Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Rama ka dalë me mesazhe të forta nga Ministria e Brendshme. • Kryeministri vendosi të mbajë të një fjalë të gjatë në takimin për prezantimin e Drejtorit të ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe drejtuesve të rinj të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore e të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit. • Fjalimin e tij, kryeministri Edi Rama foli për vrasjen e 7-vjeçares Jonada Avdiajt në Potam. • Teksa nuk i kurseu ofendimet për oficerin e Policisë, Arjan Tase, në nder të të miturës së masakruar me jaht nga oficeri i Policisë, do të themelohet njësia “JONADA” për kontrollin e bregdetit. • Struktura “JONADA” ka për detyrë inspektimin e të gjithë vijës bregdetare nga jugu në veri, e kontrollin e lojrave me skaf. Monitorimi i mjeteve të ujit do të bëhet nga ajri, toka dhe uji, për të garantuar sigurinë e pushuesve. • Rama tha se policia ndodhet në udhëkryq dhe duhet me patjetër të reformohet. • Po ashtu, nuk harroi pa përmendur edhe ngjarjen më të bujshme të verës, duke ia vendosur si detyrë të parë kryepolicit Muhamet Rrumbullaku. • Rama kërkoi zbardhjen e dosjes së Ervis Martinajt. Nëse është gjallë, apo i vdekur, numri një i qeverisë kërkon një përgjigje të qartë nga Policia e Shtetit. •Por nuk u ndal me aq. • Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se patrullave për qarkullimin rrugor i ka ardhur fundi duke bërë me dije se nuk duhet të jenë më në rrugë. Detyrën e tyre sipas Ramës duhet ta bëjnë makinat inteligjente. • Ndërsa nuk i kurseu kritikat për Policinë Kriminale dhe atë të Krimit Ekonomik, duke i cilësuar si më të dështuarat në strukturën e Policisë së Shtetit. • Po ashtu, siguroi kryepolicin e ri se askush nuk do t’i ndërhyjë tek emërimet e drejtorëve të Policisë. • Në fund, Rama nuk i kurseu fjalët e mira as për Dallëndyshe Bicin dhe Ardi Veliun, të cilët respektivisht marrin drejtimin e IMT dhe AMP-së.
14 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama i ka dhënë 100 ditë afat Muhamet Rrumbullakut për të bërë punën e tij në Policinë e Shtetit. Rama do rezultate dhe për këtë i ka vendosur pika kyçe specifike drejtorit të ri të Policisë së Shtetit. Në fjalën e tij, Rama i premtoi se nuk do të ketë asnjë ndërhyrje për emërimet e drejtorëve në qarke, duke i kërkuar që të bënte punën e tij më së miri.
"Zoti drejtor i Policisë brenda 100 ditësh Policia e Shtetit duhet të dalë nga kjo vrimë ku është zhytur. Mbështetjen politike do ta keni dhe ju, e kam bërë edhe me ju bisedën para se të merrni detyrën. Telefonatave keni detyrë t'i përgjigjeni, por kërkesave jo, nga kushdo që të vijë. Vetëm në ditën kur të marrë në telefon për të ndërhyrë, ju do të keni të drejtë të bëni shërbime të kësaj natyre. Policia Rrugore duhet të ikin nga pritat, makina inteligjente e bëjnë punën. Policia Rrugore duhet që të largohet nga të gjitha pritat. Struktura e Krimit ekonomik në Policinë e Shtetit më është absurdja dhe më jo eficentia dhe më kokëforta përballë çdo ndryshimi që është bërë. Ka kaluar nga parazitizmi, tek krimi banditesk. Ky është fundi që shyqyr e kemi kapur në fillim bashkëpunim me agjensitë e tjera ligjzbatuese duhet të jenë maksimale. Kam besim që ky lidership i ri, me kryepolicin e ri, me drejtuesin e ri të AMP dhe të IMT, e të tjerët që do të zgjidhen nga drejtori i përgjithshëm dhe vetëm nga ai do të hapë një kapitull të ri të barazisë para ligjit. Çka thashë me operacionin me katet dhe shtesat është i rëndësishëm dhe mesazh shumë i qartë për të gjithë. Ditën që cilindo emër që asociohet me mua apo me qeverinë do të vihet përballë drejtësisë, unë do jem i gëzuar. Cilido emër! Si dita me natën, në raport ku ishim, dhe si nata me ditën, me atë ku duam të jemi. Tani forca përpara, drejt pa u lodhur për të bërë natën ditë që e nesërmja të jetë më e mirë për Policinë e Shtetit. Ishte një fjalë që ka nisur të shkruhet çdo ditë që nga momenti kur mora vesh fatkeqësinë e madhe në Himarë,"-tha Edi Rama.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar personat e pasur që kanë ndërtuar paleje në vend. Gjatë prezantimit të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, Rama tha se betejën me ta e ka personale, pasi njerëzve u thuhet se ata i ndajnë katet me të. Po ashtu ai ka shtuar se operacioni i policisë në lidhje me ndërtimet pa leje duhet të jetë efektiv që milionerët të mos mendojnë të ndërtojnë më paleje.
"Zbatimin në territor e bën trupa e ngarkuar atje që të mbulojë territorin, kemi vite tanimë që këtë aspekt e mbulon Policia e Shtetit, ky operacion duhet të jetë i dhimbshëm për milionerët që bëjnë karshillëkun më të madh, këta janë ata që njerëzve u thuhet se ndajnë katet me mua, e kam dhe personale këtë betejë, s’dua të përmend emra këtu, asnjë emër nuk ka rëndësi, dua që ky operacion të bëjë që askush të mos mendojë se mund të ndërtojë pa leje më, sepse do tu hyjë ca halleve që nuk e imagjinon," tha Rama.
TIRANË- Kryeministri, Edi Rama ka bërë një paralajmërim të fortë ditën e sotme për të gjithë ndërtuesit apo siç i cilësoi ai milionerët. Duke folur nga ministria e Brendshme ku bëri prezantimin e drejtorit të ri të Policisë së Shtetit, Rama tha se qeveria u ka dhënë afat të gjithë atyre që kanë ndërtuar kate pa leje që t'i dhurojnë pasi do të shemben ose do të konfiskohen për interes publik. Rama iu drejtua një kulle që po ndërtohet në sheshin Skëndërbej emrin e të cilës nuk e tha por sipas kryeministrit ka ndërtuar 4 mijë deri në 5 mijë metra katrorë pa leje.
Rama u tregua i prerë kur u bëri thirrje ndërtuesve që të mos përdorin gjykatës të korruptuar që sipas kryeministrit ka ndodhur në raste të tjera pasi do bllokojnë veten e tyre, çdo derë të këtij shteti dhe do shuhen si faktor ekonomik. Kryeministri i paralajmëroi për pasoja të rënda dhe se nuk do të ketë kurrë legalizim për qëllime fitimi.
Edi Rama: Të lulëzojnë katet dhe stesat pa leje, në pallatet ku të kamurit ndërtojnë san ë det, san ë tokë, san ë shesh, një e kemi këtu në sheshin “Skënderbej”, vetëm sa nuk bërtet pallati, shikoni sa u zgjata o njerëz. Përkundrazi, nuk u hyn gjemb në këmbë, gjëmbat më hyjnë mua që jam aksionerë me ta, gjëmbat u hyjnë atyre fshatrëve me duart me kallo që policia i kap me zell për çatinë pa leje, apo qytetarë që kapen për shtrim pllakash pa leje. Ky është kontrasti më i neveritshmë që mund të bëhet dhe kërkon një adresim të menjehrshëm, të pamëshirshëm do thoja unë, qoftë ndaj këtyre pasunarve që kanë miliona për kate, llaç e tulla e duhen zbrazur matane vijës së kuqe të ligjit, e kanë bërë vijën e ligjit si litar, qoftë dhe ndaj punonjësve të policisë së shtetit që qytetarëve ju tregojnë dhëmbët e pasanikëve u puthin këmbët, për ca lekë të qelbura. Operacioni do nisë nga Inspektoriati dhe do përfshijë dhe Bashkitë, përfshirë e Bashkinë e Tiranë, do niset me pallatet, hotelet, qendra biznesi, të ndërtuara në shkelje të ligjit. Këtë shkruan ligji dhe kjo nuk është bzatuar. Të gjitha katet e metrat katrorë do të shkojnë për strehim sociale e institucione, kemi akoma institucione që paguajnë qira, ndërkohë që 4 apo 5 mijë metra katrorë janë ngjitur këtu me sheshin “Skënderbej”. Një vend perfekt, do t’i marrim ose do të na i japin dhe këtu do tu bëj thirrje ndërtuesve që janë përfshirë në këtë çorbë që të mos tentojnë të përdorin as blerësit e atyre apartamenteve apo hoteleve, nuk po flasim për qytetarët e fshatarët që ngrenë avllinë, po për milionerë që happen majtas e djthtas. Shemben ose konflskohen për shërbim publik. Sot në vendimin e qeverisë ju kemi dhënë të drejtën e parablerjes me çmimin real të tregut jo me atë që shkojnë deklarojnë atje. Ashtu sikurse u kemi dhënë mundësinë ta dhurojnë si një mënyrë për të larë një pjesë të mëkatit. Çdo lekë që do të mblidhet nga parablerja e mundshme, se mund të thonë që e kemi shitur, bleje, se do e blesh nga populli, do të të shkojë shtrenjtë, por do paguash gjobë e do përballesh me ligjin. Nëse këta shkelës milionerë përdorin gjykatës të korruptuar, siç ka ndodhur me disa raste që janë skandaloze, do bllokojnë veten e tyre, çdo derë të këtij shteti dhe do shuhen si aktorë ekonomikë. Do kenë pasoja shumë më të rënda se këto metrat katrorë, që s’ju takojnë fare. Korrupto këtej e andej dhe në fund futi një legalizim lekëve të fituara. S’do ketë më kurrë legalizim të metrave katrorë për qëllime fitimi. Ato që janë në ndërtim e sipër vetëm shemben ose konfiskohen. AMP të hapë hetimet. Të gjitha metrat e marra tregojnë del se ka dhe një pallat i tërë i ndërtuar pa leje në Tiranë, shefi i komisariatit ku është ndërtuar ai pallat nuk ka se si të jetë shef komisariati. Ai pallat ose do shembet, ose do konfiskohet nuk e di se çfarë do ndodhë.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama teksa evidentonte problemet dhe gabimet e Policisë së Shtetit, nuk i ka kursyer lavdërimet për kreun e ri të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, i cili dikur mbante postin e kryepolicit. Në prezantimin e drejtorit të ri të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, Edi Rama tha se Veliu e kishte “fituar” luftën me mbjelljen e kanabisit.
“Kanabisi i paligjshëm nuk ka shans të jetë më në këtë vend. Drejtuesi i mëparshëm i policisë, Ardi Veliu, e la fushën e pastër. Pavarësisht atë çfarë thonin, se kamerat ishin të qarta. Mund të mbillet vetëm me bekimin e shefit të Komisariatit dhe kujt i mbron kurrizin, në këmbim të haraçit se për çfarë mund të jetë ndryshe. Është e pamundur që të mendohet të sulmohen biznese nga ai segment kërcënojnë bizneset. Kjo ndodh vetëm kur kanë bekimin e shefit, ose të shefit të shefit. Këta shefa e kanë vendin në burg. Kush i sheh në rreshtat e parë nuk e kupton më se përse duhet të jetë në radhë të parë të Policisë,”-tha Rama ndër të tjera.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama i ka dhënë një detyrë kryepolicit të ri, Muhamet Rrumbullakut. Madje dhe duke i përplasur dorën mbi tavolinë. I kërkoi që t'i japë fund dilemës për dosjen e Ervis Martinajt. Gjatë prezantimit të Rrumbullakut në detyrën e re, Rama tha se duhet qartësuar e gjithë pikëpyetja e ngritur, për t'i dhënë fund dilëmës.
Për Ramën, nëse i shumëkërkuari është vrarë duhet t’i thuhet publikut, e nëse jo, duhet që të kapet nga Policia.
"Ervis Martinaj është vrarë apo jo? Drejtori i policisë së shteti që merr sot detyrën si një ndër oficeret më jetëgjate, duhet të sigurohet që kjo dilemë të marrë fund. Nëse i kërkuari është vrarë ti thuhet publikut nëse jo të gjendet të kapet ti dorëzohet Policisë,"- e mbylli Rama fjalën e tij.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka kërkuar me ultimatum që Policia e Shtetit të japë një përgjigje për fatin e Ervis Martinajt, që rezulton i zhdukur prej më shumë se tre javësh. Në fjalën e tij gjatë prezantimit të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, Rama tha se të gjithë shqiptarët dëgjojnë skenare e legjenda në lidhje me fatin e Martinajt, por që ka ardhur koha tu jepet një përgjigje. Ai kërkoi t'i jepet fund ç'do aludimi dhe të dilet në përfundime nëse Martinaj është ekzekutuar e nëse një gjë e tillë nuk ka ndodhur, kryeministri kërkoi arrestimin e tij dhe vendosjen para drejtësisë.
"Trajektorja e vrasjeve, çdo vrasje është një e keqe, po nuk mund të bombardohet opinion që këtu vriten njerëz çdo ditë, në vitin 2012 janë vrarë 125 njerëz dhe krahasimisht, është përgjysmuar. Dhe nëse vjet, deri në fund të korrikut, kishim 38 vrasje, sivjet ishin vetëm 30. Këtë vit ishte numri më i ulët në 30 vjet. Por kjo nuk do të thotë që vrasjet, e sidomos mënyra e vrasjeve. Nuk po përmend shtete që të mos fillojnëmemet, port ë shikojnë trajektoren, disa vende të BE-së kanë më shumë vrasje, disa të tjerë më pak se sa ne. kur morëm ne detyrën, Shqipëria nuk dukej fare, sepse 125 vrasje në vit janë çdo lloj krahasimi, me kuadrin evropian. Por gushti, që na solli dhe këtu ku jemi sot, ishte një befasi alarmuese, një situatë e rënduar jo vetëm me vrasjet, por me disa shenja të tjera shqetësuese, pavarësisht se krahasimisht me vitet e mëparshme, ky gusht vijon të jetë me numërin më të ulët. Gjithçka ka ndodhur në këtë gusht duhet të shërbejë si shuplakë për tu ngritur në këmbë dhe për të vrapuar drejt një rruge më ambicioze për Policinë e Shtetit, a është e mundur se Policia e Shtetit nuk ka përgjigje për fatin e një prej profileve më të larta të krimit të organizuar në Shqipëri, është e papranueshme që me javë të tëra, mëngjeset e darkat e shqiptarëve, janë bërë si Big Brother, jo u vra, jo s'u vra ai që ishte i shumëkërkuar nga drejtësia dhe çfarë nuk dëgjojnë njerëzish, lloj-lloj legjendash me luanë e bamirësa, oligakrë e shto ujë e shto miell. Si nje serial absurd për një nga figurat më të zeza të botës së krimit shqiptar, dhe Policia e Shtetit nuk di ta thotë akoma, u vra apo nuk u vra, kush e ka penguar ta thotë?"- tha Rama ndër të tjera.

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar vrasjen e 7-vjeçares në Potam, Jonada Avdiajt. Por shtoi se me zhvillimin, shtohen edhe fatkeqësitë, duke u justifikuar se me zhvillimin e sportit të motorëve të ujit, ndodhi dhe tragjedia.
"Hallin me mjetet e ujit e kanë edhe vende që kanë shumë eksperiencë në kurriz. Por do ngre një pyetje të rëndësishme, në cilin vend zhvillimi ka ardhur pa fatkeqësi. Sa aksidente rrugore kishte kur nuk kishte rrugë? Asnjë këtu nuk do të thotë më shumë se gishtat e dorës. S'kishte makina atëherë. Po makinat e mira dhe të shpejta, përse e rritën numrin e fatkeqësive në rrugë? Të shkruash ligje nuk mjafton. Duhet këmbëngulje, durim dhe kohë. Kultura nuk ngrihet sa një pallat, por edhe pallati do disa vite për t'u ngritur. Për ta ndërtuar kulturën e ligjit duhet ta mishërojnë njerëzit e ligjit. Në rastin e drejtësisë, do na duhet të paguajmë me dhimbje. Figura e oficerit të Policisë duhet të mishërojë ligjin. Ky është fat që kemi zbritur numrin e fatkeqësive rrugore,"-shtoi Rama.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do të krijojnë një njësi speciale policore për të monitoruar aktivitetet ujore në vend. Në një deklaratë në prezantimin e drejtorit të ri të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, Rama tha se kjo njësi do e marrë emrin Jonada, në nderim të vogëlushes 7-vjeçare që u vra nga efektivi Arjan Tase në Potam. Po ashtu ai ka theksuar se ministritë dhe institucionet që kanë kompetenca në det nuk duhet të mbivendosen e të përplasen por të gjendet një zgjidhje për kontrollimin e mjeteve ujore.
"Një rrjet i tërë vrojtuesisht në plazhe, u mirëorganizua dhe si asnjë vit më parë, falë punës me Policinë e Shtetit si asnjë sezon më parë, por duhet ta pranojmë sot që zhvillimi i shpejtë i trafikut ujor na ka vënë në vështirësi me shtimin e mjeteve ujore. Nuk e kemi në kulturë as masën dhe mënyrën e përdorimit. Përdoruesit e mjeteve të ujit janë shfaqur thuajse të gjithë si shkelës rregullash. Nuk janë qenë në lartësinë e duhur, sidomos në bregdetin Jon, ku është më problematike, për shkak të thellësisë afër bregut, kjo gjë solli dhe tragjedinë. Prandaj dhe nëndrejtimin e zëvendëskryeministres ka nisur punë për një reform strukturore për të gjithë që merren me detin, deti deri vonë ka qenë i vdekur, edhe gomardaret kanë qenë në monatarium. Është një lëmsh, 6 ministri e 7 institucione që kanë kompetencat në det, mbivendosen e përplasen me njëra-tjetrën, kjo gjë duhet të marrë fund. Duhet fuqizuar roja bregdetare. Do krijojmë një njësi special policore që do ta quajmë Jonada që do monitorojë të gjitha aktivitetet ujore," tha Rama.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar sistemin e drejtësisë dhe 'pastrimin' e figurave të inkriminuara. Nga Ministria e Brendshme, ku Muhamet Rrumbullaku mori detyrën e tij të re si kryepolic i vendit, Rama e pranoi se "drunjtë e shtrembër" në Polici janë shtuar shumë së fundmi. Por shtoi se fajin e ka drejtësia që i liron pasi ka mbetur vetëm llumi. Sipas tij, Policia është e detyruar që ta riintegrojë një figurë që ka dalë e pastër nga Gjykata.
"Kemi vendosur një raport respekti dhe besimi me Policinë e Shtetit. Ky ështe fakti, ashtu sikundër është fakt që ka drurë të shtrëmbër. Shtrembësia e të cilëve ka rënë në sy sidomos në periudhën e fundit. Ka edhe shumë për të bërë. Pa harruar gjithsesi, se është luftë e përditshme e jona, Policia e Shtetit paguan kusuret e një drejtësie të kalbur dhe të korruptuar. Poshtë aty ku merren vendime të përditshme është e mbytur nga llumi. Sa e sa janë rastet që i numërojnë drejtuesit e Policisë. Janë raste të dhimbshme. Policia ka harxhuar kohë dhe energji. Ka rrezikuar dhe jetën për t'u hedhur hekurat atyre që Gjykatat i kanë rrahur shpatullat. Vrasës, përdhunues. është mirë ta dijnë mirë që edhe ai i paudhi i Himarës nuk duhet të ishte në Policinë e Shteit. AMP e kishte dërguar në Prokurori për t'u ndjekur penalisht për shkelje të ligjit. Një prokuror u shkarkua nga Vettingu, mbylli çështjen, e zbardhi dhe e futi në trupën Policore. Nuk ka ç'bën tjetër përveçse të të hapë derën kur tjetri del si dhunues dhe del i pastër nga njerëzit e ligjit. Këto nuk janë justifikime, janë fakte. Janë skandale që Policia i riuan si pjeaa dërrmuese e popullsisë që jeton me profesionin dhe me pasionin e punës. Ne i vuajmë për kosto të pamerituara. Ne u angazhuam si asnjëherë më para që ky të ishte sezoni turistik më i pastri dhe më i miri. Nga Veliopja në Sarandë, falë ministres së Turizmit kemi një bregdet pa plehra si asnjëherë më parë. Nuk ka dalë në asnjë media ndërkombëtare si një vend i pistë. Të gjithë e kanë vënë re,"-tha Edi Rama.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka premtuar rritje pagash për punonjësit e Policisë së Shtetit. Në një deklaratë në prezantimin e drejtorit të ri të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, Rama tha se ka ardhur koha që pagat të rriten sërish, pavarësisht se në krahasim me shumë vite më parë, situata ka ndryshuar.
Kreu i qeverisë nuk dha detaje në lidhje me vlerën që do tu shtohet pagave të policëve dhe as se kur do të nisë kjo rritje.
"Kemi një standart të ri, i pamendueshëm disa vite më parë dhe e solli një politikë e re me Policinë e Shtetit, që nga rekrutimi, tanimë prej kohësh pa parti e pa krushqi e deri tek monitorimi e promovimi. Pa folur për pagat e uniformat që janë sot si dita me natën. Megjithëse pagat ka ardhur koha që t’i rrisim sërish, sidomos për nivelin bazë,"- tha Rama ndër të tjera.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka 'lëvduar' punën e ish-drejtorir të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu që aktualisht është në krye të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore. Në fjalën e tij në prezantimin e drejtorit të ri Muhamet Rrumbullaku, Rama tha se puna e Veliut ka rezultuar e sukseshme pasi ne vetëm 6 muajsh, ka ndëshkuar 12 shefa komisariatesh e 1 drejtor. Rama tha më tej se në total, deri në muajin qershor të këtij viti janë dënuar me burg 29 policë, 31 me arrest shtëpi dhe 21 me detyrim paraqitjeje.
"Përfitoj nga rasti ta them që falë angazhimit të trupës dhe drejtimit profesional të vendosur të AMP-së nga drejtori i ri i përgjithshëm i Policisë, vetëm nga janari e deri në qershor të këtij viti janë dënuar me burg 29 policë, 31 me arrest shtëpi dhe 21 me detyrim paraqitjeje. 12 të ndëshkuar janë ish-shefa komisariatësh dhe madje një drejtor. Prerja e druve të shtrembër është pjesë e pandalshme dhe ky është një standart i ri,"- tha Rama ndër të tjera.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se efektivi që vrau Jonadën në Potam, Arjan Tase nuk është fytyra e Policisë së Shtetit. Gjatë prezantimit të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, Rama, Rama tha se Tase ishte një i paudhë dhe për të cilin uroi ndëshkimin më ekstrem që ekziston. Po ashtu, Rama tha se shëmbëlltyrat e PSH-së nuk janë efektivët që shkelin ligjin, por ata që e respektojnë atë. Po ashtu, Rama tha se për protestën që u mbajt para Ministrisë së Drejtësisë e ka përgëzuar.
"Dua ta them publikisht me keqardhje që bëra gabim që u mora menjëherë me ngjarjen, dhe krijova përshtypjen që e kisha me ata që pësuan të gjithë tronditjen. Në fakt nuk ishte kështu, dhe të gjithë ata duhet ta dinë që jo vetëm i kam mirëkuptuar, por brenda vetes time i kam përgëzuar të gjithë ata djem e vajza që dolën para Ministrisë së Brendshme, pavarësisht se ai soji politik e shkatërroi atë protestë. Natyrisht nuk isha dakort me faktin që vogëlushen e vrau shteti. Dua të ngre sot këtu një pyetje, pasi e kam pyetur veten shumë shpesh, a ishte ai individ i paudhë me skafin e tij vrastar shëmbëlltyra e Policisë së Shtetit? Nga kjo pyetje dhe përgjigjia e saj, vazhdon në rrugë krejt të ndryshme dhe jo paralele arsyetimi. Unë them jo, as ai që uroj të marrë ndëshkimin më ekstrem pikërisht sepse ishte officer policie dhe as të tjerë individë që vetë AMP i ndjek, heton dhe ndalon brenda uniformave blu, nuk janë shëmbëlltyra e Policisë së Shtetit, janë thjesht mbetja ku paudhësitë dhe të pallojit nuk mungojnë, por padyshim luftohen, më shumë se kurrë më parë. Le ta themi që muaj e fundit kanë marrë një lloj hovi të paudhët dhe paudhësitë brenda llojit. Duhet ndërprerë sa më parë me forcën e ligjit," tha Rama.
TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se vrasja e 7-vjeçares Jonada Avdiaj në Potam është më e rëndë pasi ka ardhur nga një punonjës policie. Gjatë prezantimit të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, Rama si pushues punonjësi i policisë duhet që të ishte shembull për respektimin e ligjit.
"Meqënëse jemi pikërisht këtu në ministrinë e Brendshme në një moment ndryshimi në Policinë e Shtetit, me publikun dhe natyrisht me ju që jeni gjithë skuadra drejtuese e ministrisë dhe e policisë. Dhimbja për një jetë të re të rrëmbyer egërsisht nga një shkelje rregullash, më ka gërryer me ditë. Edhe kur i shkruajta apo po i lexoj tani këto rregulla, kam një revolt për shkak se shkelësi ishte një punonjës policie. Normalisht edhe si pushues i zakonshëm duhet të jetë shembull i respektit për ligjin e rregullin. Ky fakt e bëri tragjedinë akoma më të dhimshme, sigurisht më shumë për prindërit e familjen e vogëlushes. Një respekt për vetëpërmbajtjen e asaj familjeje që kërkuan që të mos politizohet çështja," tha Rama.