LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Rama takime në Lushnje e Mallakastër, apel të rinjve: Mos ikni. Lobimi rus në PD, kryeministri: Non grata vegël e Kremlinit

• Kryeministri Edi Rama tour-in e tij të takimeve me qytetarët e ka zhvendosur në Lushnje dhe Mallakastër. •Duke folur me fermerët e Lushnjes kreu i qeverisë tha se sot është bërë shumë për bujqësinë dhe sipas tij këtë e tregojnë shifrat e eksportit. • Ai nuk kurseu as batutat me një zonjë, e cila ishte mbështetëse e Partisë Demokratike, të cilës i tha se është e vetmja aty që nuk do të akuzohet si patronazhiste. • Ndërsa një biznesmen duket se është treguar më i sinqertë seç duhej me kryeministrin. Gjatë bashkëbisedimit, ai u bëri thirrje emigrantëve që kanë shkuar jashtë që të kthehen sepse në Shqipëri mund të manipulojnë deklarimet. • Ndërkohë gjatë takimeve që zhvilloi në Mallakastër kryeministri u ndal tek opozita ku "shënjestroi" kreun e Partisë Demokratike Sali Berisha si të lidhur me rusët. • Sa i përket protestës së pedagogëve kryeministri u shpreh se ata që kërkojnë rritje paga kanë përfituar më shumë se të gjithë. Ai u ndal sërish tek kreu i Sindikatës së Pedagogëve Sandër Kovaçi, për të cilin tha se është një SHIK-s që kërcënon me grevë urie e në fund nuk bën asgjë.

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

"SHIK-si kërkon rritje page", Rama nuk i ndahet Kovaçit: Thanë do futemi në grevë urie dhe në fund ikën

Rama takime në Lushnje e Mallakastër, apel të rinjve: Mos ikni.
Edi Rama

MALLAKASTËR- Kryeministri Edi Rama i është rikhyer sërish sot protestës së pedagogëve ku nuk kurseu akuzat ndaj kreut të Sindikatës së Pedagogëve Sandër Kovaçi. Rama e quajti atë një SHIK-s që kërcënon se do të futet në grevë urie për rritje page ndërkohë që sipas tij pedagogët kanë përfituar rritjen më të lartë dhe paguhen mirë. Kreu i qeverisë tha se njerëz të tillë nuk mund të jenë pedagogë pasi sipas tij nuk kanë çfarë të ju mësojnë të rinjve.

Edi Rama: Nuk mundet dot që të pranojmë që atyre që u rritet paga atyre qu u rritet më shumë, pedagogët e univeristetit duam dhe më shumë. Nuk mund ta pranojmë. Aq më tepër kur kërkon një SHIK-s, e patë si tha do futemi në grevë urie për rritje pagash, pastaj thanë që presidenti të na garantojë jetën. Pastaj kërkuan nga komuniteti ndërkombëtar mbrojtje nga kërcënimi pastaj në fund fare ikën. Si mund të jenë pedagogë ata, nuk janë shumica. Çfarë mund të ju mësojnë brezit të ri ata.

3 VITE ME PARE

Rama sfidon emigrantët: Hajdeni dhe shikojeni sa mund të fitoni në tokën shqiptare!

Rama takime në Lushnje e Mallakastër, apel të rinjve: Mos ikni.
Edi Rama

MALAKASTËR- Kryeministri Edi Rama ka sfiduar sërish të rinjtë që emigrojnë jashtë vendit që të kthehen dhe të shikojnë sesa mund të fitojnë këtu në krahasim me aty ku janë. Duke folur nga Mallakstra kreu i ekzekutivit tha se pse duhet që një i ri nga Mallakstra të punojë në Greqi në vend që të qëndrojë këtu ku ka dhe tokën e vet dhe jo të punojë për të tjerët.

"Me një projekt të thjeshtë mund të ndërtojë një destinacion ku mund ta ketë plot e përplot me turistë gjatë gjithë vitit dhe të garantojë të ardhura që janë shumë më të mëdha se të ardhurat që mbledh jashtë duke punuar për të tjerët.Sot eksportojmë më shumë, por mund të bëjmë shumë më tepër", tha Rama.

Edi Rama: Sot jemi pjesë e një bote që është në luftë. Kërkohet vullneti për tu bashkuar dhe secili në këtë bashkim mban pjesën e vet. Është një bashkim ku secili vjen me madhësinë e vet dhe merr edhe të ardhurat.  Pse duhet të shkojë një i ri nga Mallakastra në Greqi të punojë për të tjerët, duke pasur këtu tokën e vet dhe tokën e gjyshit. Me një projekt të thjeshtë mund të ndërtojë një destinacion ku mund ta ketë plot e përplot me turistë gjatë gjithë vitit dhe të garantojë të ardhura që janë shumë më të mëdha se të ardhurat që mbledh jashtë duke punuar për të tjerët.Sot eksportojmë më shumë, por mund të bëjmë shumë më tepër. Ama këto eksporte janë produkte të njerëzve që po ia shohin hajrin punës në bujqësi. Ne duam të arrijmë në 1 miliard eksporte në fund të kësaj dekade. Unë i sfidoj ata që punojnë në Greqi dhe Itali të shikojnë sa marrin atje nga italianët dhe grekët dhe të shikojnë se sa marrin në fushën e Lushnjës. Tha njëri në Lushnje ne nuk i deklarojmë pagat se janë më të larta që japim

3 VITE ME PARE

"Një vegël të Kremlinit e kemi të ulur në PD", Rama akuza opozitës: Kishte ulur pantallonat para të huajve, ata do na afrojnë ne me SHBA-të?

Rama takime në Lushnje e Mallakastër, apel të rinjve: Mos ikni.
Edi Rama

MALLAKASTËR- Kryeministri Edi Rama i është rikthyer sërish çështjes së parave ruse në Partinë Demokratike. Duke folur nga Mallakastra Rama akuzoi kryedemokratin Sali Berisha se është një vegël në duart e Kremlinit dhe se ka pranuar 500 mijë dollarë nga Rusia me qëllim që të rrëzonte qeverinë në vitin 2017. Kreu i ekzekutivit hodhi tezën se një nga arsyet që SHBA ka vendosur të shpallë non grata Berishën mund të jetë dhe refuzimi i dosjes që ish-ambasadori Donald Lu i kishte çuar në zyrë në lidhje me dyshimet për financim rus në PD. Kryeministri akuzoi PD se në kohën e qeverisjes së tyre kanë bashkuar votat me Putinin kundër Kosovës në Këshillin e Europës.

Edi Rama: Një vegël të Kremlinit e këmi të ulur këmbëkryq në Tiranë, në Partinë Demokratike. Nuk është më një tezë por një fakt që është shkruan në raportin e CIA-s pse duhet të paguante Kremlini 500 mijë dollarë Partisë Demokratike për të rrëzuar nga pushteti Partinë Socialiste, Ju kujtohet çadra, si mbahet kjo çadra, si mbahet kjo çadra ja pra ku doli se çadra ishte dava ruse. Kur shikon që vjen dita që paguhet gjysëm milioni dollarë për të rrëzuar qeverinë përmes Partisë Demokratike. Kjo nuk mund të jetë një rrufe në qiellll të pastër atëherë paska një lidhje me atë që ndodhi më parë që qeveria e PD bashkoi vullnetin dhe votën në Këshillin e Europës me partinë e Putinit për të goditur Kosovën. Kosova u godit nga ky bashkim votash, nga një lajm që mori gjithë mediat e botës si trafikantë organesh. Vijmë tek kjo tjetra. Ju kujtohet kur non grata thoshte më erdhi Donald Lu dhe më solli atë të parave ruse dhe unë e refuzova si një thasheshim të Sorosit dhe Edvinit. Mos vallë ky refuzim të nxorri kaq hapur sa të erdhi non grata nga mbrapa. Se që SHBA-ja të nxjerri non grata një ish-kryeministër të një vendi anëtar të NATO-s duhet të ketë një arsye madhore. Dhe ai korrupsioni madhor që shkruhet aty, do të thotë se kemi të bëjmë me një vegël. Vegël këtu vegël atje, janë bërë veglat bashkë. Kërkojnë ata që kërkon lufta e Putinit, që të ngrihen njerëzit dhe të rrëzojnë qeveritë e tyre. Ju kujtohet kur më thoshit mua ‘çfarë ke që i thua Lulit ndahu nga ata’. Luli iku ata erdhën prapë. Do ta luftojnë ata inflacionin? Do na afrojnë ata më shumë ne me SHBA-në, ata që i kishin ulur pantallonat deri në fund para të huajve? Vitet e fundit atyre nuk i vinte njeri as për vizitë”, u shpreh Rama.

Një raport i inteligjencës amerikane ka dalë në konkluzionin se Rusia ka financuar Partinë Demokratike me 500 mijë dollarë në vitin 2017. Në atë kohë selia blu drejtohej nga Lulzim Basha, i cili është akuzuar shumë herë publikisht për dosjen ‘Muzin’. Gjithçka erdhi pasi firma lobuese amerikane ‘Muzin Capitol Partners’ kishte dekaruar në vitin 2018 në Departamentin amerikan të Drejtësisë, se ajo kishte marrë gjithsej tre pagesa, në një shumë prej 675 mijë dollarësh, për punën e saj në favor të Partisë Demokratike në vitin 2017. Dyshimet ishin se pas pagesave të bëra nga kompania “Biniatta Trade LP” me bazë në Skoci, për aktivitete lobimi në favor të PD-së para zgjedhjeve të vitit 2016 në Shqipëri, qëndronin biznesmenë rusë. Autoritet shqiptare hapën hetime, por prokuroria u tërhoq nga akuza për pastrim parash dhe Gjykata pushoi çështjen e ngritur ndaj Lulzim Bashës, Arben Ristanit dhe Ilir Dervishajt. Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shfajësuar duke u shprehur fillimisht se 500 mijë dollarët u dhanë nga shqiptaro-amerikanët, por më pas tha se ai vetë nuk ka lidhje me burimin e parave e se kjo ishte një çështje që i përkiste lobuesit, pra, firmës Muzin.

3 VITE ME PARE

Biznesmeni më i sinqertë sesa duhet, e tepron para Ramës: Japim më shumë lekë sesa deklarojmë. Kryeministri: E dimë, s'e ngacojmë fshatin

Rama takime në Lushnje e Mallakastër, apel të rinjve: Mos ikni.
Edi Rama dhe fermeri

LUSHNJE- Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Bujqësisë Frida Krifca, është takuar mëngjesin e së shtunës fermerët e Lushnjes. Gjatë bashkëbisedimit, një nga sipërmarrësit e zonës u bëri thirrje emigrantëve që kanë shkuar jashtë që të kthehen sepse në Shqipëri mund të manipulojnë deklarimet. Ndërkohë që kryeministri është shprehur se janë në dijeni, por nuk e "ngacmojnë" fshatin.

BISEDA:

Fermeri: Ka shumë për të dhënë por i bëj thirrje të gjithëve që të kthehen sepse rrogat i kemi çuar më shumë sesa deklarojmë.

Edi Rama: Edhe e thotë ky këtë sepse ne, kemi sektorin më të pataksuar bujqësor të botës jo të Europës. Rrogat i kemi më shumë seç deklarojmë. Natyrisht që po. është problem i madh për ne shtet, por tek fshati ne nuk e kemi gërmuar këtë pjesë. Nuk ka më ç'bën një shqiptar në Itali e Greqi, këtu ka ç'bën në sektorin bujqësor.

3 VITE ME PARE

VIDEO/ "Jemi në vatrën e PD', Rama batuta me demokraten në Lushnje: Ty nuk të quajnë dot patronazhiste

Rama takime në Lushnje e Mallakastër, apel të rinjve: Mos ikni.
Qytetarja në takimin e Ramës

LUSHNJE- Kryeministri Edi Rama nuk i ka kurser batutat gjatë takimit që po zhvillon mëngjesin e sotëm me fermerë të Lushnjës. E pranishme ishte dhe një fermere me bindje të djathta që kreu i qeverisë nuk la pa e 'ngacmuar'. Rama tha ajo mund të flasë lirshëm pasi nuk e do e quajë njeri patronazhiste.Ndërkohë Neta tha se duhet më shumë kontroll sa i përket pespicideve pasi sipas saj kjo është e vetmja mënyrë për të shkuar në Europë.


Edi Rama: Meqë këtu jemi Në një vatër të Partisë Demokratike siç është Neta, të na thojë dy fjalë se ty nuk të thonë dot patronazhiste. jepja mikrofonin Netës të na flasë për ecurinë e punës dhe se çfarë duhet të bëjmë ne. 

Neta: Për të mirën e punës ne qohemi dhe nuk e kemi problem. Duhet të bëjmë diçka, gjynah të qahemi, kjo krizë është për gjithë botën. Interesophu për pespicidentet, kontroll dhe vetëm kontroll nëse duam të shkojmë në Euroopë.

edi rama në lushnje edi rama

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet