LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

“Partizani”/ Berisha nuk shkon në GJKKO, dërgon avokatin, kreu i PD: Proces politik, hiqni masën antikushtetuese!

•Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i cili akuzohet për korrupsion pasiv në lidhje me aferën e ish kompleksit Partizani, refuzoi të paraqitet në GJKKO. •Berisha zgjodhi të mbante një konferencë për median, e cila nisi 30 minuta para orarit që ishte thirrur në gjykatë për tu pyetur lidhur me aferën e privatizimit të kompleksit ‘Partizani’, ku deklaroi se akuzat e ngritura ndaj tij dhe dhëndrit Jamarbër Malltezi janë të pavërteta. •Në po të njëjtin orar në GJKKO u paraqit avokati i tij, Genci Gjokutaj.•Një ditë më parë GJKKO vendosi të lërë në burg Jamarbër Malltezin, dhëndrin e Sali Berishës, si edhe detyrim paraqitjeje për ndërtuesin Fatmir Bektashi. Ndaj ish-kryeministrit Berisha janë vendosur masat e sigurisë ‘detyrim paraqitjeje’ dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit” për akuzën 'korrupsion pasiv'. Policia e Shtetit ka tentuar mbrëmjen e kaluar, por edhe të shtunën, që ta njoftojë ish-kryeministrin me masën e sigurisë, por Berisha i ka shmangur.

6 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

"Nuk përjashtohen protestat"/ Berisha: Rama po i bën gjyqin ekonomisë

“Partizani”/ Berisha nuk shkon në GJKKO, dërgon avokatin,
Sali Berisha

TIRANË-Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë një konference për mediat ditën e sotme ka hedhur sërish skenarin e protestave pasi sipas tij po sulmohen reformat e qeverisë së Partisë Demokratike.

Berisha tha se çdo opision është në tryezë dhe nga ana tjetër kreu i PD i quajti shpifje gjithë përpjekjet, sipas tij, për të ngritur një akuzë që s'ka asnjë provë të vetme. 

"Asnjë gjë nuk është jashtë tavolinës.Të gjitha janë në tryezë. Ne, siç e shihni, kemi të bëjmë me një proces monstruoz politik. Kur Edi Rama, me dy skapistë dhe një tjetër, vënë në tryezë reformat e suksesshme, sepse ajo ekonomi, për dijeninë tuaj, atë vit që janë emetuar bonot, jo për shkak të bonove, ka pasur një rritje prej 8.3 përqind sipas institucioneve ndërkombëtare. U them atyre që kapin penën dhe shpifin duke cituar dacibaon e prokurorisë, vetëm sa baltosni moralin tuaj sepse një gazetar është i detyruar që të paraqesë, nëse i intereson e vërteta, të dy variantet. Të dy palët. Krijojnë narrativa nga më primitivet, ky djalosh me 113 metër katror, doli me 5.2 milionë euro. Gjithçka e bazuar në shpifje, gjithçka e bazuar në turpin e fshehjes së dokumenteve. Gjithçka e bazuar në manipulimin e dokumenteve.
Se një djalosh tjetër, në të njëjtat kushte, absolutisht mund të dilte të paktën edhe 20 përqind më shumë. Por ky zgjodhi atë rrugë. Kaq!”, tha Berisha.

2 VITE ME PARE

Refuzoi GJKKO, Berisha i vendosur: Gjykatësi të heqë masën anti-kushtetuese ndaj meje dhe do të shkoj

“Partizani”/ Berisha nuk shkon në GJKKO, dërgon avokatin,
Sali Berisha

TIRANË-Sali Berisha, Kryetari i Partisë Demokratike në konferencën e sotme ka theksuar sërish se masa e vendosur është anti-kushtetuese. Ai ka kërkuar që gjykata të heqë masën dhe më pas do të zgjedhë të shkoj. Berisha tha se ka qenë vetë ai nismëtar i ligjit për heqjen e imunitetit dhe mandatit, por u refuzua në atë kohë, sipas tij nga Kryeministri Edi Rama, atë kohë kryetari i partisë në Opozitë. 

