Përshkallëzimi i situatës në Veri, politika në Kosovë: Të kordinohemi me ndërkombëtarët, ambasadat të dënojnë veprimet e Vuçiç
“Na ka qortuar pak” / Kryetari i Zubin Potokut tregon çfarë i tha ambasadori amerikan 29 Maj, 22:21 Te...
“Na ka qortuar pak” / Kryetari i Zubin Potokut tregon çfarë i tha ambasadori amerikan 29 Maj, 22:21 Te...
THIRRJA nga Ministria e Jashtme gjermane pas tensioneve në Veri: Ndaloni urgjentisht dhunën! 29 Maj, 22:03 29 Maj, 21:...
Putin tërhiqet nga Traktati Europian i Kontrollit të Armëve 29 Maj, 15:59 Putini nënshkruan ligjin që...
Berisha: Përshëndes rezolutën e Parlamentit Europian, u përfshinë shqetësimet e PD për zgjedhjet 29 Maj, 12:...
• Shumë shpejt të burgosurit shqiptarë që vuajnë dënimin në burgjet e Britanisë së Madhe do të kthehen në atdhe. Ky ka qenë konkluziuoni i takimit mes kryeministrit Edi Rama dhe homologut britanik, Rishi Sunak, që u zhvillua sot në Londër. • Të dy ranë dakort për të çuar përpara prioritetin e përbashkët për eliminimin e emigrimit të paligjshëm dhe ndëshkimin e bandave kriminale të trafikimit të njerëzve. • Ata diskutuan rritjen e bashkëpunimit operacional, duke përfshirë komunikimet e përbashkëta të nivelit të lartë për të frenuar udhëtimin e njerëzve dhe marrëveshje të mëtejshme për shkëmbimin e të dhënave dhe pasaportat. • Diskutuan bashkëpunimin në biznes dhe bashkëpunimin universitar, duke përfshirë hapjen e Dhomës së re Britanike të Tregtisë në Shqipëri, dyfishimin e fondit të gatishmërisë për përballimin e rrezikut të tregut për financimin e eksporteve britanike për Shqipërinë në 4 miliardë stërlina, për lehtësimin e investimeve dhe thellimin e lidhjeve mes universiteteve të Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar. • Deri në prill, ekspertë të Britanisë së Madhe do të kenë mbaruar shqyrtimin e burjgeve shqiptare, ku do të sjellin të gjithë të dënuarit shqiptarë nga drejtësia britanike. Dënimin do ta përfundojnë në atdheun e tyre.
6 artikuj për këtë temë.
LONDËR- Kryeministri Rama është pritur nga homologu i tij britanik, Rishi Sunak në Mbretërinë e Bashkuar. Kryeministri britanik Sunak ka mirëpritur kryeministrin Rama duke theksuar se në fokus të takimit të tyre do të jetë çështja e emigracionit të paligjshëm shqiptar drejt Mbretërisë së Bashkuar. Po ashtu edhe Rama e ka mbështetur këtë tezë dhe ka vënë në dukje që jo të gjithë shqiptarët që kanë shkuar atje janë kriminelë, duke përmendur Dua Lipën dhe të tjerë që zgjedhin të punojnë. Më pas, Rama e ftoi Sunak për një vizitë zyrtare në Shqipëri, për të cilën nuk mori një përgjigje konkrete nga homologu i tij.
PJESË NGA BISEDA:
Rishi Sunak: Të lutem ulu. Edi është kënaqësi e madhe që jeni në Mbretërinë e Bashkuar. Anglia dhe Shqipëria kanë partneritet të fortë dhe pres ta thelloj këtë marrëdhënie me ju sot. Vitin e shkuar kemi nënshkruar një komunikatë për të lufutuar emigracionin e paligjshëm dhe jam i lumtur me progresin e bërë në këtë drejtim dhe do ta diskutojmë këtë më vonë dhe gjithashtu çfarë mund të bëjmë më shumë për kthimin e të burgosurve. Po kështu, ka më shumë se për të folur më shumë siç është forcimi i bashkëpunimit tonë ekonomik, tregëtisë, sigurisë dhe veçanërisht lufta kundër sulmeve armiqësore kibernetike me të cilat është përballur Shqipëria. Kështu që ka shumë gjëra për të cilat mund të flasim. Por jam i lumtur që jeni këtu.
Edi Rama: Faleminderit kryeministër. Jam i nderuar kjo është vizita e parë zytare e një kryeministri shqiptar në këtë ndërtesë historike të mermertë dhe jam falenderuar për këtë gjë dhe ky është një moment i veçantë për bashkëpunimin tonë. Siç e thatë, ne kemi bashkuar forcat me bindjen e plotë se duhet të bëjmë maksimmin për të godigtur rrjetet kriminale dhe gjithashtu për të shmangur që njerëzit e pafajshëm të bien në grepat e këtyre njerëzve. Në të njëjtën kohë dua të falenderoj për mundësinë që ashtu siç jo të gjithë britanikët janë James Bond dhe Mr.Bean, jo të gjithë shqiptarët janë personazhe që dalin nga filmi "Taken".
Edi Rama: Ashtu siç djali që vjen me një varkë nuk është thjesht një shqiptar, por pjesë e një tabloje më të gjërë, po ashtu Dua Lip anuk është thjesht një këngëtare britanike por një emigrante shqiptare që ka ardhur këtu si shumë të tjerë që të ndërtojnë, të kujdesën, të gatuajnë dhe të këndojnë për ju. Duam që komunitet jo vetëm të ndjehet i sigurtë por edhe i nderuar këtu. Mollët e kalbura janë objekti ynë i përbashkët për t'u luftuar dhe për ta fituar këtë betejë. Sa i takon sigurisë ne jemi më shumë se të interesuar për të forcuar bashkëpunimin tonë. Më duhet të them që prej një kohe të gjatë ndjej se ka vërtetë një angazhim serioz, jo vetëm me fjalë por edhe me vepra. Mezi pres që të bëjmë më të mirën se bashku me ju. Dua t'ju ftoj në Tiranë sepse në Shqipëri nuk ka ardhur asnjë kryeministër britanik, asnjë nuk e ka vizituar vendin që prej Winston Churchill.
Rishi Sunak: Kënaqësi që të kam këtu Edi. Pres me padurim bisedimin tonë .
LONDËR- Kryeministri Edi Rama po takohet me kryemiministrin britanik, Rishi Sunak. Takimi ka nisur pak kohë më parë, ndërsa siç duket edhe nga pamjet e siguara nga Dosja.al, Rama ka zgjedhur që të shkojë i vetëm në takim, i pashoqëruar nga asnjë prej ministrave të tij.
Ndërkohë që jashtë godinës "10", ishin mbledhur dhe reporterë që shkrepnin pamje nga takimi.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dhënë detaje nga takimi që zhvilloi sot në Londër me kryetarin e Dhomës së Komunëve, Lindsay Hoyle. Në postimin e tij në rrjetet sociale, Rama shkruan se Hoyle kishte shprehur gjithashtu shqetësimin e tij për retorikën ndaj shqiptarëve të përdorur nga politikanët britanikë.
"Londër - Takim me Kryetarin e Kuvendit të Mbretërisë së Bashkuar, Lindsay Hoyle, i cili shprehu keqardhje për retorikën shqetësuese ndaj shqiptarëve dhe duke nënvizuar domosdoshmërinë e luftës së përbashkët kundër rrjeteve kriminale, theksoi vlerat e pamohueshme të komunitetit shqiptar në Britani, si edhe ngriti lart rolin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare,"-shkruan Edi Rama.
POSTIMI I PLOTË:
BRITANI E MADHE- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Britani, e para takimit me Rishi Sunak, ka dhënë disa intervista me mediat e njohura.
'Daily Mail' ka zbardhur intervistën që Rama ka dhënë sot për “Today” të BBC Radio 4. Gjatë kësaj interviste, Rama dënoi deklaratat e përdorur nga politikanët britanikë ndaj emigrantëve shqiptarë.
I pyetur nëse po kritikonte mënyrën sesi politikanët britanikë i kanë përshkruar emigrantët shqiptarë që shkojnë në Britani përmes La Manshit, apo stereotipizimin e shqiptarëve, Rama u përgjigj: “Të dyja janë të vërteta.”
Rama kërkoi nga britanikët që të mos lejojnë që “disa mollë të kalbura” t’i japin formë perceptimit të tyre për shqiptarët.
“Ashtu si Britania nuk është James Bond apo Mr. Bean, edhe nuk jemi vetëm “Taken”, u shpreh Rama duke iu referuar filmit të Liam Neeson ku shqiptarët portretizohen si trafikantë të qenieve njerëzore.
Kujtojmë se deklaratat e Suella Braverman në tetor të vitit të shkuar shkaktuan përplasje diplomatike mes dy vendeve pasi, gjatë një fjalimi në Parlament, ajo foli “për kriminelë shqiptarë që po lejohen të futen në Britani.”
BRITANI E MADHE- Kryeministri Edi Rama ka kritikuar sekretaren e Brendshme, Suella Braverman, duke e cilësuar veçimin e emigrantëve shqiptarë një moment “të turpshëm” për politikën britanike, shkruan 'The Guardian'.
Rama, i cili ndodhet në Britani për bisedime me Rishi Sunak, tha se komentet e Bravermanit vitin e kaluar për "kriminelët shqiptarë" që kaluan Kanalin me varka të vogla, mund të konsiderohen një krim.
“Fatkeqësisht, ne e kemi parë veten dhe komunitetin tonë duke u veçuar në këtë vend për qëllime politike. Ka qenë një moment shumë, shumë i turpshëm për politikën britanike,” tha ai për programin Today të BBC Radio 4.
Vërejtjet e Braverman ishin një "pikë e ulët", tha ai, duke shtuar se vullneti politik për të kapërcyer përkeqësimin e marrëdhënieve mbetet.
“Ajo që është thënë nga anëtarët e kabinetit, duke filluar me sekretaren e brendshme është veçimi i komunitetit tonë, që nuk është diçka që ju bëni në qytetërimin tonë dhe është diçka që nuk përfaqëson fare Britaninë. Ne gjithmonë do të refuzojmë ta kemi këtë përzierje mes disa kriminelëve dhe shqiptarëve si të tillë, sepse dhënia e një vule etnike krimit në vetvete është krim'
Sekretarja e Brendshme u akuzua gjithashtu për përdorimin e gjuhës nxitëse kur tha se bregdeti jugor i Anglisë po pushtohej nga azilkërkuesit . Në konferencën e partisë konservatore ajo tha: "Shumë prej tyre pretendojnë se janë trafikuar si skllevër modernë... e vërteta është se shumë prej tyre nuk janë skllevër modernë dhe pretendimet e tyre për trafikim janë gënjeshtra."-tha Rama.
Rama tha se ishte "shumë i kënaqur" me sjelljen e Sunak. “Ne kemi vendosur një rrugë të qartë për të trajtuar së bashku çdo gjë që duhet të përjashtohet nga marrëdhëniet tona dhe nga bota jonë e ligjit dhe drejtësisë, por në të njëjtën kohë duke u siguruar që disa mollë të kalbura të mos përcaktojnë komunitetin shqiptar këtu dhe marrëdhëniet tona"- tha ai.
Kujtojmë se Rama ndodhet sot në Britani në një vizitë zyrtare.
LONDER- Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa foto në Facebook nga vizita e tij në London School of Economics. Rama thotë se u diskutua për politikat e emigracionit, kontratat e punës dhe të drejtat e punonjësve.
"Londër - Në prestigjiozen London School of Economics për të krijuar një “Task Force” të përbashkët për të drejtat e punonjësve, kontratat e përbashkëta të punës, arsimin profesional dhe politikat rreth emigrimit",-shkruan Rama krahas fotove./Dosja.al