LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Redaktimi i fjalimit për ngjarjen e 6 janarit 2021/ Trump kërcënon BBC-në me 1 miliard dollarë. BBC i kërkon falje: Ndjesë për këtë gabim, montazhi dha...

•Donald Trump kërcënoi të padisë BBC, duke kërkuar 1 miliard dollarë dëmshpërblim. •Deklarata e Trump për padi vjen, mes një krize të thellë në transmetuesin publik britanik, i cili është tronditur nga dorëheqjet e drejtuesve të lartë dhe akuzat për paragjykime politike. •Një ditë më parë dhanë dorëheqjen Drejtori i Përgjithshëm i BBC-së, Tim Davey, dhe Drejtoresha Kryesore e Lajmeve, Deborah Turns, të cilët u larguan të dielën në mbrëmje pas presionit të fortë politik dhe kritikave të forta për mbulimin e tyre të komenteve të presidentit amerikan më 6 janar 2021, ditën kur protestuesit sulmuan Kapitolin. •Trump i dërgoi një letër BBC-së, duke i dhënë afat deri të premten, më 14 nëntor, për të tërhequr deklaratat e rreme, shpifëse, denigruese dhe nxitëse në lidhje me presidentin e SHBA-së. •Nëse nuk ka zbatim, pala e Trump paralajmëron se nuk do të ketë zgjidhje tjetër veçse të ushtrojë të drejtat e saj ligjore dhe të barabarta, duke përfshirë ngritjen e një padie për të paktën 1 miliard dollarë. •Letra kërkon tërheqjen e dokumentarit, një falje publike dhe pagesën e kompensimit financiar ndaj Presidentit Trump për dëmin që ka pësuar. •Një zëdhënës i BBC-së deklaroi se "ne do ta shqyrtojmë letrën dhe do t'i përgjigjemi menjëherë në kohën e duhur". •Lidhur me ngjarjen, BBC ka publikuar sot një letër zyrtare ku kërkon falje për editimin e një fjalimi të Donald Trump në emisionin “Panorama”. •Në letrën drejtuar Komisionit Parlamentar për Kulturë, Media dhe Sport, kryetari i BBC-së Samir Shah pranoi se do të kishte qenë më mirë të ishin marrë masa më zyrtare pas zbulimit të montazhit të fjalimit të Trump-it të 6 janarit 2021. •Montazhi i bërë nga BBC-ja bashkoi copëza të fjalimit të Trump, duke krijuar përshtypjen se ish-presidenti po bënte thirrje të drejtpërdrejta për veprime të dhunshme. •Programi, i cili u transmetua bashkoi dy pjesë të ndryshme të fjalimit të Trump dhe e bëri atë të dukej si një seksion i vetëm i vazhdueshëm. •Megjithatë, dy seksionet që u redaktuan së bashku kishin një distancë prej më shumë se 50 minutash nga njëra-tjetra. •Gjithashtu konfirmon se, menjëherë pas këtyre fragmenteve, programi tregoi një klip të një grupi të ekstremit të djathtë Proud Boys që marshonte drejt Kapitolit. •Megjithatë, këto pamje u filmuan përpara se Trump të fillonte fjalimin e tij. •Ky editim u zbulua përmes një shënimi zyrtar të rrjedhur nga Michael Prescott, ish-gazetar dhe këshilltar i pavarur i Këshillit të Standardeve Editoriale të BBC-së. •Tim Davie, drejtor i përgjithshëm i BBC-së, dhe Deborah Turness, drejtoreshë e BBC News, dhanë dorëheqjen. •Më pas, Trump i quajti ata në Truth Social si njerëz jashtëzakonisht të pandershëm që u përpoqën të ndikojnë në zgjedhjet presidenciale. •BBC pranoi gabimin dhe premtoi përmirësim të proceseve editoriale. •Hetimi i brendshëm vazhdon, por skandali ka ngritur pyetje të mëdha për besueshmërinë dhe neutralitetin e mediave publike britanike

2 artikuj për këtë temë.

6 MUAJ ME PARE

"Ndjesë për këtë gabim"! Redaktimi i fjalimit për ngjarjen e 6 janarit 2021, BBC i kërkon falje Trump-it: Montazhi dha përshtypjen e një thirrjeje për dhunë

Redaktimi i fjalimit për ngjarjen e 6 janarit 2021/ Trump
Donald Trump

BRITANI E MADHE- BBC ka publikuar sot një letër zyrtare ku kërkon falje për editimin e një fjalimi të Donald Trump në emisionin “Panorama”. Në letrën drejtuar Komisionit Parlamentar për Kulturë, Media dhe Sport, kryetari i BBC-së Samir Shah pranoi se do të kishte qenë më mirë të ishin marrë masa më zyrtare pas zbulimit të montazhit të fjalimit të Trump-it të 6 janarit 2021.

Montazhi i bërë nga BBC-ja bashkoi copëza të fjalimit të Trump, duke krijuar përshtypjen se ish-presidenti po bënte thirrje të drejtpërdrejta për veprime të dhunshme. Programi, i cili u transmetua bashkoi dy pjesë të ndryshme të fjalimit të Trump dhe e bëri atë të dukej si një seksion i vetëm i vazhdueshëm.

Megjithatë, dy seksionet që u redaktuan së bashku kishin një distancë prej më shumë se 50 minutash nga njëra-tjetra. Gjithashtu konfirmon se, menjëherë pas këtyre fragmenteve, programi tregoi një klip të një grupi të ekstremit të djathtë Proud Boys që marshonte drejt Kapitolit. Megjithatë, këto pamje u filmuan përpara se Trump të fillonte fjalimin e tij.

"Si pasojë, kjo dha përshtypjen se Presidenti Trump kishte bërë një thirrje të drejtpërdrejtë për veprime të dhunshme. BBC dëshiron të kërkojë falje për atë gabim gjykimi", thotë BBC.

Ky editim u zbulua përmes një shënimi zyrtar të rrjedhur nga Michael Prescott, ish-gazetar dhe këshilltar i pavarur i Këshillit të Standardeve Editoriale të BBC-së. Tim Davie, drejtor i përgjithshëm i BBC-së, dhe Deborah Turness, drejtoreshë e BBC News, dhanë dorëheqjen. Më pas, Trump i quajti ata në Truth Social si njerëz jashtëzakonisht të pandershëm që u përpoqën të ndikojnë në zgjedhjet presidenciale.

“Që nga publikimi i shënimit zyrtar të Prescott-it, kemi marrë mbi 500 ankesa. Çështja po trajtohet sipas procedurave standarde. Përfundimi ynë është se montazhi dha përshtypjen e një thirrjeje të drejtpërdrejtë për dhunë. BBC kërkon ndjesë për këtë gabim gjykimi,” tha Shah.

BBC pranoi gabimin dhe premtoi përmirësim të proceseve editoriale. Hetimi i brendshëm vazhdon, por skandali ka ngritur pyetje të mëdha për besueshmërinë dhe neutralitetin e mediave publike britanike./Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

Redaktimi i fjalimit për ngjarjen e 6 janarit 2021/ Trump kërcënon BBC-në me padi: 1 miliard dollarë dëmshpërblim

Redaktimi i fjalimit për ngjarjen e 6 janarit 2021/ Trump
Donald Trump

SHBA- Donald Trump kërcënoi të padisë BBC, duke kërkuar 1 miliard dollarë dëmshpërblim. Deklarata e Trump për padi vjen, mes një krize të thellë në transmetuesin publik britanik, i cili është tronditur nga dorëheqjet e drejtuesve të lartë dhe akuzat për paragjykime politike.

Një ditë më parë dhanë dorëheqjen Drejtori i Përgjithshëm i BBC-së, Tim Davey, dhe Drejtoresha kryesore e Lajmeve, Deborah Turns, të cilët u larguan të dielën në mbrëmje pas presionit të fortë politik dhe kritikave të forta për mbulimin e tyre të komenteve të presidentit amerikan më 6 janar 2021, ditën kur protestuesit sulmuan Kapitolin.

Siç raportohet nga rrjetet amerikane NBC dhe Fox News, ekipi ligjor i Trump i dërgoi një letër BBC-së, duke i dhënë afat deri të premten, më 14 nëntor, për të tërhequr deklaratat e rreme, shpifëse, denigruese dhe nxitëse në lidhje me presidentin e SHBA-së. Nëse nuk ka zbatim, pala e Trump paralajmëron se nuk do të ketë zgjidhje tjetër veçse të ushtrojë të drejtat e saj ligjore dhe të barabarta, duke përfshirë ngritjen e një padie për të paktën 1 miliard dollarë.

Konkretisht, sipas New York Times, letra kërkon tërheqjen e dokumentarit, një falje publike dhe pagesën e kompensimit financiar ndaj Presidentit Trump për dëmin që ka pësuar. Një zëdhënës i BBC-së deklaroi se "ne do ta shqyrtojmë letrën dhe do t'i përgjigjemi menjëherë në kohën e duhur".

Polemika shpërtheu pas publikimit të një memoje të brendshme nga ish-këshilltari i etikës i BBC-së, Michael Prescott. Por, pika më inkriminuese kishte të bënte me programin "Panorama", ku u zbulua se fragmente të fjalimit të Trump më 6 janar ishin redaktuar, duke krijuar përshtypjen se ish-presidenti po bënte thirrje të drejtpërdrejta për veprime të dhunshme./Dosja.al

donald trump bbc

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë