Partia Demokratike, jo vetëm një forum publik ku mund të denoncojnë abuzimet, por edhe premtimin e saj se në të ardhmen, administrata nuk do dhe nuk mund të përdoret si kafshë barre e propagandës partiake.
Megjithatë, e reja dhe as shkelja në këtë aplikacion të kontrollit, censurës dhe abuzimit nuk janë punonjësit e administratës, por prokurorët dhe gjyqtarët e asaj që publikut i thuhet se është drejtësia e re.
Qindra prej tyre gjenden në listën e abonentëve të këtij aplikacioni. Qindra prej tyre në shkelje të detyrës, statusit dhe ligjit bëjnë propagandë për Partinë Socialiste dhe qeverinë.
Gjeni aty emra të njohur, që nga Ina Rama, ish-prokurorja dhe deri te Alfred Balla, i Këshillit të lartë të Prokurorisë, apo Irena Gjoka e Gjykatës së Posaçme. Gjykatësit dhe prokurorët nga rrethet janë të pafund. Kjo dëshmon edhe njëherë atë që është thënë nga kjo foltore qindra here: Reforma është bërë për partinë dhe jo Shqipërinë. Një vend të cilit gjyqtarët dhe prokurorët i shërbejnë si aktivistë partiakë është një republikë bananesh.
Kujt t’i bësh thirrje në këtë rast? Tradita e ka që t’i drejtohesh drejtësisë që të hapë një hetim. Por jemi në rastin kur problemi është me prokurorët dhe gjyqtarët. Janë ata që kanë shkelur ligjin dhe kodet etike duke e bërë veten subjekt të mundshëm të drejtësisë. Kush i heton ata që duhet të hetojnë. Kush e vendos drejtësinë, kur ata që duhet të vendosin drejtësinë janë promotorë të padrejtësisë?
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka kërkuar që të hetohet nga drejtësia aplikacioni i PS-së 'Aktiv1sti'. Gjatë një deklarate për mediat, Meta ka theksuar se ky aplikacion është përdorimi më antikushtetues i shtetit për qëllime elektorale.
Po ashtu, Meta ka theksuar se me anë të këtij aplikacioni, Rama po shantazhon punonjësit e administraës publike para zgjedhjeve të 14 majit. Meta gjithashtu tha se skandali bëhet edhe më i madh kur zbulohen se pjesë e listës së aplikacionit janë të paktën 40 prokurorë dhe 27 gjyqtarë, anëtarë të KLP, KLGJ, SPAK dhe të institucioneve të tjera kyçe të reformës në drejtësi.
"Përdorimi antikushtetues i shtetit për qëllime tërësisht elektorale nga ana e Kryeministrit është një dëshmi serioze dhe skandaloze e degradimit, e kompromentimit dhe e shkallmimit të reformës dhe meritokracisë në administratën publike. Një vit pas skandalit të patronazhistëve, vjedhjes së të dhënave personale nga Regjistri Publik Shtetëror dhe keqpërdorimi i tyre në funksion të zgjedhjeve të 25 prillit, duke u përdorur si mjet shantazhi, intimidimi dhe presioni për të siguruar votën dhe mbështetjen, një tjetër skandal ka shpërthyer me të ashtuquajturin aplikacioni “Aktivisti” në prag të zgjedhjeve vendore të 14 majit. Mijëra punonjës të administratës publike, në shkelje të Kushtetutës e të ligjeve, si dhe në dhunim flagrant të lirive dhe të drejtave të tyre, janë detyruar nëpërmjet presioneve dhe shantazhit të bëhen pjesë e këtij aplikacioni që monitoron like-t, komentet dhe share në rrjetet sociale të postimeve të Edi Ramës dhe anëtarëve të tjerë të Qeverisë. Skandali bëhet edhe më i madh kur zbulohen se pjesë e listës së aplikacionit janë të paktën 40 prokurorë dhe 27 gjyqtarë, anëtarë të KLP, KLGJ, SPAK dhe të institucioneve të tjera kyçe të reformës në drejtësi, drejtues të lartë të Policisë së Shtetit në Tiranë dhe qarqe, mjekë, infermierë dhe mësues, punonjës të tatimeve, doganave etj.
