Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Kryeministri Edi Rama ka kthyer sezonin e 5-të të podcast-it “Flasim”, ku të ftuar kishte kandidatja e PS për zgjedhjet e pjesshme vendore në Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu. • Në nisje podcast-it, Rama deklaroi se mandati i katërt qeverisës do të përqendrohet në çlirimin dhe transformimin e hapësirave publike në vend. • Ai e ka cilësuar këtë jo si një aksion të përkohshëm, por si një “mision” afatgjatë për të mbrojtur vendbanimet nga ndërtimet pa leje dhe zaptuesit. • Rama gjithashtu theksoi ndërhyrjet që pritet të bëhen në zonat bregdetare si Ksamil, Sarandë dhe Velipojë, ku bashkitë do të marrin në menaxhim plazhet për të kontrolluar çmimet dhe ndotjen akustike. • Ai shtoi se edhe shëndetësia është në prag të një etape të re reformash. • Duke treguar se përse zgjodhi të shkarkojë Veliajn dhe të shkojnë drejt zgjedhjeve të parakohshme në Tiranë, Kryeministri tha se kryeqyteti nuk mund të presë më, pasi duhet të ecë me ritmin e duhur. • Sa i përket dekretit të presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet në Tiranë që shumë e kanë cilësuar si antikushtetues, Rama tha se kush diskuton mbi këtë vendim nuk e njeh ligjin. • Ndërsa Ogerta Manastirliu rrëfeu detaje nga jeta e saj, që nga fëmijëria, rrugëtimi politik e deri tek gara për Bashkinë e Tiranës. • Ajo tregoi edhe familjen e saj dhe si u njoh me bashkëshortin. • Në fund Manastirliu tregoi edhe për reagimin dy vajzave dhe bashkëshortit për kandidimin për Bashkinë e Tiranës.
9 artikuj për këtë temë.
TIRANË - Ogerta Manastirliu ka rrëfyer historinë e saj të njohjes me bashkëshortin dhe marrëdhënien me dy vajzat e saj, gjatë një podcast-i që ka zhvilluar me Kryeministrin Rama. Manastirliu tha se me bashkëshortin është njohur para 20 viteve në ambjentet e gjimnazit. Ndërsa për marrëdhënien më dy vajzat e saj tha se i është dashur shumë sakrificë dhe kohë e kaluar larg tyre.
Pjesë nga podcast-i “Flasim”
Ogerta Manastirliu: Me Ermalin jam dashuruar kur ishim në gjimnaz. Kemi ndërtuar jetën tonë së bashku. Kemi dy vajza.
Edi Rama: Po kur i thatë “po” njëri-tjetrit?
Ogerta Manastirliu: I thamë në 2005-ën, që do të thotë 20 vjet më parë. U martuam.
Edi Rama: Pasi mbaruat shkollën. Po gjatë kohës që ishit si të intimuar, familja e dinte?
Ogerta Manastirliu: Po, e dinte. Familja ime ka qenë e hapur, mirëkuptuese.
Edi Rama: E merrje ti, për shembull, Ermalin në shtëpi?
Ogerta Manastirliu: Jo deri aty, jo; por pastaj po, edhe përpara martesës e kam marrë.
Edi Rama: Shkoje ti te shtëpia e atij?
Ogerta Manastirliu: Shkoja, po; se ishim ok dhe nuk kishim ndonjë pengesë.
Edi Rama: Kur u bëre mami?
Ogerta Manastirliu: U bëra mami po në të njëjtin vit që ne vendosëm të martoheshim. Nuk e bëmë me plan, por ndodhi; erdhi Altea. Kurse Emili erdhi në 2009-ën, dhe më pas… Ajo që mund të them për familjen tonë të vogël: dëshira ndoshta e jona është që të ishte edhe pak më e zgjeruar.
Edi Rama: Eksperienca ime tregon se ka kohë gjithmonë; edhe eksperienca e bashkëvuajtëses sime…
Ogerta Manastirliu: Ka kohë, them dhe unë gjithmonë; por gjithsesi çdo gjë është në kohën e duhur.
Edi Rama: Por e kuptoj që ky vendim është kryesisht në shpatullat e pjesës femërore…
Ogerta Manastirliu: Ekzakt; dhe duhet t’i bëj çdo gjë unë. Kam përshtypjen që gjithë ky rrugëtim dhe intensitet më ka bërë të kuptoj që çdo gjë duhet të ketë kohën e vet. Ti mund të bësh shumë gjëra, por nëse nuk i jep kohës vetë kohë, është njësoj sikur të mos e kesh jetuar fare. Kështu që edhe marrja e vendimit për të pasur një familje më të madhe kërkon të kesh kohë për t’u përkushtuar dhe për t’u dedikuar atyre. Koha ime, kryesisht, ka qenë shumë e limituar edhe për veten time, edhe për familjen time për arsye të këtij rrugëtimi që unë kam pasur. Për të thënë të vërtetën, familja ime e vogël, por edhe ajo e madhe nuk i ndaj dot është forca ime e madhe. Ermali është padyshim kolona ku mbështetem dhe ku gjej atë prehjen, sepse më ka lehtësuar shumë edhe nga ato angazhime; së bashku, sigurisht, edhe me prindërit tanë, nga ato angazhime që unë duhet t’i kisha si nënë në raport me vajzat.
T’u shërbesh të tjerëve është një mision dhe unë e quaj të tillë; por shërbimi fillon në familje dhe pastaj ti aty mësohesh si të shërbesh. Dhe unë besoj, në kuptimin edhe të asaj që unë kam jetuar si vajzë në familjen e vajzërisë, por edhe këtu, që gjithmonë kryefjala jonë ka qenë puna dhe puna e bërë me njëri-tjetrin. Pra, nuk i kemi pasur ato rolet shumë të definuara siç janë disa familje, të themi, klasike që mami duhet të bëjë këtë, babi duhet të bëjë atë. Tek pjesa e familjes time, mamit e babit, të vajzërisë, ne i kemi parë gjërat si: si të ndihmojmë njëri-tjetrin, si t’i bëjmë gjërat pak rëndësi ka kush i bën ato. E njëjta gjë na ndodh edhe këtu, edhe me Ermalin: e komplementojmë njëri-tjetrin. Kur nuk jam unë, është ai; kur nuk është ai, jam unë; kur s’jemi ne, është mami.
Edi Rama: Unë e di mirë se ç’është për gruan ta ketë burrin kryetar bashkie, kryeministër; e di shumë mirë ç’do të thotë. Është një peshë, edhe një sakrificë që askush nuk e kupton s’i kërkohet ta kuptojë. Unë përpiqem deri diku ta kuptoj, por jam i bindur se as unë s’e kuptoj deri në fund se çfarë peshe është. Por si është për burrin që ka gruan në një detyrë që të kërkon shumë kohë, shumë energji dhe unë e di nga puna e përbashkët që ti nuk je një njeri orari që shkon në punë në 8 dhe në orën 4 mbyll derën. Kështu që si e përballon “bashkëvuajtësi” këtë?
Ogerta Manastirliu: Do ishte mirë të merrnit ndonjë “bashkëvuajtës” këtu për ta kuptuar tamam, ta thoshte; por, në pamundësi për të qenë…
Edi Rama: Nuk kam asnjë lloj kurajo ta bëj këtë, sepse jam fajtori kryesor unë në këtë punë, kështu që s’kam asnjë kurajo ta bëj këtë përballje…
Ogerta Manastirliu: Nuk flas dot për të, për sakrificën që atij i duhet të bëjë nga pikëpamja e kohës kur unë nuk jam në shtëpi.
Edi Rama: Nuk është vetëm koha; janë edhe shumë angazhime. Megjithëse tani vajzat janë rritur.
Ogerta Manastirliu: Vajzat janë rritur dhe janë bërë edhe kritizerë të mëdha tonat. Ndonjëherë, kur nuk të kanë pranë dhe e shikojnë pak edhe me cinizëm faktin që ti nuk je aty: “Po për çfarë po përkushtohesh? Pse nuk je me ne?” Dhe, në fakt, për të thënë të vërtetën, ato – edhe pse “të vogla” tashmë Altea bën 20 vjeç, Emili është 16; janë mjaftueshëm të mëdha për të kuptuar çfarë ndodh, për të kuptuar shumëçka dhe për të më dhënë sugjerime dhe për të më bërë kritikat e nevojshme.
Altea është 20, studion për arkitekturë në Universitetin Politeknik; Emili është në vit të dytë në gjimnaz. Ndërkohë që në familjen tonë të vogël kemi shumë diskutime, dhe kjo është një temë diskutimi: pra, sakrifica që babi ka bërë, në fakt, edhe në aspektet…
Edi Rama: E thonë këto?
Ogerta Manastirliu: E thonë ato, patjetër. Sigurisht, në familje kemi edhe diskutime të tjera, kemi edhe debate, por kemi edhe dilemat tona ndonjëherë, që janë edhe shumë të forta. Por, në tërësi, jemi përpjekur që të gjejmë arsyen e mirë, përtej asaj që ndodh, për të thënë se ia vlen të bëhen sakrifica edhe në raport me atë që ne duhet të lëmë si njerëz dhe si qytetarë në këtë vend. Dhe besoj se kjo më ka bërë mirë jo vetëm mua; sepse unë nuk besoj se do të isha dedikuar dot “në orë e pa orë” nëse nuk do të kisha një familje që më mirëkuptonte kaq shumë; dhe sigurisht që jam gjithmonë në borxh me ta me gjithë familjen, me Ermalin të parin, me timen më, me vajzat sigurisht, dhe me të gjithë, edhe me shokët edhe me miqtë sepse kjo punë, edhe kjo jetë, të bën pak të izoluar, të bën pak të distancuar; jo me dashje, por sepse kështu është: të duhet të angazhohesh shumë te punët që të takon t’i bësh./Dosja.al
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, theksoi se kandidatura e Ogerta Manastirliut për kryetare të Bashkisë së Tiranës ka rezultuar si më e mbështetura në të gjitha sondazhet dhe anketimet e zhvilluara. Duke folur në podcast-in e tij “Flasim”, Rama tha gjithashtu se Tirana është në prag të një momenti historik, pasi qyteti pritet të ketë për herë të parë një grua në krye.
“Në të gjitha anketimet dhe në të gjitha rrugët e testimit të opinionit, ti ishe kryetarja e bashkisë që shumica donte, me diferencë nga çdo lloj emri tjetër që kemi testuar. Besoj se Tirana do të ketë jo vetëm të parën grua kryetare bashkie në historinë e vet, por një kryetare që do të mbetet pjesë e atij grupi njerëzish që i kanë bërë histori këtij qyteti,” tha Rama.
TIRANË- Kandidatja për Bashkinë e Tiranës Ogerta Manastirliu rrëfeu në podcastin “Flasim” edhe reagimin e familjes së saj, kur nga Asambleja e PS morën vesh lajmin se do të garonte për zgjedhjet në kryeqytet. Manastirliu tha se njëra prej vajzave e pyeti: “Si ka mundësi që nuk të pyeti”. Manastirliu tregoi gjithashtu edhe për bisedën me bashkëshortin, ndërsa kandidimin në Bashkinë e Tiranës e quan mision historik.
Fjala e Manastirliut:
-Altea më tha: “Si ka mundësi që nuk të pyeti?” Emili më tha: “Po mirë, nuk ke çfarë t’i bësh; tani do e bësh edhe këtë gjë.” Ermali ishte, në fakt, i vetmi që, nuk e di pse – herët e tjera ka ndodhur – por kësaj radhe nuk më shkroi direkt dhe as nuk më komunikoi shpejt. Pastaj patëm një bisedë të gjatë, por është e gjatë.
