Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Kryeministri Edi Rama tour-in e tij të takimeve ditën e sotme e ka ndalur në Fier. • Në një takim me fermerët e Qarkut Fier kreu i ekzekutivit i paralajmëroi këto të fundit që mos të lënë tokat pa punuar. • Rama u shpreh se u ka kërkuar deputetëve të angazhuar me zonat rurale që të punojnë me Ministrinë e Financave për të vënë një normë të re ligjore për ata që e kanë tokën dhe nuk e punojnë, pasi sipas numri një të ekzekutivit nuk mund të lihet djerrë. Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë riktheu sërish në vëmendje vdekjen e 32-vjeçarit, Lear Kurti. Rama tha se opozita po e përdor vdekjen e tij për konsum politik teksa nuk ngurojë t'i quajë hiena që shqyejnë një të vdekur. • Sa i përket krizes energjetike Rama tha se kursimi është i domosdoshëm për të gjithë. Ai nuk paralajmëroi ndërprerje të energjisë por tha se fasha 800 Kw mund të vendoset në muajn e ardhshëm. • Kryeministri tha vendi ynë varet nga energjia hidrike dhe mungesa e reshjeve mund të vështirësojë furnizimin dhe të detyrojë qeverinë të blejë energji në tregun ndërkombëtar. • Ndërsa për protestën e pedagogëve kreu i ekzekutivit tha se atyre u është rritur rroga më shumë se të gjithë. Nuk la pa "shënjestruar" sërish kreun e Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçin të cilin e quajti SHIK-s. • Sa i përket dyshimeve për financim rus në PD, Rama tha se do të dalin në dritë të tjera skandale. • Këtë herë në "shënjestër" të Ramës ishin dhe pronarët e mediave për të cilët tha se shantazhojnë atë për tendera e konçensione.
8 artikuj për këtë temë.
FIER- Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi ka komentuar mitingun e kryeministrit Edi Rama sot në Fier. Ndaj, pas mitingut të Ramës, Baçi shkruan në rrjetet e tij sociale se mitingu kishte një skemë të studiuar nga bashkia dhe se si do uleshin njerëzit. Ndërsa foton e ka nxjerrë edhe vetë.
"U numeruan karriket nje per nje dhe u percaktuan emrat e punonjesve te administrates, sipas drejtorive perkatse dhe NJ.V. te bashkise! Hajdut dhe genjeshtar!,"-shkruan ai ndër të tjera.
POSTIMI I PLOTË:
Kur s'ke çfarë të gënjesh më, ato çka thua të shëmtojne edhe më shumë, në sytë e njerëzve! Vetëm kaq mund të them pas takimit që Rama bëri sot me fermerë, por më së shumti me militantë dhe patronazhist të fshatit dhe qytetit në Fier! Në monologun e vet tingëlloi më shume se qesharake fjalia e sukseseve në bujqësi, në një kohë kur, më shumë se askush tjetër se fermerët e Fierit, u dhemb dështimi i politikave monopoliste të qeverisjes në këtë sektor. Sukses dhe çfarë suksesi! * kur subvencionet e shtetit, janë në minimumin historik sepse u jepen militantëve dhe njerëzve pranë qeverisë; *kur dekompozimi i produkteve të pashitura bujqësore po arrin me dhjetra e qindra kuintalë; * kur pesticidet dhe makineritë bujqësore kanë arritur çmime të papërballueshme nga fshatari dhe fermeri; *Kur nafta nuk blihet nga çmimi shume i larte! Dhe suksesi i Rilindjes së bujqësisë arrin në majë kur Rama i shantazhon fermerët dhe banorët e fshatit se do ti gjobisë apo do ti shtetëzojë tokat po nuk punuan tokën bujqësore. Më thoni miq cfar kishte më pak apo më shumë Enveri kur filloi politikën e kooperativave bujqësore dhe mbledhjes së bagëtive për ferma shtetërore. Kjo eshte skema e studiuar nga bashkia dhe KM se si do uleshin njerezit ne takimin e KM! U numeruan karriket nje per nje dhe u percaktuan emrat e punonjesve te administrates, sipas drejtorive perkatse dhe NJ.V. te bashkise! Hajdut dhe genjeshtar!
FIER- Kryeministri Edi Rama ka folur para elektoratit të Partisë Socialiste në Fier. Të pranishëm kanë qenë edhe gjimanzistë të shkollave në atë qytet, të cilëve, Rama theksoi se në vëmendje është ndërtimi i një Fakulteti të Mjekësisë dhe Infiermerisë në, po jo univeristet.
Pjesë nga fjala e Ramës:
"Ne nuk kemi folur për të hapur univeritet në Fier por një fakultet, një degë për mjeksinë dhe infermierinë duke shfrytëzuar Spitalin Memorial. Por hapja e një fakulteti nuk është si dikur kur hapeshin si kërpudha kur diplomoheshin dhe ngelnin me një diplomë në dorë. Ne po punojmë për këtë dhe po punojmë për të nxitur sa më shumë ndërkombëtarizimin e univesiteteve. Ne na duhen universitete të lidhura me botën me programe dhe diploma të përbashkëta në afatmesëm. Kur nxënësit tanë shkojnë në një universitet në Shqipëri të kenë mundësi të marirn programe europiane. Në këtë mënyrë duke shpenzuar më pak se jashtë, ta gjesh këtu një program dhe të marrësh një diplomë që ka vlerë. Pra një faktultet mjekësie por jo univeristet. Ai do të jetë fakultet ekselence i lidhur me spitalin memorial të Fierit,"-tha Rama.
FIER- Bora Muzhaqi "godet" sërish. Ministrja për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi po mbante një fjalim për kodimin para gjimnazistëve të qytetit të Fierit, por u ngatërrua dhe harroi se kujt po i fliste. Ndërsa promovoi kodimin që në klasë të parë, u kërkoi adoleshentëve që të pyesnin fëmijët e tyre nëse nuk e besonin. Gjë që shkaktoi të qeshura në publik.
"Fëmijët e klasës së parë po fillojnë të mësojnë për herë të parë kodimimin...E di që ju mendoni se ata nuk dinë të shkruajnë e jo më kodimin. Si ka mundësi që do ta mësojnë? Por është i përgatitur për ta. Ka një metodologji që bazohet në një lojë. Për ata prej jush që mund të keni fëmijë të klasës së parë...ju nuk keni fëmijë në fakt, por motrat e vëllezërit në klasë të parë. Shkoni dhe pyetini,"-tha Bora Muzhaqi.
Kodimi si lëndë qysh në klasën e parë ka marrë vëmendjen e ekspertëve të arsimit dhe më gjerë, por ka nisur si një projekt pilot në 100 shkolla në të gjithë Shqipërinë.
FIER- Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar fermërët që mos të lënë tokat pa punuar. Gjatë një takimi që zhvilloi me fermërët në zonën e Fierit Rama tha se ka kërkuar deputetëve të angazhuar me zonat rurale që të punojnë me Ministrinë e Financave për të vënë një normë të re ligjore për ata që e kanë tokën dhe nuk e punojnë.
Kreu i qeverisë theksoi se kjo normë e re ligjore parashikon që kush nuk e punon tokën nuk mund ta lërë djerrë dhe të thotë se nuk e jap me qera. Sipas Ramës këtë nuk e lejon asnjë vend.
“Na tregojnë se në kaq pak vite, në krahasim me kaq shumë probleme të trashëguara, pamë që mund t’ja dalim bashkarisht. Sot kemi ende toka të papunuara, por s’duhet të falim asnjë metër katror tokë bujqësore. Ndaj i kam kërkuar deputetëve të ulen bashkë me ju e të punojnë me Ministrinë e Financave për të vënë një normë ligjore që kush nuk e punon tokën, nuk mund ta lërë djerrë dhe të rrijë rehat e të thojë s’ta jap me qera, s’ja jap kujt ta punojë se dua ta rrethoj ta mbaj me plehra. Këtë se lejon asnjë vend, se toka aq sa është e jotja, private, aq është dhe pasuri publike. S’mund të lihet toka bujqësore me plehra, djerrë”, tha Rama gjatë një takimi me fermerët e Fierit.
FIER- Kryeministri Edi Rama ka përmendur sërish akuzat për Partinë Demokratoke në lidhje me financimet ruse. Gjatë një takimi në Fier, Rama tha se lekët e marra nga Rusia i kaë ngrën të gjithë bashkë, ndërkohë që shtoi se tani shohin njëri0-tjerin në sy. Po ashtu Rama tha se në dritë do dalin të tjera skandale pasi e vërteta nuk vonon.
“Hijenat tona janë në shërbim të anës së keqe të këtij basti. Kur kemi dalë e kemi thënë që PD financohet nga para ruse, u hodhën të gjithë përpjetë janë sajesa të Soros, sajesa të regjimit, klithma të Ramës që është në ikje e sipër, unë u bëra kaq vjet në ikje e sipër. E kur sot ajo që ne thamë na del në raportin e CIA e këta fillojnë jo unë nuk dija gjë. Si ajo historia e atij me qershitë që hëngri e hëngri e pastaj kur u zgjua rrinte shihte është lagur kjo apo ajo.
Njësoj i hëngrën bashkë të tërë e tani rrinë ia shohin njëri tjetrit kush e kishte të lagur e kush e kishte të palagur. Ata janë të tërë të zhytur, komplet e ajo nuk është e gjitha, e sot historia e gjithë lidhet. Pse na dolën partë e rusëve me PD për cfarë mund ti japin rusët para PD? Vetëm për një gjë, për të bërë gjullurdi prapë. Do dëgjojmë të tjera se s’ka se si të jetë ndryshe e kështu do ndodhë e vërteta vonon por nuk harron. Por është e dhimbshme që dhe në një kohë si kjo ne nuk jemi bashkë për të mos u ndarë tek faktet, si një popull dinjitoz”, tha Rama.
FIER- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se fasha orare 800 KW mund të vendoset. Gjatë një takimi në Fier, Rama theksoi se do të vazhdojë që të mbrojë energjinë elektrike, por për shkak të mungesës së shiut, ai shtoi se vendosja e fashës mund të jetë e nevojshme. Po ashtu ai sulmoi opozitën, duke porositur qytetarët që të mos dëgjojnë fjalët e tyre.
“Ju siguroj që ne do vazhdojmë ta mbrojmë energjinë elektrike. Dimri po hyn dhe nga një anë fatmirësisht jo dhe aq shpejt, por fatkeqësisht kaq shumë diell kur ne presim shi, nuk na ndihmon. Pasi shiu për ne është ushqim. Fashën 800 Kë e kemi vendosur si masë, por edhe për të bërë që një pjesë me të ardhura e shtëpi të mëdha të paguajnë me çmimin real. Po të shihni tek faturat e energjisë keni një shirit që ju tregon sa është çmimi real ndërsa ju paguani atë që është para se të godiste kriza. Patëm një shteg të vogël për ta shmangur dhe nuk e vendosëm fashën. Na duhen reshje. Jemi në gjurmim për të shmangur përsëri, por mbase do të na duhet ta vëmë fashën. Gjithë bota po flet për kursim, por vetëm disa nga ata të çorbës së rublave ju thonë njerëzve që lufta nuk ka lidhje por është punë inceneratorësh. Pra një çmenduri ku përzihen në një çorbë ku pas shpinës së tyre që shfaqen në ekrane ka dorën që ka vënë bastin e madh të gjunjëzojë perëndimin që është dora e Kremlinit”, tha Rama.
FIER- Kryeministri Edi Rama ka hapur sërish temën e vdekjes së 32-vjeçarit Lear Kurtit. Gjatë një takimi me fermerët në Fier, Rama ka sulmuar opozitën duke i quajtur hiena, të cilët sipas tij po përdorin vdekjen e të riut për qëllimet e tyre personale. Po ashtu Rama ka theksuar se policia dhe prokuroria kanë deklaruar se nuk ka pasur asnjë tejkalim të forcës.
"Njerëz pa din, pa iman, pa fe, pa athe, hijena që arrijnë deri në pikën sa të shqëyjenë në TV nga mëngjesi në darkë kufoma si kufoma e atij të shkretit që humbi jetën duke bërë cmos të ngrenë tymnaja e tension e zjarrin e urrejtjes ndaj polisisë së shtetit. Ndërkohë që jo vetëm ka një moment njerëzillëku, ka një moment ku njeriu i thotë vetes prit cfarë shqiptari jam, si mund të kafshoj të vdekurit për të nxjerrë përfitime. Dhe policia e të tjerët që janë në krye të detyrës për këto punë janë mësuar tani me hijenat e filmojnë të gjithën nga fillimi në fund, të gjithën e prokuroria nxjerr bashkë me policinë konkluzionin që këtu nuk kemi të bëjmë me asnjë lloj të tejkalimit të masës nga policia por me ato që u thanë se s’dua t’i përsëris në respekt të viktimës e familjes së tij.
Si mund të besohen këta hijena kur janë në gjendje të kthejnë përmbys të vërtetën e një vdekjeje”, tha Rama.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se këtë vit po synojnë që të arrijnë 500 milion eksporte të mallrave të brendshëm. Duke folur me fermerët në Fier, Rama ka sulmuar sërish mediat, duke thënë se jashtë ekranit të tyre ka një Shqipëri tjetër. Po ashtu, Rama ka thekuar se ka pronarë mediash që sipas tij po shantazhojnë ate dhe kabinetin qeveritar për të marrë tendera e konçesione ndërtimi.
"Po synojmë të arrijmë këtë vit 500 milion euro eksporte. Eksporte të një Shqipërie, që tregohet ndryshe nga ekranet e thyera të televizioneve. Ndyshe nga pronarë mediash që shantazhojnë kryeministrin e ministrat për të marrë tendera e konçesione ndërtimi. Unë bëj sikur nuk dëgjoj kur jam me analistë në studio se nuk kam se çfarë të dëgjoj, ndërsa këtu me ju unë dëgjoj për gjerat që nuk i di," tha Rama.