Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka mbledhur qeverinë në Dajt, për të nisur sesionin e ri politik, pas përfundimit të pushimeve verore. • Fokusi i takimit raportohet se ishte analiza e punës së deritanishme dhe vendosja e objektivave për muajt në vazhdim. • Në takimin i cili zgjati më shumë se 8 orë, ishin pjesëmarrës ministra, drejtues të organeve të varësisë dhe të kryebashkiakëve. • Ndërkohë pas një jave më 8 shtator do të zhvillohet Asambleja e PS-së, ku pritet që të ketë ndryshime të thella në strukturat e Partisë Socialiste, duke përfshirë edhe konfigurimin e Kryesisë së PS, Sekretariateve dhe drejtuesve politikë socialistë në qarqe.
3 artikuj për këtë temë.
TIRANA- Ka përfunduar pas më shumë se 8 orësh mbledhja e thirrur nga kryeministri Edi Rama me kabinetin qeveritar dhe me drejtues institucionesh. Mësohet se Rama është larguar nga rezidenca qeveritare në Dajt. Ai nuk ka folur për mediat pas kësaj mbledhjeje.
Pas tij mësohet se janë larguar dhe ministrat dhe anëtarë të tjerë të këtij takimi. Më herët u raportua se në takim janë folur disa çështje kryesore të tilla si rëndësia e komunikimit në rrjetet sociale, çështjet sociale dhe siguria dhe integrimi.
TIRANË- Janë zbardhur detaje të reja nga mbledhja informale me dyer të mbyllura e qeverisë që po mbahet që në orën 10:00 në Dajt. Sipas gazetarit Osman Stafa tha se në takim janë folur disa çështje kryesore të tilla si rëndësia e komunikimit në rrjetet sociale, çështjet sociale dhe siguria. Gjithashtu, është folur edhe për integrimin.
Gazetari bëri me dije se një pjesë diskutimi ishte edhe për zgjedhjet e 2025, ku më shumë detaje do bëhen me dije gjatë mbledhjes së Asamblesë së PS në Durrës.
"Mbledhja e qeverisë është e ndarë në 4 sesione diskutimesh. Mbledhja mbahet në një rezidencë qeveritare në Dajt. Mbledhja është ndarë në 4-5 blloqe dhe ka përfunduar blloku i komunikimit. Endri Fuga, këshilltari për mediat i kryeministrit Edi Rama, ka folur për rëndësinë e komunikimit të deputetëve e ministrave në rrjetet sociale. Blloku i dytë është ai social, blloku i tretë është i sigurisë, blloku i drejtorëve dhe blloku i integrimit. Mes ministrave që do flasin e që do prezantojnë blloqet janë Ulsi Manja, Belinda Balluku, Ogerta Manastirliu. Sa i përket planit të zhvillimit të Ballkanit Perëndimor, fjala i është dhënë kryenegociatores Majlinda Dhuka, që do raportojë dhe për hapat që janë ndërmarrë për integrimin, se çfarë na pret në javët në vijim. Në takim është kreu i Grupit Parlamentar të PS Niko Peleshi dhe kryeparlamentarja Elisa Spiropali dhe drejtorët e institucioneve të varësisë. Do bëhet analizë e asaj që është bërë deri tani, por edhe se çfarë do të bëhet. Një pjesë diskutimi ishte edhe për zgjedhjet e 2025, ku më shumë detaje do bëhen me dije gjatë mbledhjes së Asamblesë së PS në Durrës.", është shprehur gazetari.
TIRANË- Ditën e sotme kryeministri Edi Rama do të mbledhë qeverinë në Dajt, për të nisur sesionin e ri politik, pas përfundimit të pushimeve verore.
Fokusi pritet që të jetë analiza e punës së deritanishme dhe vendosja e objektivave për muajt në vazhdim. Në takim do jenë pjesëmarrës ministra, drejtues të organeve të varësisë dhe të kryebashkiakëve. Mbledhja që pritet të nisë në orën 10:00, do të mbarojë në orën 18:00.
Ndërkohë pas një jave më 8 shtator do të zhvillohet Asambleja e PS-së, ku pritet që të ketë ndryshime të thella në strukturat e Partisë Socialiste, duke përfshirë edhe konfigurimin e Kryesisë së PS, Sekretariateve dhe drejtuesve politikë socialistë në qarqe.