"Është ndryshe kjo, nuk është se unë nuk pranoj të shkoj në Gjykatë. E deklaroj me sinqeritet se unë sa herë të thirrem do të shkoj, Të heqë gjykatësi masën antikushtetuese dhe ta provojë shkoj apo nuk shkoj unë,. Vendosja e kësaj mase pa marrë leje nga Parlamenti është përdhosje e ligjeve, se ka një gjykatëse të papërgjegjshme, vasale të mjerë, nuk ia lejoj vetes që të shkel Kushtetutën. Deputeti të ruajë veten të punoj, por në këtë mënyrë si e bën Rama është republika e kanabisit, e drogës"

2 VITE ME PARE

"Rama të lexonte veprat e Lindës"/ Berisha: Gruaja e tij në atë kohë ka qenë drejtoreshë e privatizimit

“Partizani”/ Berisha nuk shkon në GJKKO, dërgon avokatin,
Sali Berisha

TIRANË-  Gjatë konferencës për shtyp, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se në periudhën e emetimit të letrave me vlerë, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama ishte drejtoreshë e privatizimit.

Berisha: Ka patur një rritje 8.3 përqind. Ju them atyre që shpifin duke cituar dacibaon e prokurorisë. Një gazetar duhet të paraqes të dyja palët. Krijojnë narrativa nga më primitive. Ky djalosh me 113 m2, doli me 5.2 mln euro. Gjithcka e bazuar në shpifje dhe në turpin e tyre. Beteja vazhdon në të gjitha planet. Ata po bëjnë gjyqin e Reformave. U dekretuan letrat me vlerë, të cilët kishin paguar 700 mijë euro me procedurë. Duhet të jesh i verbër i pacipë që të lëshosh prosupozime të tilla. Të lexonte veprat e Lindës, që ka qenë drejtoresh e privatizimi për tu mburrur me letrat me vlerë.

2 VITE ME PARE

"Aktakuzë e turpshme"/ Berisha: Malltezi me pronarët e tjerë paguan 11 përqind të detyrimeve me bono

“Partizani”/ Berisha nuk shkon në GJKKO, dërgon avokatin,
Sali Berisha

TIRANË- Sali Berisha, Kryetari i Partisë Demokratike në një konferencë për shtyp ditën e sotme ka quajtur aktakuzën e ngritur të turpshme. Berisha bën fajtor dhe instruktor të gjithë gjyqit të ngritur Kryeministri Edi Rama, i cili ka përdorur në mënyrë abuzive, sipas tij, dokumenta të cilat dizinformojnë.

Berisha ka vijuar konferencën gjatë momentit që ai ka pritej të shkonte në seancën e radhës në GJKKO-së për çështjen e privatizimit të ish-Klubit Partizani. 

"Në vitin 2008, vendimi me të cilin në mënyrë më të pafytyrë, akuzohem për korrupsion pasiv sepse qenka bërë për të fituar dhëndri im pronar. Pafytyrësia nuk mund të ketë emër tjetër. Vendimi nuk kishte asnjë lidhje, dhe Jamarbër Malltezi pronar, bashkë me 64 pronarë të tjerë, i detyroheshin shtetit 794 mijë euro ose dollarë në atë kohë.
Ky grup pronarësh, 1 muaj përpara se të dalë vendimi, kishte paguar qindarkë për qindarkë 700 mijë euro me fatura bankare, pa asnjë bono privatizimi. Sepse vendimi nuk kishte dalë. Pra, këta kishin mbetur debitorë afërsisht 100 mijë dollarë. Në këto 100 mijë dollarë, këta përdorën sipas ligjit 80 mijë. Dhe në total në pagesën e tyre, bonot e privatizimit janë gjithsej 11.4 përqind. Për objektet rrangullina që blenë dhe për tokën truall shteti në kuadrin e detyrimit ligjor.

Kjo është e vërteta, të gjitha variantet e tjera janë një shpifje e turpshme që fryhen dhe pompohen nga media të qeverisë dhe jo vetëm, në funksion të piramidës së mashtrimit, të dacibaos së mashtrimit të Edi Ramës dhe prokurorëve të tij.
Në vazhdim, janë përdorur dhe mijëra qytetarë të tjerë i kanë përdorur bonot e privatizimit për legalizimin e banesave dhe për privatizime të vogla, se të mëdhatë u bënë me formulë tjetër. Kjo është e vërteta dhe unë do i marr një nga një para jush dhe shqiptarëve. Kjo është aktakuzë e turpshme ndaj një reforme, që ekziston edhe sot. Këtu kam një vendim të vitit 2015 që thotë pse ua zgjasim këtë. Bonot përdoren si një detyrim ndaj qytetarëve se ti privatizove një ekonomi të tërë dhe ti mbete duarbosh. Nëpërmjet tyre kanë marrë diçka. Sigurisht nuk them se funksionuan, por jo edhe jashtë funksionit. Se janë lekët e privatizimit rreth 20 miliardë, janë mbi 12 miliardë privatizime të tjera. Dhe prapë janë një stok i madh të papërdorura.
Edhe këta që kanë ardhur mbrapa, nuk kanë nxjerrë një ligj për t’i anuluar, por i kanë zgjatur afatin. Sepse nuk ka një bazë morale ajo. Jepu mundësi t’i përdorin si një shpërblim sado i vogël për ato që u privatizuan në këtë vend. Pra është e tëra një aktakuzë ndaj reformës."

2 VITE ME PARE

Detyrim paraqitje për ish-kompleksin Partizani/ Berisha në konferencë, avokati i tij shkon në GJKKO

“Partizani”/ Berisha nuk shkon në GJKKO, dërgon avokatin,
Genc Gjokutaj

TIRANË- Teksa kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka refuzuar të paraqitet në GJKKO për t’u marrë në pyetje, avokati i tij Genci Gjokutaj ka mbërritur pranë ambienteve të gjykatës. Berisha zgjodhi të mbajë një konferencë me gazetarët në orarin e caktuar nga GJKKO për marrjen në pyetje të ish-kryeministrit lidhur me privatizimin e ish-kompleksit sportiv Partizani.

“Partizani”/ Berisha nuk shkon në GJKKO, dërgon avokatin,
Genci Gjokutaj

Kryetarit të Partisë Demokratike, gjykata i ka dhënë masën “detyrim paraqitje” dhe ndalim i lëvizjes jashtë vendit. Gjykata e cilëson si të njoftuar Berishën për vendimin dhe më pas është e detyruar të zbatojë procedurën përkatëse. Pas këtij momenti, Berisha është ai që vendos nëse do të jetë i pranishëm apo jo në seancë ose mund t’i drejtohet Gjykatës së Apelit për të kundërshtuar këtë vendim./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Afera me ish-kompleksin "Partizani"/ Berisha: Në proces nuk jam vetëm unë dhe familjarët e mi

“Partizani”/ Berisha nuk shkon në GJKKO, dërgon avokatin,
Sali Berisha

TIRANË- Sali Berisha, kryetari i Partisë Demokratike refuzoi të paraqitej sot në gjykatë dhe zgjodhi të dilte në konferencë për median. Berisha deklaroi sot se procesi monstruoz politik që kryeministri Edi Rama ka nxitur kundër tij dhe familjes së tij po synon të godasë reformat e suksesshme të bëra në vitet e qeverisjes së PD-së. 

Berisha: Siç e dini, Edi Rama i ka shpallur luftë opozitës dhe unë u them demokratëve kudo që janë, se me aktin e fundit, ai ka shpallur një luftë totale, për të cilën ne do i përgjigjemi me të gjithë forcën dhe mundësitë tona. Procesi është procesi më politik i këtij shekulli. Në proces nuk është vetëm Sali Berisha dhe familjarët e tij, jo, absolutisht. Në proces janë reformat epokale të PD-së, të cilat goditen nga një gardë pretoriane, të cilat goditen nga falanga politike krimi, në një analizë që dëshmon urrejtjen e tyre për reformat e tregut të lirë dhe demokracisë që ka ndërmarrë PD në vite. Çdo demokrat duhet të ndjehet krenar me to.

sali berisha 24 tetor 2023

Sondazh

Poll

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë