LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Rama nderohet me Medaljen Presidenciale në Izrael: Shqipëria u bë strehë për popullin hebre! Jemi mbështetëse për zgjidhjen me dy shtete

• Kryeministri Edi Rama është nderuar sot nga Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog me medaljen presidenciale, urdhri më i lartë civil i Izraelit. • Dy liderët kanë zhvilluar një konferencë të përbashkët për mediat, ku Herzog shprehu mirënjohje për popullin shqiptar dhe kryeministrin Rama për mbështetjen ndaj popullit hebre. • Rama tha se kjo medalje është për të gjithë Shqipërinë. • Sipas tij, Shqipëria ishte i vetmi vend që e mbylli luftën e dytë botërore me më shumë hebrenj sesa në fillim të saj. • Më tej, kreu i qeverisë tha se Shqipëria u bë strehë mbrojtje për popullin hebre. • Ai u shpreh se Shqipëria është për zgjidhjen me dy shtete. Sipas tij Hamasi nuk është lëvizje rezistence por nazistë të shekullit të ri.

3 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

"Hamasi, nazistët e shekullit të ri", Rama: Shqipëria, mbështetëse për zgjidhjen me dy shtete

Rama nderohet me Medaljen Presidenciale në Izrael: Shqipëria u bë
Rama

IZRAEL- Kryeministri Edi Rama është nderuar me Medaljen Presidenciale të Nderit akorduar nga Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog. Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se ky është nder i jashtëzakonshëm për të, teksa shtoi se Shqipëria është për zgjidhjen me dy shtete. Ai theksoi se Hamasi nuk është lëvizje rezistence por janë nazistët e shekullit të ri.

“Siç e kam thënë më parë, dua ta përsëris dhe tani, Shqipëria ka qenë gjithmonë mbështetëse e zgjidhjes me dy shtete, por në këndvështrimin tim e në këndvështrimin tonë, nuk ka zgjidhje me Hamasin aty dhe ndryshe nga ç’janë përpjekur të tjerët të thonë, Hamasi nuk është lëvizje rezistence. Hamasi janë nazistët e shekullit të ri.

Historia na ka mësuar se me nazistët nuk ka paqe, me nazistët nuk ka kompromis. Duke ju uruar çdo të mirë juve, popullit të Izraelit, gjithë rajonit, e duke pritur me padurim të shoh paqen midis hebrejve dhe arabëve, mbetem vërtetë mirënjohës përgjithmonë, për këtë moment të jetës sime, që jam i sigurt, nuk e meritoj si person, por që jam i sigurt që të gjithë shqiptarët që kanë bërë diçka për hebrenjtë e meritonin këtë moment.”, theksoi ai.

1 VITE ME PARE

Rama në Izrael: Shqipëria u bë strehë për popullin hebre, ne pranuam të dorëzojmë arin, por jo hebrenjtë

Rama nderohet me Medaljen Presidenciale në Izrael: Shqipëria u bë
konferenca

IZRAEL- Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në Izrael, ku u nderua me Medaljen Presidenciale. Ai zhvilloi një konferencë të përbashkët me presidentin izraelit, Isaac Hezog, ku tha se kjo medalje është për të gjithë Shqipërinë. Sipas tij, Shqipëria ishte i vetmi vend që e mbylli luftën e dytë botërore me më shumë hebrenj sesa në fillim të saj. Më tej, kreu i qeverisë tha se Shqipëria u bë strehë mbrojtje për popullin hebre

"Nuk mund të jetë vetëm për mua, por e marr në emër të të gjithë shqiptarëve të cilët vunë veten dhe jetë në rrezik gjatë orëve më të errëta të historisë moderne dhe e kthyen vendin tim në të vetmin vend në Europë që e mbylli luftën e dytë botërore me më shumë hebrenj sesa në fillim të saj.

Ndryshe nga vendet e tjera Shqipëria u bë strehë për popullin hebre dhe hebrenjtë nuk largoheshin, por erdhën për të gjetur strehë, mbrojtje dhe për të qenë të sigurt. Nuk mund të mos kujtoj këtu një prej shumë episodeve të asaj faqeje të lavdishme të historisë sonë kur udhëheqësit fetar, u thirrën nga nazistët për të dhënë qasje dhe dorëzuar arin shqiptar dhe listën e hebrenjve, dhe ata thanë mund të merrni floririn por hebrenjtë janë tanët dhe do t’i mbrojmë. Ata nuk bashkëpunuan me nazistët.", tha Rama. 

1 VITE ME PARE

Rama nderohet me Medaljen Presidenciale në Izrael, Herzog: Gjatë Holokaustit, shqiptarët ishin simbol nderi dhe kurajo

Rama nderohet me Medaljen Presidenciale në Izrael: Shqipëria u bë
dhenia e medaljes

IZRAEL- Kryeministri Edi Rama është nderuar sot nga Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog me medaljen presidenciale, urdhri më i lartë civil i Izraelit.

Dy liderët kanë zhvilluar një konferencë të përbashkët për mediat, ku Herzog shprehu mirënjohje për popullin shqiptar dhe kryeministrin Rama për mbështetjen ndaj popullit hebre.

“Nder i madh t’u uroj mirëseardhjen në rezidencën presidenciale dhe tu jap medalje presidenciale të nderit të Izraelit, urdhri më i lartë civil i Izraelit. Kjo medalje nderon ata si ju që kanë ndriçuar botën me udhëheqje të jashtëzakonshme, që kanë dëshmuar miqësinë e guximshme me popullin hebre.  Kodi shqiptar i besës, betimi i shenjtë i nderit mbrojtjes dhe integritet ndihet në këtë holl. Besa ka udhëhequr kombin shqiptar, gjatë Holokaustit, shqiptarët ishin simbol nderi dhe kurajo që u dhanë strehë hebrenjve që arratiseshin nga pjesë të tjera të Europës. Kjo thirrje integriteti e nderi e popullit tuaj gjen jehonë fort në udhëheqjen tuaj”, tha presidenti Isaac Herzog.

rama ne izrael

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet