LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Rama prezanton Ministren e Shëndetësisë: Krijimi i ekselencave dhe IA përparësi. Evis Sala: Barnat onkologjike të jenë 100% të rimbursueshme

• Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme Ministren e re të Shëndetësisë Evis Sala. • Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se Sala ka spikatur si akademike si mjeke dhe si drejtuese në shumë spitale apo institute në botë. • Teksa po prezantonte Salën, Rama ka treguar përparësitë e qeverisë 'Rama 4' në sistemin shëndetësor. • Sipas Ramës, krijimi i ekselencave dhe përfshirja e Inteligjencës Artificiale në sistemin shëndetësor janë shtyllat që ata do të mbështeten. • Kryeministri ka deklaruar se do të hapet dhe një universitet mjeksor në Fier si dhe duhet që të ndërtojnë një spital ekselence për të përballuar kërkesa të larta gjatë sezonit veror. • Ndërsa ministrja e re e Shëndetësisë Evis Sala në fjalën e saj të parë ka deklaruar se barnat onkologjikë duhet që të jenë 100% të rimbursueshme. • Një tjetër pikë që Sala përmendi është edhe largimi i mjekëve jashtë, duke theksuar se kjo duhet që të ndalohet duke ofruar kompesim të barabartë. 

6 artikuj për këtë temë.

10 MUAJ ME PARE

"Jeni të njohur për naze e teka"/ Rama i drejtohet mjekëve: Ministrja është kthyer në fshatin e vetë, uroj mos t'ju hajë

Rama prezanton Ministren e Shëndetësisë: Krijimi i
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë disa batuta më mjekët në fund të prezantimit të Ministres së Shëndetësisë Evis Sala. Rama theksoi se mjekët janë një komunitet i njohur për teka dhe për naze, duke shtuar se shpreson që të mos kenë naze me Ministren e re. Ndërkohë që më tej ka shtuar se së bashku ata të bëjnë se shërbimi shëndetësor të jetë elitar në spitalet e vendit. 

"Duke qenë se jeni komunitet i njohur për naze, është diçka që na e keni mësuar se jeni nazeli e tekanjozë të mëdhenj, edhe për shkak edhe të  stresit të madh besoj, nuk ma ha mendja se keni ndonjë naze të mundshme për të bërë për ministren që është njësoj sikur ta keni nxjerrë vetë.

Kjo mund të jetë shumë e mirë, por edhe shumë e rrezikshme sepse s’ka profet në fshatin e vet. Është kthyer në fshatin e vet, uroj që as mos t’ju hajë dhe as mos ha hani, por së bashku të bëni që shërbimi shëndetësor të njohë në këtë qendër një xhevahir të kurorës në të gjitha kuptimet e fjalës”, tha Rama.

10 MUAJ ME PARE

"Nuk mund t'i vendosim limit ambicies"/ Rama: QSUT të jetë mes 500 spitaleve më të mira të botës

Rama prezanton Ministren e Shëndetësisë: Krijimi i
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se QSUT-ja duhet që të tërheq jo vetëm mjek shqiptarë por edhe të huaj. Gjatë fjalës së tij në prezantimin e Ministres Evis Sala, Rama ka theksuar se ambiciës nuk duhet t'i vendosin limit. Ndërkohë që ka shtuar se QSUT-ja duhet të jetë mes 500 spitaleve më të mira të botës. 

"Nuk duhet të vendosim asnjë limit në ambicie, ta shohim si të natyrshme të tërheqim jo vetëm mjekë shqiptarë që janë jashtë, por edhe mjekë të huaj për të punuar bashkë me ju. Jemi në momentin e duhur për të rienergjizuar të gjithë së bashku veten dhe për ta parë çdo gjë si fillim të ri. Kjo infrastrukturë që nuk ka çfarë ti ketë zili fare as spitaleve më në zë, është për momentin mure, pajisje, dhe hapësira. Sdfia është që edhe shërbimi brenda të jetë në të njëjtin nivel.

Nuk mund të pretendojmë të hyjmë në 100 spitalet më të mira të botës, për 1001 arsye. S’kemi pse QSUT të mos e kemi në 500 spitalet më të mira të botës, s’ka asnjë arsye pse jo. Problem nuk është profesionalizmi, por integriteti i të gjithë trupës, dhe kapaciteti i trupës për të prodhuar sukses. Është gjithçka tjetër nga sa bën secili individualisht," tha Rama.

10 MUAJ ME PARE

Evis Sala merr detyrën si Ministre e Shëndetësisë: Të zgjidhim sa më parë rimbursimin e barnave onkologjike

Rama prezanton Ministren e Shëndetësisë: Krijimi i
Evis Sala

TIRANË- Ministrja e re e Shëndetësisë Evis Sala ka deklaruar se barnat onkologjikë duhet që të jenë 100% të rimbursueshme. Gjatë fjalës në prezantimin e saj, Sala deklaroi se kjo është një sfidë e saj personale që do ta realizojë. 

"Për mua sot është një ditë shumë emocionuese. Në planin personal rikthehem në një vend ku ka studiuar. Megjithëse nuk e njoh, mund të kisha humbur, ndryshimet janë thelbësore. Është më mirë nga ana strukturore se sa në spitale ku kam punuar. Kur e shef sa mirë është ana e strukturës së spitale. Është një sfidë e madhe, por ata që më e njohin e dinë që kam dëshirë për të përballuar sfida. Megjithatë sfidat i kam përballuar gjithmonë me skuadër, se suksesi i njeriut varet nga suksesi i skuadrës që krijon. Duhen bërë shumë ndryshime. Duhet njohur ajo punë që është bërë. Në qoftë se çalon menaxhimi, atëherë performanca e shërbimit çalon. Ajo që dua të fokusoj punën time, mendoj që është e rëndësishme zgjidhja sa më parë e rimbursimit të barnave onkologjike. E palejueshme për ne që barbat onkologjike nuk janë plotësisht të rimbursueshme. Kjo është një sfidë edhe e imja. Është e bëshme”, tha Sala.

Ndërkohë që një tjetër pikë që Sala përmendi është edhe largimi i mjekëve jashtë, duke theksuar se kjo duhet që të ndalohet duke ofruar kompesim të barabartë. 

“Do mbyllim rrjedhjen e mjekëve të mirë. Kam një pasion të veçantë për ristrukturimin dhe mësimdhënien e brezit të ri. Suksesi i një drejtuesi është ekipi që krijon, brezat që lë nga mbrapa. Asnjë gjë nuk bëhet vetëm, këtij oqeani të madh i jemi futur të gjithë bashkë dhe asgjë nuk është e pamundur”, tha Sala.

10 MUAJ ME PARE

Rama: Do të hapim një universitet të ri në Fier

Rama prezanton Ministren e Shëndetësisë: Krijimi i
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do të hapet në universitet mjeksor në Fier. Gjatë fjalës së tij në prezantimin e Ministres së re të Shëndetësisë Evis Sala, Rama deklaroi se në këtë mandat duhet që të ndërtojnë një spital ekselence për të përballuar kërkesa të larta gjatë sezonit veror.  

"Kemi nisur bashkëpunimin per spitalin onkologjik me spitalin SHEBA në Izrael, duam të shkojmë me hapjen e një Universiteti në Fier. Duam të shkojmë më tutje edhe me ndertimin e një spitali ekselence që të ofrojë sherbime, si pikë referimi e turizmit shëndetësor dhe të përballojë kërkesa sidomos gjatë sezonit veror dhe nga ana tjetër jemi në diskutime për të lidhur partneritet me një nder kompanitë më të njohura në fushë e AI në sherbim te shëndetësisë", tha Rama.

10 MUAJ ME PARE

Rama tregon përparësitë në sistemin shëndetësor: Krijimi i ekselencave dhe Inteligjenca Artificiale

Rama prezanton Ministren e Shëndetësisë: Krijimi i
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka treguar ditën e sotme përparësitë në sistemin shëndetësor. Gjatë fjalës së tij në prezantimin e Ministres së re të Shëndetësisë Evis Sala, Rama deklaroi se në këtë mandat duhet që të hapin një spital të ri në Fier dhe të ndërtojnë një spital ekselence për të përballuar kërkesa të larta gjatë sezonit veror.  

"Duam të shkojmë me hapjen e një spitali të ri në Fier dhe ndërtimin e një spitali ekselence që të ofrojë dhe shërbime dhe të jetë në gjendje të përballojë kërkesa shumë të larta sidomos gjatë sezonit veror. Po ashtu jemi në diskutime për të lidhur partneritet strategjik me kompanitë më të mirënjohura në shërbim të shëndetësisë…që deri tani ka Mbretëria e Bashkuar. Të gjitha këto do të jenë në fokusin e ministrisë së re. Po ashtu janë dy shtylla me rëndësi mbi të cilat do të mbështetemi, nga njëra anë krijimi i ekselencave, dhe përparësia e Inteligjencës Artificiale në sistemin tonë shëndetësor,” tha Rama.

10 MUAJ ME PARE

Rama prezanton Ministren e re të Shëndetësisë: Ka spikatur si akademike, si mjeke dhe si drejtuese

Rama prezanton Ministren e Shëndetësisë: Krijimi i
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme Ministren e re të Shëndetësisë Evis Sala. Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se Sala ka spikatur si akademike si mjeke dhe si drejtuese në shumë spitale apo institute në botë. Më tej Rama theksoi se figura e ministres së re është shumë e vlerësuar dhe me një karrierë prej 30 vitesh.

“Jam besimplotë për të ardhmen e shërbimit shëndetësor sot, kur ju prezantoj me ministren e re të Shëndetësisë. Jam i bindur se shumëkush e njeh si studente të dikurshme me shkëlqim në Fakultetin e Mjekësisë, që për gati 30 vite ka zhvilluar një karrierë ndër më mbreslënëset. Ka spikatur si akademike, mjeke dhe drejtuese në spitalet më të njohura të botës, ka punuar në qendrën spitalore të betejës me kancerin. Ka thelluar studimet ne Universistetin e Kembrixhitit. Para se të vinte në Shqipëri këto ditë, drejtonte Qendrën për Imazheri Diagnostike dhe Radioterapi Onkologjike në Poliklinikën “Gemelli”. Ka publikuar mbi 300 artikuj shkencorë, mbajtur mbi 500 kumtesa dhe ligjërata në forume ndërkombëtare. Po ashtu, është një personalitet i vlerësuar me çmime prestigjioze ndërkombëtare”, tha Rama.

edi rama evis sala

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet