LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Rama takim me shqiptarët në SHBA/ Pritet me protesta, Kryeministri: Dua votën tuaj. Pensionistët, pengu im

• Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot takimin me diasporën shqiptare në Amerikë. • Takimi nisi në orën 11:00 me orën lokale, ndërkohë që Rama ishte i shoqëruar nga bashkëshortja dhe disa anëtarë të kabinetit qeveritar. • Që në nisje të takimit Kryeministri Edi Rama ka kërkuar votën e emigrantëve shqiptarë, për ta bërë Shqipërinë anëtare të BE-së në vitin 2030. • Rama ka nisur fjalën me shqiptarët në Amerikë duke bërë një përshkrim të Shqipërisë para se ai të merrte detyrën. • Duke folur për drejtësinë, Rama ka deklaruar se kultura e pandëshkueshmërisë ka marrë goditjen vdekjeprurëse në vend. • Po për reformën në Drejtësi, Rama ka shtuar se Shqipëria tashmë po merr vlerësimët maksimale të Bashkimit Evropian dhe të SHBA-së. • Rama u ka bërë thirrje emigrantëve shqiptarë që të investojnë kursimet e tyre në Shqipëri, duke theksuar se pas pak javësh do të publikojnë një program të ri për të gjitha zonat malore. • Rama gjatë fjalës së tij ka deklaruar se një nga pengjet më të mëdha të qeverisës së tij janë pensionistët. • Por duke folur për tapitë e tokave, Rama tha se çështja e pronës në Shqipëri është bërë një çorap i madh. • Në takimin e sotëm Rama është pritur me protestë nga një pjesë e shqiptarëve në New York. • Ndërkohë që në takimin e sotëm, janë parë disa nga kryebashkiakët shqiptarë që kanë ikur në SHBA. • Vizita në SHBA vjen 2 muaj përpara nisjes së procesit të regjistrimit të diasporës për zgjedhjet parlamentare të 2025-ës, që u mundësua pas bashkimit të votave mes mazhorancës dhe opozitës në muajin korrik.

24 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Jo vetëm Vangjel Tavo në New York/ Në sallë edhe kreu i bashkisë Malësi e Madhe (FOTO)

Rama takim me shqiptarët në SHBA/ Pritet me protesta, Kryeministri:
Tonin Marinaj

SHBA- Kryetari i Bashkisë Malësi e Madhe Tonin Marinaj ka qenë një tjetër pjesëmarrës në takimin e Ramës me emigrantët shqiptarë në New York. Pas Tavos, kreu i bashkisë Himarë edhe Marinaj ka vendosur të shkojë në  takim të kreut të qeverisë.

Vizita në SHBA vjen 2 muaj përpara nisjes së procesit të regjistrimit të diasporës për zgjedhjet parlamentare të 2025-ës, që u mundësua pas bashkimit të votave mes mazhorancës dhe opozitës në muajin korrik. Gjithashtu, në kuadër të këtij turi, do të ketë dhe një rikthim i Ramës në Greqi më datën 3 nëntor në Selanik. Ndryshe nga takimet e majit në Athinë dhe Milano formati do të jetë më i ngushtë, teksa mësohet se takimet do të zhvillohen në holle hotelesh dhe jo në stadium.

1 VITE ME PARE

“Po vdes nga kurioziteti çfarë pyetje ka”, Rama nuk kursen batutat: Ti qenke burrë, e mbajte në këmbë gjithë kohën

Rama takim me shqiptarët në SHBA/ Pritet me protesta, Kryeministri:
Rama dhe qytetari

SHBA- Kryeministri Edi Rama ka bërë batuta me një shqiptare në Neë York, teksa kërkonte me këmbëngulje fjalën. Kur Rama i dha mikrofonin, zonja i pasoi të atit, duke u shprehur se pyetjen drejtuar kryeministrit dëshironte ta bënte ai.

Pjesë nga debati:

Rama: Po vdes nga kurioziteti çfarë pyetje ka

Qytetarja: E kërkova për babanë

Rama: Ti qenke burrë, e mbajte në këmbë tërë kohës

Qytetari: Problemi që do të ngre është për fëmijët që lindin këtu në Amerikë, për t’u regjistruar në Shqipëri. Punonjësja e gjendjes civile i nxjerr problem se thotë që certifikata e noterizuar dhe me vulë nuk vlen.

Rama: Jeni dëshmitar, e keni parë kohën që për çdo gjë që lidhet me shtetin shqiptar, duhet të vinit në Shqipëri. Sot mjafton të hyni në e Albania. Ka mbetur vetëm një pjesë e shërbimeve konsullore, me kushti që të vish në Shqipëri. Jemi duke e zgjidhur edhe këtë, besoj me fillimin e vitit të ardhshëm, edhe këtë do të mund ta bëni që këtu. Çdo shqiptar kudo ku është, shtetin e vertetë shqiptar, do ta ketë në telefonin e vetë për çdo shërbim. Viti i ri do të vijë me nipin a mbesën të regjistruar. Kjo është arsye t’i nxisësh të bëjnë nipa dhe mbesa të tjera.

1 VITE ME PARE

“Duhet të mendosh më shumë për pensionistët”/ Rama: Ky është pengu më i madh edhe për mua

Rama takim me shqiptarët në SHBA/ Pritet me protesta, Kryeministri:
Edi Rama

SHBA- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se një nga pengjet më të mëdha të qeverisës së tij janë pensionistët. Gjatë takimit me emigrantët shqiptarë në SHBA, Rama ka deklaruar se nëse nuk arrijnë që ta çojnë rritjen ekonomike te pensionistët, misioni i qeverisë së tij nuk është përmbushur. Rama tha se punohet për një plan të ri, i cili ka në fokus “shërimin e plagës” ndaj kësaj kategorie të shoqërisë sonë.

"Është pengu i madh për mua dhe për ne, flas si forcë politike, që është ende i pashlyer dhe që ka të bëjë me pensionistë, kjo nuk është një çështje, “mendo pak më shumë për ata”, ne mendojmë. Nëse ne nuk e çojmë rritjen ekonomike edhe tek ata, misioni nuk është i përmbushur.  Sot të gjithë kanë paga më të larta. Po të shikoni rritje e PBB, ne kemi rritje më të lartë në të gjithë rajonin, mirëpo, kjo rritje s’ka vajtur ende te pensionistët dhe ne jemi duke u përpjekur aktualisht. Janë disa gjerë që duhet të  kuptohen se pse dhe çfarë bëjmë ne aktualisht. Pensionet ndryshe nga paga dhe shpenzimet janë të lidhura nga kontributet shoqërore të atyre që janë në punë. Duke qenë se në vite nuk janë paguar kontributet, hendeku është bërë shumë i madh. Ne mbulojmë gjysmë miliardi euro çdo vit për të paguar pensionet, sepse ndryshe nuk del nga sigurimet. Sot kemi mbi 20 marrëve veshje dhe sot kemi nënshkruar marrëveshjen me Italinë, që ishte më e vështira që të marrin pension emigrantët bazuar në sigurimet që kanë derdhur jashtë dhe në Shqipëri. 

Nuk është çështja do apo s’do qeveria, çehrja është e mundësive që kemi për të rritur pensionet në mënyrë domethënëse, nga fundi i këtij viti do rrisim ndjeshëm burnusin e fundvitit, që dikur kur ne erdhëm në qeveri ishte 3 mijë lekë, aktualisht është 5 mijë lekë të reja, këtë duhet ta risim në mënyrë të ndjeshme dhe duhet të fillojmë një plan rritjeje, duke menduar që të vendosim një kusht me ligj, që për çdo përqindje të rritjes së ekonomisë të vend, që një pjesë ti shkojë në mënyrë të drejtpërdrejtë pensionistëve. Tani konkretizimi i planin karton edhe pak kohë për ta shpallur, dhe pastaj kërkon edhe disa vjet për t’u bërë.  Aa që u thonë na jepni votën që do tua bëjmë pensionin nga 500 euro e sipër, ata janë e njëjta mendje, qe e kam marrë Shqipërinë në qafë në të gjitha vitet e mëparshme. Shkatërruan çdo qelizë në trup që donte shtet, kjo që po bëjmë ne, është të ndërtojmë deri në fund shtetin dhe vula e këtij shteti, është anëtarësimi në BE, sepse aty s’të pranon njeri pa shtet. Ne do bëjmë diçka të ndjeshme dhe të rëndësishme për t’i përfshirë pensionistët në gjithë këtë hapësirë të re në rritjen ekonomike," tha Rama.

1 VITE ME PARE

“PD grisi tapitë e pronarëve”, Rama thumbon Metën: Prona është përdorur si pronë e vjehrrit, pasi do t'i ndash të bijën

Rama takim me shqiptarët në SHBA/ Pritet me protesta, Kryeministri:
Edi Rama

SHBA- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se çështja e pronës në Shqipëri është bërë një çorap i madh. Duke folur me shqiptarët në SHBA, Rama ka theksuar se antikomunistët në Shqipëri që ulërijnë kundër drejtësisë, i kanë marrë tapitë dhe i kanë djegur e grisur. Po ashtu Rama ka hedhur një kunjë, kundër dosjes hetimore së ish-Presidentit Ilir Meta. 

“Nuk jeni vetëm ju ka plot të tjerë që kanë probleme me tokën, çështja e pronës është bërë një çorap i madh dhe e dini në Shqipëri ka ndodh diçka që s’ka ndodh herë tjetër. Pati regjimin më brutal, ata se dinin që një ditë komunizmi do të shembej dhe do të ktheje prona si një e drejtë ligjore. Antikomunistet që ulërijnë kundër drejtësisë dhe dolën me flamurin e kthimit të pronës tek pronarët i hapën kasafortat dhe i bënë çorap për llogari të tyre trafeve të tyre dhe të dreqit e të birit por jo pronarëve, sa herë është ndërhyrë aq herë është shtuar konfuzioni, ajo që po bëjmë dhe është një nga kushtet më të vështira dhe sfiduese është sistemimi i të gjithë sistemit të pronës në kadastër digjitale. Siç keni parë nga ngjarje korrupsioni kohëve të fundit prona është përdorur jo si mall të babait por si mall të vjehrrit pasi i ke bërë në mendje të ndash të bijën, kështu e kanë përdorur pronën,” tha Rama

1 VITE ME PARE

"Na gëzo të gjithë neve dhe PS"/ Rama batuta: Na doli patronazhisti në mes të New York-ut

Rama takim me shqiptarët në SHBA/ Pritet me protesta, Kryeministri:
Edi Rama

SHBA- Kryeministri Edi Rama ka bërë batuta me një shqiptar në takimin e sotëm në Neë York. Teksa shqiptari po i thurte lavde Ramës, ky i fundit e quajti patronazhist.  

Pjesë nga fjala:

Qytetari: Na gëzo të gjithë neve dhe PS. Që nuk do të japësh dorëheqjen pas një palë zgjedhjet. Na qëndroni në krye të PS-së sa të keni frymë dhe të jeni kryeministër sa të keni frymë. Jeni xhevahir i PS-së.

Rama: A të keqen vëllai!  

Qytetari: Jeni as në politikën e jashtme.

Rama: Na doli patronazhisti në mes të Nju Jorkut

1 VITE ME PARE

Kur do bëhet linja New York Shqipëri?/ Rama: Jemi në negociata me kompaninë Delta

Rama takim me shqiptarët në SHBA/ Pritet me protesta, Kryeministri:
Edi Rama

SHBA- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se janë në negociata për të lidhur fluturime direkt nga Tirana në SHBA. Gjatë fjalës me shqiptarët e New York-ut, Rama ka theksuar se negociatat po bëhen me kompaninë Delta, por ende nuk dihet se kur do përfundojnë.  

Pyetje: Kur do bëhet linja Neë York Shqipëri?

Rama: Ju e dini besoj, unë po e përsëris që Shqipëria ka aeroportin me rritjen më të madhe në Evropë. Aeroporti po negocion me kompaninë Delta për të nisur fluturimet direkte. Nuk e di kur do përfundojë kjo negociatë por ne jemi gati të hapim edhe aeroportin e Vlorës i cili do të jetë me pistën më të gjatë në rajon, u bë i tillë për fluturime transoqeanike, fluturim të parë kur do të ndodhë se po e thamë dhe nuk e mbajtëm bëhet problem, por do ta bëjmë patjetër ne Neë York.

1 VITE ME PARE

Emigranti e pyet nëse do vizitojë Kanadanë/ Rama: Përpara SHBA-së është si Selenica për Vlorën

Rama takim me shqiptarët në SHBA/ Pritet me protesta, Kryeministri:
Edi Rama

SHBA- Një emigrant shqiptar në Kanada ka pyetur kryeministrin Edi Rama nëse ka në plan të vizitojë shqiptarët atje. Rama ka theksuar se Kanadaja është e jashtëzakonshme, por përballë SHBA-së është si Selenica për Vlorën. Më tej ka theksuar se pas zgjedhjeve do të vizitojë Kanadanë.

“Kur shkoj në Vlorë, më thonë kur do vish ndonjëherë nga Selenica. Se Kanadaja është e jashtëzakonshme, por përballë SHBA, është si Selenica për Vlorën. Mos ma merrni për keq, se keni një komunitet të jashtëzakonshëm. Nuk të premtoj se do vij para zgjedhjeve, por duke qenë se edhe ju në Kanada do votoni për ne, do vij pas zgjedhjeve”, u përgjigj Rama.

1 VITE ME PARE

"Në listën për deputetë do ketë dhe emigrantë"/ Rama: Ju takon ju tu jepni mbështetje

Rama takim me shqiptarët në SHBA/ Pritet me protesta, Kryeministri:
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në listën për deputetë të PS-së do të ketë dhe emigrantë. Duke folur me shqiptarët e SHBA-së, Rama ka theksuar se kanë qenë emigrantët ata që e kanë mbajtur Shqipërinë në këmbë. 

“Pa mbështetjen e emigrantëve, Shqipëria do kishte hyrë në situata edhe më të rënda sesa ata që hyri, ku më e rënda ishte ajo më 1997. Emigrantët e mbajtën Shqipërinë në këmbë, me ndihmat e tyre për ekonominë e vendit. Sa i përket përfaqësimit të tyre në parlament, ne kemi hapur një platformë, ku bëjmë thirrje për të qenë deputet/ë edhe ata që jetojnë jashtë vendit. Në listën e deputetëve për zgjedhjet e 2025 do të gjeni edhe shqiptarë që jetojnë në emigracion. Ju takoni ju që të jepni mbështetje me votë”, tha Rama.

1 VITE ME PARE

"Hajdut"/ Shqiptari proteston në mitingun e Ramës, truprojat e nxjerrin jashtë me dhunë (VIDEO)

Rama takim me shqiptarët në SHBA/ Pritet me protesta, Kryeministri:
Shqiptari

SHBA- Një incident ka ndodhur në takimin e sotëm të kryeministrit Edi Rama me shqiptarët në New York. Një shqiptar është futur në ambientin e takimit dhe ka nisur të protestojë kundër Ramës, ndërsa e ka quajtur atë hajdut.

'Shqipërinë e keni penguar ju hajdutë’, ‘Rroftë Shqipëria e Lirë’, ishin disa nga fjalitë e protestuesve shqiptaro-amerikanë.

 

Më pas kanë ndërhyrë disa persona të tjerë dhe truprojat e Ramës, të cilët e kanë shtyrë dhunshëm dhe e kanë nxjerr jashtë. 

1 VITE ME PARE

"Paketa e Maleve"/ Rama-emigrantë: Investoni në Shqipëri kursimet tuaja, do përfitoni më shumë se këtu

Rama takim me shqiptarët në SHBA/ Pritet me protesta, Kryeministri:
Edi Rama

SHBA- Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje emigrantëve shqiptarë që të investojnë kursimet e tyre në Shqipëri. Gjatë fjalës me shqiptarët, Rama theksoi se pas pak javësh do të publikojnë një program të ri për të gjitha zonat malore. Sipas Ramës, nëse emigrantët investojnë në tokat në Shqipëri do të fitojnë më shumë sesa rrogaqë marrin në vendet që rrinë. 

“Brenda pak javësh, besoj ne do të publikojmë program të ri, për të gjitha zonat malore, pikërisht për emigrantët që vijnë nga ato zona, një program që quhet “paketa e maleve” dhe ata që janë në emigracion dhe duan ti investojnë kursimet e tyre për argotizëm, një mundësi të re me shumë avantazh të natyrës së taksës dhe të detyrimeve dhe me mbështetje të drejtpërdrejtë nga qeveria. Ajo që u them shqiptarëve që jetojnë në Amerikën dhe Europës, nuk është kthehuni përgjithmonë, por është po ti investoni kursimet tuaja në Shqipëri, tek shtëpia e gjyshit, për të bërë një agropërpunim, në fund të muajit do fitoni më shumë nga shtëpia e gjyshit më shumë nga ai që u jep një punë dhe që u jep një rrogë”, tha Rama.

1 VITE ME PARE

"Shiheni Shkodrën si po ndryshon"/ Rama: Unë isha antikomunist dhe demokrat, por PD e morën komunistët më të këqij

Rama takim me shqiptarët në SHBA/ Pritet me protesta, Kryeministri:
Edi Rama

SHBA- Kryeministri Edi Rama ka replikuar me një shqiptarë të SHBA-së gjatë takimit në Neë York. Duke folur në takim, Rama tha se Partinë Demokratike e morën në zotërim komunistët më të këqij. Po ashtu Rama ka theksuar se Shqipëria nuk është e ndarë mes komunistësh dhe demokratësh, por është e ndarë mes punëtorësh dhe demelash. 

Shqiptari: Jam antikomunist dhe demokrat i flaktë. Kam nderin që kam ardhur të takoj kryeministrin e shqiptarëve në Amerikë. Dhëmbi të shkon gjuha. Bashkë kemi komunikuar dhe e kam kur më ke thënë për rrugën e Dukagjinit. Erdhe në Dukagjin u hoqe gjobat, fol për legalizimin e tokave.

Rama: Kështu isha edhe unë antikomunist edhe demokrat, por Partinë Demokratike e morën komunistët më të këqij. Më mirë me nejt me komunistët që s’e mohojnë nga kanë ardh se sa me nejt me ata që kur ishin nga ana komunistëve ishin më të zinjtë dhe më pas dolën nga ana tjetër filluan të flasin sikur erdhën nga Hëna. Siç tregon historia Shqipëria nuk është e ndarë mes komunistësh dhe demokratësh, është e ndarë mes e para punëtorësh dhe demelash, e dyta patriotësh dhe nacionalistësh që i referohen flamurit vetëm për t’u fshehur pas tij, mes tyre që Shqipërinë e shihin përtej bindjeve politike. Një herë na e dhanë mundësinë shiheni Shkodrën se si po ndryshon

1 VITE ME PARE

"Kemi shumë ferra për të pastruar"/ Rama: Shqipëria është në tryezën e OKB-së e mikëpritëse e samtit të NATO-s

Rama takim me shqiptarët në SHBA/ Pritet me protesta, Kryeministri:
Edi Rama

SHBA- Kryeministri Edi Rama ka renditur disa nga arritjet e qeverisë së tij në sferën diplomatike. Duke folur me shqiptarët në SHBA, Rama ka theksuar se sot Shqipëria është në çdo tryezë ndërkombëtare si e barabartë mes shteteve të tjera. Ndërkohë që ka shtuar se nuk ka shkuar për ti thënë shqiptarëve atje se vendi ynë është fushë me lule, por se ka ferra plotë për të pastruar.  

"Ne nuk ia dilnim ia dilnim dot të nënshtronim rezistencën e forcave të jashtëzakonshme që nuk e donin reformën në drejtësi, por të mendosh që një parti në pushtet do të goditej edhe vetë nga një drejetësi e pavarur, sikurse po goditet edhe sot deri në nivelin më të lartë. Nëse s’do ta kishim këtë vullnet, do të thotë të merresh me gishtin kur gishti tregon hënën. Ka vetëm një të vërtetë në lidhje me aftësitë shtetbërëse të Shqipërisë për t’u bërë pjesë e BE. Pa udhëheqjen e afttësisë shtetbërëse të PS-së, nuk do shkonim dot te reforma në drejtësi, as do të ulej dot sot Shqipëria në çdo tryezë të formeve si e barabartë mes të barabartëve. As nuk do të mikpriste kurrë në Tiranë për herë të parë në historinë e vetë të parin samit të BE për BP, jashtë BE.

Shqipëria është në tryezën e OKB, mikpritëse e samitit të komitetit olimpik europian vitin e ardhshëm, ku do të vijnë udhëheqës nga të gjitha anët e kontinetit. Shqipëria mikpritëse e samitit të NATO-s. Është një Shqipëri e rilindur këtë dekadë, që nga një emër i sikletshëm për çdo shqiptar kur e pyesin nga je, është kthyer çdo ditë e më shumë në një emër krenarie, kur u thua “I’m from Albania”. Nuk kam ardhur t’ju them që Shqipëria është fushë me lule, kemi akoma shumë ferra për të pastruar dhe plagë për të shëruar, por kam ardhur t’ju them që jam sa krenar për sa kemi bërë, po aq i vetëdijshëm për shumë akoma që mbetet për të bërë. Prandaj kam ardhur për të kërkuar që ta vazhdojmë ta përmbushim së bashku këtë mision që nisi një dekadë më parë, ta ngjisim në majën e 2030, duke bërë për shtetin flamurin tonë, atë që çdo shqiptar si ju ka bërë për veten e familjen e vetë, duke u bërë pjesë e pandashme e bashkësisë ku jeton," tha Rama.

1 VITE ME PARE

"Kam pasur debat nëse duhet të pranoja pyetje"/ Rama: Nuk mund të iki nga ju pa një bashkëbisedim

Rama takim me shqiptarët në SHBA/ Pritet me protesta, Kryeministri:
Edi Rama

SHBA- Kryeministri Edi Rama ka vendosur që këtë takim me emigrantët shqiptarë në SHBA ta kthej në bashkëbisedim. Pasi përfundoi fjalën e tij, Rama ka deklaruar se nuk mund të iki nga New York, pa marrë disa pyetje dhe pa iu përgjigjur atyre.    

"Kam pasur një debat me miqtë dhe kolegët e mi për të marrë apo jo pyetje nga ju. Pjesa më e madhe thoshin se duhet të bëj një fjalim të gjatë e të mos marr pyetje, por duke qene se u keni ardhur këtu sot e fjalime nga unë i keni kollaj t’i dëgjoni, madje edhe në frigorifer ndonjëherë, për ata që më ndjekin shpesh, mund të duket sikur jam aty mes të tjerave që keni. Nuk mund të iki pa marrë disa pyetje nga ju dhe duke iu përgjigjur atyre, që natyrisht do na ndihmojnë që ky takim të trajtojë edhe çështje tuajat”, u shpreh Rama.

1 VITE ME PARE

U fotografua në ndeshjen e basketbollit/ Rama: Jam në bisedime për një akademi të NBA-s në Durrës

Rama takim me shqiptarët në SHBA/ Pritet me protesta, Kryeministri:
Edi Rama

SHBA- Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin se qeveria ka nisur bisedimet për ngritjen e një akademie të NBA në Durrës. Gjatë fjalës së tij me shqiptarët në SHBA, Rama ka deklaruar se këtë lajm nuk mund t'ia jepte shqiptarëve në Shqipëri, pa ua dhënë atyre në New York-ut.  

“Dua tu jap dhe një lajm. Ju e dini që kemi filluar punimet për ngritjen e Akademisë së Manchester City-t, dhe jemi në bisedime për të ngritur po në Durrës edhe një akademi të NBA”, tha Rama.

1 VITE ME PARE

"Po marrim vlerësimet maksimale të BE dhe SHBA"/ Rama: Reformën në drejtësi e bëmë ne jo Amerika

Rama takim me shqiptarët në SHBA/ Pritet me protesta, Kryeministri:
Edi Rama

SHBA- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria tashmë po merr vlerësimët maksimale të Bashkimit Evropian dhe të SHBA-së. Gjatë fjalës së tij me shqiptarët në SHBA, Rama ka theksuar se reformën në Drejtësi nuk e ka bërë SHBA-ja. Ai ka shtuar se lajmet që reformën ne drejtësi e ka bërë SHBA-ja, janë gënjeshtra, pasi është bërë nga PS-ja.  

“Me votën e shqiptarëve në PS në pushtet udhëhoqëm një reforme të vërtetë në drejtësi, që nuk e ka bërë asnjë nga vendet e reja në BE e lëre më pastaj vendet e rajonit. Shqipëria po merr vlerësimet maksimale të BE dhe SHBA. Jam krenar që me largpamësi, me kurajë dhe me vullnet të kreut bëmë atë që asnjë forcë politike dhe asnjë pjesë e pushtetit politik që nga 1921 nuk e ë bëmë dot. I hoqëm duart e pushtetit nga drejtësia dhe e bëmë me vetëdijen e plotë për koston e pashmangshme politike të goditjeve që drejtësia e re po jep dhe në vetë radhët tona, ku askush nuk është më i paprekshëm dhe cilido kërkohet nga drejtësia nuk merr asnjë lloj mbrojtje politike nga ne. Ky është investimi politik i PS dhe shprehja e besnikërisë tonë ndaj zgjedhësve që na votuan tre herë rreshta dhe do na votojnë për ta bërë Shqipërinë një shtet të së drejtës, ku barazia para ligjin vlen njësoj si për qytetarin e zakonshëm si për kryeministrin.