Keqpërdorimi i punonjësve të administratës publike dhe institucioneve më të larta të drejtësisë në funksion të propagandës së gënjeshtërt të “Rilindjes” dhe të zgjedhjeve vendore të 14 majit, nëpërmjet shantazhit, intimidimit dhe presionit, meriton një hetim të thellë dhe të gjithanshëm. I kërkojmë drejtësisë të zbardhin plotësisht të vërtetën, autorët dhe urdhëruesit e këtij skandali, që përbën jo vetëm veprimtari të ndaluar nga neni 91 i Kodit Zgjedhor, por përmban elemente të disa veprave penale të parashikuara nga Kodi Penal, duke filluar nga shpërdorimi i detyrës (neni 248 i Kodit Penal) i konsumuar nga funksionarët, deri te “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”, parashikuar nga neni 328/a, i Kodit Penal. Pas skandalit të patronazhistëve, skandali “Aktivisti” është një tjetër dhunim flagrant i shtetit ligjor, por edhe një krim zgjedhor, që meriton të zbardhet plotësisht. Vendosja e administratës publike nëpërmjet presionit në shërbim të “Rilindjes” dhe shkatërrimi i meritokracisë në kriteret e punësimit është edhe një nga arsyet pse profesionistët, veçanërisht të rinjtë, po largohen nga vendi," tha Meta.
TIRANË- Dosja.al ka siguruar listën e plotë të përsonave që kanë shkarkuar aplikacionin "Aktiv1sti". Në dokumentin me 266 renditen mijëra emra, punonjës të administratës në vend. Vetë ministrat, vartësit e tyre si dhe deputetët e kanë shkarkuar këtë aplikacion duke treguar 'besnikërinë' ndaj 'shefit' të tyre, kryeministrin Edi Rama dhe propagandës së qeverisë.
Por nuk ndalet me kaq. Bluzat e bardha, drejtorët e institucioneve më të rëndësishme në vend, janë bërë gjithashtu pjesë e këtij programi. Uniformat blu nuk bëjnë përjashtim. Që nga kupola e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit deri tek efektivët e sapo vendosur në detyrë, të gjithë u japin 'like' dhe 'share' postimeve të qeverisë.
Drejtësia e re, që supozohet se duhet të jetë e paanashme ka rënë gjithashtu pjesë e kësaj 'gracke'. Prokurorë, gjyqtarë dhe punonjës të tjerë të këtyre institucioneve nuk kanë mbetur jashtë liste.
Dosja.al zotëron të gjithë dokumentin, por nuk e publikon për arsye etike dhe për të mos cënuar të dhënat personale të punonjësve që me dëshmirë ose imponim, janë bërë pjesë e kësaj liste.
TIRANË- Aplikacioni “Aktiv1sti”, i cili u programua dhe ndërtua nga Partia Socialiste për të promovuar punën e qeverisë është shkarkuar në celularët e shumë punonjësve të administratës. Sa më shumë pëlqime dhe shpërndarje të bësh në postimet e ministrave, kryeministrit dhe drejtorive të ndryshme në rrjetet sociale, aq më shumë pikë merr dhe më ‘favorit’ je, kështu që efektivë të shumtë policie, punonjës tatimesh, doganash e nga Avokati i Popullit janë bërë pjesë e kësaj skeme. As drejtësia e re nuk ka shpëtuar. Në listë janë 39 punonjës të prokurorisë dhe 27 punonjës gjykatash.
Përdorues të “Aktivist1t”
139 Oficerë Policie
69 Punonjës tatimesh
5 Persona nga Avokati i Popullit
16 punonjës nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
306 Punonjës të Doganave
39 Punonjës të prokurorisë
27 Punonjës gjykatash
TIRANË- Gazetari Klodian Tomorri shkruan se aplikacionin ‘Aktiv1sti’ e kanë shkarkuar prokurorë e gjyqtarë. Në një postim në Facebook, Tomorri shkruan se kjo gjë tregon se dhe drejtësia e re është hedhur në krahët e kreut të qeverisë. Këshilli i Lartë i Gjyqësorit dhe të institucioneve të tjera kyçe të reformës në drejtësi e kanë shkarkuar gjithashtu këtë aplikacion, sipas Tomorrit. 40 prokurorë dhe 27 gjyqtarë, shton gazetari, janë pjesë e personave që kanë shkarkuar këtë aplikacion dhe ‘kontribuojnë’ me pëlqime në postimet e bëra nga qeveritarët.
Postimi i plotë:
Drejtesia e re iken ne PS
Hapa per kuriozitet kete listen e personave qe kane shkarkuar aplikacionin aktiv1st, te krijuar nga Partia Socialiste. Dhe nuk u zhgenjeva hic. I gjithe shteti ka hyre ne PS . Nje pjese e administrates ka hyre aty me hir. Keta jane militantet, te cilet vendin e punes ne shtet e mbajne me keto punet e Partise. Pjesa tjeter, ata qe nuk jane militante, jane futur me pahir. Fundja aktiv1st per kete u krijua. Per te vezhguar dhe mandej orientuar aktivitetin online te administrates. Me pak fjale nje big brother virtual, i cili bashke me sistemin e spiunazhit patronazhist ne terren, praktijisht e fut te gjithe jeten publike te vendit ne syrin e Partise. Kur nje parti e fut te gjithe shtetin ne kllape dhe fillon t’i imponoje shoqerise mekanizma pervers si ky, mbrojtja e fundit institucionale eshte drejtesia. Por ne listen e aktiv1steve ka 40 prokurore dhe 27 gjykates.
Sikur te mos mjaftonte kjo, aplikacioni aktiv1st eshte shkarkuar nga pjesa me e madhe e prokuroreve te SPAK-ut, thuajse nga i gjithe Keshilli i Larte i Prokurorise, nga i gjithe Keshilli i Larte i Gjyqesorit dhe institucioneve te tjera kyce te reformes ne drejtesi. Pra te gjithe njerezit e drejtesise se re jane ne kllapen e Partise. Me qejf apo me detyrim? Une besoj se eshte e para, por kjo nuk rendesi fare. E rendesishme eshte drama qe ndodh ne syte e te gjitheve. Drejtesia e re, qe na u tha se do te ishte e pavarur, ka shkuar ne PS. Bashke me te ka ikur ne PS i gjithe shteti dhe Shqiperia. Ndaj sot kemi nje parti, qe kontrollon gjithcka dhe nje prokurori qe sherben si qen gjahu i Partise. Shikoni vetem sa here jane ndersyer qe nga dita kur shpertheu skandali McGonigal. Vetem e vetem per te larguar rrezen e shperthimit nga qendra e Partise.
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se zotëron të dhënat e aplikacionit "Aktiv1sti". Në një intervistë për A2CNN, Berisha tha se lista e përdoruesve tregon se kemi të bëjmë me një përpjekje kriminale për të shndërruar administratën në një seksion të PS. Berisha tha se kjo listë ka 32 prokurorë e qindra policë.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Pak para minutash me erdhi lista e pafundme e aktivistëve që kanë marrë aplikacionin “Aktiv1isti”. Cilido që lexon këtë liste konstaton se kemi të bëjmë me një përpjekje kriminale për të shndërruar administratën në një seksion të PS. Kjo listë ka 32 prokurorë, kjo është reforma e Sorosit, kjo listë ka me dhjetëra dhe qindra policë, kjo është policia e Edi Ramës. Ky duhet të largohet një orë e më parë dhe të dërgohet aty ku e ka vendit