Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
RENEA aksion në Elbasan, kapet Klemend Xhaferri. Ai ishte shpallur në kërkim që më 22 prill 2021, kur në Elbasan Arbër Paplekaj vrau me armë zjarri Pjerin Xhuvanin, ndërsa u plagosën 4 persona të tjerë.
7 artikuj për këtë temë.
ELBASAN- Ditë me shi dhe përmbytje rrugësh kudo, por forcat RENEA duket se e kanë parë si mundësinë ideale për të goditur botën e krimit. Pasditen e sotme, kur i gjithë vendi ishte i përfshirë nga moti i keq, efektivët e forcave RENEA kanë zbarkuar në Elbasan dhe Peqin për kapjen e personave të shpallur në kërkim nga megaoperacioni "Plumbi i Artë". Deri më tani, burime për Dosja.al bëjnë me dije se në pranga ka përfunduar Kelmend Xhaferri, i njihur ndryshe edhe si 'Kel Çami', ose si krahu i djathtë i Talo Çelës. Ai ishte shpallur në kërkim që më 22 prill 2021, kur në Elbasan Arbër Paplekaj vrau me armë zjarri Pjerin Xhuvanin, ndërsa u plagosën 4 persona të tjerë.
Ndërsa edhe kësaj here, edhe pse me informacione të sigurta, Talo Çela nuk u kap sërish. Por përveç tij në Elbasan kërkohej edhe Suel Çela, Kamer Mehja dhe Gentian Sharra. Ndërkohë që ndër të shumëkërkuarit është edhe Ervis Martinaj. Por mesa duket edhe kësaj here asnjë prej tyre nuk ka përfunduar në pranga. Nga aksioni i sotëm, gjithsej janë 10 persona të shoqëruar, por emrat e asnjë prej tyre nuk janë bërë me dije ende nga Policia e Shtetit. Këta të fundit ende nuk kanë dalë me një njoftim zyrtar lidhur me aksionin.
Zanafilla e këtyre aksioneve që ka ndërmarrë Policia e Shtetit vjen nga dëshmia e të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumanit dhe 'ushtarit' të tij, Henrik Hoxhaj. Të dy me informacionet që kanë dhënë kanë zbërdhyer ngjarje kriminale që nga viti 2011 deri në 2022-shin. Për këtë operacion të SPAK, u lëshuan 32 urdhër arreste, nga të cilat 18 u ekzekutuan nga policia (prej të cilave 9 masa iu komunikuan persona të arrestuar për vepra të tjera penale), ndërsa 14 janë ende në kërkim, e derimë tani asnjë nuk është kapur.
Mendohet se të paktën 12 ngjarje kriminale, vrasje dhe atentate të parealizuara janë zbardhur nga dëshmia e tij para prokurorëve të SPAK. Ndërsa së fundmi, Dumani ka folur edhe për ngjarje e vrasje të bëra jashtë territorit të Shqipërisë, ne Belgjikë, Holandë dhe në Itali. Krimet më të shumta Nuredin Dumani ka rrëfyer se i ka bërë me Talo Çelën, por edhe me Hoxhajn, i cili u arrestua në të njëjtën natë më të. Por për shumë ngjarje bën fajtor Talo Çelën, me të cilin u zu për një makinë të marrë për kryerjen e një vrasje, e për hakmarrje Dumani pranoi se i kishte vrarë të vëllanë, Bujar Çelën.
Megjithatë zanafilla e shumicës prej ngjarjeve kriminale në vend, vjen pas grabitjes në aeroportin e Rinasit, për ndarjen e 4.3 milionë euro.
ELBASAN- "Plumbi i artë" vazhdon! Aksioni i mbetur në mes pak kohë më parë, ka pasur 'pjesën e dytë' sot por sërish pa rezultate. Nga emrat që kanë dhënë dy të penduarit e drejtësisë, Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxha nga qelia, ka ende të paarrestuar. Bëhet fjalë për: Ervis Martinaj; Florenc Çapja; Talo Çela; Eljo (Ervis) Bitri; Festim Qoli; Alban Bengasi; Elvin Merlika; Alket Xhixha; Marjus (Suel) Lulaj (Çela); Agron (Kamber) Mehja; Aleks Çela alias (Tom Qorri); Agim Gjini; Mikael Qosja (Kamami) (Stefo) dhe Abedin Mama (Dine Çami).
Ishte dëshmia e Dumanit dhe Hoxhës, ajo që hapi rrugë për arrestimet duke dhënë detaje të reja për ngjarjet të rënda kriminale nga grupet e organizuara të një dekade nga viti 2011 deri në 2022-shin. Por nga operacionin ‘Plumbi i Artë’ ka ende 14 të paarrestuar.
ELBASAN- Klemend Xhaferri është kapur sot në Elbasan nga forcat RENEA, e gjitha në kuadër të zhvillimi të aksionit “Plumbi i Artë” që nisi nga rrëfimi i të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani. Burime për Dosja.al bëjnë me dije deri më tani se personazhi i njohur si "Kel Çami" është ndaluar nga forcat RENEA teksa ka qenë duke lëvizur me një automjet. Por nuk dihet nëse ka qenë i shoqëruar nga persona të tjerë, apo nëse është kapur vetëm. Xhaferri ishte shpallur në kërkim në lidhje me krimin e rëndë që ndodhi në Elbasan para 25 Prillit, ku u vra me armë zjarri Pjerin Xhuvani.
ELBASAN- Suel Çela, Talo Çela dhe Ervis Martinaj kanë shpërtuar sërish nga "duart" e forcave RENEA. Edhe aksioni i sotëm në Elbasan dhe Peqin ka nxjerrë duarbosh uniformat blu të vendit që ishin vënë në kërkim të 'kokave'. Në vazhdim të operacionit ‘Plumbi i Artë’, nga i cili në kërkim janë 14 persona, duke se "VIP-at" kanë ikur sërish, pasi gjatë kontrolleve në vendet ku kishte informacion se fshiheshin nuk kishte mbetur asnjë shenjë e tyre. Po ashtu, në Elbasan kërkoheshin edhe Kamer Mehja dhe Gentian Sharra. Aksioni i Policisë ka nisur pak kohë më parë, kur Nuredin Dumani, vendosi që të bëhej i penduar i drejtësisë dhe të rrëfente gjithë krimet dhe ngjarjet kriminale për të cilat kishte dijeni, e po ashtu ato që kishte kryer vetë.
ELBASAN- Arrestohet krahu i djathtë i Talo Çelës, Klemend Xhaferri. Në prangat e forcave speciale, RENEA, sot në Elbasan ka përfunduar Xhaferri, i njohur me nofkën "Kel Çami", i cili gjithashtu konsiderohet si krahu i djathtë i Talo Çelës, i shumëkërkuari i Policisë që edhe kësaj here ka shpëtuar. Kelmend Ymer Xhaferri ( pseudonimi Kel Çami) ka qenë më parë i dënuar për disa vepra penale dhe i përfshirë në incidentin kundër punonjësve të policisë në Elbasan tek tregu ushqimor, duke thyer me forcë postobllokun e policisë.
Po ashtu, ai u përmend edhe në dosjen e vrasjes së Pjerin Xhuvanit nga Arbër Paplekaj në Elbasan, vetëm 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021. Sipas opozitës, ai ka qenë edhe pjesë e incidentit të ndodhur ditën e verës në Elbasan, ku simpatizatët demokratë u përplasën me ata të Partisë Socialiste, ndërsa mes tyre kishte dhe persona me precedentë penalë. Për vrasjen e ndodhur në Elbasan, ai u shpall në kërkim më 22 prill, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, mbetur në tentativë”. Por nuk u kap deri më sot.
ELBASAN- Talo Çela zhduket sërish! Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Çela ka mundur që t’i ikë sërish Policisë së Shtetit dhe efektivëve të RENEA-s. Mesa duket ai ka mundur që të largohet nga vendi edhe kësaj here nga vendi ku strehohej përpara se aty të mbërrinte Policia.
Pasditen e sotme, bëjnë me dije se gjatë kontrolleve që po zhvillohen në Elbasan dhe Peqin për të kapur të shpallurit në kërkim në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë” pas rrëfimit të Nuredin Dumanit. Deri më tani bëhet me dije se janë ndaluar 10 persona, por jo Talo Çela.
Por as identiteti i të ndaluarve nuk është bërë me dije nga Policia e Shtetit. Deri më tani bëhet me dije kontrollet janë kryer në disa shtëpi dhe biznese, ndërsa operacioni është ende në vijim.
ELBASAN- Forcat RENEA kanë zbarkuar në Elbasan dhe Peqin. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se forcat speciale kanë zbarkuar këtë të enjte me informacione se persona të shumëkërkuar fshihen në këtë zonë të vendit, por ende nuk ka informacione se për kë bëhet fjalë.
Të njëjtat burime nga Policia bëjnë me dije se po punohet lidhur me kapjen e personave të shpallur në kërkim pas operacionit të koduar “Plumbi i artë”. Kontrollet po kryhen në disa banesa dhe biznese private. Deri në këto momente janë shoqëruar 10 persona. Por nuk dihet se lush janë dhe për çfarë akuzohen.