Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
• Ramazan Rraja është arrestuar në ambientet e një lokali ku kishte shkuar të hapte iftarin një natë më parë. Ai ishte me Luiz Konomin që gjithashtu u arrestua pasi ishte shpallur në kërkim si një nga dy personat që kërcënoi me jetë biznesmenin Eral Myftaraj për t’u tërhequr nga tenderi që fitoi nga Bashkia e Tiranës. • Sot është publikuar dhe fotoja nga momenti i arrestimit dhe Rraja shihet që mban veshur një këmishë ngjyrë mente të zbërthyer e ndërsa poshtë saj ka një bluzë me gjyrë të bardhë. Në qafë duket se ka një varëse floriri, ndërsa në brez mbante një armë që ka mohuar të ishte e tija. • Dhe për akuzat që rëndojnë ndaj tij, lidhur me atentatin ndaj Arjan Ndojit, ka heshtur. Rraja u shpall në kërkim zyrtarisht pas dëshmisë së dhënë nga i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, i cili rrëfeu se pas ngjarjes së ndodhur më 1 nëntor të vitit 2021 qëndronte grupi i Plarent Dervishajt. • Pas dëshmisë u organizuar dhe operacioni nga SPAK që u finalizua më 20 janar të këtij me 5 të arrestuar dhe katër të shpallur në kërkim. u arrestuan Genti Nerjaku alias Akil Nerjaku, 40 vjeç, i cili i ka shpëtuar një atentati me snajper më 12 shtator 2022 në zonën e plazhit në Durrës, Marsel Deçka, 38 vjeç, agjent doganor (i afërm i Plarent Dervishaj), Endrit Sinani, 29 vjeç, Julian Pjetri, 45 vjeç dhe Bashkim Haxhija, 54 vjeç. Në kërkim janë ende: Plarent Dervishaj që tashmë ndodhet në Dubai, bashkë me Julian Meçen.
3 artikuj për këtë temë.
FUSHË KRUJË- Ramazan Rraja është arrestuar në ambientet e një lokali ku kishte shkuar të hapte iftarin një natë më parë. Nën shoqërinë e Luiz Konomit, gjithashtu të kërkuar nga policia, Rraja ishte ndaluar në një lokal në Urën e Gjoles në Fushë Krujë, në momentin që policia zbarkoi dhe i vuri në pranga të dy. Në brez mbante një armë zjarri.
Konomi i njohur si ‘Çupja’ ishte shpallur në kërkim si një nga dy personat që kërcënoi me jetë biznesmenin Eral Myftaraj për t’u tërhequr nga tenderi që fitoi nga Bashkia e Tiranës.
Ndërsa Ramazan Rraja u shpall në kërkim zyrtarisht pas dëshmisë së dhënë nga i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, i cili rrëfeu se pas ngjarjes së ndodhur më 1 nëntor të vitit 2021 qëndronte grupi i Plarent Dervishajt.
Pas dëshmisë u organizuar dhe operacioni nga SPAK që u finalizua më 20 janar të këtij me 5 të arrestuar dhe katër të shpallur në kërkim. u arrestuan Genti Nerjaku alias Akil Nerjaku, 40 vjeç, i cili i ka shpëtuar një atentati me snajper më 12 shtator 2022 në zonën e plazhit në Durrës, Marsel Deçka, 38 vjeç, agjent doganor (i afërm i Plarent Dervishaj), Endrit Sinani, 29 vjeç, Julian Pjetri, 45 vjeç dhe Bashkim Haxhija, 54 vjeç. Në kërkim janë ende: Plarent Dervishaj që tashmë ndodhet në Dubai, bashkë me Julian Meçen.
FUSHË KRUJË- Ky është momenti kur Ramazan Rraja është vënë në pranga nga forcat e policisë. Ai shihet teksa mban veshur një këmishë ngjyrë mente të zbërthyer e ndërsa poshtë saj ka një bluzë me gjyrë të bardhë. Në qafë duket se ka një varëse floriri, ndërsa në brez një armë zjarri.
Në sy bie fakti se në momentin që i është shkrepur arma, nipi i deputetit të Partisë Socialiste, Ramazan Rraja shihet që i mban sytë drejt kameras.
Rraja u arrestua një natë më parë, në Urën e Gjolës në Fushë Krujë teksa hapte iftarin. Bashkë me të është arrestuar edhe Luiz Konomi, i njohur si ‘Çupja’, njëri nga dy personat që kërcënoi me jetë biznesmenin Eral Myftaraj për t’u tërhequr nga tenderi që fitoi nga Bashkia e Tiranës.
TIRANË- Nipi i deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja, Ramazani ka mohuar se arma e zjarrit që i ugjet në brez në momentin e arrestimit, të jetë e tij. Në deklaratën e dhënë para grupit hetimor, Rraja ka mohuar pronësinë e armës, por nuk ka pranuar të flasë më shumë mbi personin që e dispononte apo që ia ka siguruar atë.
Rraja u arrestua një natë më parë, në Urën e Gjolës në Fushë Krujë teksa hapte iftarin. Bashkë me të është arrestuar edhe Luiz Konomi, i njohur si ‘Çupja’, njëri nga dy personat që kërcënoi me jetë biznesmenin Eral Myftaraj për t’u tërhequr nga tenderi që fitoi nga Bashkia e Tiranës.