Jo, jo, nuk dua të futem në detaje; thjesht doja një impresson, më shumë për të privilegjuar ata që po na ndjekin akoma – dhe nuk besoj se janë mërzitur, sepse thuhet “bisedë ekskluzive”, “intervistë ekskluzive” etj. Por unë, p.sh., 85% të gjërave që dëgjova këtu, si i dija as vetë.
Ndërkohë, dua ta mbyll… Dakord, në rregull, pse s’të tha? Përgjigjja pse s’të tha: nuk ka njeri perfekt dhe ai ka defektet e veta. Por, përtej kësaj dhe përtej momentit të parë, ti vetë si e ndjen këtë barrë mbi supe?
– E para, Kryeministër, mua nuk më është dhënë rasti t’ju shpreh mirënjohjen për besimin. E shoh si një përgjegjësi shumë të madhe, një sfidë të përbashkët në atë që secili prej nesh, si qytetar, duhet të bëjë për vendin e vet dhe të japë për vendin e vet. Tirana është qyteti i 1 milion banorëve. Tirana është rritur; Tirana është sa sfida jonë, aq edhe krenaria jonë. Pikërisht se ky qytet na bën krenarë, na ka bërë krenarë, do na bëjë krenarë, mendoj se ia vlen çdo sakrificë për ta marrë përsipër. Dhe përgjegjësia që mua më është ngarkuar – për ta çuar përpara transformimin e Tiranës, për ta modernizuar – është një përgjegjësi që e mbaj mbi supe jo vetëm. E mbaj me ju, me ekipin e qeverisë, sepse është një gjë që të duash që je vetëm në betejë, por është diçka tjetër të jesh në një ekip që transformon Shqipërinë dhe e çon në Bashkimin Europian.
Sigurisht, unë jam thirrur në detyrë dhe kjo është një thirrje në detyrë për një mision historik; dhe nuk e shoh këtë detyrë thjesht si të radhës – e shoh si një përgjegjësi te e cila varet e ardhmja e qytetit, që nga përditshmëria e njerëzve: si ta bësh qytetin më të jetueshëm, si ta bësh qytetin më të gëzueshëm, si mund të ndërtojnë familjet kujtime./Dosja.al

TIRANË - Ogerta Manastirliu ka deklaruar gjatë podcast-it “Flasim” i cili është një prodhim i kryeministrit Rama, se rrugëtimi i saj pranë Partisë Socialiste nisi si një zgjim që Tirana mund të bëhej. Manastirliu u shpreh gjatë podcast-it se u përfshi në Partinë Socialiste në periudhën kur ishte studente e fushës së kimisë. Gjatë intervistes në podcast ajo tha se pas takimit me Kryeminisrin në kohën që ai ishte Ministër i Kulutrës, filloj një rrugëtim i cili ishte një zgjim dhe shpresë që Tirana mund të bëhej dhe të transformohej.
Ish-ministrja tha se ishte një telefonatë nga shoqja e saj, e cila i bëri ftesën për të marrë pjesë në një organizim politik të PS-së, ajo që nisi rrugëtimin e saj në poltikë. Në fund, Manastirliu tha se kishte qenë gjithmonë ëndrra e saj për të ndjekur studimet për drejtësi, por në fund e gjeti veten te kimia pasi e shihte si një bashkim mes llogjikës dhe imagjinatës.
“Kisha një ëndërr. Drejtësia ishte ëndrra ime për të studiuar. Nuk arrita që t’i fitoj studimet për drejtësia. Gjyshja ime më thoshte që mos i hidhëro i hidhëruar dhe mos u gëzo i gëzuar. Kimia ishte një tjetër pasion i fshehtë. E shihja si bashkimin e dy elementeve, të logjikës dhe të imagjinatës. Arrita të përkthej në filozofinë se sa i rëndësishëm është ekuilibri. Studimet në degën e kimisë më kanë dhënë shumë për të kuptuar rëndësinë e ekuilibrit. Që një reaksion të funksionojë duhet që të vendoset në balancat e duhura.
Ka qenë një degë, një përgatitje për një profesion për të nesërmen. Mendoja gjithmonë ta shikoja veten në një laborator, për të punuar për cilësinë e ajrit dhe të mjedisit. Gjithmonë më ka integruar dhe më ka pëlqyer që të punoj në një laborator. Mirëpo, para se të përfundoja studimet për kimi, më vjen një telefonatë nga një shoqja ime dhe më thotë se nëse do mund të vish në një organizim të PS, dhe nëse do që të jesh pjesë e këtij grupi të rinjsh për të mbledhur opinionet e qytetarëve. PS nuk mu duk një emër i panjohur, sepse gjyshja ime ishte një socialiste 24 karat. Pranova, dhe më thotë që të takohemi te Ministria e Kulturës.
Shkoj ishte një furgon i vogël, dhe shkruante me Edi Ramën për Tiranën. Edi Ramën e njihja si ministër të Kulturës, i cili nuk ishte aspak sit ë tjerët me një shpirt rebelues. Mbërrij në furgon dhe atje mbërrini ju kryeministër, dhe atje filloi një rrugëtim tjetër. Ishte një zgjim, për të parë jashtë qendrës së Tiranës. Bashkë kemi shëtitur çdo cep të Tiranës, dhe atje kam parë realitetin në rrethinat e Tiranës. Ishte një hapje sysh, një zgjim dhe shpresë që Tirana mund të bëhej dhe të transformohej”, tha Ogerta Manastirliu./Dosja.al
TIRANË- Ogerta Manastirliu ka rrëfyer historinë e saj jetësore në podcast-in “Flasim”, të kryeministrit Edi Rama. Gjatë këtij podcast-i Manastirliu tha se jeta e saj i ngjasonte një trekëndëshi ku orientohej mes shtëpisë, shkollës dhe shtëpisë së gjyshes. Manastirliu u shpreh se ka qenë një nxënëse e mirë, ndërsa e përshkroi gjimnazin si periudhën më të vështirë për shkak të tranzicionit të atyre viteve.
Ish-ministria tha se pas studimeve në Itali, vendimin për tu kthyer në Shqipëri e mori vetë. Sipas saj vendi në atë periudhe ishte në një kaos të madh, ndaj ajo mendonte se duhet të kishte një rol për të bërë një ndyshim sado i vogël të ishte. Në fund Manastirliu pohoi se shkonte në shkollë me qese plastike, ndërkohë që nuk la pa përmendur as mësuesit, të cilët sipas saj kishin luajtur një rol të rëndësishmë në formimin e saj dhe i kishin ushqyer shpresë për një të ardhme më të mirë.
“Jeta ime pak a shumë përshkon një trekëndësh të qytetit, mes shtëpisë, shkollës dhe shtëpisë së gjyshes. Ka qenë një fëmijëri e bukur. Shkolla më pëlqente shumë, nxënëse e mirë, pore dhe aktiviste e mirë. Gjimnazi ka qenë i mbushur, edhe pse në një kohë të vështirë. Brezi ynë jetuam një periudhë të vështirë, atë të viteve të tranzicionit, ku familjet morën vendime për ne. në moshën 14 vjecare vajta në Itali ku bëra studimet një vit në Liceun klasik aty, por kisha lidhjen me familjen dhe lidhjen me vendin.
Dëgjoja situatën në Shqipëri, kaosin pasigurinë, duket se kisha lënë një pjesë timen, mendoja se duhet të kthehesha, s’mund ta lija familjen time.Vendimin për tu kthyer im atë ma la ta marr vetë. U riktheve me ndjesinë se këtu kisha dicka që nuk shkonte, por kishte shumë arsye që duhet të isha këtu. U ktheva te Sami Frashëri, periudha ishte e vështirë. 1997 ishte një traumë e shoqërisë që ne na ka shenjuar si brez. Nisa të ndjej se duhet të kisha një rol sado të vogël. I besoj shumë ëndrave dhe transformimeve të mëdha por besoj se punët e vogla sjellin transformime të mëdha.
Mbaj mend se shkonim në shkollë me qese plastike, kishte pasiguri të madhe por që u transformua në forcë për ne. brezi ynë është I rritur pak para kohe. Kemi luajtur shumë, kemi qenë inovatorë edhe mjete rrethanore. Mbaj mend që edhe pse ishte 1997, patëm mundësi të kishim një hapje drejt një realiteti tjetër. Rol të madh në formimin tonë kanë mësuesit. Na kanë dhënë shpresë, pavarësisht asaj që po kalonim kishte mundësi që të gjenim dritën e shpresës, dhe ajo ishte ushqimi më I madh që ne na ka dhënë shkolla”, tha Manastirliu./Dosja.al
TIRANË- Ogerta Manastirliu ka rrëfyer për historinë e jetës së saj në podcast-in ‘Flasim’ të kryeministrit Edi Rama. Manastirliu tregoi për jetën e saj nga fëmijëria e deri tek kandidimi për Bashkinë e Tiranës. Gjatë fjalës së saj socialistja tha gjithashtu se është e veshtirë të flasësh për veten dhe shumë më kollaj të flasësh për të tjerët. Manastirliu tregoi edhe jetën e saj të vajzërisë dhe familje, ku theksoi se në atë familje mbizotëronte harmonia.
"Është jo e thjeshtë të flasësh për veten, është më kollaj të flasësh për të tjerët. kam lindur në Tiranë në një familje të thjeshtë. Mamaja valltare në TKOB, babai ushtarak. Në familjen tonë të vajzërisë, në një shtëpi ku ka mbizotëruar harmonia, por në atë harmoni dhe simbiozë kemi lindur të shëndetshëm dhe me shumë njerëz përreth. Familja jonë ka qenë e madhe, jam rritur mes dy gjysheve të mia, dajave, hallave…
Një familje e madhe që më ka mësuar se sit ë duash njerëzit dhe të marrësh shumë dashur, që më ka mësuar dhe më ka dhënë shumë dashuri. Në fëmijërinë time kujtoj që një kohë të madhe e kam shpenzuar në korridoret e TKOB. Kam ndenjur gjithmonë dhe kam parë se si artistët lodheshin aq shumë për të dhënë një performancë.
Unë mes valles dhe Operës zgjidhja gjithmonë këtë të dytë, më ndiqte gjithmonë një model që ishte Suzana Kurti. Mendoja se një ditë do të bëhesha një artiste. Mami im nuk më ka shtyrë që të jem artiste, por më thoshte që në art duhet të përpiqesh fort. Mbaj mend nga TKOB, vokalistët, balerinët që vraponin nëpër korridore, kostumografinë, më pëlqenin shumë kostumet tradicionale”, tha Ogerta Manastirliu./Dosja.al
TIRANË - Kryeministri Edi Rama gjatë podcast-it "Flasim" foli edhe ish-kryebashkiakun Erion Veliaj, ku tha se Tirana mbeti pa kryebashkiak si pasojë e një zhvillimi brutal të drejtësisë dhe një proces me standarte të dyshimta. Rama gjithashtu theksoi se kush diskuton mbi vendimin e presidentit Begaj nuk e njeh ligjin, ndërkohë shtoi se qytetarët e Tiranës do duhet të presin datën 9 nëntor për të zgjedhur kryebashkiakun e ri të kryeqytetit.
Kreu i PS-së tha më tej se janë hapur 28 kapituj të negociatave me BE-në dhe se pritet që vitin e ardhshëm të bëhet mbyllja e tyre. Në fund kryeministri Rama tha është bërë një marrëveshje e re me me Politeknikun për të ofruar mundësi pune për brezit e ri. Sipas tij deri më tani OSHE ka krijuar mbi 300 mundësi punësimi.
"Shqipëria e la stafetën Danimarkën për Samitin e komunitetit politik europian. Kemi hapur 28 kapituj të negociatave mbeten 5 të fundit. Vitin e ardhshëm synojmë të nismin me mbylljen e kapitujve. Këtë javë celëm një marrëveshje të re me Politeknikun për punën praktike të brezit të ri. OSHEE ka krijuar deri tani mbi 300 mundësi punësimi.
Më 9 nëntor qytetarët e Tiranës do votojnë për të zgjedhur kryebashkiakët zëvendësues. Në tiranë janë të jashtëzkonshme për disa arsye. Mbeti pa kryebashkiak si pasojë e një zhvillimi brutal të drejtësisë, përmes një procesi me standard të dyshimta, por Tirana nuk mund të presë.
Kush diskuton legjitimitetin e Presidentit, nuk kanë faj, nuk kanë dijen mbi kushtetutën të Ilir Rusmalit, këshilltarit të Begajt dhe ministrit të drejtësisë të PD që dha dorëheqjen dhe nuk pranoi të bëhej palë me korrupsionin që degradoi në pikën ku një tragjedi macabre tmerroi Shqipërinë dhe pataksi botën, në Gërdec," tha Rama./Dosja.al
TIRANË - Kryeministri Edi Rama deklaroi se mandati i tij katër i tij fokusohet tek lirimi i hapësirave publike, i cili sipas tij është një mision dhe jo një aksion. Duke folur në podcast-in “Flasim”, Rama tha se në Ksamil, Sarandë dhe Velipojë bashkitë do të marrin në menaxhim plazhet dhe se muzika në zonat e banuara do të jetë e ndaluar. Ai shtoi se edhe në plazhin e Durrësit do të bëhen ndyshime rrënësore dhe se shëndetësia do të futet në një etapë tjetër zhvillimi.
“Mandati i katërt ka nisur dhe do të bitiset për hapësirat publike. Dhe bazat ligjore që kemi marrë për ndërtimet pa leje, është një rrugëtim i joni, për të liruar të gjitha hapësirat në vendbanimet tona nga zaptuesit për të mbrojtur vendbanimet tona. Ky nuk është aksion, është misioni jonë për ta përmbysur që e kemi nisur viti pas vitit dhe mandate pas mandati.
Në Ksamil, Sarandë dhe Velipojë, ku janë vërejtur problematika të hekurta me çmimet, bashkitë do të marrin në menaxhim plazhet, muzika në zonat e banuara do të jetë e ndaluar. Plazhi tradicional i Durrësit ka hyrë në një transformim rrënjësor. Do të bëjmë çmos që të gjitha qëllimet tona t’i realizojmë. Shëndetësia po hyn në një etapë tjetër”, tha Rama./Dosja.al
TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka hapur sezonin e pestë të podcast-it ‘Flasim’ i cili është prodhim i vetë i Kryeministrit. Gjatë podcast-it, Rama tha se ka pasur kërkesa të shumta për të pasur ministren Diella të ftuar.
Sipas tij nuk ka pasur një lajm tjetër nga Shqipëria, i cili ka kapur të gjithë faqet e internetit dhe mediave se sa lajmi për Diellën. Në fund Rama deklaroi se "Diella" do të jetë një sukses i garantuar dhe se figura e saj ka bërë shumë për Shqipërinë në kaq pak kohë.
“Nuk ka pasur asnjëherë më shumë kërkesa në adresën time për një intervistë më shumë se sa ka pasur për Diellën. Nuk ka pasur një lajm tjetër nga Shqipëria që ka kapur të gjithë antenat dhe faqet e internetit. Ka kuriozitet të madh për ministren tonë dhe çudira që Diella ka 6 gishta. Diella do të jetë një histori e bukur suksesi por në kaq pak kohë ka bërë aq shumë për imazhin e Shqipërisë në botë sa do të mjaftonte për ta bekuar edhe nëse nuk do të bënte asgjë tjetër”, tha ai./Dosja.al