Dëgjoni sesa shumë përpjekje bëhen përmes kanaleve mediatike që reforma në drejtësi është blof politik ose se reformën në drejtësi e bëri amerikan dhe goditje e të të korruptuarve të paprekshëm i bëri Amerika. Amerika aty ishte dhe përpara ardhjes tonë në pushtet. Amerika është aty dhe për vende të tjera të rajonit. Si ka mundësi që nuk e solli më parë Amerika këtë peshqesh. Pse nuk e bëri Amerika në ndonjë vend tjetër, e cila i fshiu me një fshesë të hekurt një masë të madhe gjyqrarësh dhe prokurorësh?

Për të gjithë ata që duan ta shohin dhe ta dëgjojnë të vërtetën, dhe për çdo kënd që do të shikojë drejtë, e vërteta është e thjeshtë dhe e qartë. Ajo është shkruar në programin elektoral të për zgjedhjet e mandatit tonë të parë ku reforma në drejtësi ishte shënuar si angazhim prioritar. Për të gjithë ata që thonin sesi mund ta marrim këtë angazhim, kur në Kuvend duhen shumë më tepër vota? Unë përgjigjesha; jo vetëm duhet ta shkruajmë por duhet ta kthejmë në fiksim, se pa shembur pallatin e korruptuar të drejtësisë, të gjitha të tjerat nuk kanë asnjë vlerë. Është nevojë kombëtare që i ka ardhur koha”, tha Rama.

1 VITE ME PARE

"Drejtësia e urdhëruar nga partia në pushtet"/ Rama: Fatos Nano ka qenë i dënuar politikisht

Rama takim me shqiptarët në SHBA/ Pritet me protesta, Kryeministri:
Edi Rama

SHBA- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se drejtësia më parë ka qenë e urdhëruar nga partia në pushtet. Duke folur gjatë takimit me shqiptarët në SHBA, Rama theksoi se të gjithë ministrat e kohës së diktaturës dhe deri te Fatos Nano kanë qenë të dënuar politikisht. 

"Gjithë shqiptarët edhe nëse s’janë historianë, dinë aq histori, që të shohin se qysh prej 1912, për herë të parë në histori njerëz të veshur me pushtet politik, apo të lidhur me pushtetin polik i janë nënshtruar forcës së ligjit të barabartë për të gjithë, pavarësisht pozicionit, apo lidhjes së tyre me partitë qoftë në qeveri apo opozitë. Kurrë më parë në histori, një individ me profil të lartë politik, nuk është hetuar, gjykuar apo dënuar nga një gjykatë e pakontrolluar nga politika. Të gjithë ata që janë dënuar më parë që nga ministrat e kohës së diktaturës deri te Fatos Nano, kanë qenë të dënuar politikë të një drejtësie qoftë në diktaturën komuniste apo demokracinë fëminore shqiptarë, ka qenë e urdhëruar nga partia në pushtet," tha Rama.

1 VITE ME PARE

'Barazia para ligjit vlen njësoj'/ Rama: Drejtësia e re ka ndëshkuar dhe të paprekshmit

Rama takim me shqiptarët në SHBA/ Pritet me protesta, Kryeministri:
Edi Rama

SHBA- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se kultura e pandëshkueshmërisë ka marrë goditjen vdekjeprurëse në vend. Gjatë takimit me shqiptarët në SHBA, Rama ka theksuar se tashmë me drejtësinë e re, barazia para ligjit vlen njësoj për këdo. Po ashtu Rama ka theksuar se Shqipëria është mirënjohëse SHBA dhe BE për përparimet e saj.

"Kultura e pandëshkueshmërisë ka marrë goditjen vdekjeprurëse të historisë sonë që prej themelimit të shtetit shqiptar në vitin 1912. Të gjithë shqiptarët dinë aq histori të shohin se që prej 1912 për herë të parë njerëz të veshur me pushtetin politik i janë nënshtruar forcës së ligjit të barabartë për të gjithë. Kurrë më parë një individ me profol të lartë politik nuk është dënuar nga një gjykatë e pakontrolluar nga politika. Të gjitha ata kanë qenë të dënuar politik të një drjtësie që ka qenë e urdhëruar nga partia në pushtet. Sot historia e partisë në pushtet që orienton dhe kontrollon drejtësinë ka marrë fund dhe unë jam krenar që me votën e shqiptarëve PS udhëhoqi një reform të thellë në drejtësi," tha Rama.

1 VITE ME PARE

"Kur mora detyrën Shqipëria ishte e izoluar"/ Rama: Vendi ishte i pushtuar nga korrupsioni kudo

Rama takim me shqiptarët në SHBA/ Pritet me protesta, Kryeministri:
Edi Rama

SHBA- Kryeministri Edi Rama ka nisur fjalën me shqiptarët në Amerikë duke bërë një përshkrim të Shqipërisë para se ai të merrte detyrën. Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se e gjeti Shqipërinë të izoluar nga partnerët evropianë dhe ndërkombëtar. Ndërkohë që ka shtuar se vendi ishte i pushtuar nga korrupsioni dhe drejtësia ishte një pazar i madh. 

"Kur unë mora detyrën Shqipëria shihej me plot dyshime, ndërkohë që qeveria shqiptare nuk gëzonte respekt, kryeministri ishte i izoluar prej vitesh. Rruga europiane ishte e bllokaur. Vendi ishte në telesha ekonomike, qeveria në borxhe ndaj kompanive të ndërtimit të rrugëve që kishin mbetur rrugëve 40 mln usd, ishte borxhi i qeverisë prej detyrimeve të papaguara, rreziku i kolapsit energjitik më i madh se kurrë borxhi për energjinë ishte 1.3 miliardë dollar, spitalet ishin pa ilaçe dhe familjarët i shtronin të afërmit me çarçafë e batanije që i merrnin nga shtëpia. Shqipëria kishte nivelin më të lartë të infeksioneve spitalore, mjetet e policisë fikeshin në rrugë, kishe një vrasje në cdo tre ditë, korrupsioni në cdo kontakt të qytetarit me shtetin, për çdo cope letë nga shteti duhet të rrijë në radhë.

Turizmi mbahej gjallë nga malli emigrantëve. Qytetet ishin të mbuluara nga pluhur, rrënimi ishte emërues kryesor. Tiranës i kishte ndalur njësoj si sahati edhe koha e zhvillimit. Më shumë se gjysma e tokave të bukës, nuk punoheshin më se nuk kishin ujë. Për agroturizëm nuk bëhej fjalë, paga minimale ishte 150 euro. PBB 12 miliardë euro. Shqipëria një vend me litarin në fyt, drejtësia një pazar i madh, ku pandëshkueshmëria ishte fjala sinonim në çdo raport. Sot realiteti i zymtë është përmbysur në cdo sector, frynë era e shtetit falë bashkëpunimit me aletatët strategjikë BE dhe SHBA në vetëm një dekadë, ne dyfishuam PBB. Trefishuam pagën minimale, dhe atë mesatare në sektorin publik," tha Rama.

1 VITE ME PARE

Rama me shqiptarët e Amerikës: Jam këtu për të kërkuar votën tuaj, ta bëjmë Shqipërinë anëtare të BE

Rama takim me shqiptarët në SHBA/ Pritet me protesta, Kryeministri:
Edi Rama

SHBA- Kryeministri Edi Rama ka kërkuar votën e emigrantëve shqiptarë gjatë takimit sot në SHBA. Që në nisje të fjalës së tij, Rama theksoi se kërkon ndihmën e shqiptarëve të SHBA-së për të marrë një mandat të katërt. Ndërkohë që theksoi se me ndihmën e shqiptarëve do ta bëjnë Shqipërinë anëtare të Bashkimit Evropian. 

"Të dashur shqiptarë të Amerikës, motra dhe vëllezër kjo është një ditë shumë e posaçme për mua që të ndodhem këtu me ju, jo thjesht si bashkatdhetar matanë oqeanit, as thjesht si qytetar me të drejtë vote, po tanimë edhe si votues me mundësinë për herë të parë të pjesëmarrjes në zgjedhje nga këtu në Amerikë. Më është dashur të përpiqem gjatë për hir të së vërtetës bashkë me kolegët e partisë sime dhe të ndihem i sëkëlldisur më shumë se njëherë gjatë këtyre viteve, kur kanë ardhur zgjedhjet, por jo mundësia juaj për të zgjedhur nga këtu në Shqipëri, edhe ky është një premtim i mbajtur. Në pranverën e ardhme dua votën tuaj nga Amerika për ta bërë Shqipërinë 2030 anëtare të BE. Për të ngritur flamurin e Skënderbeut, Ismail Qemalit në BE, krah për krah flamujve të tjerë të familjes së madhe euriopiane. Sot është dita për ta bërë së bashku historinë. Ky është premtimi i premtimeve", tha Rama. 

1 VITE ME PARE

FOTO/ Me himnin kombëtar, Rama nis takimin me shqiptarët e Amerikës

Rama takim me shqiptarët në SHBA/ Pritet me protesta, Kryeministri:
Takimi

SHBA- Takimi i kryeministrit Edi Rama me shqiptarët në Amerikë ka nisur. Me flamuj kuqezi si dhe me himnin kombëtar, Rama është pritur në takimin e organizuar nga vetë ai.

Vizita në SHBA vjen 2 muaj përpara nisjes së procesit të regjistrimit të diasporës për zgjedhjet parlamentare të 2025-ës, që u mundësua pas bashkimit të votave mes mazhorancës dhe opozitës në muajin korrik. Gjithashtu, në kuadër të këtij turi, do të ketë dhe një rikthim i Ramës në Greqi më datën 3 nëntor në Selanik. Ndryshe nga takimet e majit në Athinë dhe Milano formati do të jetë më i ngushtë, teksa mësohet se takimet do të zhvillohen në holle hotelesh dhe jo në stadium.

1 VITE ME PARE

Protesta kundër Ramës, qytetari: Ai është kryetar i korrupsionit shqiptar dhe i mafies shqiptare

Rama takim me shqiptarët në SHBA/ Pritet me protesta, Kryeministri:
Qytetari

SHBA- Një qytetar foli gjatë protestës së diasporës shqiptare në Neë York SHBA kundër Edi Ramës. Duke folur për kamerat, shqiptari theksoi se ka një milionë arsye oër të protestuar kundër Ramës. Protestuesi deklaroi se Shqipëri po montohet diktatura, ndërsa Ramën e quajti si kreun e korrupsionit. 

"Ka një milionë arsye për të protestuar. E para një herë për çështjen kombëtare. Edi Rama është një tradhtar i çështjes kombëtare. E dyta për korrupsionin e jashtëzakonshëm dhe krimin që ka pushtuat të gjithë institucionet shqiptare. Në Shqipëri po montohet diktatura, po montohet neokomunizmi nën fjalën e re se nuk e thonë më komunizmi por globalizmi. Këtu është kryetari i korrupsionit shqiptar dhe i mafies shqiptare dhe ky ka një emër. Aty ka patronazhistët të cilët i ka paguar dhe ata që u është bërë presion familjeve të tyre atje në Shqipëri e i kanë detyruar njerëzit e tyre me qenë këtu," tha shqiptari. 

1 VITE ME PARE

FOTOT/ Kryeministri Edi Rama pritet me protesta në SHBA

Rama takim me shqiptarët në SHBA/ Pritet me protesta, Kryeministri:
Protesta

SHBA- Kryeministri Edi Rama është pritur me protestë ditën e sotme në SHBA. Siç shihet dhe nga fotot e mëposhtme, qindra qytetarë janë mbledhur në vendin që Rama do të bëj takimin me diasporën shqiptare në Neë York dhe po protestojnë kundër tij. 

Ndërkohë që është paralajmëruar se në këtë takim do të marrin pjesë administrata dhe krerët e bashkive të të gjithë vendit. Po ashtu qytetarët në protestën e sotme janë parë me pankarta me vete, kundër Ramës. 

Vizita në SHBA vjen 2 muaj përpara nisjes së procesit të regjistrimit të diasporës për zgjedhjet parlamentare të 2025-ës, që u mundësua pas bashkimit të votave mes mazhorancës dhe opozitës në muajin korrik. Gjithashtu, në kuadër të këtij turi, do të ketë dhe një rikthim i Ramës në Greqi më datën 3 nëntor në Selanik. Ndryshe nga takimet e majit në Athinë dhe Milano formati do të jetë më i ngushtë, teksa mësohet se takimet do të zhvillohen në holle hotelesh dhe jo në stadium.

1 VITE ME PARE

FOTO/ Vangjel Tavo merr pjesë në takimin e Ramës në New York

Rama takim me shqiptarët në SHBA/ Pritet me protesta, Kryeministri:
Vangjel Tavo


SHBA- Takimi i kryeministrit Edi Rama me shqiptarët në SHBA, duket se nuk është shumë ndryshe nga takimet e tjera. Kjo pasi në të kanë për të marrë pjesë dhe zyrtarë të Partisë Socialiste apo kryebashkiak të vendosur nga Rama.

Në foton e mëposhtme shihet dhe kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës Vangjel Tavo në SHBA. Tavo ndodhet në Neë York dhe është fotografuar disa orë para takimit të paralajmëruar të Ramës me shqiptarët në SHBA. 

Rama takim me shqiptarët në SHBA/ Pritet me protesta, Kryeministri:
Vangjel Tavo

Vizita në SHBA vjen 2 muaj përpara nisjes së procesit të regjistrimit të diasporës për zgjedhjet parlamentare të 2025-ës, që u mundësua pas bashkimit të votave mes mazhorancës dhe opozitës në muajin korrik. Gjithashtu, në kuadër të këtij turi, do të ketë dhe një rikthim i Ramës në Greqi më datën 3 nëntor në Selanik. Ndryshe nga takimet e majit në Athinë dhe Milano formati do të jetë më i ngushtë, teksa mësohet se takimet do të zhvillohen në holle hotelesh dhe jo në stadium.

1 VITE ME PARE

Rinisja e turit në diasporë, Rama sot New York, takim me shqiptarët e Amerikës

Rama takim me shqiptarët në SHBA/ Pritet me protesta, Kryeministri:
Edi Rama

SHBA-  Ditën e sotme kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim me diasporën shqiptare në Amerikë duke rinisur turin “Krenar për Shqipërinë”. Takimi pritet të nisë në orën 11:00 me orën lokale. Në këtë takim ku pritet të këtë një fjalim edhe drejtuesi politik i Diasporës, Taulant Balla.

Vizita në SHBA vjen 2 muaj përpara nisjes së procesit të regjistrimit të diasporës për zgjedhjet parlamentare të 2025-ës, që u mundësua pas bashkimit të votave mes mazhorancës dhe opozitës në muajin korrik.

Gjithashtu, në kuadër të këtij turi, do të ketë dhe një rikthim i Ramës në Greqi më datën 3 nëntor në Selanik. Ndryshe nga takimet e majit në Athinë dhe Milano formati do të jetë më i ngushtë, teksa mësohet se takimet do të zhvillohen në holle hotelesh dhe jo në stadium.

edi rama ne shba

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje