Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve, u miratuar me 9 vota të mazhorancës, projektrezoluta “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”. • Pas këtij miratimi, projektrezoluta pritet të kalojë të hënën në seancën plenare. • Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi tha më herët se do duhet të parashikohen edhe disa orë diskutimi për deputetët. • Ai theksoi se s'ka mbivendosje me kompetencat e asnjë komisioni tjetër dhe as me punën e Këshillit Kombëtar të Integrimit. • Pas përfundimi të mbledhjes, deputetja Jorida Tabaku tha për mediat se parlamenti nuk ka nevojë për një rezolutë tjetër që nuk zbatohet. • Tabaku • Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi nuk ishte i pranishëm në mbledhje, për shkak të angazhimeve jashtë vendit.
4 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka folur për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, ku me 9 vota të mazhorancës u miratua rezoluta antikorrupsion për thellimin e reformave. Opozita nuk mori pjesë në votim, ndërsa rezoluta pritet të kalojë të hënën në Kuvend.
Tabaku tha se parlamenti ka nevojë për një gjithë përfshirje për ta bërë procesin e integrimit, kombëtar dhe dhe jo për një tjetër rezolutë që nuk do të zbatohet.
“Nuk besoj se mazhoranca e ka lartësinë që të na predikojë ne luftën ndaj korrupsionit Unë si kryetare këshillit kombëtar të integrimit e kam thënë që lufta ndaj korrupsionit duhet të kthehet në prioritet kombëtar. Deri më sot qeveria nuk e ka bërë këtë. Së dyti janë një pjesë funksionesh me ngritjen e komisionit të posaçëm që i takojnë këshillit kombëtar të integrimit.
Janë edhe një pjesë që lidhen me mbikëqyrjen, raportimin dhe monitorimin që nuk i bën dot mazhoranca sepse mazhoranca nuk mund të raportoje tek vetja. Kjo është një detyrë që ligji ja ka dhënë për procesin e integrimit opozitës. Unë mendoj se parlamenti nuk ka nevojë për një rezolutë tjetër që nuk zbatohet. Parlamenti ka nevojë për një gjithëpërfshirje për ta bërë procesin e integrimit proces kombëtar, për të përfshirë të gjithë aktorët dhe partnerët, por ka nevojë që të mos miratojmë copa letre që dihet se çfarë fundi kanë”, tha Tabaku.
TIRANË- Ka përfunduar mbledhja e Konferencës së Kryetarëve. Pas miratimit me 9 vota të mazhorancës, projektrezoluta “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”, pritet të kalojë të hënën në seancën plenare.
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi tha më herët se do duhet të parashikohen edhe disa orë diskutimi për deputetët. Ai theksoi se s'ka mbivendosje me kompetencat e asnjë komisioni tjetër dhe as me punën e Këshillit Kombëtar të Integrimit.
TIRANË- Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, kreu i Grupit Parlamentar të PS, Bledi Çuçi propozoi datën ditën e hënë për të çuar në seancë në Kuvend draft-rezolutën antikorrupsion.
Për shqyrtimin e këtij propozimi, Çuçi tha se do duhet të parashikohen edhe disa orë diskutimi për deputetët. Duke iu përgjigjur shqetësimeve të deputetes së opozitës, Jorida Tabaku, ai theksoi se s'ka mbivendosje me kompetencat e asnjë komisioni tjetër dhe as me punën e Këshillit Kombëtar të Integrimit.
"Nuk mund ta bëjë qeveria këtë gjë prandaj po marrim një iniciativë të tillë në Parlament. Qeveria është një nga institucionet që do të raportojë për mirëqeverisjen dhe luftën kundër korrupsionit. S'ka asnjë merak për mbivendosje kompetencash nga Këshilli i Integrimit Europian apo komisionet e tjera. Procesi Screenig është burimi kryesor që na çon në marrjen e kësaj iniciative duke e shpallur prioritet luftën kundër korrupsionit dhe mirëqeverisjen. Padiskutim që mazhoranca ka barrën kryesore sepse i është deleguar sovraniteti nga qytetarët, por ne kemi kërkuar gjithëpërfshirje në Parlament për ta udhëhequr këtë iniciativë", deklaroi Çuçi.
TIRANË- Ka nisur mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, ku është diskutuar rezoluta e Partisë Socialiste kundër korrupsionit. Raportohet se deputetja demokrate Jorida Tabaku ka deklaruar se qeveria e ka pranuar se korrupsioni endemik ekziston në të gjitha institucionet.
Ajo ka thënë gjithashtu se ngritja e një komisioni të posaçëm për këtë rezolutë ka nevojë për një debat më të gjerë se sa debati në Kuvend.
Më tej ajo shtoi se lufta kundër korrupsionit duhet të ketë dakordësi dhe tha se rezoluta nuk mund të jetë një përpjekje për të hequr të drejtat e opozitës.
Tabaku: Më vjen mirë që lufta kundër korrupsionit duhet ndryshojë dhe qeveria pranon që kemi një korrupsion endemik dhe sot ekziston në të gjithë institucionet. Tani kush ka folur e paska pasur të drejtë Rezoluta që ju propozoni çon miratimin e ngritjes së një komisioni të posaçëm dhe disa elementë që ne mendojmë se kanë nevojë për një debat më të gjerë se sa debati në Kuvend. Kam dorëzuar disa ndryshime ligjore për të luftuar korrupsionin me ndryshime që i vijnë në ndihmë kësaj beteje dhe që u refuzuan nga PS. Mazhoranca i rrëzoi duke mohuar korrupsionin. Sot, qeveria pranon korrupsionin dhe mungesën e vullnetit politik. Ju kërkoni të krijoni një Komision AdHoc që merr funskione nga KKIE dhe pa asnjë argument.
Rezoluta juaj nuk ka informacion për procesin që do ndjekë. Nuk kemi asnjë informacion se çfarë do ndodhë me këtë komision të posaçëm se çfarë funksionesh do i merren komisioneve permanente dhe gjithashtu edhe KKIE. Keni bllokuar KKIE me vullnet për të penguar dakordësinë që kemi pasur për krijimin e këtij institucioni dhe bllokuar punën e këtij institucioni me vetëdije. Kështu doni t’i merrni atributet që i cakton ligji miratuar bashkarisht KKIE?
Ne e kemi të shenjtë pavarësinë e institucioneve të drejtësisë sidomos SPAK. Ne nuk kemi asnjë siguri që do ruhen këto pavarësi institucionale nga ky komision. Mungesa e kësaj sigurie na bën të jemi skeptikë duke parë punën tuaj. Tabaku: Parlamenti ka dhe 5 muaj punë dhe nuk mund të themi që qeverisë i lindi vullneti politik për të luftuar korrupsionin pas 3 madnateve në qeveri me thellim korrupsioni.
Parlamenti ka kaluar ligje për interesa specialë me votën e mazhorancës dhe kjo rezolutë nuk i zhbën këto ligje speciale dhe votat e mazhorancës për to. Lufta kundër korrupsionit duhet të ketë dakordësi dhe ka një bazë nga ku mund të niset. Rezoluta nuk mund të jetë një përpjekje për të hequr të drejtat e opozitës.