LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Rama të presë zemërimin popullor"/ Berisha: Këtë vit shpërthyen në të 4-tër anët ujërat e zeza të regjimit mafioz

• Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, zhvilloi konferencën tradicionale të fundvitit me gazetarët, ku e cilësoi vitin 2025 si ‘kulmin e narkoregjimit të Edi Ramës’ dhe si vitin më grabitqar ndaj qytetarëve shqiptarë në më shumë se tre dekada. • Sipas tij viti 2025 u karakterizua nga një degradim i plotë i shtetit ligjor, shndërrimi i zgjedhjeve të 11 majit në një farsë elektorale dhe kapja totale e institucioneve nga ajo që ai e quajti ‘regjim mafioz’. • Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati i cilësoi zgjedhjet e 11 Majit si një farsë të plotë elektorale. • Lideri i opozitës tha më tej se viti 2025 u shoqërua edhe me kritika dhe damkosje ndërkombëtare ndaj qeverisë shqiptare, ai përmendi institucione si Kongresi i SHBA, Parlamenti Europian, Këshilli i Europës dhe OSBE, duke deklaruar se Rama u damkos në mediat botërore dhe në institucionet më të rëndësishme të planetit.• Në fokus të deklaratës së tij, ishin akuzave për aferat korruptive, veçanërisht tuneli i Llogarasë, inceneratorët dhe unaza e Tiranës. • Gjithashtu Berisha e cilësoi AKSHI-n si aferën më të rëndë të vitit. • Ndër të tjera Kryedemokrati u shpreh se, zhvillimet e muajve të fundit, 11 Maji dhe zhvillimet në vazhdim, provuan para çdo shqiptari se Edi Rama ka zero legjitimitet në postin e tij.

10 artikuj për këtë temë.

5 MUAJ ME PARE

SHBA përshëndeti zgjedhjet në Kosovë/ Berisha: DASH ka bërë të qartë, uron vetëm qeveritë që bëjnë zgjedhje të ndershme jo farsa

"Rama të presë zemërimin popullor"/ Berisha:
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se DASH uron vetëm zgjedhje të lira, të ndershme dhe jo farsa. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se Kosova zhvilloi zgjedhje model.

Lideri i opozitës tha se qytetarët e Kosovës u thirrën dhe dy herë brenda 10 muajve dhanë verdiktin e tyre. Ndërsa, Rama nuk mund të urohej, siç ndodhi në vitin 2021 sepse qeveria e SHBA-së ka shpallur si princip, që do urojë vetëm qeveritë që bëjnë zgjedhje të ndershme. 

"Thjesht zgjedhjet ishin jo të lira. Është shpjeguar nga Departamenti i Shtetit, nga zëdhënësi se qeveria e SHBA-së uron vetëm zgjedhje të lira. Uron vetëm zgjedhje të lira. Kosova zhvilloi zgjedhje model. Dy herë brenda 10 muajve. Qytetarët e Kosovës u thirrën dhe dy herë brenda 10 muajve dhanë verdiktin e tyre. Kurse Edi Rama nuk mund të urohej, siç ndodhi në vitin 2021 sepse qeveria e SHBA-së ka shpallur si princip; do urojmë vetëm qeveritë që bëjnë zgjedhje të ndershme. Fituesit e zgjedhjeve të ndershme, jo farsave pra. Nuk kanë të bëjnë me farsa." tha Berisha./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Çfarë u premton shqiptarëve në 2026? / Berisha: Rrëzimin e këtij regjimi, qeverinë teknike dhe zgjedhje të reja

"Rama të presë zemërimin popullor"/ Berisha:
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ka bërë një premtim shqipatarëve për vitin 2026. Gjatë një konference për mediat, Berisha u tha se u premton rrëzimin e këtij regjimi, qeverinë teknike, si dhe zgjedhje të reja.

Berisha: Rrëzimin e këtij regjimi, qeverinë teknike, zgjedhje të reja./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Berisha: Rama është i gatshëm të bëjë gjithçka për të mbrojtur aktet e tij kriminale dhe aktet e zyrtarëve të tij në detyrë

"Rama të presë zemërimin popullor"/ Berisha:
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Rama është i gatshëm të bëjë gjithçka për të mbrojtur aktet e tij kriminale dhe aktet e zyrtarëve të tij në detyrë. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se në lidhje më këtë, do të flasin shqiptarët me të gjithë forcën e tyre. Lideri i opozitës tha se nuk ka provokim më të ulët ndaj qytetarëve dhe se ata paguhen jo për të shpërdoruar detyrën, por për të zbatuar në përputhje me ligjin, detyrën. 

"Të gjitha pretendimet e tij janë një mashtrim. Në emër të Bashkimit Europian, por e garantoj se BE-ja ka kërkesë themelore për Shqipërinë, luftën kundër korrupsionit dhe abuzimit me ligjin dhe detyrën. Edi Rama është i gatshëm të bëjë gjithçka për të mbrojtur aktet e tij kriminale në detyrë dhe aktet e zyrtarëve të tij. Por do të flasin shqiptarët me të gjithë forcën e tyre. Nuk ka provokim më të ulët ndaj qytetarëve. Ata paguhen jo për të shpërdoruar detyrën, por për të zbatuar në përputhje me ligjin, detyrën. Kurse ky do të amnistojë, do të heqë nga kodi, shpërdorimin e detyrës." tha Berisha./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Rama nuk jep dorëheqjen/ Berisha: Shqiptarët do ta heqin, nuk mund të pranojnë kurrë më një hajdut si ai

"Rama të presë zemërimin popullor"/ Berisha:
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Rama nuk pranon dorëheqjen, por janë shqipatët ata që do ta heqin. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se çdo njeri në kushtet e tij, përveç atij do të kishte dhënë dorëheqjen. 

"Kjo ishte sfida që ju bën shqiptarëve. Dorëheqja ishte një opsion, por ai nuk pranon dorëheqjen, shqiptarët do ta heqin. Shqiptarët do ta heqin, nuk mund të pranojnë kurrë më një hajdut si ai, për kryeministër. Kështu që përgjigja ime është kjo; shqiptarët do ti tregojnë vendin atij. Dorëheqja ishte opsioni. Çdo njeri në kushtet e tij, përveç atij do të kishte dhënë dorëheqjen. Atëherë unë i them, dhe ndaj e mbylla; prite zemërimin e popullit shqiptar. Shqiptarët nuk do të mundet kurrë ti vjedhë më, siç ka ndodhë deri sot." tha Berisha./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

"I them Edi Ramës, prite zemërimin popullor"/ Berisha: Të garantoj se shumë shpejt do bjerë mbi ty

"Rama të presë zemërimin popullor"/ Berisha:
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se zhvillimet e muajve të fundit, 11 Maji dhe zhvillimet në vazhdim, provuan para çdo shqiptari se Edi Rama ka zero legjitimitet në postin e tij. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se Rama po kryen krimin e shëmtuar e vjedhjes së qindra e qindra milionë dhe miliarda siç është afera e Portit të Durrësit, 

Nga zyra e selisë blu, ai iu drejtua Ramës duke i thënë se duhet të presë zemërimin popullor. Në fund, lideri demokrat tha uron që qytetarët shqiptarë, ta fillojnë këtë vit me forcë, energji dhe guxim për tu çliruar nga ky regjim, të cilin e cilësoj si më të rrezikshmin në botë.

"Pra, zhvillimet e muajve të fundit, 11 Maji dhe zhvillimet në vazhdim, provuan para çdo shqiptari se Edi Rama ka zero legjitimitet në postin e tij. Se ai është një kriminel, një delinkuent që e ka vendin në bankën e të akuzuarit, para drejtësisë. Se ai po kryen krimin e shëmtuar jo vetëm të vjedhjes së qindra e qindra milionë, në mos miliarda siç është afera e Portit të Durrësit, por tani u thotë shqiptarëve se do u vjedh se drejtësia nuk ekziston.

Çka përbën një kushtrim të madh për çdo shqiptar dhe unë i them Edi Ramës, prite zemërimin popullor. Të garantoj se shumë shpejt do bjerë mbi ty. Duke përfunduar u uroj ju gëzuar Vitin e Ri. U uroj qytetarëve shqiptarë këtë vit dhe të fillojmë vitin tjetër me forca, energji dhe guxim për të çliruar veten tonë, qytetarët shqiptarë, Shqipërinë, nga ky regjim, më i rrezikshmi sot në Europë, ndër më të rrezikshmit në botë." tha Berisha./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Berisha: Altin Troplini po bën ndërhyrje brutale për të gjymtuar hetimin e AKSHI-t, ai amnistoi rrëmbimin e Daniel Shimës

"Rama të presë zemërimin popullor"/ Berisha:
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se AKSHI rrezikon shumë të mos ketë hetim të plotë. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se Dumani po bën ndërhyrje brutale për të gjymtuar hetimin e AKSHI-t. Sipas tij ai amnistoi rrëmbimin e Daniel Shimës.

Ai tha se Daniel Shima, ish-zëvendësdrejtor i përgjithshëm i AKSHI-t, i shkarkuar nga detyra ditën pasi Mirlinda Karçanaj u thirr dhe u pyet 7 orë në hetuesi, u rrëmbye me datën 18 gusht. Në lidhje me këtë, Berisha tha se Spaku nuk ka asnjë hetim për Daniel Shimën. Kjo pasi sipas tij, Shima dinte aq sa Ergys Agasi dhe më shumë se kushdo tjetër për AKSHI-n. 

"AKSHI rrezikon shumë të mos ketë hetim të plotë pasi Altin Dumani siç ka bërë përpjekje për të bllokuar hetimin e Lubi Ballukut, dosjen Balluku, ka bërë ndërhyrje brutale për të gjymtuar hetimin e AKSHI-t. Ju jeni dëshmitarë se gjer para shpërthimit të skandalit, të cilin ua dimë për nder autoriteteve gjermane, pasi ato bënë të disponueshëm Gerond Meçen për të folur, por Gerond Meçja tjetër, rrëmbimi i të cilit u bë publik falë mesazhit të tij me datën 18 gusht, Daniel Shima, ish-zëvendësdrejtor i përgjithshëm i AKSHI-t, i shkarkuar nga detyra ditën pasi Mirlinda e Edi Ramës u thirr dhe u pyet 7 orë në hetuesi, u rrëmbye me datën 18 gusht.

Rrëmbimi i tij kishte të bënte me të njëjtën arsye siç ishte rrëmbimi i Gerond Meçes. Por Shima dinte aq sa dinte Mirlinda e Ramës. Dinte më shumë se Gerondi. Shima deklaroi se po më rrëmbejnë, i çoi mesazh, po më rrëmbejnë, po më arrestojnë uniforma policie. Ato janë në kamera, zona ku ndodhi ka kamera. E rrëmbyen, e hipën në makinë. E morën dhe u nisën drejt Linzës, Surrelit. U kthyen, vazhduan në trajektoren e rrugës së Elbasanit dhe gjer te tuneli është i dokumentuar me kamera. Shima u kthye në katër të mëngjesit i bërë copa nga banda e Suel Çelës.

Asnjë hetim. Komisariati i policisë jep njoftimin se ishte i dëshpëruar dhe ishte zënë me partneren, një aventurier që nuk bind njeri për këtë, dhe nga dëshpërimi bëri një udhëtim drejt jugut, asnjë të dhënë, asnjë dokument, asnjë fakt nuk ka se ai udhëtoi drejt jugut, të gjitha janë se ai udhëtoi drejt Elbasanit. Ky mashtrim i tij, i diktuar në shpellat e Suel Çelës, u riprodhua në prokurorinë e Tiranës në mënyrën më të turpshme dhe u amnistua nga Altin

Troplini, i cili me një shkresë njofton prokurorinë e Tiranës nuk ka asnjë hetim nga Skapi. Njëlloj si në rastin e Amant Josifit që lidhej me Edi Ramën. Spaku nuk ka asnjë hetim për Daniel Shimën. Po sigurisht sepse Daniel Shima dinte aq sa Ergys Agasi dhe më shumë se kushdo tjetër për AKSHI-n. Dhe këtë nuk mund ta hetonte. Sikundër nuk hetoi Amant Josifin, sepse Amanti ishte Olsi Rama." tha Berisha./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Berisha: Kthetrat e zeza të Edi Ramës nëpërmjet AKSHI-t janë shtrirë si tentakula në kadastrat e vendit

"Rama të presë zemërimin popullor"/ Berisha:
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se kthetrat e zeza të Edi Ramës nëpërmjet AKSHI-t, janë shtrirë si tentakula në kadastrat e vendit. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se Rama prej pothuaj një viti, ka bllokuar kadastrën nga çdo lloj kontrolli.

Nga zyra e selisë blu, ai tha se për të bllokuar kadastrën ndaj çdo lloj kontrolli, Rama ka dërguar këshilltarët e tij banditë për të kërcënuar në mënyrë mafioze drejtues institucionesh, që kanë për detyrë kontrollin në. Sipas tij, zyra e Ergys Agasit ishte zyra e kryeministrit në hije të Shqipërisë protektorat krimi.

"Por sot duhet të informoj shqiptarët se kthetrat e zeza të AKSHI-t, në fakt të Edi Ramës nëpërmjet AKSHI-t, janë shtrirë si tentakula në kadastrat e vendit. Edi Rama, prej pothuaj një viti, ka bllokuar kadastrën nga çdo lloj kontrolli. E ndaluar. Dhe për të bllokuar kadastrën ndaj çdo lloj kontrolli, Edi Rama ka përdorur jo vetëm urdhrin ndaj atyre punonjësve, por Edi Rama ka dërguar këshilltarët e tij banditë për të kërcënuar në mënyrë mafioze drejtues institucionesh që kanë për detyrë kontrollin në emër të shtetit shqiptar.

Çka tregon se Rumi i vërtetë i kadastrës është Edi Rama me Ergys Agasin dhe bandën e tij. Rumi është lule me ato që ka kryer Edi Rama me Ergys Agasin dhe bandën e tij në pronat e shqiptarëe, në pronat e shtetit shqiptar në tërësi dhe në veçanti në brigjet e Jonit Afera e AKSHI-t është afera më multidimensionale që ka shpërthyer ndonjëherë. Te kryebanditi Ergys Agasi, koordinatori privat i Edi Ramës, faleshin ministra, janë të regjistruar, zyrtarët më të lartë të shtetit, disa gjykatës, disa skapistë dhe të tjerë. Faktikisht zyra e Ergys Agasit ishte zyra e kryeministrit në hije të Shqipërisë protektorat krimi." tha Berisha./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

"Afera më e zezë është AKSHI i familjes Rama"/ Berisha: Baxhanaku i tij ka marrë 93 përqind të tenderave me prestanome

"Rama të presë zemërimin popullor"/ Berisha:
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se afera më e zezë e këtij viti është AKSHI i familjes Rama. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se deri dy vite më parë, fituesi i të gjitha tenderave ishte Armand Frangu, baxhanaku i Edi Ramës.

Lideri i opozitës tha se pas regjistrimit, pas vërtetimit të ndërhyrjes së bashkëshortes së kryeministrit, u veprua me prestanome dhe 93 përqind të të gjitha tenderave të kopshtit privat të Edi Ramës fitoheshin nga dy kompani, të dyja në fakt kompani të Armand Frangut. Nga zyra e selisë blu, ai tha se kompania e Ermal Beqirit dhe Ergys Agasit siguruan fitime përrallore pa bërë asnjë veprim. 

"Aferat janë të panumërta të këtij viti, por afera më e zezë e të gjitha të zezave është AKSHI i familjes Rama. Është AKSHI i kësaj familje, dhe duhet të mësojnë shqiptarët një të vërtetë këtu. Gjer dy vite më parë, fituesi i të gjitha tenderave de facto ishte Armand Frangu, kunati i Linda Ramës, baxhanaku i Edi Ramës. Por pas zbulimit, pas regjistrimit, pas vërtetimit të ndërhyrjes së bashkëshortes së kryeministrit, u veprua me prestanome dhe 93 përqind të të gjitha tenderave të kopshtit privat të Edi Ramës fitoheshin nga dy kompani, të dyja në fakt kompani të Armand Frangut.

Kompania e Ermal Beqirit dhe Ergys Agasit. Kompani të cilat siguruan fitime përrallore pa bërë, njëlloj si në djegësin e Tiranës, asnjë tullë, asnjë veprim. A mund të imagjinoni ju një kompani që regjistrohet me 1 mijë euro dhe përfundon pas 4 muajsh me dhjetëra milionë euro në kontot e saj bankare duke pasur si shpenzim të vetëm rrogat e dy punonjësve? Asnjë import, asnjë blerje, asnjë shitje, asnjë aktivitet përveçse vjedhjes për llogari të Edi Ramës dhe Armand Frangut.

Edi Rama përsëri në një akt in ekstremis, u tha shqiptarëve se unë kur vjedh, nuk vjedh, por përdor, marr në përdorim. Se kur foli Lubinë bis të AKSHI-t, ai tha se ajo akuzohet se ka përdorur paratë. E kuptoni ju? Në të vërtetë, Edi Rama me Lindën e tij të AKSHI-t dhe të Surrelit, kanë përvetësuar qindra e qindra milionë euro nëpërmjet prestanomeve, banditëve si Ergys Agasi, Ermal Beqiri, etj." tha Berisha./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Rama deklaroi se nuk do heqë imunitetin e Ballukut/ Berisha: Akt antikushtetues dhe provokim i ulët për çdo shqiptar

"Rama të presë zemërimin popullor"/ Berisha:
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se viti 2025, u karakterizua nga një denoncim ndërkombëtar në një seri rezolutash të firmosura nga partitë politike të qendrës së djathtë në mbarë botën, në të cilat damkoset narkodiktatori Edi Rama dhe farsa e tij elektorale.

Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se ky vit shënoi gjithashtu damkosjen e Edi Ramës në mediat botërore, por edhe në institucionet më të rëndësishme të planetit. Në lidhje me këtë ai përmendi institucionet si Kongresi i SHBA, Asambleja parlamentare i këshillit të Europës, parlamenti Europian dhe Asambleja Parlamentare e OSBE. Lideri i opozitës tha se Rama, në rastin e hetimit të djegësve, ai bëri kurban Arben Ahmetajn, njeriun që kishte refuzuar 5 herë të firmos projektin e djegësit të Tiranës. 

"Por, ky vit gjithashtu u karakterizua nga një denoncim ndërkombëtar në një seri rezolutash të firmosura nga partitë politike të qendrës së djathtë dhe të djathta në mbarë botën, në të cilat damkoset narkodiktatori Edi Rama, farsa e tij elektorale, përdorimi i Altin Troplinit dhe institucioneve të tjera kundër pluralizmit politik dhe opozitës. Ky vit shënoi damkosjen e Edi Ramës në mediat botërore por edhe në institucionet më të rëndësishme të planetit siç është Kongresi i SHBA, Asambleja parlamentare i këshillit të Europës, parlamenti Europian dhe Asambleja Parlamentare e OSBE, institucione këto themelore në Europë dhe botë të rendit demokratik.

Edi Rama hoqi çdo maskë, doli siç është hajduti më i madh në historinë e kombit shqiptar. E vërteta është se afera e tunelit të Llogarasë në vetvete nuk është më e vogël se afera e djegësit të Tiranës apo djegësve në Tiranës. Por në rastin e hetimit të djegësve, ai bëri kurban Arben Ahmetajn, njeriun që kishte refuzuar 5 herë të firmos projektin e djegësit të Tiranës, por që pavarësisht nga kjo, arriti me Troplinin e tij në Skap të lëshojë urdhër-arresti dhe të mos merret asnjë ditë në pyetje si nismëtar, si organizator, si ekzekutor i projektit të djegësit të Tiranës, zhdukjes së 130 milionë eurove pa nam dhe nishan në kontot bankare të tij dhe të Erion Veliajt.

Por në rast se Altin Troplini, një mercenar i shpifur i Edi Ramës amnistoi në këtë mënyrë djegësin e Tiranës dhe 130 milionë euro të qytetarëve shqiptarë, në fakt rreth 400 milionë po të marrim edhe djegësit e tjerë, një prokuror tjetër nuk ndoqi rrugën e tij në aferën e tunelit të Llogarasë dhe ndërtimin e unazës së Tiranës, të denoncuara dhjetëra herë këtu para jush, por mori përsipër të zbatojë ligjin. Në zbatim të ligjit ai shkoi direkt te Edi Rama sepse Lubia nuk është gjë tjetër në atë aferë veçse një hajdute e Edi Ramës, që vodhi bashkë me të, por zbatoi urdhrat e tij.

Dosjet e Lubi Ballukut nxorën para shqiptarëve dhe botës fytyrën e vërtetë të hajdutit Edi Rama. Ato dëshmuan se autori i vërtetë i vjedhjes 93 milionë euro me tunelin e Llogarasë është Edi Rama. Ato dëshmuan se lotet e unazës së Tiranës, përveç Lubisë, është dora e zezë e Edi Ramës që ndante tenderat. Ndaj Edi Rama në një vendim antikushtetues, antiligjor, në një provokacion të ulët për çdo shqiptar që ka paguar taksat e tij dhe janë vjedhur nga Lubi Balluku dhe Edi Rama, në një provokacion të padëgjuar ndonjëherë, bllokoi kërkesat e prokurorisë me gjykatës të padenjë, të cilët shkelmojnë Kushtetutën njëlloj sikur të ishin organizatë partie e partisë së krimit. Dhe tani nga zyra e tij, në mënyrë identike me një hajdut të papenduar, deklaron se 16 mijë faqet e sjella nga prokuroria nuk kanë asgjë për Lubi Ballukun, prandaj kthejini mbrapsht se nuk hiqet imuniteti i saj." tha Berisha./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

"Qytetarët u vodhën më shumë se kurrë në ekzistencën e tyre"/ Berisha: Këtë vit shpërthyen në të 4-tër anët ujërat e zeza të regjimit mafioz të Edi Ramës

"Rama të presë zemërimin popullor"/ Berisha:
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se viti 2025 është viti, në të cilin qytetarët shqiptarë u vodhën më shumë se kurrë në 35 vite. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se këtë vit shpërthyen në të katër anët ujërat e zeza të regjimit mafioz të Edi Ramës.

Lideri i opozitës tha se Edi Rama hoqi çdo maskë, bllokoi çdo hapësirë në parlament për opozitën shqiptare. Sipas tij, Rama dëshmoi se pasardhësi i denjë i xhelatëve të regjimit komunist është i gatshëm të zbatojë në këtë vend pikë për pikë ato platforma që zhdukën nga Shqipëria opozitën.

"Mbyllim këtu sot komunikimin me mediat, dhe nëpërmjet tyre me qytetarët, dhe është traditë të bëjmë një bilanc të shkurtër të këtij viti kulmor të narkoregjimit të Edi Ramës. Viti 2025 ishte një vit, në të cilin qytetarët shqiptarë u vodhën më shumë se kurrë në 35 vite, më shumë se kurrë në ekzistencën e tyre. Këtë vit shpërthyen në të katër anët ujërat e zeza të regjimit mafioz të Edi Ramës.

Viti 2025 ishte viti në të cilin bastardi i xhelatëve të regjimit të Enver Hoxhës, konkretisht Kristaq Ramës dhe Spiro Kolekës që firmosnin varjen në litar të kundërshtarëve politikë dhe kërkonin përdorimin e tankeve dhe topave ndaj studentëve kundër vendosjes së pluralizmit politik, shndërroi para shqiptarëve dhe botës procesin zgjedhor në një farsë të plotë elektorale.

Transformoi në një strofull të krimit parlamentin e vendit. Shkelmoi çdo parim të një shteti demokratik. Edi Rama hoqi çdo maskë, bllokoi çdo hapësirë në parlament për opozitën shqiptare, dëshmoi se pasardhësi i denjë i xhelatëve të regjimit komunist është i gatshëm të zbatojë në këtë vend pikë për pikë ato platforma që zhdukën nga Shqipëria opozitën," deklaroi Berisha./Dosja.al

sali berisha konferenca me gazetaret

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje