LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Peleshi takon krerët e grupeve parlamentare/ Bardhi: Mazhoranca po tenton të përjashtojë opozitën. Balla: Riorganizimi i Kuvendit me rëndësi

• Kryetari i zgjedhur i Kuvendit Niko Peleshi zhvilloi një takim me krerët e grupeve parlamentare në vend, ku është diskutuar mbi formimin e strukturave të reja parlamentare. • Në këtë takim gjithashtu është diskutuar për zgjedhjen e anëtarëve të delegacioneve parlamentare, Byrosë së Kuvendit dhe Këshillit për Mandatet dhe Rregulloren. • Ndërkohë gjatë këtij takimi, Peleshi u ka paraqitur një propozim për ndryshime të shpejta në Rregulloren e Kuvendit, me qëllim të ristrukturimit të komisioneve parlamentare. • Ndërsa ditën e nesërme do të mblidhet Kuvendi në mëngjes për të ngritur Këshillin e Mandateve, ndërsa në pjesën e dytë të ditës pritet votimi i rregullores së re dhe përbërjes së komisioneve parlamentare. • Gjithashtu bëhet me dije se Tedi Blushi u ka kundërshtuar miratimin e propozimit të kryeministrit Rama për ndryshim të rregullores së Kuvendit. • Pas daljes nga mbledhja Blushi ka deklaruar se ligjërisht duhet të respektohet afati 1 javor i parashikuar në rregulloren aktuale për ndryshim. • Ndërkohë edhe Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka theksuar rëndësinë e transparencës dhe bashkëpunimit mes mazhorancës dhe opozitës në Kuvendin e Shqipërisë. Bardhi vuri në dukje se mënyra se si është organizuar Kuvendi dhe komisionet parlamentare nuk respekton parimet e një demokracie funksionale. • Sipas Bardhit, Kuvendi nuk është pronë e një partie të vetme, por një institucion ku mazhoranca dhe opozita duhet të punojnë së bashku për të garantuar interesin publik. • Ndërsa Kreu i grupit parlamentar i PS Taulant Balla ka deklaruar se riorganizimi i Kuvendit është një çështje me rëndësi.

4 artikuj për këtë temë.

10 MUAJ ME PARE

"Nuk parashikohet shumë nga rregullorja"/ Balla: Është çështje me rëndësi riorganizimi i Kuvendit

Peleshi takon krerët e grupeve parlamentare/ Bardhi: Mazhoranca po tenton
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i PS Taulant Balla kërkesa së PS për zgjerimin e Komisioneve Parlamentare në 11 nuk ka nëvojë që të njoftohet para. Teksa foli para mediave pas mbylljes së mbledhjes me opozitën dhe kreun e Kuvendit, Balla shtoi se riorganizimi i Kuvendit është një çështje me rëndësi.

"Në Shqipëri Kuvendi duhet të ketë një organizim të ri me 11 Komisione. Jemi në një situatë e cila nuk është shumë e parashikuar nga Rregullorja. Brenda kësaj javë duhet shqyrtim i dekreteve për qeverinë, dhe konferenca e kryetarëve duhet të jetë gati për diskutimin e kohës së debatit. Është domosdoshmëri të kalojmë këtë etapë të parashikuar nesër. Për një çështje me rëndësi të riorganizimit të Kuvendit, bëhet fjalë për shqyrtim jo periudhë depozitim”, tha Balla.

10 MUAJ ME PARE

Gazment Bardhi: Mazhoranca po tenton të përjashtojë opozitën nga procesi i integrimit

Peleshi takon krerët e grupeve parlamentare/ Bardhi: Mazhoranca po tenton
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka theksuar rëndësinë e transparencës dhe bashkëpunimit mes mazhorancës dhe opozitës në Kuvendin e Shqipërisë. Në një deklaratë për mediat pas përfundimit të takimit me Niko Peleshin, Bardhi vuri në dukje se mënyra se si është organizuar Kuvendi dhe komisionet parlamentare nuk respekton parimet e një demokracie funksionale. Sipas Bardhit, Kuvendi nuk është pronë e një partie të vetme, por një institucion ku mazhoranca dhe opozita duhet të punojnë së bashku për të garantuar interesin publik.

“Kuvendi dhe komisionet parlamentare janë mekanizma pune të përbashkëta dhe si në çdo vend demokratik, organizimi i punës duhet të ishte produkt i përbashkët. Fakti i prezantimit të ndryshimeve në asamblenë e PS, i bërë sot i kryer me caktimin e kryetarëve dhe zv. kryetarëve të PS, tregon frymën autoritare që Rama ka instaluar në Republikën e Shqipërisë. Për ne është e papranueshme. Së dyti, kemi sqaruar se me veprimin e shkrirjes së komisionit të Integrimit, mekanizmi që kishte në dorë opozita për rolin e saj kontruktiv dhe për të dhënë konsensus, në këtë moment zerohet se ky komision është bashkuar me atë të jashtëm dhe pas 21 vitesh opozita s’do të ketë më procesin e drejtimit të këtij procesi.

Qëndrimi se nuk kemi shkrirë Komisionin e Integrimit por atë të Jashtëm, në fakt pasqyron atë që kemi thënë, vullnetin e mazhorancës për të përjashtuar opozitën nga procesi i integrimit. Së dyti, na u soll si argument se kemi ndjekur modelin e organeve të Bundestagut gjerman. Atje ka edhe komision të jashtëm dhe të çështjeve evropiane. Grupi parlamentar i PD i ka kërkuar institucioneve të kuvendit të bëjnë një studim se si janë të organizuara komisionet parlamentarre në rajon dhe së dyti se si janë të organizuara komisionet parlamentare në disa prej vendeve anëtare të BE. Dhe sipas studimit të vetë kuvendit, në të gjitha vendet e Ballkanit ka edhe komision të integrimit evropian, që në të gjitha vendet drejtohet nga opozita edhe komisionet për punët e jashtme. Shqipëria bëhet i pari vend që jo thjesht përjashton opozitën nga procesi i integrimit, dhe nuk ka një komision të dedikuar për integrimin. E treta është zvogëlimi i rolit që ka secili prej komisioneve. Asnjë nga komisionet tematike, nuk do të ketë mundësi të ushtrojë funksonin e vet të kontrollit për zbatimin e ligjeve për shkak të komisioneve të veçanta. Plani i mazhporancës për të mbledhur kuvendi në tre ditë me urgjencë sikur të jemi në gjendje të jashtëzakonshme shkel rregulloren e kvuendit dhe kjo nënkupton shkelje të kushtetutës”, tha Bardhi.

10 MUAJ ME PARE

Takimi me Peleshin/ Tedi Blushi: Socialistët të vendosur për të shkelur Kushtetutën me të dyja këmbët

Peleshi takon krerët e grupeve parlamentare/ Bardhi: Mazhoranca po tenton
Tedi Blushi

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka kundërshtuar miratimin e propozimit të kryeministrit Rama për ndryshim të rregullores së Kuvendit. Pas daljes nga mbledhja me krerët e grupeve parlamentare në Kuvend, Blushi ka deklaruar se ligjërisht duhet të respektohet afati 1 javor i parashikuar në rregulloren aktuale për ndryshim.

"Kërkuam që edhe formalisht të respektohet rregullorja, kushtetuta, por u gjendëm përballë vendosmërisë  të kryetarit  të ri të parlamentit, të kryetarit të grupit parlamentar të rilindjes që janë të vendosur për të shkelur Kushtetutës me të dyja këmbë duke kaluar në seancën e nesërme ndryshime të rregullores, ku qartësisht rregullorja parashikon që ndryshimi i rregullores kërkon një afat të përcaktuar prej të paktën 2 javë. Dhe në procedurë të përshpejtuar duhet respektuar të paktën afati 1 javor. Po kërkojmë konsensus mbështetur në atë që parashikon rregullorja. Ajo që kundërshtojmë ne është që Edi Rama kërkon ta a trajtojë Kuvendin si noter të vendimeve të tij të paligjshme”, tha Blushi.

10 MUAJ ME PARE

Riorganizimi i Komisioneve Parlamentare, Niko Peleshi mbledh sot krerët e grupeve parlamentare

Peleshi takon krerët e grupeve parlamentare/ Bardhi: Mazhoranca po tenton
Niko Peleshi

TIRANË- Kryetari i zgjedhur i Kuvendit Niko Peleshi do të mbledh ditën e sotme krerët e grupeve parlamentare në vend. Gjatë takimit, pritet që të diskutohet mbi formimin e strukturave të reja parlamentare. Në këtë takim gjithashtu do të diskutohet për zgjedhjen e anëtarëve të delegacioneve parlamentare, Byrosë së Kuvendit dhe Këshillit për Mandatet dhe Rregulloren.

Gjatë këtij takimi, Peleshi do të paraqesë një propozim për ndryshime të shpejta në Rregulloren e Kuvendit, me qëllim të ristrukturimit të komisioneve parlamentare. Ditën e nesërme do të mblidhet Kuvendi në mëngjes për të ngritur Këshillin e Mandateve, ndërsa në pjesën e dytë të ditës pritet votimi i rregullores së re dhe përbërjes së komisioneve parlamentare.

niko peleshi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet